Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Sulmi në Stamboll, ISIS merr përgjegjësinë e sulmit me 39 viktima” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Sulmi në Stamboll, ISIS merr përgjegjësinë e sulmit me 39 viktima” plus 9 more Gazeta SHQIP


Sulmi në Stamboll, ISIS merr përgjegjësinë e sulmit me 39 viktima

Posted: 02 Jan 2017 01:41 AM PST

ky1Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në klubin e natës në Stamboll gjatë festimit të ndërrimit të viteve që u mori jetën 39 personave.

"Hurriyet" dhe gazeta "Karar", kanë cituar zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë duke thënë se autoritetet kanë përcaktuar se personi i armatosur që vrau 39 njerëz vjen nga një vend i Azisë Qendrore dhe besohet të jetë nga Uzbekistani ose Kirgistani.

Shtetasit e huaj që humbën jetën në sulmin e armatosur llogariten të jenë 24, apo gati dy të tretat e viktimave të sulmit, njofton agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë.

Shumë prej tyre ishin nga Lindja e Mesme, duke përfshirë Jordanin, Libanin dhe Arabinë Saudite, edhe pse vende nga India deri në Belgjikë njoftuan se qytetarë të tyre janë në mesin e viktimave.

Mediat turke raportojnë se agresori që vrau 39 personat në klubin Reina ka shkrehur rreth 180 plumba.

Sulmuesi i paidentifikuar mbërriti me taksi përpara se të nxitonte përmes hyrjes të klubit me një armë me tytë të gjatë që ai e kishte marrë nga bagazhi i automjetit.

 

2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Irani kërkon sterilizimin e prostitutave

Posted: 02 Jan 2017 01:30 AM PST

TeheraniNjë zyrtar iranian ka kërkuar që të gjitha punonjëset e seksit dhe personat pa e pastrehë  në Teheran që janë të varur nga droga, të sterilizohen me qëllim të parandalimit të "dëmit social".

Siavash Shahrivar, udhëheqës i Departamentit për Çështje Sociale dhe Kulturore në Zyrën e Guvernatorit të Teheranit, ka thënë se prostitutat duhet të "binden" që të steriliziohen.

"Ekziston një qëndrim, një realitet mbi të cilin pajtohen shumë OJQ dhe elita sociale, nëse një grua është e sëmurë dhe punonjëse seksi, e cila nuk ka asnjë vend ku mund të kaloj natën, ajo duhet sterilizuar me miratimin e saj apo edhe dhunshëm", ka thënë sot Shahrivar për mediat iraniane.

"Rreth 20 % e tyre e kanë sëmundjen e SIDA-s që i bënë edhe përhapëse të sëmundjeve", ka thënë më tej Shahrivar. Mediat e Iranit shkruajnë se në Teheran janë mbi 3 mijë gra pa strehë.

2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Hyn në fuqi paketa e re fiskale, taksa e gazit

Posted: 02 Jan 2017 12:55 AM PST

1471512837_aksidenti4Nga 1 janari  hyrI në fuqi paketa e re fiskale. Për herë të parë është vendosur një akcizë prej 8 lekësh për litër për gazin e lëngshëm që përdoret për automjetet.

Përdoruesit e tjerë janeë të përjashtuar, ndërkohë që ccdo subjekt që tregton gaz të lëngshëm për automjetet do t'i nënshtrohet akcizës pavarësisht datës kur e ka importuar mallin.

Akciza është me ulje për duhanin e prodhuar në vend, nga 4400 lekë për kilogram në 2500 lekë për kilogram. Këtë vit do rritet numri i automjeteve që paguajnë taksën e luksit. Me paketen e re tarifës do t'i nënshtrohen mjetet me fuqi motorrike mbi 3 mijë kubike dhe me vlerë mbi 5 milionë lekë, nga 7 milion që ishte.

Ndërkohë ulje taksash përfiton industria e fasonit. Tarifat doganore për lëndët e para të kësaj industrie shkojnë në 0 nga 2 deri në 15% qe ishin. Kjo bëhet për të nxitur edhe më shumë industrinë vendase të tekstileve.

Po ashtu për mineralet metalore që përpunohen në vend, renta përgjysmohet nga 6 për qind që është aktualisht në 3 për qind.

2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kazakistan: Nga shkatërrimi i ndërtesës, 9 persona të vrarë

Posted: 02 Jan 2017 12:45 AM PST

KazakistanAutoritetet në Kazakistan thonë se së paku 9 vetë janë vrarë kur një ndërtesë e banimit në pjesën qendrore të qytetit Shakhan, është shkatërruar pjesërisht.

Ministria e brendshme ka njoftuar se ndërtesa është rrëzuar sot, por shkaqet e këtij shkatërrimi nuk janë të njohura.

Në vendin e shkatërrimit të ndërtesës në qytetin Shakhan, që është afro 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Astana, ndodhen ekipet e kërkim – shpëtimit.

Autoritetet thonë se numri i të vrarëve mund të rritet. Nga gërmadhat janë nxjerrë të gjallë katër vetë, përfshirë dy fëmijë.

2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Policia gjermane ndalon qindra persona me orgjinë nga Afrika

Posted: 02 Jan 2017 12:42 AM PST

thumbs_b_c_fea4ea5bfea54e1514dff52727cd610dPolicia gjermane në Këln ka ndaluar qindra persona që besohet të jenë me origjinë nga Afrika, në kuadër të operacioneve për të parandaluar përsëritjen e sulmeve që u regjistruan në këtë qytet gjatë kremtimit të ndërrimit të motmoteve vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency.

Policia në Këln ka deklaruar se të gjithë u ndaluan gjatë operacioneve në dy stacionet e mëdha të trenit. Oficerët e policisë i morën në pyetje dhe kontrolluan identitetin e tyre.

Në prag të festimeve të Vitit të Ri, autoritetet në Këln kanë shpërndarë më shumë se 1.500 policë, pas kritikave të drejtuara për dështimin e vitit të kaluar në parandalimin e qindra grabitjeve dhe ngacmimeve seksuale, për të cilat kryesisht janë fajësuar presonat me origjinë nga Afrika e Veriut.

2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Publikohet fotoja e terroristit që vrau 39 vetë në lokalin e natës në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 12:24 PM PST

kyPolicia turke ka publikuar foton e personit që u fut i armatosur në një lokal nate në Stamboll duke vrarë 39 vetë. Sulmuesi identiteti i të cilit nuk dihet ende dyshohet të jetë nga Turkmenistani Lindor, Afganistani apo Çeçenia.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona.

ky1

Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve. Autoritetet turke janë vënë në kërkim të terroristit.

1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Klubi kinez ofron mbi 93 milionë euro për Diego Costan

Posted: 01 Jan 2017 10:59 AM PST

costaSulmuesi më i mirë aktualisht në Premier Ligë, Diego Costa është ylli i radhës që po kërkohet nga një klub kinez.

Klubi i futbollit Tianjin Quanjian është i gatshëm që të bëjë ofertë 80 milionë funta (Mbi 93 milionë euro), raporton The Sun.

Në këtë afat kalimtar nga Chelsea drejt Kinës u largua braziliani, Oscar.

Kurse përveç tij tashmë pjesë e Super Ligës kineze janë edhe disa yje të tjerë të futbollit evropian.

1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kreu i ri i OKB, Guterres nis detyrën dhe bën thirrje për paqe

Posted: 01 Jan 2017 10:47 AM PST

guterresSekretari i ri i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres filloi mandatin e kreut të organizatës ndërkombëtare sot, ndërsa mandati i paraardhësit të tij Ban Ki-moon u mbyll në mesnatë.

Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë dhe ish-Komisioner i Lartë për Refugjatët, u ka thënë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara në një fjalim se pyetja se si mund të ndihmohen miliona njerëz të përfshirë në konflikt dhe luftë, rëndon shumë mbi zemrën e tij.

Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të OKB-së që të bëjnë një premtim për Vitin e Ri: "Të vendosim që paqja të jetë gjëja më e rëndësishme".

Sekretari i Ri i përgjithshëm ka premtuar që të vendosë ura komunikimi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump ka shprehur shqetësim se Kombet e Bashkuara janë joefikase.

1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kapet xhepisti i urbanëve, vinte nga Durrësi për të vjedhur në Tiranë

Posted: 01 Jan 2017 10:31 AM PST

arrestim-rusi-655x356Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar nga Durrësi I cili vidhte pasagjerët e urbanëve. Burime nga  policia e kryeqytetit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar Fundviti është arrestuar shtetasi Ervis Tako, nga Durrësi, i dënuar më parë për vjedhje

Ai u arrestua ditën e vitit të ri tek ish stacioni i Trenit, ku dyshohet të ketë vjedhur në autobus A.M-së, një vlerë monetare prej 40 mijë lekësh.

Gjithashtu, këtij shtetasi, i është arritur t'i dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar dhe i tre rasteve të tjera të dokumentuara ku ka vjedhur sasi të konsiderueshme parash. Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobusët urban.

1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Veliaj kalon darkën e fundvitit me punonjësit e zjarrfikësve

Posted: 01 Jan 2017 10:20 AM PST

veliajNë një kohë që pjesa më e madhe e qytetarëve ishte duke kaluar me të afërmit e tyre mbrëmjen e Vitit të Ri, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën e fundvitit ta kalonte me punonjësit e zjarrfikësve të cilët, pavarësisht festave, janë gjithmonë në gatishmëri në shërbim të qytetarëve për  çdo emergjencë.

Siç mund të shihet edhe nga fotot e publikuara në Facebook-un e tij, kreu i bashkisë preferoi që të trokasë gotat me heronjtë e heshtur të qytetit, të cilët shpëtojnë gjatë gjithë vitit jetë, duke rrezikuar edhe veten. "Gëzuar nga ekipi fantastik i zjarrfikësve të Tiranës, gatishmëri dhe sot për qytetin tonë!", shkruan Veliaj në postimin  e tij.

Gjatë kësaj darke, Veliaj siguroi punonjësit e shërbimit zjarrfikës për më shumë siguri dhe kushte më të mira pune. Ai falënderoi gjithashtu punonjësit e zjarrfikësve të qytetit të Tiranës për punën e bërë gjatë këtij viti.

1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :