Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Tirana Observer: “FOTO/ Ja kush janë celularët e vjetër që tani vlejnë mijëra euro” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “FOTO/ Ja kush janë celularët e vjetër që tani vlejnë mijëra euro” plus 9 more


FOTO/ Ja kush janë celularët e vjetër që tani vlejnë mijëra euro

Posted: 03 Jan 2017 09:44 AM PST

6_1474565287-7372852 7179231ef9f3ccf94658f4c645ec1c4a-1474565397-635645_1483389359-1764205

A Nokia 8800 mobile phone - image supplied by Karen Jason at Nokia 08450 707619

A Nokia 8800 mobile phone – image supplied by Karen Jason at Nokia 08450 707619

Noika 8810 mobile phone

Noika 8810 mobile phone

Headline: Hooked on a smooth operator. A picture file of part of the Nokia 9000 communicator telephone.

Headline: Hooked on a smooth operator.
A picture file of part of the Nokia 9000 communicator telephone.

Nëse jeni një person që grumbulloni objekte të ndryshme të vjetra dhe nuk i keni shitur ende, atëherë jeni me fat. Në faqen për blerjet online 'eBay' shihet sesi disa lloj celularesh të cilët tashmë kanë dalë nga tregu kushtojnë qindra apo edhe mijëra euro. Shumica prej këtyre celularëve nuk mund të përgjohen prandaj vlera e tyre është e madhe.

Në listën më poshtë do t'i gjeni celularët që mund t'ju sjellin para nëse i keni në shtëpi:

  1. Mobira Senator

Mobira Senator u lansua më 1982 dhe është një nga celularët e parë në botë. Njerëzit janë duke e shitur këtë celular online për rreth 2,000 euro.

  1. Motorola DynaTAC 8000X

Celulari i parë në botë që mund të mbahej në dorë ishte Motorola DynaTAC 8000X. Ai doli në shitje më 1983 për rreth 4,000 euro dhe pati sukses të menjëhershëm. Tani ai është duke u shitur në eBay për 300 euro.

  1. Nokia 8800

Nokia 8800 konsiderohej një celular luksoz kur doli më 2005 falë ekranit anti-gërvishtje, peshës së lehtë dhe mekanizmit të sofistikuar. Tani ky celular është duke u shitur mes 100-300 euro.

  1. Nokia 9000 Communicator

Ky ishte produkti i parë i Communicator Series të Nokia. U prezantua më 1996 dhe ishte i madh, i rëndë dhe kishte një antenë. Përdorej për të dërguar dhe marrë fakse, mesazhe të shkurtra dhe imella. Kishte kalkulator, kalendar, funksion shënimesh dhe një libër adresash. Tani ky celular shitet në eBay për rreth 600 euro.

  1. Motorola 3200

Ky celular u prezantua më 1992. Kishte butona numerik, së bashku me një kufje dhe mikrofon. Kjo pajisje aktualisht shitet në eBay për 300 euro.

  1. Motorola StarTAC 130

Ky është celulari i famshëm i cili arriti 60 milionë shitje menjëherë pas lansimit më 1996. Ishte një nga pajisjet e para që kishte funksionin e dridhjes dhe përmbante një dritë të gjelbër që tregonte se kishte lidhje në rrjet. Një pajisje e tillë është duke u shitur për rreth 300 euro online.

  1. Nokia 8810

Ky celular u lansua më 1998 dhe ishte i pari që kishte antenë të brendshme. Libri i adresave mund të ruante mbi 250 emra dhe numra, kishte një port për infrared dhe një konvertuesh monedhash. Ai është aktualisht në shitje në eBay prej 200 deri në 500 euro.

  1. Nokia 8850

Nokia 8850 konsiderohet të jetë një celularë i pariparueshëm. Ai mund të ruante 250 emra dhe 50 shënime kalendarike, dhe të pranonte mesazhe me foto. Ai tani shitet prej 40 deri në 400 euro.

  1. Nokia 7280

Nokia 7280 ishte pjesë e linjës së modës të Nokia dhe quhej "celulari buzëkuq" për shkak të pamjes së tij. Tani ai shitet për më shumë se 270 euro në eBay.

 

 

Objekte të vjedhura me vlerë gjysmë milion euro, në pranga 3 shqiptarët në Itali

Posted: 03 Jan 2017 09:23 AM PST

refurtiva-ladri-albanesi-376718-660x368 2-24 3-15 5-10 6-6Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në zonën e Genovas në Itali, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh. Sipas mediave italiane, mallrat e vjedhura nga shqiptarët të cilat janë sekuestruar kapin vlerën prej afro gjysmë milion euro, duke përfshirë ar dhe objekte të tjera me vlerë.

Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës 33, 30 dhe 24-vjeç, të 3 me qëndrim të paligjshëm në shtetin fqinj. Ndërkohë një shqiptar i katërt po hetohet në gjendje të lirë për posedim të mallrave të vjedhura.

Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve ushtronte aktivitetin e grabitjeve kryesisht në zonën Castelletto, ndërsa dy vjedhjet e fundit janë realizuar gjatë Vitit të Ri. Policia sekuestroi edhe disa pajisje, të cilat shqiptarët i përdornin për të hapur kasafortat dhe dyert e apartamenteve.

Sipas policisë italiane vetëm në një apartament, shqiptaret kanë arritur të grabisin rreth 200.000 euro. Ata i shisnin objektet e vjedhura ne Itali dhe Shqipëri.

 

 

 

Trendet e veshjeve për 2017

Posted: 03 Jan 2017 09:08 AM PST

1483458981trendetDisa nga trendet më të mëdha në botën e modës do të paraqesin edhe minirevolucione përgjatë këtij viti. Transformimi i kësaj industrie do ti përshtatet moshës dixhitale. Sipas "Vogue" është mirë që familjarizimi me çfarë dhe kush do të sundojë 2017 është mirë të fillojë herët.

  1. Raf Simons është Calvin Klein i ri. Thashethemi më I preferuar në botën e modës u zbulua se ishte I vërtëtë në gusht, kur u konfirmua se Raf Simons do të jetë kreu I ri i Calvin Klein. Ardhja e belgut në SHBA çimenton një kapitull të ri në modën e Amerikës. Gjithmonë në gjueti për të ngrirë rrahjet e zemres në kulturën e të rinjve, qoftë në muzikë, art, apo bukuri, emërimi I Simons në Calvin Klein është një nga ngjarjet më të mira të modës dhe diçka që mezi pritet në 2017.
  2. Roza do të jetë bezha e re. Nuk ka më ngjyra monokrom. Por përzierja e nuancave të tyre është një trend në rritje. Ndërkohë që bezha pati zhvillim të madh me marka si Hermes, përgjatë këtij viti roza I zë vendin. Valentino, Marc Jacobs, Celine, Givenchy, Bottega Veneta, do të hedhin në treg të gjitha nuancat e trëndafilta në ngjyra. dhe më shumë dërguar numrat në të gjitha llojet e trëndafilit, duke e bërë atë ngjyrën më të rrahur përgjatë 2017.
  3. Këpucët me platformë janë atletet Stan Smith të reja. Duket se këto të fundit nuk do të mposhteshin kurrë, por kohët kanë ndryshuar. Stilistët propozojnë këpucët me platforme, veç bëni kujdes me to nëse shëtisni nëpër kalldrëm.
  4. Kakia dhe ushtarakja do të jenë xhinset e reja. I vetmi kujdes është që të mos jeni klasikë në kombinim. Dhe morali është sa më shumë bezhë aq më mirë.
  5. Mbajtëset e telefonit janë çantat e reja IT. Në ditët e sotme nuk ju nevojitet më shumë se IPhone juaj kur dilni nga shtëpia, ndaj stilistët e kanë parasysh këtë.
  6. Sloganet janë logot e reja. Logo mania në veshje këtë vit do ti lere radhën mesazheve të stampuara. Mbani vesh! Dior ka zgjedhur për bluzën shprehjen: Ne të gjitha duhet të jemi feministe!
  7. Vëthët jo të zakonshme, antikonfomiste dhe me stil të personalizuar, do të ngelen të preferuarat. Disa trende janë përgjithmonë. Dominimi I tyre do të jetë sidomos gjatë pranverës 2017.

Situata gripale, Rama: Pushim deri të hënën për një nga prindërit në administratë

Posted: 03 Jan 2017 08:38 AM PST

gripiPas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila vendosi të shtyjë datën e fillimit të shkollave për shkak të situatës gripale në vend, qeveria vijon masat parandaluese duke vendosur edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. "Si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend dhe në përgjigje të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, çerdhet dhe institucionet arsimore në vend mbyllen për datat 4, 5 dhe 6 janar 2017. Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor," thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në vijim të këtyre masave, është parashikuar që çerdhet, kopshtet dhe shkollat 9-vjeçare e të mesme, të qëndrojnë mbyllur deri më 9 janar, kur edhe pritet të rifillojë procesi mësimor.  "Mbyllja e çerdheve, kopshteve dhe shkollave është parashikuar deri në 9 janar. Mbyllja e kopshteve dhe shkollave përfshin si institucionet publike, ashtu edhe ato private. Vendimi është marrë për shkak të situatës së rënduar nga virusi i gripit. Synojmë të shmangim gripin, ndaj u vendos mbyllja e kopshteve dhe shkollave deri në 9 janar", thuhet në njoftimin e MAS.

