Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Tirana Observer: “Detaje të reja për “babagjyshin” që kreu sulmin në Stamboll” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Detaje të reja për “babagjyshin” që kreu sulmin në Stamboll” plus 9 more


Detaje të reja për “babagjyshin” që kreu sulmin në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 10:02 AM PST

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım ka vizituar sot personat e plagosur gjatë sulmit terrorist në një klub nate në Stamboll.

Yıldırım në dalje ka bërë edhe një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

"Terrori nuk mund të na frikësojë. Nuk mund të na prishë vëllazërinë, unitetin dhe bashkërinë. Terrori nuk mund të në trembë ne, përkundrazi ne e trembim atë" ka thënë Kryeministri Yıldırım dhe në vijim ka shtuar:

"Dëgjoj sa djathtas majtas se personi ka ardhur i veshur si babagjysh dhe ka sulmuar. Një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ai ka ardhur i armatosur. Si një terrorist", raporton Anadolu Agency.

"Terrori është problem i përbashkët i njerëzimit"

Duke vënë në dukje se terrori është një problem i përbashkët i njerëzimit, Yıldırım në vijim të fjalës së tij ka thënë: "Turqia prej kohësh është duke luftuar pas asnjë kompromis kundër terrorist të brendshëm dhe të jashtëm. Kundër FETÖ-s dhe kundër DEASH-it. Normalisht që e dimë se do të ketë reagime. Por përballë terrorit nuk do të gjunjëzohemi kurrë."

Ndërsa duke dhënë detaje mbi sulmuesin, Kryeministri Yıldırım ka thënë se ai ka lënë armën dhe është larguar duke përdorur kaosin e momentit. Ai ka vënë në dukje se forcat e sigurisë janë duke punuar me përpikmëri për evidentimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Në lidhje me identitetin e agresorit Kryeministri turk tha: "Kanë nisur të marrin formën e vet mundësitë e identitetit të agresorit. Të gjitha forcat e sigurisë janë duke punuar. detajet do ti ndajmë me opinionin publik sapo të jenë të qarta."

"Terrori nuk ka fe. Terrori është në çdo vend terror"

"Duhet të dihet që ky sulm terrorist që ndodhi sot këtu një ditë tjetër mund të ndodhë edhe në një vend tjetër. Nuk ka asnjë garanci për këtë. Për këtë arsye asnjëherë nuk mund të themi që ky vend është i sigurt ndërsa ky tjetri është i kërcënuar. Vetëm pak ditë më parë ndodhi në Gjermani, ndërsa një ditë më parë në Irak. Terrori s'ka as fe dhe shenjtëri. Terrori është kudo terror. Standardi i dyfishtë në luftën kundër terrorizmit nuk të çon në sukses në këtë drejtim."

‘Xing’, ‘Trafik 2017’ apo ‘Tu Si Que Vales’: Cili e fitoi mbrëmë audiencën?

Posted: 01 Jan 2017 09:25 AM PST

Si në çdo mbrëmje të Vitit të Ri, një "betejë" e ashpër u zhvillua midis programeve të ndryshme televizive që ofrojnë humor dhe muzikë.

Një përplasje e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme midis: "Xing" me Ermal Mamaqin, "Trafik 2017" me aktorët e ‘Portokalli’ dhe finalen e spektaklit "Tu Si Que Vales" në Vizion Plus, kur të gjithë synonin të arrinin audiencën maksimale. Por, cili e fitoi?

img_1986

Telemetriks, mjeti që mat audiencën në televizionet shqiptare, tregon që deri në orën 22:00, sytë e shqiptarëve ishin përqendruar mbi Ermal Mamaqin dhe programin e tij të humorit.

Pas kësaj ore, garën e udhëhoqi Top Channel, i cili në orën 22:40, arriti të tërhiqte përqindjen më të madhe, me programin e përvitshëm “Portokalli”, që zgjat deri në orët e para të mëngjesit.

Gjatë hapësirave publicitare, shumica e audiencës që ndiqte "Trafik 2017", e drejtonte televizorin tek "Xing", në televizionin Klan.

