Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Sulmi në Stamboll, Erdogan: Përpjekje për të krijuar kaos” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Sulmi në Stamboll, Erdogan: Përpjekje për të krijuar kaos” plus 9 more - Gazeta Dita


Sulmi në Stamboll, Erdogan: Përpjekje për të krijuar kaos

Posted: 01 Jan 2017 01:53 AM PST

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dënuar sulmin në Stamboll ku 39 persona humbën jetën dhe rreth 70 u plagosën.

Erdogan e përshkruan sulmin si "përpjekje për të shkatërruar moralin e vendit tonë dhe për të krijuar kaos me qëllim për të goditur paqen e kombit tonë"

Ai tha se sulmi në lokalin e natës është i neveritshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak minuta pasi kishte hyrë viti i ri 2017, kur një person i veshur si babagjysh, hyri në ambientet e lokalit të natës "Reina" he hapi zjarr drejt turmës duke vrarë 39 persona.

/Oranews

Elbasan, arrestohen për dhunë në familje

Posted: 01 Jan 2017 01:32 AM PST

Dy persona janë vënë në prangat e policisë më akuzën e ushtrimit të dhunës.

Ne Belsh të Elbasanit është arrestuar 28 vjeçari Arsen Bajrami pasi dyshohet se në banësë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M.B 63 vjeç

Në Prrenjas është arrestuar Fatos Allko 41 vjeç banues në fshatin Pishkash.
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, shtetases A. B 34 vjeçe

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës" parashikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Trump për sulmin kibernetik rus: Di gjëra që të tjerët nuk i dinë

Posted: 01 Jan 2017 01:25 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se ka informacione të pazbuluara rreth sulmeve të dyshuara kibernetike ruse gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA të cilat planifikon t'i tregojë gjatë javës së ardhshme.

Duke folur shkurtimisht para gazetarëve derisa shkonte në ndejën e Vitit të Ri në Florida, Trump është përgjigjur në një pyetje rreth këtyre sulmeve për të cilën ka thënë, "unë dij gjëra që të tjerët nuk i dijnë" dhe "ju do i zbuloni ato të martën apo të mërkurën (më 3 apo 4 janar)".

Ai gjithashtu ka thënë se beson që ndërhyrja në emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike tmund të jetë kryer nga "dikush tjetër" e jo Rusia. Ai ka thënë se ai di shumëçka rreth harkimit të kompjuterëve dhe se kjo "është një gjë që shumë vështirë verifikohet".

Javën e kaluar, qeveria amerikane ka dëbuar 35 diplomatë rusë dhe ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe agjencive të inteligjencës ruse si masë ndëshkuese ndaj sulmeve kibernetike. Agjencitë e inteligjencës amëerikane thonë se ata besojnë që Moska ka urdhëruar sulmet me qëllim që Trump të fitojë zgjedhjet.

I pyetur nëse ai do të takohet me presidenten e Tajvanit nëse ajo udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, Trump nuk e hodhi poshtë këtë duke thënë: "Të shohim

Fshati ‘i çuditshëm’ në Kosovë që nuk e feston Vitin e Ri

Posted: 01 Jan 2017 12:56 AM PST

Asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhe as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, ndonëse pak ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve.

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

Është koha e faljes së drekës sipas rregullave të lutjes në fenë islame dhe banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që kryejnë lutjen ka pleq e të rinj.

Tradita e moskremtimit të ndërrimit të moteve Subhi Tusuni, 80-vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës. Ai thotë se shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri. /Zëri/

Trump sulmon “armiqtë” në urimin për Vitin e Ri

Posted: 01 Jan 2017 12:48 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka sulmuar "armiqtë e shumtë" në mesazhin e tij për Vitin e Ri.

"Urime Vitin e Ri të gjithëve, përfshirë armiqëve të shumtë dhe atyre që më kanë luftuar dhe kanë humbur keq", ka shkruar Trump në profilin e tij në "Twitter".

Ai ka shtuar se kundërshtarët e tij "thjeshtë nuk e dijnë se çfarë duhet të bëjnë" ndërsa urimin e ka përfunduar me fjalën: "Dashuri!".

Trump është përballur me rezistencë nga establishmenti republikan derisa ai ka mundur mbi 12 kandidatë të partisë gjatë garës për të siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale.

Ai arriti të fitojë edhe zgjedhjet e 8 nëntorit ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton, e cila pritej që të fitonte, shkruan rel.

Presidenti i zgjedhur amerikan, pritet të festojë sonte së bashku me qindra persona të tjerë në klubin e tij në Palm Beach të Floridas, një prej të cilëve pritet të jetë edhe aktori Sylvester Stallonte.

Shpërthimi në Stamboll, Mogherini: Do punojmë për të parandaluar këto tragjedi

Posted: 01 Jan 2017 12:44 AM PST

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas sulmit terrorist që ndodhi në Turqi ka ofruar ndihmën e BE-së duke dënuar sulmin terrorist në shtetin turk, njofton Klan Kosova.

"Viti 2017 filloi me një sulm terrorist në Stamboll. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të parandaluar këto tragjedi", ka shkruar Mogherini në Twitter.

Foshnja e parë e 2017 lind vajzë

Posted: 01 Jan 2017 12:29 AM PST

Bebja e parë që ka lindur në këtë vit të ri 2017 është vajzë. Foshnja u lind në  në maternitetin e vjetër 'Mbretëresha Geraldinë' dhe gëzon shëndet të mirë.

Foshnja ka ardhur në jetë vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve dhe peshon 3.7 kilogramë.

Ndërsa fëmija i parë në Kosovë është djalë dhe ka lind në Spitalin e Gjinekologjisë në QKUK.

Shpërthim me eksploziv në një lokal në Bathore, s’ka të lënduar

Posted: 01 Jan 2017 12:24 AM PST

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në ditën e parë të 2017. Ngjarja është regjistruar rreth orës 3:40 të mëngjesit të 1 janarit në rrugën 'Demokracia' në Bathore.

Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit me iniciale SH.D dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në fasadën e lokalit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë edhe për identifikimin dhe kapjen e atutorëve

Foto/ Sulm në një disko në Stamboll, 39 të vdekur

Posted: 01 Jan 2017 12:13 AM PST

Së paku 39 persona kanë vdekur nga sulmi në një klub nate në Stamboll, mes tyre 16 janë shtetas të huaj, ndërsa 69 të tjerë u plagosën. Lajmin e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm i Turqisë.

Sulmi ka ndodhur në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj, rreth orës 01:30 sipas kohës lokale.

CNN turk raporton se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babagjyshit të Vitit të Ri kur ai ka hapur zjarr me automatik ndaj turmës. Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit "kanë folur arabisht".

Rreth 700 njerëz thuhet se kanë qenë në klub në kohën e sulmit.

Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin.

Qeveria turke, ndërkohë, ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të mediave, pas sulmit, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë dhe rendin publik. Kjo nuk është hera e parë që jepet një urdhër i tillë.

Stambolli ka qenë në gjendje gatishmërie, me rreth 17,000 policë në detyrë, si pasojë e disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur muajve të fundit.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë herë militantët e grupit Shteti Islamik, herë rebelët kurdë.

Më pak se dy javë më parë, ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, është qëlluar për vdekje nga një polic turk.

 

_93195291_966fda17-317e-431a-88ea-480a4409705f_93195680_b8cc1d25-3861-4006-a002-b5f95124d6df_93195293_1b4c6341-9266-4e68-93e9-5fe2438270b2_93195287_37492b41-4a54-4a85-967e-ac9ad432cdc2

/Oranews.tv/

 

Troket Viti i Ri / 2017-ta vjen në Tiranë, ndizet kryeqyteti 

Posted: 31 Dec 2016 03:13 PM PST

Ka mbërritur Viti i Ri 2017 në Tiranë. Në sheshin "Nënë Tereza" janë hedhur fishekzjarret nga Bashkia e Tiranës.

Me qindra qytetarë kanë dalë duke festuar ardhjen e Vitit të Ri 2017. Fishekzjarret  janë hedhur edhe individualisht nga qytetarët, në lagjet e Tiranës.

Por festimet kanë vijuar edhe në qytetet e tjera të vendit, ku janë zhvilluar koncerte dhe janë ndezur fishekzjarret.

 

 

Related Posts :