Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Tirana Observer: “Aksidenti/ Babai i të mbijetuarit: Përgjigjja ime për nënën e Atjon Zhitit” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Aksidenti/ Babai i të mbijetuarit: Përgjigjja ime për nënën e Atjon Zhitit” plus 9 more


Aksidenti/ Babai i të mbijetuarit: Përgjigjja ime për nënën e Atjon Zhitit

Posted: 06 Jan 2017 09:19 AM PST

 

Pas letrës së hapur të Eda Zhitit, nënës së Atjon Zhitit që humbi jetën në aksidentin e dy viteve më parë, ka ardhur përgjigjja edhe nga familja e djalit, të cilin ajo e quan fajtor të kësaj ngjarjeje.

Babai i Serxho Martinianit, 21-vjeçarit që tashmë lëviz mbi një karrige me rrota, pasi i mbijetoi aksidentit, në një intervistë për "Panorama" e justifikon deri diku ato që vetë i quan fyerje nga ana e familjes Zhiti.

Leonard Martiniani thotë se familja Zhiti vërtet ka pasur një dhimbje të madhe, por ajo sipas tij ua ka errësuar gjykimin. Pasi hezitoi fillimisht për të reaguar në lidhje me letrën e Eda Zhitit, Martiniani më pas rrëfeu në një intervistë edhe peripecitë që ka kaluar me djalin që i mbijetoi aksidentit tragjik.

Ndërsa tha se i konsideron fyerje të gjitha ato që janë thënë në media nga nëna e shokut të djalit të tij. Fakti që djali i tij nuk i ka takuar prindërit e Atjonit, sipas Leonard Martinianit ka të bëjë vetëm me pamundësinë e tij për të lëvizur.

Ndërsa sa i përket videos që nëna e Atjonit kërkon nga familja e tij, babai i Serxhos shprehet se ato janë kujtime që i biri i ndan me miqtë e tij.

"Nuk e di ku e shohin veten prindërit e Atjonit, te miqtë, apo tek armiqtë e Serxhos", shprehet Leonard Martiniani.

Gjatë intervistës ai hedh akuza dhe pretendon se provat e ngjarjes janë manipuluar. Ndërsa, sipas babait të autorit të aksidentit, eksperti që është paraqitur në gjyq është i palicencuar.

Zoti Leonard, prej disa ditësh, por edhe dje, është botuar në media një letër e nënës së Atjon Zhitit, i cili humbi jetën në aksidentin e dy viteve më parë, ku mbeti i plagosur djali juaj. Si është perceptuar nga ju përmbajtja e asaj letre?

Im bir ka qenë shok me Atjonin. Dhe çfarë vlerësimi ka pasur ai për shokun e vet, i ka thënë në një emision që ka qenë i ftuar. Vlerësimet e djalit tim për shokun e vet i keni dëgjuar edhe vetë, ai flet me superlativa për të. Shumë pozitiv, shumë djalë i mirë. Shkrimi që ju thonë ka goxha fyerje, a ku di unë se si ta quaj. Ne gjithmonë e kemi vlerësuar se ata, pra familja Zhiti, vërtet ka pasur një dhimbje të madhe dhe mendoj se dhimbja ua ka errësuar gjykimin. Dhe po i bën që të nxjerrin gjëra që nuk janë të sakta. Fyerje për Serxhon vetë, për të ëmën, për mua.

Nuk keni ndonjë koment për atë letër?

Ky është qëndrimi i atyre dhe nuk do të donim ta komentonim.

Një nga pakënaqësitë, le të themi, të shprehura në letrën e Eda Zhitit është pretendimi se djali juaj nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar me ta…

Nuk është e vërtetë. Fakti është që im bir ka folur në telefon me të atin e Atjonit. Në ato fillime kur ne sapo kishim ardhur nga Gjermania. Ai i është shprehur që donte ta takojë dhe Serxho i ka thënë që kur të dojë të vinte ta takonte. Kjo pasi djali im është me karrocë dhe e ka të pamundur. I ka bërë edhe ato pyetjet që ai donte të bënte, pak a shumë se si ka ndodhur aksidenti dhe i ka marrë përgjigjet që donte të merrte. Madje, një nga arsyet se përse im bir ishte në emision në dhjetor, ishte pikërisht që në mënyrë indirekte t'ua jepte ato përgjigje që ata donin. Gjithçka çfarë ata pyesin, përgjigjet i kanë aty. Aty ku ka folur djali im në atë emision. Ku po shkonin, çfarë po bënin, ku kishin qenë atë natë, çfarë marrëdhëniesh kishin me njëri-tjetrin, këto janë pyetjet dhe përgjigjet i morën.

Në lidhje me aksidentin, Serxho tha se nuk mbante mend asgjë dhe realisht edhe kështu mund të jetë, sepse në ngjarje të tilla ka raste që edhe nuk i kujton dot detajet. Çfarë mban mend djali juaj nga ai aksident?

Jo kështu mund të jetë. Është 100 për qind kështu. Djali nuk mban mend asgjë. Flasim me prova, jo me spekulime. Edhe ato çfarë ka thënë në intervistën e tij, i ka fjalë që ia kanë treguar shokët, me të cilët ai ka qenë atë natë.

