Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Tirana Observer: “Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin” plus 9 more


Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin

Posted: 07 Jan 2017 08:59 AM PST

Nga Andi Bushati

Ndalimi i Ramush Haradinajt në aeroportin e Muluzës dhe vendimi i gjykatës së Kolmarit për ta mbajtur atë përkohësisht të burgosur, po shndërrohet në një debat, sa provincial, aq edhe të shpifur në Tiranë. Ndërsa lideri i AAK, dy herë i gjykuar në Hagë,  jo se ka luftuar përkrah NATO-s kundër Serbisë, por për krime lufte gjatë kësaj periudhe, gjendet akoma pas hekurave, këtej nga ne ka nisur një fushatë fshikulluese kundër kryeministrit Shqiptar, Edi Rama.

Ai është vënë në akuzë si njeriu që më shumë se kushdo tjetër ka vizituar Beogradin; Si politikani që ka vendosur një lidhje të ngushtë më Aleksandër Vuçiçin; Si lideri që ka bërë disa herë ftesë që marëdhënia mes serbëve dhe shqiptarëve të kishte një fund të lumtur si ajo mes francezëve dhe gjermanëve; Si strategu që ka këmbëngulur në rrëzimin e mureve që kemi trashëguar nga e shkuara.

Rasti fatkeq i Haradinajt është shfrytëzuar këto ditë në mënyrë të paskrupullt, për ta paraqitur Ramën si një delirant të gënjyer keqas nga Vuçiçi, si një kukull në duart e tij, si një politikan që për shkak të show-t që do të japë ndërkombëtarisht, po i lejon serbëve eklipsimin e problemeve të Kosovës.

Këto reagime u bënë edhe më të forta pasi kryeministri serb u shpreh pro ekstradimit të Haradinajt në Serbi dhe pro kërkesave të drejtësisë së vendit të tij.

Në shtypin opozitar dhe mes kritikëve të tij, këto deklarata u trajtuan njësoj sikur ato të ishin bërë nga miku personal i Ramës dhe jo nga shefi i ekzekutivit të një shteti me të cilin Ramush Haradinaj ka qenë në luftë.

Por, më shqetësuesja është se kjo frymë dhe ky shfrytëzim i paskrupullt i një ngjarje që arrin të emocionojë shumë shqiptarë andej dhe këtej kufirit, nuk qe fryt vetëm i analistëve sharlatanë, apo i mediave partizane. Ai ka një frymëzim edhe nga opozita zyrtare. Këtë e pohoi me gojën e tij Lulzim Basha, i cili pas bisedës që pati me bashkëshorten e Ramushit, Anitën, kërkoi publikisht që "dorëzimi i Ramës para qeverisë së Sebisë dhe Vuçiçit duhet të marrë fund".

Dhe po të dëgjojë të gjithë këtë kor të akorduar në ç'akordimin e tij, gati-gati të krijohej përshtypja se fajtor për prangosjen e ish luftëtarit të UÇK-së, ishte Edi Rama.

Askush nuk kujtohej të thoshte se pavarësisht se kush ka qenë kryeministër në Tiranë, Serbia ka ndjekur po të njëjtën politikë kostante ndaj njerëzve që kanë luftuar me armë kundër Millosheviçit dhe që akuzohen se kanë kryer krime kundër civilëve. Se e njëjta ngjarje do të përsëritej po njësoj edhe sikur Edi Rama dhe Vuçiçi të ishin armiqtë më të mëdhenj dhe të mos kishin shtrënguar asnjëherë duart mes tyre. Se ky fat mund ti takonte kujtdo që është akuzuar nga Beogradi, Karla del Ponte, apo Dick Marti edhe sikurse Rama mos të kish folur asnjëherë për ripërsëritjen e modelit franko – gjerman dhe rrëzimin e mureve të së shkuarës.

Pra, këtu problemi nuk është tek Rama.

Duke qenë personalisht një nga njerëzit që mendoj se kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë asnjë gabim, as në marrëdhënien me Vuçiçin dhe as në deklaratat për Serbinë (me përjashtim të pjesës së ekzagjeruar të showman-it që ai e ka po aq të domosdoshme në çdo hap që hedh, njësoj si ajri që thith dhe si buka që ha), kam bindjen se kjo fushatë Edi Ramën nuk e dëmton aspak.

Por, për fat të keq, ajo është një nga ato përpjekje që diskrediton besueshmërinë e kundërshtarëve të tij.

Së pari, ajo vizaton një opozitë që shfrytëzon në mënyrë të paskrupullt gjithçka, vetëm për të mbajtur të ngritur në mënyrë artificiale tensionin politik.

Dhe mbi të gjitha, dëmi më i madh i fushatave të tilla të paprincipta është se ato zhvlerësojnë kritikat reale ndaj Ramës.

Shefi i rilindjes, në këto vite qeverisje, ka plot krime dhe mëkate për të cilat mund të vihet me të drejtë me shpatulla për muri. Jemi shumë ata që e kemi etiketuar njëzëri, si kleptokratin e koncesioneve skandaloze, si pengun e kriminelëve dhe oligarkëve, si varrmihësin e demokracisë në PS, si kryeministrin që e mbushi vendin me hashash dhe burgjet me fakirë.

Prandaj, për të skicuar një portret më të errët, për të krijuar një frymë kundër tij, nuk ka asnjë nevojë ta akuzojmë edhe si fajtor për burgosjen e Ramushit.

Argumenta të tillë Edi Ramës i bëjnë nder.

Ato në vend që ta baltosin, vetëm sa relativizojnë akuzat ndaj tij. Ato në vend që ta nxijnë, vetëm humbasin besueshmërinë e kritikëve, duke i vënë në rolin e njerëzve që i janë qepur me bukë në trastë edhe atëhere kur nuk ka faj.

Dhe Edi Rama ka mbi shpinë aq faje, sa nuk ka nevojë ti vihen dhe prangat e Haradinajt. (Lapsi.al)

8 pjesët e trupit që sulmohen më shpesh nga i ftohti

Posted: 07 Jan 2017 08:56 AM PST

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze në trupin e njeriut gjenden 8 pjesë, të cilat janë më të sulmuarat nga i ftohti. Për këtë është e rëndësishme që të ndërmarrim të gjitha masat e duhura, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

1. Këmbët

Këmbët janë pjesa më e sulmuar nga i ftohti. Një fjalë e urtë thotë se “kur këmbët janë të ftohta, i gjithë trupi është i ftohtë.”

Për shkak se këmbët kanë distancën më të lartë nga zemra ekziston shpesh problemi i qarkullimit jo të mirë gjakut në stinën e ftohtë të dimrit. Nëse energjia e trupit është e pamjaftueshme, mund të kërkohet ndihmë nga energjia e jashtme. Metoda më e mirë dhe e shëndetshme është futja e këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë çdo ditë, për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe ngrohur trupin në tërësi. Çdo herë, kohëzgjatja duhet të jetë 20 minuta, temperatura e ujit duhet të jetë afro 42 gradë. Në të njëjtën kohë, mund të bëni masazh këmbësh, sidomos në qendër të saj, ku ndodhet një pikë akupunkture e cila quhet “Yongquan” për të nxitur punën e organeve të brendshme. Përveç kësaj, këshillohet veshja e këpucëve të mira dhe çorapeve të përshtatshme dhe pambuku.

2. Beli

Beli është pjesa e dytë që sulmohet nga i ftohti. Në zonën e belit ndodhen veshkat, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj motit të ftohtë. Tek burrat, ftohja në këtë pjesë të trupit do të shkaktojë humbje fuqie dhimbje mesi po ashtu edhe impotencë, ndërsa tek femrat mund të ketë çrregullime menstruale. Prandaj në stinën e dimrit duhet të visheni mirë. Mund të fërkoni duart me njera-tjetrën dhe më pas i vendosni në bel. Kjo metodë për ngrohjen e mesit mund të përdoret 50 herë në mëngjes dhe 50 herë në mbrëmje. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, kjo metodë mund ta furnizojë veshkën me më shumë energji “Yang”.

3. Koka

Sipas MTK-së, koka ka më shumë energji “Yang”, që vjen nga organet e brendshme. Pjesa më e madhe e meridianëve janë të lidhura me këtë pjesë. Për shkak se koka preket më shpesh nga i ftohti, njerëzit shpesh kanë dhimbja koke, dhimbje dhëmbësh, sinusit etj. Sipas studimeve, kur temperaturat janë rreth 15 gradë, njerëzit, të cilët nuk mbajnë kapele humbasin 30% të energjisë nëpërmjet kokës. Kur temperatura ulet deri në 4 gradë, energjia e humbur arrin në 60%. Prandaj, në stinën e dimrit duhet të kujdesemi shumë për kokën, duke mbajtur kapuç. Përveç kësaj, mund t’i krihni flokët mbi 100 herë çdo mëngjes për të nxitur qarkullimin e gjakut në kokë dhe ngritjen e energjisë “Yang”.

4. Qafa

Qafa është një pjesë e rëndësishme e trupit, që lidh kokën me trupin. Ajo është dhe “rruga e kalimit” të ushqimeve. Shumë arterie kalojnë nëpër qafë, prandaj, ku ajo sulmohet nga i ftohti, mund të jetë një nga shkaqet për spondiliartrozë, faringiti, sëmundjet cerebrovaskulare në të ardhmen. Në dimër, më mirë që qafa të jetë e mbështjellë me golf apo me jakë. Këshillohet dhe mbajtja e shallit sidomos për të moshuarit. Kjo metodë e thjeshtë mund të parandalojë hipertensionin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

5. Gjuri

Prekja e gjurit nga i ftohti mund të shkaktojë dobësimin e kyçeve dhe mund të shkaktojë artrit. Prandaj, ruajeni shëndetin e gjurit dhe mos bëni aktivitetete të sforcuara sportive. Jo vetëm në stinën e ftohtë të dimrit, por edhe në mot me shi dhe dëborë, si dhe duhet të keni kudjes nga lagështira.

6. Veshi

Veshi është një organ shumë i vogël, por ka një sipërfaqe të madhe të lëkurës që është në kontakt me mjedisin e jashtëm, prandaj energjia del jashtë me shpejtësi. Përveç kësaj, lëkura e veshit është shumë e hollë e si rezultat, veshi mund të sëmuret për shkak të ftohtësisë. Kur dalim jashtë, duhet të vishemi me rrobat që mbulojnë veshin. Kur hyjmë në një dhomë të ngrohtë nga jashtë, mund të fërkojmë veshin me dorë, për ta ngrohur shpejt. Këshilohet që gjatë ditës, në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje të masazhojmë veshët për 5-10 minuta çdo herë.

