Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“SHBA: Shumë pak barna të reja u miratuan gjatë vitit 2016” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“SHBA: Shumë pak barna të reja u miratuan gjatë vitit 2016” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: Shumë pak barna të reja u miratuan gjatë vitit 2016

Posted: 02 Jan 2017 09:17 AM PST

Viti i kaluar konsiderohet shumë dëshpërues në lidhje me miratimin e barnave të reja të cilat kanë dal në tregun amerikan, dhe deri në një masë dhe atë evropian.  Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Administra e Ilaçeve dhe Ushqimeve në SHBA ka miratuar vetëm 22 barna të reja gjatë 2016-ës.  Ky është numri më i vogël prej vitit 2010, ndërsa është për mbi një herë më i vogël në raport me vitin 2015 kur e njejta ka miratuar 45 ilaçe të reja.  Në kontinentin e vjetër ndërkaq, Agjencia Mjekësore e Evropës ka rekomenduar 81 ilaçe të reja kundrejt 93 prodhimeve të reja që ka miratuar në vitin 2015.  Në Evropë, megjithatë në këtë listë futen edhe barnat e përgjithshme, diçka që nuk e bënë Administrata amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimeve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra viktima pas trazirave në një burg të Brazilit 

Posted: 02 Jan 2017 08:20 AM PST

Së paku 60 persona janë vrarë gjatë trazirave që e kanë përfshirë një burg në qytetin Brazilian, Manaus, konfirmon një zyrtar i sigurisë së këtij vendi.  "Deri më tash ka 60 të vdekur", iu ka thënë gazetarëve Pedro Florencio, udhëheqësi i burgut.  Sergio Fontes, udhëheqësi i sigurisë për shtetin federal të Amazonës ku gjendet burgu në fjalë, në një konferencë me gazetarë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet derisa autoritetet ta kenë më të qartë nivelin e përballjes në mes të dy bandave rivale të drogës brenda burgut.  Trazira të tilla ndodhin shpesh në burgjet e ngarkuara të Brazilit.  Me 600 mijë të burgosur, Brazili është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve në botë.  Grupet për të drejtat e njeriut ka kohë që ankohen rreth kushteve në burgjet e Brazilit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Punëdoret nga Kosova shkojnë në Londër

Posted: 02 Jan 2017 07:57 AM PST

Disa gra kosovare po qëndisin punime për një kompani këpucësh në Londër. Kjo si rezultat i përfshirjes së tyre në programe për avancim nga i cili program kanë dalur qindra gra të cilat sot zotërojnë edhe biznese.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambicia kryesore e serbëve, themelimi i Asociacionit

Posted: 02 Jan 2017 07:55 AM PST

Ambiciet e përfaqësuesve politik të bashkësisë serbe në Kosovë për vitin 2017, janë në përputhje me shpresat dhe kërkesat e bashkësisë të cilën e përfaqësojnë ata, vlerësojnë përfaqësuesit e serbëve në institucione të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatorët amerikanë përsërisin: Do ketë sanksione tjera ndaj Rusisë

Posted: 02 Jan 2017 07:21 AM PST

Dy senatorët republikanë, John McCain dhe Lindsey Graham si dhe senatorja demokrate, Amy Kloubchar e kanë përfunduar vizitën në Gjeorgji me përsëritjen e zotimit se do angazhohen për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.  "Është e qartë se Rusia e ka sulmuar SHBA-në; të gjitha agjencitë tona të inteligjencës e konfirmojnë këtë. Ne do të punojmë në Kongres që të miratojmë sanksione më të fuqishme (kundër Rusisë) me qëllim që të parandojmë sulme të tjera ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka thënë McCain.  Delegacioni amerikan sot e ka vizituar Qendrën e përbashkët të Vlerësimit dhe Trajnimit të NATO-s dhe Gjeorgjisë, afër Tbilisit. Më parë ata kanë shkuar edhe te Khurvaleti,Linja Administrative e kufirit në mes të Gjeorgjisë dhe OSetisë Jugore, rajonit separatist gjeogjianë që kontrollohet nga forcat ruse prej përfundimit të një lufte të shkurtër në vitin 2008. Senatorët amerikanë, paraprakisht i kanë vizituar shtetet e Baltikut dhe Ukrainën.  "Mesazhi jonë është që 2017-a do të jetë një viti e më përkrahjes më të madhe ushtarake, tregtare amerikane dhe më shumë integrim ekonomik dhe më shumë veprim kundër Rusisë jo vetëm këtu, por në tërë botën, më shumë sanksione ndaj saj", ka thënë republikani, Graha,  "Tani ka ardhur koha që t'ia bëjmë me dije Putinit (presidentit të Rusisë) se ne si botë na ka ardhë në majë të hundës", ka thënë më tej Graham. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përse dështuan sondazhet e opinionit në vitin 2016?

Posted: 02 Jan 2017 06:54 AM PST

Industria e sondazheve të opinionit është duke luftuar për të rikthyer besueshmërinë, pasi shumë anketa kanë parashikuar gabimisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe atë të referendumit në Britani për anëtarësinë në Bashkimin Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuzat ndaj mjekëve, e “vranë” besimin e pacientëve në sistemin shëndetësor

Posted: 02 Jan 2017 06:54 AM PST

Viti 2016, për sistemin shëndetësor në Kosovë, ka qenë me shumë sfida, duke u nisur nga mungesa e vazhdueshme e barnave nga lista esenciale, e deri te ngritja e aktakuzës ndaj 63 punonjësve shëndetësorë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekspertët skeptik se Maqedonia do të shënojë rimëkëmbje ekonomike

Posted: 02 Jan 2017 06:50 AM PST

Njohësit e çështjeve ekonomike shprehen skeptik se viti 2017, do të jetë vit i rimëkëmbjes së ekonomisë në Maqedoni, e cila siç shprehen ata, mbetet peng i krizës politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Një polic u vra nga shpërthimi i bombës

Posted: 02 Jan 2017 05:33 AM PST

Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku një oficer policie është vrarë dhe pesë persona të tjerë janë plagosur, kur makina e tyre sot ka hasur në një bombë në pjesën lindore të provincës Logar. Salim Saleh, zëdhënës i guvernatorit të provincës Logar, tha se se në mesin e të plagosurve nga eskplodimi në rajonin Mohammad Agha, ishin edhe tre inxhinerë të ndërtimit. Njëherësh, mediat lokale kanë raportuar se së paku dy oficerë të sigurisë në provincën Herat në Afganistan, janë rrëmbyer dje. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për eksplodimin në Logar dhe rrëmbimin në Herat, por militantët talibanë shpeshherë i sulmojnë forcat e sigurisë dhe zyrtarët e qeverisë së Afganistanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Institucionet e pafuqishme përballë korrupsionit 

Posted: 02 Jan 2017 05:04 AM PST

Autoritetet në Kosovë thonë se brenda vitit kanë trajtuar 41 raste korruptive të nivelit të lartë, duke ngritur aktakuza në 12 raste, me gjithsej 129 persona të profileve të ndryshme të përfshirë në këto aktakuza.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin në Bagdad

Posted: 02 Jan 2017 04:07 AM PST

Së paku 24 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një eksplodim në një shesh të mbushur me njerëz në kryeqytetin Bagdad në Irak. Shpërthimi ka ndodhur sot në lagjen Sadr City të Bagdadit dhe raportohet se ka është sulmuar vendi ku punëtorët ditorë presin ndonjë punëdhënës. Policia tha se në këtë sulm ishte përdorë një makinë – bombë. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi esktremist sunit, Shteti Islamik (IS), nëpërmjet agjencisë së vet të lajmeve, Amaq. Gjatë javëve të fundit Shteti Islamik i ka ndërmarrë disa sulme në Bagdad, me ç'rast kryesisht në shënjestër ishin territoret e banuara me popullatë shumicë shiite.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bagdad: Nga eksplodimi janë vrarë së paku 16 vetë

Posted: 02 Jan 2017 01:57 AM PST

Së paku 16 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një eksplodim në një shesh të mbushur me njerëz në kryeqytetin Bagdad në Irak. Policia tha se në sulmin e sotëm ishte shfrytëzuar një makinë-bombë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë eksplodim, por grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), i ka kryer disa sulme në Bagdad, gjatë javëve të fundit, duke i marrë në shënjestër kryesisht territoret me popullatë shumicë shiite.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Stamboll

Posted: 02 Jan 2017 01:40 AM PST

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në një klub nate në Stamboll, në orët e para të Vitit të Ri 2017, nga i cili u vranë 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë. Në kumtesën e sotme të Shtetit Islamik, theksohet se "një ushtar i kalifatit" e ka kryer sulmin atje ku "festonin të krishterët, mohues të religjionit". Të përditshmet turke, Hurriyet dhe Karar, kanë raportuar sot herët në mëngjes se zyrtarët e sigurisë së Turqisë kanë shprehur dyshime për involvimin e Shtetit Islamik në këtë masakër. Gazetat, po ashtu, kanë raportuar se i dyshuari, me gjasë, ishte nga Uzbekistani ose Kirgizia. Aktualisht, në Turqi po vazhdon kërkimi për personin i cili e kreu këtë sulm, i veshur me rroba të Baba Dimrit. ​Zyrtarët thanë se 24 prej 39 vetëve të vrarë ishin të jashtëm, 69 vetë janë plagoqsur gjatë këtij sulmi, ndërsa 4 prej tyre janë në gjendje kritike. Një burim në Konsullatën e Rusisë në Stamboll i tha agjencisë TASS se një prej viktimave ishte një femër ruse, për të cilën fillimisht thuhej gabimisht se ishte shtetase e Azerbajxhanit. Në mesin e të vrarëve janë identifikuar edhe shtetas nga Arabia Saudite, Kanadaja, Jordania, Iraku, Libani, Tunizia, India, Izraeli dhe Libia. Personi i armatosur e vrau një polic në hyrje të klubit të natës, Reina, në lagjen Ortakoj të Stambollit, në orët e para të Vitit të Ri 2017. Ai hapi zjarr kundër 500 apo 700 njerëzve në këtë klub nate të njohur, që po e festonin ardhjen e Vitit të Ri. Raportohet se disa njerëz kishin kërcyer në Ngushticën e Bosforit për të ikur nga të shtënat. Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se sulmuesi e ka lënë armën brenda lokalit dhe ka ikur "duke e shfrytëzuar avantazhin e kaosit" të krijuar. Guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin, këtë sulm e ka përshkruar si incident "terrorist". "Për fat të keq, ai i ka shkrepur plumbat në mënyrë tejet mizore dhe të pamëshirshme në njerëz, që festonin Vitin e Ri dhe gëzoheshin", tha guvernatori Sahin. Ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se sulmuesi nuk është identifikuar dhe ende është në ikje. Besohet se sulmuesi e ka zhveshur uniformën e Baba Dimrit dhe është larguar nga klubi me të veshura të tjera. "Shërbimet tona të sigurisë i kanë filluar operacionet e domosdoshme", tha ministri Soylu dhe ka shtuar se "me ndihmën e Zotit, sulmuesi do të zihet për një kohë të shkurtër". "Sipas informacioneve që i morëm, nga policia, atje ishte një sulmues. Nuk ka pasur më tepër. Ai hyri brenda dhe ka hapur zjarr. Ne patëm informacione se ai kishte veshur rroba të ndryshme derisa ishte përpjekur të largohej. Forcat tona policore po vazhdojnë analizën e këtij informacioni", tha ministri i brendshëm, Suleyman Soylu. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmi ka pasur për qëllim krijimin e kaosit në Turqi. "Ata po punojnë për ta shkatërruar moralin e vendit tonë dhe për të krijuar kaos të qëllimshëm, duke i marrë në shënjestër civilët dhe duke e sulmuar paqen e vendit, me këto sulme neveritëse". Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në rrjetin social Twitter ka shkruar se "mendimet tona janë me viktimat dhe familjarët e tyre dhe se ne vazhdojmë të punojmë për parandalimin e tragjedive të këtilla". Në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë e ka dënuar incidentin, të cilin e ka cilësuar si "sulm të tmerrshëm terrorist". Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar të gjitha ndihmat e mundshme për Turqinë. Siguria në Turqi ishte e lartë derisa festohej Viti i Ri 2017. Në Stamboll raportohet se në detyrë ishin afro 17 mijë policë. Gjatë vitit 2016, Stambolli dhe kryeqyteti Ankaraja ishin goditur nga një numër i sulmeve terroreiste. Më 14 dhjetor janë vrarë 44 vetë dhe 149 të tjerë janë plagosur nga një sulm i dyfisht me bombë afër stadumit të futbollit në Stamboll, që nuk është shumë larg nga lokali i natës, Reina. Në dhjetor, Shteti Islamik e ka publikuar një video, që thuhet se e tregon vrasjen e dy ushtarëve të Turqisë dhe pastaj u bëhet thirrje luftëtarëve të IS-it, për ta "okupuar" Stambollin. Autoritetet e Turqisë nuk e kishin konfirmuar autenticitetin e videos. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin në Stamboll

Posted: 02 Jan 2017 12:50 AM PST

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në një klub nate në Stamboll, në orët e para të Vitit të Ri 2017, nga i cili u vranë 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë. Në kumtesën e sotme të Shtetit Islamik theksohet se "një ushtar i kalifatit" e ka kryer sulmin atje ku "festonin të krishterët, mohues të religjionit". Të përditshmet turke, Hurriyet dhe Karar, kanë raportuar sot herët në mëngjes se zyrtarët e sigurisë së Turqisë kanë shprehur dyshime për involvimin e Shtetit Islamik në këtë masakër. Gazetat, po ashtu, kanë raportuar se i dyshuari, me gjasë, ishte nga Uzbekistani ose Kirgizia. Aktualisht, në Turqi po vazhdon kërkimi për personin i cili e kreu këtë sulm, që ishte i si Baba Dimër. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Premtimet e (pa) realizuara gjatë 2016-ës

Posted: 02 Jan 2017 12:20 AM PST

Janë një varg premtimesh që Qeveria e Kosovës kishte thënë se do t'i realizonte gjatë vitit që lamë pas. Disa prej këtyre premtimeve, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, thuhet të jenë realizuar, mirëpo mbetet ende shumë punë për t'u bërë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi sulmin në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 11:16 PM PST

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar "me fjalët më të ashpra" sulmin në Stamboll të Turqisë, nga i cili u vranë së paku 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë, duke e cilësuar si "sulm barbar terrorist dhe të neveritshëm". Në deklaratën për media të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mëtutje theksohet se vendet anëtare të këtij këshilli shprehin ngushëllime dhe keqardhje për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në këtë sulm. Këshilli i Sigurimit thotë se "terrorizmi në të gjitha format e tij paraqet njërin prej kërcënimeve më serioze për paqen ndërkombëtare dhe stabilitetin".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kazakistan: Nga shkatërrimi i ndërtesës - 9 persona të vrarë

Posted: 01 Jan 2017 11:01 PM PST

Autoritetet në Kazakistan thonë se së paku 9 vetë janë vrarë kur një ndërtesë e banimit në pjesën qendrore të qytetit Shakhan, është shkatërruar pjesërisht. Ministria e brendshme ka njoftuar se ndërtesa është rrëzuar sot, por shkaqet e këtij shkatërrimi nuk janë të njohura. Në vendin e shkatërrimit të ndërtesës në qytetin Shakhan, që është afro 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Astana, ndodhen ekipet e kërkim – shpëtimit. Autoritetet thonë se numri i të vrarëve mund të rritet. Nga gërmadhat janë nxjerrë të gjallë katër vetë, përfshirë dy fëmijë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti francez e viziton Irakun

Posted: 01 Jan 2017 10:51 PM PST

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka arritur në Irak për t'i vizituar trupat e Francës, që po marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar, i cili i ndihmon Irakut në luftën kundër grupit terrorist, Shteti Islamik (IS). Zoti Hollande sot ka arritur në Irak dhe kjo është vizita e parë e një presidenti të shtetit, që merr pjesë në këtë koalicion, prej formimit të koalicionit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, para dy vitesh e gjysmë. Presidenti Hollande shoqërohet nga ministri i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drain. Aeroplanët francezë kanë ndërmarrë afro një mijë sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik. Franca i ka 500 ushtarë, që veprojnë si këshilltarë të forcave të Irakut, në përpjekjet e tyre për rimarrjen e kontrollit në qytetin Mosul, i cili është i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Vazhdon kërkimi për sulmuesin në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 10:40 PM PST

Në Turqi po vazhdon kërkimi masiv për personin e armatosur, i cili i ka vrarë 39 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, në një klub nate dje në qytetin Stamboll. Zyratrët thanë se 24 prej 39 vetëve të vrarë ishin të jashtëm, 69 vetë janë plagosur gjatë këtij sulmi, ndërsa 4 prej tyre janë në gjendje kritike. Personi i armatosur e vrau një polic në hyrje të klubit të natës, Reina, në lagjen Ortakoj të Stambollit, në orët e para të 1 janarit. Ai hapi zjarr kundër 500 apo 700 njerëzve në këtë klub nate të njohur, që po e festonin ardhjen e Vitit të Ri 2017. Sulmuesi i armatosur ishte i veshur si Baba Dimri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :