Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“SHBA: Nuk kemi ftesë për bisedimet për paqe në Siri ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“SHBA: Nuk kemi ftesë për bisedimet për paqe në Siri ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: Nuk kemi ftesë për bisedimet për paqe në Siri 

Posted: 13 Jan 2017 10:18 AM PST

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ftesë formale për bisedimet për paqe në Siri që po organizohen nga Rusia dhe Turqia e raporton Retuers njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.  Këto bisedime planifikohet të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana më 23 janar.  "Sa kam njohuri, ne nuk kemi marrë…një ftesë formale për bisedimet", ka thënë shkurtimisht zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner gjatë një konference të mbajtur sot. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama heq disa sanksione ndaj Sudanit 

Posted: 13 Jan 2017 09:40 AM PST

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të lehtësuar sanksionet ndaj Sudanit, ndonëse Shtëpia e Bardhë ka lënë disa ndalesa në fuqi. Obama ka thënë sot se vendimi reflekton progresin gjatë gjashtë muajve të fundit të qeverisë së Sudanit, përfshirë edhe reduktimin e veprimeve ushtarake dhe bashkëpunimin me SHBA-në kundër terrorizmit.  Administrata megjithatë ka thënë se ka vendosur të mbajë në fuqi sanksione të gjëra ekonomike dhe financiare kundër Sudanit si rezultat i asaj se ky shtet konsiderohet si sponsor i terrorizmit.   Grupi për të drejtat e Njeriut "Human Rights Watch" këtë vendim e ka quajtur "të pa-shpjegueshëm" pasi sipas kësaj organizate, qeveria e Sudanit vazhdon të kryej krime lufte. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spicer: Pas inaugurimit, Trump mund të bisedojë me telefon me Putinin 

Posted: 13 Jan 2017 08:51 AM PST

Michael Flynn, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trump, muajin e kaluar ka biseduar në telefon me ambasadorin rus në SHBA, e raporton Reuters njoftimin e dhënë nga zëdhënësi i Trump, Sean Spicer.  Biseda është bërë me qëllim të planifikimit të një bisede telefonike në mes të presidentit të zgjedhur amerikan dhe liderin rus, Vladimir Putin.  Sipas këtij njoftimi, biseda telefonike planifikohet pas inaugurimit të Trumpit më 20 janar. Biseda telefonike e cila është bërë më 28 dhjetor ka ndodhur pas shkëbimit të disa mesazheve telefonike në mes të Flynn dhe ambasadorit rus, për Krishtlindje. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NASA ofron pamje LIVE të dy astronautëve se si punojnë në hapësirë  

Posted: 13 Jan 2017 07:54 AM PST

Dy astronautë kanë ecur në hapësirë jashtë Stacionit të Hapësirës Ndërkombëtare për të vendosur bateri të reja në në një nga pajisjet e stacionit.  Komandanti aktual i Stacionit të Hapësirës Ndërkombëtare, Shane Kimbrough, dhe astronauti francez, Thomas Pesquet, kanë dal jashtë stacionit më 13 janar për të vendosur bateritë e reja, një proces që pritet të zgjasë deri në gjashtë orë.  Astronautët Kimbrough dhe Peggy Whitson kanë vendosur bateri të reja para një jave, proces që kërkon ecjen në hapësirë, jashtë Stacionit.  Agjencia amerikane e Hapësirës ka thënë se bateritë janë tejët të rëndësishme për sistemin solar që e furnizon me energji Stacionin e Hapësirës Ndërkombëtare.  Ekipi aktual në këtë Stacion përfshinë gjashtë persona, Kimbrough, Pesquet, Whitson dhe kosmonautët rusë, Andrei Borisenko, Sergei Ryzhikov dhe Oleg Novitsky. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbi: Arrestohen dy serbë për puçin e dyshuar në Mal të Zi 

