Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1916, 1926, 1936… 2016! (Foto/Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1916, 1926, 1936… 2016! (Foto/Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1916, 1926, 1936… 2016! (Foto/Video)

Posted: 01 Jan 2017 02:11 PM PST

Viti 2016 ishte një vit i pështjelltë, jo veç për Kosovën, po për krejt botën. Derisa para 100 vitesh bota ishte në luftë, por shpresë kishte për ditë më të mira, viti 2016 ishte vit i humbjes së shpresave dhe i çmendurisë kur më nuk dihet çka është e vërtetë e çka gënjeshtër, se kush di e kush jo, e se çka është patriotizëm e çka jo… Injoranca po triumfon! Dëshmi për këtë janë shumica e akademikëve të pranuar më 2016 në ASHAK. E, se në cilat momente kanë kaluar shqiptarët më 1916, 1926, 1936, 1946, 1956, 1966, 1976, 1986, 1996, 2006 dhe 2016, këto mund t’i lexoni më poshtë…

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1914, 1924, 1934… dhe 2014? (Foto/Video) Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1914, 1924, 1934… dhe 2014? (Foto/Video)

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1915, 1925, 1935… 2015! (Foto/Video) Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1915, 1925, 1935… 2015! (Foto/Video)

1916: ISËN E VRANË, SHQIPËRIA E SHQIPTARËT HIQ MIRË NUK JANË E AS NUK PO BËHEN!

Në qershor 1914, Shqipëria ishte e copëtuar. Por, në prag të Luftës së Parë Botërore ishte një shpresë se ky realitet do të ndryshonte. Për këtë, mikja e madhe e shqiptarëve, anglezja Edith Durham, në një letër që kishte dërguar nga Vlora më 27 qershor 1914, kishte shkruar: "Shqiptarët besojnë se do ta marrin sërish Vilajetin e Kosovës. Dhe, deri tashti, sa i përket luftimit të sotëm dhe inteligjencës, burrat e Kosovës së bashku me lojalistët e Korçës janë maja e racës shqiptare. Ata së bashku do t'i 'rregullonin' grekët"!

Burrat e Kosovës dhe ata të Korçës janë kulmi i racës shqiptare Burrat e Kosovës dhe ata të Korçës janë kulmi i racës shqiptare

Shpresat më të mëdha shqiptarët i kishin tek Austro-Hungaria, si mbështetëse e interesave shqiptare. Madje, Gjergj Fishta, kështu kishte shkruar për perandorin e Austrisë (Franz Josephi i I-rë, që do të vdesë më 21 nëntor 1916): "Ruje, Zot, Mbretin e Austris/ Qi Shqyptarve u ba murojë/ Në zemër të gjanë, me fuqi t'madhnisë/ Ky të na ketë përherë nën projë"!

Ushtria serbe në tokat shqiptare në vitin 1912 (Foto) Ushtria serbe në tokat shqiptare në vitin 1912 (Foto)

Por, si mund të ndryshonin mirë punët për shqiptarët, kur shqiptarët vet i kontribuonin së keqes së tyre. Shkrimtari Ismail Kadare, te "Viti i mbrapshtë", kështu e përshkruante vitin 1914 kur mbi qiell shfaqet kometa ogurzezë:

Ushtarët austro-hungarezë

"Pa lindur mirë, shteti shqiptar qe bërë lëmsh. Dhe as që dihej kishte a s'kishte shtet. S'dihej kryeqyteti, se një qyteti i shkrepej sot të shpallej i tillë, e tjetrit i shkrepej nesër. Kishin humbur vulat e qeverisë. Kufijtë s'gjendeshin dot. I matnin, thoshin me litar, po njëri e tërhiqte litarin këndej e tjetri andej, e vinte i treti e i hiqte shenjat natën… Por, sado mendime të ndryshme të kishin për të tjerat, për një gjë ishin në një mendje të gjithë: që shteti shqiptar qe kthyer në njëfarë mishmashi që s'ishte parë kurrë në fytyrë të dheut.

Treni i pazakontë që lëvizte në rrugët e Shqipërisë më 1916 (Foto) Treni i pazakontë që lëvizte në rrugët e Shqipërisë më 1916 (Foto)

Ushtri e banda të ndryshme e përshkonin kryq e tërthor nga njëri cep në tjetrin. Nga veriperëndimi marshonte ushtria austriake me topa fushore, me rregulla e me urdhra të shkurtra, tamam ushtri. Në lindje vërtiteshin trupa franceze… Ushtria lindore malazeze, me këngë me avaz të vjetër, lëvizte ngadalshëm në verilindje. Në pyjet e Mamurrasit zdërhalleshin bandat e Tur Kusarit dhe më tej ushtria veriore me tirq të zinj e Uk Baj­raktarit. Ushtria serbe, me qerre me municion lëvizte në drejtim të kundërt, duke lënë pas gropa gëlqereje, me të cilën spërkatnin kufomat e të vdekurve nga murtaja. Bandat muslimane të Esad Pashës, që kërkonin rikthimin te Turqia, vinin vërdallë në Shqipërinë e Mesme nën zhurmën e daulleve, britmave Dum Babën, domethënë Sulltanin turk dhe duke kënduar këngë të zymta molisëse: Për xhenet u nisëm, sosëm në xhehnem, Shqipëri, moj kuçkë, ç'na bëre verem.

Së fundi ushtria e shtetit të porsaformuar shqiptar, më e brishta e të gjithave, me oficerë hollandezë, që s'kuptonin asnjë fjalë shqip dhe që pinin mbrëmjeve nga dëshpërimi"!

Shqiptarët më 1916 – me gomarë, si simbol i varfërisë, dikur dhe sot (foto e bërë nga Maximilian Lambertz)

Kadare mund të mos ketë përshkruar si duhet faktet historike të kohës, por realiteti ishte se shqiptari ishte i molisur nga pushtimet dhe shkatërrimet e grekëve, serbëve dhe malazezëve, po edhe nga pazotësia për të ndërtuar një shtet e një shoqëri normale. Ndaj, ndonëse Lufta e Parë Botërore shihej si pikë shprese, shpresa nuk vinte.

Mos i humbni këto fotografi të ralla të Tetovës nga viti 1916 (Foto) Mos i humbni këto fotografi të ralla të Tetovës nga viti 1916 (Foto)

Bile, viti 1916 nis fortë keq. Më 23 janar vritet patrioti dhe luftëtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, Isa Boletini (1864-1916). Ai vritet me të bijtë, Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë, në një pritë në Podgoricë të organizuar nga Ushtria malazeze. Ai u tradhtua nga ambasadori francez në Malin e Zi, që gjoja e merr në mbrojtje që në Shkodër, qytet ky që sërish ishte pushtuar nga malazezët më 27 janar 1915. Isa begu vritet dy orë pa u futur Ushtria Austro-Hungareze në Podgoricë. Të njëjtën ditë, austro-hungarezët futen në Mitrovicë. Të njëjtin muaj, kjo ushtri futet edhe në Shkodër dhe largon malazezët nga aty.

Isa Boletini me luftëtarë të tij

Njëqind vjet nga vrasja e Isa Boletinit: Një plis dhe një flamur kombëtar në vendin ku dha shpirt Njëqind vjet nga vrasja e Isa Boletinit: Një plis dhe një flamur kombëtar në vendin ku dha shpirt

Në mesin e atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen e Boletinit, ishte një oficer kufitar i Malit të Zi, Nikolla Gjillas. Ky person më 1924 ishte pjesëmarrës në Masakrën e Shahoviqit në Sanxhak, ku vriten njëmijë banorë. Ndërkaq, gjatë Luftërave Ballkanike kishte bërë kërdi edhe në Rrafshin e Dukagjinit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ministër i Brendshëm i Shqipërisë së bashkuar ishte Xhafer Deva, komandanti Mehmet Gradica i jep urdhër Demir Ngucatit nga Marina e Skënderajt, bashkë me Rifat Dakollin nga Rezalla, ta vrasin Nikollën. Nikolla – që kishte ardhur si kolon e që jetonte e vepronte si pop në Skënderaj – u vra. Kështu i merret haku Isa begut.

Isa Boletini – Mohikani i Fundit Isa Boletini – Mohikani i Fundit

Nikolla ishte babai i Millovan Gjillasit, partizanit që pas Luftës së Dytë Botërore do të jetë një ndër njerëzit më të fuqishëm të Jugosllavisë e më vonë disidenti më i madh i këtij shteti. Ky, më 10 shkurt 1948, ishte pjesë e delegacionit të Jugosllavisë që do të vizitojnë Moskën se çfarë duhet bërë me Shqipërinë: me lënë veç si shtet, a me bashku me Kosovën në kuadër të Jugosllavisë?

Kur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!? Kur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!?

Në librin "Tokë pa drejtësi", Millovan Gillas, kështu e përshkruan rënien e Boletinit: "Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe".

100 vjet pas vrasjes së Boletinit, shqiptarët e Kosovës do të kenë një tjetër "luftë" me Malin e Zi: Demarkacionin!

Dokumentari i Zija Miftarit për Isa Boletinin

Më 9 janar përfundon Lufta e Çanakkalasë, që ishte një pikë kthesë drejt Republikës së Turqisë me në krye Mustafa Kemalin që udhëhoqi Ushtrinë otomane dhe fitoi kundër forcave angleze dhe franceze. Në shenjë hakmarrjeje, britanikët dhe francezët nënshkruajnë Marrëveshjen sekrete të quajtur Sykes-Picot se si të ndahen zonat arabe të Perandorisë Otomane, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Dhe, si hap i parë i realizimit të këtij qëllimi, ishte 5 qershori kur nis revolta arabe kundër otomanëve, për të krijuar shtetin arab nga Aleppo në Siri e deri te Adeni në Jemen. Ky shtet u shpall nga Hussein bin Ali, sherifi i Mekës, më 10 qershor.

Edhe pas 100 viteve, Turqinë e nervozon marrëveshja britaniko-franceze për ndarjen e Perandorisë Otomane: Këtu buron imperializmi dhe neo-otomanizmi i Erdoganit! (Foto) Edhe pas 100 viteve, Turqinë e nervozon marrëveshja britaniko-franceze për ndarjen e Perandorisë Otomane: Këtu buron imperializmi dhe neo-otomanizmi i Erdoganit! (Foto)

Në vitin 1916, forcat e Boshtit Qendror (Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë) po dominon në Luftën e Parë Botërore. Sepse, SHBA-të ende nuk ishin kyçur në këtë luftë. Boshti madje fiton një nga betejat më të përgjakshme në histori: Betejën e Somës (1 korrik-18 nëntor 1916) që la mbi një milion të vdekur në synimin për të zmbrapsur gjermanët nga Franca.

Fadil Hoxha (1916-2001)

Më 7 mars 1916 formohet kompania e automobilave BMW, ndërkaq në shtator britanikët për herë të parë fusin në luftë përdorimin e tankeve.

Më 15 maj 1916 lindi Fadil Hoxha, lideri komunist i shqiptarëve të Kosovës, luftëtar në Luftën e Dytë Botërore, gjeneralmajor në Luftën Nacionalçlirimtare. Ndërkaq, më 17 dhjetor lindi shkrimtari i madh, kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Esad Mekuli – autori i këtyre vargjeve: "Shekuj mbi ne e në ne e mbushën jetën plot vnerë/ që pezm e zjarr kryengritës ndër zemrat tona m’u ngri/ që njeriu mo të jetë-njeri: emri të na zhduket përherë/ Qemë-jo njerzë po robë; pa bukë, liri n’uzdajë/në vatrën tonë pa shtëpi, në plangun tonë – argatë"!

Shqipëria dhe Lufta e Parë Botërore Shqipëria dhe Lufta e Parë Botërore

Më 1916, Ushtria italiane hyn në Gjirokastër, Sarandë dhe Përmet. Ushtria serbe ishte në Durrës. Ndërkaq, Ushtria franceze hyn në Korçë. Çuditërisht, në këtë vit Rusia proteston kundër veprimeve të paligjshme të malazezëve nëpër Shqipëri.

Megjithatë, ky vit kishte shpresa për shqiptarët, pasi Ushtria austro-hungareze hyn në Shqipërinë e Veriut. Ndërsa, serbët tërhiqen për në Korfuz të Greqisë. Siç do të thotë historiani Michael Schmidt-Neke më vonë: "Po të kishin fituar (luftën) Fuqitë e Boshtit, Jugosllavia nuk do të kishte lindur, ndërsa ekzistencës së Serbisë dhe të Malit të Zi do t'i kishte ardhur fundi nga zgjerimi i mëtejshëm i Austro-Hungarisë drejt Juglindjes dhe ekspansionit në perëndim të Bullgarisë".

Esad Mekuli (1916-1993)

Megjithatë, ky historian thotë se rikrijimi i Shqipërisë si shtet i pavarur nuk kishte ndonjë prioritet të madh për askënd. Kryesorja të mos fitojnë armiqtë, Serbia e Mali i Zi, apo jo? Sepse, siç ka thënë një plak nga Suhareka: le të na kap tërmeti, ama ta zë së pari Serbinë! Por, fatkeqësisht, as atëherë e as sot nuk po bëhet mirë për shqiptarët, kudo që ata janë.

Më 1916, Shërbimi i Zbulimit i Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze, përpilon raportin sekret me titullin "Personazhet – Shqipëria – Fiset, Populli". Kështu përshkruhen shqiptarët aty, gati “njëjtë” si sot: "Luftëtarë, trima, aventurierë, mercenarë, spiunë, turkofilë, grekofilë, austrofilë, hoxhallarë që shpallen nacionalistë grekë, dhe priftërinj grekë që përkrahin planet turkoshake të Esad Pashës, familje të ndara e të përçara, njerëz me kulturë e ministra që s'dinë as shkrim e këndim"!

1926: AHMET ZOGU, NGA NDIKIMI JUGOSLLAV TE AI ITALIAN… SHQIPTARËT E PUSHTUAR, NË MËSHIRË TË FATIT

Më 27 nëntor Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë Traktatin e Parë të Tiranës, që gjoja garanton kufijtë e Shqipërisë dhe pozitën politike të Ahmet Zogut. Në këtë vit, nuk kishte post të lartë në Shqipëri që nuk e zotëronte Zogu: ishte president, kryeministër, dhe shef i atyre forcave të armatosura që kishte Shqipëria në atë kohë.

Ahmet Zogu, si çdo politikan tjetër shqiptar, i etshëm për pushtet

Më 1926 ai ndihet pak ma i sigurt, pasi një vit më parë kishte eliminuar shumë kundërshtarë, sidomos nga Kosova, e plotë të tjerë i kishte detyruar të largoheshin nga vendi. Tash planifikonte të bëhej mbret, i vetmi në Evropën e shekullit XX!

Cili është gabimi historik që Zogu ia pranoi oficerit nga Kosova – Shefqet Bylykbashi? Cili është gabimi historik që Zogu ia pranoi oficerit nga Kosova – Shefqet Bylykbashi?

Ahmet Zogu, i cili më parë ishte strehuar në Jugosllavinë e Parë e me ndihmën e serbëve kthehet në pushtet, kishte bërë marrëveshje e dhënë premtime me të cilat garantonte se nuk do të mbështeste lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës për të drejtat e tyre. Ndërkaq, nga viti 1926 nis t'i nënshtrohet dominimit italian, një psikopati si Benito Mussollini. Për këtë ai do të pendohet më vonë.