Ndërkohë që "Tu Si Que Vales", në Vizion Plus, kapi vetëm 6% të audiencës në nivel konstant, gjatë gjithë mbrëmjes./Anabel

FOTO / Rudina Magjistari prezanton dy dashuritë e saj

Posted: 01 Jan 2017 09:04 AM PST

Moderatorja e njohur e programit të pasdites në ekran, Rudina Magjistari ka treguar me anë të një fotoje në Instagram dy dashuritë e saj, bashkëshorti i saj Xhavit Bajrami dhe vajza e tyre Mia.

Babai dhe vajza shfaqen teksa ecin drejt detit.

"Dy dashuritë e mia" -shkruan Rudina.

img_1980

Bashkë me 2016-ën lamtumirë edhe pesë teknologjive hi-tech

Posted: 01 Jan 2017 08:55 AM PST

Nga "Vine" tek fisha e kufieve, viti 2016 i dhuroi "vdekjen" të paktën pesë teknologjive që dukeshin të përjetshme.

Mes tyre gjejmë edhe kompaninë "Pebble", që bëri përpjekien e parë për të prodhuar një "smartwatch" të hapur për të gjitha sisitemet si dhe "Project Ara, që sipas Google do të sillte në treg për herë të parë smartfonët modularë.

E para e vendosur në krye të listës është "Vine", aplikacioni i "Twitter" që mundësonte publikimin e videove të gjata gjashtë sekonda.

Ky shërbim arriti kulmin në vitin 2014, por më pas konkurentët si "Instagram" dhe "Snapchat" kanë tërhequr një pjesë të mirë të përdoruesve, përfshirë edhe shumë yje.

Ky shërbim u ndërpre zyrtarisht në tetor. Por nga software tek hardware, 2016 ka sjellë edhe findin e "Pebble", "smartwatch"-i që në vitin 2013 kishte mbledhur 10 milionë financues për zhvillimin e projektit. Në këtë rast dështimi për të gjithë sektorin, bashkë me hyrjen në treg të konkurentëve shumë të fortë, solli fundin, të shpallur këtë muaj.

Dy janë projektet e "Google" që kanë dështuar, ai i cituar më sipër "Ara", që u braktis zyrtarisht në shtator dhe "Fiber", shërbime për lidhje me fibra optike që kishte filluar në disa qytete të SHBA-së.

Mes teknologjive që do i themi lamtumirë mund të përmendim edhe fishën e kufieve, të cilën "Apple" e ka eleminuar në modelet e fundit, një lëvizje që pritet të ndiqet edhe nga "Samsung"-u. Por, në këtë rast duhen pritur disa vite para se të japim "bye bye" përfundimtare./Ata

FOTO/ Ja me kë e festoi Lori Hoxha Vitin e Ri

Posted: 01 Jan 2017 08:44 AM PST

Festat e fundvitit janë periudha më e bukur sepse e gjithë familja bashkohen dhe festojnë në harmoni.

Lori Hoxha ka festuar ndërrimin e vitit së bashku me familjen e saj.

Në një foto të publikuar në Instagram, Lori është me motrat, vëllain dhe të ëmën, Vjollcën.

Ajo bashkangjitur fotos ka shkruar "Gjithçka që dua, të gjithë vitin, çdo vit".

img_1978

 

FOTO/ Bukuria e femrës në 37 vende të ndryshme të botës

Posted: 01 Jan 2017 08:34 AM PST

Fotografja rumune Mihaela Noroc e la punën dy vjet më parë për të filluar një jetë të re.

Ajo mori çantën e kamerën dhe udhëtoi botën duke fotografuar qindra vajza e gra për projektin e saj "Atlasi i bukurisë".

Projekti deri tani ka përfshirë 37 shtete. Mihaela thotë: "Sot jam e bindur që bukuria është çdokund dhe nuk ka të bëjë me mënyrën e veshjes ose makjazhit. Bukuria është aftësia për të qënë vetvetja."