Jeni takuar me familjen Zhiti pas aksidentit?

Familjarët e Atjonit na kanë ardhur, ashtu siç edhe ne u kemi shkuar për ngushëllim të nesërmen e ditës së aksidentit. Edhe ata kanë ardhur 2-3 ditë më mbrapa në spital. Por me sa pamë, jo sepse ishin shqetësuar për shëndetin e shokut të djalit të tyre. Donin të siguroheshin se edhe Serxho do të ikte nga kjo botë.

I thoshin infermieres: "Çfarë, i keni bërë ndonjë qetësues këtij për të më bërë qejfin mua?" Ndërkohë që djali ishte në koma dhe kjo është provë tashmë. Është me foto, me video, si u katandis dhe u bë gjysmë njeriu. Është thyer nga koka deri te këmbët, gjithçka.

Që nga gishti i këmbës, kofsha, mushkëritë, kolona, krahu, koka, gjithçka. Puna e parë sapo shkoi në Gjermani ka qenë operacioni në kokë. Sigurisht që ishte një aksident që askush nuk e donte.

Një aksident që mund të ishte fatal edhe për djalin tim. Historia ka treguar, ka pasur raste të tjera tani vonë, të dhimbshme, po me motor, raste të ngjashme, që nuk ka shpëtuar dot asnjëri. Ishte fati i tij.

Skema reale e aksidentit sipas Martinianit
Skema reale e aksidentit sipas Martinianit

A i kanë pasur pajisjet e nevojshme për lëvizjen me motor?

Kanë qenë të pajisur me skafandra, të dy. Si rrallëherë, pasagjeri me skafandër, ju i shihni vetë çdo ditë se si lëvizin. Djali ka qenë i pajisur me patentë. Motori ka pasur të gjithë dokumentacionin e rregullt. Gjithçka ishte e rregullt dhe e ligjshme. Asgjë e paligjshme.

Shumë e rëndësishme është se nuk kishin konsumuar alkool. Për çfarë e akuzojnë djalin tim? E vetmja arsye që gjetën për ta bërë fajtor ishte se u tha një fjalë që ka qenë shpejt dhe dolën në përfundimin se ishte fajtor Serxho.

Por kjo duhet provuar. Duhet ta vërtetojnë me prova nëse ka qenë kështu, apo jo. Kemi bërë kaq e kaq seanca gjyqësore dhe këtu e dinë të gjithë se sa e vështirë është të provohet diçka.

A është marrë një vendim nga Gjykata momentalisht?

Po, Gjykata e Shkallës së Parë e ka marrë vendimin. Ka marrë vendim duke e shpallur fajtor dhe e kanë dënuar me 3 vjet heqje lirie.

Me çfarë argumentesh?

Argumenti për ata është që është Serxho faktori determinant pse ka ndodhur aksidenti. Kemi luftuar, jemi përpjekur shumë në gjyq. Kemi shumë pretendime.

Kemi kërkuar disa herë përjashtimin e trupit gjykues, kemi bërë ankimim në Prokurorinë e Rrethit, në Prokurorinë e Përgjithshme, në KLD, në Ministrinë e Drejtësisë, në çdo instancë të mundshme ku mund të drejtohesh sot. Janë gardh, nuk çahen në asnjë mënyrë, e mbrojnë njëri-tjetrin deri në fund.

Keni marrë ndonjë përgjigje?

Askush nuk kthen përgjigje. Kanë kaluar muaj të tërë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ka kaluar çdo lloj afati ligjor dhe nuk kthejnë përgjigje.

Cilat kanë qenë pretendimet tuaja në gjyq?

Kemi pasur pretendime shumë për çështjen e ekspertizës. Duke nisur që nga "eksperti", po e them në thonjëza se e ka pranuar me gojën e vet kur ka ardhur në gjyq dhe ka thënë që nuk ishte ekspert.

"Shteti shqiptar nuk më njeh për ekspert sepse ma kanë hequr licencën që në vitin 2008", kështu është shprehur eksperti tekstualisht në gjyq. Megjithatë, ky person që Prokuroria e ka sjellë për ekspert, ka bërë falsifikim të provave të vendit të ngjarjes. Nëse Serxho ishte vërtet me 160 km/h, sikurse ai pretendon, pse duhej t'i falsifikonte? I kam këtu provat, mund t'i shikoni.

Janë në dosjen hetimore. I ka parë edhe Gjykata, i ka parë edhe ky vetë, askush nuk i mohon, megjithatë në fund fare ngrenë dorën dhe thonë që me shumicë votash ankimi nuk pranohet dhe vazhdojmë më tutje.

Si është bërë ky falsifikim?

Skema e falsifikuar e aksidentit
Skema e falsifikuar e aksidentit

Të gjitha janë në dosje. Është e dukshme se si është falsifikuar skema e vendit të ngjarjes. Nga 21.5 metra që ka rënë drejtuesi i mjetit nga betoni me të cilin është përplasur, e kanë manipuluar skemën e vendit të ngjarjes dhe e kanë çuar 34 metra. Për fatin e mirë dhe për gabimin e atyre, të dyja skemat, edhe e falsifikuara edhe ajo origjinale e bërë në vendin e ngjarjes janë në fashikullin hetimor. Nuk e fsheh dhe nuk e zhduk dot askush.

Është provë e pakundërshtueshme. Nëse ishte 160, pse atëherë duhej ta falsifikonte? E pyetëm ekspertin në sallën e gjyqit dhe i thamë: "Dakord, ti pretendon se është 160. Sikur të ishte 160, siç thua ti dhe sinjalistika rrugore të mos ishte kështu siç është në të vërtetë, vetëm 27 metra nga blloku i betonit, por të ishte 684 metra, sikurse e parashikon ligji, a do të ndodhte aksidenti?".

Përgjigjja e tij fjalë për fjalë, e keni këtu edhe me audio siç është thënë në gjyq, ishte: "Në qoftë se sinjalistika do të ishte siç e parashikon ligji, edhe po të ishte me 160 km/h, drejtuesi i mjetit do të kishte të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të manovruar. Pra aksidenti nuk do ndodhte.

"Atëherë i thamë që të marrim rastin tjetër, në rast se mjeti do ishte duke ecur me 90 km/h, sikurse e parashikonte ligji, megjithëse ka qenë një tabelë për shpejtësinë e lejuar 20 km/h, por që ishte e vendosur vetëm 2 metra larg bllokut të betonit.

Është në fotografitë e vendit të ngjarjes. Pra deri kur shkon te blloku i betonit, cilido që kalonte në atë rrugë e dinte që në atë rrugë ecej me 90 km/ h. Me këtë shpejtësi, duke e llogaritur matematikisht, jo pse e donte ai eksperti që kishte ardhur me dosje në dorë dhe e nxirrte 100 për qind fajtor Serxhon, pra shkencërisht, duke marrë parasysh momentin e perceptimit, sa larg mund të shohësh me drita të shkurtra, është vetëm 40 metra distanca që mund të shohësh. Perceptimi është nga 1.1 deri në 1.5 sekonda.

Për 1.5 sekonda i ke bërë ato 40 metra dhe kur të prekësh frenat, i ke rënë betonit me kokë. Pra ai u detyrua ta pranonte në sallën e gjyqit: "Po, edhe me 90 km/h aksidenti do të ishte i pashmangshëm me kaq tabela sa ka". Atëherë nëse aksidenti ishte i pashmangshëm, pse qenka fajtor Serxho Martiniani?

Pra, pranohet se mungesa e sinjalistikës ka qenë shkak i aksidentit?

Po, edhe blloku i betonit ka qenë një faktor fatal në aksident. Është totalisht e ndaluar me ligj. Duhej të ishte bllok plastik, nga këta që mbushen me ujë, ose me rërë. Në fakt ishte bllok betoni. Është provë aty në vendngjarje, nuk e mohon dot askush. Atëherë, pse është fajtor Serxho Martiniani? Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, edhe gjithë këto falsifikime që kanë bërë, në fund fare u ndalëm te llogaritjet.

I thamë ekspertit se ku ishte mbështetur që ke bërë këtë mënyrë llogaritjeje. Sepse çdo ekspert i mundshëm, kur bën një ekspertizë të tillë, i referohet ose eksperimentit që bëhet në terren, ose një studimi që ka bërë dikush tjetër. Eksperti ngrinte supet dhe bënte të paditurin.

"Nuk e di", thotë. E me të gjitha këto, trupi gjykues vendosi që, edhe pse ky ekspert nuk kishte licencë, do të mbahej për të dhënë opinionin e vet si ekspert, me argumentimin se po merrej për njohuri të posaçme, sepse ky ka botuar një libër. Në rregull, po e marrim të mirëqenë që paska botuar një libër.

Në fakt, jo libër, por ka mbledhur disa materiale studimore në internet dhe i ka përmbledhur e publikuar në një libër. Është krejtësisht e padrejtë edhe në këtë rast, sepse në Kodin e Procedurës Penale, në Nenin 180, përcaktohet qartë që cilido ekspert që i është hequr licenca, qoftë edhe për një periudhë të përkohshme, nuk ka të drejtë të përfaqësohet më si ekspert.

Është faji i Ministrisë së Transporteve që ne kemi ngelur pa ekspertë. Ashtu siç mori masën të nxirrte të paligjshëm të gjithë këta ekspertë që ishin, pasi ishin të paaftë, ashtu duhej të merrte masa, të krijonte një paketë ligjore, që ta pajiste shtetin me ekspertë e nevojshëm dhe të saktë për këtë punë. Megjithatë, sërish detyra është e shtetit. Le ta marrë diku tjetër ekspertin. Nuk mund të dënojë dikë, ta fusë në burg me një pseudoekspert.

Në fakt Gjykata e ka pranuar ekspertizën e tij?

Përtej këtyre. Ta marrim të mirëqenë atë që ai thotë. Ky eksperti në librin e vet, se për atë libër ka ardhur këtu, ky librin shtrëngon, nuk ka eksperimente, atëherë përse nuk përdor ky zotëria atë libër për të bërë ekspertizën e aksidentit?

Në librin e vet, ka një rast identik, ku i referohet një autori dhe e shpreh ashtu siç duhet atje, "Sipas autorit filan, në një filan rast është kështu, kështu…", identik me rastin e përplasjes që ka ndodhur këtu.

