Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Të paktën 33 të vrarë në trazirat në burgun brazilian” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Të paktën 33 të vrarë në trazirat në burgun brazilian” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Të paktën 33 të vrarë në trazirat në burgun brazilian

Posted: 06 Jan 2017 07:50 AM PST

Të paktën 33 të burgosur janë vrarë në trazirat që shpërthyen të premten në një burg në veri të Brazilit, ka bërë të ditur agjencia braziliane e lajmeve Brasil. Trazirat ndodhën në burgun e Monte Cristos, ku të burgosurit kryejnë dënimet duke bërë punë të bujqësisë, transmeton CNN.  Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në këtë burg.  Në tetor të vitit 2016 shpërthyen trazizat në të cilat vdiqën 25 persona. Incidenti i të premtes ndodhi vetëm pak ditë pasi 56 të burgosur vdiqën në një burg të stërngarkuar në Anisio Jobim, në një prej masakrave më të mëdha në burgje të shënuar në më shumë se 20 vitet e fundit në Brazil, ka bërë të ditur Reuters.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina ftoh raportet me Beogradin

Posted: 06 Jan 2017 07:33 AM PST

Fletë-arrestet e Serbisë përmes INTERPOL-it, që çuan në ndalimin e disa figurave politike të Kosovës, së fundit edhe të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Basel, kanë përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet, edhe ashtu jo të mira, të Prishtinës me Beogradin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: 18 persona ndalohen lidhur me sulmin në Izmir

Posted: 06 Jan 2017 07:27 AM PST

Ministria e Drejtësisë në Turqi tha se autoritetet kanë ndalur 18 persona që kanë të bëjnë me sulmin në Izmir. Sulmi la të vdekur një polic dhe një punonjës të gjykatës. Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag, shpalosi detaje nga hetimet në ceremoninë e varrimit të policit të vrarë në sulmin me bombë, për të cilin autoritetet deklaruan se ishte kryer nga militantët kurdë. Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmim. Kurdët kanë kryer disa sulme kundër forcave turke në vitin e fundit. Po ashtu edhe Shteti Islamik ka kryer disa sulme vdekjeprurëse në Turqi.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia proteston për shkeljen e flamurit shtetëror në Tiranë

Posted: 06 Jan 2017 06:59 AM PST

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka përcjellë një protestë verbale të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës, për shkeljen e flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë. Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që ta kapin kryesin e veprës, që ëhstë identifikuar, dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare si dhe të njoftohet për masën e ndërmarrë Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t'i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë. Një shqiptar ka shkelur flamurin e Serbisë përpara ndërtesës së ambasadës së Francës në Tiranë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt Ngjarja ndodhi të enjten ndërkohë që në njoftim nuk u saktësua nëse policia kishte intervenuar. Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuzhinieri i njohur Jamie Oliver mbyll 6 restorante pas Brexit

Posted: 06 Jan 2017 06:39 AM PST

Jamie Oliver, kuzhinier i njohur botëror nga Anglia, është detyruar të mbyllë 6 restorante nga 42 sa ka në Britani, për shkak të kushteve të rënda për tregti dhe rënies së valutës në Britani, që nga votimi për dalje nga BE-ja. Grupi i restoranteve të Jamie Oliver deklaruan të premten se kompania ka pësuar rënie për shkak të devalvimit të "pounds", e cila ka rritur shpenzimet për blerje të përbërësve të nevojshëm në Itali. Por, në anën tjetër parashikimet se ekonomia e Britanisë do të pësojë rënie nuk kanë treguar rezultatet e pritura. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe Bankës Qëndrore angleze, edhe pse valuta ka shënuar rënie, shkalla e papunësisë mbetet e ulët si dhe sektorët tjerë të ekonomisë vazhdojnë të funksionojnë mirë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Austri: Kurz po e harton projektligjin për ndalimin e shamive islamike

