Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Si të hiqni çdo pikë alkooli nga trupi juaj” plus 3 more Kuzhina Shqiptare

loading...

“Si të hiqni çdo pikë alkooli nga trupi juaj” plus 3 more Kuzhina Shqiptare


Si të hiqni çdo pikë alkooli nga trupi juaj

Posted: 04 Jan 2017 09:07 PM PST

Nëse dhe ju jeni njerëz që ditët e festave e tejkaluat kufirin, atëherë ky shkrim është për ju.

Sot po iu sjellim disa këshilla shumë të vlefshme sesi të pastroni trupin tuaj nga toksinat dhe helmet e ndryshme. Me këto mënyra ju do t'i riktheheni rutinës plot me energji.

Pini sa më shumë ujë

nëse doni ta pastroni sa më shumë trupin tuaj, ta ndihmoni atë të shpërbëjë alkoolin, ushqimin kalorik atëherë duhet të pini sa më shumë ujë.

Masazhoni lëkurën

nëse doni të përmirësoni qarkullimin e gjakut si dhe të keni një pamje më të mirë fizike atëherë duhet të masazhoni pikat kyce të trupit tuaj.

Nisni palestrën
Palestra është e vetmja zgjidhje detoksifikuese e cila nuk zhgënjen asnjëherë. Një trup i detoksifikuar nga toksinat është një trup i shëndetshëm.

Shtoni relaks në kujdesin ndaj vetes

Mos harroni që sa herë të bëni dush duhet të shtoni vaj esencialë për të patur një trup të relaksuar, muskuj të shtendosur dhe lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.
5-6 pika vaj esencial bajamesh, lajthie apo livandoje janë të mjaftueshëm./shije

The post Si të hiqni çdo pikë alkooli nga trupi juaj appeared first on Kuzhina Shqiptare.

5 objektiva për një 2017 më të shëndetshme

Posted: 04 Jan 2017 09:07 PM PST

Janë të shumta idetë që mund t'ju sugjerojmë, për të nisur mbarë vitin 2017, që të arrini objektivin e të qënit më të bukur, më të shëndetshme, me më pak kilogramë të shtuar, apo me më shumë imunitet. Ja cila janë disa prej tyre:

Mësoni një teknikë të re në kuzhinë

Duke mësuar aftësi të reja në kuzhinë, gatime të reja, do të rritet besimi te aftësitë që keni, mund të zgjeroni llojin e recetave dhe mund të kënaqeni më shumë. Në faqen tonë të internetit ju mund të gjeni shumë video receta, jo vetëm për të kaluar kohën, por edhe për t'i mësuar duke rritur besimin në aftësitë tuaja.

Të ndjeheni të shëndetshëm

Dietat që stafi i revistës "Shije" rekomandon, sjellin një qasje të balancuar te ushqimet e shëndetshme dhe një dietë sa më të ekuilibruar. Shumë dieta ofrojnë plane ushqimore me kalori dhe proteina, që ndihmojnë në mbajtjen e formave të rregullta trupore.
Ka këshilla për ata që duan të bëjnë palestër, për ata që duan të ushqehen shëndetshëm, por edhe për ata që duan të shtojnë në peshë.

Provoni gatimin e një kuzhine ndryshe

Të provosh një kuzhinë krejt të re është një objektiv që mund t'ia vendosni vetes këtë vit. Sillni shije të freskëta në tryezën tuaj, me receta të shteteve fqinje, nga ato më tradicionalet italiane, greke apo turke, por edhe nga vende si Brazili dhe Karaibet, nga kuzhina marokene dhe vietnameze.
S'ka rëndësi se nga cili shtet vijnë, stomaku juaj do t'ju falenderojë …

Gjeni kohë për drekë

Gjithnjë të zënë me pun, nuk kemi kohë për të ngrënë diçka me vlera ushqyese ose të shijshme. Pra, këtë vit duhet më shumë vëmendje për vaktin tuaj të drekës, si thoni?
Një tas i mbushur me supë, sallatë, sanduiç apo çdo lloj ushqimi tjetër nga shtëpia, do t'ju kursente para dhe do t'ju jepte me shumë shije.

Provoni të hënat pa mish

Shumë studime sugjerojnë se të konsumosh shumë mish të kuq gjatë javës mund të jetë zakon i keq. Planifikoni një ditë pa mish në javë dhe kjo mund të jetë e hëna.
Në faqen tonë mund të gjeni shumë receta të tilla, si edhe receta vegjetariane, që mund t'ju shërbejnë për ta eliminuar një ditë mishin, por edhe t'ju shijojnë në fund të fundit./shije

The post 5 objektiva për një 2017 më të shëndetshme appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Kek-kugllof me çokollatë

Posted: 04 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Kek-kugllof me çokollatë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Mini pica me bukë të ftohët

Posted: 04 Jan 2017 09:07 PM PST

Related Posts :