Pasi e shtjellon të gjithë rastin, me të gjitha formulat e duhura, në fund fare thotë: "Konkluzion, ky eksperiment është shumë i saktë, prandaj duhet përdorur". Pse nuk e përdori ky zotëria këtë eksperiment?

Por vjen në gjyq dhe ngre supet duke thënë që nuk e di. Përdor disa formula krejt të palogjikshme, që nuk qëndrojnë. Edhe një nxënës i klasës së tetë e kupton që është gabim. Sepse nuk është lëvizje e njëtrajtshme por është lëvizje e nxituar.

E merr "0" koeficientin e fërkimit, e merr "0" këndin e fluturimit, sepse kështu i vjen për mbarë atij. Në rast se do të zbatonte të njëjtën formulë, ashtu si në libër, jam i sigurt që shpejtësia do të dilte diku te 60 km/h, deri në momentin e përplasjes me bllokun e betonit. Kurse me formulat që shpik eksperti, e nxjerr shpejtësinë 160.

Po kthehem edhe një herë te letra e nënës së Atjon Zhitit. Aty ajo kërkon edhe një video të fundit, për të cilën thotë se ju e dispononi dhe pretendon se nuk ia keni dhënë. A ekziston kjo video dhe përse nuk ia jepni?

Normal që ka kujtime. Ka kujtime të asaj nate dhe më përpara. Por ashtu si kushdo tjetër, edhe Serxho do donte t'i ndante kujtimet e veta me miqtë e vet. Nuk e di ku e shohin veten prindërit e Atjonit, te miqtë, apo tek armiqtë e Serxhos.

Duke parë se çfarë po bëjnë, nuk lënë ditë pa shkruar letra në Prokurori e Gjykatë, ku kërkojnë dënimin maksimal të Serxhos. Shfrytëzojnë pushtetin që kanë në media duke e etiketuar "njeri rrugësh", "gjarpër", "djall" etj, ndërkohë që ishte student dhe megjithë vështirësitë e shumta vazhdon përsëri studimet në degën informatikë-biznes. A mund të jenë këta miqtë e Serxhos?

Etleva Delia/"PANORAMA"

Nga Edi Rama/ Arrestimi i Ramush Haradinajt, për kë bien këmbanat?

Posted: 06 Jan 2017 08:48 AM PST

Nga Edi Rama

Pas akuzave të një politikani zviceran, "zbuluesi" i famshëm ose famëkeq i një shtëpie fantazëm krimesh kundër njerëzimit, e njohur si "Shtëpia e Verdhë", qarqe të ndryshme ndërkombëtare patën idenë e ngritjes së një Tribunali krejt Special.

Jo për Serbinë si agresore, por për Kosovën që ishte viktima e agresionit barbar të regjimit të Millosheviçit!

Pse?!

Historikisht e moralisht po se po, por edhe juridikisht ideja dukej qysh në fillim jo thjesht tendencioze, po kundërproduktive. Aq më tepër kur, shqiptarët e Kosovës janë shfaqur qysh në krye të herës pro bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, në zbardhjen e anomalive të mundshme gjatë luftës në mbrojtje të lirive e të të drejtave të tyre legjitime.

Sot, në dritën e asaj çka po ndodh me Ramush Haradinajn në Francë, duhet kujtuar se të gjithë ata që janë thirrur nga Prishtina në Hagë, i janë nënshtruar procesit pa as më të voglën rezistencë. Dhe e kanë fituar me kosto të lartë vitesh e sakrifikash pafajësinë e tyre.

Nga ana tjetër, duke mos pasur kurrfarë kompetencash të tyret në këtë drejtim, udhëheqësit apo institucionet e Kosovës, as që kanë mundur të veprojnë vetë në kërkim të «Shtëpisë së Verdhë». E cila, për më tepër, nuk bie në juridiksionin e Kosovës por Shqipërisë që, nga ana e saj, ka mbështetur çdo kërkesë e përpjekje të atyre që duhet të merreshin me atë punë. Përkatësisht, UNMIK-u dhe EULEX-i e kanë bërë atë punë. Ose nuk e kanë bërë. Apo, sidoqoftë, nuk e kanë bërë mirë, sepse të tjerët duket qartë se kështu mendojnë!

Për pasojë, e pikërisht për shkak të paaftësisë apo dështimit në këtë aspekt, ku u përzie pa asnjë teklif, "i njomi me të thatin", në vazhdën e një përpjekjeje të padëgjuar në histori për trajtim "të barabartë" të agresorit dhe viktimës, Kosova, e çliruar me mbështetjen e avionëve ushtarakë e të trupave të aleatëve të mëdhenj strategjikë të popullit të saj, u profilizua vit pas viti, përmes instrumentave ligjorë ndërkombëtarë si viktimë e të drejtës së saj për të qenë e lirë dhe e pavarur.

Ndërhyrja ushtarake e botës demokratike për të shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi, duke mbështetur Ushtrinë e saj Çlirimtare, i hapi rrugë lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe fatkeqësisht, njëkohësisht edhe një procesi fajësimi "ligjor" të vetë përpjekjes për liri e pavarësi. Sot, pikërisht për shkak të përshkallëzimit të këtij procesi, që zgjatet e ngatërrohet deri në arrestime absurde si ky i Ramush Haradinajt, duke thelluar fajësimin e çlirimtarëve bashkë me fajin e bashkëçlirimtarëve, raporti i shpëtimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës me Kosovën, i ngjan një shfaqjeje skizofrenike ndaj këtij vendi që u çlirua e pavarësua falë mbështetjes së tyre, ku ndërkohë kërkohet prej kohësh të ligjërohet me një pahir të pajustifikueshëm, faji i barabartë i viktimës me agresorin.

Duke e parë jo si spektatorë po si pengje të lirisë, zhvillimin në vite të kësaj shfaqjeje që kulmoi me idenë e një Tribunali të veçantë për çlirimtarët "kriminelë", prapëseprapë, edhe njëherë, udhëheqësit politikë të Kosovës e institucionet e saj, zgjodhën rrugën e bashkëpunimit të plotë me bashkëçlirimtarët ndërkombëtarë, e jo të refuzimit të kësaj ideje që ngjante si shprehje e një imponimi të këtyre të fundit për të ecur më tutje, në një rrugë drejtësinë e të cilës të paktën historia nuk e provon të tillë.

Po sot, duhet kujtuar gjithashtu se kjo rrugë nisi në Hagë, ku u thirr e u ndalua jo vetëm Sllobodan Millosheviçi dhe garda e xhahilëve të tij, që nisi luftën dhe ushtroi gjenocide të hapura në territore të ish-Jugosllavisë, por edhe komandantë ushtrish lokale të këtyre territore, të cilët luftuan për mbrojtjen e popullatës dhe organizimin e rezistencës së armatosur ndaj agresorit të Beogradit. Në Hagë përfunduan e po në Hagë u pafajësuan edhe disa nga komandantët e UÇK-së, përfshirë edhe Ramush Haradinajn.

Dhe po atje u vendos që vendet përkatëse – pra njëlloj si agresori, Serbia, ashtu edhe viktimat e agresionit, Kosova e të tjerët – të kushtëzohen të hetojnë dosje të tjera në rast se eventualisht paraqitet nevoja.

Mirëpo, nëse Serbia mund të veprojë në mënyrë të pavarur dhe politikisht të përshtatur sipas nevojës, përmes mekanizmave të saj të brendshëm në këtë drejtim, Kosovës nuk i'u dha kjo mundësi, për shkak të prezencës së EULEX-it, i cili në misionin e vet kishte dhe ka për qëllim zbardhjen e aktiviteteve të natyrës kriminale.

Siç duket EULEX-i dështoi dhe këtë e thotë vetë fakti që Kosovës i'u kërkua miratimi në Kuvend i një Tribunali Special për krimet e luftës, jashtë Kosovës, për të gjykuar "kriminelët" e një lufte në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore nga një agresor që synonte spastrimin etnik të shqiptarëve prej trojeve të tyre.

Atëhere, sot ngrihen vetiu pikëpyetje të rënda:

Pse pafajësia që Ramush Haradinaj mori nga Gjykata e Hagës nuk i mjafton këtij qytetari të shtetit të Kosovës, që të mos ndalohet në një kufi europian si të ishte një kriminel në kërkim ndërkombëtar?!

Çfarë nuk u mjafton akoma prej Kosovës bashkëçlirimtarëve ndërkombëtarë, në këtë marrëdhënie të ndërtuar kaq shtrembër, moralisht e juridikisht, në raport me historinë e Luftës Çlirimtare në Kosovë, ndërkohë që politika kosovare ka treguar gatishmëri të skajshme për t'iu përgjigjur pozitivisht kërkesave jo gjithnjë të përligjura të kësaj marrëdhënieje, siç ishte rasti i miratimit të Tribunalit Special për Kosovën?!

Si ka mundësi që urdhër-arrestet e vendit agresor të një lufte që përfshiu vetë NATO-n kundër atij vendi, të mundet ende sot të vlejnë si mandate legjitime të policive të një sërë vendesh europiane, për të burgosur luftëtarët që i'u kundërvunë atij agresioni dhe që, për më tepër, i janë nënshtruar më pas, pa asnjë rezistencë, qoftë Hagës dhe qoftë votimit parlamentar të risisë botërore të një Tribunali Special për vetveten?!

Unë nuk di ta jap sot përgjigjen e këtyre pyetjeve. Por ja çfarë jam i sigurtë se duhet thënë sot që nesër të mos jetë vonë:

Stabiliteti dhe siguria e Kosovës, ku NATO ka praninë e saj më të madhe në rajon, është parakusht i patjetërsueshëm jo vetëm për stabilitetin rajonal, po edhe për Ballkanin si investitor në arkitekturën e paqes e të sigurisë europiane.

Qasja e dyzuar e Bashkimit Europian ndaj Serbisë dhe Kosovës, ku të parës i tolerohen eksese inerciale të së shkuarës së vet, siç është, ndër të tjera, mbajtja në fuqi e urdhër-arresteve ndërkombëtare për "kriminelët" e UÇK-së, ndërsa të dytës i vihen kushte sui generis deri edhe për liberalizimin e vizave, po krijon një lëndim psikologjik që mund të ndikojë për keq, jo vetëm në perceptimin e popullit euro-optimist të Kosovës për raportin me Europën e Bashkuar, po edhe në tërësi tek shqiptarët si kontribues të padiskutueshëm në projektin e madh të paqes e të integrimit të plotë europian të rajonit.

Bashkëçlirimtarët ndërkombëtarë të Kosovës duhet të zgjohen, përpara se sa Kosova të ndjehet e tradhëtuar prej tyre!

10 gënjeshtra që i besojmë gjithmonë

Posted: 06 Jan 2017 07:42 AM PST

Në jetë hasemi me një gamë të gjerë idesh klishe që supozohet të jenë të drejta ose të gabuara.

Disa gjëra i dëgjojmë aq shpesh, saqë automatikisht fillojmë t'i pranojmë si të vërteta.

Duke qenë se shumë nga këto ide të marra si të mirëqena janë të gabuara, ato mund të rëndojnë mbi ne për vite me radhë. Ja cilat janë 10 gënjeshtrat që ne i besojmë për të vërteta.

  1. Vetëm do të thotë vetmi

Vetëm nuk do të thotë gjithmonë vetmi dhe marrëdhënie nuk do të thotë gjithmonë lumturi. Të qenët vetëm nuk shkakton asnjëherë vetmi sa një marrëdhënie e gabuar. Nëse gjerat nuk shkojnë siç duhet, merr një pushim dhe kalo pak kohë me numrin 1 – veten tënde. Së pari gjej vetveten. Vlerëso vlerat e tua. Dhe, kështu që në lidhjen tjetër që mund të jetë duke u mbytur, do të jesh i përgatitur të 'notosh' i sigurt.

  1. Lumturua vjen kur ke gjithçka që do

Të jesh i lumtur nuk do të thotë të mos kesh më asgjë ç'të dëshirosh; do të thotë të jesh mirënjohës për atë që ke dhe i duruar për atë që do të vijë më pas. Ndonjëherë jemi aq të përkushtuar për të arritur diçka të madhe saqë harrojmë gjërat e vogla që i japin jetës magjinë e saj. Kështu që vlerësoje të sotshmen me gjithçka të dhuron. Këto janë ditët e vjetra që do të mungojnë në vitet që të presin përpara.

  1. Dhimbja është diçka që mund ta shohësh

Asnjëherë mos e nënvlerëso dhimbjen e një personi tjetër; është një gjë ndaj të cilës të gjithë luftojnë. Disa janë më të zotët për ta fshehur se sa të tjerët. Ti nuk e di ç'ndodh pas një dere të mbyllur. Të gjykosh të tjetrit është humbje kohe dhe energjie. Nëse ke kohë të mjaftueshme për të gjykuar të tjerët do të thotë se ke më shumë kohë se ç'duhet në duar; ngrihu dhe bëj diçka të vlefshme.

  1. Jeta duhet të bëhet mbi një farë rregulli

Në fund të fundit, janë mendimet tona ato që na lëndojnë. Thjesht duke ndjerë atë që ndjen me sinqeritet mund të jetë një lloj shërimi. Ne kemi lirinë të zgjedhim se si duam t'i përgjigjemi asaj që jeta na servir. Le ta harrojmë se si do të dëshironim të ishte jeta jonë dhe të përqafojmë jetën e vërtetë që përpiqet të gjejë rrugën e saj në ndërgjegjen tonë. Ndrysho ç'të mundësh; ndrysho mendimet e tua për atë që s'mund të ndryshojë dhe ec përpara.

  1. Ti duhet të jetosh në bazë të një farë rregulli

Kur të pushosh së krahasuari veten me versione të tjera të vetvetes, të vërteta apo imagjinare, dhe kur të pushosh të krahasuari veten me të tjerët, të vërtetë apo imagjinarë, atëherë do të shijosh një copë të vërtetë jete, jo imagjinare.

  1. Vetëm disa të privilegjuar kanë mundësi të jetojnë një jetë të bukur

Nëse zgjohesh çdo mëngjes dhe thua: Po, sot do të jetë një ditë e bukur. Dhe, çdo mbrëmje gjen një arsye për të thënë: Po, sot ishte një ditë e bukur. Atëherë një ditë, shumë kohë pas kësaj, do të shohësh prapa, do të qeshësh me kujtimet e tua dhe do të thuash; Po, kam jetuar një jetë të bukur.

  1. Kohët e vështira janë të panevojshme

Ndonjëherë, gjërat duhet të shkojnë keq përpara se të rregullohen. Ndonjëherë, duhet të lësh njerëzit e këqij të ecin përpara, para se njerëzit e mirë të bëjnë të njëjtën gjë. Ndonjëherë, duhet të ndihesh i dobët në mënyrë që ta kuptosh ç'do të thotë vërtetë të jesh i fortë. Ndonjëherë, duhet të takosh shumë njerëz që të pëlqejnë përpara se të gjesh atë që do. Ndonjëherë duhet të gjesh të mirën tek e keqja, duke e ditur se në fund të fundit, është eksperienca ajo që të mëson gjithçka.

  1. Të jesh i fortë do të thotë të mos ndjesh dhimbje

Në të vërtetë, njerëzit më të fortë janë ata që ndiejnë dhimbje, e pranojnë atë, mësojnë prej saj dhe e kalojnë atë. Sekreti qëndron në gjetjen e kurajës për të marrë pak kohë, për të derdhur një lot dhe për të fshirë pluhurin nga vetja; që pastaj të rikthehesh në 'ring' e të luftosh siç nuk ke bërë kurrë më parë.

  1. Mund të shtiresh

Ndieje dashurinë përpara se të thuash 'të dua', ndieje mirënjohjen përpara se të thuash 'faleminderit', ndieje përulësinë përpara se të thuash 'më fal'. Kur e ndien përpara se ta thuash, duhen më pak fjalë dhe shkon direkt e në zemër.

  1. Të ëndërrosh është humbje kohe

Dhuratat më të bukura janë ato të padukshme për sytë, por që ndjehen thellë në zemër. Ajo që shohim është vetëm një fraksion i vogël i asaj që është e mundur. Imagjinata është të kesh vizion për të parë atë që gjendet poshtë sipërfaqes; pamja më e rëndësishme, por e padukshme për sytë. Ndonjëherë, diçka e paimagjinueshme pret të ndodhë; duhet vetëm të ëndërrosh shumë për ta zbuluar.

VIDEO/ Moti i keq, policia ndihmon njerëz në nevojë dhe të varfër

Posted: 06 Jan 2017 07:38 AM PST

Në këto ditë të ftohta dimri, Policia e Shtetit ka publikuar dy video sensibilizimi duke i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Në njërën tregohen momentet që ka ndihmuar një fëmijë, i cili ndodhej në vështirësi dhe e ka dërguar në banesën e tij.

Ndërsa, në një tjetër video, policia ndihmon nënë e bijë të pastreha, duke i mundësuar sistemimin në një qendër sociale.

Policja: Si jeni?

Gruaja: Mirë.

Policja: Ke shtëpi?

Gruaja: Jo.

Policja: Është shumë ftohtë për të qëndruar këtu. Do të vini me ne, do tu gjejmë një vend më të sigurt dhe më të ngrohtë. Dakord? Kalojmë tek makina? Hajde. (hipin në makinë). Do të japin dhe për të ngrënë atje. Ushqim të ngrohtë dhe batanije që të rrini ngrohtë, është dhe ambjent i ngrohtë, kështu që rri pa merak fare.

(Zbresin nga mjeti)

Polici:Do ju çojmë tek qëndra sociale, atje është ngrohtë, keni për të ngrënë. Dhe këto ditët e ftohta nuk ke për të dalë, mirë? Mos u mërzit.

Gruaja bashkë me vajzen shkojnë tek qëndra sociale.

Policja: Aty ke rroba për vete, nëqoftëse i ke rrobat e laguara ndërroja, ke dhe diçka për të ngrënë. Në rregull?

PD i mbyll dyert Metës: Jo koalicion parazgjedhor me LSI-në

Posted: 06 Jan 2017 07:29 AM PST

E vetmja derë e hapur për Lëvizjen Socialiste për Integrim duket se është ajo e Kryeministrit Edi Rama, pasi demokratët as që e mendojnë t'i shtrinë dorën e bashkëpunimit ish – aleatit të tyre për një koalicion parazgjedhor.

Kur kanë mbetur më pak se pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 18 Qershorit, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përjashton çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LSI -në, teksa e quan si pjesë të keqqeverisjes.

Ajo që është kryefjalë e betejës së demokratëve janë zgjedjet e lira e të ndershme. Por ata thonë se me Kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Paloka thotë se precedentët e mëparshëm për manipulime të zgjedhjeve në Korçë, Dibër e së fundmi Kolonjë janë dëshmi e një procesi që Kryeministri po tenton ta shtrijë edhe në zgjedhjet parlamentare. Pasoja e përsëritjes së këtij fenomeni, thotë Paloka, do të sjellin vetëm destabilitet në vend.

Paloka hedh edhe idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, për të mundësuar përdorimin e teknologjisë së zgjedhjeve.

Pjesë e aksionit të opozitës është edhe mbajtja e protestave, por Nënkryetari Paloka shprehet se ende nuk ka një qëndrim nga strukturat e partisë për nisjen e tyre.

Tv Klan

ZYRTARE/ Shkollat mbyllur edhe një javë tjetër

Posted: 06 Jan 2017 07:12 AM PST

Gripi dhe i ftohti i madh shtyjnë pezullimin e mësimit edhe për një javë tjetër.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur për Vizion Plus se ky vendim do të zbatohet për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet.

Po ashtu do të jetë pushim edhe për njërin nga prindërit e fëmijës së mitur, që punon në administratë.

Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se po shqyrtohet mundësia që shkollat e kopshtet të qëndrojnë edhe një javë tjetër të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga epidemia e gripit dhe i ftohti i acartë që ka goditur vendin.

Dy shqiptarë mes 100 talenteve në Itali

Posted: 06 Jan 2017 07:04 AM PST

Futbolli italian ka kthyer sytë nga të rinjtë. Nga projekti i nisur në bazë të gjerë, përfiton edhe Shqipëria.

Dy lojtarë kuqezi, Emanuele Ndoj dhe Shaqir Tafa janë përfshirë mes 100 talenteve të së ardhmes që po rriten në Itali.

