Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Shtyhet 1 javë nisja e mësimit, Malaj: Si do të zëvendësohen orët e humbura” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Shtyhet 1 javë nisja e mësimit, Malaj: Si do të zëvendësohen orët e humbura” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Shtyhet 1 javë nisja e mësimit, Malaj: Si do të zëvendësohen orët e humbura

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

Epidemia e gripit, që ka prekur vendin tonë, ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të urdhërojë shtyrjen e nisjes së procesit mësimor deri në datën 14 janar. Sipas urdhrit të ministrit Ilir Beqaj, çerdhet, kopshtet dhe institucionet e arsimit parauniversitar do të jenë mbyllur në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017. Ndërkohë që, pjesë e urdhrit të mbylljes janë edhe universitetet, të cilat gjithashtu nuk do ta fillojnë procesin mësimor ditën e hënë, por në datën 16 janar. Qëllimi i këtij urdhri është kufizimi i mëtejshëm i përhapjes së virusit të gripit në vend, ndërkohë që kjo është shtyrja e dytë pas urdhrit të datës 3 janar. Ndërkaq, përmes një prononcimi, dhënë për "Gazeta Shqiptare", zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj sqaron në detaje sesi do të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura nga nxënësit dhe studentët. Sipas Malajt po shqyrtohen disa variante, por më i mundshmi është ai i kryerjes së tyre gjatë ditëve të shtuna. "Orët do të zëvendësohen sipas programit që do të ketë çdo drejtori rajonale e arsimit, që do të thotë se çdo drejtori rajonale do të hartojë kalendarin në bazë të ngarkesës. Sistemi parashkollor e ka më të thjeshtë, sepse kopshtet e bëjnë programin edhe gjatë ditëve të javës. Ndërsa arsimi fillor dhe ai parauniversitar, në bazë të lëndëve që kanë humbur do të zëvendësohen ditëve të shtuna",- u shpreh Malaj. Megjithatë, ajo tha se po shqyrtohet edhe varianti i zëvendësimit si orë të gjashta ose të shtata, ndërsa përjashtoi kryerjen e tyre gjatë muajve të verës. "Më shumë kemi variantin e zëvendësimit të shtunave, sepse në muajt e verës është periudhë zgjedhjesh dhe mund të abuzohet. Po ashtu, një variant tjetër është që pas orëve të pesta, të bëhen orë të gjashta e të shtata. Zëvendësimi mund të bëhet edhe në pranverë, sepse mund të shihet mundësia e orëve pasdite. Pra do të shikohen disa variante, për t'u bërë më e mira e mundshme për prindërit, mësuesit dhe nxënësit",- u shpreh Malaj. Po ashtu, zëvendësministrja theksoi se kalendari i zëvendësimit të orëve të mësimit do të jetë i ndryshëm, sipas zonave përkatëse. "Duhet menduar fakti që tani jemi në një periudhë të ftohtë dhe jo çdo zonë paraqet të njëjtën fizionomi, kështu që kalendari do të hartohet sipas rajoneve. Besoj se javën që vjen kalendari do të jetë gati. Drejtoritë rajonale do të bëjnë përcaktimet e tyre, dhe ne më pas do të bëjmë monitorimet përkatëse",- tha Malaj, teksa shtoi se universitetet do të mbledhin senatet dhe do të marrin vendimet në bazë të programeve që kanë. Ola Mitre

Përplasja për ngricat, Vasili: “Jo” komenteve të dëmshme

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

 

Valentina Madani

Përkeqësimi i motit dhe masat e marra nga qeveria në ndihmë të banorëve, veçse thelluan dje përplasjen mes PS-së dhe LSI-së, e cila drejton Ministrinë e Transporteve. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili replikoi dje me deputetin e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreun dhe kreun e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi për masat që janë marrë për kushtet e motit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, deputeti Vasili këshilloi socialistët që t'i lënë komentet negative në këtë kohë të vështirë për qytetarët, të cilët janë bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës. "Duke pasur një eksperiencë të drejtpërdrejtë edhe personale në përballim të emergjencave të caktuara civile të përmasave të mëdha, sikurse edhe kjo e sotmja, do të thosha që komentet negative apo përfitimet mbi fatkeqësitë natyrore të këtij karakteri madhor siç janë këto, janë një praktikë jo vetëm e dëmshme, por edhe pavend. Një praktikë e cila shkon kundër interesave të qytetarëve", theksoi z.Vasili nga selia e LSI. Ai beson se: "Çdo minutë është e vlefshme dhe e rëndësishme për t'u vlerësuar me masat e karakterit organizativ. Kërkohet gjithashtu një bashkëpunim tërësor i plotë, pa asnjë paragjykim politik dhe me strukturat e pushtetit vendor, të cilat kanë edhe ato një rol të rëndësishëm në këtë çështje duke evituar edhe politizimet, por besoj edhe komentet negative pa asnjë vend". Sipas Petrit Vasilit, "ka vetëm një linjë sjelljeje, të gjithë së bashku të përballojmë sa më mirë dhe pa asnjë pasojë, në radhë të parë të jetëve njerëzore, këtë situatë shumë të komplikuar e të rënduar, jo tipike për vendin tonë mesdhetar dhe sigurisht pas përballimit të saj ka gjithmonë vend për analiza dhe për gjëra, të cilat mund t'i konsiderojmë se si mund të bëheshin më mirë apo jo më mirë, por sot jemi dhe duhet të jemi të gjithë bashkë. Dallimet politike bëhen të parëndësishme në këtë rast, bëhen zero, sepse interesi madhor i qytetarëve, shërbimeve, të jetës së tyre janë ato që mbizotërojnë mbi gjithçka". Po dje z.Vasili foli edhe për gjendjen e rëndë gripale në vend, duke kërkuar që të hiqet dorë nga politizimi i problemit. "Nuk ka vend për politizim. Asnjë epidemi në të gjitha kohërat kur është shfaqur, në kohët moderne, por edhe në të kaluarën, nuk ka pasur vend për të ndarë opinionet apo kritikat në planin politik. Kjo çështje ka vetëm një zgjidhje, përballim me efikasitet i epidemisë, mbrojtja më shumë e jetës dhe përsëri edhe në këtë rast, analizat se ku duhet të vepronim më shpejt, ku duhet të vepronim më mirë janë analiza që vijnë pas vetëm pas kalimit të këtij momenti kritik", theksoi z.Vasili. Dy ditë më parë deputeti socialist, Pjerin Ndreu akuzoi ministrin e Transporteve që drejtohet nga LSI se nuk po punon mjaftueshëm dhe rrugët në veri janë të bllokuara. "Të hetohen e penalizohen firmat e pastrimit të rrugëve, sidomos në akset që lidhin Pukën me Kukësin e Tropojën. Kanë marrë lekët e taksapaguesve dhe kanë lejuar bllokimin e rrugëve, duke mos hyrë në kohë me borëpastruese. Nuk kanë hedhur asnjë gram kripë e asgjë! Nuk do e lejoj këtë sjellje turpi e të papërgjegjshme të këtyre kompanive, që nën hundën tonë bëjnë ç'ju do qejfi, kur njerëzit rrezikojnë jetën rrugëve nacionale nga bllokimi", deklaroi z.Ndreu përmes një statusi në "Facebook".

Mediat italiane: Alban Elezi ka lidhje me kreun e ISIS-it

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

 

Mediat italiane kanë publikuar ditën e djeshme artikuj ku flitej për xhihadistët shqiptarë. E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan se xhihadisti shqiptar Alban Haki Elezi, 38 vjeç, i arrestuar dhe i dëbuar nga territori italian me akuzën e përhapjes së propagandës së ISIS-it, është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me kreun e Kalifatit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al Baghdadi. Artikulli i titulluar “Një xhihadist i dëbuar nga Breshia, lidhje me Al Baghdad”, ka në qendër xhihadistin shqiptar, ku sipas informacioneve të marra nga “Corriere della Sera”, emri i Alban Elezit është shfaqur në disa hetime të lidhura me Abu Bakr al Baghdadi-n. “Elezi mendohet se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta në rrjet me Kalifin e Shtetit të vetëshpallur Islamik, terroristin me origjinë irakiane, njeriun që me organizatën e tij terroriste ka ngritur flamurin e zi të ISIS-it në një pëllëmbë tokë mes Irakut veriperëndimor dhe Sirisë lindore, duke kërcënuar atentate në gjysmën e botës”, shkruan prestigjiozja italiane. Lidhur me këtë fakt, si autoritetet italiane, ashtu edhe strukturat antiterrorizëm në Shqipëri po vijojnë hetimet për lidhjen e mundshme mes Alban Elezit dhe Abu Bakr al Baghdadi-t. Alban Elezi u arrestua në kuadër të operacioni “Balkan Conection”, por Gjykata e Apelit të Breshias e la të lirë në mungesë të fakteve që dëshmojnë lidhjet e tij me ISIS-in. Por, pas lënies së tij të lirë, me urdhër të Ministrisë së Brendshme italiane, Alban Elezi u dëbua nga territori italian, për t’u vënë në pranga në Shqipëri. “La Repubblica” ka shkruar një tjetër artikull për ISIS-in në Shqipëri, duke pasur parasysh sulmet dhe frikën e sulmeve terroriste që ka pushtuar Europën, nisur edhe nga ngjarjet e fundit. “Shërbimet tona të Inteligjencës, sikurse edhe ato të vendeve perëndimore, kanë dhënë alarmin e radikalizimeve në disa prej fshatrave, kryesisht në kufi me Kosovën, ku prej kohësh valëvitet flamuri i zi i shtetit islamik ISIS. Dhe rastet e radikalizimit po shtohen, duke u shndërruar në një fuçi baruti. Dhe në këtë rast Italia është një vend i rrezikuar, e në veçanti Puglia. Kjo për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe kryesisht për shkak të pranisë së personave të radikalizuar dhe grupet ndërkombëtare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, shkruan “La Repubblica”, duke cituar burime të Inteligjencës italiane. “Që nga lindja e Shtetit Islamik, një numër i madh luftëtarësh të huaj është nisur nga Ballkani dhe kryesisht nga Shqipëria. Numërohen mijëra luftëtarë. Në 12 muajt e fundit, praktikisht numri është reduktuar. ISIS-i ka humbur territore në Siri, çka e ka detyruar Shtetin Islamik të bllokojë shumë prej udhëtimeve. Ndërsa, shërbimet e Inteligjencës europiane sinjalizojnë se radikalizimi nga ana tjetër është thelluar pikërisht në këta muaj. Një alarm të tillë autoritetet shqiptare në një farë mënyre po kërkojnë ta përballojnë. Deri më tani janë dënuar 9 persona për radikalizim, dhe po përpiqet të kërkohet në xhami, ndërsa 89 të tilla duket se janë jashtë kontrollit”, thuhet më tej.

Paditen 6 zyrtarë, dëmi ekonomik 58 milionë lekë

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori 6 zyrtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për tendera në Bashkinë e Devollit. Në auditimin e KLSH-së rezulton se dy kryetarët e komisionit të vlerësimit dhe katër anëtarët favorizuan operatorët ekonomikë privatë me vlerë ofertuese më të lartë dhe skualifikuan në shkelje me ligjin ofertuesit më të ulët pjesëmarrës për investime në rrugë në ish-komunat Progër e Hoçisht. Gjashtë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në Devoll janë kallëzuar në prokurori për shpërdorim detyre. Në auditimin e KLSH-së rezulton se zyrtarët e njësisë administrative Progër dhe Hoçisht kanë shkelur ligjin me procedurat e prokurimit publik për vlerësimin e ofertave ekonomike në investimin e rrugëve, ku janë favorizuar ato me vlerë më të lartë dhe janë skualifikuar ato me vlerë më të ulët, duke shkaktuar një dëm ekonomik për shtetin në vlerën 58.9 mln lekëve. KLSH konstatoi dëm ekonomik në vlerën e 5.7 mln lekëve për rehabilitimin e rrugës Cangoj në ish-komunën Progër, e nisur në vitin 2013, ku është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë me ofertë më të lartë, duke larguar nga gara 6 operatorët e tjerë me vlerë oferte më të ulët me argumentin e nuk përmbushin kriteret për makineritë katerpilar dhe asflato-shtrues, ku në dokumentacion rezulton e kundërta. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me investimin për rrugët e brendshme të fshatit Çipan në ish-komunën Hoçisht, ku vlera e dëmit arrin në 1.2 mln lekë. Në këtë vlerësim të ofertave, zyrtarët e komisionit mes tyre edhe kryetari si shkak për mosplotësim e dokumenteve të tenderit dhe mosplotësim të numrit të punonjësve ka skualifikuar ofertuesin më të ulët dhe ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë. Sipas KLSH-së, rezulton se ky bashkim i operatorëve nuk ka të përcaktuar në aktmarrëveshje punët konkretë për të cilat është kualifikuar si fitues i tenderit dhe po ashtu nuk ka as kategoritë e licencës. Ndërsa në rastin e investimit për sistemimin rrugës Hoçisht–Gracë, zyrtarët e komisionit të vlerësimit kanë shpallur fitues ofertuesin e vetëm pjesëmarrës në prokurim, kur në këtë rast duhet të ishin përsëritur procedurat e tenderimit. Për të gjitha këto abuzime, KLSH ka kallëzuar dy kryetarët e komisionit të vlerësimit dhe katër anëtarët për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljen e barazisë së pjesëmarrjes në tendera.

Dosja “Dajti”, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka më gjyqtarë

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

Dritan Dajti duket se e ka kapur 'mat' drejtësinë, e cila që prej vitit 2009 nuk ia ka dalë ende mbanë të shprehet me një vendim të formës së prerë për të. Me katër burgime të përjetshme për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apelin e Krimeve të Rënda, raporton "TCH". Por prej muajsh shkalla e dytë nuk po formon dot trupën gjyqësore që do të gjykojë këtë dosje ndaj të pandehurit Dritan Dajti, që shënoi rekord me 300 seanca të shtyra për shkak të mungesës së avokatëve. Në Apelin e Krimeve të Rënda, të 11-të gjyqtarët janë konsumuar gjatë kërkesave të shpeshta të të pandehurit, që nga masa e sigurisë deri te loja juridike për sigurimin e një mbrojtësi nga shteti. Me gjithë odisenë 8-vjeçare, në fund të së cilës ekziston vetëm një vendim i shkallës së parë që e konsideron Dajtin fajtor, vendimi për të duket ende larg. Kjo, pasi edhe Apeli i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë më datë 22 nëntor për të gjetur gjyqtarë që do ta gjykojnë atë në shkallën e dytë.
Prononcimi
I kontaktuar nga "Top Channel", zëdhënësi i KLD-së, Elis Kuçi tha se: "Lidhur me këtë gjykim, kjo do të jetë te delegimi që do miratohet nga KLD-ja në mbledhjen e radhës. Asnjëherë kërkesat për delegim gjyqtarësh nuk janë vonuar nga KLD-ja dhe kurdoherë janë miratuar në mbledhjen më të afërt. Në rastin konkret, kërkesa ka ardhur më 22 nëntor, ndërsa mbledhja e fundit është bërë më 18 nëntor. Mbledhja e radhës nuk është përcaktuar ende dhe nuk ka një datë në këtë moment që flasim". Por burime jozyrtare shpjegojnë se edhe vetë KLD-ja ndodhet në ngërç për arsye të tjera. Shkak është bërë një padi e dorëzuar nga Unioni i Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet pezullimi i ligjit "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve". Një ndër pikat e këtij ligji për të cilin kërkohet interpretim kushtetues ka pikërisht lidhje me heqjen e kompetencave për emërimin dhe transferimin e gjyqtarëve nga KLD-ja, ndërkohë që Kushtetuta thotë shprehimisht se, KLD-së i përkasin këto kompetenca deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. E ndërsa është përcaktuar si rend dite për mbledhjen e radhës çështja e delegimit të gjyqtarëve në dosjen "Dajti" dhe emërimi i 10 magjistratëve, se kur do të jetë kjo mbledhje duket se varet nga Dhoma e Këshillimit të Gjykatës Kushtetuese.

Pensioni social, përfituesit të rideklarojnë të ardhurat

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

 

Ola Mitre

Të gjithë përfituesit e pensionit social duhet të rideklarojnë të ardhurat e tyre, në mënyrë që t'iu rilidhet pagesa. Kjo është një procedurë që duhet të kryhet çdo fillimvit nga kjo kategori, si një mënyrë për të verifikuar nëse të ardhurat e tyre kanë ndryshuar apo jo. Referuar praktikës së vitit të kaluar rideklarimet bëhen përgjatë muajit janar, ndërkohë që përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë thënë më herët se nuk ësh- të i nevojshëm dorëzimi i dokumenteve, por vetëm i deklaratës. "Për rastet e përsëritura nuk duhet të paraqesë asnjë dokument tjetër, përveç deklaratës. Kjo përveç rasteve kur ka ndryshime të gjendjes financiare: mund të ketë hapur një biznes, mund të jetë aksioner në një aktivitet ose mund të ketë ndonjë të ardhur tjetër, si për shembull pasuri të paluajtshme të lëshuar me qira dhe merr të ardhura",- kanë shpjeguar specialistët. Përfituesit du- het të paraqiten vetëm pranë agjencive lokale të sig- urimeve shoqërore, ku ka vendbanimin dhe të dorë- zojë dokumentin, që në këtë rast është deklarata. Mjaf- ton që ata të jenë të pajisur me kartën e identitetit dhe të deklarojnë që kanë të njëjtat të ardhura, si herën e kaluar. Në rast se rideklarimi nuk kryhet, përfituesve iu ndër- pritet pagesa dhe vetëm pas dorëzimit të tij do të mund të rimarrin sërish paratë. Shkak për këtë procedurë është fak- ti se pensioni social është një e ardhur e ngjashme me ndihmën ekonomike, pasi perso ni nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Ndaj ai duhet të deklarojë që gjendja e tij financiare nuk ka ndryshuar dhe të ardhurat e tij ekonomike nuk kanë ndryshuar. Nëse marrim parasysh indeksimin e muajit korrik, masa e pensionit social aktualisht është rreth 6.860 lekë.
PËRFITUESIT
Sipas të dhënave nga In- stituti i Sigurimeve Sho- qërore janë rreth 1800 perso- na që aktualisht përfitojnë pension social, ndërkohë që sipas përllogaritjeve në të gjithë vendin janë rreth 5000 vetë që plotësojnë kriteret për ta përfituar. Thjesht këta persona duhet të dorëzojnë dokumentacionin, që e gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit, në mënyrë që t'iu lidhet pagesa. Sipas ligjit, pensioni social është një për- fitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç dhe është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri, të paktën për pesë vitet e fundit. Gjithashtu, për të qenë përfitues këta persona nuk duhet të plotë- sojnë kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore (pension të plotë pleqërie, pension të reduk- tuar pleqërie, pension in- validiteti) si dhe nuk duhet të kenë asnjë lloj të ardhure, që përfitohet nga çdo burim tjetër financiar. Gjithashtu, përfitues mund të jenë edhe ata persona që kanë disa të ardhura, por që janë më të ulta se të ardhurat që jep pensioni social. Kjo do të thotë se diferenca iu zbritet nga shuma totale prej 6.860 lekësh.

Çka duhet të mësojmë nga arrestimi i fundit i Ramush Haradinajt?

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

 

 

Rexhep Qosja

 

 

Ramush Haradinaj do të na kthehet shpejt në Kosovë dhe do të na kthehet krenar e heroik si gjithmonë.

Por, arrestimi i Ramush Haradinajt prej gjykatës franceze mbas lëvizjes së lirë në vendet e mëdha të BE-së e edhe në vetë Francën, para disa muajsh na solli pezmatim të pamatshëm në njërën anë ndaj kësaj gjykate, kurse në anën tjetër ndaj oligarkisë sonë politike.

Ky arrestim na bën aq të pezmatuar ndaj gjykatës franceze me përvojë shumëshekullore sepse ajo arrestoi çlirimtarin shqiptar Ramush Haradinaj edhe pse ai dy herë, pas dy gjykimeve, u shpall i pafajshëm prej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në themelimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe vetë Franca.

Ky arrestim i çlirimtarit shqiptar na bën aq të pezmatuar sepse gjykata franceze e arrestoi Ramush Haradinajn në bazë të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe të bashkëpjesëmarrësve të tij në krimet e shumëllojshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Arrestimi i Ramush Haradinajt na bën aq të pezmatuar edhe për shkak se gjykata në fjalë është gjykatë e shtetit të Francës që me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e kjo domethënë edhe me njërin nga komandantët e saj, mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej dhunës e terrorit të Sllobodan Millosheviçit, domethënë mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej pushtimit të Serbisë.

A mos është çudi e madhe kuptimore dhe etike arrestimi i një çlirimtari të Kosovës prej atyre që me të kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës?!

Arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë, e cila qe sa vite bën bisedime politike me Serbinë për çështje të ndryshme midis dy shteteve, por asnjëherë pa kërkuar që të anulohen aktakuzat ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe më tej, arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë, e cila me politikën e saj dritëshkurtër, servile, të frymëzuar mbi të gjitha prej karrierizmit vetjak e formoi Gjykatën e Veçantë dhe me të deshi s'deshi i kontribuoi edhe këtij arrestimi të Ramush Haradinajt. Nuk është e lehtë të kuptohet pse vendet që morën pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës krijojnë gjykatë të veçantë për gjykimin e çlirimtarëve shqiptarë! Dhe, është aq më vështirë të kuptohet pse aq lehtë oligarkët tanë politikë e ndërrojnë Kushtetutën vetëm e vetëm për të shprehur pajtimin e tyre me formimin e asaj gjykate unike në botë.

As pas sa vitesh pavarësi, as pas njohjes nga 112 shtete, as pas aq shumë shprehjesh për "meritat" vetjake politike e shtetërore, oligarkia jonë nuk arriti të shquajë mëvetësinë, prandaj as dinjitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet me shtetet e tjera, madje po të shohim qartë e pa ngurrim nga vetëkritika objektive, as në bisedimet me pushtuesin e dikurshëm, Serbinë.

Arrestimi i Ramush Haradinajt tregon se çfarë goditje i kemi dhënë vetes dhe luftës sonë çlirimtare me atë gjykatë!

Përkushtimin atdhetar të tij dhe të familjes së tij ndaj Kosovës, ndaj lirisë dhe pavarësisë së saj, Ramush Haradinaj po e paguan shumë shtrenjtë: me dy gjykime në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me dy arrestime – herën e parë në Slloveni dhe tash në Francë. Por, këto janë sakrificat e shtrenjta me të cilat idealistët jo rrallë gjatë historisë e kanë paguar idealizmin e tyre atdhetar.

Pensioni, mosha dhe vjetërsia në punë

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

Rritja graduale e moshës dhe vjetërisë në punë ndikojnë drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se janë dy prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Gjatë vitit 2017, gratë do të dalin në pension në moshën 60 vjeçe e 6 muaj, ndryshe nga viti i kaluar që dilnin 60 vjeçe e 4 muaj. Por, jo vetëm mosha, grave u shtohen edhe vitet e nevojshme të punës për të përfituar pension të plotë me 4 muaj. Burrat dhe gratë, këtë vit duhet të kenë 36 vite e 2 muaj punë për të përfituar pension të plotë.
Sipas formulës së re, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social që është 6.860 lekë shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë. Në këtë pjesë të formulës kemi ndikimin në uljen e masës së pensionit, duke qenë se pjesëtimi do të bëhet me një numër më të madh.
Për shembull, nëse kemi një person me 40 vite punë, për të përllogaritur pensionin bazë duhet të bëjmë këtë veprim: 6.860 x 40 / 36 e 2 muaj = 7.580 lekë. Ndërkohë që përgjatë vitit 2016, baza e pensionit me këto të dhëna do të ishte 7.665 lekë, pra rreth 85 lekë më e lartë. Ndërkaq, pensioni përbehet edhe nga një shtesë që është 1% shumëzim vitet e sigurimit shumëzim pagën mesatare. Paga mesatare përllogaritet në bazë të pagave bruto të deklaruara ndër vite, të cilat indeksohen me koeficientët përkatës, për t’i aktualizuar me tregun. Kjo bëhet duke i mbledhur pagat e deklaruara bruto (pas indeksimit) për çdo muaj dhe duke i pjesëtuar me numrin e muajve, për të cilën janë derdhur këto paga. Pasi të kemi nxjerrë dhe vlerën e pagës mesatare, atëherë do të mund të përllogarisim dhe shtesën.
KRITERET E REJA
Me nisjen e vitit 2017 ndryshojnë kriteret për të përfituar pensionin e pleqërisë. Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit. Rritja e moshës prek vetëm gratë, të cilat përgjatë vitit 2017 do të dalin në pension në moshën 60 vjeçe e 6 muaj. Kjo pasi, me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore” parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dy gjinitë. Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhet të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2017 duhet të ketë 36 vjet e 2 muaj. E njëjta logjikë vlen edhe për femrat, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. “GSH” publikon sot tabelat me zgjatjen graduale të moshës dhe periudhës së sigurimit për pension për meshkujt dhe femrat, sipas kategorive përkatëse. Përmes këtyre tabelave, çdokush mund të shikojë me saktësi vitin, në të cilin do të dalë në pension sipas përllogaritjeve të reja si dhe vitet e vjetërsisë në punë, sipas të cilave mund të fitohet pensioni.

Virusi që na çoi në kolaps

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

 

 

 

Nga Desada Metaj 

 

Edi Rama ka marrë vendim të shtyjë sërish hapjen e shkollave, çerdheve dhe kopshteve në të gjithë Shqipërinë deri në datën 16 janar. Vendimi në dukje është i detyruar, siç sqaron ministri i tij Beqja, për shkak të gripit. Një epidemi e parashikuar që në vjeshtë dhe që si çdo vit kulmon në muajt dhjetor-janar. Gjithçka nisi në 3 janar, kur u njoftua, së pari, se në Shqipëri kishte grip dhe për këtë shteti kalonte në karantinë. Për të justifikuar këtë vendim krejt absurd për një shtet serioz, ministri i Shëndetësisë sforcoi veten dhe mediat pranë qeverisë për të stisur një epidemi që ekzistonte prej javësh. Por, qeveritarët e Ramës, ndoshta nuk e kuptojnë se shqiptarët e dinë mirë se virusi i gripit ka kohë në qarkullim dhe nuk është vdekjeprurës. Rastet që u njoftuan me nxitim me pasojë vdekjen i përkasin grupmoshës së tretë dhe si të tilla sjellin komplikacione që ndodhin në çdo vend të botës. Aq evidente ishte përpjekja për ta shitur shtyrjen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve në datën 4 janar si një "merak të qeverisë për qytetarët", sa një televizion për pak sa nuk publikoi edhe emrat e të prekurve nga virusi. Po kaq qesharak ishte edhe vendimi për të lënë pushim një nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, gjë që shkaktoi kolaps jo vetëm në administratë, por edhe në sektorin privat, ku sigurisht prindërit me fëmijë të mitur mbetën në mëshirën e dëshirës së punëdhënësve për t'u kujdesur për fëmijët e tyre. Dhe, sërish në mënyrë flagrante, qeveria sot ka vendosur të shtyjë nisjen e shkollës për në datën 16 janar. Pra, thuajse një muaj pasi fëmijët kanë nisur pushimet e festave të fundvitit. Por, a e kupton kryeministri dhe ministri i tij i Shëndetësisë që sado të përpiqen, nuk e beson kush se virusi i përvitshëm i gripit na qenka kaq i rrezikshëm pikërisht tani? Pikërisht në momentin kur temperaturat janë më të ulëta se zakonisht dhe ngrohja në shkollat, kopshtet dhe çerdhet publike është e pamjaftueshme në mos joekzistuese. Por, edhe nëse e marrim të mirëqenë këtë rrezik, çdo prind ka të drejtën e marrjes së raportit mjekësor nëse fëmija është sëmurë. Dhe nëse nuk shkojnë në shkolla, këta fëmijë do të rrinë në shtëpitë shpeshherë pa drita apo do kalojnë kohën e lirë në qendrat tregtare, burim i përhapjes së viruseve? Plus, nëse shkollat janë shtyrë edhe një javë tjetër, prapë administrata do të funksionojë pa kapacitetet e plota? Por nëse mjekët, punonjësit e emergjencave civile, ata që kujdesen për njerëzit në nevojë kanë fëmijë në shtëpi, si i bëhet hallit? A di kryeministri të na thotë nëse do të punojë sistemi bankar të hënën? Po pediatrja e ambulancës, që është mama fëmijësh, a do të shkojë të hënën të kujdeset për pacientët e saj? Po ajo kujdestarja e azilit? Po dhjetëra prindër që janë të punësuar në sektorin privat? Fshehja pas gishtit për këtë vendim të tepruar është nisja më e shëmtuar e vitit që mund të bëjë një qeveri. Dhe nëse shkak është mungesa e ngrohjes apo greva e paralajmëruar e arsimtarëve, për shkak të shpërblimit të munguar për festa, të paktën të na e thonë hapur. Ata që kanë fëmijët në shkolla ku ka ngrohje apo në sistemin privat, lërini t'i çojnë në shkollë më mirë se të rrinë gjithë kohën para TV. Sepse sado ftohtë në veri, të paktën fëmijët e Tiranës apo të Vlorës e Sarandës le të shkojnë të bëjnë mësim. Sepse sado e vështirë, e vërteta vret më pak se përpjekjet për të mbuluar këtë realitet tronditës me papërgjegjshmërinë e një kryeministri, që nëse ka zgjidhur ku të sistemojë fëmijët e tij këto ditë karantine, të mendojë edhe për prindërit e 1 milion shuplakave dhe shtetin e karantinës së një vendi me diell si Shqipëria.

Marrë nga opinion.al

 

Ilirishtja dhe Shqipja

Posted: 08 Jan 2017 08:00 AM PST

Nga Prof. Eqrem Çabej

Në shekullin e kaluar dhe në dhjetë vjetët e parë të këtij shekulli shqiptarët janë konsideruar përgjithësisht pasardhësit e ilirëve dhe gjuha shqipe është konsideruar vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire. Kjo teori, e mbrojtur nga një varg historianësh e gjuhëtarësh, me formulimin më sipër, sidomos nga Gustav Majeri1, aty nga fillimi i këtij shekulli, u zëvendësua te një pjesë e mirë e dijetarëve me tezën e dalë kryesisht nga fusha e gjuhësisë, sipas së cilës shqiptarët janë stërnipër trakasish të ardhur prej visesh më lindore në brigjet e Adriatikut, dhe shqipja është bija e trakishtes, ose edhe një "dialekt trak i ilirizuar" 2. Ka pasur edhe një sinteze të të dy teorive, e përfaqësuar me Norbert Joklin, sipas së cilës shqipja është ngushtësisht e afërt dhe me ilirishten dhe me trakishten. Këtë teori e kanë ndjekur mjaft dijetarë.
Në këtë fushë kërkimesh sot zotëron shumëkund një skepticizëm shpeshherë i tepruar dhe diku edhe një agnosticizëm. Kanë dalë edhe teza të reja, të përftuara për një pjesë të mirë nga prirja për të gjetur medoemos rrugë të reja, për të thënë diçka të re, e për të vërtetuar atë që është dashur nga ana e tyre të vërtetohet. Karakteristika kryesore e këtyre tezave në punë të metodës është kjo, që përfaqësonjësit e tyre shpeshherë nisen çuditërisht nga një tabula rasa, nuk marrin parasysh rezultatet e punës kërkimore të mëparme dhe aq më pak mbajnë qëndrim ndaj tyre. Përveç kësaj, disa nga këta dijetarë shquhen për një qëndrim hiperkritik ndaj tezave të të tjerëve bashkuar me një besim të tepruar ndaj mendimeve të veta. Duhet pranuar që si në shumë fusha të dijes, edhe në atë të kërkimeve gjuhësore, e aty edhe në studimin e historisë së Shqipërisë, ka progres dhe regres, ka përparime e ka një shkuarje mbrapa.
Çështja se çfarë marrëdhëniesh ka midis shqipes dhe ilirishtes, a ka një afri (parenté) midis këtyre dy gjuhëve, dhe, në qoftë se ka, a kemi aty një raport filiacioni (birërie) apo jo, kjo çështje komplekse përbën një problem shkencor. Për të krahasuar dy madhësi duhet t'i njohim. Në rasën tonë konkreten ne dimë vetëm njërën nga këto, shqipen. Ilirishten e njohim pak a aspak; sidomos jemi krejt në errësirë në punë të strukturës së saj gramatikore, dhe mezi po arrijmë ta rindërtojmë gjer diku atë gjuhë me anën e thërrimeve që mund të thuhet se na kanë mbetur prej saj. Përveç kësaj, distanca kohësore që nga ekzistenca e nga zhdukja e dialekteve ilire gjer te dokumentimi i parë i shqipes si gjuhë më vete është bukur e madhe.
Përsa i përket konceptit etnografik "ilirët" dhe lidhur me të edhe koncepti gjuhësor "ilirishtja", do thënë se këto koncepte kanë pësuar ndryshime gjatë këtij brezi të fundit. Ndërsa një brez më parë ky koncept ishte zgjeruar me tepri në pikëpamje të shtrirjes gjeografike, aq sa dha shkas dhe për lindjen e termit "panilirizëm"3, si reaksion ndaj kësaj rryme u kalua në skajin tjetër, erdhi e u zhvillua një koncept i ri i një skepticizmi përtej masës. Kjo ka pasur një pasojë që tani ka ardhur koha të shtrohet përsëri në tryezë çështja se ç'duhet të kuptohet me ilirë dhe ilirishte. Sidomos ka zënë rrënjë një atomizëm i theksuar si metodë pune në lëmin e studimeve ilire, mendimi se nuk ka pasur një popull të madh e të vetëm të ilirëve në Evropën antike. Prandaj shtrohet pyetja: a njësi a shumësi etnike? A një popull ilir me fise të ndryshme, një gjuhë ilire me dialektet e saj, apo popuj të ndryshëm që mbajnë këtë emër me më shumë a më pak të drejtë? Burimet antike nuk na japin një përgjigje të prerë në këtë punë, por nuk mund të lihet pa thënë që edhe trajtimi kritik i tyre i ka lënë vend një interpretimi shumë herë arbitrar e të njëanshëm. Në këtë çështje nuk mund të shkohet përpara pa i kushtuar vëmendjen e duhur terminologjisë etnografike në botën e vjetër. Do pasur parasysh cilat kanë qenë kriteret e emërtimit të popujve, të fiseve e të kombësive te popujt e vjetër vetë, e të gjeografët, historianët, udhëtarët, politikanët, ushtarakët etj., të grekëve e të romakëve. Në këtë fushë ka sot mendime shpeshherë të tryezës së dijetarit e larg realitetit historik e shoqëror. Tendenca për diferencime etnike ka shkuar këtu te disa dijetarë më larg se në gjykimin p.sh. të rrethanave trake, italike etj. Asnjëri nuk mund të thotë që me emrin "ilir" të mos jenë përfshirë popuj të ndryshëm e me gjuhë të ndryshme. Vetëm një gjë mbetet e sigurt këtu: një shoshitje objektive e tezave që përpiqen të vërtetojnë një shumësi popujsh në trevën ilire të kohës antike, tregon se ato teza nuk arrijnë në shkallën e një argumenti shkencor. Për të dhënë vetëm një shembull, teza që në zonë ilire të ketë pasur treva me sisteme të ndryshme në emra personash, "provinca onomastike" me "vatra" e me "krahina rrezatimesh", një fushë ku janë dhënë më fort gjykime me një karakter të përkohshëm edhe ku ende nuk është dhënë fjala e fundit, kjo tezë për ne mbetet problematike. Por edhe sikur të vërtetohej drejtësia e saj, kjo nuk do të përbënte aspak një dëshmi se kemi të bëjmë aty me popuj të ndryshëm. Mjafton të përmendim në këtë mes faktin që në një njësi etnike e gjuhësore aq të përcaktuar e të kufizuar si nga numri, si nga koha, dhe të çfaqur në dritën e plotë të historisë siç është popullsia ostrogote në shek. IV të erës sonë, ekzistojnë pranë e pranë sisteme emërtimi të ndryshme në punë të emrave vetjake. Një gjë e tillë vihet re dhe në territoret e gjuhëve të sotme të Evropës përbrenda një gjuhe të vetme. Ndërkaq antroponima ilire nuk mund të thuhet se është më e shumëllojshme se antroponima kelte, gjermanike etj. Përkundrazi një vështrim objektiv e pa parakuptime (prekoncepte) i kësaj lënde vë re karakterin specifik të këtyre emrave për territorin ilir, ekzistencën e disa tipareve të përbashkëta, konstaton elementët e një njësie përbrenda ndryshmeve territoriale, hyjnë ato emra të tillë si Andes në Burnum (Kroaci), Andius në Prizren, Bardius Bardyllis, Bato (Dardani, Dalmaci, Panoni etj.) me Batena Batuna etj.; Bersaniues Bersant, Bilisa Bilena, Boicus, Buzo, Busio, Dasius Dazas Dasant, Epicadus, Gentius Grabeos Graboi, Lavius, Mytilius Mutelios, Peuk – Peukestis Peucetii, Pinnes, Plateor Plaetorius, Plator, Raecius, Surus Sura, Sutta Suttis, Tata Tataia, Teuta me Teutaia, Teutana Trieteuta etj., Turus Turelius Turelia, Verzi e ndonjë tjetër. Rrethana që në këto emra merr pjesë dhe Shqipëria antike, e përtej detit dhe popullsia mesapeve e japigeve në Italinë Jugore, na duket me rëndësi për të gjykuar drejt këtë sistem emrash në pikëpamje historike e gjuhësore. Dëshmitarë më të fortë në punën e caktimit të përkatësisë etnike janë për në emrat e viseve, sepse këto, sa kohë që formohen me lëndë vendi, nuk i shtrohen ndikimit të importimit nga jashtë që pësojnë emrat e personave. Edhe këtu nuk mungon lokalizimi në territorin ilir dhe përhapja në krahina mjaft të largëta të këtij territori. Khs. Der të tjera Aleta, Amantia Amantini, Arb – në Arba Arbanon Arbon Arbatias, Bant Brendesion, Bul – në Bulinoi Bullionës Bulentum, Dalm – Delm – në Dalmion Dalmatë Delmenium, Gen – në Genusus Genysios, Lam – në Lamatis Lametus, Mal – në Dimallum Malontun Maleventum, Malontina, Met – në Metulon Meturbarbis, Parth – në Parthini Parthos, Sal – në Salona Salluntum Sallentini, Skard – në Skardon Skardona, Tar – në Tara Taras Tarentum, Terg – trag – në Tergestë Opitergium Tergolape Tragarium, ulk – në Ulkion Ulcirus Ulcisia castra, Ulkaia hele etj. Si kudo në arsyetimet logjike, edhe në çështjen a popuj ilire apo fise (popullsi) të një etnosi ilir, ka vlerë ligja që gjykimi jepet në bazë të krahasimit. Rrethanat ilire gjykohen më drejt kur të vështrohen në lidhje me mënyrën si vështrohen rrethanat e popujve të tjerë të Evropës antike. Dhe pyetja aty shtrohet jo vetëm për kriteret pas të cilave emërtoheshin popujt e vjetër, por edhe për ato me të cilat i dallonin njërin nga tjetri. Aty mbase më shpesh se gjuha merreshin parasysh disa tipare etnografike të tjera, si vetitë e karakterit, veshja e frizura, mënyra e jetesës dhe e luftës, besimi e ndonjë element tjetër.
Në këto kushte edhe pyetja e shpeshtë e disa dijetarëve a kemi të bëjmë te Iliria e ilirët me një koncept etnik apo gjeografik, kjo pyetje shtrohet barabar edhe për shumë të tjerë popuj të Evropës së periodës antike. Kështu kjo çështje në pikëpamje metodologjike humb mjaft nga rëndësia që i jepet. Te këta popuj duan parë entitete gjeografike dhe etnografike, duke mbizotëruar herë njëri koncept, herë tjetri në rrethanat e ndryshme të zhvillimit historik e politik të tyre. Në këtë mënyrë edhe të vënët e kufijve të prerë midis Ilirisë si koncept etnogjeografik e si koncept politik-administrativ, pra si dy koncepte qenësisht të ndryshme, edhe kjo është mjaft larg nga realiteti historik, ashtu si mund të vihet re për epokat e ndryshme të historisë politike. Caktimi i kufijve administrativë në një provincë të madhe të një perandorie bëhet zakonisht përmbi bazën e njësive territoriale-etnike dhe përfshirja e ndonjë krahine aloglote në këto nuk ka cenuar ndonjëherë karakterin e njësishëm të këtyre. Kështu në caktimin e provincës Illyricium, te romakët nuk kanë zotëruar kritere shumë të ndryshme nga ato që janë zbatuar në caktimin e provincave të tjera, si Hispania, Gallia, Germania, Thracia. Ashtu ka ngjarë dhe me emërtime të mëpastajme, si Polonia në mesjetën e vonë, Arnavutluk në Perandorinë Osmane etj.
Në lidhje me këto do pasur parasysh se tjetër gjë do kuptuar me konceptimin dhe emrin "ilirë" e me "ilirishte" të shek. VI p.e.s. e tjetër gjë me "ilirë" e "ilirishte" p.sh. të epokës së perandorisë romake të shek. II e III të e.s. Khs. p.sh. gjermanët e kohës së Tacitit dhe gjermanët e kohës së shtegtimit të popujve. Ky është zhvillimi normal në historinë e popujve e të gjuhëve, zhvillim që e ndeshim të gjithë popujt e moçëm të Evropës, me gjithë ndryshimet që vihen re në procesin e formimit të tyre. Mospërmendja e ilirëve në burimet egjiptiane, hetitë e mikenë edhe në epet homerike, shfaqja e dardanëve a e peonëve në këto të fundit, dhe dalja më vonë e ilirëve të Herodotit e të Pseudoskilaksi, këto janë indice që dëshmojnë për etapat e ndryshme të formimit të një populli. Prapa këtyre fshihen inkursione, shtegtime e shpërngulje fisesh e popullsish, përzierje e shkrirje etnike, integrim me anë asimilimesh, luftime për troje e për tokë buke, përpjekje për hegjemoni politike e ushtarake, ndikime kulturore, procese divergjimi e konvergjimi, shkëputjesh e bashkimesh etnike, përhapja e një emri etnik përmbi të tjerët për arsye të pozitës gjeografike e të një mbizotërimi politik-shoqëror, lindja e vetëdijes së një burimi të përbashkët. Kështu, për të dhënë ndonjë shembëll, në burimet që përmendin, së pari, fiset e ilirëve, nuk zihen ngoje ardianët, të cilët luajtën një rol në historinë e mëpastajme; autariatët përmenden në perioda të ndryshme në krahina të largëta njëra nga tjetra, gjë që flet për një shtegtim e një shpërnguljeje të tyre. Edhe te fqinjët jugorë të ilirëve në Gadishullin Ballkanik, te grekët, më parë dalin në skenë të historisë popullsi ose fise të veçanta, si akeasit, danaet, jonasit, pastaj shfaqet e përgjithësohet emri i helenëve dhe ai i grekëve, graes graikoi, lat. Graeci. Ndryshime të tilla emrash nuk mund të shërbejnë si argument për të menduar se kemi të bëjmë me popuj të ndryshëm.
Problemi i raportit të shqipes ndaj ilirishtes është një problem historik e gjuhësor. Prandaj dhe rrugët e mjetet për t'iu afruar zgjidhjes shkencore të tij nuk mund të jenë vetëm gjuhësore, ato duan rrokur në tërësinë komplekse të tyre. Aty ekzistojnë disa kritere, të cilat duan zbatuar në këtë fushë kërkimesh. Së pari është kriteri gjeografik-territorial, rrethana që populli shqiptar banon në një trevë që bënte pjesë në vendbanimet e popullsive të ilirëve jugorë. Së dyti, është fakti historik që në asnjë nga burimet historike të mëvona nuk flitet për ndonjë ardhje të shqiptarëve nga vise të tjera në atdheun e tyre të sotmin: heshtje që do të ishte e vetme dhe paradoksale, po të kemi parasysh afërsinë e pandërmjeme të Shqipërisë me botën romake e romanë e grekë-bizantinë. Për ne është dëshmi e një metode shkencore të padrejtë kur shumica e dijetarëve të sotëm problemit të burimit të popullit shqiptar e gjuhës së tij i afrohen vetëm me mjete linguistike dhe lënë pas dore kriteret gjeografike-historike të shtruara prej J. Tunmanit sot gati dy shekuj më parë. Këtyre vjen e u shtohet, së treti, kjo rrethanë që në disa stacione prehistorike të Shqipërisë vihet re një vazhdimësi kulture, e cila me mjaft gjasë dëshmon për një vazhdimësi popullsie4, dhe në çdo rasë përforcon të dhënat territoriale e historike.
Duke kaluar tani të dëshmitë gjuhësore të krahasimit, aty ne shohim dy rrugë për të hetuar çështjen e lidhjeve historike iliro-shqiptare. Njëra niset nga të dhënat e shqipes, tjetra nga të dhënat e pakta e shumë herë të pasigurta të ilirishtes.
Rruga e parë paraqitet më e lehtë, dhe shkencërisht më e mbarë, meqë niset nga një madhësi që dihet, pra merr shkas nga e njohura për të kërkuar të panjohurën. Këtu detyra e parë na duket se është zotërimi praktik dhe shkencor i gjuhës shqipe. Kjo gjë sjell me vete pasojën që ata që merren me këto probleme pa përmbushur kushtin e mësipërm, nevojisht notojnë në ujë të cekët, ngaqë nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur ligjeve të brendshme të kësaj gjuhe.
Pamja e përgjithshme e shqipes na paraqitet e këtillë, që karakteri dhe pozita e saj gjuhësore janë të ditura tashmë me tiparet e tyre relativisht të përcaktuara mirë, po që për proceset dhe kushtet historike që kanë sjellë këtë situatë gjendemi mjaft në të errët. Megjithatë me anën e metodës së rindërtimit mund të arrihet të shihen dhe këtu disa nga fijet që lidhin të kaluarën me të tashmen.
Nga fusha e toponomastikës historike, duke u nisur me rrugën metodikisht të drejtë prej rrethanave të brendshme të shqipes, ne konstatojmë se emrat e atyre qyteteve, lumenjve, maleve etj., të trevës nga Raguza gjer në Çamëri, nga Shtipi, Nishi, Shari e Shkupi e gjer në brigjet e Adriatikut e të detit Jonik, të cilat dihen që nga koha antike, me trajtën që kanë sot në gjuhën shqipe dëshmojnë për një vazhdimësi, për një kontinuitet në këtë truall. Këto emra në pjesën më të madhe paraqesin një zhvillim gjuhësor nga trajta e lashtë në të renë në pajtim me ligjet fonetike të shqipes, dhe në një mënyrë që trajta e tyre e sotmja nuk mund të shpjegohet veçse me mjetet e saj, duke mos gjetur shpjegim me anë të ndonjë gjuhe tjetër të Gadishullit Ballkanik: Ragusium: Rush, Scodra: Shkodër, Astibus: Shtip, Naissus: Nish, Scradus mons: Shar, Scupi: Shkup, Drivastum: Drisht, Pirustae: Qafa e Prushit, Lissus: Lesh (si lat. Spissus: shpesh), Candavia: Kunavlja, Dyrrachion: Durrës, Isamnus: Ishëm, Scampinus: Shkumbini, Aulon: Vlonë Vlorë, Thyamis: Çam – . Kjo është një nga provat më shtrënguese për autoktoninë e popullit shqiptar. Përpjekjet e disa dijetarëve për ta mënjanuar ose minimizuar këtë, janë caktuar a priori të dështojnë, sepse këtu ndeshin arsyetime përgjithësuese në arsyetime të mbështetura në fakte. Në këtë mes nuk mund të jetë një gjë e rastit kjo, që emri i albanoivet antike të Shqipërisë qendro-veriore rron edhe sot, si emër nacional i vjetri i popullit e i vendit (arbën, arbër), në truall të shqipes e në ngulimet shqiptare të Italisë e të Greqisë. Këtyre vjen e u shtohet dhe rrethana, që nga emrat e viseve të zonës ilire nuk janë të paktë ata që gjejnë përgjegjësit e tyre në leksikun e shqipes ose në toponiminë e saj, e gjithsesi vetëm në këtë gjuhë. Khs. Bigestë: bige "mal me dy maja", maje mali (?), Brindia Brundisium: bri brini, Dardania: dardhe, Delmatia: delme, Lamatis: lamë lëme, Molontum: mal, Mathis: mat "buzë lumi, breg deti", Meturbarbis: mjet, Pelagonia: pellg më e vjetër pelleg, Ragusium: Rush rrush, Sason emri i ishullit të Sazanit: thaj, të thatë "toke, steré, tërë", Tara Tarentum: ter "thaj një gjë të lagur, në erë, në diell, në zjarr", Tergeste etj.: treg, Ulkinion: ulk, Vendum: vend etj.
Duke kaluar tek emrat e personave, do të themi se me gjithë ndryshimet e mëdha që ka pësuar antroponimia, si kudo, edhe në Evropën juglindore e në Shqipëri, sidomos me përhapjen e krishterimit nuk mungojnë analogjitë. Është vënë re se disa emra personash të ilirëve, si Bardus, Bardyllis, Bato, Dasas, Das(s)ius, Dida, Licaus, Licca, Marica, ose janë të gjallë edhe sot në Shqipëri, ose gjejnë përgjegjëset e tyre në gjuhën shqipe, ose shpjegohen me mjetet e saj5. Në ato do të përfshihen tani edhe Bardibalus, emër burri gjetur me kohë në Serbinë perëndimore, të cilit mendojmë se nga fusha e shqipes i përgjigjet kompozitë me dy sinonime balbardhë, që ndryshon nga ai vetëm në topiken e dy elementëve përkatëse të tij6. Hyn aty dhe emri i një gruaje Lydra gjetur në vjetët e fundit në Durrës 7. Ky emër i cili mund të lexohet edhe Lunda, për në, si "e pastër, e dlirë", i përket etimologjikisht e morfologjikisht grupit gr. Lutron "banjë" lat. Latus "i larë; i pastër" gal. Lautro "banjë botore"; afrohet edhe me shq. i dlirë, gjë që tregon se edhe i lirë nuk rrjedh me rrugë të drejtpërdrejtë prej lat. Liber, po duket të jetë përzier me një fjalë vendi të shqipes, të afer me Lydra. Të Skerdialidas, emri i njohur i dy princëve ardianë, ndërsa te pjesa e parë mund të kemi të bëjmë, në pajtim të H. Krahen8, me ilir. skerd – = lit. skerdzius "bariu", sllav. e vjetër kishtare creda "rradhë, tufë", ind. e vj. çardhas "tufë, çetë", shq. çerdhe, të – laidas më fort se një fjalë të afërt me gr. laidros "i lëshuar, i pacipë", kemi analogjinë ilire të angl. leader, gjerm. Leitër "pris, udhëheqës", gjermanike e përbashkët laidian; kështu që ky emër ilir del me kuptimin "pris çetash" (fjalë për fjalë "çetëprijës"), e jo (me Krahen) "ai që lëshon tufën".
Nuk mund të lihet mënjanë këtu edhe ekzistenca e një terminologjie detare mjaft e pasur të shqipes, si në lidhje me florën e faunën e detit, si dhe ç'i përket lundrimit e peshkatarisë. Edhe kjo dëshmi që shqipja është formuar lashtësisht në brigjet detare të krahut perëndimor të Ballkanit9.
Në kritikat që u bëhen këtyre argumenteve nga disa dijetarë, nuk shohim të shtrohet ndonjë gjë e re. Ato në pjesën më të madhe janë një paraqitje skemash të vjetra me një pekt të ri, një përsëritje disi e modifikuar e tezave të ditura e më të shumtat të vjetëruara të G. Vajgandit, pa u shtuar atyre ndonjë gjë qenësore e pa i çuar më tej në ndonjë drejtim rezultatet e tyre.
Lidhur me toponomastikën historike, në tezën e Ivan Popoviçit10 se shqiptarët paskan zënë vend në Shqipëri Veriore në kohën pas dyndjes së sllavëve në ato anë injorohet ky fakt, që një pjesë e mirë e toponimeve shqiptare e sllave të asaj krahine që ai sjell si argument për këtë tezë, në gjuhën shqipe janë apelative. Kjo gjë, e cila nuk është vënë re gjer më sot, dëshmon që sllavët i kanë marrë ato nga goja e shqiptarëve, e jo anasjelltas. Aty hyjnë ndër të tjera Fundina në Kuç të Malit të Zi (midis Hotit e Triepshit): fundëna, shumësi i fund-it, formim topik si Bishtna, Lisma, Ndërfandna; Buenë Bunë, në shek. XV S.Benëdicti de Buena, serbokr. Bojana: shq. buenë boenë "të dalët e lumit jashtë shtratit, vërshim"; Lim shqip e serbokroatisht: lym (nëpër dialektet e Veriut edhe lim) "baltë e lumit, tokë që ka sjellë lumi me vetë" (N. Jokli); Dêjë edhe në Mat: dêjë në Vau i Dêjes, roman. Dagno, serb. e vj. danjo nga serbokroatishtja dan "doganë"; shq. dêjë "vendi ku është ulur bora, ku ka shkrirë bora; vendi ku ujët është i cekët, ceke": dêja e ujit: Dêjë edhe në Mat: dêjë një postverbal i dêhet bora "shkrin bora vende-vende: ulen ujrat e lumenjve": Mati, serb. e vj. Mat, pas Payly-Wissowas prej ilir. mat – "buzë lumi a deti": shq. mat "buzë lumi, breg deti", Bulgër emër vendi në Mirditë e në Shestan jo "bullgar", po = bulgër bujqër" "Quercus macedonica, lloj lisi". Mendimi i këtij dijetari "sigurisht" me anë të sllavishtes (Svac, Drac, Vojusa, Lab-) dhe që Ulqin, Pult, Drisht, Lesh "thjesht teorikisht" mund të kenë hyrë me anë të sllav. Lcin, Pilot, Drivost, Lesb, në këtë situatë gjuhësore as që diskutohet.
Në lidhje me argumentin që terminologjia detare e shqipes me fjalë të lashta e të trashëguar që ka, dëshmon për praninë e elementin shqiptar qëmoti në viset e sotme bregdetare, është ngritur si kundër-argument që disa nga këto fjalë si det, vä, mat, valë, shkulm, nuk i përkasin vetëm detit, po edhe ujërave të brendshme; disa të tjera si grykë, anije (:anë, enë), ballë, pëlhurë, shul, lugatë, janë metafora ose rrjedhoja (derivate) fjalësh që në krye të herës nuk kanë pasur lidhje me detin e që në përdorimin detar mund të kenë arritur më vonë e po kështu – thuhet – qëndron puna edhe me disa elementë të faunës, si likurishtë "polip", ngjalë e ndonjë tjetër11. Pa mundur të hyjmë në hollësira këtu, për të parë nëse terma të tilla vërtetojnë diçka apo nuk vërtetojnë asgjë, le të këqyrim shkurt si paraqitët gjendja në disa gjuhë të tjera, për të cilat nuk janë shprehur dyshime për një afërsi të moçme me detin. Aty shihet se fjalët e detarisë edhe në këto gjuhë burojnë më të shumtat prej kuptimesh të tjera dhe se vetëm në periodën postetnike të tyren, dhe aty vetëm me kohë, erdhën e hynë në përdorimin detar. Në greqishten fjalëve thalassa "det" dhe ochthe "buzë lumi", "breg deti", nuk u dihet burimi; pélagos "det" do të thotë në thelb "sipërfaqe, vend rrafsh"; hals "det" është "kripë": pontos "det" është "udhë, shteg" dhe afrohet me lat. pons pontis "urë" e me sllav. put "udhë, udhëtim": kolpos "gji deti" është "gji" përgjithësisht; isthmos "ngushticë deti, istm" do të thotë edhe "qafë" që në thelb duket të ketë pasur kuptimin "kalim, hyrje": kyma "valë, dallgë" shënon dhe pjellën, embrionin dhe kuptimi detar i saj nuk është i pari, prymne "pjesa e prapme e anijes" është një me prymnos "më i mbrapmi, më i poshtmi": histos "dyrek, shul i anijes" është më parë "shul i begjve, vegj: pëlhurë" dhe buron prej vegjetarisë. Nga fusha e latinishtës aequor "det" është "sipërfaqë e rrafshët, fushë"; sinus "gji deti" është "palë, prehër, gji skutë": velum "velat" është pëlhurë, perde" dhe në thelb një fjalë vegjtarie: alga "lështerik" është me parë diçka si "myk, të ndytë". Në gjuhët gjermanike gjerm. Schiff "anije" dikur ka pasur dhe kuptimin e enës, po ashtu si it. vascello frgj. vaisseau nga lat. vascellum "enë e vogël", si dhe shq. anije e cila lidhet me anë, enë, khs. enë e mëdhaja e enët e vogla të Ulqinit12. Edhe në këto gjuhë terma si gr. kolpos, lat. sinus maritimus, gjerm. Meerbusen "gji deti", kjo një përkthimi i fjalës latinë, nuk janë tjetër veçse metafora. Në të tilla rrethana na duket pak si e ngutur të thuhet se fjalë si det, mat, valë, grykë, anije nuk përbëjnë elementë të një leksiku detar të trashëguar të shqipes. Edhe nëse disa sosh ose edhe shumica e tyre u përkasin edhe ujrave të brendshme. Logjikisht prej kësaj nuk mund të nxirret se nuk janë qëmoti edhe të detit. Dhe Mendimi që fjalët ë këtij llojit vetëm në një shkallë të mëpastashme të gjuhës hynë në përdorimin detar, operon me një argumentum ex silentio: me dëshmimin e vonë të shqipes si gjuhë askush nuk mund të thotë që këto nuk kanë qenë përdorur qëmoti si shprehje të gjuhës detare.
Huazimet latinë të shqipes me karakterin e tyre arkaik tregojnë se kanë depërtuar herët në këtë gjuhë, dhe me depërtimin nga një fazë më e hershme e latinishtes dëshmojnë për praninë e shqipes në viset e sotme të paktën në atë periode. Të njëjtën dëshmi japin edhe huazimet e shqipes nga greqishtja e vjetër. Karakteri dorik i vërtetueshëm i shumë nga këto huazime na dëfton se të parët e shqiptarëve kanë banuar në brigjet e Adriatikut e të Jonit të paktën që nga koha e pranisë së kolonive greke dorike në këto bregdete dhe se i kanë marrë këto elementë gjuhësore nga këto koloni ose nga dialektet veriperëndimore të Greqisë së vjetër, të cilat dihen se afroheshin me dorishten. Mendimi që këto huazime në shumicën e tyre nuk paravendojnë një afërsi gjeografike midis dy popujve përkatës, në atë kohë, po hyjnë në viset e brendshme me anë të tregtarëve doras13, për emrin e mokrës dhe të barishteve të kuzhinës nuk mund të qëndrojë14. Me shtjelluar do të themi se nuk na duket të jetë afër mendsh që t'i detyrohen transportit tregtar nga bregdeti në hinterlande të largëta fjalë të tilla si fier, presh, trumzë, shkop, shkarpë, mështekën, -r, e aq më pak disa të tjera si qull, shpellë, shtyllë, emra insektesh si kandërr, merimangë, e fjalë detarie si blî (peshk), ankyra "spirance" (hekur, N. Jokl) e ndonjë tjetër. Shumica e këtyre fjalëve, sikundër shihet, nuk janë emra artikujsh të tregtisë, karakteri autokton i popullit shqiptar të paktën që nga koha antike i vërtetuar me mjetë gjuhësore, banimi i tij dhe formimi i gjuhës së tij në një territor ku kanë banuar kryesisht fise ose popullsi ilire, flet në të mirë të filiacionit ilir të tij. Argumentimi gjuhësor më i drejtpërdrejti do të ishte një krahasim i gjithanshëm i sistemit të shqipes me atë të ilirishtes, po ky krahasim siç u vu në dukje më lart, për mungesë të dhënash nga ana ilire, nuk mund të kryhet veçse në shumë pak pika, edhe këto shpeshherë më fort me gjasë (probable) se të sigurta. Për të arritur këtu – e jo vetëm këtu, po përgjithësisht në krahasimin e një gjuhe të gjallë me një të vdekur – në një gjykim e një vlerësim objektiv të materialit, na duket me rëndësi të mbahen disa kritere parimore në punë të metodës: në radhë të parë kronologjia dhe kushtet e kërkesat e saj, gjendja gjuhësore e brendshmja dhe konkordancat specifike. Përpara çdo krahasimi duan marre elementët e veçanta të sistemit të shqipes, dhe duan vendosur sipas moshës së tyre; duke shikuar cilat mund t'i përkasin periodës antike, cilat periodës mesjetare e cilat periodës së re të saj. Në çdo pikë takimi që mund të dalë midis shqipes e ilirishtes, në fushën fonetike a morfologjike qoftë a në atë të leksikut, do shikuar më parë a ka të ngjarë që të jetë ajo në shqipen e një lashtësie të tillë që të lejojë krahasimin; nuk duhet harruar asnjëherë në këtë mes që kjo gjuhë që në kohë më të para ka pësuar ndryshime mjaft të mëdha. Kjo punë e kronologjisë shtron detyrën e një rishikimi të analogjive të shtruara gjer më sot nga gjuhësia dhe të përjashtimit të atyre që eventualisht kanë të bëjnë me procese të mëpastajme të shqipes e që si të tillë tjetër nuk janë veçse spekulacione të thjeshta. Në lidhje të ngushtë me kronologjinë qëndron puna e gjendjes gjuhësore të brendshme. Nuk mund të merret një formë a një fjalë e shqipes e të barazohet ashtu përnjëherë me një të ilirishtes në bazë të një gjasie që bie në sy me një vështrim të parë. Më parë do hetuar mos është ajo sekundare, histerogjene në gjuhën shqipe, rezultate proçesesh të një zhvillimi gjuhësor të brendshëm, gjë që do ta hidhte poshtë barazimin në fjalë, si pjellë arbitrare të një çasti. Në punë të filiacionit çojnë peshë pastaj edhe konkordancat specifike, përkimet e shqipes me një gjuhë jo greke të Ballkanit të lashtë. Nuk është shenjë e një metode solide e shkencërisht korrektë kur merren si dëshmi relevantë për një filiacion të caktuar disa barazime tripalëshe, përkime të shqipes me dy a më shumë nga ato gjuhë të vjetra.
Nga struktura fonetike, reflektimi i o-se së shkurtër indoevropianë me a në shqipen (asht-i: lat, os, ossis, gr. ostéon "asht") e në ilirishten15 nuk është një përkthim specifik, sa kohë që këtë ndërrim paraqesin dhe gjuhët gjermanike (dikur dhe sllavët), e në Ballkanin e lashtë edhe trakishtja. Megjithatë fakti që mesapishtja ka këtë ndrim zanoreje, e që me anë tjetër makedonishtja me fjalën akrunoi "male" për mendimin tonë piqet me emrin e qytetit Acruvium në grykat e Katorit dhe qëndron përballë lat. ocris "arx, mons (me o) dhe gr. okris "majë mali, zgrip" pranë akris "majë mali" e akra "majë", në këtë mes mbase nuk është një gjë gand e rastit. Një rishikim do edhe çështja e divergjencës që është vënë re midis shqipes e ilirishtes në punën e mënyrës së reflektimit të likuideve e nazaleve sonantike (silabike), konkretisht të r-së, keshtë të V Borcigu ilir. or, shq. ri. Shembujt që figurojnë për këtë refleks nuk janë në gjendje të vërtetojnë një reflektim të tillë në këtë gjuhë. Me anë tjetër bie në sy pajtimi në zhvillimin fonetik të l-së silabike në të dy gjuhët shq. ulk: ilir. Ulkinion, Ulcirus mons, Ulcisia castra në Panoni etj., pajtim që përball formave të tilla si gr. lykos; lat. lapus, got, wulfus; sllav. e vj. kishtare vl_k_ etj., duhet të quhet specifik. Një vëmendje të veçantë kërkon theksi. H. Krahe ka shprehur mendimin që edhe ilirishtja ka pasur mbase theksin inicial (theksin në balle të fjalës) ashtu si gjuha protogjermanë, gjuhët italike dhe keltishtja16. Me anë tjetër Jokli që më parë ka konstatuar rregullimin mekanik të theksit të shqipes me ngulitjen në rrokjen parafundore, që në kohën romake. Këto dy dukuri na duket se pajtojnë në mes tyre dhe se plotësojnë njëra-tjetrën. Kalimi i theksit të shqipes, i shikuar historikisht, shpie për në me tej në ketë, që kjo gjuhë në fjalët origjinalisht trirrokëshe, me humbjen e shpeshtë të rrokjes parafundore nga një gjendje me theks inicial, pra ka kaluar nga ritmi daktilik ( Í_ vv) në ritmin trokaik( Ív). Ky është një pajtim i shënueshëm me ilirishten, dhe vijën e zhvillimit të tij e paraqesin qartë të tilla rasa prej Shqipërie si Drivastum, Drisht, Isamnus, Ishem, Durrachion: Durrës, të cilat atëherë shihet se duan lexuar Drivastum, Isamnus, Durrachion; këtyre nga treva mesapike, si vuri re sëpari P. Kretschmeri17 , u përgjigjen Brundisium sot Brindisi, Hydruntum: Otranto, Tarentum: Taranto etj. Në këtorrethana mendimi i A. Mayerit18 se rregullimi mekanik i akcentit të gjuhës shqipe ka fshirë këtu gjurmët e lashta, nuk mund të qëndrojë.
Nga fusha e konsonatizmit reflektimi i së paravenduares (supozuares) bh indoeuropianë me b në gjuhën shqipe, përkundrejt f-së së latinishtes e ph-së së greqishtes (bie, bar, mbar: lat. fero, gr. phéro), si një dukuri e përhapur në mbarë gjuhët e lashta jo greke të Ballkanit e të viseve përreth (mesapisht, ilirisht, makedonisht, trakisht, frigisht etj.) e në një shumicë gjuhësh të vjetra e të reja të Evropës e të Azisë, pra shkurt në shumicën e gjuhëvet indoeuropiane, nuk përbën ndonjë përkim specifik, shumë-shumë mund të çojë në peshë si një dukuri ndër të tjerat, afërsisht ashtu si o:a që u zu ngoje më sipër. Nga konsonantizmi ndërkaq meriton vëmendje mendimi i N. Joklit për pajtimin e veçantë të shqipes me ilirishten e me trakishten në mënyrën e pasqyrimit të labiovelarevet indoeuropiane me refleks të dalluara përpara zanoreve të çelëta (e,i) dhe zanoreve të mbyllta (a, o, u), pajtim që me përjashtimin e trakishtës nga ky mes që bën V. Cimohovski19 , paraqitët tani si tezë e re e një konkordance specifike midis ilirishtes dhe shqipes. Divergjencat që janë vënë re midis këtyre dy gjuhëve në fushë të guturaleve, për mendimin tonë kërkojnë të rishikohen. Kështu edhe po të jetë që ilirishtja në trajtimin e palataleve të ketë shkuar me gjuhët indoeuropiane perëndimore ose kentum (mendimet, sikundër dihet, janë të ndara këtu), puna që shqipja është një gjuhë lindore (satema) nga kjo anë, nuk përbën një argument të prerë për të përjashtuar birërinë ilire të saj. Si e kemi shprehur dhe më parë20 , kjo është dhe një çështje kronologjike: në këtë mënyrë – me zhvillimin fonetik të palataleve në gjysmokluzive (afrikatë) e pastaj në spirante – nga një gjuhë kentum në rrjedhë të kohëve mund të përftohet një gjuhë satem, karakteri satem i shqipes mund të jetë një dukuri e zhvilluar dhe relativisht e vonë.
Struktura morfologjike është pjesa më e panjohur e sistemit gjuhësor të ilirishtes. Në qoftë se është i drejtë mendimi ynë që në Scodra e Scupi na çfaqët nyja shquese e mbrapme –a –i që përdor shqipja në emrat femërore e mashkullore si ara, mali(21) , atëherë kemi një takim të rëndësishëm të ilirishtes me shqipen në lëmin e fleksionit të emrit.
Mesapishtja bashkë me disa të tjera gjuhë indoeuropianë ka pasur gjindoren e mashkulloren njehës me –i; një gjurmë të kësaj ruan edhe shqipja, në i ati: i t'et. Me të dukshme janë disa përkime nga fusha e fjalëformimit, duke përfshirë shqipen dhe ilirishten me trevat më të largëta të saj – një rrethanë që përveç kësaj dëshmon edhe për një njësi gjuhësore ilire brenda ndryshimeve territoriale, njësi për të cilën u fol më lart: sufiksi at (Demi) shm. Demat, emra vendesh si Dukat, Filat: ilir. –ãt- (Delmates, Daesitiates, Ulciniatae, emra vendesh si Lamatis, Aemate); shq. –shtë (Kopshte, vëneshtë): ilir. –st- (Tergeste, Ladesta); mbase shq. –inj (kërminj, shkëmbinj): ilir. –inium (Delmanion, Ulkinion). Nga prefikset khs. ilir. li- (Liburni: Burni): shq. lë- në lëfyt: fyt, lëmazë: mazë etj.
Nisja nga madhësia e panjohur e ilirishtes për të krahasuar të dhënat e saj me disa elementë të shqipes, vetvetiu paraqitët shumë më e vështirë. Kësaj i shtohet fakti që materiali ka mbetur po ai që ka qenë. Megjithatë është me rëndësi kjo, që një pjesë e mirë e atyre dëshmive të pakta që na kanë mbetur, gjejnë shpjegimin e tyre me mjetet e shqipes, e vetëm me mjetet e kësaj gjuhe. Hyjnë aty pikëri sëpari disa elementë të leksikut që nxirren nëpërmjet të toponomastikës, si brin-, dalm-, delm-, lam-, pelag-, tar-, terg-, trag-, ulk-, vend-. Në përpjekjen për të hedhur poshtë ç'është fituar këtu me një punë disa brezash, energjia me të cilën bëhet kjo nuk na duket se i përgjigjet fuqisë së argumentimit: Argumentet që sillen nuk na duket se janë në gjendje t'i rezistojnë një kritike objektive. Prandaj kjo përpjekje si e tillë nuk mund të quhet një përparim në fushë të gjuhës e të onomastikës historike. Po kjo gjë vlen edhe për ato mbeturina gjuhësore, të lashta e të sotme, që janë gjetur në truallin e japigëve e mesapëve në Italinë Jugore, për të cilët burimet historike e gjuhësore bashkë me emrat e personave e të viseve dëshmojnë për një shpërngulje nga brigjet e përkundrejta të Ilirisë. Hyjnë aty me një anë ndër të tjera mesap. Aran, bilia, Brendisium, enotr. Rhinos "errësirë": shq. are, bile, bije, brî, rê reja m gjithë errët, për mendimin tonë edhe (lat. lama "vendi i ulët, i lagshtë o moçalor": lamë, lëmë. Me anë tjetër disa fjalë dialektore të sotme të asaj anë, si karparo "shtuf, cermo poroz e shumë i fortë, që shërben si lëndë ndërtimi": karpë "shkëmb, shkrep", menna minna "gji, sisë": mënd "i jap gji foshnjës; ve qingjin të pijë të një tjetër dele kur i ka ngordhur e ëma" e ndonjë tjetër. Në këto rrethana gjeografike e gjuhësore nuk duket të jetë një takim i rastit fakti që nëpër ligjerimet e sotme të disa trevave alpinë, për të cilat Straboni na dëshmon praninë dikur të dy popullsive ilire, ruhen disa fjalë, kryesisht të sferës baritore e të bimësisë, që gjejnë përgjegjëset e tyre në leksikun e shqipes, si ber bero "dash": berr: loba lauba "lopë": lopë: mants, manz "dem, mëzat": mâz mëz rum. minz; mus musso "gomar": mushkë: barga "kasolle, kashtore, kolibe prej kashtë ose prej zunkthi ku mbajnë barin e thatë ose almiset bujqësore": bar; savoj. melze frgj. mélèze "Larix": mëllenjë mëllezë "Ostrya carpinifolia". Këtyre u shtohen tani ndër të tjera edhe retoroman. (Valtellina) mani "man toke, mjedhër": man, dak. (Dioskoridi) Mantia "fermanzë"; boradèi shm. "Galanthus nivalis, it. Bucanëve" në La Valle Agordina (Dolomitët)(22) , e cila mendojmë se gjen shpjegimin e saj në shq. borë.
Duke përmbledhur do të themi se analogjitë që vihen re në mes të shqipes dhe të mbeturinave të ilirishtes, kur kundrohen me një mënyrë objektive përbrenda pamjes gjeografike – historike e gjuhësore, dëshmojnë më fort për një raport filiacioni midis këtyre dy gjuhëve. Ajo është më afër mendsh të shikohen si elementë trashëgimie të shqipes sesa si huazime të kësaj gjuhe prej ilirishtes si prej një gjuhe të ndryshme nga ajo. Është gjithashtu metodikisht e gabuar të flitet për një substrat ilir në këtë gjuhë. Sikundër e kemi theksuar edhe herë të tjera, koncepti i substratit është i lidhur me një ndrim gjuhe. Një ndërrim i tillë nuk dihet të ketë ngjarë në Shqipëri, ashtu si ka ngjarë p.sh. në Rumani në rrjedhim të romanizmit të atij vendi. Në këto kushte, në problemin e burimit të shqipes, detyra e argumentimit u bie më shumë atyre që mohojnë karakterin ilir të saj sesa atyre që e pohojnë. Një studim më i thelluar, më i plotë e më pak i njëanshëm i gjuhës shqipe në të ardhmen, sidomos i strukturës fonetike dhe i trashëgimisë leksikore të saj, duke i caktuar kësaj gjuhe një vend më të qartë e më të qëndrueshëm në fushën e bashkisë indoevropianë, mund të sqarojë mbase më mirë edhe problemin e burimit të saj. Mundësitë e një sqarimi ndërkaq nuk janë të mëdha sa kohë që materiali të mbetët ai që është. Ato do të shtoheshin po të shtohej me ndonjë zbulim materiali i krahasimit.

*Ilirët dhe Gjeneza e Shqiptarëve (Sesion shkencor, Tiranë, 3-4 mars, 1969)
1- Gröberes Grundriss der romanischen Philologie I (1888) 804
2- H. Baric, Albanorumänische Studien I (1919) 125
3- Fillimet e një rryme të tillë rrjedhin që nga pjesa e dytë e shekullit të kaluar (XIX). Khs. Vërejtjet e Gustav Majerit në parathënien e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, 1891, f. XIII.
4- D. Mustilli, Rivista d'Albania III (1942) 37 v., St. Alb. II (1965) 56 v., S. Anamali, F. Prendi, Konf. I st. Alb. (1962) 468
5- Për këto emra M. Lambertz, në IF, 60, 306 vv.
6- Ndryshe për Bardibalus Krahe në "Romanica, Festschrift für Gerhard Rohlfs" (1958), 259 vv.
7- V. Toçi, „Bul. USHT, ser, shk. Shoq", 2, 1962, f.127, Konf I st.alb. f. 466.
8- Die Sprache der Illyrier I f. 59 v.
9- Sh. Vërejtjet tona në „Hyrje në historinë e gjuhës shqipe" (Albanologji, disoense, 1947) 1960 f. 32 vv., Bul. USHT, ser.shk.shoq. XII (1958) Nr.2 f. 54 vv., XVI (1962) Nr. 1 219 vv. Nr. 4 123 e 147, Atti del VII Congresso Intwrnaz. Di Scienze Onomastiche 161 f. 241 vv., „Revue (roumaine) de linguistique" VII (1962) 162 v., X (1965) 104 v., „St. fil." XX (III) 1966 Nr. 4 147 v., „St. alb. I (1964) Nr. 1 f. 87, IV (1967) Nr. 1 f. 49 v. – W. Cimochowski, „La lingua posnaniensis" VIII (1960) 133 vv. – A. Rosetti, Istoria limbii române II 4 (1964) vv. – L. Dodbiba, St. alb. III (1960), Nr. 2 f. 63 vv. St. fil. XXI (IV), 1967, Nr. 1 f. 35 vv., – H. Mihaescu, „Revue des études sud-est européennes" IV (1966) 347 vv.
10- „Zeitschrift für slavische Philologie" XXVI 301 vv.
11- C. Haebler, „Südost-Forschungen" XXIII, 1964, 425 v., „Die sprache" XIII 80. – E. P. Hamp, The position of Albanian në „Ancient indoeuropean Dialects", 1966, f. 98.
12- Sh. për anije M. E. Scmidtin në KZ 50, 235, për enët e Ulqinit, Rr Zojzin, „Bul.shk.shoq." 41 1955 f. 150.
13- A. Philippide, Origenea Rominilor II 775 shenimi; Haebler, „Südost-Forschungen" XXIII 426.
14- N. Jokl, IJ XIV VII 169
15- Për ilirishten N. Jokl Reallexion der Vorgeschichte I f. 91; G. Bonfante, Bull.Soc. de Linguitique de Paris XXXVI 142
16- Indogermanische Sprachëissenschaft, 1943 f. 34
17- „Glotta" XIV 89 v.
18- Die Sprache der alten Illyrier II 161.
19- „Bul. USHT ser. Shk. Shoq." 2, 1958 f. 45 v.
20- Po aty 1962, Nr. 4, f. 122, 139.
21- Po aty, 1963, Nr. 3 f. 79, 105.
22- G. B. Rossi, Flora populare agordina (Contributo allo studio del lessico della Val Cordevole): Con introduzionë di G. B. Pellegrini, 1964, f. 96; „La forma di L. V. è isolata e di etimo oscuro".

Related Posts :