Duke parë fotot që ajo ka shkrepur do e kuptoni pse ajo e ka thënë këtë:

376705-900-1452587844-19337610-900-1452536596-woman-beauty-atlas-mihaela-noroc-166__880

Shiraz, Iran

197305-r3l8t8d-900-i-photographed-women-from-37-countries-to-show-that-beauty-is-everywhere16__880

Maramureș, Rumani

377055-900-1452587844-19337460-900-1452536596-tumblr_nwrsyyslzx1tjdw1qo1_1280

Yangon, Myanmar (Azi)

196505-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-2-jakarta-indonesia

Xhakarta, Indonezi

196705-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-5-moscow-russia

Moskë, Rusi

377105-900-1452587844-19337360-900-1452536596-1-16

Rio de Zhaneiro, Brazil

196305-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-11-finland-baltic-sea

Deti Baltik, Finlandë

197205-r3l8t8d-900-i-photographed-women-from-37-countries-to-show-that-beauty-is-everywhere14__880-1

Xhunga Amazonës

197555-r3l8t8d-900-i-photographed-women-from-37-countries-to-show-that-beauty-is-everywhere8__880-1

Nasir ol Molk Mosque, Iran

196555-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-3-riga-latvia

Riga, Letoni

196605-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-4-beijing-china

Pekin, Kinë

196655-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-5-mexicocity-mexico

Meksiko Siti, Meksikë

197355-r3l8t8d-900-i-photographed-women-from-37-countries-to-show-that-beauty-is-everywhere17__880

San Francisco, SHBA

196905-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-9-vilnius-lithuania

Vilnius, Lituani

376755-900-1452587844-19337560-900-1452536596-tumblr_nr4lxvkuvy1tjdw1qo1_1280

Havana, Kubë

196855-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-8-sydney-australia

Sidni, Australi

197005-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-khanom-thailand

Khanom, Tajlandë

196355-r3l8t8d-900-different-countries-women-portrait-photography-michaela-noroc-14-el-paico-chile

El Paico, Kili

197155-r3l8t8d-900-i-photographed-women-from-37-countries-to-show-that-beauty-is-everywhere13__880

Otavalo, Ekuador

376805-900-1452587844-19337810-900-1452536596-woman-beauty-atlas-mihaela-noroc-195__880

Medellín, Kolumbi

376955-900-1452587844-19337510-900-1452536596-tumblr_nvpapkwlbg1tjdw1qo1_1280-1

Bishkek, Kirgistan

2017-a e politikës shqiptare: dy palë zgjedhje si në ‘97-ën dhe prangat që pritet të tringëllijnë

Posted: 01 Jan 2017 07:05 AM PST

Shqipëria ka hyrë në një vit politik që ka dhe pak 97-të, por vetëm politike. Pas 20 vitesh, brenda një stine do të ketë dy palë zgjedhje: ato të përgjithshmet parlamentare, si dhe presidenti i ri. Kjo ndodhi vetëm atë vit të kobshëm, ku brenda pak javësh PS-ja u kthye në pushtet dhe një prej eksponentëve të saj, Rexhep Mejdani, u zgjodh president i Republikës. Madje, si asnjëherë tjetër, kjo zgjedhje u festua me të shtëna armësh.

Dhe duhet thënë se që prej 4 janarit, kur nisin aktivitetet zyrtare dhe transmetimet live, do të shohim një politikë krejt tjetër: më të ashpër me shoqi-shoqin, më të dashur me popullin, atje nga buron vota.

Nga vetë qeveria nuk pritet të ketë në këto 6 muaj "rreptësi ligji", "kupon tatimor" apo "informalitet".

Por dilema më e madhe e 2017-s është se si Ilir Meta do të bashkëngjitet sërish në koalicion me Edi Ramën, kur ata nuk i besojnë fare njëri-tjetrit. E tha Rama në intervistën e fundit tek Opinion.

Ndërkaq, në të njëjtën natë, Ilir Meta, i pyetur për koalicionin, u shpreh se do ta "vendosin strukturat e LSI-së".

Fiks e njëjta skemë si ajo me largimin nga PD-ja në vitin 2013, kur ikja formale u bë më 1 prill.

Gjithsesi, gjasat janë që Rama e vijon dhe për një mandat tjetër 4-vjeçar qeverisjen. Dhe siç duket për këtë është e përgatitur dhe vetë opozita, pra që ta shtyjë dhe një katërvjeçar tjetër me akuza ndaj qeverisë.

Më pas vjen presidenti. Aktuali, Nishani, ka dhënë shenja se e ka me shumë dëshirë që ta vazhdojë dhe për një mandat tjetër drejtimin e shtetit. Dhe çuditërisht këtë e kërkon ndërkohë që partia që e zgjodhi nuk është në pushtet, ndërkohë që ajo që është nuk e honeps dot dhe mezi pret ta zëvendësojë. Madje në konferencën e fundvitit, Rama e tha troç këtë. Por nga ana tjetër, ai paralajmëroi se pasaradhësi i Nishanit do zgjidhej nga radhët e koalicionit të majtë.

Dhe deri më tani, emri i hedhur në treg është ai i një gruaje, Mimi Kodhelit; jo thjesht për faktin se e ka shprehur që nuk do jetë më ministre e Mbrojtjes, por se, jo rastësisht, emrin e saj si një presidente e mundshme e ka përmendur kolegu partiak, Alfred Peza. Dhe, nga ana tjetër, "kërcënueshëm" për këtë post qëndron LSI-ja, prej së cilës mund të dalë dhe aty një emër gruaje, Monika Kryemadhi.

Por dhe diçka tjetër po aq përndezëse pritet të ketë 2017-ta në politikën shqiptare: prangat! Në duart e kujt "të madhi" do të vihen ato, që do të kurorëzojnë dhe reformën në drejtësi? Pra, do jetë një vit i ndezur politik më shumë se zakonisht. /tesheshi.com/

Përse disa njerëz i dashurojnë filmat horror, ndërsa të tjerët i urrejnë?

Posted: 01 Jan 2017 06:01 AM PST

Shumë njerëz nuk janë kurrë të kënaqur me sasinë e filmave horror në qarkullim, ata duan gjithnjë e më shumë. Janë pothuajse të çmendur pas tyre, shkojnë në çdo premierë, blejnë çdo koleksion, shkarkojnë çdo film.

Nga ana tjetër, persona të ndryshëm pranojnë se nuk do arrinin ta shihnin një film horror për më shumë se pesë minuta. Këta ndihen të tmerruar, i mbeten skena të papëlqyeshme në mendje, gjë që i prish qetësinë gjatë ditës dhe mbrëmjes. Ja përse disa njerëz i urrejnë, e të tjerë i duan filmat horror.

Sipas Glen Sparks, profesor i shkencave të komunikimit në Universitetin e Purdues, në Indiana të SHBA-së, një arsye është ndjesia që krijohet pas shikimit të filmit. Kjo ndjesi quhet "Procesi i fillimit të ekzaltimit". Kërkimet e Sparks tregojnë se kur njerëzit shohin filma të frikshëm, rrahjet e tyre të zemrës shpejtohen, presioni i gjakut rritet dhe frymëmarrja shpeshtohet. Pas përfundimit të filmit nis një zgjim fiziologjik i pavetëdijshëm. Kjo nënkupton se çdo lloj emocioni pozitiv që përjetoni, si për shembull kalimi i një kohe të bukur me miqtë, intensifikohet për shkak të ngacmimit të fituar nga filmi horror. Në vend që të përqendroheni te frika që përjetuat gjatë filmit, kujtoni vetëm kohën e bukur. Kështu do të kërkoni të shihni më shumë filma horror.

Nëse përvoja juaj ishte jo shumë e mirë, ju nuk do të kërkoni të shihni një film horror përsëri. Emocionet dhe ndodhitë jo të mira që keni përjetuar deri më tani, do t'ju heqin dëshirën për të parë më shumë filma të frikshëm, pasi kujtimet tuaja do të jenë të hidhura.

Ekspertët mendojnë se përgjithësisht të rinjve u pëlqen të ndihen të frikësuar dhe të ekzaltuar, ata janë gjithnjë në kërkim të përvojave emocionuese, që ua bëjnë zemrën t'i rrahë fort. Të rriturit nuk i pëlqejnë edhe aq shumë këto zhanre filmash të frikshëm, pasi ata janë në periudhën e jetës ku kërkojnë siguri, qetësi dhe mirëqenie. Mendohet se 10 për qind e popullatës botërore është në kërkim të adrenalinës së vazhdueshme. Për këtë arsye disa individë kërkojnë t'i ngjallin emocione të frikshme vetes, në mënyrë që trupi i tyre të reagojë në një mënyrë të ndryshme nga situatat normale.

filmat-horror-3

Filmat horror nxisin imagjinatën dhe mendime të çuditshme tek cilido që i ndjek, pra janë si një lloj droge pamore, shprehet profesori Sparks. Përmbajtja e tyre është diçka që nuk shihet çdo ditë, janë ngjarje të jashtëzakonshme, me personazhe të jashtëzakonshme. Një tjetër arsye është se shikimi i një filmi horror ngjall kujtimet e frikës fëmijënore ndaj errësirës dhe imagjinatave të tjera, në një mënyrë apo në një tjetër ata që shohin filma të frikshëm, fitojnë një justifikim të drejtë për eksperiencat e tyre fëmijënore, që deri në atë kohë i quanin të paarsyeshme.

70 për qind e atyre që ndodhin në filmat horror, janë meritë e efekteve vizuale, që priren nga fantastikja, mbinjerëzorja dhe e frikshmja. Edhe pse është e qartë se gjithçka që ndodh në atë çast nuk është e vërtetë, magjia e efekteve dhe aktrimi i personazheve na drejtojnë për nga një botë tjetër, që shumë prej spektatorëve e shohin si interesante.

Sipas studimeve, meshkujt i pëlqejnë filmat horror më shumë se femrat, kjo për shkak se këta janë rritur me idenë e të qenurit trima dhe burrërorë. Shumë meshkuj zgjedhin ta bëjnë të qartë aspektin e tyre burrëror, duke shkuar në kinema për të parë një film horror, që në takimin e parë me një femër. Duke qenë se filmi do të japë efektin e tij të frikshëm, supozohet që femra të ndihet e tmerruar dhe do kuptojë sigurinë që mashkulli përkrah i jep. Kjo është një strategji e rrezikshme, pasi nëse filmi është tejet i tmerrshëm, ka mundësi që edhe mashkulli të trembet, duke marrë kështu lamtumirën nga femra përkrah.

Ekspertët i këshillojnë prindërit të tregohen të kujdesshëm për sa u përket filmave të frikshëm, që fëmijët e tyre mund të dëshirojnë t'i ndjekin. Studimet tregojnë se personat që në fëmijëri kanë ndjekur filma horror, e kanë të vështirë t'i harrojnë ato edhe pas shumë vitesh, e për këtë arsye janë më të prirë nga problemet e gjumit dhe akthi. Fëmijët e moshës 5 deri 7-vjeçare besojnë gjithçka që shohin, ndaj ruajini fëmijët tuaj nga pasojat negative të filmave të frikshëm.

Pavarësisht spektatorëve të shumtë që kanë, filmat horror mundet që të ndikojnë për keq, pasi ndodh që personi që i sheh, jo vetëm që nuk kënaqet, por përkundrazi nis të ketë frikë ndaj veprimeve të ndryshme që në film janë paraqitur me skena të tmerrshme. Për shembull, pas shikimit të filmit "Jaws", ku peshkaqenët shqyejnë turistët që notojnë në oqean, shumë njerëz kanë pasur frikë të notojnë përsëri.

Të rinjtë shprehen se ata i shmangin filmat horror që kanë të bëjnë me profesionin apo mënyrën e tyre të jetesës.

Një histori e rrallë mes Enver Hoxhës, Myslym Pezës dhe kryeministrit kuisling të ’44-s

Posted: 01 Jan 2017 05:07 AM PST

Kompromiset e forta nuk janë një dukuri e politikës së viteve të fundit në Shqipëri. Duket se ato kanë ekzistuar edhe në kohë apo mes njerëzve që pak kujt do i shkonte në mendje. Një histori e panjohur më parë, ku një ish-luftëtar antifashist i spikatur Myslym Peza, ka mbajtur për disa javë të strehuar një ish-kryeministër kuisling.

Kontrasti është i fortë, por duket se ka ndodhur pak a shumë siç ndodh edhe sot, me kthesat e forta të politikës , me paktet apo koalicionet e minutës së fundit që shpesh lënë me gojë hapur mbarë shoqërinë.

Gazeta "DITA" ofron sot historinë e rrallë të bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke mes një ish-aktivisti të mirënjohur të lëvizjes çlirimtare me një prej krerëve të qeverisë kuislinge që mbrohej dhe mbështetej nga gjermanët në vitet e luftës. Marrëdhënia dhe relatat janë komplekse, ato janë një ndërthurje e politikës, luftës, ndjesive të forta personale, miqësive të konsoliduara në dekada si dhe detyrimeve strikte familjare.

Strehimi
Ibrahim Bej Biçaku ishte pinjoll i një prej dyerve më të rëndësishme të parisë shqiptare. Ai ishte një njeri elegant dhe mendjehollë, që nuk transmetonte aspak stilin dhe mendësinë shqiptare të kohës, ishte rritur mes gjitha të mirave që ofronte një derë bejlerësh, ishte shkolluar në Austri dhe politika nuk ishte një pasion i tij i veçantë. Madje shumë njohës dhe studiues të tij mendojnë se pranimi nga ana e tij për të drejtuar për 6 muaj qeverinë kuislinge ishte e vetmja "lëvizje" që bëri me cen figurën e tij.

Familja e tij, paraardhësit, për katër shekuj me radhë bënë një karrierë të fuqishme në rangjet më të larta të Perandorisë Osmane. Ai ishte i biri i Aqif Pashë Elbasanit.

Në periudhën e përfundimit të luftës për rreth gjashtë muaj Ibrahim bej Biçaku drejtoi qeverinë kuislinge. Por menjëherë pas çlirimit ai u shpall kolaboracionist i nazizmit, por refuzoi të ikte nga Shqipëria, për disa javë u strehua as më shumë e as më pak sesa nga zv.kryeministri i qeverisë së porsaformuar komuniste, Myslym Peza. Ky fakt është i njohur ndër anëtarët e familjeve Peza dhe Biçaku por për shumë vite sekreti është ruajtur me fanatizëm.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Por çfarë mund të ishte ai motiv, ajo shtysë e fortë që e bënte një nga njerëzit më të spikatur të rezistencës strehues të përfaqësuesit kryesor të palës kundërshtare? (!)

img_1971Lidhjet
Familja e Myslym Pezës ishte një familje që kishte lidhje të hershme me familjen Biçaku. Babai i kryeministrit kuisling Ibrahim Biçaku, Aqif Bej Elbasani, përveçse ishte një figurë tepër e njohur dhe atdhetare, ishte një mik i Shyqyri Pezës, vëllait të madh të Myslym Pezës. Shyqyri Peza nuk përshkruhet aspak si një njeri me pikëpamje komuniste.

Por as si dikush që mbështeste forcat pushtuese. Shyqyri Peza kishte një shoqëri të vjetër me përfaqësues të denjë të forcave okupatore si Qazim Mulleti apo Irfan Bej Ohri(nip i Aqif Bej Biçakut, u arratis pas çlirimit).

Por ndërsa Aqif Pashë Elbasani dhe Shyqyri Peza kishin mes tyre një shoqëri e miqësi të lidhur në vite e me shumë fije, e bija e Shyqyri Pezës, Myrveti, ishte e fejuara e Kajo Karafilit, atentatorit të famshëm komunist.

Ajo ishte ndërkohë dhe mbesa e Myslym Pezës, një prej aktivistëve kryesorë të rezistencës. Dukej qartë se e gjithë marrëdhënia e këtyre njerëzve ishte një "lëmsh' i ngatërruar mes miqësive të vjetra dhe angazhimit në kohë lufte.

Por lidhjet nuk përfundojnë këtu, një tjetër nip i Aqif Bej Elbasanit dhe kushëri i kryeministrit kuisling Ibrahim Biçaku ishte dhe Esat Dishnica, i cili sikurse dihet, ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të Enver Hoxhës në kohë lufte.

img_1972Bashkëpunimet
Si pasojë e lidhjes së shumëfishtë të familjes së tij me familjen Peza, Ibrahim Bej Biçaku në disa raste ka ofruar informacione të vyera për lëvizjen komuniste. Pavarësisht paradoksit të madh se përfaqësuesi kryesor i forcave pushtuese po çonte ujë në burimin e rezistencës, Ibrahim Bej Biçaku , falë informacioneve që i vinin mësohet se ka ndërhyrë në kohë dhe në të paktën një rast ka shmangur arrestimin ose vrasjen e Myslym Pezës.

Por duket qenë në marrëdhënie të ngushta me pushtuesit si kryeministër dhe ministër kuisling, ai shpesh i ka ndihmuar dhe "pa e kuptuar dhe vetë" këta anëtarë të rezistencës.

Fjala vjen, Ibrahim Bej Biçaku nuk e dinte se kush ishte personi me pseudonimin "Tarrasi" në forcat e rezistencës, por ama e dinte se për personin me këtë nofkë forcat gjermane do të angazhoheshin në disa fushata të egra për ta kapur ose për ta vrarë.

Por epoka kuislinge nisi të perëndonte dhe komunistët nisën gradualisht kontrollin mbi territorin e vendit derisa në fillim të vitit 1945 gjithçka u bë më e qartë dhe shumica e bashkëpunëtorëve kryesorë të qeverisë kuislinge i hipën vaporëve dhe u larguan nga vendi.

Ibrahim Biçaku nuk ndërmori një hap të tillë, ai përkundrazi qëndroi në Shqipëri, i bindur se edhe komunistët e kishin të qartë se emërimi i tij nga pushtuesit ishte më shumë një pasojë e imponuar dhe se sërish ata, komunistët, do e mbanin parasysh qëndrimin e tij dashamirës e bashkëpunues ndaj tyre gjatë luftës.

Ai u strehua në njerëz dhe në shtëpi të cilat ia kishte gjetur dhe rekomanduar zv.kryeministri i asaj kohe Myslym Peza.

img_1973

Takimet me Enverin
qeveriaMësohet se Myslym Peza është thirrur asokohe në të paktën dy takime me Enver Hoxhën ku është trajtuar kjo çështje. Peza i bëri të ditur Hoxhës shqetësimin e madh që kishte në një raport të plotë koifidencial. Zv.kryeministri i qeverisë së porsaardhur komuniste strehonte "mikun dhe armikun", kryeministrin kuisling bashkëpunëtor i nazistëve por njëkohësisht dhe mikun e familjes së tij që në disa raste ndihmoi dhe lëvizjen e rezistencës. Mësohet se në një nga takimet mes Enver Hoxhës dhe Myslym Pezës, Peza i ka thënë atij, se "edhe ca detyrime i kishin ndaj Ibrahim Biçakut".

Nga ana e vetë Hoxha i është përgjigjur Pezës se "edhe detyrimet do respektoheshin por edhe ligji do zbatohej". Ishin fjalë të thëna nga një lider i ri komunist që nuk kurseu as kunatin e vetë, Bahri Omarin. Periudha e fshehjes në bodrum të Ibrahim bej Biçakut mori fund kur u vendos se arrestimi i tij do të ishte në fakt një "vetëdorëzim i koordinuar". Ish-kryeministri kuisling u kap , doli dhe para gjyqit , fillimisht u dënua me vdekje.

Por më pas gjykata e zbuti dënimin, ai u dënua me 18 vite burg. Pas burgut ai shkoi të jetonte në Elbasan ku për disa vite punoi si varrmihës. Në një vizitë të Enver Hoxhës në Elbasan pas viteve 60' , udhëheqësin komunist e shoqëroi Sekretari i Parë i Elbasanit, Jashar Mezenxhiun. Mësohet se në një moment të vizitës, me taktin dhe kujdesin që i kërkonte pozita, Mezenxhiu i solli në vëmendje Hoxhës edhe "çështjen e Ibrahim Biçakut", duke e pyetur madje: "Akoma në varreza do e lëmë të punojë?".

Kjo pyetje e Mezenxhiut, bëri efektin e vetë dhe pak kohë më pas ish-kryeministri kuisling transferohet me punë në një vend më pak të mundimshëm .

Dita

Urimi emocionues i Tramezzanit: Shqiptarë, më mësuat ç’është krenaria

Posted: 01 Jan 2017 04:31 AM PST

Me rastin e festës së Vitit të Ri, një urim i veçantë dhe mjaft i përzemërt ka ardhur për shqiptarët. Fjala është për Paolo Tramezzanin, ish-zv.trajnerin e kombëtares kuqezi, i cili në ditët e fundit të dhjetorit vendosi të marrë përsipër drejtimin e Luganos, në Zvicër.

Ja mesazhi i plotë i njeriut që bëri shumë për kauzën kuqezi, ishte pjesë e suksesit historik të shkuarjes në finalet e "Euro 2016":

"Më kujtohet sikur të ishte dje, kur në janar të vitit 2012 erdha në Shqipëri, duke e njohur pak vendin tuaj, shumë pak skuadrën, aspak realitetin që më priste. Shumë persona e konsideronin zgjedhjen time si një hap në boshllëk dhe shumë të rrezikshme për nga niveli profesional.

Që nga momenti i parë ngela i mahnitur nga realiteti që gjeta: Federata, skuadra, bashkëpunuesit, por mbi të gjitha dashuria dhe ngrohtësia e një populli që menjëherë më pranoi, më respektoi, më ndihmoi dhe më bëri të ndihem si i shtëpisë.

Pesë vite ku të gjithë bashkë kemi ndarë momente që do të ngelen përgjithmonë në zemrën time. Falënderimi i parë është për Presidentin Armando Duka, i cili që nga dita e parë pati besim në punën që i propozuam dhe gjithmonë na ka treguar besnikëri e qetësi, shumë të rëndësishme për arritjen e një obiektivi historik, sic mund të jetë arritja e marrjes pjesë në Kampionatin Europian.

Falënderoj djemtë e mi, lojtarët, që kuptuan se cilat mund të ishin potencialitet e tyre, patën besim tek ne, na ndoqën dhe kuptuan që një ëndërr bëhet e realizueshme, edhe kur mund të duket e pamundur, kuptuan që puna e bërë me devotshmëri dhe impenjim do të sjellë gjithmonë sadisfaksion të madh, sic ishin ato momente që kemi ndarë bashkë.

Falënderoj tifozët që na kanë ndjekur në cdo transfertë në Europë, që mbushnin stadiumet, duke na bërë të ndjenim ngrohtësi dhe pasion që i dallon në cdo situatë: si të harrosh tapetin e kuq, që mbulonte tribunat e "Parc Olympique Lyonnais" gjatë ndeshjes me Rumaninë: fytyrat e lumtura dhe krenare të mijëra personave që shtynë brenda topin e goditur nga Sadiku.

Ju më mësuat domethënien e fjalës krenari, lidhjen e ngushtë ndaj fanellës, e konsideruar si një lëkurë e dytë dhe më përcollët ndjenjën e vllazërisë, që më bëri të ndihem një si ju.

Falënderoj të gjithë juve, që nga momenti i parë më pritët në familjen tuaj të madhe, duke shpresuar të më keni transmetuar entuziazmin dhe pasionin, që për pesë vite më kanë shoqëruar në këtë bashkëudhëtim.

Në fund, por jo si të fundit, falënderimi më i madh është për Giannin.

Më kërkove pranë teje, e deshe fortësisht. Ke patur gjithmonë një sjellje prej vëllai të madh ndaj meje, më more përdore dhe më më ke mësuar shumë. Ke qenë me rëndësi fondamentale për zhvillimin tim sportiv, dhe akoma më shumë ke qenë nga pikëpamja humane. Kemi ecur përbri njëri-tjetrit. Mësova që fati nuk ekziston, sepse më bëre të besoj më shumë në punën e kryer, në motivim, në bindjet dhe kapacitetin tonë.

Më mësove të mos mbrapshtem përpara vështirësive dhe që gjërat nuk zgjidhen vetë. Mësova të jem intuitiv dhe praktik në drejtimin e raportit me djemtë tanë.

Më vërtetove që futbolli është si jeta, duhet të zbresësh në fushë. Nuk mund të kisha një mësues më të mirë. Do ta mbaj gjithmonë brenda meje një pjesë tënden. Faleminderit nga zemra, Paolo!"

Related Posts :