Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Rrobabanjot ‘velvet’, moda e verë 2017” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Rrobabanjot ‘velvet’, moda e verë 2017” plus 9 more


Rrobabanjot ‘velvet’, moda e verë 2017

Posted: 13 Jan 2017 10:20 AM PST

kylie-jenner-537x450
Velvet është materiali i copës që po e shohim kudo, në fustane, funde, pantallona, triko, e xhaketa. Por nëse mendoni se këtij materiali po i vjen fundi dhe se u ngopëm duke parë njerëz që veshin vetëm velvet, jeni gabim.3C162AD100000578-4114990-image-a-20_1484262469961

Sipas trendeve të fundit këtë material do ta shihni sapo të vijë vera edhe tek rrobat e banjës. Nuk ka rëndësi ngjyra, rëndësi ka që në garderobën tuaj duhet të keni patjetër një palë bikini velvet. Dizajnerët e njohur pranojnë kjo lloj cope nuk mundi t'i shpëtojë edhe rrobave të banjës. Ndaj nëse nuk i keni një palë tilla, shkoni menjëherë tëk rrobaqepësja juaj, ose porositni online. Velvet akoma nuk është larguar.3C162ADF00000578-4114990-image-a-18_1484262348146

Cili është çelsi i suksesit? Nora Istrefi, mami, këngëtare dhe studente në dy fakultete

Posted: 13 Jan 2017 10:13 AM PST

3058347261_1_3_i6KUD4jtKëngëtarja e njohur Nora Istrefi përkrah angazhimeve të shumta si në muzikë ashtu edhe si nënë, po gjen kohë edhe për të studiuar në fakultet.

Ajo para disa muajsh u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Sportive në Universitetin Publik, ndërsa tani ajo është regjistruar edhe në një fakultet tjetër në privat.

Sipas Magazina.al, Nora po ndjek studimet master për Komunikim Masiv. Nora krahas gjithë këtyre obligimeve po ia del të jetë aktive edhe në muzikë, duke sjell projekte të reja për adhuruesit e saj.

 

Sokol Balla rrëfen rolin e tij si prind: Nuk e kam luksin të jem një baba i rreptë

Posted: 13 Jan 2017 10:03 AM PST

sokol-balla-550x374Edhe gazetari më i njohur politik në vend ka vendosur të ndajë detaje nga jeta e tij private. Bëhet fjalë për Sokol Ballen, i cili në "In tv" ka bërë një rrëfim ndryshe, si një prind shembullor, por edhe si një gazetar profesionit.

"Në momentin që në jetë vjen fëmija jot, vetvetiu ti kalon në plan të dytë. Unë kam qënë dhe vazhdoj të jem shumë i përkujdesur për fëmijët e mi. Mendoj që e kam bërë mirë këtë pjesë edhe pse ndoshta jo me të njëjtën cilësi si mamaja e tyre, por kam qënë një baba që i ndërroja, i laja, i ushqeja dhe e kam pasur gjithmonë për kënaqësi."

Po sot, çfarë marrëdhënie ka krijuar gazetari me fëmijët e tij? A është ai një baba i rreptë? "Rolet janë ndarë shumë kohë më parë. Edhe për shkak të impenjimeve që unë kisha edhe për shkak të rrethanave, unë nuk e kam luksin të jem baba i rreptë me ta. Po jam shumë i sigurtë që rriten me një edukatë të fortë dhe nuk kanë nevojë për rreptësinë time, kështu që unë kam zgjedhur të kem rolin e babait që i përkëdhel dhe i plotësoj çdo dëshirë, përkundër rezistencës që mund të ketë nga pala tjetër" përfundon me buzëqeshje z.Balla. Ndiqeni rrëfimin e tij në linkun e mëposhtëm (min 20:07).

Ish Miss Italia rrezikon shikimin, i dashuri e sulmoi me acid në fytyrë

Posted: 13 Jan 2017 09:50 AM PST

notaro_gessica_large

Ish Miss Italia, Gessica Notara rrezikon të humbi shikimin pas sulmit me acid që i është bërë nga i dashuri.

Bukuroshja që ka punuar edhe si prezantuese në televizion është sulmuar nga i dashuri me të cilin kishte pak kohë që ishin ndarë. 29 vjeçari ka mohuar faktin të jetë autori i veprës, shkruan opinion.al.

Gazeta La Stampa ka deklaruar se 28 vjeçarja ka  pësuar djegie të madhe në fytyrë dhe në sy, ndërkohë që po mjekohet në spitalin Cesena.

Sipas të njëjtave burime doktorët i frikësohen faktit se ajo mund të humbasë shikimin.3C160FFF00000578-0-image-a-5_1484258047960-550x3623C160FEB00000578-0-image-a-2_1484258024671-550x415

Ngjarja që ndodhi jashtë shtëpisë së saj i ka shkaktuar vajzës dëmtime edhe në këmbë.

E padëgjuar/ Hajduti vjedh brenda Komisariatit të Policisë, largohet i qetë

Posted: 13 Jan 2017 09:36 AM PST

Një ngjarja e rrallë ka ndodhur dje në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Një person, i dënuar më parë, ka hyrë në Komisariat dhe ka vjedhur çantën e një vajze që po priste aty.

"Panorama" mëson se bëhet fjalë për shtetasin K.H. 33 vjeç banues në Tiranë.

Ky i fundit, i është afruar shtetases në fjalë dhe në momentin kur nuk e ka patur ajo mendjen, i ka marrë çantën.

Pas aktit ai është larguar i qetë dhe pa u vënë re.

Policia e ka shpallur në kërkim.

Ndërkohë, mësohet se në çantë,  vajza kishte 160 euro dhe një telefon të markës "Samsung".

RREGULLAT / Si merren patentat e reja, kufiri i gabimeve dhe kategoritë

Posted: 13 Jan 2017 09:21 AM PST

Nga 1 Janari i këtij viti, çdo person që dëshiron të pajisjet me patentë ka dy lloj mundësish, njëra duke kryer testin për makinat me marshe automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit për marshe manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve.

Në vazhdim të ligjit të ri personat kanë të drejtë të përzgjedhin ose të përgatiten për mjete me kuti shpejtësi automatike ose për mjete me kuti shpejtësie manual atëherë ata kanë të drejtën e drejtimit edhe të mjeteve të tjera me kuti shpejtësie automatike.

Nëqoftëse përgatiten ose fitojnë provimin për mjete me kuti shpejtësie automatike kanë të drejtë të drejtojnë vetëm mjete me kuti shpejtësie automatike.

Për ta përfituar të drejtën e drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manual duhet të bëjnë përsëri një kurs pranë një autoshkolle kurs praktike", thotë për "News24″ Shkëlqim Gruda, kreu i Drejtorisë së drejtuesve të mjeteve.

Një patentë e veçantë do të jetë për të rinjtë e moshës 16 vjeç, të cilët më parë drejtonin motoçikletë pa leje drejtimi.

"Kategoritë shtohen nga 8 kategori bëhen 15 dhe këto kategori shtesë janë nën kategori të kategorive bazë. Në lejen e drejtimit të kategorisë A përfshihet A1 dhe A2 ose ka patur leje të kategorisë B shtohet dhe një B1 ose C dhe C1. Për të marrë leje drejtimi të kategorisë AM, personi duhet të paraqitet pranë drejtorive të transportit rrugor me certifikatë mjekësorë dhe të regjistrohet për t'u futur në provimin e teorisë. Merr pjesë në provimin e teorisë dhe pasi e fiton atë ka të drejtën e përfitimit të lejeve të kategorisë AM", thotë Gruda.

Këto risi prekin personat që pajisjen për herë të parë me patentë, jo ato që kanë aktualisht një leje drejtimi.

"Personat që kanë sot një leje drejtimi, të gjithë janë të përgatitur për leje drejtimi të kategorive përkatëse. Të gjithë këta përfitojnë drejtimin e të dy llojeve të mjeteve si me kambio manuale ashtu edhe me kamio automatike", sqaronGruda.

Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën. Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave numri i lejuar i gabimeve nuk do të jetë më 7 por tashmë do të lejohen vetëm 4 gabime që të rezultosh kalues për marrjen e lejes së drejtimit.

Një tjetër risi është kombinimi i lejeve të drejtimit ku në rast se një qytetarë ka patur një leje të kategorisë B, pra autoveturat dhe kamionët ka të drejtë të drejtojë mjetet e kategorisë A1 me kusht që mosha të jetë mbi 21 vjeç, në kategorinë A1 përfshihen motorët me cilindrat deri në 25 kubik.

Televizori mund të shkaktojë probleme fertiliteti tek meshkujt, ja pse

Posted: 13 Jan 2017 08:10 AM PST

Meshkujt që po planifikojnë të bëhen prindër duhet të qëndrojnë sa më larg televizorit.

Një studim i ri danez ka zbuluar se meshkujt që shikojnë televizor më shumë se pesë orë në ditë mund të kenë probleme me fertilitetin. Shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagenit studiuan 1200 meshkuj të rinj të shëndetshëm për të parë nëse qëndrimi para televizorit për një kohë të gjatë ndikonte në fertilitetin e tyre.

Meshkujt që shikonin shumë televizor gjatë ditës kishin 37 milionë spermatozoidë për mililitër lëng, krahasuar me 52 milionë për mililitër që kishin ata që shikonin shumë pak televizor.

Ata kishin gjithashtu nivele më të ulëta të testosteronit, hormoni mashkullor i cili nevojitet për prodhimin e spermës.

Kjo mund të ndodhë sepse ata që shikojnë shumë televizor janë më pak të prirur të bëjnë stërvitje dhe të hanë shëndetshëm, gjë që ndikon negativisht tek fertiliteti.

Njerëzit që shikojnë shumë televizor ose që bëjnë një jetë sedentare janë gjithashtu më të rrezikuar që të vdesin nga mpiksja e gjakut në mushkëri.

Këto janë 10 skuadrat më të shtrenjta të futbollit në botë

Posted: 13 Jan 2017 07:30 AM PST

Revista prestigjioze e biznesit amerikan, "Forbes", ka publikuar listën e dhjetë skuadrave më të kuotuara në botën e futbollit.

Nga Real Madridi, që vijon të ketë primatin, për të vijuar me rivalët e mëdhenj të tyre, katalanasit, e përfunduar te Tottenham Hotspur.

La Liga (Spanjë) përfaqësohet në këtë klasifikim për vitin që shkoi me dy gjigandët e vet, ndërsa Premier League (Anglia) dominon me gjashtë skuadra. Gjermaninë e përfaqëson Bayern Mynih, ndërsa Italinë Juventusi.

Më poshtë, përmes fotove, të shoqëruara edhe me vlerën përkatëse financiare, sipas "Forbes", njihuni me renditjen e dhjetë skuadrave të futbollit më të kushtueshme në glob.

1- Real Madrid.

1. Real Madrid.

Vlera aktuale është 3,225 milionë euro, 12% më shumë se vitin e kaluar (2915), teksa fitoi 694 milionë dollar në të ardhura.

 

2- Barcelona

2. Barcelona

Vlera aktuale është 3.549 milionë euro, 12% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 675 milionë dollarë në të ardhura.

 

3- Manchester United

3. Manchester United

Vlera aktuale është 3.317 milionë euro, 7% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 625 milionë dollarë në të ardhura.

 

4- Bayern Mynih

4. Bayern Munich

Vlera aktuale është 2,678 milionë euro, 14% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 570 milionë dollarë në të ardhura.

 

5- Arsenal

5. Arsenal

Vlera aktuale është 2017 milionë euro, 54% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 524 milionë dollarë në të ardhura.

 

6- Manchester City

6. Manchester City

Vlera aktuale është 1,921 milionë euro, 40% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 558 milionë dollarë në të ardhura.

 

7- Chelsea

7. Chelsea

Vlera aktuale është 1,661 milionë euro, 21% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 505 milionë dollarë në të ardhura.

 

8- Liverpool

8. Liverpool

Vlera aktuale është 1.548 milionë euro, 58% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 471 milionë dollarë në të ardhura.

 

9- Juventus

9. Juventus

Vlera aktuale është 1.299 milionë euro, 55% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 390 milionë dollarë në të ardhura.

 

10- Tottenham Hotspur

10. Tottenham Hotspur

Vlera aktuale është 1,017 milionë euro, 69% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 310 milionë dollarë në të ardhura./Telesport

Njihuni me Rezartën, vajza e parë në RENEA që sfidoi mentalitetin dhe frikën (VIDEO)

Posted: 13 Jan 2017 07:11 AM PST

Screenshot_5

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shkruan: "Me Rezin, vajzën e parë në RENEA, Gëzuar 104 vjet Policia e Shtetit. Sot #policiaqeduam

Faleminderit të gjithë atyre që kanë sakrifikuar ndër vite. Faleminderit burrave dhe grave, vajzave dhe djemve që sakrifikojnë sot ne Polici, për ti shërbyer qytetarëve".

Ne videon më poshtë mund të njiheni me historinë e Rezartës, vajzës që sfidoi mentalitetin dhe frikën që u kthye në një burim frymëzimi për gjeneratën e re të Policisë.

 

Nuk ka më shtyrje! Ja kur fillon mësimi

Posted: 13 Jan 2017 07:00 AM PST

E hëna do të shënojë rifillimin e procesit mësimor për të gjitha shkollat e arsimit universitar dhe parauniversitar në vend.

Afati i pushimit përcaktuar nga Ministria e Arsimit si pasoje e epidemisë gripale ka përfunduar sot.

Edhe çerdhet dhe kopshtet do të çelin të hënë dyert për të gjithë vogëlushet e regjistruar në to.

Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije, se situata gripale po vjen në rënie e për pasojë nuk është më e nevojshme mbajtja e shkollave mbyllur.

16 janari do të shënoj edhe rinisjen normale të punës edhe për të gjithë punonjësit e administratës që përfituan nga urdhri i qeverisë për situatën e krijuar nga i ftohti dhe gripi./Tv Klan

Related Posts :