Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Maria De Filippi do të jetë prezantuesja e Sanremo 2017” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Maria De Filippi do të jetë prezantuesja e Sanremo 2017” plus 9 more


Maria De Filippi do të jetë prezantuesja e Sanremo 2017

Posted: 11 Jan 2017 10:19 AM PST

Ylli i ekraneve italiane Maria De Filippi  do të jetë bashkë prezantuese me Carlo Contit  në edicionin e këtij viti të Sanremo 2017.maria-de-filippi-striscia-2015-550x357

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Maria De Filippi ka falënderuar drejtuesit e Rai-t për ftesën pa harruar edhe ata të Mediaset, që sipas saj i dhanë mundësinë të jetë në eventin më të rëndësishëm të muzikës italiane.

Gjithashtu janë prezantuar disa nga të ftuarit special si Tiziano Ferro, Giorgia, Mika, Ricky Martin e Rag'n'Bone Man. Në këtë prag festival, diçka është pothuajse e sigurtë, audienca rekord, falë dy personazheve tejet të dashur e të suksesshëm të medias italiane.

Kush ka ftohtë, duhet të shikojë këto foto

Posted: 11 Jan 2017 10:04 AM PST

bianca-gascoigne-mykonos001-768x1139Ajo ka humbur shumë peshë për gjashtë javë, për t'u dukur sa më mirë në "Celebrity Big Brother". Dhe, Bianca Gascoigne i ka treguar rezultatet e regjimit të saj të ushtrimeve, teksa ka pozuar me veshje të brendshme seksi.

Bukuroshja 30-vjeçare angeleze ka realizuar një set të ri fotografik, duke zbuluar trupin e saj të mrekullueshëm. E teksa moti është i keq, e koha tepër e ftohtë me temperatura ekstreme ne minus,  po ju sjellim fotot e kësaj bukuroshe për të "ngritur" pak temperaturat.bigfff_1484139880-6761579-300x450
binca f_1484139874-814778 ff_1484139877-8028942
 

Një mënyrë efektive për të hequr pa dhimbje dhe natyrshëm gurët në veshka

Posted: 11 Jan 2017 09:47 AM PST

Gurët në veshka janë me të vërtetë të padurueshëm dhe shkaktojnë dhimbje, e çdokush që vuan prej tyre e di shumë mirë se janë me të vërtetë të bezdisshëm dhe që problemi më i madh është kur njerëzit duhet të urinojnë.  Ato shkaktojnë dhimbje në veshka si dhe në kanalet e urinës. Simptomat janë aromë e keqe në urinë, apo edhe shenja gjaku disa herë.

Lajmi i mirë është se ka një përbërje natyrale kuruese, e cila mund të zgjidhë në mënyrë të suksesshme problemin e gurëve në veshka dhe njëkohësisht t'ju shpëtojë prej tyre në një mënyrë jo të dhimbshme.

Përbërësit

1 filxhan me shurup të pastër maple (e gjeni në farmaci, male është një lloj bime kurative)

250 gr vaj ulliri ekstra i virgjër

205 gr limon

250 rrënjë majdanozi

250 gr majtë organik i papërpunuar

Përgatitja

Pastroni limonin dhe prijeni atë në copa të holla. Më pas shtrydheni mirë dhe prisni rrënjët e majdanozit në copa të vogla duke i përzier mirë me limonin. Më pas shtoni mjaltin, vajin e ullirit dhe shurupin e maple. Përziejini mirë deri sa të bëhet një masë e trashë kremoze dhe homogjene. Hidheni përzierjen në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Konsumi:

Hani një lugë gjelle nga kjo përzierje çdo mëngjes esëll. Konsumoni shumë lëngje frutash dhe ujë gjatë ditës. Përveç se ka një shije shumë të mirë, kjo përbërje ju ndihmon të mbani larg infeksionet urinare dhe bakteriale.

Policia gjobit “hajvanin” tek TVSH

Posted: 11 Jan 2017 09:19 AM PST

Policia ka vendosur që të gjobisë një person i cili kishte parkuar pranë televizionit publik.

Edhe pse me një automjet tepër luksoz, drejtuesi i automjetit nuk ka tentuar që të shikojë tabelën e ndalim-qëndrimit, por ka zgjedhur të parkojë në vendin e parë që sheh.

Por habia më e madhe ka qenë targa që ky drejtues i ka vendosur makinës së tij, "hajvan".

Me sa duket ka qenë nxitje dhe për policinë për t'i prerë gjobën.

Presidenti i Filipineve paralajmëron kryebashkiakët: Dorëhiquni ose do t’ju vras!

Posted: 11 Jan 2017 08:30 AM PST

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka paralajmëruar kryetarët e bashkive në vendin e tij që mund të fshihen pas tregtisë së drogës që të heqin dorë nga posti i tyre ose do të vriten.

Lideri 71-vjeçar, gjatë një ceremonie me 200 të ftuar të zhvilluar të hënën, tha se kryebashkiakët e korruptuar duhet të heqin dorë nga tregtia e drogës ose fati i tyre do të jetë i njëjtë me atë të përdoruesve të drogës.

"U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkisë, do t'ju mbyll të gjithëve në një dhomë. Dhe do ju tregoj një listë. Do ju kërkoj të gjeni nëse emri juaj ndodhet në atë listë. Nëse emri jot ndodhet aty do të t'ju vras," tha në fjalimin e tij Duterte.

Duterte tha se kryebashkiakët që kanë lidhje me industrinë e tregtisë së drogës duhet të përgatiten që t'u hiqet pushteti dhe siguria e tij.

"Ndoshta hyj në histori si kasap, por nuk ka problem," shtoi ai. Edhe më parë Duterte ka shprehur dyshimin se kryetarët e bashkisë po përdorin pushtetin e tyre për t'u përfshirë në tregtinë e drogës.

Duterte u zgjodh President vitin që kaloi për shkak të premtimeve të tij për luftën e fortë kundër krimit në Filipine. Deri më tani, Policia Kombëtare ka raportuar se janë ekzekutuar mbi 5927 përdorues droge që nga 1 korriku i vitit 2016.

Ekuilibrat racionalë të Kryepeshkopit Anastas!

Posted: 11 Jan 2017 07:50 AM PST

Nga Dr. Isidor Koti

Intervista e ditëve të fundit e Kryepeshkopit të Kishës sonë Orthodhokse, Imzot Anastasit, dhënë për televizionin kombëtar grek (ERT) kaloi ftohtë dhe pa analizë racionale. E vetmja frazë për memorien mbi krizën ekonomike greke, që u lançua kalimthi në portale dhe rrjetet sociale ishte kërkesa për një autokritikë që duhet të bëjnë vet qytetarët grekë dhe jo të luajnë rolin e viktimës.

"Ata pinin kafe në kohën kur shqiptarët u mblidhnin ullinj", – theksoi ndër të tjera Kryepeshkopi ynë, duke e cilësuar këtë si një gabim që duhet korrigjuar. Këtë frazë, imzot Anastasi nuk e pohoi as në Kishën e Shqipërisë që e drejton prej 25 vjetësh, e as në median shqiptare, por drejtpërdrejt në televizionin publik të grekëve. Rrjedhimisht interpretimet e kritikëve të përhershëm, sado katapultuese të jenë, përsëri do e nxirrnin kokën "në moçal".

E megjithatë, kritikët e ngeshëm mediatikë shqiptarë, këtë herë nuk u ndien, nuk u shprehën publikisht, siç ndodh gjithmonë kur Janullatosi (përdorim gjuhësor i gabuar për një primat) del e "mbron grekët" dhe "Kishën e tyre" në Shqipëri. Për të vijuar më tej me epitetet e rënda e sulmet politike, që kthehen shpesh në disk të prishur gramafoni, duke dalë jo vetëm jashtë mode, por edhe jashtë të vërtetës.

Kjo intervistë duhet parë me kujdes, me racionalitet, jo si një rast për t'ju kthyer shqiptarëve, se shikoni ç'qëndrim mban Kryepeshkopit ndaj Greqisë së tij, apo ç'qëndrim mban ndaj shqiptarëve të Kishës së tij, që mbledhin ullinj kur grekët pinë kafe. Perifrazimi vlen të shikohet jo në kontekst, as literalisht, por në thelbin e përmbajtjes. Që do të thotë se me punë të ndershme e jetë të rregullt duhet të veprojë çdo njeri, pavarësisht kombësisë.

Kryepeshkopi Anastas iu është drejtuar me racionalitet bashkëkombasve të tij, duke kërkuar të kthehen në vete, të ecin në rrugën e drejt të së vërtetës, e më gjerë akoma, duke rekomanduar ta shikojnë krizën në planin shpirtëror, si një rregullim i marrëdhënies me Perëndinë. Ky është misioni i një primati kishtar, të përcjellë frymën e krishtërimit kudo, për çdo popull, pa mbajtur anësi. Në çdo deklaratë të tij publike, sikurse edhe në këtë rast, Anastasi është treguar i kujdesshëm dhe racional, si në Shqipëri, si në Greqi, e në çdo vend të botës ku ka qenë me punë kishtare e mision shpirtëror.