7. Hunda

Hunda është një organ i zbuluar i trupit dhe preket nga i ftohti. Si rezultat, roli i mbrojtjes dhe i filtrimit të hundës gjatë frymëmarrjes dobësohet dhe rritet mundësia për infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Kur dalim jashtë, mund të vendosim një maskë pambuku, ose një shall për të mbrojtur shëndetin e hundës. Kur bën shumë ftohtë mund të bëjmë masazh në dy anët e hundës për 30 herë në mëngjes dhe mbrëmje, për të nxitur qarkullimin e gjakut në hundë dhe për të rritur rezistencën ndaj të ftohtit.

8. Shpina

Sipas MTK-së në shpinë rezervohet shumë energji “Yang”. Nëse nuk merren masa për ngrohjen e shpinës, sulmi nga i ftohti në këtë pjesë të trupit mund të dëmtojë energjinë “Yang” tek njerëzit, duke shkaktuar uljen e imunitetit.

Prandaj, në stinën e dimrit duhet të vishni kanatiere apo jelek. Mirë është që të qëndroni në diell gjatë orëve të këshilluara për të shtuar energjinë “Yang” dhe të nxitë qarkullimin e saj në trup.

Në fund le të bëjmë një përmbledhje të këtyre metodave më të rëndësishme dhe praktike për shëndetin e 8 pjesëve të trupit, që preken më shpesh nga i ftohti. Në dimër të ftohtë, veshjet janë shumë të rëndësishme për të mbrojtur këto 8 pjesë delikate të trupit.

Për shembull, rrobat e jashtme më të përshtatshme duhet të jenë prej leshi ose lëkure, të cilat mund ta mbrojnë trupin nga era. Rrobat e brendshme duhet të jenë të buta dhe prej pambuku, që mund të garantojnë ngrohjen dhe largimin e lagështirës. Për ato pjesë trupi që kanë kontakt të drejtpërdrejt me mjedisin e jashtëm, si duart, hunda dhe veshët, mund të bëjmë masazh të tyre.

Komunikimi i “tërheqjes reciproke” administrator – banor!

Posted: 07 Jan 2017 08:34 AM PST

Nga Isidor Koti

Të qenurit në pozitën e një administratori pallati do të thotë që të mbash marrëdhënie reciproke me banorët. Kërkesat e tyre janë edhe sukseset e punës tënde, gjithmonë nëse je konseguent dhe i kudo e kurdo gjendur. Në këtë aspekt, komunikimi është domosdoshmëri, që mund të mësohet, pse jo edhe të improvizohet. Por kurrësesi nuk mund të sugjerohet shtirja dhe ajo që ndodh rëndom në ditët tona, duke thënë: "po, po, mirë, mirë", sepse sado të përvidhesh, diku do shterosh. Administratori i pallatit bashkëpërfshin liderin dhe shërbyesin, prandaj banorët duhet të zgjedhin një person të përshtatshëm për çështjen dhe fushën e interesit të njerëzve të cilëve i drejtohet, pra për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta.

Kur shprehemi të jetë i komunikueshëm, do të thotë gjithashtu që të jetë i kuptueshëm: duhet t'i përshtatet një kornize, një logjike që shprehet në kohëzgjatje dhe afat kohor të saj. Për shembull, nëse vazhdimisht një administrator pallati ndryshon fjalët dhe veprimet dhe tregohet oportunist, ai e humbet besueshmërinë tek njerëzit. Kur humbet besimin, ke humbur punën. Një rast i tillë ka ndodhur shpesh në Tiranë dhe kur disa nga miqtë që njoh më shprehin këtë shqetësim, iu them që ky nuk është thjesht problem integriteti i administratorit, por perceptim i gabuar në zgjedhjen e tij nga banorët. Ai mund të jetë njeri shumë i mirë, mund të jetë talentuar në një fushë, por jo i përshtatshëm për administrator pallati.

Në vazhdën e kësaj ideje, shumë syresh pyesin: po si mund ta njohim një administrator të mirë dhe korrekt? Sigurisht, përmes komunikimit të tij që transformohet në punë dhe zgjidhjen e problemeve në kohën e duhur.  Disa profesionistë të kësaj fushe të sjellin në vëmendje teorinë se bota e komunikimit është gjithmonë në lëvizje. Nuk ndalet asnjëherë. Ajo çfarë është e vërtetë sot, mund të ndryshojë të nesërmen. Po, kjo është e vërtetë, por ne po flasim për një lider, përderisa banorët e pallatit e kanë zgjedhur t'i udhëheqë. Ky administrator nëse nuk ka ndikim real në grupin e synuar, pra tek banorët, nuk është i duhuri, sepse nuk mjafton thjesht prezenca e tij apo dërgimi i një mesazhi.

Disa të tjerë mendojnë se menaxheri i pallatit është thjesht dhe vetëm një mbledhës taksash, një "doganier" që të shkund xhepin. Ky nuk është paragjykim, por një sintezë e rasteve të përsëritura. Prandaj kurrësesi nuk duhet menduar që një administrator pallati duhet të jetë një i moshuar në pension, që s'ka çfarë të bëjë në shtëpi, të vijë vërdallë si roje, tu thotë një mirëmëngjes apo mirëmbrëma banorëve dhe të flejë i qetë në darkë. Ky perceptim nuk është bashkëkohor, të paktën në raport me realitetin e vendeve të përparuara. Administrimi është një sipërmarrje që kërkon krahë të fuqishëm për ta çuar anijen përpara. Në kohë të reja, nuk mund të punohet me lopata të vjetra. Jemi në shekullin e kibernetikës, secili duhet të bëjë atë që di të bëjë më mirë. Përndryshe gjërat nuk shkojnë mirë.

Si administrator pallati, aspak perfekt, por gjithmonë në kërkim të së resë dhe ndryshimit, jam përpjekur të adresoj çdo çështje përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit, pa nënvlerësuar opinion-bërësit e ndryshëm. Ata nuk mund të nënvlerësohen, zërat e korridoreve (d.m,th.kritikët) janë kripa e kësaj gjelle. Prandaj gjella është e shijëshme, sepse i janë hedhur në kohën e duhur dhe në sasinë e duhur, përbërësit e duhur. Një administrator pallati, sigurisht edhe një banor i thjesht, duhet ta kuptojë këtë figuracion si një lidhje e drejtpërdrejt me elementët e komunikimit. Nga përvoja ime, po ju tregoj një sekret. Aty ku gjërat duket se shkojnë mirë, unë nis të shqetësohem shumë. Sepse ku nuk ka probleme të njëpasnjëshme, mbetet për tu pritur një ortek i tërë me problematika në një kohë të shpejt, aq sa mund të ngresh duart e lart e të mendosh të lëshosh sinjalin "SOS". Por nëse më parë ke pasur një komunikimi të rregullt për çdo problematikë, kjo do të thotë që banorët janë përgatitur…dhe puna bëhet më e lehtë, njëkohësisht bëhesh më i kuptueshëm e më i besueshëm.

Tërheqja reciproke administrator – banor është një simbiozë me kryerjen e shërbimit dhe cilësinë e testuar të shërbimit. Nëse ky binom funksionon, ec përpara. Përndryshe i bie të jesh gjithmonë në barrierat e kohës dhe hapësirës. Nëse je njeri i pëlqyer dhe i respektuar, njerëzit do të kenë më shumë dëshirë që t'ju dëgjojnë. Ata do të dëshirojnë që të dëgjojnë se çfarë po u thoni ju, si administrator, si njohës i mirë i problematikave dhe zgjidhës i tyre.  Duhet të dëgjohen mendimet e banorëve dhe kështu ata do të bashkëveprojnë me liderin e tyre.  Administratori i pallatit duhet të jetë ndërmjetës i ndryshimit dhe sekreti për t'i bërë banorët të ndryshojnë mendim, arrihet vetëm nëpërmjet komunikimit të suksesshëm.

 

Ibrahimovic: Nuk jam normal, e shoh veten si një kafshë…

Posted: 07 Jan 2017 08:33 AM PST

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, thotë se e sheh veten e tij "si një kafshë", që nuk është si të tjerët, futbollist normal.

35-vjeçari është golashënuesi i dytë më i lartë në Premier League për këtë sezon. Ai ka shënuar 13 gola në 19 paraqitje për "Djajtë e Kuq". Trajneri Jose Mourinho ishte pyetur nëse ai do ta linte ndopak pushim suedezin, por portugezi ka pranuar se, pavarësisht nga mosha e Ibrahimoviç, nuk do ta heqë atë nga 11-shja fillestare.

Tani, sulmuesi ka përsëritur pretendimet e trajnerit të tij, duke thënë se nuk ka "një trup normal" dhe se regjimi i trajnimit në "Old Trafford" është duke e ndihmuar atë të qëndrojë në top-formë.

"Ndihem mirë, ndihem në formë, – ka thënë Ibrahimovic për faqen zyrtare të klubit. – Trajneri ka bërë një program të mirë stërvitor për mua, që nga fillimi. Ai ka përshtatur pikat e mia fizike dhe mënyrën se si mund të luaj në çdo ndeshje. Mourinho ka për të marrë shpërblim për këtë. Përzierjen mes trajnimit, shërimit dhe lojës, unë e bëj disi ndryshe. Pra, kjo është arsyeja pse mund të luaj aq gjatë. Dhe, kur keni një trup si unë, nuk është trup normal. Kjo është sikur të shikoni një kafshë. Jam i freskët gjithmonë, kështu që e shoh veten si një kafshë."

E diela, dita më e acartë, ja kur do përmirësohet moti

Posted: 07 Jan 2017 08:19 AM PST

E diela do të jetë dita më e ftohtë se ato që kemi lënë pas. Ky është vlerësimi i sinoptikanëve sipas të dhënave atmosferike për vendin tonë.

Të dielën pritet që temperaturat të jenë tepër të ftohta.

Shërbimi i emergjencave Civile thotë se temperatura ekstreme pritet të shkojë deri në -21°C në zonat malore në vendet e ulëta deri në -9 °C.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -9°C.

Në vendet e ulëta: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.

Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të  ngjiten deri në 0°C.

Raporti

Instituti i gjeo-shkencave bën me dije se temperatura më minimale gjatë kësaj fundjeve do të jetë – 20 gradë celcius në zonat e thella malore, në veri dhe he në Lindje të vendit.

Ndërsa në zonën perëndimore dhe në bregdet temperaturat do të shkojnë në rënie në – 9 grade celcius.

Instituti i gjeo-shkencave më me dije që reshjet e dëborës janë ndërprerë, por vendi është nën kërcënimin e ngricave.

Temperaturat pësuan një rënie ne vlerën 6 gradë këtë të shtunë.

Rritje të temperaturave, edhe pse me pak gradë do të ketë ditën e hënë deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Prej vitesh Shqipëria nuk ishte përballur me temperatura të tilla që sollën madje borë edhe në vende bregdetare si Durrësi apo në Ultësirën Perëndimore si Fieri.

Arti i manipulimit: 20 “dredhi” që ju ndihmojnë të “çani” në jetë

Posted: 07 Jan 2017 07:42 AM PST

Nuk do të na bënte keq, sikur të mësonim disa dredhira dhe mësime për të ecur përpara në jetë. E dimë shumë mirë që jemi të ndikuar prej mënyrës si na trajtojnë të tjerët, madje edhe më shumë se sa gjërat që ata na thonë realisht.

Truri është një organ që të gënjen dhe mund të manipulohet prej llojeve të ndryshëm të manipulimeve. Këto këshilla ju ndihmojnë që të jeni një hap përpara. Është gjithmonë mirë të dini efektin e tyre, dhe në të njëjtën kohë të mos bini pre e dredhive të të tjerëve. Dhe mos harroni: gjithçka është në kokën tuaj.

1- Kur takoni për herë të parë një person, përpiquni të identifikoni ngjyrën e syve të tij, ndërkohë që buzëqeshni. Hidhini një vështrim të thellë. Ndoshta për arsye se ky veprim kërkon një sekondë më shumë se sa zakonisht, njerëzit reagojnë me entuziazëm.

2- Vini re vendndodhjen e këmbëve. Nëse u afroheni dy njerëzve që janë në mes të një bashkëbisedimi dhe këmbët e tyre janë të orientuara në drejtim të kundërt me ty – kjo mund të nënkuptojë që ata nuk janë vërtetë të interesuar tek ti, dhe ndoshta nuk duan të ndajnë me ty atë që po bisedojnë.

3- Teknika e "ritmit". Njerëzit do të përpiqen të të caktojnë një qëllim, nëse ti u tregon paraprakisht qëllimin tënd të mundshëm. Kjo psikologji është sidomos e fortë me tregtarët. Nëse ata të bindin të pranosh diçka (për shembull afeksionin për qentë) – më pas, gjithçka që do të të ofrojnë që nga ai moment do të ketë lidhje me qentë. (Kështu funksionon pak a shumë edhe Google?!?!?!)

4- Kërkojini një personi të bëjë diçka të pamundur për ty, dhe ai me shumë gjasë do të thotë "jo". Më pas, kërkoji atë që doje me të vërtetë. Me shumë gjasë do të thotë "po", për shkak të përgjigjes negative që ka dhënë për kërkesën tënde të mëparshme.

5- Nëse bind një person të të bëjë një nder të vogël, ai do të futet në një gjendje mospajtimi konjitiv, dhe këtë do ta zgjidhte duke u ndjerë se në të vërtetë ti i ke pëlqyer dhe prandaj e bëri nderin.

6- Nëse një person përgjigjet në mënyrë të pasigurtë për një pjesë të pyetjes tënde, mos e ndërpre. Prit pak sekonda në heshtje dhe vazhdo ta shohësh në sy. Me shumë gjasë ai do të vazhdojë të flasë, do u përgjigjet pyetjeve të tua dhe do ta vlerësojë gjestin tënd.

7- Përtyp çamçakëz në periudha stresi të lartë. Për shembull, nëse je në prag të mbajtjes së një fjalimi përpara një audience shumë të madhe, përtyp një çamçakëz (mos harro ta hedhës përpara fjalimit). Thonë se truri ynë ndihet krejtësisht i parrezikuar kur është duke përtypur çamçakëz.

8- Kur mëson diçka të re, shpjegoja materialin e ri miqve të tu apo njerëzve që ke përreth. Nëse ua mëson si duhet, atëherë shanset janë që e ke kuptuar me të vërtetë edhe ti.

9- Njerëzit mbajnë mend si i ke bërë të ndihen dhe jo çfarë ke thënë.

10- Gjithmonë ruaj qetësinë kur dikush po të ulëret. Shanset janë që personi përballë teje do të "trembet" edhe më shumë, dhe madje ka gjasa të kërkojë falje për sjelljen kur të ketë mbaruar.

11- Përpara një takimi të rëndësishëm, shko në një vend ngacmues, apo një park argëtimi, dhe adrenalina do të vërshojë. Zemra do i rrahë shpejt dhe do të ndihet e ngacmuar për gjithë këtë. Në fund me siguri do të thotë që është argëtuar shumë.

12- Një mënyrë e mirë për vetëbesimin është që të hysh në një sallë dhe të imagjinosh që të gjithë që ndodhen aty janë tashmë në dashuri me ty.

13- Nëse ke probleme për të kujtuar emra të rinj, ja një mënyrë e mirë: Kur dikush të prezantohet, thuaji "gëzohem që të njoh" dhe përsërit emrin e tij/saj. Nëse e përsërit, emri do të rregjistrohet më mirë në trurin tënd. Plus që njerëzve u pëlqen kur u drejtohesh me emër.

14- Gjithmonë jepini një opsion fëmijës tuaj. Kjo do e bëjë të ndihet sikur është në kontroll.

15- Njerëzit janë shumë të vetëdijshëm për prekjen e tyre fizike. Nëse dikush e vendos "aksidentalisht" gjurin në krah të gjurit tënd – është e sigurtë që ai/ajo e di që gjurin e ka aty…

16- Do të bëhesh shok me shefin tënd? Përgatiti kafe dhe bisedo me të ndërkohë që ai rrufit kafenë. Pija e ngrohtë do e bëjë të ndjejë që ti je një person i këndshëm.

17- Do të fitosh vlerësimin e bashkëshortes apo prindërve? Fol sa më mirë dhe vlerëso një personazh që ata e admirojnë, në cilëndo fushë.

18- Shaj, mallko. Është një këshillë e mirë për tregtarët, por jo vetëm për ta. Kur i shet diçka dikujt, sharja e mallkimi mund t'u tregojë se je shumë entuziast, njerëzit do të ndihen më mirë, do të ndajnë entuziazmin tënd dhe mund të të besojnë.

19- Fol shpejt. Kur flasim shpejt na ndihmon të shesim çfarëdo që kemi për të shitur. Njerëzit do të besojnë atë që del nga goja jote. Diksuh që flet shpejt duket më inteligjent. Dhe duket sikur e di se çfarë po flet.

20- Përshtatu me personin që ke përballë për të gëzuar simpatinë e tij. Njerëzit pëlqejnë të shohin vetveten kudo, kështu që jepu një "pasqyrë' dhe do të të pëlqejnë më shumë.

Ja përse femrat duhet të masturbohen më shumë

Posted: 07 Jan 2017 07:06 AM PST

Seksologët këshillojnë që masturbimi duhet të bëhet një veprim rutinë, pasi përfitimet e trupit janë të shumta.

Femrat kanë disa arsye se përse duhet të masturbohen:

-Masturbimi i bën mirë shëndetit fizik. Rrit sistemin imunitar, lehtëson dhimbjet nga menstruacionet, çlodh trupin dhe ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj infeksioneve të ndryshme.

-Orgazma nxit prodhimin e endorfinës, hormoni i cili rrit humorin, ul stresin dhe ju bën të ndiheni të lumtur.

-Mund të eksploroni zonat erotike të trupit, bashkë me të famshmen "pika G" dhe çdo zonë tjetër kënaqësie.

-Përveç të kuptuarit se ku dëshironi të prekeni, mund të zbuloni edhe mënyrën sesi të prekeni.

-Me të zbuluar se çfarë ju eksiton më shumë, mund t'i ndash ato me partnerin tënd në dhomën e gjumit.

-Maksimizon potencialin e orgazmës.

-Presioni për të kënaqur partnerin nuk ekziston dhe i gjithë përqendrimi është tek gjetja e vetëkënaqësisë.

-Zotërimi i kënaqësisë i dëshirave dhe dëshirave seksuale maksimizon kënaqësinë tuaj fizike dhe aktivizon një sërë procesesh zinxhirë që ju bëjnë të ndiheni më mirë edhe mendërisht.

VIDEO/ Sokol Balla flet për raportin me fëmijët: Pse nuk jem një baba i rreptë

Posted: 07 Jan 2017 07:03 AM PST

Në një intervistë për InTv, Sokol Balla ka folur për raportin që ka pasur dhe ka me fëmijët e tij.

Në një video të shkurtër të postuar në Facebook, pjesë nga intervista, Soli tregon se ka qenë një baba shumë i përkushtuar.

"Kam qenë një baba që i ndërroja, i laja, i ushqeja… e kam pas për kënaqësi. Asnjëherë nuk i kam kuptuar kolegët e mi të cilët thonin që i lemë nga mamaja por i marrin në fundjavë. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë", shprehet gazetari.

I pyetur se çfarë marrëdhënie ka me fëmijët tani, dhe a është një baba i rreptë, ai shprehet: "Rolet janë ndarë shumë herët, edhe për shkak të impenjimeve edhe për shkak të rrethanave sot, nuk e kam luksin të jem një baba i rreptë. Por jam shumë i sigurt se rriten me një edukatë të fortë dhe nuk kanë nevojë për rreptësinë time, kështu që unë kam zgjedhur të jem një baba që i përkëdhel".

Denoncimi i specialistit: “Epidemia aktuale e gripit është shkaktuar nga uji i Bovillës”

Posted: 07 Jan 2017 06:58 AM PST

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ne rrjetet sociale mesazhin e një specialisti qe i ka treguar se uji i Bovillws është jashtë çdo parametri.

"Epidemia aktuale e gripit ne nje shkalle te gjere eshte e shkaktuar nga uji i Bovilles.

Gripi nga uji shkaktohet edhe vetem nga perdorimi i tij per dush apo larje.

Gripi nga uji eshte krejt tjeter nga gripi viral!

Ai qendron fort ne mendimin e tij dhe per kete ai ju ka drejtuar nje leter disa institucioneve, ne te cilen ai mbron idene se gripi aktual ne shumicen e rasteve eshte forma nga uji, dhe gripi por kjo po injorohet me qellim nga autoritetet.

Me kete rast i bej thirrje ISHP por dhe prokurorise se pergjithshme te hetojne denoncimet e tij tronditese per ujin e Boviles dhe te bejne analizat e nevojshme per parametrat e tij dhe lidhjen eventuale te ketij uji me epidemine e gripit.

Ketu me poshte keni mesazhin e specialistit si dhe letren qe ai ju drejton disa institucioneve per kete ceshtje, ndonese nuk jam njohes i fushes mendoj se kane interes te lexohen! sb", shkruan Berisha.

Mesazhi i specialistit

"I nderuar Doktor, po te dergoj disa materiale qe kan te bejn me cilesin e ujit te pijeshem. Uji i pijshem qe konsumojn qytetaret e Tiranes eshte jashte standartit dhe i tejndotur dhe po demton shendetin e qytetareve. Ne QSUT kane vazhduar te mberrijn pacient te helmuar nga uji i pijshem. Po them helmim se pervec ndotjes mikrobike dhe bakteriale po i shtohet ajo kimike.

Nese ne Paris ishte fund i tmerrshem per qytetaret, per qytetaret e Tiranes do jet nje tmerr i pafund. Nuk mund te flas ne detaje sepse nuk i besoj komunikimit elektronik. Por po te jap ato publike. Ujesjellsi i Tiranes me kryetarin e bashkise deklarojn se uji eshte brenda standarteve dhe i kosumueshem kurse ISHP deklaron se uji eshte jashte qdo parametri.

Mjaftojne kto dy prova qe ju dhe PD te reagoj per kete ceshtje sa nuk eshte vone. Si te duash reagoni ju politikisht dhe une ju mbeshtes per te vertetuar nga ana teknike ose te reagoj une ne rrjetet sociale sepse skam ku ti bej denoncimet ne media e me pas me mbeshtesni ju politikisht.

Behet fjale per ndotje kimike dhe me dijeni te autoriteteve. Eshte e leht te denoncosh sesa te japesh zgjidhje. Por une mund te jap kontributin tim edhe per denoncimet edhe per zgjidhjet. Une nuk kerkoj mbrojte nga ju dhe PD por mbeshtetje sepse per ceshtje teknike ja dal mban vetë.

Nr tel 0682642248

Letra e specialistit

06/01/2017

Republika e Shqiperis

Ftese dhe kerkese per te bashkpunuar dhe kontribuar per tu ardhur ne ndihme qindra e mijera te semure me te ashtuquajturen "Gripi".

Drejtuar

Presidentit te Republikes, Prokurorois se Pergjithshme , Medjave vizive dhe te shkruara, Trupit diplomatik te akridituar ne Shqiperi.

– Do te mundohem me fakte dhe prova qe disponoj per te luftuar shakun qe ka quar ne kete situate epidemie . Pa eliminuar shkakun nga vjen nuk mund te luftosh dhe eliminosh pasojat.

– Sipas O.B.SH ,rreth 80% e semundjeve kane preardhje hidrike pra eshte uji. Per gripin e zakonshem kane folur te gjithe .Po une po ju flas per "Gripin e ujit".

– Ka dy lloje "Gripi uji"

– 1) Bakterologjik 2) Kimik

– Gripi I ujit tipi 1 ka keto simptoma : fillon papritur ,temperature deri ne 40 grade celcius,te drithura,dhimbje koke, dhimbje muskujsh,dhimbje gjoksi,gulcim, dhe shpeshhere shoqerohet me te vjella dhe dhimbje barku etj etj . Shkaku vjen nga uji I pijshem jo kur e pini por kur laheni ne dush,kur lani syte etj etj menyra te tjera qe mund te merret .Ketu nuk behet fjale qe a egziston por sa eshte sasia e kesaj ndotje.

– Ky grip vertetohet me ane te analizave specifike te ujit dhe analizave specifike qe I behen te semurit .Keto dy analiza nuk jane kryer dhe nuk kryen nga autoritetet perkatese shteterore prandaj po e quaj Grip sepse ka emer tjeter shkencor. Mjekohet me mendikamente me doza te percaktuara vetem nga mjeket specialist te kesaj semundje pasi te jete vertetuar me ane te analizave.Sipas te dhenave zyrtare ne Gjermani 20000-35000 Gjerman preken nga ky grip cdo vit.Rreth 15 % e ketyreve te semureve humbin jeten.Behet fjale per Gjermanine qe ka ujin me te kontrrolluar dhe me te sigurte ne bote,me specjalistet dhe institucione shteterore dhe private lider nderkombetar sa I perkete kesaj fushe.Ne vende te tjera humbin jeten nga kjo semundje mbi 30% te prekur.A e imagjinoni se cfare ndodh tek ne ku cdo gje eshte jashte kontrrollit.Do te ishte fatale nese nje pacient trajtohet si I semur me gripin e zakonshem kur eshte I semure me gripin e ujit dhe e kunderta.Ky grip nuk perhapet nga njeriu tek njeriu.Kjo verteton se ky grip eshte perhapur nga uji se kulmin e ka arritur ne periudhen qe te gjithe institucionet kane qene pushim qe do te thote se kontaktet e njerzve me njeri tjetrin kane qene minimale per te perhapur ne keto nivele gripin e zakonshem

– Gripi I ujit shperndahet njelloj ne populate kurse gripi I zakonshem me vatra prsh ne nje lagje ka 50% te semure me gripin e zakonshem dhe nje lagje tjeter 10% , ose nga nje shkolle ne tjetren apo ne familje etj .Specialistet dhe studiuesit Gjerman dhe te tjere konfirmojne qe jot e gjithe te prekurit nga gripi I ujit semuren apo shfaqin simptoma shkaku dhe arsyet nuk dihen.Prove tjeter eshte se ne rajonin tone ujin me te mire e ka Maqedonia ,kemi te njejtat kushte natyrore afersish te njeten sasi banoresh, I vetmi ndryshim eshte qe kemi 10 fish me shume te semure se ata.Referuar burimeve zyrtare te J.SH.P Maqedonise eshte edhe ne shqip dhe kush te doje mund ta verifikoj.

– Pasojat e ndotjes kimike te ujit jane te shumefishta ne trupin e njeriut ne shtimin e te gjithave semundjeve .Demton sistemin imunitar te njeriut duke rritur mundesine per tu prekur nga gripi I ujit dhe gripi I zakonshem. Per kete kerkoj nga prokuroria nisjen e hetimeve qe te kem mundesi qe te jap provat ne menyre te ligjshme qe personat pergjegjes te shkojne para drejtesis qe me veprimet e mosveprimet e tyre kane demtuar rende shendetin e popullates. Ka te beje edhe me ujin public dhe te amballazhuar. Kerkoj gjithashtu nga prokuroia jone te bashkpunoje me prokurorine e Puljas ne Itali rreth hetimeve qe po kryhet ate per lendet kimike qe perdoren per klorinimin e ujit e cila ka rezultuar mbi normen e lejuar te perbersve kimikeme pasoja shendetesore.Eshte vertetuar nga nje laborator I specjalizuar per ate pune.Kjo lende eshte perdorur edhe nga ujsjellesat tone ndoshta perdoret akoma.Theksoj jo te gjithe te semuret jane prekur nga gripi I zakonshem apo anasjelltas duhet te behet ndarja e tyre vetem me ane te anlaizave dhe jo ne baze te simptomave.Eshte Presidenti I Republikes qe mund te vendos per gjendjen e jashtzakonshme per epidemin masat dhe nderhyrjen emergjente per ujin e pishem si publik dhe te amballazhuar.Masat dhe nderhyrjet ne sistemin shndetesor ne bashkpunim me institucionet e specijalizuara nderkombetare ne kete fushe.Institucionet shteterore me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane shkaktuar kete gjendje.Situata u ka dale jashte kontrrollit dhe munde ti prcipitoj nga ora ne ore.

– Me respekt:

Bilbil Daci

Nr:0682642248″

Historia/ “Ja përse nuk do të postoj fotografi me të dashurin në rrjetet sociale”

Posted: 07 Jan 2017 06:51 AM PST

Unë dhe ish-i dashuri im u ndamë pothuajse një vit më parë, por ende marr mesazhe nga njerëzit që më pyesin se përse dhe si u ndava.

Kur ne u takuam për herë të parë, gati gjashtë vjet më parë, Instagram-i thuajse nuk ekzistonte. Por me përhapjen e rrjeteve sociale në masë, teksa marrëdhënia jonë përparonte nga viti në vit, shtoheshin edhe fotografitë tona që hidhnin në rrjet. Ato ishin dëshmi e marrëdhënieve tona.

Për shkak të asaj që ne ishim publikë në mediat sociale, pothuajse çdo herë që unë dilja nga shtëpia ime pa atë, të paktën një person do të më pyeste se ku e kisha të dashurin. Aq sa kjo mu shndërrua në bezdi.

Unë nuk jam në asnjë mënyrë Kim Kardashian, por për herë të parë fillova të kuptoj se çfarë duhet të ndjejë ajo kur të gjithë marrin në shqyrtim jetën tënde personale.

Kur u ndava verën e kaluar, përveç dhimbjes se humba mikun tim më të mirë, duhej dhe më duhet akoma të merrem me me atë që njerëzit e tjerë mund të thonë.

Bashkë me ndarjen vijnë edhe shumë probleme të tjera: Si t'ja bëj me miqtë e përbashkët në rrjetet sociale? A do të vazhdoni të frekuentoni të gjitha ato vende – bare, restorante, dyqane, kafene – ku shkonit së bashku?

Me mediat sociale, problemet rriten. A do t'i fshini të gjitha ato foto që kishit bashkë? A do t'i bëni "unfollow" njëri-tjetrit?

Pas ndarjes, mora një "pushim" nga mediat sociale dhe nga jeta reale për disa javë. Kur u rishfaqa, u përpoqa të fshij të gjitha kujtimet me të. Por të tjerët ss'me lejuan. Sepse mesazhet pse u ndamë dhe sa keq u vinte njerëzve që u ndamë ishin pafund.

"Ju ishit si Bonnie dhe Clyde!",- më tha një person. "Por… ju ishit të përsosur!",- më tha një tjetër.

Të gjithë duan një përgjigje prej meje, por kur t'i ndahesh nga dikush nuk të vjen të japësh shpjegime. Andaj nëse jeta jote është bërë kaq shumë sociale atëherë…më mirë mos posto më kurrë gjëra personale kur kërkon të mos pyetesh për gjëra personale!

Burimi: The Washington Post

Related Posts :