Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Tirana Observer: ““Anëtari i ekipit të Trump: Vrasësi i ambasadorit rus ka patur lidhje me CIA-n”” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: ““Anëtari i ekipit të Trump: Vrasësi i ambasadorit rus ka patur lidhje me CIA-n”” plus 9 more


“Anëtari i ekipit të Trump: Vrasësi i ambasadorit rus ka patur lidhje me CIA-n”

Posted: 02 Jan 2017 10:08 AM PST

"Një anëtar i ekipit të Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se autori i vrasjes së ambasadorit rus në Ankara ka vizituar ditën e 15 korrikut një zyrë të CIA-s në Irak", shkruan televizioni shtetëror turk TRT.

Sipas tij, Jeromi Corsi, pjesëtar i ekipit të afërt të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që do të marrë nga Obama detyrën zyrtarisht më 20 janar 2017, ka deklaruar se anëtari i organizatës terroriste guleniste (FETO), Mevlut Mert Altintas, vrasësi i ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, ka qenë pranë një zyre të CIA-s në qytetin irakian të Erbilit pikërisht ditën e 15 korrikut, kur në Turqi u ndërmor tentativa për grusht shteti.

Sipas Corsit, cituar edhe nga e përditshmja turke "Star", mbështetja dhe mbrojtja e kreut të FETO-s nga Clinton dhe Obama është një realitet i njohur gjerësisht.

"Po aq e qartë është edhe lidhja financiare ndërmjet Clinton dhe FETO-s.

Administrata Obama mbështet terrorizmin dhe nuk ekstradon në Turqi kryeterrorist Gulen.

Jeromi Corsi është i mendimit se Trump nuk do të veprojë si Obama në lidhje me FETO-n, por do të shfaqë një qëndrim më të pajtueshëm dhe më të ngrohtë ndaj Turqisë", raporton gazeta turke.

“Shkatërrimi i Tokës vjen në shtator të 2017-ës, ja bunkerët që ka përgatitur elita botërore”

Posted: 02 Jan 2017 10:00 AM PST

Bashkë me Vitin e Ri vijnë dhe teoritë konspirative.

Më e fundit është publikuar ditën e parë të vitit që sapo kemi nisur nga Daily Star dhe thotë që liderët botërorë planifikojnë të ndërtojnë bunkerë, ku të mund të fshihen më pas, me qëllim që t'i shpëtojnë apokalipsit që do të pësojë Toka gjatë këtij viti.

Sipas këtij plani sekret, thuhet se gjatë këtij viti do të ndërtohen komplekse të mëdha nëntokësore që lidhen me trena të shpejtësisë së lartë, ndërsa shtohet se një i tillë ka nisur të ndërtohet në malet 'Rocky" në SHBA.

vivos-shelters-551763

Kjo teori është zhvilluar nga Robert Vicino, i cili thuhet se është kryetari i një kompanie për të mbijetuarit, me emrin 'Vivos".

Por sipas tij, këto komplekse nëntokësore nuk janë destinuar për njerëzit e thjeshtë por vetëm për elitën e botës.

"Ata nuk kanë një plan shpëtimi për ju dhe për mua, por për veten e tyre",- theksoi Vicino në shkrimin e tij.

vivosxpoint-667692

Ai pretendon se qeveria amerikane ka nisur ndërtimin e vendstrehimeve të mbijetesës që në vitin 1983.

"Më e madhja prej tyre është e vendosur në Kolorado, nën qytetin e Denverit, dhe ka hapësirë për vetëm 10,000 njerëz, me hapësira të destinuara për zyrtarë të qeverisë dhe njerëz të fuqishëm',- shton ai.

vivos-quantum-interior-667696

Kompleksi lidhet me kryeqytetin e SHBA-ve, Uashingtoni nga një rrugë nëntokësore që bëhet e kalueshme me anë të një treni të shpejtësisë së lartë",- pretendon ai më tej.

vivos-europa-one-667695

Gjithçka sipas tyre bëhet për t'i shpëtuar ardhjes së Planetit X, i njohur ndryshe edhe si Nibiru, që pritet të godasë tokën shtatorin e këtij viti.

Jo çdokush e ka këtë vijë në dorën e tij, ja çfarë do të thotë nëse edhe ju e keni

Posted: 02 Jan 2017 09:47 AM PST

A jeni ju një nga ata njerëz që kanë këtë vijë të harkuar poshtë gishtit të unazës dhe gishtit të mesit? Kjo vijë e vogël e harkuar disa herë formon një rreth të plotë, ose dy rrathë të ndarë, me vija të vogla. Quhet zakonisht rripi i dashurisë ose rrethi i Venusit.

Përpara se të zhgënjeheni se nuk e keni një vijë të tillë në dorën tuaj, bëni  mirë të dini se personat që e kanë këtë vijë janë shumë të ndjeshëm dhe bien me lehtësi në dashuri, e si pasojë, vuajnë shpesh.

Nëse rrethi është i mbyllur, kjo do të thotë se personi që e ka atë do të provojë në jetën e tij një histori fantastike dashurie por edhe zhgënjime të shumta.

Ndaj, nëse ju jeni një nga këta persona "me fat", nuk duhet t'i konsideroni zhgënjimet në dashuri si ngjarje fatale në jetën tuaj, por më shumë si leksione dhe si mësime, prej së cilave duhet të përfitoni.

Nëse vija e harkuar krijon një gjysmë rrethi, kjo do të thotë se personi do të përjetojë vështirësi në aspektin e dashurisë, në periudha të caktuara të jetës, por do t'i kaloni ato me shumë sukses dhe do të mund të ecni përpara.

Nëse keni dy apo më shumë vija  në formë gjysmë rrethi, njëra pranë tjetrës, kjo do tqë thotë se ju jeni njerëz shumë të ndjeshëm dhe tejet emocional

2016-ta, viti rekord i divorceve në Tiranë

Posted: 02 Jan 2017 09:33 AM PST

Viti që u mbyll, 2016, mund të cilësohet edhe si viti i divorceve për Gjykatën e Tiranës.

Në dhomën civile të kësaj të fundit gjatë vitit të kaluar u shqyrtuan plot 1822 çështje për zgjidhje martese.

Krahasuar me një vit më parë, rezulton se numri i çështjeve për zgjidhje martese ka pësuar një rritje të konsiderueshme në masën mbi 30 për qind.

Më konkretisht gjatë vitit 2015 në dhomën civile të gjykatë së Tiranës u shqyrtuan 1227 çështje për zgjidhje martese, ndërsa gjatë 2016 rreth 600 më shumë.

Sipas të dhënave statistikore rezulton se rritja e numrit të divorceve ka si shkak kryesor, gjendjen e ekonomike të çifteve, e cila për pasojë bëhet shkak për grindje e mosmarrëveshje, që sjellin me pas edhe prishjen e martesës.

Por ajo që bie në sy është fakti se ndonëse është shtuar numri i divorceve gjatë viti 2016, krahasuar me një vit më parë, ka rënë ai i urdhërave të mbrojtjes, çka sipas psikologëve tregon për një rritje të nivelit të ndërgjegjësimit të njerëzve që tani po e pranojnë si një zgjidhje, prishjen e martesës pa kaluar në akte të tjera dhune apo kërcënimesh.

Një rritje të lehtë kanë pësuar rastet e prishjes së martesave edhe për shkak të tradhëtive bashkëshortore.

Lajmërimi befasues i Guardiolës: Jam pothuajse në fund të karrierës

Posted: 02 Jan 2017 09:30 AM PST

Ka përdorur pak fjalë, por ka dhënë një lajm të befasishëm. Pas më pak se gjashtë muaj të kaluar në drejtim të Manchester City, Pep Guardiola ka zbuluar në një intervistë për NBC se nuk do të vazhdojë karrierën e tij si trajner edhe për shumë kohë: "Do të jem në Mançester për tre sezonet e ardhshme ose ndoshta më shumë, por po i afrohem fundit të karrierës si trajner, jam i sigurt. Nuk do të vazhdoj ta bëj këtë profesion deri në moshën 60 ose 65 vjeç. Ajo që ndiej është se faza që çon drejt lamtumirës sime, ka filluar tashmë".

Një rrugëtim, ai i katalanasit, që ka filluar pas një viti të kaluar në drejtim të ekipit të dytë të Barcelona-s, në 2008-ën, kur ka marrë vendin e Rijkaard në drejtim të ekipit të parë të skuadrës "blaugrana".

Më pas ka ardhur transferimi te Bayern Mynih, pasi ka qëndruar një vit pushim, para kalimit, verën e kaluar, në Premier League si trajneri i Manchester City.

Një karrierë e shkurtër, por e shkëlqyer ajo e Guardiola-s, i cili ka fituar shumë trofe si trajner: 2 Champions League, 3 Botërore për Klube dhe 5 kampionate kombëtare mes Spanjës dhe Gjermanisë.

Rregullat/ Patentat për makina manuale nuk do të shërbejnë për ato automatike

Posted: 02 Jan 2017 09:21 AM PST

Nga 1 janari 2017 patentat për automjetet manual nuk do të shërbejnë edhe për makinat automatike sipas direktivave të BE.

Për herë të parë hyjnë edhe patentat për të gjithë të interesuarit e moshës 16 vjeç.

Rregullat dhe kriteret për lejet e drejtimit që do të bëjnë një kategorizim të ri dhe se çfarë do të ndodhë na shpjegon specialisti për sigurinë rrugore në Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës, Nikolin Bërxhiku, raporton Ora News.

"Për lejet e drejtimit me kuti shpejtësi automatike dhe manual do të jenë të ndara dhe duhet të deklarohet që në fillim për çfarë do të aftësohet. Lejet e drejtimit B do të jenë të vlefshme edhe për motomjetet deri në 125 kubikë. Procedurat administrative janë më të kompaktësuara dhe kandidatëve nuk do ti duhet të paraqesin shumë dokumentacion, ato janë të verifikueshme online", thotë Bërxhiku.

Sipas specialistit Bëxhiku, këto ndryshime nuk do të kenë kosto financiare shtesë për qytetarët: "Nuk ka asnjë kosto financiare sepse ata brenda programeve të tyre mënyrën si e kanë zhvilluar deri tani do të ristrukturohen, por nuk do ti kushtojë as autoshkollave dhe as drejtorisë së shërbimeve të transportit".

Patentat ekzistuese do t'i nënshtrohen rregullave të reja pas skadencës së tyre.

Ndryshime ka pësuar edhe mënyra e testimit ku do të ketë 40 pyetje dhe për kalimin e testeve teorike do të lejohen 4 gabime, ndërsa testimi do të zgjasë 40 minuta.

Rama nuk është viktimë e “post truth”

Posted: 02 Jan 2017 08:55 AM PST

Nga Andi Bushati

Fjalori prestigjioz i Okfordit përzgjodhi si termin e vitit 2016  mbiemrin «post truth», që në shqip mund të përkthehet përafërsisht, përtej së vërtetës. Në një kontekst më të gjërë, ky koncept ka të bëjë me rrethana kur besimet e verbëra ose emocionet kanë shumë më tepër ndikim në formimin e opinionit sesa faktet reale.

Natyrisht, jo më kot, fjalori i Oksfordit bëri këtë zgjedhje. Të shumë janë editorialistët nga New York-u, Parisi dhe Londra që po i kushtojnë rëndësi kësaj situate të re të shoqërive perëndimore, ku me anë të rrjeteve sociale, gënjeshtrat kanë mundësi të kenë një influencë po aq të madhe sa dhe të vërtetat objektive.

Të tilla dukuri u vunë re në fushatën e Trumpit në Amerikë (janë të njohura thëniet e manjatit të ndërtimeve se Obama nuk kish lindur në SHBA prandaj presidenca e tij qe e paligjshme), në argumentet e partizanëve të Brexit në Angli (gënjeshtra e Nigel Frage se vendi i tij i jep çdo javë BE-së 430 milionë euro), prandaj shumëkush mendon se ato ndikuan në rezultatet e këtyre garave.

Pak a shumë për të njëjtën teknologji është i njohur edhe Sali Berisha në Tiranë. Përmes shpikjes të «qytetarit dixhital» ish-kryeministri lëshon në parlament dhe në Facebook, sa të vërteta të frikshme, po aq dhe shpifje marramendëse.

E përbashkëta e këtyre pohimeve pa filtër, që më pas përmes rrjeteve sociale marrin të drejtën për të ekzistuar si të vërteta, ka vënë në pikpyetje edhe rolin e gazetarëve.

A janë vërtet mediat ndërmjetëset që sqarojnë nëse politikanët kanë thënë të vërtetën apo kanë gënjyer? A janë ato arbitri që tregon se nga cila anë e balancës peshon e drejta? A kanë ato për mision të raportojnë ndershmërisht duke u nisur vetëm nga faktet ?

Pikërisht këtë polemikë që po zhvillohet me zjarr në shoqëritë perendimore ka dashur ta përvetësojë duke e kthyer në favor të tij, kryeministri Rama.

I gjendur shpesh, këtë vit skandalesh të mëdha, në syrin e ciklonit, ai ka provokuar këtë debat teorik në konferencën e shtypi të fundvitit, me shpresën për ta renditur veten mes atyre politikanëve perendimorë që janë bërë viktima të post-truth (përtej të vërtetave).

Dhe ai ka zhvilluar live një debat me gazetarin e ABC, Indrit Maraku mbi rolin që duhet të luajnë mediat.

Situata tashmë është e njohur.

Kur gazetari e pyeti kryeministrin se përse ai ishte tërhequr nga deklaratat e tre viteve më parë, kur tha se do t'i mbyllte kazinotë dhe lojrat e fatit në qendrat e qyteteve, dhe nëse kjo konfirmonte akuzat e opozitës se ai qe kapobanda e këtij biznesi të pisët, kryeministri reagoi me pathosin e një profesori gjimnazi.

Ai filloi të shpjegonte live për publikun se si duhej të sillej gazetaria, se si misioni i saj ishte që të gjente të vërtetën mes akuzave të opozitës dhe mbrojtjes së pushtetit, se si analistët shqiptarë silleshin si partizanë të partive dhe komentonin duke u nisur jo sipas fakteve, por sipas "përtej të vërtetave" e kështu me radhë.

Por, në ditën e fundit të vitit, Rama zgjodhi terrenin e gabuar për tu hequr si një viktimë e gënjeshtrave të kundërshtarëve.

Historia e tij me lojrat e fatit është një histori turpi.

Në fillimin e mandatit të tij, kur mobilizoi rreth 6500 policë në operacionin "Fundi i marrëzisë", ai premtoi se do ti jepte fund këtij biznesi që dëmtonte familjen shqiptare dhe psikikën e njerëzve.

Sot tre vite e ca më pas, ai ka dështuar. Dhe argumentat me të cilat ai e përligj këtë dështim (njëri prej tyre se nuk e lejonte LSI-a gjë që e bëri këtë parti të reagonte aty për aty, duke thënë se e votonte menjëherë ndalimin) janë qesharakë. Ai thotë se sot Shqipëria nuk ka rezorte turistike ku mund të vendosen kazinotë, se ato krijojnë vende pune, se ato ndihmojnë buxhetin e shtetit, sikur nuk i dinte këto të dhëna në shtator 2013, kur shpalli me bujë fundin e marrëzisë.

Në fakt, media i vuri në dukje të gjitha këto kundërthënie. Ajo i krahasoi gjithë premtimet pompoze të Ramës me argumentat absurdë që ai rendit sot për dështimin me mbylljen e lojrave të fatit.

Prandaj, në këtë rast, pasi ka analizuar faktet ajo ka të drejtë të ngrejë dyshime: a mos është i lidhur vetë kryeministri me interesat e këtij biznesi të dyshimtë?

Pikërisht për këtë arsye, pyetja që i bëri gazetari Indrit Maraku, në konferencën e fundvitit, ishte një pyetje prej gazetari race. Një pyetje e tillë mund t'i bëhej Ramës edhe për lejimin e importit të plehrave edhe për gënjeshtrën e fushatës se në Tiranë nuk do të ngriheshin më kulla.

Dhe për të gjitha këto, leksioni i tij se si duhet të silleshin gazetarët për të zbuluar të vërtetën është i panevojshëm. Përpjekja e tij për tu shfaqur si një viktimë e epokës së « post- truth » është një dështim.

Realiteti ngjan krejt tjetër.

Për fat të keq, gazetarët kanë bërë shumë pak në misionin e tyre, sepse aq hapësirë u ka lënë pushteti që po i blen një nga një pronarët e mediave me kioska qytetesh dhe leje rokaqiejsh.

Për fat të keq, megjithëse kanë demaskuar koncesionet për miqtë, abuzimet me tenderat, plantacionet e pafundme të drogës dhe emrat e shumëfishtë të politikanëve të kriminalizuar, ata nuk i kanë shkuar dot deri në fund të vërtetave të tyre.

Pra, në këtë kuptim, ndryshe nga sa pretendon kryeministri ynë, problemi shqiptar nuk i ngjan atij të shoqërive perëndimore që shqetësohen se po jetojnë në epokën e post të vërtetave të shpërndara në rrjet.

Ne jetojmë ende në periudhën, kur të vërtetat dalin me vështirësi në shesh dhe çdo përpjekje për të përshkruar një situatë tjetër është në fakt një nismë perverse për të përligjur, ato që tashmë Rama ka paralajmëruar: zvoglimin e lirisë së shprehjes dhe mbylljen e mediave online. (Lapsi.al)

Ngjarje e pazakontë në Tropojë, burri gjen vdekjen pasi i ngeci buka në fyt

Posted: 02 Jan 2017 08:30 AM PST

Një 65-vjeçar në Tropojë ka gjetur vdekjen.

Shkaku është i pazakontë.

Sipas policisë mësohet se rreth orës 16:15, 65-vjeçari me iniciale M.N, banues në fshatin Tetaj, duke ngrënë bukë, i ka ngelur në fyt buka.

Me gjithë ndihmën e dhënë, i moshuari gjeti vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Në fundjavë temperatura deri në -11 gradë, parashikohen reshje dëbore edhe në Tiranë

Posted: 02 Jan 2017 08:14 AM PST

I ftohti më i madh për këtë vit duket se nuk ka kaluar ende.

Sipas meteorologëve në këtë fundjavë temperaturat në Tiranë parashikohet të shkojnë deri në -11 gradë celcius, kurse të dielën mund të ketë reshje dëbore në kryeqytet dhe pothuajse në të gjithë vendin.

Dita me temperaturat më të ulëta pritet të jetë e premtja.

Temperaturat në zona të ndryshme të vendit do të variojnë nga -3 në -11 gradë celcius.

Meteorologët thonë se ky mot ekstrem është si pasojë e rrymave ajrore të ardhura nga Siberia.

I tillë parashikohet të jetë moti deri në mes të janarit, ndaj ajo çfarë mbetet është të vishemi mirë për tu mbrojtur nga i ftohti.

Rrëfehet grabitësi i kazinove në Tiranë: Kam lënë gjithë paratë aty, doja të hakmerresha

Posted: 02 Jan 2017 08:02 AM PST

"Kam lënë të gjitha paratë në kazino, gjithë jetën time. Ndaj vendosa të grabis dy nga këto kazino, ku kam humbur mjaft para. Doja t'i grabisja vetëm për hakmarrje".

Ky është pohimi i Ilir Lelos, 46-vjeçarit të arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit të shkuar, pasi kishte grabitur një kazino pranë Zogut të Zi, ndërsa më pas tentoi të grabiste një tjetër në rrugën "Mine Peza", pranë Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë deklarimit të tij, 46-vjeçari, i papunë ka pohuar se kohet e fundit kishte humbur shumë para në disa prej kazinove të Tiranës.

Për këtë shkak ai kishte vendosur të grabiste ndonjërën prej tyre dhe të merrte prej tyre paratë që kishte humbur. Rrëfimi i Lelos, por edhe fakti se ai nuk kishte qenë ndonjëherë i skeduar apo i njohur nga policia për tendenca kriminale, kanë konfirmuar se 46-vjecari ka kryer një veprim të tillë për hakmarrje.

Kjo ka bërë që policia  të hedhë poshtë paraprakisht përfshirjen e mundshme të tij në grabitjen e kazinosë në rrugën e Elbasanit me 11 dhjetor të vitit 2016. Lelo, u arrestua nga policia e Tiranës, mbrëmjen e 30 dhjetorit në rrugën "Mine Peza", ndërsa po tentonte të grabiste një kazino.

Më parë ai kishte sulmuar një tjetër sallë të lojërave të fatit në Zogun e Zi në kryeqytet, ku pasi i kishte vënë pistoletën në kokë operatorit mori që aty 625 euro të cilat u sekuestruan nga policia bashkë me armën. /Tv Klan

Related Posts :