Ky është këndvështrimi i munguar sidomos për publikun shqiptar, i cili edhe në këtë intervistë domethënëse, nuk mësoi asgjë për vlerat e primatit të Kishës shqiptare, i cili duket se është përpjekur të luajë rolin e "akrobatit", duke ecur në dy tela me gjëmba. Sigurisht, jo vetëm tek shqiptarët, për të cilët ka shërbyer me dashurinë e Krishtit për çerek shekulli, por edhe për grekët (të cilët, mbase kanë pritur më shumë prej qëndrimeve të tij).

Kryepeshkopi Anastas është kujdesur vazhdimisht për të lartësuar grigjën e Kishës Orthodhokse te Krishti, e jo te frymë te tjera, shpesh me tendenca diabolike. Kur them grigja orthodhokse, e kam fjalën për popullin besimtar të Kishës (shqiptar, grek, etj.), të cilët kur kungohen bëhen njësh në mister, duke marrë Trupin dhe Gjakun e Krishtit, e jo targa nacionalitetesh. Këto janë lartësi të pakuptueshme për mendjen, sikurse ndodh me misteret e Kishës. E këtu qëndron gjithë esenca e botëkuptimit orthodhoks, si të bashkohen besimtarët me Krishtin, e jo me interesa të përkohëshme njerëzish, partish, politikash, etj, etj.

Prej vitesh është ngulitur thellë në mendje se Kishën tonë e udhëheq një grek, i cili përfaqëson një komb tjetër e interesa meskine, pavarësisht se në shumë drejtime, imzot Anastasi është treguar edhe më shqiptar se ne shqiptarët. Midis fjalëve e veprave, gjykimi bëhet mbi vepra.

Shijoni e shihni përparimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë! Faktet janë të pakundërshtueshme. Për fatin e keq të historisë midis dy kombeve tona, opinioni ynë është përpunuar sistematikisht me skema e skenarë që shpesh e kanë kaluar edhe fantazinë. E megjithatë, kjo nuk e ka penguar Kryepeshkopin Anastas të ruajë ekulibrat, e të tregojë racionalitet e dimension të gjerë spiritual, edhe pse duke ecur mbi dy tela me gjemba…

Shkullaku largohet nga drejtimi i AbcNews: Ja arsyet

Posted: 11 Jan 2017 07:29 AM PST

Armand Shkullaku nuk do të jetë më në drejtimin e AbcNews. Arsyet e largimit, gazetari i ka shpjeguar në një intervistë për Mapon.

Mapo: A është e vërtetë se nuk do të jeni më në drejtimin e AbcNews?

Po, është e vërtetë. Pas katër viteve të vështira por edhe të bukura në rindërtimin dhe konsolidimin e këtij televizioni informativ, erdhi dhe momenti që në fakt, ne gazetarët, e kemi gjithnjë të pritshëm, ai kur një projekt ndërpritet apo përfundon.

Mapo: Ishte zgjedhja juaj?

Jo, vendimi për të lënë AbcNews nuk ishte një zgjedhje e imja. Pronari i grupit mediatik për të cilin unë punoj, gjykoi se në këtë periudhë televizionit i duhet një qasje e re, menaxhariale dhe editoriale, dhe kështu kontrata ime 4 vjeçare me AbcNews quhet e përfunduar këtu. Nuk do të kem një kontratë të re me këtë televizion.

Mapo: Dhe pas kësaj, a keni menduar se ku do të angazhoheni?

Frangaj më ka bërë disa propozime brenda grupit mediatik Klan. Drejtues i programacionit në Tv Klan, drejtues i një emisioni politik në AbcNews apo dhe propozime të tjera, të cilat jam duke i konsideruar përpara nënshkrimit të një kontrate të re.

Për momentin do të pushoj për pak kohë dhe më pas do të shikoj vijimësinë.

Mapo: Ju vjen keq që po ndaheni me AbcNews?

Padyshim, pasi besoj se bashkë me ekipin e gazetarëve dhe redaktorëve aty, mundëm të krijojmë dhe të zhvillojmë një hapësirë mediatike profesionale dhe të lirë. Kam vlerësimin më të lartë për secilin prej punonjësve të AbcNews, me të cilët pata kënaqësinë të punoj këto katër vite.

Besoj se AbcNews është një vlerë për publikun dhe e ka merituar vlerësimin e tij. Nuk është e lehtë të shkëputesh nga një projekt, ku përpjekjet për profesionalizëm janë pjesë e pasionit personal dhe atij të një ekipi të tërë.

Por si çdo ndodh rëndom në zanatin tonë, gjërat nuk mund të zgjasin përjetësisht.

Mapo: Pra mesa duket po shkëputeni nga puna e përditshme e politikave edituese…

Nga përditshmëria dhe përgjegjësia institucionale po. Por personalisht do të mbetem i angazhuar, me shkrime dhe opinione, për të thënë gjithnjë atë që mendoj dhe duke u përpjekur të mbetem i paluhatur në bindjet e mija profesionale.

E dhimbshme/ 15-vjeçarja që tentoi të shpëtojë vëllain në Liqenin e Kasharit u përdhunua nga i ati në 2015

Posted: 11 Jan 2017 07:21 AM PST

Mbytja e 12-vjeçarit në liqenin e Kasharit teksa luante me akullin mbi sipërfaqe, i cili e tradhtoi duke e futur brenda, nxjerr në pah një tjetër histori të dhimbshme.

Motra e tij, 15-vjeçarja që tentoi ta shpëtojë, është përdhunuar nga i ati dy vjet më parë, fakt të cilin e ka dëshmuar edhe gjykata pas analizës së ADN-së, raporton BalkanWeb.

Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15-vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38-vjeçari u vu në pranga nga policia.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 15-vjeçaren ta mohojë më vonë akuzën që ngriti ndaj të atit, pasi ajo pas kallëzimit ka deklaruar se akuza që kishte ngritur ndaj babait ishte për shkak se ai e rrihte, dhe se e kishte bërë për të shfryrë inatin.

Në përgjigjen e tyre ekspertët e policisë shkencore dolën në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit, i cili vijon të jetë në burg.

Grabiti farmacinë me një pistoletë lodër, policia në kërkim të adoleshentit (VIDEO)

Posted: 11 Jan 2017 07:00 AM PST

Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të një adoleshenti, i cili ia doli të grabisë një farmaci vetëm me një pistoletë lodër, mbrëmjen e së martës.

Kamerat e sigurisë së një biznesi kanë fiksuar momentin kur i riu i maskuar me shall dhe kapuç, largohet me biçikletë pasi rrëmbeu 8 mijë lekë.

Sipas policisë grabitja në rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet u krye brenda pak sekondash, por kamerat e sigurisë tregojnë se agresori kishte studiuar për rreth 30 minuta vendin dhe më pas është futur në biznes.

Uniformat blu dyshojnë se ai ka përdorur një pistoletë çakmak, por që i shërbeu aq sa për të trembur farmacisten dhe për të marrë paratë.

Kohët e fundit në Tiranë është shtuar numri i krimit të rrugës. Në harkun kohor të një muaji në Tiranë kanë ndodhur tre grabitje me maska ndërsa vetëm në një rast është arrestuar autori.

Një bankë ra pre e dy grabitësve të maskuar në zonën e njohur si "21 Dhjetori", ndërsa më 30 dhjetor, Ilir Lelo grabiti një kazino në afërsi të "Don Boskos", por u arrestua në tentativën e dytë pranë Prokurorisë së Tiranës.

Në kërkim mbetet adoleshenti i farmacisë, i cili dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje të ngjashme të grabitjes së sasive të vogla të parave në dyqane të ndryshme.

Interi nuk e ka në plan, Rei Manaj drejt Serisë B

Posted: 11 Jan 2017 06:42 AM PST

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Interit, Rei Manaj, gjatë merkatos së këtij muaji do të transferohet në një ekip të ri.

Pasi përfundoi para planifikimit huazimi që bëri në verë te Peskara, ai tashmë do të rikthehet te zikaltërit në pritje të ekipit të ri ku klubi i Milanos do ta huazojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas raportimit të mediave italiane pranë Interit, janë tre skuadra të Serisë B që kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar kuqezi.

Peruxhia, Bari dhe Benevento duan ta kenë pjesë të tyre futbollistin shqiptar dhe mbetet për t'u parë nëse deri në fund të janarit do arrijnë të gjejnë marrëveshjen me vetë Manajn dhe klubin zikaltër.

Ndërkohë nga jashtë Italisë vazhdon të jetë i vlefshëm interesimi i spanjollëve të Las Palmasit.

Related Posts :