Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Luana Vjollca bëhet brune (FOTO)” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Luana Vjollca bëhet brune (FOTO)” plus 9 more


Luana Vjollca bëhet brune (FOTO)

Posted: 09 Jan 2017 09:49 AM PST

Luana Vjollca duket se ka vendosur që këtë vit të ndryshojë "look"-un e saj.

Moderatorja bukuroshe ka surprizuar fansat e saj me një foto të publikuar në Instastory, ku ajo shfaqet brune.

"Përshëndetje," shkruan Luana në postim.

15978398_1514676845228671_985003274_n-1

INTERVISTA/ Meta flet për Haradinajn, Kosovën dhe koalicionin me Ramën

Posted: 09 Jan 2017 09:20 AM PST

Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një interviste për gazetën Ekspres, ka deklaruar se arrestimi i Ramush Haradinajt është absurd, duke shtuar se shpresonte që autoritetet franceze do të japin një zgjidhje të shpejtë të kësaj situate.

Meta pyet edhe për zgjidhjen e ngërçit politik në Maqedoni dhe rolin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në këtë drejtim.

Ai thotë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare atje është një hap pozitiv dhe se ishte Ali Ahmeti si parti e parë fituese që inicioi një platformë bashkimi midis forcave shqiptare.

Intervista e plotë:

-Cilat janë informacionet e shtetit shqiptar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë, pasi keni pasur edhe një takim me udhëheqësit e AAK-së?

Është e qartë se ky është një ndalim absurd i mbështetur në kërkesat e vjetra të Serbisë ndaj z. Haradinaj, por edhe me sa duket edhe figurave tjera të UÇK-së. Ne shpresojmë dhe besojmë se autoritetet franceze do të japin zgjidhje të shpejtë kësaj situate dhe z. Haradinaj do të kthehet në Kosovë.

-Kishte kritika në drejtim të dy shteteve se nuk u reagua si duhet dhe nuk po bëhet presion i mjaftueshëm mbi shtetin francez për të liruar ish-Kryeministrin…

Mund të them se reagimet ishin të menjëhershme. Nga ana e Shqipërisë kanë reaguar të gjitha autoritetet shtetërore. Veç kësaj, janë marrë iniciativa konkrete si në rrugë diplomatike, si nga ana e Ministrit të Drejtësisë, i cili menjëherë i ka drejtuar një letër homologut të tij francez. Të dy ambasadorët: të Shqipërisë dhe të Kosovës në Francë kanë bërë përpjekje të koordinuara për të kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të kësaj çështjeje dhe për të qenë sa më afër z. Haradinaj në këto momente.

-Çfarë duhet të bëjë Kosova në raport me Serbinë që të mos ketë raste të tilla të fletë-arresteve ndaj qytetarëve të Kosovës? Opozita në Kosovë ka propozuar edhe ndaljen e bisedimeve me palën serbe…

Nuk do të doja të jepja një këshillë, sepse autoritetet e Kosovës kanë gjithë përgjegjshmërinë dhe përvojën për të vepruar në mënyrë më të mirë, në mbrojtje të interesave të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe të drejtave të tyre. Por, natyrisht, duhen bërë përpjekje të mëdha sidomos në raport me BE-në, por edhe me SHBA-në. E theksoj BE-në për shkak edhe të dialogut, që edhe aq shumë mbështetet për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. T'i tregohet qartë Serbisë se veprime të tilla, insistime të tilla nuk i shërbejnë as dialogut, as rritjes së mirëkuptimit dhe të ardhmes së rajonit.

-Cilat janë raportet tuaja personale me z. Haradinaj? Si e njihni ju liderin e AAK-së?

Haradinaj është i njohur për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Është simbol i sakrificave sublime, që shqiptarët e Kosovës kanë bërë për liri dhe pavarësi e dinjitet. Është një politikan mjaft i përgjegjshëm, i cili është përballur me shumë dinjitet, jo vetëm para drejtësisë ndërkombëtare, por edhe para padrejtësisë, duke fituar ndaj proceseve të montuara ndaj tij, në të kaluarën dhe duke mbrojtur dinjitetin e popullit te tij për liri. Më pas, cilat janë sakrificat e z. Haradinaj dhe të familjes së tij për lirinë e Kosovës, cili është çmimi që ata kanë paguar për këtë gjë, mendoj se është e tepërt të komentohet nga unë, pasi është e njohur botërisht nga gjithë shqiptarët.

