Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero

Posted: 07 Jan 2017 02:45 PM PST

Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par exscellence nga Prishtina i cili ishte shpërngulur për të jetuar në Ankara. Ai hyri në histori si spiuni më i suksesshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan për Telegrafin, studiuesi dhe publicisti, Daut Dauti.

Cicero, shërbëtori personal i ambasadorit britanik në Ankara, është karakterizuar si personi që krijoi operacionin më të suksesshëm të spiunimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cicero, që ishte emri i koduar i Ilaz Baznës, një shqiptar i lindur në vitin 1904 në Prishtinë, ka furnizuar gjermanët me një mori sekretesh. Sikur gjermanët t'i kishin marrë seriozisht dokumentet e furnizuara, 'Operacioni OVERLORD' (përgatitja për Ditën e Zbarkimit në Normandi) do të rezultonte ndryshe. Me siguri ndryshe do të ishte edhe rrjedha dhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Pas përfundimit të luftës kjo ngjarje pati një jehonë të madhe, por nuk përfundoi me turpërime të mëdha diplomatike për Britaninë dhe nuk u shqiptuan sanksione apo dënime të rënda për askënd. Ngjarja u shpalos në tregimin e atasheut ushtarak, Ludwig Moyzisch-it, i cili nga ambasada gjermane u mor me dokumentet sekrete. Moyzisch, menjëherë pas luftës botoi librin "Operation Cicero". E, menjëherë pas këtij libri u lajmërua vetë Cicero (Ilaz Bazna) dhe botoi variantin e tregimit te vet në librin: "I was Cicero" (Unë kam qenë Ciceroni). Nuk vonoi shumë dhe u xhirua edhe filmi me këtë tematikë që pati jehonë të madhe. Filmi "Five Fingers" (Pesë Gishta) u gjirua më 1952 ku rolin e Ciceros (Ilaz Baznës), e luajti aktori shumë i njohur, James Mason.

Deri para pak kohesh kjo ngjarje u fol e u përfol duke u bazuar në këto dy botime dhe në filmin që pati shikueshmëri të madhe. Por, një pyetje që bëhej shpesh, ishte: sa janë të vërteta këto tregime dhe cila ishte prapaskena e kësaj ngjarje? Asnjëherë nuk është ditur qëndrimi zyrtar britanik pasi që çështjet e sigurisë në Britani të Madhe nuk komentohen zyrtarisht.

Tashti, pas bërjes publike të shumë dokumenteve, kjo punë gati tërësisht është bërë e qartë. Dosjeve të Operacionit Cicero iu është hequr embargoja shumëvjeçare. Janë hapur një mori dosjesh nga MI5, MI6, Arkivi Nacional, Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme Britanike. Brenda këtyre dosjeve që u mbajtën sekrete për shumë kohë, ekzistojnë edhe dosjet gjermane që janë arkivuar për këtë rast në Berlin. Aty gjenden edhe shënimet e përkthyera në gjermanisht që kanë të bëjnë me rastin në fjalë.

Ilaz Bazna kishte punuar nga tetori i vitit 1943 deri në mars të vitit 1944 si shërbëtor personal i Sir Knatchbull-Huggessen-it, ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Turqisë. Duke e shfrytëzuar nivelin e ulët të sigurimit në Ambasadë, Bazna ka qenë në gjendje t'i fotografojë dokumentet, nga më sekretet, të cilat pastaj ia shiste Ambasadës gjermane në Ankara. Gjermanët, në komunikimin zyrtar, e regjistruan Baznën me emrin Cicero pasi që dokumentet që sillte ai flisnin shumë. Me këtë emër u quajt edhe i tërë operacioni.

Hapjet e dokumenteve të reja flasin për detajet e operacionit të cilat sot mund të cilësohen si të pabesueshme. I pabesueshëm është fakti se si Ambasada britanike kishte funksionuar me një siguri të nivelit të ulët sa që ishin krijuar raste të cilat i kishte shfrytëzuar shërbëtori i zhdërvjelltë i ambasadorit. Dokumentet flasin se operacioni që ndodhi gjatë disa muajve, u ndriçua në tërësi vetëm pas përfundimit të luftës.

Autoritetet e sigurimit shtetëror britanik e mësuan emrin e operacionit (Operacioni Cicero) dhe themeluan identitetin e Cicerosë gati tri vite pas ngjarjes. Britanikët i kuptuan detajet e rrjedhës së kësaj ngjarje që u mblodhën vetëm pas vitit 1945 pas marrjes në pyetje të disa zyrtarëve gjermanë që ishin të përfshirë në këtë operacion. Shërbimi Sekret Britanik (MI5) përpiloi një raport pasi që mori në pyetje Ludwig Moyzisch-in, Maria Molkenteller-in dhe Walter Schellenberg-un, i cili ishte epror përgjegjës i Sigurimit Policor të SS dhe komandantit të Armatës VI gjermane. Informata tjera të dobishme ishin mbledhur edhe nga marrja në pyetje e përgjegjësit të SS, Ostuf Schuddekopf, i cili në Ambasadën gjermane kishte shërbyer si udhëheqës i Sektorit për Britaninë e Madhe.

Përgjigjet që i kishte dhënë Schuddekopf-i konsiderohen më të besueshmet pasi që ky ishte njeriu më përgjegjës për Operacionin Cicero. Nga të gjitha këto intervista, dhe nga fakte tjera, është përpiluar një raport zyrtar nga ku del një ngjarje që fare pak është e ngjashme me atë që lexohet në librin e Moyzisch-it, në atë të Baznës, si dhe në ngjarjen e filmit që është punuar nga skenari hollivudian.

Dokumentet, po ashtu, bëjnë me dije se në janar të vitit 1944 shërbimi sekret britanik kishte rënë në gjurmë të spiunimit dhe kishte bërë disa kurthe për zënien e spiunit, por e tërë kjo ishte bërë pa lejen dhe pa dijeninë e Sekretarit të Jashtëm Britanik. Kurthet rezultuan të pasuksesshme për spiunin e zhdërvjelltë, Baznën.

Me 17 janar 1944, britanikët, nga burimet e tyre sekrete, morën informata se ambasadori gjerman, von Papen, po merrte dokumente të rëndësishme nga burimet britanike. Një lajm i tillë i tronditi rëndë përgjegjësit e sigurimit dhe udhëheqjen e lartë qeveritare në Londër. Për këtë u informua kryeministri Winston Churchill, i cili menjëherë e lajmëroi presidentin e SHBA-ve, Franklin Roosevelt-in, për seriozitetin e kësaj çështjeje.

Churchill urdhëroi të ndërmirren masa dhe Foreign Office, pa u vonuar, dërgoi në Ankara Sir John Dashwood-in, për të hulumtuar rastin. Operacioni kundërzbulues ishte i karakterit aq të ngushtë sa që nuk ishte informuar as Ministria e Luftës, siç e kërkonte ligji. Dashwood kishte përpiluar një urdhëresë të falsifikuar kinse operacioni ishte autorizuar nga Sekretari Shtetëror Anthony Eden. Ishte falsifikuar edhe nënshkrimi i sekretarit shtetëror i cili për këtë veprim kishte mësuar disa vite më vonë. Dokumentet flasin për detaje tjera të cilat edhe në filmat më spektakolar të ditëve të sotshme janë të paimagjinuara.

E mira e tërë kësaj pune ishte se nazistët gjermanë, duke mos i besuar spiunit të tyre Cicero, nuk i kishin shfrytëzuar këto dokumente me informata që kishin vlerë të jashtëzakonshme. Ambasadori gjerman në Turqi, Von Papen, me siguri ka kruar kokën duke e mallkuar veten dhe përgjegjësit në Berlin që nuk iu besuan këtyre dokumenteve me vlerë aq të madhe jo vetëm për ta, por edhe për rrjedhën e tërë Luftës së Dytë Botërore. Ka qenë vetëm një detaj në të cilin kanë besuar gjermanët dhe i cili i ka gëzuar. Nga dokumentet është pa qartë se aleatët nuk kishin ndonjë plan për të zbarkuar në Ballkan dhe ky fakt për llogarinë e gjermanëve ka qenë një ndihmë e madhe.

Viktima e parë, dhe e vetme siç duket, ka qenë ambasadori Sir Knatchbull-Hugessen, të cilit i ishte dëmtuar dukshëm reputacioni që e gëzonte si një diplomat superior dhe si aristokrat në zë. Ai, gjatë tërë jetës ishte munduar ta arsyetonte veten për neglizhencën e tij në Ankara. Mbajtja e dokumenteve në embargo, me siguri se i ka ndihmuar shumë ambasadorit në publik, por jo në qarqet e ngushta zyrtare të cilat kanë qenë në dijeni me përmbajtjen e raportit ekzistues që kishte karakter të shfrytëzimit të ngushtë të brendshëm.

Sir Knatchbull-Hugessen, në shtator të vitit 1944 ishte transferuar nga Ankaraja në Bruksel. Në Raportin Dashwood ishte konstatuar se Knatchbull-Huggessen, me neglizhencën e tij kishte krijuar faktorin kontribuues të thyerjes së sigurisë në Ambasadë. Qeveria britanike e mori vesh këtë skandal në fund të vitit 1945, kurse publiku i gjerë u njoftua pas pesë viteve, më 1950, kur Moyzisch botoi librin e tij. Pas daljes në dritë të këtij libri, në Parlamentin britanik, më 18 tetor 1950, deputeti W.S. Shephard i kishte bërë pyetje Sekretarit të Jashtëm në lidhje me skandalin. Sekretari Ernest ishte përgjigjur: "Shërbëtori personal i ambasadorit ka pasur sukses në fotografimin e një numri të dokumenteve tejet sekrete në Ambasadën tonë, dhe këto dokumente, të filmuara, ua ka shitur gjermanëve. Ai nuk do të kishte mundësi ta bënte këtë sikur ambasadori ynë t'ju kishte përmbajtur rregullave të cilat përcaktojnë menaxhimin dhe kujdesin për dokumentet sekrete".

Në vazhdën e aktivitetit për shfajësim, më 1964, Knatchbull-Hugessen i ka dërguar Foreign Office-it një memorandum ku mes tjerash shkruan për variantin e tij të ngjarjes ku merr përgjegjësi për skandalin, por duke kërkuar nga zyrtarët që memorandumi të mos publikohej.

Aktiviteti për shfajësimin e ambasadorit vazhdoi edhe pas vdekjes së tij. Sir Charles Mott-Radclyffe, një mik i ngushtë i Knutchbull-Haggessen-it, dhe deputet në Parlamentin britanik, me 2 prill të vitit 1971 i shkruan Sekretarit të Shtetit, Sir Denis Greenhill-it, duke kërkuar që të ndërmerret ndonjë hap zyrtar që do ta paraqiste të pastër ish-ambasadorin britanik në Ankara. Përgjigja ishte: "Sido që ishte situata, e vërteta është se armiku nuk ka patur sukses vetëm pasi që nuk kishte besim".

Me fjalë tjera, neglizhenca e Knatchbull-Haggessen-it ishte aq e madhe sa që nuk kishte vend për t'ia falur gabimin që do t'ia kthente reputacionin që gëzonte më parë. Nga dokumentet shihet se Operacioni Cicero është një dështim i turpshëm i sigurimit në një pikë të diplomacisë britanike, për të cilin britanikët do të preferonin të mos flasin. Njeriu që turpëroi jo vetëm ambasadorin, por edhe sigurimin e famshëm sekret britanik nuk ishte askush tjetër pos një mashtrues par exscellence nga Prishtina i cili ishte shpërngulur në Ankara duke e ditur se ky qytet i ofron hapësirë dhe raste të mëdha për veprimtarinë e tij.

Në nivel të detyrës nuk ishin as nazistët gjerman, pasi që nuk besuan se dokumentet ishin të vërteta. Ilaz Bazna ishte i vetmi që kreu punën e spiunit ashtu siç duhet. Por, Bazna, si mashtrues që ishte, edhe ai përfundoi i mashtruar në këtë lojë. Bazna mori para të mëdha nga gjermanët. Shuma e parave që mori ishte 300 mijë funta të cilat sot me siguri do të kishin vlerën e disa dhjetëra milionëve. Por, nuk pati mundësi t'i shfrytëzonte pasi që ishin të falsifikuara. Këtë fakt ai e mori vesh kur pas luftës filloi ta ndërtonte një hotel. Banka a Anglisë, ku i kishte dërguar funtat për ndërrim të valutës, e njoftoi se ato ishin letra të thjeshta dhe të pavlerë. Disa herë e kishte kontaktuar Qeverinë gjermane duke kërkuar kompensim për mashtrimin që ia kishin bërë nazistët por nuk mori kurrë përgjigje.

Pastaj Bazna u shpërngul në Stamboll ku punoi si mësues privat i muzikës dhe si shitës i veturave të përdorura. Në kërkim të jetës më të mirë, në vitin 1960 u shpërngul në Mynih të Gjermanisë ku punonte si recepsionist dhe roje nate në një hotel të zakonshëm.

Një njeri që pati në duar fatin e historisë së tërë Luftës së Dytë Botërore, përfundoi si i parëndësishëm. Ilaz Bazna – CICERO vdiq në dhjetor të vitit 1970. /Telegrafi/

Një nga spiunët më të mëdhenj në histori: Cila është historia e prishtinasit Ilaz Bazna - Një nga spiunët më të mëdhenj në histori: Cila është historia e prishtinasit Ilaz Bazna - "Cicero"? (Foto)

The post Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero appeared first on Telegrafi.

Lypsari në Prizren, i shtrirë në borë në -13 Gradë

Posted: 07 Jan 2017 01:45 PM PST

Fotoja të cilën e ka siguruar Telegrafi, është bërë para pak çastesh në Prizren.

Në të shihet një lypsar, një nevojtar, që është shtrirë në borë, tek Sheshi Shatërvan.

Ndërkaq, temperatura në kohën kur është bërë fotoja ishte minues 13 gradë Celsius.

Shqipëria, dhe shumë shtete tjera, si rezultat i temperaturave të ulëta, shtresat e rrezikuara sociale i ka vendosur në strehimore të veçanta.

Deri në këto çaste, temperatura më e ulët në Kosovë ka shënuar -17 gradë. Mirëpo, në orët e hershme të mëngjesit ajo pritet të zbresë në -24. /Telegrafi/

The post Lypsari në Prizren, i shtrirë në borë në -13 Gradë appeared first on Telegrafi.

Buxhovi, në “Personale” të TV Dukagjinit: Ju tregoj se si bashkëpunoi Adem Jashari me LDK-në (Video)

Posted: 07 Jan 2017 01:35 PM PST

Shkrimtari, historiani e gazetarit Jusuf Buxhovi, rrëfehet në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit.

Aty ai tregon detaje se si u anëtarësuar Adem Jashari në LDK dhe se si punoi komandanti legjendar për partinë e Ibrahim Rugovës.

Buxhovi tregon në detaje se pse lufta e UCK-së ishte edhe luftë për pushtet dhe jep shifra se sa aktivistë të LDK-së dhe sa shqiptarë u vranë nga pjesëtarë të UCK-së.

Për më shumë, ndiqeni në linkun e mëposhtëm. /Telegrafi/

The post Buxhovi, në "Personale" të TV Dukagjinit: Ju tregoj se si bashkëpunoi Adem Jashari me LDK-në (Video) appeared first on Telegrafi.

Thaçi, për vizitë në SHBA

Posted: 07 Jan 2017 01:24 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për, siç thotë ai, një vizitë zyrtare.

"Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës. Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme", shkruan Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

The post Thaçi, për vizitë në SHBA appeared first on Telegrafi.

Dëme të mëdha në Istog si pasojë e motit të ligë (Video)

Posted: 07 Jan 2017 11:36 AM PST

Disa fshatra të Istogut kanë përjetuar dëme të mëdha, pas reshjeve të borës e motit të ligë.

Erërat e forta që kapluan fshatin Kaliqan e kanë dëmtuar tej mase atë, ndërsa në fshatin Vrellë kabllot e rrymës kanë rënë përtokë, për riparimin e të cilave këtu dolën edhe punëtorët e KEDS-it.

Banorët e kësaj ane kanë thënë se shpresojnë që do të kompensohen materialisht nga Komuna e Istogut e nga Qeveria në Prishtinë. /Klan Kosova/

The post Dëme të mëdha në Istog si pasojë e motit të ligë (Video) appeared first on Telegrafi.

Vlora Dumoshi: Ernest Luma, ky ndotës i gazetarisë

Posted: 07 Jan 2017 11:28 AM PST

Shefja e Kabinetit të Isa Mustafës, Vlora Dumoshi ka reaguar ndaj redaktorit të portalit të RTK-së, Ernest Luma, që kryeministrin e ka quajtur vorr.

"Duke shprehur respektin e plotë dhe duke mos dashur në asnjë formë që të ndikoj në punën, politikat redaktuese si dhe aspektet menaxheriale të RTK-së, shpreh keqardhjen e thellë për gjuhën ekstreme rrugaqërore që një redaktor i televizionit publik, me emrin Ernest Luma, ka përdorur ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Duke pas parasysh edhe rastet e tjera të ngjashme në RTK, besoj se RTK-së do t’i bënte nder që së paku të distancohet nga gjuha e këtij personi. Shpërdorimi që ky 'redaktor' i bën RTK-së është përdhosje e gazetarisë dhe e emrit, besueshmërisë dhe imazhit të televizionit publik.

Ftoj edhe AGK-në që të distancohet nga gjuha e skajshme e këtij ndotësi të gazetarisë, duke kontribuuar në këtë formë për gazetarinë kosovare dhe komunitetin e nderuar të gazetarëve të Kosovës", ka shkruar Dumoshi në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

The post Vlora Dumoshi: Ernest Luma, ky ndotës i gazetarisë appeared first on Telegrafi.

Me fotografi të Rugovës, në protestën për Haradinajn në Francë (Foto/Video)

Posted: 07 Jan 2017 11:12 AM PST

Në shenjë solidariteti ndaj kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u arrestua ditë me parë nga autoritetet franceze, është mbajtur një protestë paqësore në qytetin Colmar të këtij shteti.

Qëllimi i protestës para Gjykatës së Colmarit, ishte kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletarrestimeve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit.

Për më shumë, shikojini fotot dhe videot që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit. Në njërën nga fotot shihet Haradinaj bashkë me presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

The post Me fotografi të Rugovës, në protestën për Haradinajn në Francë (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Britaniku i UÇK-së: Fuck You France!

Posted: 07 Jan 2017 10:44 AM PST

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Francës.

Veterani i UÇK-së, Jon Harrison: Po t'i kishim 50 mijë ushtarë, pas lufte do të pinim kafe në Beograd – në Kosovën e Madhe! Veterani i UÇK-së, Jon Harrison: Po t'i kishim 50 mijë ushtarë, pas lufte do të pinim kafe në Beograd – në Kosovën e Madhe!

Në postimin e tij ai i quan francëzët majmunë djathëngrënës që lehtë dorëzohen në beteja, transmeton Telegrafi.

Ta ndihmojmë Jonin ta mund kancerin: Ai luftoi për ne, të luftojmë tani ne për të! Ta ndihmojmë Jonin ta mund kancerin: Ai luftoi për ne, të luftojmë tani ne për të!

"Pavarësisht nga pikëpamjet politike

Pavarësisht nga këndvështrimet

Ramush Haradinaj ka shërbyer në uniformë dhe – për aq sa unë jam i vetëdijshëm – me nder, për çka e ka respektin tim

Pra, unë i kam nja tri fjalë të shkurta për t'ia përcjellë Francës, majmunëve djathëngrënës lehtë të dorëzueshëm të Evropës që flamur të betejave e kanë veç të bardhën e pastër për t'ju kursyer atyre kohë – kur është fjala te dorëzimi dhe ndryshimi i anëve.

Tri fjalë të shkurta për të përcjell mendimet dhe ndjenjat e mia për këtë arrestim të paligjshëm të këtij heroi të luftës të Kosovës

Tri fjalët e mia të shkurta janë: Pirdhu Francë (Fuck You France)", ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

The post Britaniku i UÇK-së: Fuck You France! appeared first on Telegrafi.

Dodiku: Republika Serbe të bashkohet me Serbinë dhe katër komunat veriore të Kosovës

Posted: 07 Jan 2017 10:22 AM PST

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dhënë një ide për të zgjeruar territorin e Shtetit të Serbisë.

Në një intervistë për gazetën serbe Kurir, ai ka thënë se do të duhej të bëhej bashkimi i Republikës Serbe të Bosnjës, Serbisë dhe katër komunave të Kosovës të banuara me serbë në veri. Kjo, sipas tij, do të ofronte një zgjidhje afatgjatë për stabilitetin në Ballkan.

"Kosova është një çështje e dhimbshme, por ne duhet të hapim dialogun me serbët dhe të themi se katër komunat duhet të mbesin brenda Serbisë", ka thënë Dodik. "Kjo do të ishte një satisfaksion për serbët. Kjo do të largonte ndjenjën nga serbët se janë poshtëruar në tërë këtë situatë". /Klan Kosova/

The post Dodiku: Republika Serbe të bashkohet me Serbinë dhe katër komunat veriore të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Mësimi nuk fillon të martën, MASHT-i shtyn fillimin e Gjysmëvjetorit të Dytë

Posted: 07 Jan 2017 10:02 AM PST

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyrjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Arsimit në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit. /Telegrafi/

The post Mësimi nuk fillon të martën, MASHT-i shtyn fillimin e Gjysmëvjetorit të Dytë appeared first on Telegrafi.

Related Posts :