Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Tahiri: Arrestimi i Haradinajt ka shkelur rëndë dinjitetin e secilit shqiptar” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Tahiri: Arrestimi i Haradinajt ka shkelur rëndë dinjitetin e secilit shqiptar” plus 9 more Ekonomia Online


Tahiri: Arrestimi i Haradinajt ka shkelur rëndë dinjitetin e secilit shqiptar

Posted: 12 Jan 2017 09:45 AM PST

Çështja e lirimit me kusht të Ramush Haradinajt nga gjykata franceze është temë e Info Magazine në Klan Kosova, për të cilën debatojnë Besnik Tahiri, ekspert i qeverisjes lokale dhe bashkëpunëtor i Ramush Haradinajt, dhe Artan Çerkini, avokat.

Tahiri ka deklaruar se sot ka komunikuar me Ramush Haradinajn dhe se përkundër të gjitha peripecive, "tek ai nuk ka mundësi të hetohet pesimizëm, pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur".

"Është e papranueshme kjo që ka ndodhur, por në të njëjtën kohë ka shkelur rëndë dinjitetin e kombit, të secilit shqiptar. Është fakt se ka pasur solidarizim kudo që është frymuar shqip, të gjithë shqiptarët janë ndier të fyer".

"Ndalesa si e tillë nuk është lajm i mirë – të ndalet një person, një ish-kryeministër, pas dy proceseve gjyqësore në Hagë, të ndalet me akuza puro politike dhe të kundërligjshme – kjo është një shkelje dhe një 'prekje e telit, e damarit' të secilit shqiptar".

"Ne nuk jemi të kënaqur, sepse Ramush Haradinaj do të duhej të ishte në Kosovë. Ne, si kolegë të Haradinajt, kemi bërë gjithçka që është dashur, pra e kemi një ekip të mirë që e mbron atë. "Edhe opinionistët ndërkombëtarë dhe kosovarë e trajtojnë këtë çështje si politike dhe jo të drejtësisë".

"Serbia pretendon se ka fakte të reja, por ku ishte Serbia që 20 vjet? Këto janë provokime të drejtpërdrejta për Haradinajn dhe vetë shtetin e Kosovës".

"Çfarë duhet të dijë opinioni është se Haradinaj është i lirë. Ne presim që ky proces të përfundojë shumë më shpejt, sepse ai është i komprometuar dhe vazhdimi i tij do të ishte drejtësi e mohuar".

"Nëse bëjmë analizën e vendimit, shohim se Gjykata i ka dhënë mundësi palës serbe të paraqesë fakte. Ekstradimi nuk mund të ndodhë, nuk ka pasur raste në të kaluarën dhe kjo nuk na brengos neve".

"Neve na brengos se Haradinajt i janë shkelur të drejtat e njeriut dhe vetë reagimi i instancave ndërkombëtare tregon për këtë".

The post Tahiri: Arrestimi i Haradinajt ka shkelur rëndë dinjitetin e secilit shqiptar appeared first on Ekonomia Online.

Albert Bunjaku me klub të ri

Posted: 12 Jan 2017 08:39 AM PST

Skuadra gjermane Aue ka transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun.

Sulmuesi është transferuar nga skuadra zvicerane, St Gallen.

Bunjaku ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman të vlefshme deri në vitin 2019.

The post Albert Bunjaku me klub të ri appeared first on Ekonomia Online.

MSN thyen rekorde me Barcelonën

Posted: 12 Jan 2017 08:35 AM PST

Suksesi 3-1 i Barcelonës ndaj Athletic Bilbao nuk vlejti thjesht kualifikimin në Kupësn e Mbretit, por përmirësoi edhe statistikat e Messi-Neymar-Suarez, të cilët njihen edhe me shkurtesën MSN.

Një mbrëmje rekordesh për t'u kujtuar gjatë. Suksesi 3-1 i Barcelonës në "Camp Nou" ndaj Athletic Bilbaon, nuk vlejti thjesht kualifikimin e cerekfinale të Kupës së Mbretit, por përmirësoi edhe statistikat e treshes Messi-Neymar-Suarez.

Sulmuesi uruguajan arriti shifrën e 100 golave me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, teksa shënon 120 ndeshje me fanellën blaugrana. 68 finalizime i përkasin la Ligas, 17 Championsit, 8 Kupës Mbretit, 5 botërorit për klube dhe nga një në Superkupën e Spanjës dhe atë të Europës. 29-vjecari bëhet kështu lojtari i tretë në historinë e Barcës që arrin shifrën e 100 golave me më pak ndeshje.

Në të kaluarën vetëm dy lojtarë kanë shënuar 100 gola në më pak ndeshje të luajtua se Suarez. Bëhet fjalë për Mariano Martin, që e arriti këtë numër finalizimesh në vetëm 99 takime, dhe për Kubalan që zhvilloi 103 sfida për 100 gola.

Lionel Messi, duhet të zhvillonte plot 188 takime me katalanasit, për ta dërguar 100 herë topin në rrjetë.

Për yllin argjentinas goli që i dha kualifikimin Barcës ndaj Bilbaos ishte i treti radhazi nga goditja e lirë. Që nga momenti kur luajnë bashkë, Messi, Suarez e Neymar kanë dhënuar në total 302 gola.

The post MSN thyen rekorde me Barcelonën appeared first on Ekonomia Online.

3000 ushtarë amerikanë në Poloni, Rusia i sheh si kërcënim

Posted: 12 Jan 2017 08:32 AM PST

Mbërritjen e më shumë se 3000 trupave amerikane në Poloni, Rusia e sheh si kërcënim ndaj sigurisë së saj.

Forcat e dislokuara janë pjesë e përpjekjes së presidentit Barack Obama për t'i ofruar garanci shtesë aleatëve të NATO-s, të shqetësuar nga sjellja gjithmonë e më agresive e Moskës.

Ky është përforcimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Evropë prej dekadash të tëra. Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov i tha BBC-së se, kjo lëvizje kërcënon interesat dhe sigurinë e Rusisë.

"Është një vend i tretë që po shton praninë ushtarake në kufijtë tanë me Evropën dhe nuk është as shtet evropian", u shpreh Peskov.

Më shumë se 80 tanke dhe qindra autoblinda kanë mbërritur tashmë në Gjermani, prej nga do të dërgohen në Evropën Lindore.

Brigada e blinduar amerikane do të kryejë gjithashtu stërvitje në shtetet baltike, edhe kjo pjesë e reagimit të Obamës ndaj ndërhyrjes ruse në Ukrainë dhe tentativës për të qetësuar partnerët nervozë të Aleancës së Atlantikut Verior.

Plani është që forcat ushtarake të ndërrohen me rotacion çdo nëntë muaj. Dërgimi i tyre vjen vetëm pak ditë përpara ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump, i cili ka lënë të kuptohet se dëshiron ngrohjen e marrëdhënieve me Moskën.

U.S. Army vehicles cross the Polish border in Olszyna, Poland, Thursday, Jan. 12, 2017 heading for their new base in Zagan. First U.S. troops arrive in Zagan in western Poland as part of deterrence force of some 1,000 troops to be based here and reassure Poland that is worried about Russia's activity. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

U.S. Army vehicles cross the Polish border in Olszyna, Poland, Thursday, Jan. 12, 2017 heading for their new base in Zagan. First U.S. troops arrive in Zagan in western Poland as part of deterrence force of some 1,000 troops to be based here and reassure Poland that is worried about Russia's activity. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

American soldiers attend a official welcome ceremony for the US troops in Zagan, Poland, Thursday, Jan. 12, 2017. First U.S. troops arrived at the Zagan base in western Poland as part of deterrence force of some 1,000 troops to be based here and reassure Poland that is worried about Russia's activity. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

The post 3000 ushtarë amerikanë në Poloni, Rusia i sheh si kërcënim appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj falënderon qytetarët, më keni bërë krenar

Posted: 12 Jan 2017 08:10 AM PST

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë këto ditë, derisa ai po përballet me drejtësinë në Francë.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me përkrahjen që po merr nga shqiptarët në të gjitha anët e botës.

“Të nderuar qytetarë, Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar! Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd! Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar kreu i AAK-së.

The post Haradinaj falënderon qytetarët, më keni bërë krenar appeared first on Ekonomia Online.

Librat profesionalë, me autorë të zgjedhur dhe fusha specifike – prioritet i UBT-së

Posted: 12 Jan 2017 08:09 AM PST

Gjatë punës së deritanishme, UBT i ka kushtuar një kujdes shumë të madh edhe sigurimit të literaturës adekuate dhe sa më bashkëkohore për studentët. Marrëveshjet me shumë institucione ndërkombëtare u kanë mundësuar studentëve të kenë qasje online në bibliotekat më të njohura, që sigurojnë literaturën përkatëse për të gjitha drejtimet e studimit.

Gjithashtu, ka krijuar bibliotekën më të madhe universitare në vend, me titujt më të fundit, të cilat janë në dispozicion të studentëve dhe profesorëve në të gjitha kam-puset e UBT-së.
Ky institucion, njëkohësisht i ka kushtuar kujdes shumë të madh edhe publikimit të librave të profesorëve dhe ekspertëve të angazhuar në këtë institucion.

Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi thekson se ky institucion, në pesëmbëdhjetë vitet e punës së tij, ka publikuar mbi 40 tituj të librave, të cilat paraqesin një pasuri shumë të madhe për institucionin, por edhe një mundësi shumë të madhe për studentët e të gjitha niveleve.

"UBT ka ndjekur parimin e publikimit të librave në fushat në të cilat është vërejtur mungesë e literaturës për studentët. Krejt kjo me qëllimin që studentëve t'u ofrohet literaturë në gjuhën shqipe në fushat e reja dhe në harmoni me plan programet mësimore moderne që ofron UBT", thotë rektori Hajrizi.

Sipas tij, kujdes i është kushtuar literaturës nga shkencat kompjuterike, arkitektura, prokurimi e shkencat sociale, ku një pjesë e librave janë të parat të kësaj fushe në gjuhën shqipe.

Para publikimit të librave të rinj, organet drejtuese të UBT-së vlerësojnë cilat janë lëndët në të cilat ka nevojë për literaturë shtesë dhe pastaj merret vendimi për publikimin e librave, botimi i të cilave mbështetet materialisht nga UBT.

Gjatë vitit 2016, UBT publikoi disa tituj, kryesisht libra që mbulojnë fusha specifike dhe që shënojnë të arritura dhe paraqesin prurje të veçanta, me interes jo vetëm për studentët, por edhe për lexuesit e tjerë në përgjithësi, që paraqesin edhe të arritura në fushën e shkencës.

UBT do të vazhdojë me publikimin e librave të rinj edhe gjatë vitit 2017. "Kemi hartuar planin e publikimit të librave gjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë. Do të përkrahim me prioritet librat autorialë të profesorëve dhe ekspertëve të angazhuar në UBT, gjithnjë duke u kujdesur që këta libra të sjellin risi dhe të jenë nga fusha specifike", tha dr.Hajrizi.

"UBT e ka mision të vetin të sigurojë literaturë për studentët, por edhe të japë kontributin në pasurimin e literaturës shkencore në përgjithësi në vend, duke qenë edhe në këtë fushë prijatare, siç është edhe në të gjitha fushat e tjera", theksoi rektori Hajrizi.

 

The post Librat profesionalë, me autorë të zgjedhur dhe fusha specifike – prioritet i UBT-së appeared first on Ekonomia Online.

Hapet ekspozita “Modernizimi i Ferizajt 1960-1990”

Posted: 12 Jan 2017 08:02 AM PST

Sot, më datë 12 janar 2017, do të hapet ekspozita "Modernizimi në Ferizaj në vitet 1960-1990", në Galerinë e Arteve të qytetit (Ferizaj), duke filluar nga ora 18:00.

Ekspozita është përgatitur nga stafi akademik i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor: dr. Kujtim Elezi e PhD Cand. Arber Sadiku etj., si dhe studentët e këtij fakulteti të UBT-së – Dega në Ferizaj.

Prezantimi i punës do të shfaqet para publikut, përmes pamjeve të objekteve të ndryshme arkitekturore në qytetin e Ferizajt, gjatë një periudhe 30 vjeçare.

 

The post Hapet ekspozita "Modernizimi i Ferizajt 1960-1990" appeared first on Ekonomia Online.

Ndalimi i Haradinajt përbën shkelje të të drejtave të njeriut

Posted: 12 Jan 2017 07:54 AM PST

Vendimi i Gjykatës së Colmarit së Francës për lirimin me kusht, dhe jo krejtësisht, të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, po vlerësohet të jetë i padrejtë, nga njohës të çështjeve të drejtësisë dhe qytetarë.

Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), thotë se ndalimi i Haradinajt nga autoritetet franceze përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Shala tha për Ekonomia Online se Franca nuk do të duhej t’i merrte me seriozitet fletarrestet “politike” të Serbisë. “Nëse ka ndonjë dyshim, atëherë Kosova duhet të ketë përgjegjësi juridike dhe penale që të merret me rastet e krimeve të luftës, e jo Beogradi, që i ka futur në listë të zezë të gjithë ish-komandantët e UÇK-së", ka thënë Shala.

Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Ekonomia Online se ky vendim i gjykatës nuk e paragjykon vendimin për ekstradim, ndërsa beson se gjykata franceze në fund do të marrë vendim të drejtë.

"Lidhur me atë se a ekstradohet apo jo Haradinaj në Serbi, gjykata franceze do të vendosë në ditët në vazhdim. Varësisht prej asaj se sa ka mundur Serbia të vërtetojë, apo autoritetet në Kosovë apo pala mbrojtëse kërkesën për të liruar, gjykata do të marrë një vendim meritor. Sidoqoftë në bazë të praktikës të deritanishme nga shtet e ndryshme lidhur me rastet që janë arrestuar shtetas të Kosovës me fletarreste të Serbisë, Haradinaj do të lirohet", tha Miftaraj.

Edhe qytetarët e Kosovës vlerësojnë se ky vendim i gjykatës franceze është i padrejtë.

Ka prej tyre që mendojnë se ky vendim është nënçmim, jo vetëm për Haradinaj, por për gjithë popullin shqiptar.

Ata presin që ish-kryeministri Ramush Haradinaj të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Gjykata e Colmarit vendosi sot që ta lirojë me kusht Ramush Haradinajn, që nënkupton se ai nuk mund të largohet nga Franca dhe se duhet të lajmërohet në polici dy herë në javë.

16106482_1669532306395472_789610264_o

The post Ndalimi i Haradinajt përbën shkelje të të drejtave të njeriut appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj pi kafe në qytet, pas lirimit nga gjykata

Posted: 12 Jan 2017 07:48 AM PST

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas lirimit nga gjykata e Colmarit në Francë, ka dalë në kafe me avokatin e tij, Arianit Koci.

Fotografinë e ka publikuar Koci në faqen e tij në Facebook.

The post Haradinaj pi kafe në qytet, pas lirimit nga gjykata appeared first on Ekonomia Online.

Bahtiri pret zv.shefin e UNMIK-ut, muri ka kthyer tensionet

Posted: 12 Jan 2017 07:45 AM PST

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur zëvendësshefin e UNMIK-ut, Christopher Coleman, me bashkëpunëtorë, të cilët i ka njoftuar për situatën aktuale në komunë dhe për sfidat që e presin gjatë këtij viti.

Kryetari Bahtiri ju tha mysafirëve se situata e përgjithshme në komunën e Mitrovicës është mjaft stabile dhe e qëndrueshme. "Qytetarët e Mitrovicës, të të gjitha përkatësive etnike, drejtuesit e komunës dhe të gjitha institucionet tjera të pushtetit lokal, që nga ardhja ime në krye të komunës, kanë qenë shumë të përkushtuar për të tejkaluar problemet dhe sfidat e ndryshme, në veçanti ato nga fusha e sigurisë, andaj edhe kemi sot në komunë gjendjen që nuk dallon nga komunat tjera të vendit", tha fillimisht kryetari Bahtiri.

Sipas tij, dëshira e qytetarëve për të jetuar në paqe e pa probleme dhe në një qytet të zhvilluar ekonomikisht, sjelljet e tyre të matura dhe përkushtimi e vendosmëria e drejtuesve dhe institucioneve të pushtetit lokal, si dhe bashkëpunimi i mirë me organet e rendit dhe të sigurisë, kanë bërë që në Mitrovicë të bien në mënyrë drastike veprat e ndryshme kriminale dhe në veçanti incidentet ndëretnike.

Kryetari Bahtiri në vazhdim ju ka thënë mysafirëve se muri i ndërtuar në mënyrë joligjore dhe në kundërshtim edhe me qëndrimet e BE-së, nga ana e drejtuesve serbë të komunës në veri të Mitrovicës, e ka tensionuar situatën e stabilizuar kohëve të fundit.
Mirëpo, shtoi ai, duke pas parasysh kundërshtimin e ndërtimit të murit aty ku nuk e ka vendin, nga qytetarët e të gjitha përkatësive etnike, është reale të pritet që edhe kjo sfidë, pra rrënimi i murit, të tejkalohet pa probleme të mëdha dhe në mënyrë paqësore.

Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Christopher Coleman, i tha kryetarit Bahtiri se kërkesa e tij për takim ka pas qëllim që të njoftohet me situatën aktuale dhe me sfidat që e presin gjatë këtij viti, të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë për të mirën e qytetarëve dhe të qytetit, si dhe që të uroj punë të mbarë dhe rezultate në realizimin e synimeve dhe tejkalimin me sukses të sfidave.

"Ne jemi të njoftuar me punën e mirë që po bëni si kryetar i komunës, edhe pse jeni ballafaquar me sfida e probleme që nuk kanë qenë të lehta. Qasja e juaj praktike në komunikim me të tjerët, tejkalimin e sfidave dhe zgjidhjen e problemeve, është për tu përgëzuar. Po ashtu është për t’u vlerësuar edhe qasja e juaj në bisedat me kryetarin e komunës në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq, për të mirën e qytetarëve të të dyja komunave dhe qytetit në tërësi. Kontributi i juaj për paqe dhe raporte të mira ndëretnike, është i njohur edhe në OKB", i tha z. Coleman kryetarit Bahtiri.

The post Bahtiri pret zv.shefin e UNMIK-ut, muri ka kthyer tensionet appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :