Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Thaçi: Vizitën në SHBA e shfrytëzova edhe për të vendosur kontaktet me kabinetin e Trumpit” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Thaçi: Vizitën në SHBA e shfrytëzova edhe për të vendosur kontaktet me kabinetin e Trumpit” plus 9 more Ekonomia Online


Thaçi: Vizitën në SHBA e shfrytëzova edhe për të vendosur kontaktet me kabinetin e Trumpit

Posted: 13 Jan 2017 09:03 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, se në udhëtimin e tij disa ditor në SHBA ka pasur për qëllim edhe vendosjen e kontakteve të para të Kosovës me kabinetin e ri të Presdientit Donald Trump.

"Isha në SHBA në kuadër të përpjekjeve për t'i kultivuar marrëdhëniet tona miqësore, për të falënderuar administratën Obama për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe njëri nga qëllimet e mia ishte të vë kontakte me kabinetin e ri të Presidentit Trump", ka deklaruar Thaçi.

Thaçi deklaroi se Kosova madje është në avantazh në këtë drejtim, pasi që është vendi i parë që ka vendosur kontakte direkte dhe lidhjet me kabinetin e ri.

The post Thaçi: Vizitën në SHBA e shfrytëzova edhe për të vendosur kontaktet me kabinetin e Trumpit appeared first on Ekonomia Online.

Hasan Shala zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit

Posted: 13 Jan 2017 08:41 AM PST

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur kryetar të Gjykatës së Apelit gjyqtarin Hasan Shalën. Ai mori 7 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Ndërsa ushtruesja e detyrës së kryetarit të kësaj gjykate Tonka Berisha nuk arriti të marr vota të mjaftueshme. Ajo mori 6 abstenime, 2 pro dhe 1 kundër.

Gjyqtari Hasan Shala, arriti të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovë, kundrejt kundër – kandidates Tonka Berishaj. Gjyqtari nga Peja, do ta udhëheq këtë gjykatë për katër vjetet e ardhshme.

Hasan Shala  është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik  të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës e kreu dy vjet më vonë, pasi mbaroi praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Pejë.  Në vitin 1999 u emërua gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Një vit më vonë,  u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale, po ashtu në Pejë.  Pasi ushtroi 5 vjet këtë detyrë, në vitin 2005 u bë gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Po në këtë mbledhje, u votua edhe për kryetar të Gjykatës Themelore të Gjilanit, por asnjëri nga të katër kandidatët nuk i mori shumicën e votave të  anëtarëve të Këshillit. Andaj, Këshilli mori vendim të përsëritet konkursi për këtë Gjykatë. Deri në zgjedhjen e kryetarit U.D. i kryetarit u emërua  zëvendës kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit z.Afrim Shala.

Hasan Shala

The post Hasan Shala zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit appeared first on Ekonomia Online.

Mblidhet Këshilli i Sigurisë, marrin pjesë dhe Mustafa e Veseli

Posted: 13 Jan 2017 08:33 AM PST

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur takimin e njëzet e dytë, në të cilin ka shqyrtuar aspekte të ndryshme nga fusha e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.

Në takim, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit u ftua dhe mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka miratuar Planin e Punës të Këshillit për vitin 2017, si dhe është bërë vlerësimi i sigurisë në vend.

Në takim, po ashtu, është përkrahur orientimi për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare si dhe janë shqyrtuar dokumente të tjera të rëndësishme për organet e sigurisë.

ZKP-001

The post Mblidhet Këshilli i Sigurisë, marrin pjesë dhe Mustafa e Veseli appeared first on Ekonomia Online.

Kelmendi: Zejtarët do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Posted: 13 Jan 2017 08:26 AM PST

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, të kryesuar nga kryetari Sami Dida.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se qyteti i Prizrenit njihet si vendi që ka shumë zejtarë, andaj premtoi se ata do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në lehtësirat tatimore për zejtarët dhe prodhuesit vendor.

Në takim, po ashtu e theksua nevoja e fiskalizimit të bizneseve, e po ashtu edhe mundësia e organizimit të panaireve profesionale që kanë të bëjnë me zejtarinë.

Duke theksuar klimën për zhvillimin e biznesit, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Prizreni është vend që frekuentohet nga shumë vizitorë dhe është mundësi e mirë për tërheqjen e investitorëve potencial.

Në takim u diskutua edhe për Zonën Ekonomike të Prizrenit, për të cilën zëvendëskryeministri theksoi se ky proces është në përfundim e sipër.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Sami Dida, kërkoi nga zëvendëskryeministri Kelmendi që të ndihmoj në Themelimin e Inkubatorit të Biznesit, përmes të cilit do të bëhej promovimi i produkteve nga ana e zejtarëve, si dhe trajnimet profesionale për bizneset.

Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, po ashtu kërkuan ndihmën e Qeverisë për mikrozejtarët në krijimin e lehtësirave të ndryshme në operimin e këtyre bizneseve.

The post Kelmendi: Zejtarët do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Hyseni s’e përkrah ndërprerjen e dialogut, por fletarrestet duhet të tërhiqen

Posted: 13 Jan 2017 08:15 AM PST

Kosova duhet të insistojë në atë që fletarrestet e lëshuara nga Serbia për figurat e mëdha të Kosovës, siç është rasti i Ramush Haradinajt të ndërpritet.

Kështu tha Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, pas takimit që kishte me homologun e tij austriak Volfgang Sobotka.

Ai përsëriti se fletarrestet e lëshuara nga Serbia janë krejtësisht absurde dhe të paligjshme.

Hyseni tha se dialogu përveç që nuk ka alternativë dhe duhet të vazhdojë, mirëpo sipas tij veprimet arbitrare të Serbisë, e dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme dialogun, por edhe cdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

"Kjo praktikë duhet të ndërpritet, sepse derisa dialogu nuk ka alternativë dhe duhet të vazhdojë. Mirëpo, këtë dialog dhe çfarëdo përpjekje për normalizim mund ta dëmtojë në mënyrë të pa riparueshme veprimet arbitrare që Republika e Serbisë i bën në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës", tha ai.

Me këtë rast Ministri Hyseni tha se Sobotka dhe Austria e përkrahin Kosovën në përpjekjet e saja për të vendosur rend dhe ligj.

"Kosova dhe Austria janë partner strategjik dhe ky partneritet do të vazhdojë të thellohet dhe të forcohet edhe më tej në të gjitha fushat, e në veçanti në fushën e rendit dhe ligjit përkatësisht bashkëpunimit policor".

Hyseni më tej tha se Austria ka ndihmuar dhe përkrahur shumë Policinë e Kosovës më programe të ndryshme dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Solfgang Sobotka, tha se bashkëpunimi i ndërsjellë do të thellohet edhe më shumë dhe se shteti nga ai vjen do të ndihmojë Kosovën për anëtarësimin në organizata të ndryshme policore dhe në aspekte tjera të sigurisë.

"Bashkëpunimi me Kosovën në fushën e policisë po funksionon shkëlqyeshëm. Mendoj se kemi arritë te vendimi i rëndësishëm në këtë aspekt, që është çështja e shkëmbimit  të të dhënave që do të shërbejnë për parandalimin e kriminalitetit të organizuar ndërkombëtar".

16106246_10211990308182662_1599145396_o

16106669_10211990309182687_1681824405_o

The post Hyseni s’e përkrah ndërprerjen e dialogut, por fletarrestet duhet të tërhiqen appeared first on Ekonomia Online.

Abrashi shpërndan certifikata të trajnimit për 25 rrobaqepëse

Posted: 13 Jan 2017 07:51 AM PST

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot ka shpërnda certifikatat e trajnimit për 25 rrobaqepëse të cilat janë kualifikuar në fushën e tekstilit, në kuadër të një marrëveshje të arritur vitin e kaluar mes MPMS-së dhe Qendrës për Aftësime Profesionale – BUSMEK, nga Bursa e Turqisë.

Ministri Abrashi tha se në bashkëpunim me partnerët MPMS-ja po ofron programe trajnimi, për të përgatitur njerëzit për vetë-iniciativë dhe vetëpunësim.

"Bursa për ne është një eksperiencë e mirë në sektorin e tekstilit, dhe ne sot po kurorëzojmë sukseset e para. Ne do të vazhdojmë tutje me sigurimin e pajisjeve, si dhe po synojmë hapjen e një kursi të ri për trajnimin e grave dhe vajzave në sektorin e tekstilit edhe ne qytetin e Podujevës", tha ai.

Ministri Abrashi falënderoi miqtë nga Turqia, të cilët kanë bërë të mundur realizimin e këtij programi trajnues.

I kënaqur me rezultatet e arritura është shprehur edhe përfaqësuesi i Qendrës për Aftësime Profesionale nga Bursa, Ejup Arda, i cili tha se puna e treguar nga vajzat dhe gratë që kanë ndjekur kursin, na obligon që të vazhdojmë tutje edhe me programe tjera në të ardhmen.

The post Abrashi shpërndan certifikata të trajnimit për 25 rrobaqepëse appeared first on Ekonomia Online.

Mourinho përgjigjet në telefonin e gazetarit (Video)

Posted: 13 Jan 2017 07:43 AM PST

Trajneri i Manchester United gjatë një konference për media, derisa po deklarohej rreth planeve të klubit i cingëron telefoni i njërit prej gazetarëve që e kishte pran duke incizuar fjalimin e tij.

Por, Mourinho menjëherë hap telefonin duke iu përgjigjur thirrjes “Alo”, duke i bërë kështu të qeshnin të gjithë gazetarët e pranishëm në konferencë.

The post Mourinho përgjigjet në telefonin e gazetarit (Video) appeared first on Ekonomia Online.

AAK: Serbia po bën fushatë të egër, Qeveria e Kosovës e çakorduar

Posted: 13 Jan 2017 07:34 AM PST

Fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Ramush Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijimit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve.

Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e Unmik-ut e të Eulex-it dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje "ta bëjë drejtësinë" për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e "mendësisë së Millosheviqit", gjë që nuk mund të ndodhë kurrë.

Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se ka përfunduar juridiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.

Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës!

The post AAK: Serbia po bën fushatë të egër, Qeveria e Kosovës e çakorduar appeared first on Ekonomia Online.

Kredi apo “fajde” në institucionet mikrofinanciare

Posted: 13 Jan 2017 07:32 AM PST

Institucionet mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë, aktivitetin e tyre e zhvillojnë me norma tejet të larta të interesit për kredi. Norma e interesit për kredi, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në këto institucione arrijnë në mbi 22 për qind.

Pavarësisht normës së kredive, vlera e kredive të lëshuara ka arritur mbi 106 milionë euro, nga kjo vlerë 71 milionë euro janë kredi familjare kurse mbi 30 milionë euro kredi për ndërmarrje.

Këto institucione janë organizata që ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale.

Një qytetar nga Prishtina, Behar Dërguti, tregon se ka qenë i interesuar për kredi në këto institucione, por edhe në bankat komerciale. Ai thotë se nuk ka pranuar të marr për shkak të kamatave të larta.

"Edhe bankat, por edhe institucionet mikrofinanciare kanë kamata të larta për kredi, e zgjidhë problemin për momentin, por vështirësitë financiare të përcjellin gjatë gjithë periudhës së kredisë, për shkak se duhet të paguhet kamata të larta, apo lirisht mund të them fajde në mënyrë ligjore", ka thënë Dërguti.

Në Kosovë operojnë 18 institucione mikrofinanciare, me gjithsejtë 115 njësi, 12 nga to janë me pronarë të huaj. Edhe ekspertë për çështje financiare, pohojnë se kamatat e kredive në këto institucione janë ekstreme. Kamatat e kredive në këto institucione i quan fajde në mënyrë ligjore, edhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj.

Këto institucione në Kosovë janë të regjistruara si organizata joqeveritare ose humanitare, thotë ai, duke shtuar se institucionet kompetente duhet të veprojnë në mënyrë që të zgjidhin statusin e tyre.

Ndër të tjera, Ramosaj thotë se edhe procedurat e tepërta që kërkojnë bankat komerciale për të aprovuar një kredi, ka detyruar klientët të drejtohen në këto organizata.

"Hua-marrëseve potencial, që në shumicën e rasteve janë biznese, nuk i mbetet tjetër, përveç se t'ju paraqiten këtyre organizatave, të cilët bashkëpunojnë me klientët në mënyrë klandestine, pa dokumente, me dëshmitarë dhe forma tjera të kreditimit që nuk i njeh bota moderne".

"Prandaj i mbetet institucioneve kompetente që mos t'ju lënë hapësirë, spekulantëve apo 'fajdegjinjëve' që në kuptimin klasik të fjalës janë 'fajdegjinj', kurse në fakt mundohen të veprojnë në kuadrin formal ligjor të Kosovës", ka thënë Rasmosaj.

Në anën tjetër, udhëheqës të Shoqatës së institucioneve mikrofinanciare, pranojnë se kamatat janë të larta, por që sipas tyre, janë në nivel të rikuperimit të kostove ekonomike.

Drejtori ekzekutiv në këtë Shoqatë, Arsim Bruçaj, për Radion Evropa e Lirë, normat e kamatave i ka arsyetuar për shkak se, siç thotë ai, institucionet marrin vetë kredi për të dhënë kredi, pasi nuk pranojnë depozita.

"Kryesisht institucionet mikrofinanciare jo vetëm tek ne, por edhe në rajon dhe më gjerë operojnë më norma më të larta të interesit për shkak të atyre rreziqeve eventuale. Një studim i Rrjetit Evropian të Mikrofinancës, ku edhe shoqata jonë është anëtare, i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, tregon se normat e interesit të aplikuara nga institucionet mikrofinanciare në Kosovë janë më të vogla se në shumicën e vendeve të rajonit", tha ai.

Bruçaj tregon se institucionet mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë rregullohen, mbikëqyren dhe inspektohen nga BQK-ja, ashtu sikurse bankat komerciale.

Edhe eksperti tjetër për çështje financiare, Milazim Abazi, shprehet se autoritetet qeveritare në rend të parë duhet të rregullojnë statusin e këtyre institucioneve. Normat e interesit të kredive, sipas tij, janë shumë të larta.

"Arsye themelore është se mikrofinancat kanë procedura dhe kërkesa më të pakta për të marrë kredi. Shpesh herë nuk kërkojnë hipotekë ose ndonjë analizë të bilancit. Kështu që qytetarëve që iu duhet ndonjë shumë e kredisë shumë shpejtë drejtohen në këto institucione pavarësisht normave të larta të kredive", ka thënë Abazi.

Institucionet mikro- financiare japin po thuajse të gjitha llojet e kredive, sikur bankat komerciale, duke filluar nga kreditë për familje, bujqësore, kredi për biznes, për renovim po ashtu edhe kredi për regjistrim të automjetit.

The post Kredi apo "fajde" në institucionet mikrofinanciare appeared first on Ekonomia Online.

Flamuri shqiptar mbi shpellën ku zbriti Kur’ani (Foto)

Posted: 13 Jan 2017 07:25 AM PST

Reperi i njohur nga Presheva, Arian Agushi, që njihet si një "mysliman i devotshëm" përveç kryerjes së ritualit të Haxhit vite më parë, ai nuk heziton të vizitojë Mekën edhe gjatë "Umres", raporton Ekonomia Online.

Mirëpo kësaj radhe reperi që njihet ndryshe si Gold AG, ka "befasuar" duke shpalosur flamurin Kuq e Zi mbi shpellën "Hira", ku në historinë islame njihet si vend që profetit Muhammed t'i ketë zbritur libri i shenjtë Kur'ani.

Reperi nga Lugina e Preshevës, nuk ka hezituar që të bëjë edhe shqiponjën.

flamuri

The post Flamuri shqiptar mbi shpellën ku zbriti Kur'ani (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :