Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Tirana Observer: “Nga Lutfi Dervishi /Arrestohem pas disa vitesh në arrati…!” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Nga Lutfi Dervishi /Arrestohem pas disa vitesh në arrati…!” plus 9 more


Nga Lutfi Dervishi /Arrestohem pas disa vitesh në arrati…!

Posted: 10 Jan 2017 09:30 AM PST

Arrestohem pas disa vitesh në arrati…!

Nga Lutfi Dervishi 

Ky ishte lajmi që qarkulloi sot në disa portale. Lajm i vërtetë, por me fotografi të gabuar. Lajmi është për arrestimin e Lutfi Dervishit, mjek urolog në Kosovë.
Nuk është hera e parë që foto ime shoqëron personin e gabuar.

Kjo histori ka nisur 6 vjet më parë. Në nëntor të vitit 2010, një student shqiptar në Bjellorusi më shkruan në email se kishte parë portretin tim në një emision investigativ rus që transmetohej në 11 republika të ish Bashkimit Sovjetik.

Duke parë linkun, fjalët e rrëfimtarit…"personi që do të shihni është Lutfi Dervishi kreu i kartelit krimianl më të rrezikshëm në Ballkan", pasoheshin nga një foto e imja, e vetmja foto që kam me dhëmbë "jashtë".

I shqetësuar i shkruaj redaktorit të emisionit për ngatërresën. Nuk mora përgjigje, Me ndërmjetësinë e një drejtueseje të një organizate jo qeveritare në Moskë, redaktori kërkoi ndjesë, por që të bënte korrigjimin kërkoi foton e "lutfi dervishit" të vërtetë.
Guglloj dhe në imazh në atë kohë shfaqej vetëm fotoja ime. Në atë kohë nuk kishte në rrjet foto të adashit tim.

Në një blog të Kosovës, dikush kishte postuar foton time me shënimin: 'Kqyre, kqyre, ky kasapi jonë ka bërë transpalant flokët dhe i ka bërë të bardha, për të mos u dalluar…"

Pas 6 vitesh, ekzistojnë foto të Lutfi Dervishit urolog, por portalet në këto raste për të testuar klikimet nuk e shohin të udhës të vendosin foton e urolugut, por foton time.

Kjo situatë më shumë për të nënqeshur dhe më pak për të buzëqeshur, — kthehet edhe në objekt sarkazme në rrjet.

Një komentues shkruante: efektet e para të reformës në drejtësi, në tjetër i mbante ison me parrullën rroftë vettingu dhe një tjetër më i kujdesshëm shtonte: "lajmi duket pak i parakohshëm".

Ngatërresat me mjekun urolog kanë ndodhur shpesh edhe në rrjetin social facebook. Kryesisht nga Kosova në inbox vijnë kërkesa për t'u vizituar tek doktori. Studimet e larta i kam mbaruar në fakultetin Gjeologji Miniera, dega shpim. Jam diplomuar, por nuk kam punuar si inxhiner shpimi. Por janë më të shumtë ata që më drejtohen si "doktor…" në facebook. Do të më pëlqente të isha mjek, por…kaq!

Foto e përzgjedhur nga redaktorët, i shkonte shumë titullit dhe e sigurtë — një grep i mirë për klikime.

Sot nuk quhesh njeri i përfolur. Sot thonë: ke qenë i klikuar.

Ngatërresat në jetën virtuale me portalet në Shqipëri janë bërë të pashmangshme dhe të mendosh që….nuk kam ndërruar emrin dhe as mbiemrin.

Pyetja 1 milionë hallëshe: si i bëhet për një vetting për lajmet?!

Përgjuan Renzin dhe Montin, vëlla e motër ishin pjesë e masonerisë

Posted: 10 Jan 2017 09:10 AM PST

Francesca Maria Occhionero, 49 vjeçe, dhe vëllai i saj Giulio Occhionero, janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për spiunazh kibernetik.

Ata u arrestuan gjatë operacionit "Syri i Piramidës", dhe akuzohen se kanë thyer sistemin e informacionit duke pasur akses në dokumente të sigurisë kombëtare të Italisë.

45-vjeçari që punonte si inxhinier nuklear, kishte pasion maratonat, por përveç kësaj duhet se kishte dhe një tjetër pasion të fshehtë.

Ai akuzohet ndër të tjera se ka spiunuar ish-Kryeministrin Matteo Renzi.

Por, nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se vëlla e motër janë të lidhur me masonerinë në Itali.

Të dy këta persona rezultojnë se janë emra shumë të njohur në botën e financave në Romë.

10 gjërat që shkurtojnë jetën e grave

Posted: 10 Jan 2017 08:28 AM PST

Sa herë e kemi pyetur veten se ajo që po bëjmë është e rrezikshme për shëndetin dhe jetën tonë? Shumë pak herë, ashtu siç është e vërtetë që, pavarësisht të gjithave, vazhdojmë të pimë duhan, e ekzagjerojmë me alkoolin dhe kryejmë në përgjithësi sjellje të dëmshme.

Sipas shumë studiuesve, përsëritja e veprimeve të përditshme, sidomos për femrat, mund të ketë efektin e shkurtimit të jetës së tyre.

Por cilat janë këto veprime? Të shohim dhjetë prej tyre:

Të qëndruarit ulur për më shumë se dy orë në ditë

Sidomos për ato që punojnë në zyrë është e pashmangshme që mos të ndodhë. Sipas disa hulumtuesve australianë, kohëzgjatja e jetës do të reduktohej për disa vjet, duke qëndruar ulur për më shumë se dy-tri orë. Një efekt që nuk mund të zhduket edhe me një aktivitet të mirë fizik.

Mungesa e miqësisë

Miqësia i bën mirë zemrës dhe shpirtit, kështu që kush ka pak miq, ka mundësi të vdesë më parë. Këtë gjë e thotë një kërkim i zhvilluar nga "Brigham Young University" dhe Universiteti i Karolinës së Veriut, sipas të cilit qëndrimi vetëm për një kohë të gjatë do të ishte i dëmshëm sa pirja e 15 cigareve në ditë.

Qëndrimi i shumtë përpara televizorit

Të qëndrosh përballë televizorit edhe vetëm dy orë në ditë do të rriste rrezikun e vdekjes së parakohshme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit të tipit 2. Këtë gjë e pohojnë studiuesit e Universitetit të Harvardit, sipas të cilëve një orë e kaluar përpara ekranit të vogël shkurton deri në 21.8 minuta jetë.

Kequshqyerja

Të gjitha ushqimet që ekspertët i quajnë "mbeturina" zvogëlojnë jetëgjatësinë. Duket se edhe mishi i kuq kontribuon në reduktimin e 20% të jetës, nëse konsumohet vazhdimisht.

Papunësia

Papunësia nuk është një gjendje që ka një efekt pozitiv në organizëm. Nga shkencëtarët kanadezë është llogaritur që mospasja e një pune rrit me 63% rrezikun e vdekjes së hershme, pak a shumë sa pirja e duhanit.

Lëvizja e shumtë me makinë

Lëvizjet që përfshijnë më shumë se një orë me makinë rrisin stresin, trashjen, pagjumësinë, nervozizmin dhe pasivitetin fizik. Të gjithë këta faktorë, sipas universitetit suedez "Umea", do të shkurtonin jetëgjatësinë.

Moskryerja e marrëdhënieve seksuale

Një studim në Uells tregoi se mospërjetimi i një orgazme për periudha të gjata kohore mund të ulë jetëgjatësinë me 50% në krahasim me ato që kanë marrëdhënie seksuale të rregullt. Pra, atëherë rroftë seksi…!

Kolegët apatikë apo të padurueshëm

Jeta në zyrë nuk është aspak e lehtë, akoma më keq nëse kolegët që të qëndrojnë pranë janë shumë të padurueshëm. Një studim nga Universiteti i Tel Avivit tregoi se një subjekt i integruar në mjedisin e saj të punës ka gjasa të sjellë vdekjen e hershme. Ndërkohë, njerëzit e paintegruar, megjithatë, janë të rrezikuar deri në 2.4 herë më shumë se kolegët e lumtur.

Fjetja e shumtë ose e paktë

Fjetja e paktë i bën keq zemrës, favorizon diabetin, disa lloje kanceri, çmendurinë, shqetësimet konjitive dhe veçanërisht një vdekje të parakohshme. Por, në të njëjtën mënyrë, edhe të qenët gjumash nuk bën mirë. Por cila është masa e duhur e kohës së gjumit? 6 deri në 7 orë çdo natë.

Frika nga vdekja

Tanatofobia ose frika nga vdekja mund të shkurtojë jetën. Një studim i kryer nga Biblioteka Kombëtare Amerikane e Mjekësisë ka gjetur se ankthi për vdekjen zvogëlon jetëgjatësinë, duke shkaktuar paranojë dhe duke krijuar terror dhe tjetërsim.

Floriana Garo, kandidate për deputete e PD-së?

Posted: 10 Jan 2017 07:21 AM PST

Ajo njihet si vajza e motit dhe si një nga figurat më të bukura të ekranit shqiptar por mesa duket karrierën e saj do e çojë në një tjetër stad, në atë të politikës.

Është fjala për Floriana Garon, moderatoren e "Jo vetëm modë" e përfolur gjithashtu për ndarjen nga biznesmeni Tedi Ngjela.

Sipas burimeve të newsbomb.al, Garo është thirrur nga kreu i PD-së Lulzim Basha, me aprovimin edhe të ish-liderit Sali Berisha për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e përgjithshme.

Mësohet se moderatores i është propozuar të jetë në listën e Tiranës dhe nëse Garo pranon me gjasë, do të jetë deputetja e re e Qarkut të Tiranës pasi do jetë e treta në listën e kandidatëve.

DETAJET/ Tronditet Italia, spiunohen politikanët. Arrestohet inxhinieri bërthamor dhe motra e tij

Posted: 10 Jan 2017 06:50 AM PST

Policia italiane ka zbuluar një grup që spiunonte policinë, institucione të ndryshme, administratën publike, sipërmarrës si dhe personalitete politike, mes të cilëve edhe ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

Hetimi i kryer nga Policia postare dhe prokuroria e Romës solli arrestimin e dy personave, inxhinierin bërthamor Giulio Occhionero, 45 vjeç dhe motrën e tij, Francesca Maria, të dy rezidentë në Londër, por me banim në Romë dhe të njohur në botën e financës.

Ky grup menaxhonte një rrjet kompiuterash të infektuar nga një virus që quhej "Eyepyramid" që u kishte mundësuar të grumbullonin, prej vitesh, njoftime të rezervuara dhe të dhëna delikate të dhjetëra personaliteteve, kryesisht në botën e financës.

Mes këtyre personaliteteve gjendet ish-kryeministri Matteo Renzi, kreu i BQE-së Mario Draghi, ish-kryeministri Mario Monti, ish-guvernatori i "Banca d'Italia" Fabrizio Saccomanni, ish-komandanti i përgjithshëm i "Guardia di Finanza", Saverio Capolupo.

Foto/ Bora izolon fshatrat e Pukës, i sëmuri transportohet në krahë drejt spitalit

Posted: 10 Jan 2017 06:47 AM PST

15936439_387064224962870_4724162343794340884_o 15844831_387064331629526_3804429042224830985_o-768x432Shumë zona malore janë krejtësisht të izoluara nga bora dhe banorët ndodhen në vështirësi jetike. E tillë është dhe njësia administrative Rrape në Pukë. Siç shihet nga këto foto, një burrë i cili sëmur rëndë në këto ditë të acarta është transportuar me krahë nga fshati Buhot i Rrapes drejt spitalit të Pukës. Kanë qenë banorët e fshatit dhe punonjësit e zjarrfikëses në Pukë që e kanë mbajtur në krahë për disa orë, të terren shumë të vështirë, për ti shpëtuar jetën 60 vjeçarit.

“Lojtari i Vitit”, De Biasi zgjodhi Buffon, Agolli, Ronaldon

Posted: 10 Jan 2017 06:40 AM PST

Ansi Agolli në cilësinë e kapitenit të Kombëtares Shqiptare dhe Gianni De Biasi si trajner i kuqezinjve, ishin dy njerëzit që përfaqësuan Shqipërinë në votimin e "Lojtarit më të mirë të FIFA-s".

Pak orë pas zbardhjes së rezultateve, u publikuan edhe listat me preferencat e përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare në organizatë dhe padyshim që vëmendja e shqiptarëve shkon fillimisht tek dy përfaqësuesit e Kombëtares Kuqezi.

Gianni De Biasi e ka dhënë preferencën e parë për portierin italian, Gianluigi Buffon, ndërsa 3 pikë i çoi në adresë të Cristiano Ronaldos.

Vendi i tretë në podiumin e De Biasit shkoi për Lionel Messin, i cili përfitoi vetëm 1 pikë nga drejtuesi i stolit të Shqipërisë.

Ndryshon disi vendimi i kapitenit Ansi Agolli, vota e parë e të cilit me 5 pikë shkoi për Cristiano Ronaldon që pasohet nga Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

Një zgjedhje që reflektohet edhe në klasifikimin përfundimtar të FIFA-s pasi portugezi u shpall fitues, i ndjekur nga argjentinasi dhe francezi.

Interesant është edhe votimi i Cristiano Ronaldos që nuk zgjodhi asnjë lojtar të Barcelonës, ndërsa në vend të parë preferoi Gareth Bale.

Në krahun tjetër, Messi e ndërtoi podiumin e tij me treshen e Barcelonës, Luis Suarez, Neymar, Andres Iniesta. Ndërkohë, Manuel Neuer zgjodhi treshen Kroos-Oezil-Levandowski, ndërsa Sergio Ramos surprizoi me votimin e tij ku Lionel Messi figuron si zgjedhje e dytë. 14 trajnerë nga lista e gjatë nuk kanë zgjedhur në preferencat e tyre të para asnjë nga finalistët.

Njëri prej tyre është edhe Joachim Low që ka preferuar ta shpërndajë votën mes Kroos, Oezil dhe Muller.

E veçantë edhe zgjedhja e trajnerit të Kilit, Juan Antonio Pizzi, i cili zgjodhi në vend të parë lojtarin e kombëtares së tij, Alexis Sanchez, ndërsa dy vendet e tjera i ka lënë bosh.

PS-LSI përplasen për listat e hapura. Bylykbashi: Maxhoranca heq këmbën zvarrë

Posted: 10 Jan 2017 06:35 AM PST

PS-LSI dy aleatët e koalicionit qeverisës nuk kanë të njëjtin qëndrim për listat e hapura. Sot deputeti Taulant Balla tha se është kundër çdo ndërhyrje në sistemin zgjedhor, ndërsa kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se kjo është një çështje e shtruar që në vitin 2008 nga LSI dhe nuk ka pse të jetë tabu.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka folur sot në përfundim të mbledhjes së Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, duke theksuar se opozita nuk do të lërë asnjë çështje themelore pa e diskutuar dhe garantuar në funksion të zgjedhjeve me standarde që do të mbahen në qershor.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi akuzoi maxhorancën për vonesa. Lidhur me votimin elektronik, ai theksoi se kjo është një tjetër çështje thelbësore dhe nuk do të pranohen justifikimet e maxhorancës.

"Çështja e standardeve themelore për zgjedhjet, çështje primare për shqiptarët. Duhet bëhet çmos që këto standarde të garantohen për zgjedhjet e vitit 2017. Ne ngulim këmbë që nuk mund të jetë një trajtim selektiv i çështjeve. U ra së paku dakord që ekspertët të përgatisin një listë të çështjeve që janë për t'u diskutuar që të rikuperojmë kohën që është humbur për shkak të heqjes këmbës zvarrë nga maxhoranca. Nuk do lëmë asnjë çështje thelbësore për opozitën të ngelet jashtë. Teknologjia në votim, çështje thelbësore, do të zgjidhë një numër çështjesh që kanë të bëjnë me standardet. Justifikimet me kohën nuk ja pranojmë më maxhorancën", deklaroi ai.

 

Turqia tronditet sërish nga terrorizmi, sulm Drejtorisë së Policisë, vritet agresori

Posted: 10 Jan 2017 06:18 AM PST

n_108365_1Turqia goditet sërish nga një sulm tjetër terrorist. Mësohet se një person ka tentuar të hyjë në godinën e Drejtorisë së Policisë në Gaziantepi, ndërsa për pasojë u plagos rëndë një polic. CNN turk shkruan se terroristi, që kishte dhe bombë në trup, mbeti i vrarë, ideniteti i të cilit nuk dihet ende. Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë përforcime, në mesin e të cilëve edhe ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe punonjës të shëndetësisë. Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit apo të terroristëve të tjerë, që arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes. Prej kohësh Turqia është përfshirë nga sulme terroriste, ku i fundit ishte ai në një klub nate gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku vdiqën 35 persona.untitled-12turqi-1

Jeta e luksit që bëjnë stjuardesat dhe ekuipazhi i aeroplanëve

Posted: 10 Jan 2017 05:56 AM PST

3bfd2e4600000578-0-image-a-120_1483974473611Stjuardesat dhe ekuipazhi i aeroplanëve shpesh ankohen për punën e vështirë, pasi janë gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe në shërbim të qytetarëve që zgjedhin këtë mënyrë udhëtimi.

Por pavarësisht kësaj, stjuardesat dhe pilotët paguhen mirë për punën që kryejnë, ndërsa shumica prej tyre kanë mundësi të vizitojnë vende të ndryshme. Disa nga stjuardesat përdorin rrjetet sociale për të reklamuar jetën që bëjnë.

Përmes hashtagut "#cabincrewlife", stjuardesat kanë postuar foto dhe video nga jeta e luksit me plazhe të bukur, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se përveç femrave ka edhe meshkuj që kryejnë të njëjtën punë dhe mundohen të nxjerrin në pah jetën e luksit që bëjnë.3bfd2d9a00000578-0-image-m-89_1483972490164 3bfd2e8600000578-0-image-a-96_1483973226065 3bfd2e7900000578-0-image-a-95_1483973079693 3bfd2e6100000578-0-image-a-104_1483973835415 3bfd2e5700000578-0-image-a-68_1483972079697 3bfd2e4600000578-0-image-a-120_1483974473611 3bfd2dc300000578-0-image-a-119_1483974299947 3bfd2dba00000578-4102308-norwegian_airlines_rainam_shows_off_her_slim_pins_in_her_uniform-a-6_1483993111483 3bfd2db600000578-0-image-a-117_1483974259687 3bfd2dac00000578-0-image-a-114_1483974106129 3bfd2da300000578-0-image-m-72_1483972347143 3bfd2d9f00000578-0-emirates_hostess_georgia_nielsen_from_melbourne_shows_off_her_en-m-81_1483972438334 3bfd2e9700000578-0-image-a-91_1483972818523

 

Related Posts :