Posted: 13 Jan 2017 06:49 AM PST

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se autoritetet kanë arrestuar dy shtetas serbë që kërkohen në lidhje me një grusht shtet të dyshuar në Mal të Zi.  Ministria në fjalë ia ka konfirmuar sot Radios Evropa e Lirë se Predrag Bogiceviq and Nemanja Ristiq janë arrestuar me dyshimin se janë të përfshirë në planifikimin e dyshuar të rrëzojnë qeverinë e Malit të Zi, e cila në dhjetor të vitit 2015 ka marrë ftesë t'i bashkohet NATO-s.  Mali i Zi ka kërkuar nga Serbia që të arrestojë dhe të ekstradojë dy personat që përballen me akuzën për përfshirjen në planet për puçin e dyshuar në muajin tetor.  Ristiq, në muajin dhjetor u pa në fotografi duke qëndruar afër ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.    Kryeprokurori i Malit të Zi ka identifikuar dy shtetas rusë si organizatorë të puçit të dyshuar në Podgoricë, që sipas tij ka të bëjë me planet e qeverisë për t'iu bashkuar NATO-s. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina akuzon Beogradin për destruktivitet

Posted: 13 Jan 2017 06:19 AM PST

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për, siç thonë, "qasje destruktive jo vetëm në raport me dialogun, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve" Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me lehtësim të BE-së, posaçërisht pas ndalimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe këmbënguljes së Serbisë për ekstradim të tij. Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një pergjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se "Serbia mund të izolohet në mendësinë e saj të vjetër që nuk sheh përtej Moskës, nëse nuk dëshiron fqinjësi me Kosovën". "Kosova ka një raport të qartë ndaj Serbisë, e që ka për bazë parimin tonë themelor që vetëm njohja e ndërsjellë mes dy shteteve sjellë paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Ky dialog që po zhvillohet ne Bruksel ka këtë si qëllim final dhe është në kuadër të këtyre qëllimeve", është përgjigjur Tahiri. Autoritetet në Prishtinë i bënë të qartë autoriteteve serbe se do të mund të përgjigjen, siç thonë, "me masa reciprociteti" nëse, siç thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, "ajo nuk heq dorë nga përndjekja e qytetarëve të Kosovës". Qeveria i ndaloi hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikoliq në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, duke arsyetuar veprimin me 'mosrespektim të procedurave'.  Por, Qeveria e Serbisë në një mbledhje të saj urgjente, ditën e premte, pas vendimit të një gjykate në Francë për lirim me kusht të Ramush Haradinajt, deri në shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga kërkesa e saj për dorëzimin e Haradinajt në Serbi, për siç thuhet, 'përballje me drejtësinë' "Serbia nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt", tha ministrja e Drejtësisë në qeverinë serbe, Nela Kuburoviq. "Ne shpresojmë që Franca do të sillet në mënyrë profesionale dhe në harmoni me aktet ndërkombëtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt për faktin se ne i plotësojmë të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me kërkesën tonë për ekstradim", ka thënë Kuburoviq, duke nënvizuar faktin se përveç tjerash, organeve franceze u është prezantuar fakti "se në në aktakuzën e zgjeruar ndaj Haradinajt nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë". Prokuroria serbe për krime lufte pretendon se Ramush Haradinaj ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë periudhës së viteve 1998-99, pavarësisht se ai, mbi akuzat e njëjta, ishte gjykuar dhe shpallur i pafajshëm në dy raste, në proceset që janë zhvilluar nga Tribunali i Hagës. Rasti Haradinaj ngriti edhe më tutje dilemat nëse, siç thonë njohësit e rrethanave, se 'të dyja palët janë të interesuara që të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore". Ky proces ndërkaq, u vlerësua të jetë cenuar në disa raste, para ndalimit të zotit Haradinaj, përmes ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, zvarritjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimit të Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Analistët në Kosovë thanë se rasti Haradinaj duhet të shërbejë "si një alarm që institucionet e Kosovës se duhet ndryshuar qasjen ndaj Serbisë". Analisti politik Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se është e qartë se Kosova si vend fqinj me Serbinë, gjithmonë ka qenë konstruktive në drejtim të përmirësimit të raporteve mes dy shteteve. "Qeveria e Kosovës duhet të jetë me e zëshme në Bruksel, shumë më serioze dhe t'i vendos disa pika të kuqe përtej të cilave nuk mund të kalojë. Pra, cenimi i dinjitetit të qytetarëve dhe mungesa e vullnetit të plotë për aplikimin në realitet të të gjitha marrëveshjeve që janë realizuar deri me tash e bën absurde dhe të pakuptueshme secilin vazhdim të bisedimeve", tha Muhaxhiri. Ai tha se Qeveria e Kosovës po ashtu duhet të këmbëngul që zyrtarët në Bruksel që janë lehtësues të dialogut të jenë garantues serioz i marrëveshjeve të arritura. "Nëse pala kosovare nuk e bën publik zemërimin me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani me procesin e Brukselit, atëherë një qasje e tillë do të vazhdojë sepse as Brukseli as Serbia nuk kanë vullnet që të ndryshojnë. Mirëpo, pala kosovare e ka të drejtën morale që ta ngris zërin dhe të këmbëngul në ndryshimin e qasjes sepse është pala që ka bërë më së shumti dhe e ka këtë të drejtë", tha Muhaxhiri. Sidoqoftë, marrëdhënia ndërmjet dy palëve, thonë njohësit e rrethanave, do të mund të acarohet edhe më shumë nëse autoritetet serbe do të insistojnë me këmbëngulje që të 'krijojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë të njëanshme", pavarësisht kundërshtimeve nga Prishtina zyrtare. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Odat e mjekëve me kompetenca, por jofunksionale

Posted: 13 Jan 2017 06:15 AM PST

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë tashmë ka bartur disa kompetenca në odat e profesionistëve shëndetësorë, kjo e fundit ende nuk funksionon tërësisht. Kuvendi i Kosovës që prej majit të vitit 2013, ka miratuar Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, por asnjëra prej odave nuk ka arritur që të funksionalizohet. Aktualisht janë katër oda të themeluara; e stomatologëve, e fizioterapeutëve, e infermierëve dhe ajo e farmacistëve. Për Minstrinë e Shëndetësisë odat janë funksionale dhe pritet që t'u barten kompetenca shtesë. Lulëzim Uka, zyrtar për informim, thotë se që prej vitit 2016 katër odat e krijuara i ushtrojnë kompetencat e tyre të plota. "Gjatë këtij viti pritet që edhe çështja e licencimit dhe ri-licencimit t'i përcillet katër odave që tash për tash janë funksionale. Ministria e Shëndetësisë në qershor të vitit 2016, iu ka dorëzuar 4 odave të profesionistëve shëndetësorë vendimin për bartjen e kompetencave për çështjet etike dhe edukimin e vazhdueshëm profesional". "Odat këto kompetenca i ushtrojnë nga korriku i vitit 2016. Ndërkaq në fund të dhjetorit të vitit 2016 procesi i licencimit dhe ri-licencimit është bërë së bashku nga Ministria e Shëndetësisë dhe odat dhe në çdo licencë të re që është lëshuar nga këto dy institucione është marrë nënshkrimi i ministrit dhe kryetarit të odës përkatëse", ka thënë Uka. Përgjegjësitë që katër odat i kanë marrë shtrihen në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe në çështjet etike, derisa licencimi dhe ri-licencimi kanë mbetur përgjegjësi e dy institucioneve; asaj të odave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve, Dafina Ibrahimi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ndonëse kompetencat edhe zyrtarisht janë bartur nga Ministria e Shëndetësisë tek odat, këto oda kanë problem funksionimin e plotë për shumë arsye, ku njëra ndër to është edhe buxheti i mangët.  "Nuk jemi në funksion të plotë, zyrat janë të pa mobiluara, nuk kemi asistencë. Krejt punët teknike vetë i kryejmë. Ministria e Shëndetësisë është e interesuar që t'i bartë kompetencat tek odat, por kjo shkon zinxhirë dhe duhet të ketë vullnet nga të gjitha anët. Ministria e Financave nuk ka ndarë buxhet''.  Edhe kryetari I Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla, mendon se këto oda nuk kanë funksionuar që prej themelimit të tyre. Ai thotë se tash e tre vjet, kur edhe janë përzgjedhur kryetarët e odave, nuk është bërë asgjë nga ana e tyre. "Po kalojnë tre vjet me mandate të kryetarëve, dhe nuk është bërë asnjë iniciativë që do ta sillte një dobi të mirëfilltë për punëtorët shëndetësorë. Nëse vazhdohet kështu, mendoj se odat do të mbesin vetëm në letër. Sikur të ishin bartë mirëfilltë kompetencat, por me sa kam dijeni nuk janë bartur këto kompetenca dhe odat nuk kanë koncept të qartë, po flas për odat e mjekëve''. Kosova nuk ka pasur asnjëherë Oda të Profesionistëve. Kjo është paraparë si pjesë legjislative përmbajtësore brenda sistemit shëndetësor dhe kompetenca që do t'i ushtrojnë këto oda do ta lehtësonin punën e Ministrisë së Shëndetësisë si institucion. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bisedimet për Qipron: Erdogan s'pranon tërheqjen e trupave

Posted: 13 Jan 2017 05:29 AM PST

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se tërheqja e plotë e trupave turke nga Qiproja e ndarë "është jashtë diskutimeve". Shpresat për ribashkimin e Qipros janë rritur këtë javë, pas bisedimeve midis qipriotëve turq dhe grekë. Por, një numër pengesash vazhdojnë të mbeten. Komunitetet e ishullit janë ndarë që nga viti 1974. Pengesat kryesore për marrëveshje përfshijnë kthimin e pronës te dhjetëra-mijëra qipriotë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në vitin 1974, si dhe praninë e trupave. Turqia ka 30,000 trupa të stacionuara në veri të ishullit. Edhe sot, presidenti i Qipros greke, Nicos Anastasiades, ka përsëritur thirrjen për tërheqjen e të gjitha trupave turke. Por, Erdogan tha se trupat turke do të mbeten derisa Greqia të pajtohet për tërheqjen e forcave të saj. Të enjten, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se diskutimet janë "në një pikë kritike" dhe se ekspertët teknikë do të vazhdojnë tani takimet.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VMRO-ja refuzon kërkesat e BDI-së për qeverinë e re

Posted: 13 Jan 2017 05:20 AM PST

Formimi i qeverisë së re të Maqedonisë nga VMRO DPMNE, duket i pamundur bazuar në qëndrimin e saj të fundit ku përjashton çdo mundësi për të biseduar me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, e cila të enjten në mbrëmje doli me platformën e saj për negociata me mandatarin Nikolla Gruevski. Nga BDI-ja thanë se nuk kanë preferenca për ndonjë parti të caktuar maqedonase dhe se do të bisedojnë qoftë me VMRO-në apo LSDM-në e Zoran Zaevit nëse përmbushin tri pikat kryesore të saj, zyrtarizmin e shqipes, integrimin euroatlantik dhe mbështetjen që duhet ti japin punës së Prokurorisë Speciale. "Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka partner strategjik dhe preferenca për asnjë bllok politik maqedonas, por mbetet partner me popullin shqiptar. BDI-ja vë interesat e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesave partiake. BDI përcakton si çështje të panegociushme për të ardhmen përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe zyrtare, integrimin në NATO dhe BE, vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale me qëllim të zbardhjes së gjitha dyshimeve të dala nga mega skandali i përgjimeve", ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Por, kërkesat e tilla të Bashkimit Demokratik për Integrim nga VMRO-ja janë vlerësuar si rrënuese të rendit kushtetues të Maqedonisë andaj edhe qartë ka bërë me dije se për to jo vetëm që nuk do të bisedojë, por me të gjitha forcat do të pengojë realizimin e kërkesave të tilla. "VMRO-ja konfirmon qëndrimin e saj nuk pajtohet, nuk do të bisedojë dhe nuk do të lejoj që të ndryshohet kushtetuta për dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale… ky qëndrim bazohet në angazhimin tonë për ruajtjen e shtetit unitar, mbrojtjen e rendit Kushtetues, në Marrëveshjen e Ohrit si dhe në marrëveshjet e muajve qershor dhe korrik të vitit 2015…" "Prokuroria Speciale nuk ka asgjë të përbashkët me drejtësinë, është një instrument politik në duart e qendrave të caktuar për të shantazuar çdo politikan që lufton për mbrojtjen e interesave të kombit maqedonas dhe të Maqedonisë në përgjithësi", thuhet të përgjigjen e VMRO DPMNE-së. Ndërkohë, reagime ka edhe nga partitë tjera shqiptare të cilat dolën me qëndrimet se platforma e BDI-së për bisedime nuk përfshinë të gjitha pikat e deklaratës së partive politike shqiptare. Sipas tyre në platformën e partisë së Ahmetit nuk janë përfshirë edhe shumë çështje tjera si barazia ekonomike, vendimmarrja konsensuale, proceset e montuara politike, përfaqësimi, simbolet kombëtare e pikat tjera që përmban deklarata e arritur pas konsultimeve të bëra me drejtuesit e lartë shtetëror në Prishtinë dhe Tiranë. "Ajo që bën përshtypje në këtë vendim është fakti që nuk është përmendur askund deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni. Megjithatë nuk do të paragjykojmë në këtë kohë dhe do të shohim se si do të ecin punët tutje. Nuk do të kisha thënë se është shkelur platforma. Mbase mund të përmendet në marrëveshjen qeveritare që ata do ta lidhin me VMRO-në. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim", ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi nga lëvizja BESA. Nga Lidhja Social-Demokrate nuk kanë komentuar zhvillimet e tilla mes VMRO-së dhe BDI-së, por edhe deklaratën e partive politike shqiptare. Nga kjo parti thonë se do të prononcohen vetëm pasi Gruevski të kenë përfunduar afatin për formimin e qeverisë dhe kur mandati t'i kalojë liderit të saj Zoran Zaev. Vështirësitë në formimin e qeverisë së re janë imponuar nga rezultati i ngushtë zgjedhor më 11 dhjetor ku asnjëra parti nuk ka fituar shumicës që pa probleme të bëj shumicën e re parlamentare. Në të gjitha variantet janë partitë shqiptare ato që përcaktojnë nëse do të ketë ose jo qeveri të re apo nëse Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump premton raport për sulmet kibernetike në zgjedhje