Një listë speciale e hartuar nga e përditshmja sportive "Corriere Dello Sport", ku nuk mund të mungonin elementët e spikatur, që kanë mahnitur në Serinë A.

Nga portieri Donnarumma i Milanit, te sulmuesi Moise Kean i Juventusit, për të vazhduar me Pietro Pellegri-n, që debutoi në elitë me Genoan në moshën 15-vjeçare.

Përzgjedhja për 100 talentet e futbollit italian është realizuar duke seleksionuar 50 që luajnë ose stërviten në Akademitë e klubeve të Serisë A. Nga shqiptarët aty është 18-vjeçari Shaqir Tafa, qendër-mbrojtës i Palermos. Edhe pse i lindur në Itali, Tafa zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, ku pas grumbullimit me Kombëtaren e 19-vjeçarëve, tashmë është kandidat i fort për një vend në skuadrën Shpresa.

Mes 50 talenteve që luajnë në Serinë B është Emanuele Ndoj.

Edhe mesfushori 19-vjeçar ka lindur në Itali dhe nga Akademia e Romës u transferua te Brescia ku ka luajtur 11 ndeshje. Pas paraqitjeve me përfaqësueset e 17 dhe 19-vjeçarëve kuqezi, Ndoj synon të kthehet në protagonist në ekipin Shpresa.

Dy yje të së ardhmes që në vendin fqinj i vlerësojnë si e ardhmja e futbollit italian, por që po rriten për tu shndërruar një ditë në protagonistë me Kombëtaren shqiptare.

Pse duhet të konsumoni bukë misri

Posted: 06 Jan 2017 06:51 AM PST

Misri vazhdon të jetë numri një për mbajtjen konstante te nivelit te kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak.

Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.

Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash.

Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.

Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun.

Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.

REPLIKAT/ Vlonjati: Na rropën policët, grave po u marrin edhe këpucët! Rama: O sorrë, po flet në hava!

Posted: 06 Jan 2017 06:14 AM PST

Kryeministri Edi Rama vijon replikat e tij me komentuesit në Facebook, lidhur me shqetësimet që ata i adresojnë. "BalkanWeb" raporton se së fundmi kreu i ekzekutivit ka replikuar gjatë me një qytetar nga Vlora që i shpreh shqetësimin se Policia në Port po u merr ryshfet emigrantëve të shumtë që kanë ardhur me traget për festat e fundvitit.

Por si gjithnjë, Rama nuk ka kursyer jo vetëm replikën por edhe ironinë me komentuesin që në rrjetin social prezantohet si "Eagle Black" e që kryeministri i drejtohet herë si shqiponjë e zezë e herë si sorrë.


rama-1-275x280Replikat në "Facebook" mes kryeministrit dhe komentuesve

KOMENTUESI: Po atyre policave të Vlorës që të marrin lekë për kafe (20 deri në 200 euro) sa herë dalin shqiptarët nga porti me traget në drejtim të Italisë edhe jo vetëm lekët një zonje që ishte pas meje policia i mori këpucët se i pëlqyen!

EDI RAMA: Vërtet, po ti o Shqiponjë e Zezë çfarë bëre kur pe që zonjës i morën këpucët(?) apo vazhdove të fluturosh mbi ngjarjet? Edhe kur merresh me thashetheme do një karar se pastaj edhe shqiponjë të jesh ngjan si sorrë.

KOMENTUESI: Sikur të kishe dhënë zgjidhje edhe mos të vidhte vetë shteti, nuk do zgjidhja të jetoja jashtë Shqipërisë si shumë si puna ime që studiuan edhe e braktisën vendin për një jetë më të mirë!

EDI RAMA: Aha, domethënë i pe këpucët që i'a morën asaj gruas dhe nuk bërë asgjë po vazhdove rrugën për një jetë më të mirë

KOMENTUESI: Po ç'ti bëja me shtetin nuk merresh dot! Për fat të keq haraçin ta kërkojnë akoma! Unë them ujku ju kërkoni gjurmët!

EDI RAMA: Jo ti nuk po thua ujku, po flet në hava

Poston një foto në Facebook dhe bën një kërkesë, por syzet e fusin në burg

Posted: 06 Jan 2017 06:10 AM PST

Një 30-vjeçare ka postuar një foto në Facebook dhe ka ofruar 300 paund në këmbim të dikujt që do ta ndihmonte të rikuperonte pikët e humbura të patentës.

Sheree Siddall, nga Yorkshire, në vetëm dy vite i ishte pezulluar disa herë leja e qarkullimit pasi ishte kapur duke lëvizur mbi normat e shpejtësisë.

Por edhe kësaj here e ka pësuar keq, pasi njoftimin e saj e ka parë edhe një oficer policie.

Jo vetëm kaq, por nga reflektimi i syzeve të saj dukej se ishte duke i dhënë makinës ndërkohë që bënte foto, fakt që u përdor sërish kundër saj.

Ajo është dënuar me 4 muaj burg si 8 muaj pezullim të lejes së qarkullimit.

beautician-large_trans_nvbqzqnjv4bqm37qciwr9ctrqmimdqvx7mi_ynpwzar9qlh61mcbnmq

 

Related Posts :