-Partitë shqiptare në Maqedoni publikuan një platformë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve. Sa besoni se do të zbatohet kjo platformë në Maqedoni?

Problemi kryesor në Maqedoni, viteve të fundit, ka qenë lufta për pushtet midis dy partive kryesore maqedonase, që ka sjellë edhe ngërçin institucional në vend. Aktualisht, kemi një përpjekje mjaft pozitive shqiptare për t'u bërë garant i stabilitetit të Maqedonisë përmes miratimit të një rruge që e demokratizon plotësisht Maqedoninë dhe e ndihmon të futet në shinat e integrimit në BE, duke qenë pjesë e kësaj platforme, kësaj traseje, garantimi i të drejtave të margjinalizuara të shqiptarëve, të bazuara edhe në Marrëveshjen e Ohrit dhe në Kushtetutën e Maqedonisë.

-Sa besoni se do të jetësohet kjo marrëveshje kur dihet se ajo e Ohrit vazhdon të mos zbatohet pothuajse në asnjë pikë?

Besoj se Maqedonia ka hyrë tashmë në një rrugë të pakthyeshme të demokratizimit të saj. Faktori shqiptar, edhe pse paradoksalisht, ka mandate më pak në Parlament pas këtyre zgjedhjeve, është një faktor edhe më përcaktues politikisht se më parë, dhe është e rëndësishme se tani shqiptarët duhet të faktorizojnë edhe më shumë veten. Dhe duke faktorizuar vetveten të jenë garant i zgjidhjeve për një Maqedoni anëtare në BE, NATO e faktor stabiliteti në rajon. Nuk do të jetë një proces i lehtë, por ky proces ka filluar.

Si e shihni përfshirjen e Edi Ramës e Hashim Thaçit në bashkimin e shqiptarëve të Maqedonisë?

Këto janë përpjekje pozitive edhe nga Tirana, edhe nga Prishtina. Por, njëkohësisht, mos të harrojmë, se ishte vetë z. Ali Ahmeti si parti e parë fituese shqiptare e zgjedhjeve që inicioi një platformë bashkimi i forcave tjera shqiptare në Maqedoni. Kjo nevojë bashkëpunimi vjen nga vet faktori shqiptar dhe ne të gjithë do të jemi mbështetës të këtij bashkëpunimi.

Të flasim pak për raportet me Shqipëri-Serbi. Në fakt, si e shihni ju zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet Shqipëria të ndërmjetësojë në këtë drejtim?

Besoj se keni një dialog tashmë prej kohësh midis autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës me mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, dhe, natyrisht, që Kosova ka përfaqësuesit e vetë. Dhe, Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në mbështetje të këtij procesi, duke mos zëvendësuar asnjëherë autoritetet e Kosovës, por, duke dhënë gjithë mbështetjen që do t'i kërkohet në funksion të një ecurie pozitive dhe të suksesshme të këtij dialogu.

Ndryshe nga Kryeministri i Shqipërisë ju po hezitoni të flisni në emër të Kosovës. Edi Rama, në vizitën e fundit në Beograd, foli në emër të Kosovës dhe pati shumë debat nëse bëri mirë apo keq. Ju si e shihni një veprim të tillë të Ramës?

Nuk dua të bëhem pjesë e debateve dhe e kritikave të ndryshme. Unë besoj që Shqipëria dhe institucionet e Shqipërisë kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë në mbështetje të institucioneve të Kosovës. Ashtu sikurse institucionet e Kosovës do të jenë në mbështetje të institucioneve të Shqipërisë për çdo çështje që neve do të na duhet dhënë.

Të flasim pak për Shqipërinë. Do të jeni ju kandidat për pozitën e Presidentit?
E kam dhënë një përgjigje të qartë për këtë çështje. Shqipëria ka më 18 qershor zgjedhje dhe e kam bërë të qartë që edhe më 19 qershor do të jem Kryetar i LSI-së, që do të thotë se rezultati i saj do të jetë mjaftë pozitiv dhe unë do të kem arsye të vazhdoj udhëheqjen e kësaj force politike.

Pas zgjedhjeve të ardhshme do të vazhdoni koalicionin me PS apo do të riktheheni të PD-ja e Bashës?

Lëvizja Socialiste për Integrim pa asnjë diskutim që do të përmbush gjithë detyrimet e saj, sipas marrëveshjes së koalicionit me PS-në, sepse kemi mjaft sfida, të cilat nuk na lejojnë të humbasim asnjë minutë me çështje më pak të rëndësishme, siç është përfundimi i reformës zgjedhore, thellimi i zbatimit të dekriminalizimit dhe zbatimi i plotë i tij, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një sfidë mjaft e rëndësishme. Në këtë drejtim, këto çështja kanë vëmendjen më të madhe tonën.

Cili është pozicioni juaj lidhur me zgjedhjen e Trump për President të SHBA-së?

Jam i bindur që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-së do të vijojnë të forcohen më tej edhe pas këtyre zgjedhjeve. Dhe, besoj se cilado forcë politike firon në Amerikë, raportet me Shqipërinë me SHBA janë strategjike, dhe si një politikan me eksperiencë që jam, besoj se marrëdhëniet tona janë shumë të rëndësishme si me administratën e re, por po kështu edhe me përfaqësuesit e dy palëve në Senat, si ne Kongres dhe në institucionet tjera.
A do të ndikojë kjo në raportet mes shqiptarëve me Amerikën kur dihet se edhe Thaçi edhe Rama kanë mbështetur hapur Hillaryn për Presidente?

Jam i bindur që se z. Trump është një President jo i rastësishëm dhe që shikon përpara. Në këtë drejtim çmoj shumë deklaratat e tij për Kosovën dhe kur nuk ka qenë i angazhuar politikisht me një saktësi dhe elokuencë të mrekullueshme. Aq më tepër kur eksperienca e tij është e jashtëzakonshme pas një fushate të paimagjinuar nga askush.

Pra, deklarata e udhëheqësve shtetërorë të Kosovë dhe të Shqipërisë nuk do të kenë ndikim në raportet me Amerikën?
Natyrisht, sepse fushata ka mbaruar dhe tani marrëdhëniet janë institucionale dhe strategjike.

Kosova po vazhdon të ballafaqohet me problemin e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Pasojë e kësaj s'ka as viza për kosovarët. Si duhet tejkaluar ky problem me të cilin qeveria merret prej fillimit të vitit 2016?

Vlerësoj se shumë përpjekje duhet bërë për të gjetur një mirëkuptim dhe një konsensus për të tejkaluar këtë situatë. Nuk jam ekspert i duhur për të bërë vlerësim konkret. Raportet e Kosovës me Malin e Zi janë shumë të mira. Dhe, Mali i Zi do t'i jemi mirënjohës për njohjen mjaft të shpejt të pavarësisë së Kosovës dhe duket se më shumë se një problem midis Kosovës dhe Malit të Zi është një problem i mirëkuptimit politik këtu dhe më pas edhe i një dakordësimi edhe me Malin  Zi.

Ministria e Jashtme franceze: Ndalimi i Haradinajt nuk ka dimensione politike

Posted: 09 Jan 2017 08:38 AM PST

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se "veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike".

Ai tha se "procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit".

Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast "nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës".

Ai tha se "autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme" dhe se "procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë".

"Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të", tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.

Nadal tha se "Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës".

Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999.

/rel/

Meta kundër Ramës e Bashës: Zgjedhjet me lista të hapura

Posted: 09 Jan 2017 07:09 AM PST

Ndonëse Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore deri më tani ka dështuar, LSI sjell shtatë propozime përpara se të shkohet në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Përmes një letre të dërguar nga Petrit Vasili pranë këtij komisioni, LSI rendit këto propozime.

1-Të forcohet ndëshkimi për shit-blerjen e votës

2-Të forcohet ndëshkimi për fotografimin e votës

3-Partitë të tregojnë burimet e financimit

4- Zgjedhjet e kandidatëve për deputetë të bëhen me lista të hapura

5- Transferimi i votuesve (lista e zgjedhësve)

6-Rezultati i zgjedhjeve të dalë në një kohë më të shpejtë

7- KQZ të mos jetë shkalla e parë që do të shqyrtojë ankesat zgjedhore.

Listat e hapura është një prej pikave ku LSI ka kundër aleatin qeverisës. Edi Rama e ka deklaruar disa herë që është kundër një sistemi me lista të hapura në përcaktimin e kandidatëve për deputetë.

Por edhe Partia Demokratike është kundër kësaj pike.

Në propozimet e LSI-së nuk përmendet fare numërimi elektronik i votave, një prej kërkesave kryesore të opozitës.

Lirohen Çapjat: “Nuk e njohën policinë kur qëlluan”

Posted: 09 Jan 2017 06:57 AM PST

"Tre të dyshuarit e familjes Çapja nuk e njohën policinë. Ata qëlluan kundër saj pasi dyshuan se po organizohej sërish një atentat nga kundërshtarët e tyre".

Me këtë argument Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën dhe ridërgoi për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Elbasanit shtetasit Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça, të arrestuar gjatë verës pasi hapën zjarr kundër oficerëve civilë të policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim për shkak të një ngjarjeje kriminale kundër tyre.

Vepra për të cilën tre të dyshuarit u hetuan tek Krimet e Rënda ishte "vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e ngelur në tentativë", ndërkohë që Prokuroria e Elbasanit do t'i hetojë për "vrasje të ngelur në tentativë" kundër dy apo më shumë personave.

Menjëherë pas shpalljes se moskompetencës nga Krimet e Rënda, Gjykata e Elbasanit i ka lënë të lirë Florenc dhe Ardian Çapjan, të cilët do të hetohen vetëm për veprën e "prodhimit të municioneve".

Ndërkohë që në burg ka ngelur vetëm shtetasi Bledar Muça për dyshimet e vrasjes kundër dy apo më shumë personave të ngelur në tentativë.

Siç thuhet jo zyrtarisht, Krimet e Rënda e shpallën moskompetencën për të zhvilluar hetime të mëtejshme për dosjen e Elbasanit, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të sekuestruara në afërsi të stadiumit të këtij qyteti, raporton TCh.

Nga dinamika që shfaqet në kamera, mjeti i policisë me ngjyrë të bardhë, i vendosur për të këqyrur fisin Çapja pas një seri ngjarjesh kriminale në këtë qytet, nuk ka shenja dalluese.

Duke qarkulluar përreth hotelit "Univers", në afërsi të mjetit civil të policisë është afruar mjeti i zi ku ndodheshin Florenc dhe Ardian Çapja, si dhe Bledar Muça. Ky i fundit pretendon se menjëherë pasi kishte parë në sediljen e dytë të mjetit tjetër një person të armatosur kishte qëlluar me armë zjarri kundër tyre.

Momenti kur Bledar Muça qëllon me armë zjarri, nënvizon prokuroria, shfaqet edhe në kamerën e sigurisë, ndërsa më pas ai zbret dhe largohet në këmbë.

Brenda pak momentesh, pasi mjetet janë përballë, nga makina e Çapjave pretendohet se ka qëlluar me armë edhe Florenc Çapja, ndërkohë që edhe policia u përgjigj me zjarr, Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se edhe agjentët e vëzhgimit nuk kishin shenja dalluese të policisë, duke iu referuar edhe dëshmisë së të dyshuarve që pretendojnë se mjeti ku ishin agjentët civilë iu është dukur i dyshimtë pasi kishte disa dite që qarkullonte përreth biznesit të tyre.

Por agjentët civilë të policisë ishin vendosur në qytetin e Elbasanit në kuadër të një plani masash të Policisë së Shtetit, tre ditë pasi kundër fisit Çapja ishte organizuar një atentat për motive hakmarrjeje nga kundërshtaret e tyre.

Jezusi rreh babanë, shkak motra që doli të blinte akullore

Posted: 09 Jan 2017 06:56 AM PST

"Im bir, Jezusi, ushtron dhunë ndaj vajzës dhe ndaj meje". I tillë ka qenë denoncimi i babait për të birin në Komisariatin Nr. 4 të policisë së kryeqytetit.

Kërcënimet ndaj të bijës dhe dhuna fizike e ushtruar kanë detyruar babain të denoncojë të birin, Jezus Pane. Nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje rezultoi se, 20-vjeçari kishte mosmarrëveshje me të atin, pasi ky i fundit lejonte të motrën të dilte jashtë.

E ngjashme ka qenë edhe situata që e detyroi të atin ta denonconte. Sipas dëshmisë së babit, ai i kishte dhënë leje vajzës që të dilte të blinte një akullore, kur në këto momente, në banesën që ndodhet në periferi të Tiranës ka mbërritur Jezusi, i cili i ka kërkuar llogari të atit se përse e kishte lënë të dilte të motrën.

"Jezusi doli nga banesa për ta kërkuar motrën, unë e ndoqa dhe e gjeta duke e kërcënuar. Në shtëpi ka tentuar ta godasë, por kam ndërhyrë unë dhe përleshja ka vijuar me mua, duke më çarë në vetull", ka qenë dëshmia e babait të Jezusit përpara gjykatës.

Ndërsa vet i pandehuri ka deklaruar se, frika se mos ia ngacmonin të motrën jashtë banesës ishte arsyeja e mosmarrëveshjeve. Por, nga ana tjetër, kjo "frikë" dhe aktet e dhunës që pasonin, i kanë kushtuar atij në një moshë të re plot një vit burgim, të cilin është duke e vuajtur që nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar./TCH

Foto-lajm/ Çfarë ka ndodhur? Era Istrefi thyen këmbën

Posted: 09 Jan 2017 06:44 AM PST

era1Këto ditë këngëtarja ishte duke shijuar pushimet dimërore në pikën turistike të Brezovicës. Mirëpo jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç duhet dhe Era ka përfunduar në spital pas një aksidenti nga i cili mendohet se ka thyer këmbën e majtë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Nga incidenti i saj duket se Era ka marr edhe një mësim të mirë, pasi i sugjeron ndjekësve të kenë kujdes këto ditë me borën dhe ngricat.

https://www.instagram.com/strefie/

10 gabimet që bëjnë përdoruesit e iPhone me telefonat e tyre

Posted: 09 Jan 2017 06:41 AM PST

Në përdorimin e telefonave ndodh që mund të bëjmë edhe gabime. Më poshtë do të lexoni disa këshilla mbi gabimet që nuk duhet t'i bëni me iPhone-nin tuaj.

Nuk e fikni asnjëherë – Ju duhet ta fikni i-Phone-n tuaj të paktën një herë në javë. Lëreni atë të shkarkohet plotësisht dhe më pas karikojeni në maksimum.

Lini ndezur gjatë gjithë kohës WiFi dhe Bluetooth – Kur iPhone juaj ka WiFi dhe Bluetooth ndezur dhe ju nuk jeni duke përdorur asnjërin prej tyre, kjo është vetëm një humbje e energjisë. Lërini të fikur, dhe ndizini vetëm kur ju nevojiten.

E përdorni në temperatura ekstreme atmosferike – iPhone juaj nuk është bërë për të përballuar temperatura shumë të nxehta ose shumë të ftohtë, 0 ° C ose 35 ° C. Këto kushte mund të konsumojnë baterinë apo ta fikin pajisjen tuaj.

Aktivizoni njoftime për çdo aplikim – Studiuesit zbuluan se edhe njoftimet mund të shkatërrojë përqendrimin tuaj si dhe baterinë e telefonit.

Karikim ose shkarkim i plotë i baterisë – Bateria me litium-jon, e cila përdoret në iPhone, punon më mirë është ngarkuar në mes të 50 dhe 80%.

Përdorni një karikues joorigjinal – Karkuesi "Apple" mund të jetë i shtrenjtë, por me vlerë. Duke përdorur ngarkues të tjerë mund të dëmtoni telefonin tuaj dhe ju e dini që ngarkues të rremë kanë shkaktuar zjarre dhe shpërthime.

Nuk e pastroni – "Apple" rekomandon të përdorni një leckë të butë për të pastruar pajisjen tuaj, veçanërisht pranë vendit ku vendoset ngarkuesi.

Nuk i vendosni një fjalëkalim mbrojtës – Nëse ju nuk keni një fjalëkalim në iPhone-n tuaj që mund të vidhet, atëherë identiteti tuaj dhe të dhënat tuaja personale vihen në dispozicion të vjedhësve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur privatësinë tuaj.

Mos e aktivizoni shërbimin e vendndodhjes për të gjitha pajisjet.

Flini me të gjatë natës kur është në karikim – Karikimi i iPhone-t tuaj, ndërsa flini mund të jetë i përshtatshëm, por kjo nuk është një ide e mirë.

Foto/ E habitshme ngjashmëria e këtyre njerëzve të thjeshtë me personazhet e famshme

Posted: 09 Jan 2017 06:14 AM PST

eb78fc6a160e9d837dcb1a913fd12de2_lNdodh shpesh herë që shikojmë në internet, një sozi të personazheve të njohur dhe shtangemi. I keni parë të gjithë sozitë e celebriteteve? Hidhini një sy këtyre fotove të cilat do t'ju bëjnë të mendoheni dy herë.

1- Leonardo DiCaprio në të majtë dhe Annrud në të djathtë1-2-768x384

2- Angelina Jolie dhe modelja Mara2-7

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3- Taylor Swift dhe Kietra3-7

 

 

 

 

 

 

 

4- Kamilla dhe Kim Kardashian4-3-300x450

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5- Adele dhe një 20 vjeçare suedeze5-3

 

 

 

 

 

 

 

6- Claudia Alende dhe Megan Fox6-1-768x380

7- Ryan Gosling dhe ky djalë që ka sytë, mjekrën dhe shikimin7-3

8- Katy Perry dhe kjo vajzë

 

 

 

 

 

 

 

 

9- Ed Sheeran dhe ky djalë, që edhe mimikën e ka si këngëtari i njohur9-3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10- Justin Bieber+ Zayn Malik = David Carrera (model)10-4

 

 

Marotta: Nuk na tremb Reali dhe Barça për Dybala

Posted: 09 Jan 2017 06:08 AM PST

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Paulo Dybala nga klubi, edhe pse e ka të qartë se insistimi i Real Madridit dhe Barcelonës mbetet ende i lartë.

Dybala shënoi nga pika e bardhë në fitoren e Juves, 3-0 ndaj Bolonjës, të dielën, duke llogaritur se llogaria e argjentinasit është katër gola në Seria A, në 11 ndeshje të këtij sezoni.

"Nuk kemi asnjë thirrje nga dy gjigandët e La Liga,- tha ai për "Mediaset Premium". – Dua të theksoj se kemi një kontratë shumëvjeçare me Dybala. Menazherit të tij, disa muaj më parë, i kemi afruar përmirësimin e pagës së futbollistit, e cila është diçka e drejtë. Raportet tona janë shumë të mirë. Nuk kemi frikë se ai mund të largohet. Juve është një nga ekipet më të mira në botë dhe ky është një vend ku, pasi të mbërrini, nuk doni të largoheni më."

Dybala është i kontraktuar deri në mes të vitit 2020 me Juventusin, teksa bardhezinjtë janë katër pikë të qarta avancë nga të tjerët, në krye të Seria A. Fitorja ndaj Bolonjës ka vendosur një rekord, sepse Juventusi bëhet ekipi i parë në historinë e Italisë, që fiton 26 ndeshje radhazi në shtëpi, në Seria A.

Related Posts :