Posted: 13 Jan 2017 05:19 AM PST

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar se do të lëshojë një raport, brenda 90 ditësh, mbi akuzat për sulmet kibernetike të Rusisë në fushatën zgjedhore në SHBA. Me disa postime në Twitter, Trump i ka cilësuar pretendimet si "fakte të montuara nga operativë të korruptuar të politikës". Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje, me qëllim dëmtimin e rivales demokrate të Trumpit, Hillary Clinton. Ato po ashtu po shqyrtojnë disa raporte se Moska ka informacione komprometuese për Trumpin. Të martën, ueb-faqja Buzzfeed ka publikuar një dokument 35-faqesh, që ka qarkulluar në qarqe politike dhe mediatike para zgjedhjeve dhe që thotë se Rusia ka informacione të dëmshme në lidhje me interesat biznesorë të Trumpit dhe pamje që tregojnë Trumpin duke shfrytëzuar prostituta gjatë një vizite në Moskë. Trump ka thënë se Rusia mund të qëndrojë prapa sulmeve kibernetike në procesin zgjedhor, porse sulmet e tilla nuk e kanë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stuhi e akullt përfshin Francën dhe Gjermaninë

Posted: 13 Jan 2017 04:23 AM PST

Një stuhi e akullt ka përfshirë pjesë të Evropës perëndimore, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elekrtike në shumë shtëpi, si dhe çrregullime në shërbimet hekurudhore. Në Francë, mbi 237,000 shtëpi janë prekur nga ndërpreja e rrymës. Në juglindje të këtij vendi, një grua ka vdekur nga rrëzimi i lisit. Në disa pjesë të Francës, shkollat dhe kolegjet kanë anuluar orët. Në qytetin Dipe, në veri, erërat kanë arritur në 146 kilometra në orë. Stuhia, e koduar me emrin "Egon", ka goditur edhe Gjermaninë, kryesisht në Rineland-Palatinate dhe në veri të Bavarisë. Tre shoferë kanë vdekur në Bavari si pasojë e rrugëve të akullta. Ndërpreje të rrymës dhe bllokim të trafikut ka pasur po ashtu. Moti i ftohtë në gjithë Evropën ka marrë mbi 65 jetë njerëzish. Polonia, Rumania, Bullgaria, Greqia dhe pjesa perëndimore e Turqisë janë përfshirë më së keqi nga bora dhe acari.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuburoviq: Serbia insiston në ektradimin e Ramush Haradinajt

