Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Tirana Observer: “Dy adoleshentë shqiptarë zhduken në Britani, Policia kërkon ndihmë” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Dy adoleshentë shqiptarë zhduken në Britani, Policia kërkon ndihmë” plus 9 more


Dy adoleshentë shqiptarë zhduken në Britani, Policia kërkon ndihmë

Posted: 05 Jan 2017 09:39 AM PST

elton-nikolli-and-han-oruci-550x335Dy adoleshentë shqiptarë janë shpallur të zhdukur në Britani. Ata janë Elton Nikolli dhe Han Oruci, të dy 16-vjeçarë që janë zhdukur prej kohesh.

Sipas mediave britanike, ata janë parë për herë të fundit në nëntor të vitit të shkuar, por që në atë kohë nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Elton Nikolli është parë më 11 nëntor 2016 për herë të fundit në Havant të Britanisë, ndërsa Han Oruci është parë për herë të fundit më 6 nëntor. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve britanikë nëse i kanë parë dy të rinjtë e zhdukur.

Turqi, dy viktima dhe 7 të plagosur në sulmin pranë Gjykatës së Izmirit

Posted: 05 Jan 2017 09:20 AM PST

1483631919_foto1Një sulm me autobombë në provincën bregdetare të Izmirit, me dalje në detin Egje, shumë pranë një gjykate ka lënë të paktën dy persona të vdekur, sipas asaj që njofton guvernatori i Izmirit këtë të enjte.

Erol Ayyildiz tha se njëri prej viktimave ishte oficer policie, ndërsa tjetri ishte një punonjës i Gjykatës së Izmirit, duke shtuar se rreth 7 persona janë plagosur gjithashtu nga ky sulm i fundit, përfshi edhe vrasjen e dy militantëve.

Oficeri i policisë, i identifikuar si Fethi Sekin, duket se ka parandaluar përmasat më të mëdha të këtij sulmi, duke e pikasur në kohë automjetin e mbushur me eksplozivë dhe duke ndërhyrë. Ai tha se në momentin që policia tentoi ta ndalonte automjetin dhe të ushtronte kontroll nisi një përplasje e armatosur me militantët.1483632014_foto11

Guvernatori theksoi gjithashtu se militantët u vranë gjatë përleshjeve, ndërkohë që dy kallashnikovë dhe 8 granata artizanale u sekuestruan. Sipas Ayyildiz, një tjetër automjet u hodh në erë pranë vendngjarjes. Ai shtoi gjithashtu se të dhënat fillestari sugjerojnë se përgjegjës për këtë sulm është Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).1483632027_foto13

Gjithsesi, agjencia e lajmeve "Dogan" njoftoi se një militant i tretë mund të jetë larguar nga vendngjarja, kurse policia është duke zhvilluar një operacion për kapjen e tij.

Sulmi ndodhi pranë një postblloku policor në hyrje të gjykatës, ku hynin e dilnin avokatë dhe prokurorë, rreth orës 4 të pasdites. Një sërë ambulancash shkuan menjëherë në vendngjarje, të cilat transportuan të plagosurit në spitalet më të afërta.

Mbikëqyrësi mediatik në Turqi, Këshilli Suprem i Radiotelevizionit (RTUK) lëshoi një urdhër të përkohshëm për të mos raportuar sulmin, i cili rezulton të jetë i dyti në 5 ditët e para të vitit 2017, teksa vendi u godit nga një seri sulmesh gjatë vitit të kaluar që shënuan të paktën 275 të vdekur dhe mijëra të plagosur.1483631960_foto51483631942_foto21483631919_foto1

Vdekja e prokurorit të dosjeve të “nxehta”: A u helmua qëllimisht Xhevat Hana?

Posted: 05 Jan 2017 09:06 AM PST

Ndarja nga jeta në 5 janar 2012 të Prokurorit të Krimeve të Rënda, Xhevat Hana u shoqërua me një pikëpyetje të madhe për shkak se familjarët e tij ngritën menjëherë dyshimin se vdekja e të afërmit të tyre mund të kishte ndodhur si pasojë e një helmimi të mundshëm dhe jo për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme siç është raportuar zyrtarisht.

Pikërisht në përvjetorin e 5-të të ndarjes së tij nga jeta, familjarët e Xhevat Hanës, në një prononcim për "BalkanWeb" kërkojnë nga shteti shqiptar të zbardhë të vërtetën e vdekjes së tij. "Lutemi të vihet drejtësia në vend. Pesë vite më parë u nda nga jeta padrejtësisht vëllai ynë Xhevat Hana, njeriu që gjithë jetën e vet ia përkushtoi drejtësisë dhe po për drejtësinë i morën jetën.

Shpresojmë që një ditë drejtësia të vihet në vend", – janë shprehur shkurtimisht për "BalkanWeb". Pikërisht lutja drejtuar shtetit për vënien në vend të drejtësisë dhe fakti që familja ende beson se Xhevat Hana është ndarë padrejtësisht nga jeta nënkupton se të afërmit e tij vijojnë të besojnë versionin se vdekja e Prokurorit të Krimeve të Rënda nuk mund të ketë ardhur si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

I pari që publikisht shprehu dyshimin se Xhevat Hana mund të ishte vrarë ishte djali tij, Rezarti, i cili në një prononcim për mediat vetëm 3 orë përpara vdekjes së babait, hodhi dyshimet e para të familjes, se mos babait i është injektuar sëmundja e rëndë nga faktorë të jashtëm për hir të procesit që po ndiqte, atë ndaj ish-funksionarëve të SHIK-ut, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro­maqedonas, Remzi Hoxha.

Por në një tjetër prononcim për mediat edhe daja i tij, Ahmet Çollaku, pretendoi rreth një vit më parë se "nipi im u helmua nga mafia shqiptare. Nipi im kishte në sirtare disa proçese gjyqësore që detyrimisht do të kërkonin përplasje me shumë qeveritarë shqiptarë, apo edhe më tej. Sigurisht ata do të bënin (dhe bënë), ç'është e mundur të mos e kishin përballë. Prandaj e helmuan… Nuk dihet me çfarë diagnoze vdiq nipi im! Demokracia shqiptare, mafia shqiptare, nuk të vret me plumb por me helm", – do të shprehej ai.

Para se të transferohej nga Prokuroria e përgjithshme në fund të vitit 2007, i ndjeri Hana ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korruptive të rrugës Durrës-Kukës. Gjithashtu Hana ishte edhe prokurori i dosjes tjetër, atë të rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Remzi Hoxhës, çështje që ka implikuar direkt Shërbimin sekret të viteve '90, të drejtuar nga Bashkim Gazidede. Madje ishte pikërishtë Hana që kërkoi ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Anglia.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Gjatë vitit 2011 ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë në 5 janar 2012.

(BalkanWeb)

Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Posted: 05 Jan 2017 08:51 AM PST

Kjo supë funksionon si një medikament i blerë në farmaci në trupin tuaj pasi dy përbërësit e saj kryesorë janë mishi i pulës dhe qumështi.

Në dallim nga ilaçet që blejmë kjo supë nuk ka efekte anësore dhe organizmi ynë siguron mbrojtjen e duhur nga gripi dhe virozat e stinës.

Përbërësit:

2 lugë margarinë

2 thelpinj hudhër

2 gjethe dafine

100 gr mish i bardhë pule

Pak kripë

200 ml qumësht

400 ml ujë

1 lugë çaj piper i zi

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan hedhim margarinë dhe thelpinjtë e hudhrës dhe i fërgojmë pak sa të lëshojnë aromën (të sigurohemi të mos digjen sepse jep shije të hidhet dhe aromë jo të këndshme), pastaj shtojmë qumështin,gjethet e dafinës dhe kriposen.

 

Kjo masë zihet për 10 minuta, pastaj shtohet mishi i grirë imët i pulës dhe 400 ml ujë dhe zihet derisa të zbutet mirë mishi. Pastaj mund ta miksojmë në mënyrë që të bëhet një masë kremoze dhe nëse trashësia e supës është e dendur mund të shtojmë akoma ujë, piper të zi dhe vajin e ullirit.

 

 

 

Dyshimi i Majkos: Arrestimi i Haradinajt ka prapavijë

Posted: 05 Jan 2017 08:48 AM PST

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, për të cilin ka thënë se në Francë nuk ndodh asgjë për asgjë.

Për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër-arresti të paraqitur nga Serbia, Majko ka thënë se ky arrestim i çon në zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët.

"Në Francë asgjë nuk ndodh për asgjë. Arrestimi Haradinajt çon në vitin zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët. Në pritje të një reflektimi francez. Siç dinë ta bëjnë vetëm ata", ka shkruar ish-kryeministri Majko.

Gripi mbërthen gjithë vendin, flasin mjekët: Bëni kujdes dhe ndiqni këto këshilla

Posted: 05 Jan 2017 08:43 AM PST

Javën e fundit përfshirë dhe ditët e para të viti 2017 përllogariten rreth 19 mijë të prekur, por sërish e konsiderojnë një situatë normale gripi.

Në poliklinikat e Tiranës numri i vizitave mjekësore të vegjël dhe rritur arin rreth 100 në ditë. Madje është rritur dhe interesi i pacientëve për të bërë vaksinën antigrip, e cila këtë vit ofrohet falas në qendrat shëndetësore. Sipas asaj që njoftojnë mediat deri tani janë shënuar 4 viktima.

Po çfarë thonë mjekët lidhur me këtë gjendje?

Sipas mjekëve patologë, gripi zgjat 5-6 ditë dhe qytetarët duhet të fillojnë trajtimin që në shfaqjen e simptomave të para në kushtet e shtëpisë.

"Vetë në shtëpi. Duke iu referuar shenjave që ka. Mund të jetë me temperaturë, atëherë mund të marrë aniperetikët, nëse është me kollë, atëherë të konsumojë çaj. Por në rast se këto shenja zgjasin më shumë se 3 apo 4 ditë dhe gjendja rëndohet, atëherë duhet me patjetër të paraqiten të mjeku", shprehet Anila Sevdari, mjeke patologe.

Po kështu, mjekët sugjerojnë konsumim të sa më shumë lëngjeve

"Të konsumohen perimet dhe frutat me vitaminë C, të qëndrohet shtrirë dhe të evitohen ambientet e mbyllura", thotë mjekja.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se situata gripale në vend është duke u monitoruar dhe vetëm nëse do të shikohet e arsyeshme do të vlerësohet për një urdhër të dytë për mbajtjen mbyllur të shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

 

Parashikimi i motit, deri të mërkurën acar

Posted: 05 Jan 2017 07:02 AM PST

Stuhia me origjinë nga poli i veriut është duke zbritur në Ballkan.

Deri më tani është prekur veriu, por pasditen e sotme dhe fundjavën dëbora, akulli dhe temperaturat disa gradë nën zero do ndihen edhe në zonat e ulëta në Shqipëri.

Sinoptikanët parashikojnë se vetëm ditën e mërkurë situata do përmirësohet.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor bën thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të evitojnë kalimin në Rrugën e Kombit.

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës dhe akullit në rrugë, qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm, sidomos në Tunelin e Thirrës.

Disa zona të thella malore janë bllokuar, ku situata më e rëndë është për qarkun e Dibrës, ku në disa vende të këtij rajoni trashësia e dëborës ka shkuar deri në gjysmë metri.

Moti i keq ka përfshirë dhe një pjesë të rajonit të Shkodrës.

Edhe pse të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme, pasi firmat e mirëmbajtjes së rrugëve kanë pastruar borën, në zonën e Pukës dhe Tropojës lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë.

Në qarkun e Elbasanit, të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Po ashtu edhe situata në Korçë, Gjirokastër dhe Llogara nuk ka përkeqësim krahasuar me një ditë më parë.

Autoritetet kanë marrë masat për hedhjen e kripës në rrugë, ndërsa po monitorohen drejtuesit e mjeteve për zbatimin e rregullave të sinjalistikës.

Veriu i vendit ka vuajtur edhe mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit nga i ftohti.

Tre rajonet më të prekura janë Kukësi, Shkodra dhe Puka.

Gripi, shënohen katër viktimat e para

Posted: 05 Jan 2017 06:44 AM PST

Sivjet, periudha e gripit ka qenë e parakohshme, pasi zakonisht piku regjistrohet në muajt janar, shkurt dhe mars.

Në spitalin "Shefqet Ndroqi", disa pacientë të sëmurë kronikë e kanë humbur betejën, pasi janë prekur edhe nga gripi.

"Kemi pasur 4-5 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje", thotë mjeku për Top Channel pneumolog Arjan Mezini.

Komplikacionet e këtij gripi, siç theksojnë edhe mjekët pneumologë, mund të shkaktojnë pasoja fatale për jetën, ku më të rrezikuarit mbeten ata që vuajnë nga sëmundjet pneumoni kronike, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Epidemia gripale e ditëve të fundit ka bërë që për herë të parë në spitalin "Shefqet Ndroqi" të bëhen edhe vizita të zakonshme nga persona që nuk kanë vuajtur më parë.

"Duke filluar nga 31 dhjetori ka patur një fluks që s'është i zakonshëm për urgjencën e spitalit tonë. Bëhet fjalë për 70 deri në 100 persona në ditë, që janë trefishi i ngarkesës të një dite të zakonshme. Kemi kaluar në shërbim të përforcuar me 3 mjekë", thotë Mezini.

Mjeku pneumolog paralajmëron se kjo situatë e rëndë gripale do të vazhdojë.

"Do ketë një rritje, 2 javët e ardhshme do të jenë shumë problematike dhe më pas, si çdo cikël, do të vijë duke rënë", shton Mezini.

Jonida Vokshi u shpall Miss, por askush nuk e dinte, Florjan Binaj zbulon sekretin

Posted: 05 Jan 2017 06:34 AM PST

Askush nuk e dinte se Jonida Vokshi ishte shpallur Miss në vitin 1993- 1994… përveç atyre që kanë qenë në shkollë me bukuroshen.

Aktori i 'Portokalli' Florjan Binaj, i cili ka qenë në një klasë me Jonidën, i ka zbuluar "sekretin" e fëmijërisë duke shkruar se në vitin 1993- 1994 ajo është pallur Miss shkolla.

"Me Miss shkollën 1993- 1994. Dje shokë shkolle, sot kolegë të Top Media", shkruan Florjani në diçiturën e fotos së publikuar në Instagram.

454578

Icardi: De Boer u bë i padurueshëm tek Interi

Posted: 05 Jan 2017 06:15 AM PST

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka lavdëruar ndikimin pozitiv të trajnerit Stefano Pioli edhe mbi lojtarët e klubit, pas tre "muajve të padurueshëm" nën drejtimin e Frank de Boer.

Holandezi arriti si zëvendësues i Roberto Mancinit më 9 gusht 2016, pas gjashtë vitesh të tij impresionuese në krye të Ajax dhe mori mbështetje të madhe në tregun e transferimeve.

Joao Mario dhe Gabriel Barbosa u bashkuan me zikaltrit nga Sporting Lisbona dhe Santos, respektivisht, me reputacion të madh, por deri tani të dy kanë luftuar për të justifikuar shpenzimet e Interit.

De Boer u shkarkua më 1 nëntor, pas katër humbjeve radhazi në pesë ndeshjet e Seria A dhe Icardi është i sigurt se nga kjo lëvizje ka përfituar Interi.

Pioli u caktua një javë më vonë si trajner i zikaltërve.

"Situata me De Boer ishte bërë e padurueshme, – tha argjentinasi për "Gazzetta dello Sport". – Lojtarët, të cilët nuk ishin aktivizuar, kishin me të vërtetë pakënaqësi dhe nuk merrnin pjesë me aq dëshirë në stërvitje, madje edhe gjatë festimeve. Tani ka më shumë ajër me Piolin, gjithçka ka ndryshuar, madje edhe ata që nuk luajnë ndjehen të përfshirë në projekt dhe janë të kënaqur si pjesë e grupit. Ai e ndryshoi mentalitetin e Interit, riktheu besimin për të gjithë, përfshirë edhe ata që kanë luajtur rrallë me De Boer. Tani ndjehemi të gjithë se jemi në të njëjtën varkë dhe të gjithë janë të gatshëm për të luftuar për kauzën e Interit."

Mauro Icardi ka deklaruar se Interi mund ta arrijë vendin e tretë në klasifikimin e Serisë A, vend që do i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

"Ngjitja në klasifikim është e mundur. Nuk e thotë vetëm ambicia e shoqërisë, por edhe ecuria e skuadrës në muajin dhjetor", deklaroi sulmuesi argjentinas gjatë intervistës për "La Gazzetta dello Sport".

 

Related Posts :