Ç'është e vërteta, Zogu kërcënohej tërë kohën me ndarjen e shtetit të tij. Madje, ishte një plan që Mbretëria e Jugosllavisë të merrte Shqipërinë deri te lumi Shkumbin, e pjesën tjetër Italia. Ky plan nuk u pranua nga jugosllavët, që më me qejf e donin një Shqipëri të dobët sesa një Itali në kufi. Kështu, Zogu, për të ruajtur privilegjet e veta, dhe ndoshta edhe shtetin, ishte një sundimtar marionetë që nuk e lodhte kokën për shqiptarët e mbetur jashtë shtetit që e sundonte.

U ngrit në pushtet me gjak, e donin vdekjen e tij: Zogu shkaktoi 600 hasmëri, mbijetoi katër atentate U ngrit në pushtet me gjak, e donin vdekjen e tij: Zogu shkaktoi 600 hasmëri, mbijetoi katër atentate

Në këtë vit nis edhe prerja e lekut nga Banka Kombëtare Shqiptare: pesë-lekshi që ishte i barabartë me një frangë të mëparshme ari. Në faqet e lekut shqiptar nisi pasqyrohej figura e Aleksandrit, Pirros, Herkulit dhe e stergjyshit të tyre Akilit që jetoi 900 vjet përpara tyre. Por, pse?

Amerikanja Rose Wander Lane, me të cilën Zogu kishte shumë “ndjeshmëri”, gjatë udhëtimeve në Shqipërinë e veriut kishte dëgjuar nga një plak se Aleksandri i Madh ka lindur në Mat – në Emadhi.

Kush ishte Mustafa Ataturku dhe çfarë konflikt kishte me Ahmet Zogun? Kush ishte Mustafa Ataturku dhe çfarë konflikt kishte me Ahmet Zogun?

Pesë-lekëshi, me shqiponjën romake (jo shqiptare), për çka hiqet nga qarkullimi

"Ka pasur atë kohë dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar: ka qenë Pela mes Selanikut dhe Manastirit, dhe Emadhia – kryeqyteti i vjetër, që shtrihej në luginën që tani quhej Mati", kishte thënë plaku.

Kështu, matjani Zogu nisi të besojë se ka lidhje me Lekën e Madh.

Pse Ahmet Zogu e përjetësoi Aleksandrin e Madh në monedhën shqiptare? Pse Ahmet Zogu e përjetësoi Aleksandrin e Madh në monedhën shqiptare?

Në Kosovë – faqja e zezë. Presionet ndaj shqiptarëve shtoheshin. Këtë vit, pra më 1926, nis vala e tjetër e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Nga ky vit, e deri më 1938, përmes marrëveshjes së arritur mes Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Turqisë, thuhet se shpërngulen 400 mijë shqiptarë.

Trotsky ka adhurues kudo në botë, edhe ndër shqiptarë

Më 3 janar, gjenerali me gjak arvanitas, Theodoros Pangalos, ishte president e kryeministër i Greqisë. Në kohën e tij mbrohen çamët. Ndërkaq, më 23 tetor, një nga udhëheqësit e Revolucionit komunist të Tetorit, Leon Trotsky, largohet nga Politbyroja dhe Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ai do të vritet më 1940 nga rivali i tij, Stalini, i cili fort do të pëlqehet nga lideri komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha.

In Memoriam, Andrzej Wajda (1926-2016): Kinemaja e Ankthit Moral, njerëzit e mermerit dhe të çelikut In Memoriam, Andrzej Wajda (1926-2016): Kinemaja e Ankthit Moral, njerëzit e mermerit dhe të çelikut

“Halili dhe Hajrija”, balet në tri akte

Në këtë vit lindin shumë emra të mëdhenj të artit: regjisori i njohur polak, Andrzej Wajda; aktori dhe komediani i madh, Jerry Lewis; aktorja dhe simboli i seksit, Marilyn Monroe; poeti dhe një nga përfaqësuesit kryesor të bit-gjeneratës, Allen Ginsberg; këngëtari Tony Bennet; aktorja arvanitase Irene Papas; rokeri Chuck Berry; kompozitori shqiptar Tish Daija, autori i baletit të parë shqiptar, "Halili dhe Hajrija"… Këta emra do të kenë rol të madh në zhvillimet artistike të pjesës së dytë të shekullit XX. Ndërkaq, me emrin e Marylines, do të ndërlidhen disa nga enigmat më të madh të politikës amerikane.

Në këtë vit lindi edhe Fidel Castro, revolucionari që udhëhoqi me vite të tëra Kubën komuniste, e që mbijetoi dhjetëra atentate të amerikanëve. Castro, njëjtë si Wajda, do të vdesin 90 vite më vonë.

Bota vazhdon të interesohet për Monroe, ky ishte fotosesioni i fundit i ikonës hollivudiane (Foto) Bota vazhdon të interesohet për Monroe, ky ishte fotosesioni i fundit i ikonës hollivudiane (Foto)

Në këtë vit ka lindur edhe presidenti francez Valéry Giscard d’Estaing, si dhe Sekretari Gjeneral i Partisë Komuniste të Kinës, Jiang Zemin.

Më 1926 po ashtu vdesin disa emra të mëdhenj: arkitekti i njohur katalunas, Antoni Gaudí i Cornet; aktori më i famshëm i filmave pa zë, Rudolph Valentino; magjistari Harry Houdini; themeluesi i impresionizmit francez, Oscar-Claude Monet…

Një gjë e mirë ndodh për shqiptarët, më 1926 vdes Nikolla Pashiqi, kryeministri radikal i Serbisë, ideologu kryesor i politikës ekspansioniste serbe, pra antishqiptare!

1936: KOLONIZIMI I KOSOVËS ME SERBËT NË KUFIJ DHE ZBRAZJA E ÇAMËRISË

Në gusht të vitit 1936, Ioannis Metaxas vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë e tij ishte popullsia shqiptare në Çamëri, zhdukja e tyre, madje edhe përmes konflikteve mes çamëve myslimanë dhe atyre ortodoksë. Ndaj kësaj reagoi Kristo Pituli, përfaqësues i njërës prej familjeve më të njohura ortodokse të Çamërisë, i cili në shenjë proteste kundër vendimit të Qeverisë shkoi në fshatin Grikohor, pranë miqve të tij myslimanë.

Çamëria, ku flitej e këndohej vetëm shqip Çamëria, ku flitej e këndohej vetëm shqip

Shpërnguljet e çamëve

Studiuesja Alba Haruni thotë se ka fakte në arkivat greke, se që atëherë ishte ngritur si problem Çështja Çame, diçka që e mohon sot Greqia. Kështu, në një dokument thuhet: "I lutemi kryetarit të Qeverisë t’i mbrojë këta bashkatdhetarë, vëllezërit tanë, me të cilët na ndan vetëm feja, po na bashkojnë po ato zakone të njëjta, e kaluara dhe e njëjta histori. Nuk duhet të harrojmë, se edhe ato kanë të drejta në shtetin grek" (Arkiva Greke, deputeti Jorgios Sp. Sakas. Në gazetën e pavarur politiko-letrare "Kravji", dt. 8 korrik 1936). Apo: "Çamët janë njerëz të ndershëm, shtetas besnikë të mbretit Kostandin dhe miq të shtetit grek" (Arkiva Greke, Kristo Vasili, deputeti i Janinës. Në gazetën “Elefteria”, nr. 102, Janinë, 30 prill 1936).

Greqia Greqia "padi" në Bruksel: Të hiqet Çamëria
Diplomati austriak që Diplomati austriak që "hapi" dosjen çame në Bruksel

Popullsisë çame i ndalohej gjuha shqipe, iu ngarkuan taksat e rënda, i vranë, i shpërngulën në Shqipëri e në Turqi. Grekët ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spathar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicë me emra grekë, si Trikoforos, Elea, Aetos, Parapotamos, Perdhika etj. Po ashtu, u kolonizuan tokat e shqiptarëve të Çamërisë.

Panoramë e vitit 1936 me Tyrben e Sulltan Muratit

Fatkeqësisht, u bënë 80 vite që kush nuk e trajton si duhet këtë problem dhe pasurinë e shqiptarëve në Greqi. Madje, Greqia nuk e shfuqizon Ligjin e Luftës me Shqipërisë, pikërisht për të shmangur kthimin e pronave të konfiskuara. Më 2016, një lajm i mirë për çamët erdhi nga Brukseli, e këtë çështje merr pak guxim ta ngre edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gazetari grek: Po sikur Skënderbeu të ishte helen? Rama: Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar! (Video) Gazetari grek: Po sikur Skënderbeu të ishte helen? Rama: Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar! (Video)
Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është burrështetasi i parë shqiptar në demokraci që guxoi të flasë me tone të ashpra kundër Greqisë (Video) Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është burrështetasi i parë shqiptar në demokraci që guxoi të flasë me tone të ashpra kundër Greqisë (Video)

John Foster Fraser

Situatë e njëjtë si me shqiptarët e Çamërisë ishte edhe me ata të Kosovës. Shqiptarët shpërnguleshin dhunshëm për në Turqi e Shqipëri. Ndërkaq, në tokat e tyre zbatohej ligji i kolonizimit i 11 qershorit 1931. Nga viti 1936 rinis marrja e tokave të shqiptarëve, në zonat kufitare, duke ua lënë veç 0.4 hektar për familje.

Në vitin 1936 vdiq John Foster Fraser, skocezi që shëtiti botën biçikletë. Në librin "Pictures from the Balkans" thotë se shqiptarët mund të ndahen si skocezët në fise (në veri), ndërkaq sikurse skocezët që lidhen me njëri-tjetrin nga urrejtja për anglezët, edhe shqiptarët i bashkon urrejtja që kanë për sllavët.

Rrëfimi i rrallë i një anglezi: Si ndahen shqiptarët dhe pse edhe të ndarë janë të bashkuar?! Rrëfimi i rrallë i një anglezi: Si ndahen shqiptarët dhe pse edhe të ndarë janë të bashkuar?!

"Fiset e Shqipërisë nuk kanë një fe të përbashkët. Disa janë të besimit mysliman dhe disa të krishterë. Brenda fisit mund të gjenden që të dy besimet", ka thënë ai.

Mbreti i Egjiptit, Fuadi i I-rë

Në vitin 1936 (26 mars), vdiq edhe mbreti Fuadi i I-rë, sundimtari i Egjiptit, Sudanit, Nubisë, Kordofanit dhe Darfurit, trashëgimtari i nëntë i dinastisë që nisi me shqiptarin Muhamed Aliu. Thuhet, por nuk është e sigurt, se ai nuk fliste arabisht, por italisht, turqisht dhe shqip.

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Shqipëria më 1936 për herë të parë merr pjesë Lojërat Olimpike të Berlinit. Kosova do të marrë pjesë Lojërat Olimpike Verore 2016, në Rio të Brazilit, ku xhudistja Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë. Një fillim i mbarë për sportin e Kosovës, i cili sivjet ka marrë pjesë edhe në garat eliminatore për Botërorin 2018.

Majlinda e ARTË shkruan historinë në Rio 2016 (Foto/Video) Majlinda e ARTË shkruan historinë në Rio 2016 (Foto/Video)

Në vitin 1936 me Shqipërinë sundonte Ahmet Zogu, si mbret. Kryeministër deri më 9 nëntor ishte Mehdi Bej Frashëri, e nga kjo ditë Koço Kota.

Më 2 nëntor 1936, BBC nis shërbimin televiziv. Ndërkaq më 5 dhjetor, me Kushtetutën e Bashkimit Sovjetik të imponuar nga Stalini, shpërbëhet Republika Transkaukaziane. Me këtë rast, Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia bëhen republika. Këto tri shtete ende kanë probleme me njëra-tjetrën!

Viti 1936 është viti kur lindin emra me peshë për shqiptarët. Më 28 janar, në Gjirokastër u lind shkrimtari i madh, Ismail Kadare. Më 26 shkurt, në Prishtinë u lind veprimtari Adem Demaçi, ndërkaq më 13 mars, në Prizren u lind studiuesi Zef Mirdita.

Dokumentari "Demaçi", nga Zija Miftari

Më 1936 lindën nobelistët Mario Vargas Llosa dhe disidenti dhe lideri i Çekosllovakisë e Çekisë demokratike, Václav Havel. Këtë vit lindi edhe Papa Françesku dhe aktori Burt Reynolds, aktorja e bukur Ursula Andress, këngëtari Roy Orbison, aktori Dennis Lee Hopper, aktori dhe këngëtari Kris Kristofferson, aktori Robert Redford, muzikanti William George Perks…

Serwer: Obama e McCain njohin Kosovën e pavarur Serwer: Obama e McCain njohin Kosovën e pavarur

Në këtë vit u lind edhe John Sidney McCain III, ish-kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të 2012, një mik i madh Kosovës.

Mustafa Bajrami: Mustafa Bajrami: "Pranvera arabe", mashtrimi më i madh në Lindjen e Mesme

Ndërkaq, do të lind edhe Zine El Abidine Ben Ali, president i Tunizisë në vitet 1987-2011. Në vitin 2011,  kryengritja e popullit për ta përmbysur do të shënojë atë që në botë do të njihet si "Pranvera Arabe", revolucioni i përgjakshëm i popujve arabë pasojat më të mëdha të së cilës po i vuajnë ende civilët e Sirisë.

Shqipëria e vitit 1936

1946: NË KOHËN KUR VRITEN YMER BERISHA DHE MARIE SHLLAKU, LULËZON MIQËSIA SHQIPËRI-JUGOSLLAVI

Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar. Në vitin 1946, Shqipëria e Jugosllavia ishin shtete mike. Por, në këtë miqësi problem ishin shqiptarët e Kosovës që vuanin persekutimet e komunistëve jugosllavë. Thuhet se Fadil Hoxha – lideri komunist i Kosovës – shkoi të ankohej tek Enver Hoxha, për mizoritë që i vuante populli i tij. Por, u spiunua tek famëkeqi Aleksandar Rankoviq, përmes vllahut Koçi Xoxe – atëherë ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Kështu, Kosova ishte e vetme dhe e pashpresë!

Rasti Koçi Xoxe: A ishte vërtetë agjent i jugosllavëve, shefi i parë i Sigurimit të Shtetit shqiptar? Rasti Koçi Xoxe: A ishte vërtetë agjent i jugosllavëve, shefi i parë i Sigurimit të Shtetit shqiptar?

Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe

Viti 1946 ishte viti i krijimit formal të bashkëpunimit Jugosllavi-Shqipëri, pasi u nënshkrua Traktati për Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke me afat 20-vjeçar. Këto dy shtete gjatë këtij viti do të lidhin 21 marrëveshje. Madje, planifikohej që Shqipëria të ishte republika e shtatë e Jugosllavisë, bashkë me Kosovën. Edhe sot ka dilema se a do të ishte më mirë të realizohej ky plan, pra për shqiptarët unikë si republikë e shtatë jugosllave. Një pjesë thonë do të ishte shumë më mirë, një pjesë është neutrale, e një tjetër mendojnë se do të ishte më keq pasi kështu do të zvogëloheshin ndjenjat kombëtare shqiptare. Sidoqoftë, plani dështoi, meqë thuhet se bashkimi i tillë do t'i bënte shqiptarët element të fuqishëm në Jugosllavi. Pra, ide e keqe nuk ishte bash krejt, apo jo?

Plani i Titos se si do t'i bashkohej Shqipëria, Jugosllavisë Plani i Titos se si do t'i bashkohej Shqipëria, Jugosllavisë
Dokumentet sekrete arkivore të takimit të Stalinit me komunistët jugosllavë: Shtizat e mosmarrëveshjeve Stalin-Tito u thyen në çështjen shqiptare Dokumentet sekrete arkivore të takimit të Stalinit me komunistët jugosllavë: Shtizat e mosmarrëveshjeve Stalin-Tito u thyen në çështjen shqiptare

Rruga "Vojo Kushi"

80 vite më vonë, vazhdon në një mënyrë tjetër miqësia komuniste shqiptaro-jugosllave e vitit 1946. Më 2016 në Prishtinë i hiqet një rruge emri Radovan Zogoviq – emri i burrit që iu përkushtua lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Ndërkaq, në Ulpianë qëndron "krenare" rruga me emrin e Vojo Kushit, i cili me grupin komunist të Shkodrës, më 23 nëntor vrau të birin e Isa Boletinit, nënkolonelin Adem Boletini.

I hiqet emri rrugës I hiqet emri rrugës "Radovan Zogoviq"
Vojo Kushi Vojo Kushi "i" Prishtinës, pjesë e grupit që vrau djalin e Isa Begut – nënkolonelin Adem Boletini

Në fakt, Kushi ishte malazez, por pushteti i Zogut ua kishte hequr serbëve e malazezëve prapashtesën "viq" e "iq" nga mbiemrat. Ai i takonte grupit komunist të Shkodrës, si Vasil Shanto dhe Branko Kadija. Nga ky grup Jordan Misja ishte serb, ndërkaq shqiptar "i madh" ishte veç Qemal Stafa. Grupet komuniste shqiptare do të bashkohen më 8 nëntor 1941, po ashtu nën udhëheqjen e një malazezi tjetër, Milladin Popoviqit. Enver Hoxha atëherë zgjidhet kryetar. Ndërkaq, më 2016 do të dalin në pah dokumentet që thonë Nexhmija, gruaja e Enverit, ishte fashiste e se fashistë të tjerë pas lufte do të transformohen në komunistët më mizorë.

Nexhmije Hoxha

Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste (Dokument) Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste (Dokument)
Shqiptarët: I shërbenin një regjimi, e në tjetrin shpallnin e vrisnin për tradhtarë Shqiptarët: I shërbenin një regjimi, e në tjetrin shpallnin e vrisnin për tradhtarë "bashkëpunëtorët" e regjimit të kaluar!

Derisa më 1946 lulëzonte miqësia Shqipëri-Jugosllavi, në Kosovë vazhdonin përndjekjet e shqiptarëve të Kosovës. Më 29 qershor, në Prizren, para të ashtuquajturit "Gjyqi i Popullit", në bankën e zezë u ulën 27 shqiptarë të akuzuar – në mesin e të cilëve shumë të rinj – për gjoja veprimtari kundër Jugosllavisë. Në një pyetje të një hetuesi drejtuar Marie Shllakut – shkodranes që e donte Kosovës e që do të dënohet me vdekje – se qe sa kohë ka filluar të merrej me politikë, ajo iu kishte përgjigjur: "Që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për Atdheun – përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë".

Marie Shllaku, At Bernadin Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini

Pse Enver Hoxha ishte kundër një Republike të Kosovës?! Pse Enver Hoxha ishte kundër një Republike të Kosovës?!
Pse Enveri nuk shkoi në Kosovë, kur vizitoi Beogradin? Pse Enveri nuk shkoi në Kosovë, kur vizitoi Beogradin?

Por, kush ishte Marie Shllaku?

Fillimisht ishte sekretare e ministrit të Punëve Botore, shqiptarit nga Kosova, Iliaz Agushit, që vritet më 1943 nga komunistët në Tiranë. Por, ishte e lidhur me grupet që luftonin për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Ajo propagandoi që shqiptarët nuk duhet t'i përgjigjen thirrjes për të shkuar në Armatën jugosllave, por të dalin në mal për të zhvilluar luftë kundër partizanëve. Më 1944 ka marrë pjesë në Kuvendin e Drenicës, së bashku me Ymer Berishën, Mehmet Gradicën, Ahmet Shalën, Ukë Sadikun, Shaban Polluzhën etj. Pasi u shua rezistenca në Drenicë, merr pjesë në Kuvendin e Dobërdolit, të gushtit të vitit 1945, ku u vendos që Ymer Berisha të jetë udhëheqës politik e Ukë Sadiku udhëheqës ushtarak i luftëtarëve të rezistencës në Kosovë… Dhe, kjo 23-vjeçare, që fliste shumë gjuhë e që për shkaqe ekonomike kishte ndërprerë studimet e Filozofisë në Romë, u dënua me vdekje nga shqiptari faqezi, Ali Shukriu, bashkë me patriotët tjerë nga Shkodra: At Bernard Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini. Më 24 nëntor 1946, jetët e tyre do të shuhen në Prizren. Bashkëpunëtorë të tjerë të tyre, në mesin e të cilëve ishte edhe shkrimtari Ramiz Kelmendi e piktori Engjëll Berisha, u dënuan me 1-12 vjet burg.

Ymer Berisha

Para ekzekutimit të tyre, më 11 korrik 1946 në Hereç të Gjakovës do të tradhtohet dhe vritet nga shqiptari edhe patrioti Ymer Berisha, pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit (16-20 shtator 1943) që u organizua nga Xhafer Deva – nismë kjo që angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Këtë vit do të vdes në vetmi një ndër personat dikur më të pasur në Shqipëri: Shëfqet Vërlaci, kryeministër i Shqipërisë më 1924 dhe gjatë pushtimit fashist më 1939-1941.

Shëfqet Vërlaci

Më 1946, Asambleja Kushtetuese shpall Republikën Popullore të Shqipërisë. Arsimi, shkenca dhe arti i nënshtrohen doktrinës dogmatike të realizimit socialist. Ndërkaq, më 26 tetor ndodh incidenti i Korfuzit, kur dy anije britanike shkatërrohen nga minat e vendosur në ujërat shqiptare. Në këtë vit Enver Hoxha shpall veten për kryeministër, post të cilin do ta mbajë deri më 1954. Në nëntor, si i “madh” që ishte, i prish marrëdhëniet me SHBA-të.

Incidenti i Kanalit të Korfuzit: Dokumentet sekrete që dënuan Shqipërinë Incidenti i Kanalit të Korfuzit: Dokumentet sekrete që dënuan Shqipërinë
Incidenti i Kanalit të Korfuzit: Dokumentet sekrete që dënuan Shqipërinë Incidenti i Kanalit të Korfuzit: Dokumentet sekrete që dënuan Shqipërinë

E, Kosova, si njësi politike, përmendet për herë të parë pas vitit 1912. Ajo quhet Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë, brenda territorit të Serbisë. Por, Kosova do të ketë një pjesë të vogël të territorit që quhej Vilajeti i Kosovës para pushtimeve serbe të vitit 1912.

Ukë Sadiku, Ajet Gërguri, Gjon Serreçi dhe Osman Bunjaku

Në vitin 1946, kryetar i Ferizajt ishte Abdullah Musliu (Petrovci), një personazh shumë interesant. Ai ishte ndër komunistët e parë në Kosovë, madje njeri i rusëve. Fliste shqip, italisht, turqisht, gjermanisht e serbisht. Ishte komunist idealist, më vonë i zhgënjyer për shkak të politikave antishqiptare të regjimit të ish-Jugosllavisë. Për këtë, dhe mos gjunjëzimit të tij ndaj padrejtësive, do të vuajë shumë vite burg. Prokuror edhe i rastit të tij ishte Ali Shukriu.

Ali Shukriu, Sinan Hasani dhe Azem Vllasi

Musliu gjatë jetës ishte arrestuar 33 herë, ndërkaq nga Kominterni sovjet kishte detyrë të vriste Adolf Hitlerin në Stamboll. Sipas historianit Ramadan Haziri, në Stamboll shkoi Joseph Goebbels (sipas gazetave, më 13 prill 1939). Musliu dhe një shqiptar nga Kumanova, hedhin bombën tek eskorta e shefit të propagandës naziste. Disa persona vriten, disa të tjerë e pësojnë nga hakmarrja turke.

Shqiptari i Kosovës që u angazhua ta vras Hitlerin, e bëri atentat ndaj Goebbelsit Shqiptari i Kosovës që u angazhua ta vras Hitlerin, e bëri atentat ndaj Goebbelsit

Musliu më vonë do të bëhet bashkëpunëtor i Gjon Serreçit të NDSH-së (Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare), i cili do të ekzekutohet më 31 gusht të vitit 1947 bashkë me Ajet Gurgurin, Ukë Sadikun dhe Osman Bunjakun, në "Strelishtë" të Taukbashqes në Prishtinë! Serreçi do të "tradhtohet" nga shoqëruesi (truproja, që nga 25 korriku 1946), Osman Abaz Gagica, i cili nuk mundi të përballonte torturat në hetuesi.

Lista e të vrarëve nga komunistët në Prishtinë, që më dekada ishte top-sekret Lista e të vrarëve nga komunistët në Prishtinë, që më dekada ishte top-sekret

Te "Strelishta" u ekzekutuan qindra shqiptarë tjerë. Në mesin e tyre është edhe Stak Mark Mirdita. Nga kjo familje janë vrarë gjashtë persona. Stak Marku ishte njeriu që kishte ndërtuar kishën e Shën Ndout në Prishtinë më 1927 e që rrënohet më 1957 nga komunistët.

Kisha e Shën Ndout në Prishtinë: Punëtorët shqiptarë të besimit islam, refuzuan detyrën e rrënimit Kisha e Shën Ndout në Prishtinë: Punëtorët shqiptarë të besimit islam, refuzuan detyrën e rrënimit

Në këtë vit lindin aktorët Diane Keaton, Alan Rickman, Liza Minnelli dhe Sylvester Stallone; këngëtaret Dolly Parton dhe Cher; kitaristi David Gilmour; regjisori Oliver Stone; dhe, tre presidentë amerikanë: Bill Clinton, George W. Bush dhe Donald Trump. Nga këta presidentë amerikanë, i pari kontribuoi në çlirimin e Kosovës, i dyti në shpalljen e pavarësisë së saj, ndërkaq për të tretin… shqiptarët po shpresojnë!

Bill Clinton, George W. Bush dhe Donald Trump

Po më 1946, arrestohet shkrimtarja e parë shqiptare, intelektualja Musine Kokalari, e shkolluar në Romë të Italisë. Pasi ia vranë dy vëllezërit, në gjyq ajo tha: "Nuk më duhet të jem një komuniste që ta dua vendin tim. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani që ju jeni fitues, doni të shfarosni ata që ju i mendoni si kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më ndëshkoni mua për idealet e mia"!

Musine Kokalari, para trupit gjykues, në korrik 1946

Në vitin 1964, pasi i kaloi 18 vite në burgun famëkeq të Burrelit, 19 vitet tjera të jetës i kaloi në internim, në Rrëshen, ku ishte e detyruar të punonte si fshesare rrugësh. Kokolari kurrë nuk u lejua të rifillonte të shkruante letërsi. Ajo vdes nga kanceri – e vetmuar e pa kujdes – më 14 gusht 1983. Pas rënies së komunizmit, eshtrat e saj u zhvarrosën që ajo të mund të prehej së bashku me nënën e saj. Atëherë zbulohet edhe një gjë tjetër e ligë: torturuesit komunistë e kishin varrosur me duar të lidhura me tela me gjemba.

1956: KHRUSHCHEVI DISTANCOHET PREJ STALINIT, ENVERI NGA BRSS, RANKOVIQI VAZHDON TERRORIN NË KOSOVË

Në shkurt, lideri komunist sovjetik, Nikita Khrushchev, mbajti fjalimin e "Kultit të personalitetit dhe pasojave", ku kritikon paraardhësin e tij Joseph Stalin. Një vit më vonë, Enver Hoxha e Mehmet Shehu do ta vizitojnë Moskën, por fjalimi i Nikitës do të lë shije të hidhur tek Enveri, i cili po mendon shkëputjen nga ndikimi sovjetik. Madje, më 1961 Hoxha mban një fjalim dy orë të gjatë, midis Moske, kundër superfuqisë së dytë të atëhershme, BRSS-së. Disa thonë se atëherë Enveri është dashur të mendojë të kthehet kah Perëndimi e jo kah "vëllezërit" kinezë.

Vizita e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në Moskë (Video) Vizita e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në Moskë (Video)
"Time" e quajti burrë trim Enver Hoxhën, sepse veç ai guxoi t'ia përplaste më të fortit të Bllokut Lindor

Nikita Khrushchev gjatë vizitës së tij në Shqipëri

Megjithatë, për gjëra të këqija, miqësia Shqipëri-BRSS ende nuk është shuar. Kështu, po më 1956, Sigurimi shqiptar dhe KGB planifikojnë hedhjen në erë të godinës së ACEN-it (Asambleja e Vendeve të Robëruara Evropiane) në Strasburg. Akti – sipas Kadri Hazbiut, në seancën e tetë të gjyqit ndaj 'grupit armiqësor të vënë në shërbim të zbulimeve të huaja' – do të bëhej në momentin kur përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse (Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania, shtete komuniste që në ACEN përfaqësoheshin nga "armiqtë e popullit") ishin në një konferencë.

Shqipëria këtë vit ishte në mjerim të madh ekonomik e në borxhe. Kjo vërehet edhe nga procesverbali i Konferencës së Tiranës së këtij viti, ku kryeministri Mehmet Shehu tha: "Ne jemi në gjendje të vështirë, sepse kemi 900 milionë rubla borxhe dhe deri sa të lahen këto, bëhen një miliard e gjashtëqind mijë rubla. Në vitin 1965, ratat bëhen 120 milionë rubla. Kështu do të jemi në një situatë shumë të vështirë, sepse po të mos na japin kredi, atëherë gjithë eksportin duhet ta japim vetëm për borxhin dhe kështu mbaroi ekonomia popullore".

Historia e ndërlikuar e marrëdhënieve Shqipëri-Rusi Historia e ndërlikuar e marrëdhënieve Shqipëri-Rusi

Derisa ky vit, pra viti 1956, kishte sjell liri më të mëdha në vendet e bllokut komunist, e njëjta nuk ndodhte në Shqipërinë që i bindej doktrinës staliniste. Ky shtet, ndonëse kishte krizë për bukë, i refuzoi këtë vit ndihmat e amerikanëve në ushqim.

Pamje nga Revolucioni Hungarez

Më 1956 nis Revolucioni Hungarez, kundër sistemit dhe ndikimit sovjetik. Budapesti rrethohet nga trupat ruse që nuk kursejnë vrasjet e shkatërrimet. Mbi 200 mijë hungarezë braktisin vendlindjen e tyre. Liria këtij populli do t'i kthehet më 1989, pas kollaptimit të komunizmit.

Dokumentar i shkurtë për Hungarinë e vitit 1956

Të inspiruar nga ngjarjet në Hungari, të rinjtë shkodranë, Ndrek Brazhdari, Nikolin Pavaçi dhe Karlo Çefa, guxuan të ngrinin krye, duke hedhur traktet e para të rebelimit. Edhe këta mendonin se do ta rrëzonin Enverin, por kot!

Rrëfimi i rebelëve shkodranë: Tentimi për ta rrëzuar pushtetin e Enverit dhe pasojat! Rrëfimi i rebelëve shkodranë: Tentimi për ta rrëzuar pushtetin e Enverit dhe pasojat!

Më 1956 thuhet se ndryshojnë kufijtë e Kosovës; se deri atëherë Kosovë ishte edhe Lugina e Preshevës, po jo edhe Leposaviqi me disa fshatra. Kosova edhe pas 60 vitesh ka probleme me kufijtë e saj!

Haziri për kufij të 1956-ës Haziri për kufij të 1956-ës

Në Kosovë vazhdonte represioni serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Nën urdhrat e Aleksandar Rankoviqit, mbahet në Prishtinë gjyqi i gjoja simpatizuesve të regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Këtë vit po ashtu vazhdonte i ashtuquajturi aksioni i mbledhjes së armëve.

Dhe bota e njeh veç një Mbret – Elvis Presley

Në Prizren, në saje të aktakuzës së përpiluar nga prokurori Radoslav Cerovqanin, të mbështetur tërësisht në montimin e “fakteve” nga UDB-ja, më 12-19 korrik 1956 (në fshehtësi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ku u dënuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg të rëndë; Sedat Dida u dënua me pesë vjet burg të rëndë; Shani Hoxha me katër vjet burg të rëndë; Demush Cahani me pesë vjet burg të rëndë; Ibrahim Moni me tre vjet burg të rëndë; Rexhep Muhadri me dy vjet burg të rëndë; Hasan Bajrami me dy vjet burg të rëndë; Muhamet Emini me nga dy vjet burg të rëndë dhe Sali Mehmeti (Meta) me nëntë muaj burg të rëndë.

Më 1956, Carl Perkins incizon këngën "Blue Suede Shoes"; Elvis Presley incizon këngën "Heartbreak Hotel", ndërsa ndryshon botën teksa performon këngën "Hound Dog" – në TV, në emisionin "The Milton Berle Show" – me dridhjet e tij unike të ijëve. Ndërkaq, Çesk Zadeja e kompozoi simfoninë e parë shqiptare. Këtë vit vendoset për të jetuar dhe vepruar në Prishtinë, kompozitori Rexho Mulliqi.

Maroku dhe Tunizia shpallin pavarësinë nga Franca, Pakistani bëhet Republika e parë Islamike, ndërsa Izraeli kryen masakrën e njohur si Khan Yunis, ku vriten qindra refugjatë palestinezë në kampe.

Më 1956 kanë lindur aktorët Mel Gibson, Andy Garcia, Tom Hanks, Kim Cattrall dhe Christoph Waltz; këngëtari Johnny Rotten (Sex Pistols); iluzionisti David Copperfield; ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad; kryeministrja e tashme britanike, Theresa May; dhe dy zyrtarë të BE-së që ndikonin për të mirë e për të keq në shumë procese të Kosovës: Catherine Ashton dhe Jose Manuel Barroso.

Më 20 nëntor, arrestohet për herë të dytë një nga zyrtarët më të lartë e më të fuqishëm të Jugosllavisë, Millovan Gjillasi, nën akuzat për "propagandë armiqësore". Në fakt, ai kishte kritikuar neutralitetin e Jugosllavisë pas intervenimit sovjetik në shuarjen e Revolucionit Hungarez.

1966: RA RANKOVIQI, KINA KËRCËNON BOTËN NËSE DIKUSH E PREK VEÇ PAK SHQIPËRINË!

Enver Hoxha inicion Revolucionin Ideologjik dhe Kulturor, sipas modelit kinez. Por, në fakt këtu asgjë nuk kishte të bënte me kulturë, pos me terror. Sidomos në Kinë, ku për 10 vite vriten 1.5 milionë njerëz, e shumë të tjerë torturohen.

Diktatura në Kinë, heshtet 50 vjetori i revolucionit kulturor Diktatura në Kinë, heshtet 50 vjetori i revolucionit kulturor

Por, Hoxha rreshtohej pas Kinës, nga e cila përfitonte edhe ndihma të mëdha financiare dhe në ushqim. Një dashuri e madhe shqiptaro-kineze po lulëzonte, aq e madhe sa që lideri kinez, Mao Zedong, më 3 nëntor mbajti një fjalim të "fuqishëm" me të cilin i tregoi botës se për Shqipërinë ishte në gjendje të luftonte me secilin.

Mao Zedong

"Shqipëria është i vetmi shtet marksist-leninist në Evropë dhe një sulm ndaj Shqipërinë do të duhej të marrë parasysh Kinën e madhe. Nëse imperialistët amerikanë, revizionistët modernë sovjetikë apo ndonjë prej lakejve të tyre guxon të prek veç pak Shqipërinë, ata do t'i presë një disfatë e plotë, e turpshme dhe e paharrueshme", ka thënë Mao.

Ndoshta i "trimëruar" nga vëllai Mao, thuhet se më 19 shtator 1966, Enver Hoxha mbajti këtë fjalim: "Kosova e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, pjesë të Shqipërisë, u shkëputën nga mëma e tyre prej fuqive imperialiste dhe iu dhanë Mbretërisë serbe. Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë. Xhelatët serbomëdhenj bënë kërdinë mbi shqiptarët, për t'i shfarosur krejtësisht. Shqiptarët rezistuan heroikisht dhe gjenocidi i praktikuar nga shovinistët serbo-malazezë nuk u dha rezultatet që ata pritnin"!?

Çfarë tha Enver Hoxha për Kosovën, më 19 shtator 1966? Çfarë tha Enver Hoxha për Kosovën, më 19 shtator 1966?

Në Jugosllavi mbahet Plenumi IV i KQ të LKJ-së (i njohur si Plenumi i Brioneve) në të cilin dënohet dhuna dhe terrori i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror mbi popullin shqiptar. Nënkryetari i Jugosllavisë, Aleksandar Rankoviqi, me një numër bashkëpunëtorësh shkarkohet prej pozitave politike dhe shtetërore për shkak të veprimtarisë së atij Shërbimi. Me largimin e tij, shqiptarët e Kosovës marrin frymë më lirshëm dhe nisin të avancojnë të drejtat dhe statusin e tyre nacional

Ndahen miqtë e mëdhenj: Tito dhe Rankoviqi

Mediat serbe, duke u cituar arkivin e TItos, kanë shkruar se Fadil Hoxha, menjëherë pas rënies së Rankoviqit, kishte kërkuar që emrit të Kosovës t'i hiqet Metohija, gjë që ka ndodhur, dhe se Kosova duhet të sjell ligjet e saj, përfshirë Gjykatën Supreme. Pra, të jetë e barabartë me njësitë tjera të Jugosllavisë. Ndërsa, historiani serb, Millosh Mishoviq, në librin e tij "Ko je trazio republiku: Kosovo 1945-1985" (Kush e kërkoi Republikën: Kosova 1945-1985), ka shkruar se më 22 prill 1968, në mbledhjen e Kryesisë së Komisionit Ekzekutiv të Kosovës, Fadil Hoxha kërkonte: "Flamuri i Kosovës nuk duhet të jetë një flamur i trilluar… Në Kosovë shumica janë shqiptarë dhe flamuri duhet të jetë shqiptar". "Hoxha", thuhet po aty, "kërkoi që Kosova të ketë flamurin zyrtar, stemën dhe festën e vetë shtetërore. Këtu është kërkuar Kosova Republikë".

Lajthitja e madhe: Tito sillej mirë me shqiptarët!? Lajthitja e madhe: Tito sillej mirë me shqiptarët!?

Për Fadil Hoxhën ka kritika të mëdha, sidomos për rolin e tij gjatë shuarjes së rezistencës në Drenicë. Respektin më të madh për të – dhe perceptimin se ishte i pagabueshëm – e kanë kryesisht gjakovarët, të cilët në krah të tij u bënë komunistë të devotshëm e nisën ta "sundojnë" Kosovën – politikisht dhe ekonomikisht. Sidoqoftë, në rrethanat në të cilat ka jetuar e vepruar, në një sistem monist e në një shtet të fuqishëm e armiqësor siç ishte Jugosllavia e Titos, Fadil Hoxha ka luftuar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, për përparimin e tyre, e madje ka guxuar ta përmendte bashkimin me Shqipërinë. Kështu, Milan Vuçiniq, në librin e tij "Zašto Kosovo ne može da bude republika" (Pse Kosova nuk mund të jetë republikë), thotë se Fadil Hoxha më 1958 kishte thënë: "Me qenë se është shumica në Kosovë janë shqiptarë, gjithsesi se kjo do të shkojë në Shqipëri".

Pamje nga Prishtina e vitit 1966

Më 1966, pas rënies së Rankoviqit, formohet "Komisioni i Sekretariatit të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Serbisë për hulumtimin e përgjegjësisë politike të anëtarëve të Komitetit Krahinor të cilët kanë punuar në shërbimin e Sigurimit Shtetëror në krahinë”. Në këtë komision, për Sharr Hoxhën, djalin e Fadil Hoxhës, dëshmi jep Stanislav Gërkoviq, kryeshef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Qarkut dhe Komunës së Prishtinës. Një pjesë e dëshmisë së Gërkoviqit, dhënë më 16 korrik 1966, është kjo: "Para dy vjetësh, me sa më kujtohet, me rastin e zbulimit të veprimtarisë armiqësore të një grupi të rinjsh – nxënës të shkollës së mesme – gjetëm edhe emrin e njërit djalë të Fadil Hoxhës (Sharri). U konstatua se ai kishte ditur për këtë veprimtari dhe në njëfarë mase edhe vetë kishte marrë pjesë në të. Këtë grup nuk e ndoqëm, sa më kujtohet, as në mënyrë kundërvajtëse, meqë ishim marrë vesh që për tërë këtë të lajmërohet shoku Fadil…".

Fadil Hoxha ka thënë: Nuk ka zgjidhje për Kosovën, pa bashkimin me Shqipërinë Fadil Hoxha ka thënë: Nuk ka zgjidhje për Kosovën, pa bashkimin me Shqipërinë

Në fakt, edhe historiani kroat, Branko Horvat, ka shkruar se më 1963 Sharr Hoxha me një grup të rinjsh shqiptarë ka shkruar parullat: "Poshtë Tito", "Poshtë Jugosllavia", "Rroftë Enver Hoxha", "Rroftë Shqipëria"!

Pas rënies së Rankoviqit, Dushko Hr. Konstantinov, historian maqedonas nga Manastiri, më 1 mars 1966 shkruan: "Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”. Por, pas vitit 1981, kur nis të degradojë pozita e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, ky historian do të ndryshojë qëndrimin e tij të mëparshëm!

Azem Vllasi lartëson figurën e Fadil Hoxhës, kundër të cilit vet veproi (Video) Azem Vllasi lartëson figurën e Fadil Hoxhës, kundër të cilit vet veproi (Video)

Në vitin 1966, prej 4 e deri me 10 korrik, Ansambli "Rugova" merr pjesë në Festivalin e Folklorit Ndërkombëtar në Langolen të Anglisë. Në kuadër të këtij Ansambli ishin edhe rapsodët e mirënjohur të Llapushës, Salih e Feriz Krasniqi. Atëherë lind miti se këta dy kanë kërkuar të hiqen mikrofonat dhe se të gjithë në publik u mahnitën me fuqinë e zërit të tyre.

Salihi e Ferizi

Këtë vit në botë lind një mit tjetër, të cilin shumica edhe sot e besojnë. Më 1966 vdes animatori, sipërmarrësi dhe aktori i njohur amerikan, Walt Disney. Atëherë u tha se trupi i tij është ngrirë dhe se kur të gjendet ilaçi i sëmundjes nga e cila vuante, ai do të shkrihet dhe do të vazhdojë të jetojë!

Në këtë vit, pos Disneyt vdesin edhe dy aktorë të mëdhenj: Buster Keaton dhe Montgomery Clift.

Në vitin 1966, në Shqipëri bëhet urimi i fundit i Krishtlindjeve në Shqipërinë komuniste. Më 23 dhjetor të këtij viti, kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kryepeshkopi Damian, përmes një telegrami i uron Krishtlindjet kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës. Një vit më vonë, Hoxha nis kampanjën kundër feve.

Kujtesë (1966): Shokë e shoqe, ta ndihmojmë popullin e Indisë! (Foto) Kujtesë (1966): Shokë e shoqe, ta ndihmojmë popullin e Indisë! (Foto)

Bota dridhej nga ritmet e muzikës Rock'n Roll, ndërsa punëtorët e "Trepçës" solidarizohen me "popullin mik të Indisë" që kërcënohej nga uria.

"Tue nihmue popullin e Indlsë na kryeimë detyrën tonë internaclonallste dhe obligimin për të të cilin na tregon gjithmonë shoku Tlto dhe LKJ. T'a ndihmojmë popullin e Indisë!", thuhet në apelin e tyre.

1976: LINDI "MOLLA", VDIQ MAO, E MAHMUTI BËN "ZHURËM"!

Shqiptarët e Kosovës shijon frytet e Kushtetutës së vitit 1974, Kushtetutë kjo që e bëri Kosovën të jetë pjesë e Federatës jugosllave. Statusi i tyre politik e social po avancohej.

Derisa më 1966 ishin 2,712 vetura të regjistruara, më 1976 ishin 34,311. Po këtë vit shtrohen 1007 kilometra rrugë me asfalt.

Ujësjellësi dhe elektrifikimi është bërë në shumë vise, ndersa 57 për qind e popullatës së vendit është urbane. Po ashtu, rritet jetëgjatësia mesatare në 68 vjet, e 95 për qind e fëmijëve kryenin shkollën fillore. Këtë vit ishte një mjek për 2,009 banore.

Kufiri me Shqipërinë, më 1976

Mahmut Bakalli i tha Titos: Ne duhet të jemi Republikë (Video) Mahmut Bakalli i tha Titos: Ne duhet të jemi Republikë (Video)

Por, Mahmut Bakalli, si kryetar i Komitetit krahinor të Lidhjes së komunistëve të KSAK-së, kishte vërejtje. Madje thoshte se ka regres në Kosovë. Sipas tij, më 1947, Produkti Social për kokë banori ishte me 49.3 për qind të mesatares së Jugosllavisë, për të rënë më 33.4 për qind më 1976.

Zogu sërish ka bashkëpunuar me jugosllavët, e ka kërkuar që me shqiptarë të Kosovës ta rrëzojnë Enver Hoxhën

Në vitin 1976, në Kongresin e VII-të të Partisë Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxha deklaroi se Shqipëria nuk do të merrte kredi nga asnjë vend i botës dhe se për ndërtimin e socializmit do të mbështetej tërësisht në burimet e brendshme dhe forcat e veta, gjë që sanksionohej edhe në Kushtetutë! Kështu u paralajmërua prishja e "vëllazërisë" shqiptaro-kineze. Dhe, si fitil i prishjes së këtyre marrëdhënieve ishte vizita e presidentit amerikan në Kinë, Richard Nixon.

Kush ishte Mahmut Bakalli

Në këtë vit, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë ishte Haxhi Lleshi, ndërsa kryeministër Mehmet Shehu. Tash vonë do të dalin ca dëshmi nga CIA që thonë se Tito kishte lidhje me Haxhi Lleshin e Myslym Pezën. Madje, dalin në shesh planet e Zogut për të krijuar ushtri prej tetëmijë shqiptarëve të Kosovës, të stërvitur e armatosur nga CIA, për të rrëzuar Enver Hoxhën.

Një-lekëshi i lëshuar në qarkullim në 1976

Nga ky vit, Shqipëria udhëhiqej me një platformë anti-revizioniste, të quajtur: Hoxhaizmi. Kjo doktrinë – në thelb staliniste – ishte kritike ndaj Jugosllavisë, SHBA-ve, BRSS-së dhe Kinës, ndërsa e cilësonte veten si e vetmja parti marksist-leniniste në botë. Kështu, Shqipëria e vogël, dhe hoxhaizmi i saj, nisën të kenë ndikim te shumë parti komuniste në botë. Këto parti hoxhaiste – nga shtete të ndryshme të Afrikës, Azisë, Evropës dhe Amerikës – pas rënies së komunizmit në Shqipëri, mbajtën Konferencën e Partive dhe Organizatave Marsksist-Leniniste (Uniteti dhe Lufta)

Filmi, "Pylli i lirisë".

Në vitin 1976, Gëzim Erebara bën filmin "Pylli i lirisë". Ky film dhe shumë filma tjerë të Shqipërisë, ishin hite në Kinë. Madje, të inspiruar nga këta filma, kinezët ua vinin fëmijëve të tyre emra shqiptarë.

Studentët e shqipes në Pekin marrin emra shqip, filmat e Shqipërisë dikur ishin hit në Kinë Studentët e shqipes në Pekin marrin emra shqip, filmat e Shqipërisë dikur ishin hit në Kinë

Në vitin 1976, formohet një kompani që do ta ndryshojë botën: nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak themelohet Apple Computer Company, që sot është një nga më të mëdhatë në botë, me të ardhura prej 234 miliardë dollarëve më 2016.

Në këtë vit përfundon i ashtuquajturi Revolucioni Kulturor Kinez, ndërsa vdes edhe lideri komunist i këtij shteti, Mao Zedong.

Në këtë vit vdesin edhe këta emra të rëndësishëm: shkrimtarja Agatha Christie, miliarderi dhe sipërmarrësi Howard Hughes, filozofi Martin Hedigger dhe gjenerali britanik që ia doli ta mundte Ushtrinë naziste të një prej gjeneralëve më të mëdhenj në histori, gjermanin Erwin Rommel

Steve Wozniak dhe Steve Jobes

Në vitin 1976, etnologu Rrok Zoizi bën një seri të mrekullueshme të shqiptarëve në veshje kombëtare, disa nga të cilat mund t'i shihni më poshtë.

Veshje grash me shark dhe veshje burrash me poture nga Labëria

Portret gruaje nga Shqipëria e Mesme

Portret gruaje nga Zadrima

Portret gruaje nga veriu i Shqipërisë

Veshje grash nga Dropulli, Sarandë

Veshje grash nga Mati

Veshje grash nga Dumre, Elbasan

Veshje grash nga krahinat e nënshkodrës

Veshje grash nga Zerqani, në Veri të Shqipërisë

Veshje grash nga Dardha, Korçë

1986: THEMELOHET TEATRI "DODONA", NË SHQIPËRI NUK GJENDEJ NJË NJERI TRASHALUQ, FADIL HOXHA I "QUAN" SERBET KURVA

Në vitin 1986, Rabije Bajrami, punonjëse në BVI (Bashkësia Vetëqeverisës e Interesit) të Kulturës, qytetarët e Prishtinës i bën me një teatër të tyrin: një teatër alternativ, që për dallim nga Teatri Popullor Krahinor do të ishte më i hapur ndaj ideve dhje krijuesve të rinj.

Teatri "Dodona"

Ajo e themeloi teatrin, pranoi një numër të madh aktorësh, e madje e caktoi edhe lokacionin e objektit. Bajrami e bëri një vepër të madhe për artin dhe kulturën shqiptare, mbase më të madhen në 30 vitet e fundit.

"#2015" vazhdoi edhe më 2016

Fatkeqësisht, 30 vite më vonë, ky teatër – që dikur ishte edhe simbol i rezistencës kulturore shqiptare në Kosovë – është në gjendje më të rënduar se gjatë masave të dhunshme të Serbisë në vitet '90, fal njerëzve të gabuar e mediokër që gjenden në Drejtorinë për (Pa)Kulturë të Komunës së Prishtinës. Më 2016 nuk do të jepet asnjë cent për “Dodonën” e madje do të ndërpritet Festivali i Teatrove të Kukullave, i vetmi i këtij lloji në Kosovë. Sepse, e keqja ka kapluar postet…

"Dodona" kujton regjisorin Smail Imeri (Video)

30 vite më vonë do të vdes një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Rabije Bajramit në themelimin e teatrit të ri, regjisori i diplomuar në Zagreb, Smail Imeri, i cili dha idenë që ky teatër të quhet "Dodona". Këtë emër ai ia ka vënë edhe bijës së tij.

Te "Dodona" do të krijohet jo vetëm shikuesi i ardhshëm i artit skenik, po edhe krijuesi i së nesërmes. Këtu janë dhënë 46 premiera të shfaqjeve për fëmijë, 105 për të rritur, me afro 700 mijë shikues. Shfaqjet e Teatrit "Dodona", ato për fëmijë – pothuajse të gjitha të realizuara nga Melihate Qena – nuk do të shuhen kurrë, fal magjisë që ofrojnë. Këto shfaqje, 30 vite pas, i shikojnë fëmijët e dikurshëm si prindër të sotëm – bashkë me fëmijët e tyre.

Melihate Qena

Shqipëria, pas vdekjes së Enver Hoxhës, sundohej nga gruaja e tij Nexhmije dhe nga Ramiza Alia. Ky shtet kurrë më i varfër nuk ka qenë, aq sa një gazetar spanjoll – Carlos Herera – që e bën më 1986 një vizitë aty, do të thotë: "Këtu nuk ka një njeri të plotë"! Këtë vit Shqipëria ndërpret ndërtimet e bunkerëve.

Programe nga RTSH më 1986 dhe dokumentari "Rron populli, rron Enver"

Më 1986, themeluesi i "Agimit të Artë" – partisë greke të ekstremit të djathtë – Peri Druca – shkroi: "Grekët dhe Shqiptarët, një popull, një atdhe"! Çuditërisht, kjo parti sot antishqiptare është themeluar dhe udhëhequr dikur nga arvanitasit.

Plazhi i Durrësit më 1986

Më 1986 shpallet Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, në të cilin kërkohet që Kosovës t'i merret statusi i autonomisë i pranuar në Kushtetutën e vitit 1974. Këtë vit nis ngritja drejt pushtetit, e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq – fillimisht si kryetar i Lidhjes Komuniste të Serbisë; këtë vit nis shkatërrimi definitiv i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Për të ndryshuar Kushtetutën e vitit 1974, do të ngritën serbët në atë që do të njihen si "Mitingjet e së vërtetës", protesta këto që do të kulmojnë me dominimin serb në Federatë dhe luftëra të përgjakshme pak vite më vonë.

Nën presionin e madh të Serbisë, tërhiqet nga jeta politike, Fadil Hoxha, gjoja sepse i ka fyer femrat serbe duke i "quajtur" kurva! Megjithatë, këtë vit Rilindja boton përmbledhjen e fjalimeve të tij: "Jemi në shtëpinë tonë"!

Më 25 shkurt 1986, në Kongresin e 27-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev prezanton projektet e tij të quajtura: Glasnost dhe Perestroika. Ndërsa, më 26 prill 1986 do të ndodh katastrofa e Çernobilit, pas shpërthimit të centralit atomik në këtë qytet të Ukrainës.

Këtë vit vritet kryeministri suedez, Olof Falme, ndërsa vdesin aktorët Cary Grant dhe James Cagney.

Për të heshtin rusët: Qyteti misterioz numër 40, që fsheh sekretet më të mëdha të Rusisë (Foto/Video) Për të heshtin rusët: Qyteti misterioz numër 40, që fsheh sekretet më të mëdha të Rusisë (Foto/Video)
Imazhet rrëqethëse, ky është Çernobili 30 vjet më pas (Video) Imazhet rrëqethëse, ky është Çernobili 30 vjet më pas (Video)
Tri dekada në hijen e katastrofës më të madhe nukleare: Banori i fundit i Çernobilit (Foto/Video) Tri dekada në hijen e katastrofës më të madhe nukleare: Banori i fundit i Çernobilit (Foto/Video)
Fotot misterioze të kishës ku nuk shkel asnjë qenie njerëzore! (Foto) Fotot misterioze të kishës ku nuk shkel asnjë qenie njerëzore! (Foto)
Heroi i fshehtë i Çernobilit, njihuni me shkencëtarin bërthamor që shpëtoi mijëra njerëz nga vdekja toksike (Foto) Heroi i fshehtë i Çernobilit, njihuni me shkencëtarin bërthamor që shpëtoi mijëra njerëz nga vdekja toksike (Foto)

1996: RUGOVA PËRMEND AUTOSTRADËN, UÇK NIS SULMET KUNDËR CAQEVE SERBE

Kosova vazhdon të jetë nën okupim klasik. Shqiptarët mbështesnin rrugën e politikës paqësore të Ibrahim Rugovës, por të njëjtën kohë nisin edhe aksionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër caqeve të Policisë serbe.

Fotografitë dhe intervista e Rugovës më 1989, që Serbia nuk deshi t'i shoh në revistën Fotografitë dhe intervista e Rugovës më 1989, që Serbia nuk deshi t'i shoh në revistën "Start" (Foto)

Në shkurt riarrestohet Ramiz Alia nën akuzat për krime kundër njerëzimit. Po ashtu dënohen nëntë ish-zyrtarë të lartë të komunizmit.

Shqipëria pranon ndihma të huaja humanitare, ndërsa krimi dhe korrupsioni "pushton" vendin.

Në Kampionatin Botëror në Futboll, më 1978, Argjentina mund në finale Holandën me rezultatin 3:1. Vendimtar në këtë fitore ishte Mario Kempes, që dha dy gola. Kempes më 1996 do të bëhet trajner i ekipit "Lushnja". Por, shpejtë largohet nga aty, pasi vendi kaplohet nga kriza e Skemave Piramidale që e qesin për toke një shtet të tërë.

Mario Kempes mbërrin në Lushnjë

Më 1996 në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri fiton Partia Demokratike e Sali Berishës, por pushteti i tij do të përmbyset shpejtë, atëherë kur "rebelët" nisin shkatërrimet që Rexhep Qosja fatkeqësisht i quajti "Revolucioni i vonuar demokratik"! Por, fajtor për këtë gjendje, pas dështimit të "Piramidave" ishte vetë Berisha.

Në nëntor, në Tiranë hidhet eksplozivi në shtëpinë e gjyqtarit Prel Martinit. Shpërthimet e tilla, nga nëntoka shqiptare, nuk do të ndalen deri në ditët e sotme.

Ansambli shtetëror i Këngëve dhe i Valleve të Shqipërisë, gjatë vizitës në Kosovë më 1996

Para 20 vitesh, më 27 korrik 1996, Ibrahim Rugova do të kërkojë nga qeveritë perëndimore mbështetje për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Prizren-Lezhë, si degë e rrugës së vjetër romake, Via Egnatia. Sot, pjesa në Kosovë e kësaj autostrade bart emrin e tij, ndërkaq pjesa në Shqipëri njihet si "Rruga e Kombit".

Një delegacion i Kongresit amerikan në korrik viziton Beogradin, Prishtinën dhe Tiranën. Të njëjtën vit në Prishtinë hapet Zyra Amerikane e Informimit, që ishte simboli i parë i angazhimit të SHBA-ve në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Deri në qershor 1996, në Kosovë vendosen 19 mijë kolonizatorë serbë, refugjatë nga Kroacia.

Refugjati nga Kroacia që u bë ministër në Kosovë (Video) Refugjati nga Kroacia që u bë ministër në Kosovë (Video)

Më 14 qershor, Aleksandar Despiq, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, thotë se brenda dy dekadave Serbia do të jetë shtet bilingual i shqiptarëve dhe serbëve, ndaj e përmend si version të mundshëm shkëputjen dhe pavarësimin e Kosovës. Dhe, kështu, Despiqi u bë cak i sulmeve të kolegëve të tij – përfaqësuesve të një nacionalizmi morbid që veç gjakderdhje ka sjell në rajon.

Vetëm gjatë majit 1996, sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, 1,423 shqiptarë i ishin nënshtruar dhunës policore serbe.

Dinjiteti në negociata: Lideri i popullit të vogël çeçen ia përcakton rusit të madh vendin ku duhet të ulet! (Video) Dinjiteti në negociata: Lideri i popullit të vogël çeçen ia përcakton rusit të madh vendin ku duhet të ulet! (Video)

Dokumentari "Game Over: Kasparov and the Machine"

Ngjarjet që shënuan botën më 1996 janë: Motorola prezanton celularin StarTAc, më i vogli në treg deri atëherë; kompjuteri "Deep Blue" mund kampionin botëror në shah, Garry Kasparov; zyrtarisht përfundon rrethimi i Sarajevës; gjatë Luftës së Parë Çeçene, presidenti rus Boris Yeltsin takon për herë të parë kryengritësit e Çeçenisë; nis presioni ndërkombëtar ndaj Irakut, përmes inspektorëve të OKB-së për kontroll të armëve; lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karagjiq akuzohet për krime lufte; televizioni Al Jazeera nis transmetimin, duke u bërë në vitet në vazhdim një nga mediumet kryesore në botë; kompania NeXT blihet nga Apple, gjë që shënon rikthimin e themeluesit Steve Jobs tek rrënjët e tij; Bill Clinton, si kandidat demokrat, mund republikanin Bob Dole në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Audrey Munson

Këtë vit vdes ish-presidenti francez, François Mitterrand, aktori Gene Kelly dhe Audrey Munson. Munson ishte muza e skulptorëve më të mëdhenj amerikanë në pjesën e parë të shekullit XX. Ajo madje është aktorja e parë që zhvishet lakuriq (filmi "Inspiration" i vitit 1915). Por, jeta e saj është një tragjedi. Munson bëhet subjekt i mediave, shkaku i një gënjeshtre të një personi që ishte i fiksuar pas saj e që gjoja kishte vrarë gruan për t'u martuar me të. Jeta e saj shndërrohet në ferr mjerë. Nga jeta mondane kaplohet nga varfëria. Më 1931 ajo do të përfundojë në çmendinë ku do të kalojë 65 vitet e ardhshme të jetës së saj.

Simboli i mallkimit të bukurisë: Skulpturat e inspiruara nga Audrey Munson

2006: VDIQ IBRAHIM RUGOVA, NISIN NEGOCIATAT PËR PAVARËSINË E KOSOVËS, THEMELOHET TELEGRAFI

Më 21 janar, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, që për një kohë kishte vuajtur nga kanceri në mushkëri, ndërron jetë. Burrështetas dhe politikanë të njohur botërorë kanë vlerësuar lart figurën tij, ndërkaq përpjekja e tij për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës me rrugë paqësore, kanë bërë ta krahasojnë me Mahatma Gandin, Nelson Mandelën dhe Martin Luther Kingun.

Pamje nga varrimi i Rugovës

Kush ishte Dr.Ibrahim Rugova? Kush ishte Dr.Ibrahim Rugova?

"Ai ishte simbol i luftës paqësore për Pavarësinë e Kosovës: Ibrahim Rugova, presidenti i provincës jostabile, ka vdekur në moshën 61 vjeçare – vetëm disa ditë para plotësimit të ëndrrës së tij jetësore", shkruante atëherë "Der Spiegel”.

"Ibrahim Rugova ishte i admiruar dhe vlerësuar te të gjithë diplomatët ndërkombëtarë, duke u quajtur rëndom edhe Gandi i Ballkanit", shkruante AFP.

Fjala e fundit e Rugovës, para se të vdiste

"Pas humbjes së betejës me kancerin në mushkëri, Ibrahim Rugova ndërroi jetë në 21 janar. Ai harxhoi 16 vite për të krijuar një provincë (atëherë Kosova nuk ishte e njohur ndërkombëtarisht) demokratike, shtet të pavarur nga Serbia", shkruante BBC.

"Pak pas fillimit të fazës së nxehtë për të ardhmen si shtet të Kosovës, vdiq presidenti i saj Ibrahim Rugova. Ëndrrën e tij të jetës ai nuk mundi ta shikojë", shkruante Stern.

Fjalimi i Rugovës më 1998, studentit të Roland Barthesit, kur Parlamenti Evropian ia ndan çmimin Sakharov! (Video) Fjalimi i Rugovës më 1998, studentit të Roland Barthesit, kur Parlamenti Evropian ia ndan çmimin Sakharov! (Video)

"I njohur për shallin e tij karakteristik, Ibrahim Rugova do mbahet mend më shumë për dy gjëra: Për përpjekjen maksimale për pavarësinë e Kosovës dhe principit kundër dhunës", shkruante Die Zeit.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Rugovën me Urdhrin "Hero i Kosovës".

Dhjetë vite pas vdekjes së tij, po shtohen zërat dhe dyshimet nëse vdekja e tij ka qenë natyrore.

Fotografi e Hazir Rekës, nga shtypshkronja, me punëtorin që mban në duar pausin e ballinës së ditores së dikurshme “Lajm” (po ashtu me fotografinë e Rugovës të realizuar dikur nga Reka), për numrin e 22 janarit 2006 – Foto e Vitit e agjencisl prestigjioze Reuters

Abazi ka dyshime se si vdiq Ibrahim Rugova, kërkon hetim (Video) Abazi ka dyshime se si vdiq Ibrahim Rugova, kërkon hetim (Video)

Më 10 shkurt 2006, Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovë për President të Kosovës. Më 1 mars, Kryeministri Bajram Kosumi jep dorëheqje. Edhe kryeparlamentari Nexhat Daci detyrohet ta bëjë këtë. Disa ditë më vonë, kryeministër emërohet Agim Çeku (nga AAK), që deri në këtë kohë ishte kryekomandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Kolë Berisha i LDK-së zgjidhet kryetar i Parlamentit.

Martti Ahtisaari

Më 15 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, fillon një vizitë treditore në Kosovë. ai përsërit qëndrimin e Qeverisë shqiptare për pavarësi të plotë për Kosovën.

Në korrik, Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, më 24 korrik, në pallatin Niederosterich të Vjenës filluan bisedimet e para direkte për statusin e ardhshëm të Kosovës. Pjesëmarrësit e delegacioneve tetë-anëtarëshe fillimisht i takoi i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Negociatat që filluan pak pas orës 10.00 i drejtoi zëvendësi i Ahtisaarit, Albert Rohan. Përveç tij, bashkësinë ndërkombëtare e përfaqësojnë i dërguari i BE-së, Stefan Lehne, një përfaqësues i SHBA-ve dhe dy përfaqësues të UNMIK-ut. Prezent ishin: Agim Çeku (kryeministër i Kosovës), Fatmir Sejdiu (president i Kosovës), Vojsllav Koshtunica (kryeministër i Serbisë), Boris Tadiq (president i Serbisë) dhe anëtarët tjerë. Në Kosovë ky takim u përshkruante si “Takimi i Elefantëve”.

Lëvizja “Vetëvendosje” protestoi në Prishtinë kundër këtyre bisedimeve.

"Sllobodan Millosheviqi kishte helmuar veten"
Christopher Hilli rrëfen momente të luftës në Kosovë dhe çfarë i tha Milosheviqi pas takimit me UÇK-në (Foto/Video) Christopher Hilli rrëfen momente të luftës në Kosovë dhe çfarë i tha Milosheviqi pas takimit me UÇK-në (Foto/Video)
Dokumentet e CIA-s: Si u shndërrua Millosheviqi, nga një politikan simpatik, në armikun numër një të Amerikës Dokumentet e CIA-s: Si u shndërrua Millosheviqi, nga një politikan simpatik, në armikun numër një të Amerikës

Më 27 korrik, ultranacionalisti serb, Tomislav Nikoliq, lider i Partisë Radikale të Serbisë, tashmë presidenti i Serbisë, kërcënoi me luftë nëse Kosova merr pavarësinë.

Më 14 gusht, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, emëron gjermanin Joachim Rüecker për kryeadministrator (PSSP) të Kosovës.

Në këtë vit, më 11 mars, vdes Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. 10 vite më vonë, në Beograd janë shtuar zërat për t'ia ngritur një monument të madh, e madje për ta zhvendosur nga varri Dimitrije Tucoviqin, serbin i cili gjatë Luftërave Ballkanike kishte shkruar: ""Fshatrat shqiptare, nga të cilat burrat kishin ikur me kohë, janë shndërruar në gërmadha. Këto ishin njëkohësisht krematoriumet barbare ku janë djegur të gjallë qindra gra e fëmijë (…) Ushtarët serbë nuk kanë kursyer asnjë fëmijë, grua e të sëmurë shqiptar"!

Mita përball Sllobës dhe vrasjes me paramendim të popullit shqiptar Mita përball Sllobës dhe vrasjes me paramendim të popullit shqiptar

Më 3 qershor, Mali i Zi shpall pavarësinë pas referendumit të realizuar më 21 maj. E, me 5 qershor, shpërbëhet Unioni Serbi-Mali i Zi.

Më 26 dhjetor 2006, themelohet portali i lajmeve Telegrafi.com, që do të ndikojë në mënyrën e informimit ndër shqiptarë, dhe rrjedhat shoqërore kudo ku ata jetojnë. Me 500 mijë lajme, Telegrafi është biblioteka më e madhe shqiptare në internet.

Telegrafi, shoku yt i ngushtë

2016: VITI I MBRAPSHTË

Viti 2016 ishte vit i keq për Kosovën, qoftë në aspektin ekonomik e social, por edhe në atë politik. Viti fillon me protesta. Me 9 janar ishin bashkë grupi VAN (Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën), në protestë masive ku kundërshtohet Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, siç ishin dikur LVAN (bashkë me LDK-në), e që u bënë VAN, në fund mbetën AN – kur Vetëvendosje vazhdoi vendosi të ecën vetëm!

Kosova e vitit 2016

Protesta kishte edhe me 26 shkurt, kur po votohej ish-kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, për president të Kosovës. Me këtë rast ndodhi "pazari i vitit": deputetja e zëshme e LDK-së, kundër Thaçit president, Alma Lama, e shiti votën e saj për t'u bërë ambasadore në Itali. Atifete Jahjaga ia dorëzon Thaçit detyrën më 8 prill, në një ceremoni unike që ndodh veç në Kosovë e askund tjetër ku kryetari nuk zgjidhet me votën e popullit.

Dokumentari i vitit 2010, për vëllezërit Dehari (tashmë të ndjerë) që me prindërit ishin kthyer nga Zvicra në Kosovë

Në maj propozohet heqja e vizave për Kosovën. Shqiptarët menjëherë vërshuan sportelet për pasaporta biometrike. Por, liberalizimi nuk ndodhi. Njëjtë nuk u miratua, në Kuvend, as Demarkacioni e as Asociacioni.

Të gjitha lajmet për procesin e liberalizimit e vizave Të gjitha lajmet për procesin e liberalizimit e vizave
Të gjitha lajmet për procesin e Demarkacionit me Malin e Zi Të gjitha lajmet për procesin e Demarkacionit me Malin e Zi

Më 4 gusht, me zollë sulmet objekti i Kuvendit të Kosovës. Për këtë rast arrestohen gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mesin e tyre ishte Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të paqarta teksa mbahej në Burgun e Prizrenit. Sipas versionit të organeve të shtetit, ai kishte bërë vetëvrasje. Por, këtë version nuk e pranon avokati i familjes së tij, Tomë Gashi, si dhe familjarët dhe aktivistët e Lëvizjes së cilës ai i takonte. Vdekja e tij ka shqetësuar çdo qytetar të Kosovës, për sigurinë e brishtë në Kosovë.

Të gjitha lajmet për Astrit Deharin Të gjitha lajmet për Astrit Deharin

Më 16 gusht, për vizitë në Kosovë vjen zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden. Në këtë vizitë dyditore ishin edhe familjarët e tij, për të përuruar rrugën Gjilan-Prishtinë që u emërua "Beau Biden", sipas emrit të djalit të tij të ndjerë që kishte shërbyer në Kosovë dhe kishte ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas. Pasi kthehet në SHBA, Biden do të tregojë se pse ai dhe familja e tij e duan Kosovën.

Biden me familjarët e tij në Kosovë

"Beau jo vetëm që e kreu punën e tij por ai kishte ardhur në Kosovë sepse e donte historinë, kulturën dhe njerëzit e këtij vendi", thotë ndër të tjera ai.

Biden shkruan nga Amerika: Çdo pasardhës i imi do ta vizitojë Kosovën Biden shkruan nga Amerika: Çdo pasardhës i imi do ta vizitojë Kosovën

Lajm i mirë për Kosovën është se në muajin tetor, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën, murgeshë shqiptare nga Kosova (prindërit nga Gjakova e Prizreni, e qyteti ku ka lindur ajo, Shkupi, ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës). Maqedonasit ende synojnë ta përvetësojnë figurën e saj, ndërsa keq reagojnë kur nga Vatikani thonë se Shkupi është qytet shqiptar.

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serbë Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serbë
Shkupi qytet i Shqipërisë? Reagon Vatikani zyrtar (Foto) Shkupi qytet i Shqipërisë? Reagon Vatikani zyrtar (Foto)

Shën Tereza

Ky vit ishte vit i publikimeve të përgjimeve, fillimisht të ashtuquajturës afera "Pronto 2", ku përfshihet deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, e pastaj afera e quajtur "Grande" e grupit që merrej me korrupsion e shitje vizash Shengen. Në këtë grup, të aferës "Grande", i përfshirë është edhe Uka, djali i Ibrahim Rugovës.

Në fund të prillit arrestohet deputeti i PDK-së, Azem Syla, nën akuzat për drejtimin e një grupi të organizuar kriminal, për pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Të gjitha lajmet nga përgjimet e Adem Grabovcit Të gjitha lajmet nga përgjimet e Adem Grabovcit

Ndër arrestimet tjera më të bujshme kanë qenë ato që ndërlidhen me ekstremizmin dhe grupin ISIS. Këtë vit, organet e sigurisë së Kosovës dhe ato të Shqipërisë arrestuan grupin që ishte në lidhje me Lavdrim Muhaxherin e Shtetit Islamik, e që tentonin sulm terrorist në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Foto e Armend Nimanit, 19 shkurtit 2016, ndër 100 fotot më të mira të vitit të përzgjedhura nga revista Time.

Mediat e huaja në dhjetor kanë shkruar se Muhaxheri me shumë luftëtarë të tjerë shqiptarë është futur në Kosovë. Por, kjo është mohuar nga krerët e shtetit.

Si u kthye i plagosur Lavdrim Muhaxheri në Kosovë në vitin 2013 Si u kthye i plagosur Lavdrim Muhaxheri në Kosovë në vitin 2013
L'Espresso: Xhelati Lavdrim Muhaxheri kthehet në Kosovë vet i 400-ti L'Espresso: Xhelati Lavdrim Muhaxheri kthehet në Kosovë vet i 400-ti

Gazi lotsjellës ka karakterizuar edhe seancat e para të vitit 2016, por më vonë situata qetësohet. Partitë opozitare – nga qershori, duke filluar me VV-në – i kthehen seancave.

Këtë vit dështoi privatizimi i Brezovicës, ndërkaq Qeveria miraton Ligjin për Trepçën me të cilën shteti bëhet pronare e 80 përqindëshit të këtij kombinati. Pas miratimit të këtij Ligji, deputetët e Listës Serbe bojkotojnë Kuvendin e Kosovës.

Kur shqiptarët vrisnin konsujt rusë! (Foto) Kur shqiptarët vrisnin konsujt rusë! (Foto)

Si rezultat i negociatave në Bruksel, Kosova më në fund bëhet me kodin telefonin 383. Edhe për këtë kod, se si është fituar, ka interpretime të ndryshme: njëra palë thotë se është kod i Serbisë, e tjetra se është veç i Kosovës.

Kosova nga ky vit i bë pjesë e futbollit ndërkombëtar, si dhe e lojërave olimpike (dhe Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për herë të parë është pjesë e Kampionatit Evropian). Por, për luftimin e korrupsionit, që është kusht për liberalizimin, Kosova pak e hiç ka punuar.

Aleppo, Ferri në Tokë

Sulmet terroriste ishin ndër ngjarjet kryesore që shënuan botën. Por, përderisa terrorizmi është shqetësim global dhe krijohet përshtypja se bota kurrë më e ndjeshme se më 2016 nuk ka qenë ndaj terrorizmit, statistikat thonë të kundërtën.

Bota më 2016, në dy minuta

Ndër ngjarjet tjera, që shënuan botën këtë vit, është referendumi i britanikëve për ta lënë BE-në përmes një procesi që u quajt Brexit. Ndërkaq, befasi e papritur ishte zgjedhja e Donald Tumpit për president i të SHBA-ve. Trumpi kontrovers, gjatë këtyre zgjedhjeve, i ka fituar 279 vota elektorale, ndërsa kandidatja demokrate Hillary Clinton vetëm 228 vota. Fitorja e tij sjell në pah shumë kontradikta, sidomos me raportimet e rrejshme në kohën e mediave sociale.

Statistika për 45 vite: Duket e çuditshme, por kurrë më pak terrorizëm s'ka pasë se në Evropën e shekullit XXI (Foto) Statistika për 45 vite: Duket e çuditshme, por kurrë më pak terrorizëm s'ka pasë se në Evropën e shekullit XXI (Foto)

Tentimi për grusht shtetit në Turqi, po ashtu ishte një nga lajmet kryesore në botë, si dhe sulmet terroriste në këtë vend. Në Turqi u vra edhe ambasadori rus, Andrey G. Karlov, siç i vrisnin dikur shqiptarët konsujt e Rusisë. Vrasësi i tij, para kryerjes së atentatit, ka thënë: "Mos e harroni Aleppon, mos e harroni Sirinë". Por, fatkeqësisht, në Siria vazhdon të jetë vatër e krizës. Në këtë shtet ku që prej fillimit të luftës civile thuhet se janë vrarë afro 250 mijë persona, shumica civilë, ka pak shpresë për liri dhe demokraci.

Krejt u bo m…, krejt u pështjell…, krejt ka shku në PS! Krejt u bo m…, krejt u pështjell…, krejt ka shku në PS!

Karikaturë e Murat Ahmetit

Ngjarjet që shënuan vitin 2016, janë: gjoja reformat në drejtësi dhe dekriminalizimi i politikës; importi i mbetjeve që shtoi akuzat PS-PD; Kushtetuesja më në fund pranon Vetingun, ndodhin përçarjet në PS me largimin e deputetëve Ben Blushi dhe Mimoza Havizi, e më vonë nga aty përjashtohet Koço Kokëdhima; PD jep sinjale se është e interesuar për emra të rinj për të qenë pjesë e këtij subjekti… Por, fatkeqësisht, lajmet më të bujshme nga Shqipëria kanë të bëjnë me kronikat e zeza.

Viti 2016, shumë i rëndë për qytetarët e Maqedonisë Viti 2016, shumë i rëndë për qytetarët e Maqedonisë

Gjatë këtij viti Maqedoninë e karakterizuan protestat e ashtuquajtura 'Revolucioni Laraman' dhe protestat për ajër të pastër në Tetovë. Në gusht ndodhin vërshimet që lanë 22 viktima në vendbanimet rreth Shkupit. Pos lëvizjeve tektonike, ndodhi "tërmeti" i zgjedhjeve të parakohshme që u mbajt më 11 dhjetor, ku sërish fitues ka dal fitues partia e kontroversit Nikolla Gruevski, OBRM-PDUKM. Tek partitë shqiptare më e votuara del sërish BDI e Ali Ahmetit, ndërkaq befasi është BESA që del e dyta.

Fidel Castro u mbijetoi 638 atentateve Fidel Castro u mbijetoi 638 atentateve
Metodat e pabesueshme me të cilat CIA donte ta vriste Castron: Njeriu me shpirtrat e maces! Metodat e pabesueshme me të cilat CIA donte ta vriste Castron: Njeriu me shpirtrat e maces!

Në këtë vit vdiqën plotë politikanët dhe aktivistë, shumë nga të cilët janë emra të panjohur për shqiptarët: Boutros Boutros-Ghali, Anker Jorgensen, Patricio Aylwin, Banharn Silpa-archa, Margot Honecker, Marco Pannella, Elie Wiesel, Piet de Jong, Françoise Mallet-Joris, Walter Scheel, Carlo Azeglio Ciampi, Shimon Peres, Bhumibol Adulyadej, Jorge Batlle, Sixto Durán Ballén, Konstantinos Stephanopoulos, John Glenn… dhe ma i "madhi" ndër ta, njeriu që i bëri ballë SHBA-ve për dekada të tëra – Fidel Alejandro Castro Ruz.

Viti 2016 ishte fatal për artistët, të të gjitha zhanreve. Këtë vit vdesin: David Bowie, Alan Rickman, Harper Lee, Patty Duke, Imre Kertesz, Prince, Anton Yelchin, Ralph Stanley, Fazil Iskander, Sonia Rykiel, Gene Wilder, Andrzej Wajda, Leonard Cohen, George Michael, Carrie Fisher…

Ndërkaq, Telegrafi ka shënuar 10-vjetorin e themelimit.

Dekada e informimit online: 10 vjet me Telegrafin Dekada e informimit online: 10 vjet me Telegrafin

2017: DHE…

Akademikët që janë pranuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), do të mbesin mediokër, por me përvojë 10-vjeçare "akademike". E, "hoxha" i Tërrestenikut dhe thënia e tij do të jenë sërish aktualë: "Kuku për mu e kuku për ju"!

Hajt mer gëzuar…! /Telegrafi/

The post Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1916, 1926, 1936… 2016! (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Pamje mahnitëse të Prishtinës gjatë ndërrimit të motmoteve të xhiruara nga droni (Video)

Posted: 01 Jan 2017 12:56 PM PST

Të gjithë neve na pëlqen të shikojmë spektaklin që dhurojnë fishekzjarrët në ndërrimin e motmoteve dhe dëshirojmë që të kemi një kënd të shikimit sa më të bukur pasi kështu emocioni është më i madh.

Ata që duan fishekzjarrët, duan dhe dronët pasi të shikosh spektaklin që ato dhurojnë nga perspektiva e zogut, e mundësuar nga droni është madhështore.

Për shqiptarët, posaçërisht ata që jetojnë Prishtinë kjo u bë e mundur nga Arton Krasniqi, i cili mjeshtërisht arriti të realizojë një video nga droni.

Të gjithë spektaklin mund ta shikoni në videon e më poshtme dhe ua rekomandojmë në HD (1080p). /Telegrafi/

The post Pamje mahnitëse të Prishtinës gjatë ndërrimit të motmoteve të xhiruara nga droni (Video) appeared first on Telegrafi.

Dita e parë e 2017-ës në Prishtinë (Video)

Posted: 01 Jan 2017 11:55 AM PST

Mëngjesin e sotëm vetëm bina ishte një shenjë që në sheshin "Zahir Pajaziti" pati festë.

Mbeturinat u mblodhën në mëngjes, ndërsa probleme patën ata që dëshironin të udhëtonin me autobus jashtë Prishtinës.

Deri pas orës 13:00 nuk pati transport nga stacioni i autobusëve, e bile as shumë lokale të hapura ku ke mundur të pish kafen e mëngjesit. /Klan Kosova/

The post Dita e parë e 2017-ës në Prishtinë (Video) appeared first on Telegrafi.

Kuvendi plotësoi vetëm 32 për qind të agjendës

Posted: 01 Jan 2017 10:52 AM PST

Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjatë vitit 2016 vetëm 46 nga 140 ligje sa ishin paraparë në agjendën legjislative.

Sipas të dhënave të votaime.org, 24 ligje janë në procedurë, ndërsa 70 në pritje. Fajtori për realizimin e pakët të agjendës legjislative, është i ndryshëm për partitë e koalicionit qeverisës në njërën anë dhe për opozitën në anën tjetër.

Opozita konsideron se jo vetëm ky vit, po gjithë mandati po përcillet me probleme, për shkak të qasjes së Qeverisë karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë për Radio Kosovën se Qeveria e ka shfrytëzuar gjithë potencialin e saj për negociata pa kushte dhe pa parime me Serbinë, gjë që ka ndikuar edhe në punën e Kuvendit të Kosovës.

Të dështuar këtë legjislaturë e konsideron edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, duke thënë se opozita është dashur shpeshherë të përdorë metoda joparlamentare, por që kanë qenë të domosdoshme për t'i ndaluar vendimet e dëmshme.

Por, për partitë në pushtet, është pikërisht opozita ajo që ka bërë që Kuvendi të jetë prapa në arritjen e objektivave. Sadri Ferati i LDK-së, thotë se edhe për rrethana objektive, por edhe subjektive Kuvendi nuk e ka realizuar planin e vetë.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, e vlerëson vitin 2016 si më sfiduesin për Kuvendin e Kosovës që nga themelimi i tij. Megjithatë, Pajaziti thotë se në pjesën e dytë të vitit është normalizuar puna në Kuvend dhe është arritur mjaft mirë që të vazhdohet me agjendën normale të punës së Kuvendit. Përndryshe, sipas faqes Votaime.org, gjatë këtij viti Kuvendi ka mbajtur gjithsej 32 seanca.

The post Kuvendi plotësoi vetëm 32 për qind të agjendës appeared first on Telegrafi.

Ndahet nga jeta veteranja e arsimit, Melihate Deva-Nura (Foto)

Posted: 01 Jan 2017 10:48 AM PST

Veteranja e arsimit, mësuesja e devotshme Melihate Deva-Nura, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, mëngjesin e 1 janarit 2017. Ajo ishte mësuesja e parë e shkollës shqipe në Mitrovicë, e cila arsimoi dhe edukoi shumë breza. Ndërsa ka bërë një jetë të vështirë burgjesh e tragjedish familjare.

U lind në Mitrovicë në vitin 1924, në një familje patriotike dhe arsimdashëse. Fëmijërinë dhe rininë e saj e kaloi në vendlindje. Ajo ishte një ndër femrat e para të Mitrovicës, që para Luftës së Dytë Botërore kishte mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm. Meqë në periudhën midis dy luftërave botërore nuk ka pasur shkolla në gjuhën shqipe, ajo u shkollua në gjuhën serbe. Më 1942 ndoqi edhe kursin pedagogjik në Prishtinë.

Pas kësaj u emërua mësuese në shkollën fillore "Skënderbeg", ku punonin edhe Lina Shkreli, Bedri Gjinaj, Ali Gaxha, Jorgji Shuteriqi, Gjon Kabashi e Zehra Zhubi. Kontributi i saj në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri, sidomos në përfshirjen e femrave shqiptare të këtij mjedisi në shkollë, ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Pas Luftës së Dytë Botërore u emërua mësuese në Gjakovë, por shpejt organet e OZN-së e burgosën për shkak të veprimtarisë së saj arsimore, kulturore e patriotike në Mitrovicë dhe në rrethinë. U lirua nga burgu me "urdhër" që të vazhdojë të punojë në shkollat shqipe të organizuara nga pushteti i ashtuquajtur "popullor".

Gjithnjë ishte e përcjell dhe mbahej në shënjestër të organeve të pushtetit komunist. Sërish e arrestuan dhe e dënuan, por tash edhe për "fajet" politike të bashkëshortit të saj, Nevruz Nura. Pas lirimit të tij nga burgu, u shpërngulën në Gjilan, ku Me lihatja punoi mësuese e punëtore në Shkollën e Amvisnisë. Në vitin 1958, u vendosën në Prishtinë. Aty punoi edukatore në foshnjoren e qytetit, derisa u pensionua.

Ajo do të mbetet ikonë e shkollës dhe e arsimit shqip në Kosovë e më gjerë. Vlerësimi dhe falënderimi për punën dhe sakrificën e saj është bërë në mënyrë institucionale. Me dekretin nr. 811 të dt. 11 prill 1994, presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e dekoroi për meritat në hapjen e shkollave shqipe në Shqipërinë Veriore jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar (në vitet 1941-1944). Ndërsa, më 7 mars 2013, nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritës për kontributin e dhënë në emancipimin e gruas shqiptare përmes arsimimit dhe edukimit të saj.

The post Ndahet nga jeta veteranja e arsimit, Melihate Deva-Nura (Foto) appeared first on Telegrafi.

“Humori” dhe politika më 2016: Ilirët e Pakistanit, Skenderbegu, forca që bën fuqinë dhe ë-ë-ë “teake it easy”! (Audio)

Posted: 01 Jan 2017 08:56 AM PST

Nëse viti 2016 nuk u karakterizua me vendime të mëdha politike, ai u karakterizua me gafa e fjalë të mëdha nga politika.

Kuvendi i Kosovës, edhe në vitin 2016 ishte jo vetëm vendi i debatit, por edhe i gazit, vendi ku u trajtua e sotmja, e ardhmja dhe historia.

Debatet parlamentare nxorën në duel kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, përballë Fisnik Ismajlit të Vetëvendosjes, i cilësuar aty si Skenderbeg.

Nuk e qetësoi me fjalët në gjuhën shqipe, por Kadri Veseli e qetësoi Fisnik Ismajlin vetëm kur i foli anglisht.

Shumë u përfol për një lloj klani në skenën politike të quajtur, "Pronto". Portali Insajderi, nxori në publik bisedat telefonike të shumë zyrtarëve të këtij klani. I njohur nga "Pronto 1" si "shefi i shefave", Adem Grabovci ishte në hall të madh me moskonkurrimin e bashkë-partiakut të tij, Bahri Hyseni, për bordin e KOST-it, ku partisë më të madhe në pushtet, po i duhej shumë një i mirë si Hyseni.

Edhe këtë vit kishte zgjedhje. Ishin të nivelit lokal, ku Drenasi zgjodhi kryetar, Ramiz Lladrovcin. Kryetari i ri i kësaj komune, gjatë një debati televiziv, ishte transparent rreth pasurisë së tij.

Lladrovci tha se vjen nga një parti e fuqishme, e cila e rrëzon edhe thënien e vjetër filozofike se bashkimi e bën fuqinë.

Kur krerët e të gjitha komunave, me ftesë të ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni u mblodhën të diskutojnë luftimin e terrorizmit, vetëm Drenasi po mungonte. Derisa takimi po fillonte, ministri po e merrte një lloj konfirmimi se kush është e kush nuk është i pranishëm, dhe ai menjëherë e dha supozimin e tij se ku ndodhej paria e Drenasit në atë moment.

Krejt në fund, kemi përzgjedhur zbulimin e vendit ku fshiheshin Ilirët e lashtë. Atë që historia nuk arriti dot ta dëshmojë, e dëshmoi deputeti Adem Salihaj. Duket se problemi me dokumentimin e jetës së Ilirëve në Ballkan, qëndron në faktin se ata, trashëgiminë e tyre e zhvendosën në Azi. Për ta dokumentuar këtë fakt, Kosova nuk ka një "Discovery Channel", por ka një Discovery Adem Salihaj.

Këto ishin vetëm disa nga gafat dhe momentet qesharake që përcollën skenën politike në Kosovë gjatë vitit 2016. Momente të tilla me siguri se do të sjellë edhe viti 2017. /REL/

The post "Humori" dhe politika më 2016: Ilirët e Pakistanit, Skenderbegu, forca që bën fuqinë dhe ë-ë-ë "teake it easy"! (Audio) appeared first on Telegrafi.

Thaçi: Uroj që më 2017 të mos merremi me debate përçarëse

Posted: 01 Jan 2017 08:10 AM PST

Skena politike ka qenë shumë e polarizuar gjatë këtij viti. Për shkak të polarizimeve të mëdha, puna e bërë ka mbetur nën hijen e debateve politike, thotë në një intervistë për Telegrafin, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi shprehet se viti që lamë pas ishte vit i sukseseve dhe i sfidave në konsolidimin e shtetit të Kosovës. Sipas tij, pjesa veriore tani është krejtësisht nën juridiksionin e Kosovës. Ndërsa, uron që më 2017 "të merremi më shumë me punë dhe të debatojmë për të mirën e qytetarëve".

Telegrafi: Vitit 2016 u karakterizu me probleme të shumta. Si e vlerësoni gjendjen në Kosovë?
Thaçi: Ka qenë vit i sukseseve në konsolidimin e shtetit të Kosovës, por edhe i sfidave, si çdo vit tjetër – në të shkuarën dhe në të ardhmen.

Pa u bërë nëntë vite nga shpallja e pavarësisë, pra pa e bërë një dekadë si shtet, kemi arritur të nënshkruajmë MSA-në. Pa marrë parasysh sa teknike të tingëllojë kjo, e vërteta është se MSA-ja është vlerësim i thuktë i gjendjes së përgjithshme në një shoqëri, në një shtet. Për Kosovën është mirënjohje për reformat në ekonomi, për forcimin e rendit dhe ligjit, për ndërtimin e institucioneve demokratike.

Kemi konsoliduar shtetin e Kosovës përbrenda. Pjesa veriore tani është krejtësisht nën juridiksionin e Kosovës. Kemi anëtarësuar Kosovën në organizata dhe konventa të rëndësishme ndërkombëtare. Nuk bën të harrojmë as sukseset në sport e në art. Për një shtet të ri, në ndërtim të identitetit të vet, këta janë hapa historikë.

Çdo vit do të ballafaqohemi me sfida e probleme. Urtia është që në ballafaqim me këto sfida të mos dorëzohemi, por të këmbëngulim në vlerat dhe parimet që kemi instaluar si shoqëri, siç janë zgjidhja e problemeve me dialog, duke respektuar rendin kushtetues dhe ligjet, si dhe duke u treguar solidarë në kuptim të asaj që në të mirën e përgjithshme e shohim edhe dobinë tonë personale.

Telegrafi: Edhe këtë vit nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën, ndërkaq kjo është premtuar secilin vit. Kur mendoni se qytetarët e vendit do të mund të lëvizin lirshëm?
Thaçi: Kosova është dashur të përmbush shumë më shumë kritere, sesa vendet e tjera të rajonit, në aspiratën për të fituar liberalizimin e vizave. Për këtë kanë punuar të gjithë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë pa viza në Evropë. Ka mbetur vetëm edhe një kusht: miratimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Duke pasur parasysh se demarkacioni është vërtetuar shumë herë si proces i drejtë dhe i saktë, nuk ka arsye që të vonohet me ratifikimin e tij, që pastaj t'i hapet rrugë vendimit për liberalizim të vizave për Kosovën.

Telegrafi: Kush është përgjegjës për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave, pala kosovare, BE-ja?
Thaçi: Të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimeve politike në vend dhe në Bashkimin Evropian. Kam folur shumë herë gjatë këtij viti për përgjegjësit e kësaj zvarritjeje të padrejtë në liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Telegrafi: Cili është komenti juaj për murin në veri të urës së Ibrit? Cili do të jetë fati i tij?
Thaçi: Ai ndërtim në rrugë është krejtësisht ilegal. Nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje zyrtare dhe siç e kemi bërë të qartë deri tani, as që duhet të jetë pjesë e ndonjë diskutimi. Pra, duhet të hiqet sa ma parë dhe të mos bisedohet më për të. E ardhmja e Kosovës, ajo për çfarë punojmë ne sot, është ndërtimi i urave që lidhin popuj, shtete, e jo për mure që ndajnë qytete e popuj. Këtë qëndrim ua kemi bërë të qartë edhe partnerëve ndërkombëtarë të cilët janë pajtuar me qëndrimin tonë.

Telegrafi: A do jetë viti 2017, vit i krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës?
Thaçi: Forcat e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me NATO-n, kanë ngritur nivelin e profesionalizmit dhe janë të gatshme të shndërrohen në Forca të Armatosura të Kosovës. Politika është në kërkim të një konsensusi sa më të madh për të marrë këtë vendim, që Forcat e Armatosura të Kosovës të marrin përkrahjen e të gjitha komuniteteve. Si forcë shumetnike, do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve.

Telegrafi: Si e vlerësoni politikën e jashtme të Kosovës gjatë vitit 2016? Cilat janë sukseset dhe të metat?
Thaçi: Shteti i Kosovës ka resurse të kufizuara dhe këto resurse shfrytëzohen në mënyrën më racionale që të sjellin dobinë më të madhe. Fokusi i politikës së jashtme, me të drejtë, ka qenë sigurimi i njohjeve apo anëtarësimeve nga të cilat më së shumti do të përfitojnë vetë qytetarët e Kosovës. Anëtarësimi në Konventën e Apostilës apo atë të Arbitrazhit Ndërkombëtar përsëri mund të tingëllojnë më tepër teknike, por kanë implikime shumë praktike për të gjithë qytetarët, sidomos për diasporën tonë.

Telegrafi: Cilat priten të jenë rezultatet konkrete gjatë vitit të ardhshëm, sa i përket njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare?
Thaçi: Çdo vendim për aplikim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare apo kërkesë për njohje do të bëhet duke u nisur nga interesi dhe dobia e qytetarëve. Si gjithmonë, do të ndërmerret ajo që vlerësohet se do të jetë më së shumti në interes të qytetarëve të Kosovës.

Telegrafi: Si e vlerësoni arsimin në vend? A mendoni që rezultati në PISA-s është gjendja reale?
Thaçi: Gjatë viteve 90, arsimi ka qenë ndër sektorët më të goditur nga regjimi represiv i Millosheviqit. Pas luftës ka qenë e nevojshme që së pari të ngritën kapacitetet teknike, pra të fillohet nga më bazikja, nga ndërtimi i objekteve shkollore. Mësuesit, të gjithë punonjësit e arsimit në Kosovë, kanë bërë punë të madhe, me shumë sakrifica, gjatë tërë këtyre viteve. Tash, pasi kemi përmirësuar dukshëm infrastrukturën teknike, vëmendja duhet të përqendrohet te cilësia e arsimit që jepet në këto shkolla. Testi PISA është kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit, për të pasur një pasqyrë se ku ndodhet Kosova, dhe pastaj të identifikohen më lehtë hapat që duhet të ndërmerren për reformimin e sektorit të arsimit në Kosovë.

Telegrafi: Po shëndetësia?
Thaçi: Edhe shëndetësia ka pësuar shumë nga represioni i viteve '90. Pas luftës e ka marrë veten dhe sot kemi suksese të arritura, por ka hapësirë të bëhet më shumë në këtë sektor. Ndoshta kushtet teknike nuk janë më të mirat në QKUK, por janë përmirësuar dukshëm, qoftë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe fal donacioneve të mëdha ndërkombëtare.

Telegrafi: Nëse flasim për ekonominë, a mendoni se ka pasur zhvillime pozitive gjatë këtij viti dhe cili ka qenë roli i presidentit në këtë drejtim?
Thaçi: Ekonomia e Kosovës ka vazhduar të jep shenja të stabilitetit, që e vërtetojnë edhe organizatat ndërkombëtare. Si president kam promovuar produktet e Kosovës, edhe pse këtë promovim e kanë bërë edhe më mirë vetë kompanitë me cilësinë e prodhimeve të tyre, që janë kërkuar menjëherë.

Telegrafi: Ndër problemet e shumta në Kosovë, tanimë ballafaqohemi edhe me luftën kundër terrorizmit? Si e shihni ju këtë problem?
Thaçi: Kosova për fat që keq nuk ka mundur të mbetet imune ndaj fenomenit të terrorizmit. Deri tani kemi qenë të suksesshëm në luftimin e terrorizmit. Kemi parandaluar me sukses sulmin që ishte planifikuar të ndodhte në stadiumin në Shqipëri. Kemi sanksionuar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës të cilët do të arrestohen po sa të kthehen në Kosovë dhe do ta vazhdojmë këtë luftë kundër terrorizmit edhe në vitin që po vjen.

Telegrafi: Si e shihni punën e Ekzekutivit gjatë këtij viti?
Thaçi: Skena politike ka qenë shumë e polarizuar gjatë këtij viti. Edhe pse gjithmonë ekziston mundësia të bëhet edhe më shumë, Ekzekutivi ka bërë punë të mirë, por fatkeqësisht për shkak të polarizimeve të mëdha, puna e bërë ka mbetur paksa nën hijen e debateve politike. Uroj që në 2017-ën të merremi më shumë me punë dhe të debatojmë për të mirën e qytetarëve dhe jo të merrmi me debate përçarëse prej të cilave nuk përfiton askush, madje as vetë politikanët. /Telegrafi/

The post Thaçi: Uroj që më 2017 të mos merremi me debate përçarëse appeared first on Telegrafi.

Aktivitet dhe socializimi i fëmijëve me sindromën Down (Video)

Posted: 01 Jan 2017 06:59 AM PST

Sindroma Down është një çrregullim kromozomesh që shoqërohet me vonesa në zhvillim fizik, intelektual dhe gjuhësor. Në konventën e të Drejtave të Fëmijëve sanksionohet se çdo fëmijë ka të drejtë për të qenë i suksesshëm. Andaj, edhe në vendin tonë është Shoqata ‘Down Syndrome Kosova’, e cila që nga themelimi e deri më tani punon për socializim sa më të mirë të këtyre fëmijëve në shoqëri.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini- Beqiri ka thënë për KosovaPress se kjo shoqatë ka filluar me aktivitetin e kartolinës që nga viti 2009, duke treguar se ai aktivitet së pari ka filluar brenda shoqatës, pastaj kanë dalur edhe në treg.

“Me produkte të shoqatës nga viti 2009, kemi filluar punimin e kartolinës që ka qenë si një produkt si një aktivitet që e kemi mbajte vetëm brenda shoqatës, ka fillu si një aktivitet ku të rinjtë dhe prindërit e fëmijëve të prekur me Down Syndroma kanë kaluar kohën, ndërsa këto vitet e fundit kemi dalë edhe në treg me kartolina. Kartolinat janë punime dore, këto kartolina e thash në fillim që është fillu si një aktivitet prej fëmijëve dhe prindërve, më vonë këto programe janë profesionalizu dhe në këto programe janë të kyçur të rinjtë dhe të rriturit me sindrom down, si dhe punëtorët social", tha ajo.

Ajo gjithashtu ka treguar se përveç kartolinave, në maj të vitit 2015 kanë filluar edhe me paketimin e mjaltës, ku në bazë të programeve të cilat i kanë hapur të rinjtë me sindromën Down dhe dëmtime intelektuale, kanë arritur t'i zhvillojnë aftësitë e tyre.

"Përveç kartolinave ne në maj të vitit 2015, kemi startu edhe me produktin e ri me paketimin e mjaltit ku në kuadër të këtij programi 16 të rinj me down syndrome dhe me dëmtime intelektuale, kanë arrit t'i zhvillojnë aftësitë e tyre në procesin e paketimit të mjaltit, përveç këtyre programeve ne në vitin 2008 kemi hapur edhe programin X21 kafiterinë, ku në këtë program janë trajnuar një numër i madh i të rinjve me down syndrome sa i përket punës së banakierit dhe kamerierit, ku fatmirësisht nga trajnimet që kanë marrë në kuadër të këtij programi dy të rinj me down syndrome, janë të punësuar në kompani private", tha ajo.

Ndjenjën e të qenurit prind i një fëmije me sindromën Down, e ka treguar Drita Meta, e cila e ka vajzën të prekur nga kjo sindrom. Ajo ka thënë për KosovaPress se socializimi i fëmijës së saj brenda shoqatës a qenë shumë i lehtë, mirëpo jo edhe jashtë saj.

“Unë kam një vajzë e cila quhet Elita…Elita ka filluar ta vizitoj shoqatën qysh prej themelimit.. ka qenë ndër personat e parë të shoqatës. Integrimi në shoqatë gjithsesi ka qenë shumë i lehtë, por integrimi në përgjithësi ka qenë më i vështirë si fëmijë shumë pak ka pasur dallime mirëpo me rritjen gradualisht ka arritur ndryshimet, kuptimi i saj, të qenurit ndryshe. Fëmijët me Down janë lloj i njerëzve të cilët marrin aq sa ne iu japim,.. nëse ne merremi me ta dhe forma se si merremi me ta. Në këtë rast janë të obligueshme aktivitetet, në shoqatë tani kanë aktivitete, kanë punimin e kartolinave”, tha Meta.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës Down Syndrome Kosova, gjithashtu ka treguar se falë organizatave dhe institucioneve të ndryshme, organizohen aktivitete të ndryshme me fëmijët, po veç tyre, ajo tha se ka edhe shumë vizita që i bëhen qendrave jo vetëm Prishtinës por edhe qendrave të tjera në 5 regjione të Kosovës./Telegrafi/

The post Aktivitet dhe socializimi i fëmijëve me sindromën Down (Video) appeared first on Telegrafi.

Gratë atentatore, që vrasin burrat

Posted: 01 Jan 2017 06:24 AM PST

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare. Në shumicën e rasteve, prej të cilave është raportuar për dhunë në familje viktima kryesisht kanë qenë gratë dhe fëmijët.

Ndërsa përveç dhunës fizike, një numër i madh i grave kanë pësuar edhe me humbje jete. Ndonëse dhuna dhe vrasjet ndaj grave të shkaktuara nga burrat janë shumë herë më të mëdha, në Kosovë ka pasur raste kur gratë i kanë vrarë burrat e tyre.

Që nga viti 2006 e deri më sot në Kosovë janë shënuar gjithsej tri (3) raste të tilla, në të cilat gratë kanë qëlluar mbi burrat e tyre, shkruan Zëri.

Sipas kapitenes, Tahire Haxholli, e cila është shefe e Sektorit kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, për dhjetë vjet në Kosovë janë evidentuar tri raste, të cilat gratë i kanë vrarë burrat e tyre.

Ndërsa, motivet që kanë çuar deri të kryerja e këtyre akteve besohen të jenë dhuna e ushtruar ndaj grave, si dhe xhelozia.

The post Gratë atentatore, që vrasin burrat appeared first on Telegrafi.

Policia thotë se nata e Vitit të Ri kaloi pa incidente serioze

Posted: 01 Jan 2017 05:59 AM PST

Policia e Kosovës ka njoftuar se në natën e Vitit të Ri, janë raportuar disa incidente nëpër rajone të ndryshme, por që ndërlidhen kryesisht me përdorimin jo adekuat të fishekzjarrëve apo mjeteve tjera piroteknike.

Këto sipas Policisë, kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe janë shkaktuar edhe disa raste të zjarrvënieve me dëme materiale por që fatbardhësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Policia thotë se me kohë kishte të përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

"Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. Po ashtu, pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive. Gjatë periudhës së ndërrimit të viteve (2016/2017), nga aspekti policor, garantimi i sigurisë së përgjithshme, mbajtja e rendit, menaxhimi i trafikut rrugor, menaxhimi i kontrollit kufitar si dhe garantimi i lëvizjes së lirë, ka shkuar sipas planeve policore dhe kjo periudhë kryesisht ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk është raportuar ndonjë incident serioz”, thuhet në komunikatë.

“Vlen të potencohet se disa incidente janë raportuar në Policinë e Kosovës nëpër rajone të ndryshme, por që ndërlidhen krye sisht me përdorimin jo adekuat të fishekzjarreve apo mjeteve tjera piroteknike dhe këto kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe si pasoj e tyre (fishekzjarreve) po ashtu janë shkaktuar edhe disa raste të zjarrvënieve me dëme materiale por që fatbardhësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz", thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

The post Policia thotë se nata e Vitit të Ri kaloi pa incidente serioze appeared first on Telegrafi.

Related Posts :