Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Si dukej Khloe Kardashian e shëndoshë” plus 9 more Lajmet

loading...

“Si dukej Khloe Kardashian e shëndoshë” plus 9 more Lajmet


Si dukej Khloe Kardashian e shëndoshë

Posted: 08 Jan 2017 12:05 PM PST

Shou më i ri i Khloe Kardashian "Revenge Body", pritet që të fillojë javën e ardhshme. Ajo po përpiqet që t'i inspirojë fansat e saj me foto motivuese.

Të shtunën, 32-vjeçarja tregoi një foto ku ylli ishte e shëndoshë dhe një tjetër foto ku tregonte si ishte transformuar.

Krahas fotove ajo shkruan: "Nëse ju do më pyesnit pesë vjet më parë nëse do ta shihja ndonjëherë veten të dashuruar me fitnesin, apo që unë do të isha të frymëzim për shumë persona që kanë nevojë për të gjetur rrugën e tyre, unë do të kisha qeshur para fytyrës suaj".

8 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Si dukej Khloe Kardashian e shëndoshë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Muriqan, drogë në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani, tre në pranga

Posted: 08 Jan 2017 11:52 AM PST

Goditet në Shkodër një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike marijuanë, në Pikën Kufitare Muriqan dhe janë arrestuar 3 shtetas. Në pranga kanë rënë shtetasit; Edmond Mulgeci, 57 vjeç; banues në Tiranë; Dugagjin Lyta, 48 vjeç, banues në Kosovë dhe Ekrem Burovci, 34 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i këtyre shtetasve, më datë 07.01.2017 pasi në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobus i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues shtetasin Ekrem Burovci shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxher Edmond Mulgeci.

Gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve që zbresin në tokë, gjithsecili me çantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brënda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim".

8 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Muriqan, drogë në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani, tre në pranga appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vala e të ftohtit në Europë, mbi 20 viktima

Posted: 08 Jan 2017 11:19 AM PST

Temperaturat e acarta në mbarë Europën kanë shkaktuar më shumë se 20 viktima dhe kanë mbuluar me borë edhe ishujt grekë apo Italinë e jugut. Italia ka anuluar fluturimet dhe ka ndaluar tragetet ndërsa shkollat në jug të vendit nuk do të hapen të hënën.

Hostelet kanë hapur dyert për të pastrehët, ditë e natë, ku moti i ftohtë fajësohet për vdekjen e shtatë personave, pesë prej të cilëve të endacakë. Aeroportet në Sicili, Bari dhe Brindisi u mbyllën të shtunën ndërkohë që edhe Roma ka shënuar temperatura të ulëta.

Turqia është prekur rëndë nga i ftohti. Bosfori është mbyllur për lundrim ndërsa një stuhi e fuqishme bore ka goditur Stambollin.

Greqia, normalisht e ngrohtë, ka përjetuar temperatura prej -15 gradësh në veri ku një emigrant afgan ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit ndërsa rrugët janë bllokuar. Në Athinë, temperatura nuk mundi të ngrihej mbi 0 gradë celsius dhe disa ishuj, si rrallë herë, u mbuluan nga bora.

Në disa nga ishujt grekë qëndrojnë me mijëra emigrantë dhe shumë prej tyre janë transferuar në ambiente të tjera apo në tenda me ngrohje për të evituar viktima të mundshme.

Të paktën 10 vetë kanë humbur jetën nga i ftohti në Poloni ndërsa temperaturat gjatë natës në rusi shkuan deri në -30 gradë celsius.

Rusia ka kaluar krishtlindjet ortodokse më të ftohta në 120 vitet e fundit ndërsa Praga ka regjistruar natën më të ftohtë deri më tani. Zyrtarët cekë thonë se të paktën tre janë viktimat e të ftohtit, dy prej tyre të pastrehë.

Raportet nga Bullgaria thonë se dy emigrantë irakian janë gjetur të vdekur në një pyll në juglindje të vendit ndërkohë që moti i ftohtë pritet të vijojë në pjesën dërrmuese të Evropës edhe për ditët në vijim.

8 janar 2017 (Stilografi.com) T.CH

The post Vala e të ftohtit në Europë, mbi 20 viktima appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Elbasan, përplasen dy makina, një i vdekur

Posted: 08 Jan 2017 10:51 AM PST

Një aksident është regjistruar në unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë rruga e mbuluar me akull. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për aksidentin.

8 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Elbasan, përplasen dy makina, një i vdekur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Momenti i vështirë i gazetares turke duke raportuar në mes të dëborës (Video)

Posted: 08 Jan 2017 09:53 AM PST

Gazetarja e CNN turk Fulya Öztürk ka kaluar momente të vështira gjatë raportimit 'live'. Gazetarja raportoi në mes të dëborës dhe të ftohtit dhe për një moment ajo tha se fytyra e saj kishte ngrirë.

Ajo po pasqyronte situatën nga moti i keq dhe trafikun që pothuajse kishte paralizuar vendin. Raportimi i vështirë i saj ka tërhequr vëmendjen e shumë personave.

8 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Momenti i vështirë i gazetares turke duke raportuar në mes të dëborës (Video) appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Sarandë, shënohet viktima e dytë nga i ftohti, vdes 54-vjeçari

Posted: 08 Jan 2017 09:50 AM PST

Një tjetër viktimë është shënuar nga i ftohti në vendin tonë, duke e çuar në dy numrin pas rastit në Durrës.

Një 54-vjeçar nga Saranda ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për Leonard Beqirin, i cili jetonte në një banesë, ku ishte sistemuar përkohësisht.

Mësohet se Leonard Beqiri ishte endacak dhe konsumues i alkoolit.

Një ditë më parë policia e Durrësit gjeti një person të pajetë në lagjen 17 të qytetit. Viktima ishte një 38-vjeçar endacak dhe dyshohet se vdiq nga i ftohti.

8 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Sarandë, shënohet viktima e dytë nga i ftohti, vdes 54-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Ben Affleck: Nuk do t’i lejoj fëmijët të aktrojnë pa mbushur 18 vjeç

Posted: 08 Jan 2017 09:32 AM PST

Mos prisni që fëmijët e Ben Affleck t'i shihni duke aktruar tani shpejt. Affleck ka deklaruar se nuk do i lejojë fëmijët e tij që të merren me aktrim, të paktën deri në moshën 18-vjeçare.

Ai ka 3 fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner,Violet 10 vjeç, Seraphina 7 vjeç dhe Samuel 4 vjeç.
"Pasi të kenë mbushur 18 vjeç mund të bëjnë ç' të duan, por unë do t'i këshilloj që të mos bëhen aktorë", thotë ai. Ai e arsyeton këtë duke thënë se fama është shumë e vështirë që të përballohet kur je i ri.

8 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Ben Affleck: Nuk do t'i lejoj fëmijët të aktrojnë pa mbushur 18 vjeç appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Moti i keq, shpëtohen 4 persona të izoluar

Posted: 08 Jan 2017 08:49 AM PST

Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa misione shpëtimi. Në mision shpëtimi janë në fluturim dy helikopterë 'Cougar'. Njëri prej tyre fluturoi drejt fshatit Iballe të Pukës, ku ndodheshin 3 persona të izoluar në një minierë. Ata u morën dhe u transportuan në qytetin e Pukës.

Ndërsa helikopteri i dytë përfundoi me sukses gjithashtu një mision në fshatin Konaj të Fanit për shpëtimin e një gruaje shtatzënë. Pas një ore ajo u transportua në maternitetin e Tiranës.

Ndërkohë një tjetër helikopter u nis për shpëtimin e një tjetër gruaje shtatzënë e cila paraqiste probleme shëndetësore në Arrëz të Kukësit, por sipas Ministrisë së Mbrojtjes ajo nuk pranoi të hipte në helikopter edhe pas 30 minutash tratativash. Më herët Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri edhe në dy raste të tjera, duke shpëtuar jetën e një personi në Koman dhe një personi tjetër në Tepelenë. Forcat e Armatosura gjithashtu janë të angazhuara në terren me mjete dhe njerëz.

8 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Moti i keq, shpëtohen 4 persona të izoluar appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Të mërkurën tërhiqen masat e ftohta, të premten rriten temperaturat

Posted: 08 Jan 2017 07:48 AM PST

I gjithë vendi ka kaluar natën më të ftohtë dhe me një rekord temperaturash nën minus. Po ashtu, edhe dita e sotme është më e ftohta. Meteorologët thonë se acari do të jetë edhe për një javë. Temperaturat do të rriten vetëm të premten.

Rezarta Xhakollari: Ashtu siç pritej i ftohti polar që goditi vendin tonë këtë të diele ka regjistruar temperatura ekstremisht të ulëta. -18 gradë është regjistruar vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë, -10 gradë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe -11 gradë në qytetin e Beratit.

Ditën e mërkurë parashikohet të tërhiqen masat e ftohta arktike duke sjellë vranësira dhe rifillimin e reshjeve të borës kryesisht në jug dhe juglindje të vendit. Ndërsa dita e premte do të jetë ajo e cila rritje të ndeshje të temperaturave në të gjithë vendin ku do të fillojnë reshjet e shiut në ultësirën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.

9 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Të mërkurën tërhiqen masat e ftohta, të premten rriten temperaturat appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Kamioni përplas këmbësorët në Jerusalem, 4 të vdekur

Posted: 08 Jan 2017 07:17 AM PST

Si pasojë e një sulmi me një kamion në Jerusalem janë vrarë të paktën katër ushtarë izraelitë. Mjekët në spitalet e Jerusalemit kanë konfirmuar se katër ushtarë izraelitë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të sotëm që ka ndodhur me një kamion në perëndim të kryeqytetit. Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur me një kamion i cili është futur me shpejtësi në një grup ushtarësh.

Policia ka kumtuar se si pasojë e një "sulmi të mundshëm terrorist" janë vrarë dhe plagosur shumë persona. Autoritetet nuk kanë kumtuar deri tani asgjë për identitetin e shoferit të kamionit, i cili siç thuhet, është "neutralizuar". Muajt e kaluar në Jerusalem ka pasur disa raste të tjera të sulmeve me thikë ndaj forcave izraelite të sigurisë. Gjatë sulmeve janë përdorur edhe makina dhe armë të zjarrit.

Zëdhënësja e policisë, Luba Samri deklaroi se një kamion në jug të Jerusalemit ka ndërruar drejtimin e lëvizjes duke u përplasur në një grup ushtarësh nga të cilët 15 kanë mbetur të lënduar. Sipas saj, sulmuesi, shoferi i kamionit është "neutralizuar", ndërkohë që dy prej ushtarëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dhënat e para flasin se katër persona kanë vdekur, ndërkohë që informacione shtesë pritet të publikohen brenda ditës.

8 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Kamioni përplas këmbësorët në Jerusalem, 4 të vdekur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Related Posts :