Posted: 13 Jan 2017 03:51 AM PST

Serbia nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë në Qeverinë serbe, Nella Kuburoviq. Në një konferencë për gazetarë, Kuburoviq, bashkë me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë theksuar se do të aplikojnë masa reciprociteti ndaj Francës dhe vendeve të Bashkimit Evropian nëse refuzohet kërkesa për ekstradim. "Shpresojmë që organet franceze të drejtësisë do të sillen në mënyrë profesionale", ka thënë Kuburoviq, sipas së cilës, në aktakuzën e zgjeruar ndaj Haradinajt nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë. Gjuriq, ndërkaq, ka theksuar se Serbia nuk do të ndalet në përndjekjen e personave të kërkuar për krime lufte, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.  Qeveria e Serbisë ka shqyrtuar sot vendimin e gjykatës franceze, e cila liroi me kusht ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi që i njëjti ishte ndaluar më 4 janar nga policia franceze mbi mazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it. Prokuroria e serbe për krime lufte pretendon se Ramush Haradinaj ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-99, pavarësisht se Haradinaj, mbi akuzat e njëjta, ishte gjykuar dhe shpallur i pafajshëm në dy raste, në proceset që janë zhvilluar nga Tribunali i Hagës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA ndryshon politikën e migrimit ndaj Kubës

Posted: 13 Jan 2017 02:45 AM PST

Administrata në largim e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shfuqizuar një masë, e cila automatikisht u garanton banimin në SHBA pothuajse të gjithë kubanëve që arrijnë në këtë vend, pa marrë parasysh nëse kanë viza ose jo. Me këtë njoftim të Shtëpisë së Bardhë i jepet fund këtij përjashtimi në politikën amerikane të migrimit, që ka qenë në fuqi për 20 vjet. "Ne do të vazhdojmë t'i mirëpresim kubanët, ashtu si edhe migrantët e vendeve të tjera", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Kuba, nga ana e saj, ka rënë dakord që të riatdhesojë të gjithë shtetasit kubanë, që largohen nga SHBA. Kubanët e kanë pritur ndryshimin e politikës prejse ka nisur normalizimi i marrëdhenieve SHBA-Kubë, në vitin 2014. Rreth 40,000 kubanë janë kthyer në Kubë më 2015, ndërsa 54,000 të tjerë vitin e kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kredi apo “fajde” në institucionet mikrofinanciare 

Posted: 13 Jan 2017 02:39 AM PST

Institucionet mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë, aktivitetin e tyre e zhvillojnë me norma tejet të larta të interesit për kredi. Norma e interesit për kredi, sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, në këto institucione arrijnë në mbi 22 për qind. Pavarësisht normës së kredive, vlera e kredive të lëshuara ka arritur mbi 106 milionë euro, nga kjo vlerë 71 milionë euro janë kredi familjare kurse mbi 30 milionë euro kredi për ndërmarrje. Këto institucione janë organizata që ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale. Një qytetar nga Prishtina, Behar Dërguti, tregon se ka qenë i interesuar për kredi në këto institucione, por edhe në bankat komerciale. Ai thotë se nuk ka pranuar të marr për shkak të kamatave të larta. "Edhe bankat, por edhe institucionet mikrofinanciare kanë kamata të larta për kredi, e zgjidhë problemin për momentin, por vështirësitë financiare të përcjellin gjatë gjithë periudhës së kredisë, për shkak se duhet të paguhet kamata të larta, apo lirisht mund të them fajde në mënyrë ligjore", ka thënë Dërguti. Në Kosovë operojnë 18 institucione mikrofinaciare, me gjithsejtë 115 njësi, 12 nga to janë me pronarë të huaj. Edhe ekspertë për çështje financiare, pohojnë se kamatat e kredive në këto institucione janë ekstreme. Kamatat e kredive në këto institucione i quan fajde në mënyrë ligjore, edhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj. Këto institucione në Kosovë janë të regjistruara si organizata joqeveritare ose humanitare, thotë ai, duke shtuar se institucionet kompetente duhet të veprojnë në mënyrë që të zgjidhin statusin e tyre. Ndër të tjera, Ramosaj thotë se edhe procedurat e tepërta që kërkojnë bankat komerciale për të aprovuar një kredi, ka detyruar klientët të drejtohen në këto organizata. "Hua-marrëseve potencial, që në shumicën e rasteve janë biznese, nuk i mbetet tjetër, përveç se t'ju paraqiten këtyre organizatave, të cilët bashkëpunojnë me klientët në mënyrë klandestine, pa dokumente, me dëshmitarë dhe forma tjera të kreditimit që nuk i njeh bota moderne". "Prandaj i mbetet institucioneve kompetente që mos t'ju lënë hapësirë, spekulantëve apo "fajdegjinjëve" që në kuptimin klasik të fjalës janë "fajdegjinj", kurse në fakt mundohen të veprojnë në kuadrin formal ligjor të Kosovës", ka thënë Rasmosaj për Radion Evropa e Lirë. Në anën tjetër, udhëheqës të Shoqatës së institucioneve mikrofinanciare, pranojnë se kamatat janë të larta, por që sipas tyre, janë në nivel të rikuperimit të kostove ekonomike. Drejtori ekzekutiv në këtë Shoqatë, Arsim Bruçaj, për Radion Evropa e Lirë, normat e kamatave i ka arsyetuar për shkak se, siç thotë ai, institucionet marrin vetë kredi për të dhënë kredi, pasi nuk pranojnë depozita. Pastaj, shprehet ai, kreditë aprovohen pa hipotekë dhe pa kontratë, për shkak të këtyre rreziqeve eventuale, normat e kamatave janë të larta, por megjithatë, më të ulëtat në rajon. "Kryesisht institucionet mikrofinanciare jo vetëm tek ne, por edhe në rajon dhe më gjerë operojnë më norma më të larta të interesit për shkak të atyre rreziqeve eventuale. Një studim i Rrjetit Evropian të Mikrofinancës, ku edhe shoqata jonë është anëtare, i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, tregon se normat e interesit të aplikuara nga institucionet mikrofinanciare në Kosovë janë më të vogla se në shumicën e vendeve të rajonit". Bruçaj ndërkaq tregon se institucionet mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë rregullohen, mbikëqyren dhe inspektohen nga Banka Qendrore e Kosovës, ashtu sikurse bankat komerciale. Edhe eksperti tjetër për çështje financiare, Milazim Abazi, shprehet se autoritetet qeveritare në rend të parë duhet të rregullojnë statusin e këtyre institucioneve. Abazi thotë se normat e interesit të kredive janë shumë të larta. "Arsye themelore është se mikrofinancat kanë procedura dhe kërkesa më të pakta për të marrë kredi. Shpesh herë nuk kërkojnë hipotekë ose ndonjë analizë të bilancit. Kështu që qytetarëve që iu duhet ndonjë shumë e kredisë shumë shpejtë drejtohen në këto institucione pavarësisht normave të larta të kredive", ka thënë Abazi. Institucionet mikro- financiare japin po thuajse të gjitha llojet e kredive, sikur bankat komerciale, duke filluar nga kreditë për familje, bujqësore, kredi për biznes, për renovim po ashtu edhe kredi për regjistrim të automjetit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria e Serbisë diskuton për rastin Haradinaj

Posted: 13 Jan 2017 02:28 AM PST

Qeveria e Serbisë ka nisur seancën në të cilën temë e vetme është vendimi i drejtësisë në Francë që të lirojë me kusht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa të merret vendimi mbi kërkesën e Serbisë për esktradimin e tij. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancën e jashtëzakonshme në të cilën, siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, do të merret qëndrimi mbi vendimin e gjykatës në Francë. Haradinaj u ndalua më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet serbe për, siç thuhet, "krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë". Të enjten, Gjykata franceze ka marrë vendim që ta lirojë me kusht Haradinajn. Për më shumë lexoni këtu!

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siria akuzon Izraelin për sulme me raketa

Posted: 13 Jan 2017 01:43 AM PST

Qeveria e Sirisë tha se Izraeli ka hedhur raketa që kanë goditur një bazë ajrore ushtarake jashtë Damaskut. Komanda ushtarake e Srisië tha sot se "disa raketa janë hedhur gjatë natës së shkuar nga pjesa veriore e Izraelit" dhe se "kanë rënë brenda një kompleksi që shfrytëzon elita e Rojeve Republikane". Deklarata e cilëson incidentin si "sulm flagrant" dhe nuk flet për viktima të mundshme. Izraeli as nuk e ka konfirmuar, as nuk e ka mohuar lajmin. Baza ajrore ndodhet disa kilometra larg rezidencës së presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe është përdorur në të kaluarën për lansimin e sulmeve kundër forcave antiqeveritare në zonën e Damaskut.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kerry në udhëtimin e fundit zyrtar

Posted: 13 Jan 2017 01:21 AM PST

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Vietnam, në udhëtimin e fundit zyrtar, përpara se administrata e zgjedhur e Donald Trumpit të marrë detyrën, më 20 janar. Kerry ka takuar kreministrin Nguyen Xuan Phuc dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Bui Thanh Son, në Hanoi. Kerry do të qëndrojë edhe në provincën Ca Mau, ku ka shërbyer si oficer i ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit, më 1968-69. Ai do të vazhdojë vizitën në Paris dhe Londër, ndërsa do të përfundojë obligimet e tij ndërkombëtare në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës, më 18 janar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja australiane dorëhiqet pasi bleu apartament me para të taksapaguesve

Posted: 12 Jan 2017 11:45 PM PST

Ministrja e Shëndetësisë e Australisë, Susan Ley, dha dorëheqje, pasi shfrytëzoi një udhëtim të financuar nga taksapaguesit për të blerë një apartament në rajonin Kuinslend. Kryeministri Malcolm Turnbull tha se ka pranuar dorëheqjen e ministres. Në deklaratën e dorëheqjes, Ley tha se nuk ka thyer ndonjë rregull, porse historia e saj është bërë pengesë për qeverinë. Ley është përballur me presion për blerjen e një apartamenti, prej gati 600,000 dollarësh, në vitin 2015. Ajo ka thënë se blerja ka qenë një "gjykim i gabuar" dhe se nuk ka qenë e planifikuar, as e parashikuar.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel: Të mos mbështetemi përjetësisht te SHBA-ja

Posted: 12 Jan 2017 11:10 PM PST

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rrisin bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje dhe të mos mbështeten "përjetësisht" te SHBA-ja. Komentet e saj, më 12 janar, vijnë në kohën e pasigurive në Evropë në lidhje me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe angazhimin e tij ndaj lidhjeve transatlantike. Merkel, megjithatë, nuk e ka përmendur Trumpin me emër. "Jam e bindur se Evropa dhe BE-ja duhet të mësojnë që të marrin më shumë përgjegjësi në të ardhmen", tha Merkel gjatë një vizite në Bruksel. Ajo kujtoi se Evropa përballet me sfida në rritje brenda kufijve dhe në rajonet fqinje, përfshirë migrimin, terrorizmin, luftën në Siri, dhunën në lindje të Ukrainës dhe varfërinë dhe urinë në Afrikë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia miraton edhe tre ndryshime kushtetuese

Posted: 12 Jan 2017 11:00 PM PST

Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar tri dispozita të rëndësishme, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë propozuar nga presidenti Recep Tayyip Erdodan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim. Tre nenet e miratuara të enjten vonë, i japin parlamentit rol mbikëqyrës, i lejojnë presidentit të jetë anëtar i një partie politike dhe rrisin kompetencat ekzekutive të tij. Partitë e opozitës dhe ato pro-kurde kanë thënë se ndryshimet do të çojnë në autoritarizëm. Me ndryshimet e propozuara, presidenti do të mund të lëshojë urdhra ekzekutivë dhe të shërbejë dy mandate pesëvjeçare. Në total, ndryshimet përfshijnë 18 dispozita të reja dhe katër dispozita të tjera janë miratuar më 10 dhe 11 janar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :