Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Shtabi emergjent shpërndan ndihma për banorët e fshatit Burrnik” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Shtabi emergjent shpërndan ndihma për banorët e fshatit Burrnik” plus 9 more Ferizaj Press


Shtabi emergjent shpërndan ndihma për banorët e fshatit Burrnik

Posted: 11 Jan 2017 07:29 AM PST

Ferizaj.11.01.2017. Banorët e fshatit Burrnik, janë ndihmuar sot me gjëra ushqimore dhe higjienike nga shtabi emergjent i Komunës së Ferizajt.

Shtabi mori këtë vendim në mënyrë që t'ju dilet në ndihmë banorëve të këtij fshati malor, pas reshjeve të shumta të borës që ranë ditëve të fundit.

Me këtë rast shtabi emergjent ka ndihmuar edhe një person nga Siria i cili ka kërkuar ndihmë në Komunën e Ferizajt.

Me gjëra ushqimore dhe higjienike pritet të ndihmohen edhe banorët e fshatrave të tjera malore siç është Jezerci dhe Fusha e Madhe.

15977172_1397533190281500_7180106582235870822_n 15941170_1397533186948167_5567713345102907777_n 15965051_1397533123614840_4753030582131864618_n 15965376_1397533120281507_5880974352221645342_n 15894659_1397533126948173_4323813387536114772_n 15895406_1397533193614833_4163057456472926919_n

 

Të afërmit e Ban Ki-moon akuzohen për korrupsion

Posted: 11 Jan 2017 07:10 AM PST

Vëllai më i ri i Ban dhe nipi i tij akuzohen se kanë dhënë parà ndaj një zyrtari të Lindjes së Mesme, përmes një ndërmjetësi amerikan. Ata pretendojnë se dy të afërmit e tij korruptuan zyrtarin për të përdorur fondet shtetërore për blerjen e një projekti ndërtimi.

Ban Ki-moon shërbeu në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara nga viti 2007 deri në fund të 2016-s. Më tej, ai u pasua nga ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres, i cili mori detyrën më 1 janar të këtij viti. Ban, ndërkohë, shihet si kandidat i mundshëm për të qenë presidenti i ri i Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve "Reuters" citoi zëdhënësin e tij të ketë thënë se Ban Ki-moon nuk ka qenë në dijeni të rrethanave në lidhje me akuzat ndaj të afërmve të tij.

Prokurorët thonë se në fillim të vitit 2013, firma koreanojugore e ndërtimit "Keangnam", në të cilën vëllai i Banit, Ban Ki-sang ishte shef ekzekutiv, u përball me rritjen e borxheve dhe tentoi të shiste një kompleks banesash në Vietnam, të njohur si "Landmark 72".

Në aktakuzën prej 39 faqesh të dorëzuar të martën në gjykatën e Manhattanit, prokurorët pretendojnë se Ban Ki-sang dhe djali i tij, Joo Hyan "Dennis" Bahn, një agjent imobiliar i Manhattanit, arriti të bënte miliona dollarë nga komisionet e shitjes, në një vlerë prej 800 mln dollarësh.

Sipas zyrtarëve amerikanë, dy personat e akuzuar paguan miliona dollarë ryshfet dhe tentuan të tregtonin duke përfituar nga emri i familjes së tyre, në mënyrë që të bindnin një zyrtar nga Lindja e Mesme (nga një vend i paindentifikuar) të arrinte blerjen e kompleksit falë fondeve sovrane të pasurisë së atij vendi.

Dokumentet ligjore federale thonë se dy të akuzuar janë përpjekur të sigurojnë madje edhe një takim për të diskutuar marrëveshjen me kreun e shtetit të atij vendi, gjatë vizitës së këtij të fundit në Nju Jork, që do të merrte pjesë në një takim të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Bahn, i cili deklaroi pafajësinë e tij, u lirua me kusht. Sipas aktakuzës, ryshfeti prej 500 mijë dollarësh është paguar ndaj biznesmenit Malcolm Harris, i cili u prezantua ai agjent i zyrtarit, me një tjetër "çek" prej 2 milionë dollarësh për të mbyllur shitjen. Por Harris, siç pretendohet, i anashkaloi Bahn dhe babain e tij, për të përfituar personalisht. As Harris dhe as Ban Ki-sang nuk janë arrestuar deri më tani.

Gjithsesi, të afërmit e Ban Ki-moon akuzohen për "korrupsion", "pastrim parash" dhe "konspiracion"./Top Channel

.

Veseli: Historia e re e Kosovës shënohet me emrat e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

Posted: 11 Jan 2017 07:10 AM PST

Ai thotë, se kujtojmë me krenari sakrificën e tyre për kombin, shkruan lajmi.net.

"Sot, në 33 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, kujtojmë me krenari sakrificën e tyre për kombin. Të dy këto figura të ndritura, që prapa vetës lanë vepra të mëdha patriotike, kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës. Historia e re e Kosovës shënohet me emrat e tyre", shkruan Veseli në Facebook. /Lajmi.net/

.

Lekaj: Koalicioni qeverisës i nënshtruar ndaj Serbisë

Posted: 11 Jan 2017 07:10 AM PST

Pal Lekaj

E këtë situatë e ka parë si shumë shqetësuese dhe të pakuptimtë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, i cili për Gazetën Monitor ka thënë se me këtë rast Qeveria e Kosovës dëshmoi për pazotësinë e saj.

Lekaj ka theksuar po ashtu se mos arritja e unitetit në mes të pozitës dhe opozitës, lidhur me hartimin e një rezolute për Haradinajn dëshmoi për nënshtrimin që ka Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.

"Më shqetësim është për qytetarët që më të vërtet nuk ishim unik kur ka të bëj me arrestimin e Ramush Haradinajt dhe qeveria e Kosovës u tregua e pazotë  për vendin e vet që të marrë vendime politike që shkojnë në favor  të disa zhvillimeve pozitive në Kosovë. Ajo që është mund ta theksoj është që ne kemi prit të jemi unik, sidomos gjithë kjo që ka ndodhur prej Serbisë, ndërsa qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e nënshtruar nga  Serbia", ka thënë Lekaj.

Sipas tij ky ka qenë momentin kur Qeveria e Kosovës është dashur të tregoj se është e aftë për të marrë vendime politike e që kanë rëndësi të madhe për vendin.

Lekaj tregoi për Gazetën Monitor se cila ishte pika që ndau pozitën dhe opozitën.

"Deri te pika e katërt që ishte ndërprerja e bisedimeve  deri në lirin e Haradinajt dhe pastrimin e të gjitha listave nga INTERPOLI  për ish ushtarët e UÇK dhe  të gjithë qytetarët e tjerë, do të thotë këtu ishim këmbëngulës sepse treguan një pazotësi  për të vendosur dhe për të ndërprerë bisedimet. Kjo le të kuptohet se nga kjo qeveri s'kemi çka të presim më mirë", ka theksuar Lekaj.

Ndryshe seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga AAK-ja pas arrestimit të Ramush Haradinaj me 4 janar në Francë, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia për gjoja krime lufte.

.

Jep dorëheqje gjyqtari që dyshohet se u korruptua nga Grupi i Azem Sylës

Posted: 11 Jan 2017 07:09 AM PST

Azem Syla

Këtë veprim thotë se e ka bërë për shkaqe shëndetësore.

Hoxha ka udhëhequr këtë departament prej vitit 2013. Më herët ai ka qenë prokuror në Prokurorinë Komunale të Prishtinës.

Hoxha përmendet në dosjen e Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata. Përmendet një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli.

Grupi i dyshuar i Azem Sylës, dyshohet se kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në polici, dhe në Prokurori.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe përgjimeve telefonike, Hoxha e kishte mbyllur këtë rast duke mos e hetuar Nuhi Ukën, në këmbim të një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.

Dyshimi ndaj gjyqtarit Faik Hoxha janë nxjerrë nga përgjimi i 29 janarit 2010 i bisedës mes Shpresim Ukës dhe Fahredin Gashit, ku përmendet rasti 'Vujoviq'.

Sipas prokurorit, në këtë bisedë Shpresim Uka e ka bërë të qartë se prokurori i rastit, Faik Hoxha, ka kërkuar një ryshfet prej 20 mijë eurosh. Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga ky post – dy vjet parë se të dalë në pension të rregullt. Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Hoxha për Insajderin.

"Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet shëndetësore…", ka thënë ai, duke shtuar se pretendimet e prokurorit nuk i ka marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk ka pasur lidhje me atë punë.

Ndërkohë, që dorëheqja e Faik Hoxhës është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

"Ju njoftojmë se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda z. Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e gjyqtarit për shkaqe shëndetësore", thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore dhënë për Insajderin.

Grupi i dyshuar i Azem Sylës kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në Prokurori dhe në Polici.

.

Hoti : Qeveria do t’i bëjë me autobusë edhe disa qendrat tjera të Kosovës

Posted: 11 Jan 2017 07:09 AM PST

Avdullah Hoti, ministër në Ministrinë e Financave, tha sot gjatë ditës se 51 autobusët e rinj u blenë falë një marrëveshjeje për garanci shtetërore, e cila ishte kërkuar nga ana e "Trafikut Urban", si dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga ana e Ministrisë së Financave.

"Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë eurosh, me maturitet 12 vjet, ku 2 vjet janë grejs periudhë dhe 10 vjet amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë", thuhet në njoftimin nga ana e Ministrisë së Financave.

.

24 vjeçari nga Peja, fitues i Range Rover nga Ipko (Video)

Posted: 11 Jan 2017 06:17 AM PST

Range Rover është vetura vlera e së cilës arrin 95 mijë euro, e që Beqiri e gëzon tashmë e atë si rezultat i futjes në lojë nga ofertat e kompanisë telefonike Ipko, njofton Klan Kosova.

Vet Enlirati ishte duke fjetur në momentin kur ishte përzgjedhur si fitues i çmimit të IPKO's.

Por në momentin kur është zgjuar pati më shumë se 1 mijë mesazhe dhe telefonata.

.

Fjalim mes lotëve, Obama lavdëron Joe Biden: Unë fitova një vëlla (Video)

Posted: 11 Jan 2017 06:17 AM PST

Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e Presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.

Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës, transmeton lajmi.net.

Madje edhe me emocionues u bë  ky fjalim kur ndër tjerash Obama i tha edhe disa fjalë për zëvëndës presidentin Joe Biden.

"Jo vetëm se ju ishit një zv president i shkëlqyer por unë fitova edhe një vëlla. Ishte vendimi i parë që unë e mora dhe më i miri që e kam bërë. Miqësia me ju ka qenë njëra ndër kënaqësitë tona më të mëdha.", tha Obama duke iu referuar Joe Bidenit./Lajmi.net/

.

Plagosja e rëndë e shqiptarit, dyshohet për motive hakmarrje

Posted: 11 Jan 2017 06:17 AM PST

Ngjarja tragjike që ndodhi të hënën, e që tronditi Gjermaninë dhe komunitetin shqiptar vazhdon të hetohet nga policia gjermane, e cila ka publikuar disa detaje të reja, shkruan 'Bild.de'.

Ngjarja kishte ndodhur kur një 46-vjeçar shqiptar, i cili ishte duke ecur me vajzën e tij është qëlluar me një breshëri të plumbave, nga dy persona të cilët ishin duke vozitur me motorë, përcjell albinfo.ch.

Ai është qëlluar në pjesën e pasme të kokës dhe është në rrezik jete, kurse vajza e tij, e cila pa ngjarjen nga afër me sy ka pësuar shok.

Agresorët kishin tentuar të fshehin motorin Kavasaki, por policia gjermane e ka gjetur dhe e ka sekuestruar.

Sipas informacioneve të fundit, të pakonfirmuara nga policia, dyshohet se sulmuesit kanë qenë shqiptarë, kurse motivi ishte hakmarrja. Mësohet se i plagosuri kishte punuar në një diskotekë si sigurim.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se sulmi ka qenë mirë i planifikuar, kurse ka kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.

.

Nis vizita e delegacionit të Vetëvendosjes në Mbretërinë e Bashkuar

Posted: 11 Jan 2017 06:17 AM PST

Në ditën e parë të vizitës delegaioni është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Laburiste Britanike si Baronesha Janet Royall, me Ndërlidhsen e Marrëdhënieve me Jashtë Znj. Jo Greening dhe me Menaxheren e Projekteve Ndërkombëtare Znj. Nabila Sattar.

"Baronesha Royall, e cila ka dhënë më herët një kontribut të çmuar gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, shprehu interesimin që të mësojë më shumë mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë si dhe tregoi gatishmërinë e saj për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Lëvizjen Vetëvendosje. Baronesha Royall dhe Kryetari Visar Ymeri e përqendruan diskutimin te forcimi i marrëdhënieve mes forcave progresive social-demokrate në Evropë si strategji e domosdoshme për të sfiduar pushtet e djathta dhe konservatore. Kryetari Ymeri e njohu Borenesën me zhvillimet e fundit ekonomiko-politike në Kosovë duke u ndalur edhe te pasojat negative që ka sjell dialogu pa kushte me Serbinë", thuhet në njoftimin e VV-së.

Tutje thuhet se delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë vizitën gjatë kësaj jave në takime të tjera me përfaqësues të partisë Laburiste, me Ministrinë e Punëve Jashtme Britanike, me gazetarë si dhe në takime dhe një tubim me mërgatën shqiptare. Ndër të tjera, në datën 13 janar, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufaca do të mbajnë edhe një ligjëratë në Universitetin Sussex me temën "Kosova dhe shqiptarët në një Evropë në ndryshim".

.

Related Posts :