Lea Michele përshëndet Vitin e Ri nudo në Instagram

Posted: 03 Jan 2017 08:20 AM PST

c_2_articolo_3049270_upiimagepp-400x225 lm_thumbLea Michele i ka thënë lamtumirë 2016-es po ashtu edhe rrobave të saj. Për të përshëndetur Vitin e Ri aktorja amerikane është zhveshur e gjitha dhe më pas foton e saj e ka postuar në Instragram për kënaqësinë e ndjekësve të saj. Kjo nuk është hera e parë që 30-vjecarja është shfaqur siç e ka bërë nëna. Disa muaj më parë ylli i "Scream Queens" ka pozuar nudo për revista "Women's Health".

Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën 22 vjeçari, dy të tjerë në gjendje kritike

Posted: 03 Jan 2017 08:00 AM PST

received_629249590596754-768x432Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur para pak minutash në Shkodër. Për pasojë një i ri ka mbetur i vdekur në vend, kurse dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetë. Aksidenti fatal ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër­Velipojë, ku i riu që ka ndërruar jetë quhet Viktor Hili, 22 vjeç, banor i fshatit Grude.

Noizy nuk ndalet, qëllon disa herë me armë zjarri

Posted: 03 Jan 2017 07:35 AM PST

noizy-4Ai është një ndër këngëtaret që e ka të pamundur që të jetojë pa telashe. Pas sherrit me Cozman dhe bujës që u bë disa muaj më parë në Kosovë, këngëtari, emri i të cilit jashtë fushës së artit është Rigels Rajku, u ndalua nga policia pasi nuk iu bind policisë rrugore dhe udhëtonte pa leje drejtimi.

Ndërsa së fundmi është postuar një video, e cila ka mbërritur pranë JOQ, në të cilën Noizy shfaqet me një pistoletë dhe gjuan disa herë në ajër.

Nga mënyra sesi e mban pistoletën ai duket një amator, por në fund ia del që të qëllojë. Në video dëgjohen edhe zëra që i thonë që ta mbajë armën drejt. Duke mbajtur kokën mënjanë, Noizy gjuan 4-5 herë, ndërsa nuk dihet se ku e ka gjetur këtë pistoletë.

Adnand Januzaj, shkëlqimi dhe rënia e një adoleshenti

Posted: 03 Jan 2017 07:05 AM PST

Të gjithë e mbajnë mend një fushatë lutje, të organizuar për t'i mbushur mendjen Adnad Januzajt, që të bëhej pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, në prag të finaleve të "Euro 2016".

Por ne nuk morëm asnjë përgjigje, madje as negative, përveçse disa frazave pa shumë sens të të atit të Adnanit, i cili duket se merret edhe me menaxhimin e tij.

Më pas, Januzaj pranoi të ishte pjesë e përfaqësueses së Belgjikës, një skuadër elitare europiane dhe dukej se babai kishte të drejtë që priti aq gjatë. Në atë kohë flitej për një futbollist që po shpërthente tek Mançester Junaitid dhe kush nuk do të donte ta kishte në skuadër.

Më pas, vetëm për çështje muajsh, vjen një rënie e frikshme, madje me ritme shumë më të shpejta se sa shkëlqimi.

Januzaj u largua nga Mançesteri, por dështoi edhe tek Dortmundi, ku u dërgua me formulën e huazimit. Nuk është më fare në planet e Roberto Martinez, trajnerit të Kombëtares së Belgjikës, ndërkohë që e vetmja përfaqësuese që po interesohet aktualisht për të është ajo e Kosovës, që ashtu si De Biazi dikur, ka të njëjtat probleme me Januzajn major.

Së fundi, Adnani ka gjetur si "barkë shpëtimi", ish-trajnerin e Mançesterit, David Mojes, njeriun që e ka vlerësuar më shumë dhe tashmë është pjesë e Sandërlendit, skuadër që ndodhet vetëm tri pikë larg Suonsit të vendit të fundit në Premier, madje ekipi nga Uellsi ka luajtur edhe një ndeshje më pak.

Edhe tek skuadra e re, futbollisti shqiptar i lindur në Bruksel, ka luajtur vetëm 12 ndeshje, pa shënuar asnjë gol, pra shumë shpejt për një 21-vjeçar të fillojë dishezën…

Sfidanti.al

Aktori turk kalon mbrëmjen e fundvitit në spital!

Posted: 03 Jan 2017 07:01 AM PST

kivanc-tatli-092357au-780x439Aktori i i njohur turk, Kivanc Tatlitug, ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një spital në Ulus të Ankarasë. Ylli i kinematografisë turke është fotografuar së bashku me bashkëshorten në orët e vona të mesnatës teksa ka lënë spitalin.

Vetë aktori nuk pranoi të prononcohej për mediat, por miqtë zbuluan se ai është dërguar me urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta në gjoks dhe problemeve me frymëmarrjen.

Madje, ka dal edhe një fotografi teksa aktori po braktiste një prej spitaleve të Stambollit. Më herët 33-vjeçari ka pranuar se ka prejardhje shqiptare dhe se vjen prej qytetit të Prishtinës.aaa-780x439

7 gjëra që gratë e mençura nuk i kërkojnë nga partnerët e tyre

Posted: 03 Jan 2017 06:55 AM PST

Shumë gra mendojnë se burrat u detyrohen gjithmonë diçka. Është pikërisht kjo qasje në një marrëdhënie që pengon ruajtjen e besimit dhe respektit reciprok. Por shumë gra e kuptojnë vetëm kur është shumë vonë. Ja 7 gabime që gratë nuk duhet t'i bëjnë në asnjë mënyrë.

1- Një grua e mençur mbështetet tek vetvetja dhe nuk pret që të tjerët të kujdesen për të

Këtu nuk flasim për fëmijët. Kur fillon të dalë me një burrë, ndonjëherë gruaja nis të bjerë në zakonin që ai ta ushqejë, veshë dhe dëfrejë atë. Megjithatë, një burrë nuk është i detyruar të kujdeset për askënd, përveç fëmijëve të tij – dhe e njëjta gjë vlen për gratë. Ai mund të zgjedhë që të kujdeset për gruan, por s'është i detyruar.

2- Ajo nuk i kërkon një burri që të heqë dorë nga gjërat që do

Kurrë mos i kërkoni një burri që të heqë dorë nga puna apo hobi i tij, për të kaluar më shumë kohë me ju. Një grua inteligjente e di që kjo do ta bëjë atë të palumtur, pasi jeta e tij, ashtu si ajo e të gjithëve, përbëhet nga një shumësi elementësh më të vegjël.

3- Ajo nuk i kërkon kurrë që të braktisë miqtë dhe të afërmit

Mundet që një grua nuk i duron dot miqtë apo të afërmit e tij. Por kjo nuk do të thotë që ai është i detyruar që të heqë dorë prej tyre. Edhe nëse duket sikur ata ndikojnë keq tek ai, nuk është zgjedhja jote. Ai e vlerëson thellësisht miqësinë që ka ndërtuar ndër vite, dje lidhja e tij me të afërmit nuk është më pak e rëndësishme për të se sa lidhja e gruas me të sajët, edhe nëse ai ka konflikte me ta herë pas here.

4- Ajo nuk i kërkon atij që të ndajë interesat e saj

Nëse ai urren të kërcejë por ti ëndërron që të valëzosh salsa me të, shanset janë që ai të refuzojë, dhe nuk duhet të këmbëngulësh. Imagjino si do të ndiheshe nëse ai do të përpiqej të të detyronte të bëje një gjë që e urren. Mos harro: është e mundur që disa interesa të mos i ndani, e kjo nuk tregon mungesë dashurie apo respekti reciprok.

5- Ajo nuk e detyron që të bëhet tjetër njeri

Një grua që e njeh verën e vërtetë të një marrëdhënieje nuk i kërkon partnerit që të ndryshojë. Ajo e di që është në dashuri me një qenie njerëzore reale, që do të ndryshojë vetëm nëse do vetë. Në të vërtetë, një burrë vlerëson vetëm një grua që e pranon ashtu si është dhe që e frymëzon të bëhet njeri më i mirë, pa iu imponuar.

6- Ajo nuk i kërkon të injorojë gratë e tjera

Është koha ta shihni të vërtetën në sy: burrat shpesh nuk mund të mos i vënë re gratë e bukura. Kjo do të binte ndesh me natyrën e tyre. (Natyrisht kjo nuk do të thotë që ta lejosh të flirtojë haptaz me të tjerat). Edhe vështrimi i një gruaje tërhiqet nga njerëz të tjerë tërheqës me të cilët nuk është në lidhje, e këtë nuk mund ta shmangësh. Thjesht pranoje qetësisht këtë fakt.

7- Ajo ka besim tek ai

Një grua e mençur nuk kërkon prova për dashuri dhe afeksion, apo që ai nuk e ka tradhëtuar. Kur lidhja mes saj dhe partnerit bazohet mbi besimin, një grua nuk kërkon kurrë që të shohë telefonin e tij, apo të përpiqet të futet në emailin e tij.

Që të siguroni paqe dhe harmoni në marrëdhënien tuaj, gjithmonë kërkoni kompromisin, dhe mbani mend se të dy palët ndonjëherë duhet të bëjnë lëshime. Respekti, ngrohtësia dhe durimi – këto janë të rëndësishme në lidhjen mes dy individëve të pjekur. / bota.al

Related Posts :