Posted: 06 Jan 2017 06:34 AM PST

Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz ka thënë të premtën se ai dëshiron t'iu ndalojë shërbyesve civil, përfshirë edhe mësueseve që të mbajnë shami islamike, raporton Reuters. Kurz është duke punuar në një projekt ligj për këtë së bashku me Muna Duzdar, një nga ministret e qeverisë që vjen nga social demokratët, prejardhja familjare e të cilës është myslimane. Nëse projekt ligji miratohet në parlament, ndalimi në tërë shtetin do të jetë më strikt se ai që tashmë ekziston në Francë. Në muajin mars, një këshilltar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kishte thënë se kompanitë në Evropë duhet lejuar që të ndalojnë stafin të mbajnë shamitë myslimane, por vetëm si pjesë të një ndalimi të përgjithshëm të simboleve fetare, pra jo vetëm atyre islamike.  Kryediplomati austriak, Sebastian Kurz ka thënë se kryqi dhe simbole të tjera të krishtera nuk do të jenë të ndaluara, pas miratimit të ligjit.  Kurz është duke punuar që të ristrukturojë ligjet e integrimit dhe krahas shamisë islamike ai dëshiron të ndalojë edhe shpërndarjen e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit nga myslimanët salafistë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas takimeve në Prishtinë e Tiranë, partitë shqiptare me platformë të përbashkët

Posted: 06 Jan 2017 06:25 AM PST

Partitë politike shqiptare thonë se takimi në Prishtinë me presidentin e Kosovës, të enjten, ishte në funksion të përpjekjeve për të harmonizuar qëndrimet e faktorit politik shqiptar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetet pa infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuara

Posted: 06 Jan 2017 06:02 AM PST

Të jetosh me aftësi të kufizuara është sfidë, por kur mungon infrastruktura e duhur dhe pamundëson lëvizjen e lirë, jeta e kësaj kategorie të shoqërisë bëhet edhe më e vështirë. Rinor Gashi, 24 vjeçar, është përdorues i karrocës. Ai flet për vështirësitë që përballet çdo ditë, në mungesë të qasjes qoftë në institucione publike, kinema, objektin e pallatit të Rinisë. "Vështirësitë që unë ballafaqohem në kryeqytet, pra në Prishtinë janë mungesa e trotuareve, mungesa e qasjes së objekteve që janë për destinim publik dhe e bëjnë të vështirë aktivitetin tonë. Ajo me çka duhet ballafaquar është se duhet pasur me vete një person pas vetes që duhet të na ndihmojnë, në mungesë të qasjes fizike .Nuk ka qasje në objektin e Pallatit të Rinisë, në Kinema etj.", ka thënë Gashi. Por, ai përmend edhe disa lëvizje pozitive që janë bërë ndër vite, për personat që përdorin karrocat. "Qasja më e lehtë është tek qendra e Prishtinës, dhe objektet e qasshme janë Komuna e Prishtinës, gjithashtu transporti publik së fundmi është rregulluar, ku deri para rregullimit ka qenë shumë vështirë", ka thënë Gashi. Kosova nuk ka statistika të sakta për personat me aftësi të kufizuara. Por, bazuar në parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës, 10 deri në 15 për qind e popullatës në botë jetojnë me aftësi të kufizuara, atëherë del se numri i personave të kësaj kategorie nuk është edhe i vogël. Afrim Maliqi, drejtues i organizatës joqeveritare "Hendikos", i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vështirësitë për personat me aftësi të kufizuar janë të shumta, duke veçuar institucionet shëndetësore si të pa qasshme për këtë kategori të shoqërisë. "Duke u nisur nga objektet e papërshtatshme, neve na pengojnë të marrin shërbimet e duhura si çdo qytetarë. Shërbimet shëndetësore, sociale, bankare, infrastruktura rrugore e mirëfilltë mungon në shumë vende, dhe pak është punuar". "Prishtina vitin e fundit e ka rregulluar një pjesë të trotuareve për qasje të personave me aftësi të kufizuara. Edhe ashensori në objektin e Komunës së Prishtinës është lëshuar, dhe ne kemi tashmë qasje deri tek zyra e kryetarit, por që duhet përmendur që ky projekt ka zgjatur 1 vit e gjysmë. Deri atëherë nuk kemi pasur qasje dhe mundësi takimi në zyrë". Meqë Ligji për personat me aftësi të kufizuar ekziston që nga viti 2007, sipas zotit Maliqi ato çka parashihen me udhëzime administrative nuk janë përmbushur as 5 për qind në total. "Mund të them se në gjithë Kosovën 5 për qind është përmbushur udhëzimi administrativ i ligjit për persona me aftësi të kufizuara. Objektet institucionale kanë bërë qasje vetëm në qendra të qytetit, por edhe në ato objekte ku janë rregulluar hyrjet, por edhe aty ku ka qasje deri tek ndërtesa mungojnë tualetet e ashensorët specialë. Nuk vendosen mbrojtëse në hyrje, e që janë shumë të rrezikshme pasi dihet se në to duhet kaluar personat me aftësi të kufizuara". Sido që të jetë, në Qeverinë e Kosovës, në zyrën për qeverisje të mirë, Habit Hajredini ka thënë për Radion Evropa e Lirë se gjendja aktuale e personave me aftësi të kufizuara në përgjithësi lë për të dëshiruar, ndonëse ndër vite është punuar për këtë kategori të shoqërisë. "Ne kemi legjislacionin dhe disa udhëzime administrative që i dedikohen qasjes për persona me aftësi të kufizuar dhe këto udhëzime dhe rregullore janë në fuqi, zbatohen me vështirësi. Sidomos qasja në infrastrukturë respektohet pak. Kohëve të fundit ka lëvizje pozitive në disa Komuna, por mbetet sfidë e madhe ende. Ka ende vështirësi, pra edhe ne si Qeveri ende ballafaqohemi me këto vështirësi". Ndryshe në një nga raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku flitet për Kosovën, ndër të tjera është thënë se personat me aftësi të kufizuara përbëjnë shqetësim. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë për lirimin e Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 05:42 AM PST

Në Prishtinë është mbajtur një marsh protestues paqësor për lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Me moton "Ramush Haradinaj është Kosova", protestuesit kanë marshuar nga qendra e Prishtinës deri te Ambasada franceze, ku më pas janë shpërndarë të qetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuzë për krime lufte në Kosovë ndaj të ekstraduarit nga Bosnja

Posted: 06 Jan 2017 05:40 AM PST

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër një personi të ekstraduar nga Bosnja dhe Hercegovina, me inicialet B.S., për veprime të cilat pretendohet se janë kryer në Fushë Kosovë në periudhën kohore që ndërlidhet me datën, 26 mars 1999. "I pandehuri akuzohet për krime të luftës kundër popullatës civile, siç parashihet dhe dënohet në bazë të neneve 22 dhe 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LPRSFJ), aktualisht të ndëshkueshme në bazë të neneve 31 dhe 152 të Kodit Penal të Kosovës", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria Speciale. Me veprimet e tij, ky i akuzuar dyshohet se ka bërë shkelje edhe të neneve të Konventave të Gjenevës që përcaktohen nga e Drejta Ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë dhe gjatë gjithë kohës përkatëse. Kjo aktakuzë është ngritur nga prokurori pas ekstradimit të pandehurit nga Bosnja. Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2013. Në vendimin për paraburgimin e tij pas dorëzimit tek autoritetet e Kosovës, thuhej se "i dyshuari në bashkëkryerje me tani të gjykuarin Ivan Radivojeviç, kanë qenë pjesëtarë të një grupi paraushtarak serb, i cili në datën e lartpërmendur te Stacioni i Autobusëve në Fushë-Kosovë kanë rrethuar civilët shqiptarë, kanë ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat dhe kanë filluar t'i rrahin e torturojnë burrat". Po ashtu, sipas prokurorisë, thuhet se disa prej burrave me forcë janë detyruar të hipin në një automjet ushtarak dhe pastaj janë dërguar në drejtim të panjohur. Njëri prej tyre ishte Haki Bajrami, trupi i të cilit ishte gjetur në një varrezë në periferi të Prishtinës dhe ishte identifikuar më 17 gusht të vitit 2000.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Kishim presione të mëdha, por ia ndaluam vizitën Nikoliqit

Posted: 06 Jan 2017 03:57 AM PST

Autoritetet e Kosovës i janë nënshtruar një presioni të madh ndërkombëtar pas vendimit për të mos i dhënë leje presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, që të vizitoj Kosovën për Krishtlindjet Ortodokse. Këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një konference për gazetarë. Ai tha se vendimi për të mos i lejuar vizitën Nikoliqit, ishte vendim i Prishtinës zyrtare. "Është përtej imagjinatës tuaj presioni ndërkombëtar që ka qenë mbi mua, por vendimi ka qenë sovran", ka deklaruar Hoxhaj. Moslejimi i kësaj vizite, shihet si kundërpërgjigje e Qeverisë së Kosovës pas ndalimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Basel nga policia franceze mbi bazën e një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Për keqardhje respektimi i vendimeve të ish regjimit të Millosheviqit

Posted: 06 Jan 2017 03:57 AM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, "Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë "poternicat" e tyre", ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush. "Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush", ka thënë Haradinaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy të arrestuar për hedhje të ‘mjeteve të forta’ mbi autobusin me pelegrinë serbë

Posted: 06 Jan 2017 03:45 AM PST

Policia e Kosovës thotë se ka arrestuar dy persona që kanë hedhur gurë dhe 'mjete të forta' mbi një autobus me pelegrinë serbë që kanë hyrë në qytetin e Gjakovës në festën e Krishtlindjeve Ortodokse .Policia tha se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja të tjera. "Sot rreth orës 12 në afërsi të kishës ortodokse janë tubuar rreth 50 persona. Në ora 13:00 ka arritur një autobus me pelegrinë serb. Në hyrje të qytetit të Gjakovës është gjuajtur në drejtim të autobusit me mjete të forta, me këtë rast është dëmtuar një pjesë e xhamit të autobusit. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona", i tha Radios Evropa e Lirë, një zëdhënëse e policisë në Gjakovë, Lirie Podrimaj. Pelegrinët serbë, ka bërë të ditur Podrimaj kanë hyrë në kishën e qytetit të Gjakovës. Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, ka shtuar ajo "ka marrë të gjitha masat e nevojshme që siguria dhe lëvizja e lirë e tyre të jetë në nivelin e duhur". Policia ndalon disa protestues në Gjakovë Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se ka shoqëruar në stacionin policor disa protestueses të cilët ishin mbledhur afër Kishës Ortodokse, për të kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serbë në Gjakovë. Një grup i qytetarëve të Gjakovës është mbledhur afër Kishës Ortodokse me qëllim që të kundërshtojë vizitën e paralajmëruar të pelegrinëve serbë për Krishtlindjet Ortodokse. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një numër të vogël të qytetarëve që janë mbledhur afër Kishës Ortodokse. "Për momentin situata është e qetë janë diku rreth 30 persona që janë aty, nuk presim që mund të eskalojë situata. Ende pelegrinët serbë nuk kanë arritur në Gjakovë janë në Deçan për momentin, por presim që ata do të vinë në vizitë edhe në Gjakovë", ka thënë Podrimaj. Me përcjellje të Policisë së Kosovës pelegrinët serbë, pas kryerjes së ritualeve të tyre në festën e krishtlindjes ortodokse në Gjakovë janë larguar nga qyteti. Vizita e pelegrinëve serbë në Gjakovë është përvitshme dhe ajo korrespondon me Krishtlindjen ortodokse. Dy vite më parë, gjendja ishte tensionuar kur pelegrinët serb ishin penguar të vizitojnë kishën për Krishtlindjet Ortodokse, për çka më pas ish-ministri në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq i kishte fyer nënat gjakovare duke i quajtur egërsira. Cilësimi i tij, më pas pati nxitur protesta, të cilat u përmbyllën me shkarkimin e Jabllanoviqit nga pozita ministrore në qeveri. Gjakova, është një nga rajonet që ka pësuar shumë gjatë luftës së fundit, ku ish–regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka lënë pas viktima dhe shkatërrime të shumta.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfaqësuesit ligjorë të Haradinajt dorëzojnë kërkesën për lirim me kusht

Posted: 06 Jan 2017 03:38 AM PST

Ministria e Drejtësisë ka nisur një letër zyrtare tek autoritetet franceze, të dytën brenda javës me të cilën kërkohet lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cyrih: Hidhet poshtë padia ndaj FIFA-s në lidhje me Botërorin e Katarit

Posted: 06 Jan 2017 03:25 AM PST

Një gjykatë e Zvicrës e ka hedhur poshtë pretendimin e sindikatave të tregtisë së Holandës dhe Bangladeshit që e akuzojnë organizatën botërore të futbollit, FIFA për sjellje të gabueshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut në lidhje ndërtimet që po bëhen në Katar, shteti ku më 2022 do të mbahet Kampionati Botëror në Futboll.  Lajmi i raportuar nga Reuters thotë se ankesa e bërë në Cyrih e akuzon FIFA-n se ka dështuar të detyrojë Katarin të miratojë "standardet minimale të punësimit" për migrantët që janë angazhuar rreth punimeve organizative të botërorit 2022. "FIFA e ka monitoruar situatën për së afërmi dhe së fundi siç është thënë nga Presidenti Gianni Infantino (udhëheqësi i FIFA-s), ne do të kërkojmë nga autoritetet e Katarit që të garantojnë sigurinë në punë dhe kushte të dinjitetshme për punëtorët e ndërtimit", ka thënë FIFA përmes një komunikate pas vendimit të gjykatës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden: Ka ardhur koha që Trump “të sillet me maturi”

Posted: 06 Jan 2017 02:13 AM PST

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden e ka kritikuar presidentin e zgjedhur, Donald Trump për mospajtimet me komunitetin e inteligjencës në SHBA.  Komentet e Biden janë bërë derisa Trump pritet sot të informohet nga inteligjenca amerikane rreth dyshimeve se Rusia qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj zgjedhjeve presidenciale amerikane, pretendime të cilat i sheh me dyshim presidenti i zgjedhur amerikan.  Gjatë intervistës dhënë emisionit "NewsHour" të PBS-së, Biden ka thënë se ka ardhur koha që Trump "të sillet me maturi" dhe ka shtuar se është "absolutisht e pa mend" për një president që të mos ketë besim apo të mos dëgjojë agjencitë e inteligjencës.  Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, gjatë një seance dëgjimore të mbajtur mbrëmë në Senat ka thënë se agjencitë amerikane janë të bindura se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit. Komuniteti i inteligjencës amerikane publikisht e ka akuzuar qeverinë ruse se ka udhëhequr sulmet kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan duke arritur në përfundimin se përpjekjet ruse kanë pasur qëllim ta ndihmojnë Trumpin në zgjedhje.  Qeveria e Rusisë dhe Trump i ka hedhur poshtë këto konkludime duke i quajtur si absurde.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia fillon zvogëlimin e pranisë ushtarake në Siri

Posted: 06 Jan 2017 01:33 AM PST

Ushtria ruse ka njoftuar se ka filluar ta zvogëlojë praninë e saj në Siri, sipas raportimeve të mediave që e citojnë gjeneralin e shtabit të ushtrisë ruse.  "Në pajtim me vendimin e komandantit suprem të forcave të armatosura të Rusisë, Vladimir Putin (presidenti i Rusisë), ministria ruse e mbrojtjes ka filluar reduktimin e pranisë së armatosur në Siri", është cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë gjenerali Valery Gerasimov.  Ai gjithashtu është cituar të thotë se flota e marinës ruse e udhëhequr nga aeroplan mbajtësja Admiral Kuzentsov,e cila operonte nga Deti Mesdhe, afër Sirisë, do të jetë e para që kthehet nga Siria.  Putin në muajin dhjetor ka thënë se Rusia është pajtuar për reduktimin e pranisë ushtarake në Siri sipas marrëveshjes së armëpushimit që garantohet nga Moska dhe Ankaraja.  Putini në muajin mars ka njoftuar se Rusia do e tërheqë pjesën më të madhe të kontigjentit të sja ushtarak nga Siria. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marsh protestues në Prishtinë për lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 01:20 AM PST

Në Prishtinë është mbajtur një marsh protestues paqësor për lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Me moton "Ramush Haradinaj është Kosova", protestuesit kanë marshuar nga qendra e Prishtinës deri te Ambasada franceze, ku më pas janë shpërndarë të qetë. Qytetarë të shumtë, organizata të veteranëve të luftës nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe përfaqësues të partive politike, kryesisht opozitare, i janë përgjigjur ftesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke kërkuar nga drejtësia franceze lirimin e menjëhershëm të Haradinajt. Ramush Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në Basel, të mërkurën, mbi bazën e një fletë-arresti të Serbisë, ku pretendohen dyshimet për krime lufte në Kosovë. Ardian Gjini, anëtar i kryesisë së AAK-së, ka thënë se arrestimi i Haradinajt nga autoritetet franceze me një fletë-arrest nga Serbia, është poshtërim për Kosovën. "Nuk është drejtësi me mbajt një njeri që ka vendosur gurin e themelit të lirisë këtu. Edhe Franca edhe Sllovenia dhe Amerika edhe e gjithë bota e lirë i ruajnë gurët e themeleve të pavarësisë dhe të lirisë së vet, edhe ne duhet të ruajmë gurtë e lirisë pavarësisë dhe themelet e shtetit tonë", ka thënë Gjini. Ardian Gjini ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka arritur të mbrojë qytetarët e vendit të vet. "Ne nuk e kemi pasur një qeveri e cila dinë ë kujdeset për qytetarët e vet që dinë të kujdeset për vlerat e lirisë dhe pavarësisë. Asnjë shtet nuk mund ët ekzistoj nëse nuk kujdeset për vlerat e veta. Kjo qeveri ka lejuar që Serbia të na poshtërojë në vazhdimësi, Këto poshtërime duhet të ndalen". Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, "Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë "poternicat" e tyre", ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës pas rastin e Ramush Haradinajt. "Grupi Parlamentar i AAK-së, ka filluar nismën e thirrjes së një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për çfarë tashmë i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme, kjo pas situatës së krijuar më zotin Haradinaj, e me kërkesë që kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, të konsiderohet detyrë shtetërore, si dhe të pezullohen bisedimet me Serbinë", thuhet në një komunikatë për media të AAK-së. Ramush Haradinaj është paraqitur para gjykatës, por deri në vendimin tjetër, gjykata është shtrënguar të pres kërkesat shtesë që i ka paralajmëruar se do t'i deponojë Prokuroria e Serbisë për krime lufte. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Ndalimi i Haradinajt i motivuar armiqësisht nga Beogradi

Posted: 06 Jan 2017 01:19 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Basel, dhe procedurave që po zhvillohen sipas fletë-arrestit dhe kërkesave shtesë të Serbisë. Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, Mustafa ka deklaruar se Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. Ai ka shprehur kundërshtimin e tij dhe Qeverisë së Kosovës ndaj këtyre fletë-arresteve, të cilat i ka cilësuar krejtësisht të paligjshme dhe të padrejta. Sipas tij, këto veprime të Serbisë bëhen me tendenca të qarta për të provokuar tensione konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe me gjerë.  "Që nga momenti i ndalimit të Haradinaj të gjitha dikasteret kompetente të qeverisë janë duke u angazhuar me kapacitet të plotë dhe vazhdojnë të punojnë për të kontribuar në çdo formë për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt", ka thënë Mustafa. "Aktet e tilla janë të papranueshme", ka thënë Mustafa, duke rikujtuar seHaradinaj ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë në proceset gjyqësore në Tribunalin e Hagës. Ramush Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në Basel, të mërkurën, mbi bazën e një fletë-arresti të Serbisë, ku pretendohen dyshimet për krime lufte në Kosovë. Haradinaj është paraqitur para gjykatës, por deri në vendimin tjetër, gjykata është shtrënguar të pres kërkesat shtesë që i ka paralajmëruar se do t'i deponoj Prokuroria e Serbisë për krime lufte. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia po e rishqyrton qasjen e koalicionit amerikan në bazën e rëndësishme ajrore

Posted: 06 Jan 2017 12:17 AM PST

Zyrtarët turq kanë lënë të kuptohet se ata mund t'ia ndalojnë koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që po e lufton grupin militant, Shteti Islamik, që ta përdorë bazën e rëndësishme ajrore turke, Inxhirlik, afër kufirit me Sirinë. Koalicioni e ka përdorur këtë bazë për kryerjen e sulmeve ajrore kundër IS-it, derisa milicitë aleate kurde janë duke u përballur në betejë me luftëtarët e Shtetit Islamik. Por, për Turqinë, grupi kurd në kuadër të këtij koalicioni është organizatë terroriste sepse ata kanë lidhje me separatistët kurdë që janë në luftë me Turqinë. "Ne duhet ta themi se përdorimi i bazës Inxhirlik nga aleatët e NATO-s po vihet në pikëpyetje nga populli turk. Prandaj, kjo çështje është në agjenden e qeverisë. Natyrisht, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të verifikohen. Duhet thënë sinçerisht: nëse ekziston një organizatë terroriste e njohur nga të gjithë, përfshirë edhe ne, ajo duhet luftuar së bashku", ka thënë zëvendëskryeministri turk, Vejsi Kajnak. Ai është ankuar se koalicioni e ka përdorur rrallë bazën Inxhirlik për t'i ofruar përkrahje Turqisë derisa ajo po lufton kundër grupit, Shteti Islamik bashkë me aleatët e saj, grupet rebele Sunnite. Zëdhënësi i presidences turke si dhe ministri i mbrojtjes dhe ai i jashtëm kanë shprehur qëndrime të përafërta gjatë kësaj jave, duke thënë se Turqia e ka ngritur këtë çështje edhe me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, me shpresën se ai do e ndryshojë qasjen amerikane. Ankesa turke ka nxitur Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë të jap garanci të fuqishme gjatë ditëve të fundit se Ankaraja mund të mbështetet në përkrahjen e aeroplanëve amerikanë në përballjen kundër grupit, Shteti Islamik përreth qytetit sirian, Al Bab. Duke reaguar ndaj këtij lajmi, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, kapiten Jeff Davis, gjatë një interviste më 4 janar ka thënë: "Ju e dini që Inxhirliku është shumë i rëndësishëm. Në jemi në bazën Inxhirlik prej disa vitesh. Natyrisht, kjo prani daton para luftës kundër ISIS (Shteti Islamik). Ajo është një bazë strategjike e rëndësishme jo vetëm për operacionet në Siri dhe Irak, por edhe për mbrojtjen e Evropës, gjithashtu. Ne kemi kuptuar se mundësia për të qenë aty është një avantazh strategjk, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me SHBA-në". "Mos harroni, ky është koalicion. Aty bëjnë pjesë edhe shtete të tjera që gjithashtu e përdorin Inxhirlikun. Ne po e përdorim për mbrojtje nga ISIL (emër tjetër për Shtetin Islamik), dhe kjo është diçka për të cilën SHBA-ja dhe Turqia kanë pajtim të plotë", ka thënë Davis.  (A.H)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :