Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Shkullaku dhe Lela flasin pas largimit nga puna: Gjurmët e të çojnë te një ujk me pushtet dhe para” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Shkullaku dhe Lela flasin pas largimit nga puna: Gjurmët e të çojnë te një ujk me pushtet dhe para” plus 9 more


Shkullaku dhe Lela flasin pas largimit nga puna: Gjurmët e të çojnë te një ujk me pushtet dhe para

Posted: 12 Jan 2017 10:27 AM PST

Në Tiranë janë larguar këto ditë nga puna dy drejtues të njohur në mediat shqiptare; Armand Shkullaku nga TV ABC NEWS dhe Alfred Lela nga botimet MAPO.

Opinioni publik e ka ndjekur me shqetësim largimin nga detyrat të dy gazetarëve të njohur, ndërsa ata vetë pohojnë se politikat editoriale të mediave të tyre po ndryshojnë.

Në pamje të parë largimet nga puna të dy drejtuesve të mediave Armand Shkullaku dhe Alfred Lela janë përfundim apo ndërprerje të thjeshta kontratave të punës.

Por ata pohojnë se prapa kësaj rutine qëndrojnë përpjekje të pronarëve të mediave për të ndryshuar politikat editoriale pro qeverisë dhe në dëm të parimeve gazetareske.

"Gjurmët e kësaj lëvizje të çojnë te një ujk, i cili zakonisht është i madh, me pushtet dhe me para" – thotë ish-drejtuesi i botimeve MAPO, Alfred Lela.

Ai shtoi se brenda një jave në radhët e medias u shfaq në këto dy raste vetëm maja e ajsbergut e një morie problemesh të shtypit shqiptar dhe mekanizmave politike që e trysnojnë atë.

Zoti Lela tha se gjatë bisedës për një kontratë të re pune, pas skadimit të kontratës së fundit, ai vendosi të mos pranojë kërkesat për një politikë të re editoriale nga pronari, edhe pse ai kërkoi të vazhdohej me një profil sadopak opozitar.

Ndërsa drejtuesit të tv ABC NEWS, Armand Shkullaku, me një përvojë 25 vjeçare në shtypin shqiptar, u largua pas 4 vjetësh me një ndërprerje kontrate, pasi pronari i grupit mediatik kërkoi një politikë të re editoriale dhe menaxheriale.

"Bashkë me kolegët u përpoqa disa vjet që ta bënim TV ABC NEWS një ishull të lirisë, të profesionalizmit, për aq sa ia arritëm" – thotë zoti Shkullaku.

Ai vetë tha se nuk pati presione apo negociata, por thjesht iu komunikua se stacioni do të ndryshojë menaxhimin dhe qëndrimin editorial.

Zoti Shkullaku shtoi se klima ndaj mediave është e rëndë prej disa vitesh dhe gazetarët punojnë në kushte të vështira.

"Pa diskutim që ka një klimë kur i pari i vendit, pra kryeministri, i quan mediat "kazanë", "baltë", "moçal" etj., etj. Ka pra, si të thuash, një strategji për asgjësimin e çdo mendimi të lirë, çdo hapësire të pavarur" – tha zoti Shkullaku.

Dy gazetarët e njohur shprehën shqetësim rreth faktit që zërat kritikë po shmangen me një mënyrë a një tjetër, dhe mediat proqeverisë po krijojnë realitete virtuale, që po largohen çdo ditë e më tepër nga jeta e vërtetë e qytetarëve.

Një bravo e madhe për Edi Ramën, spastruesin e mediave!!

Posted: 12 Jan 2017 09:24 AM PST

Nga Artur Zheji

Në vitet 2014-2015 mora përsipër edhe njëherë drejtimin e mediave Mapo, mbas një kërkese këmbëngulëse të Henri Çilit dhe kundrejt një kontrate për tu pasur zili. Në të vërtetë Mediat e Henrit kishin shkuar drejt ekstremit të djathtë gjatë qeverisjes Berisha 2 dhe duhej shumë mjeshtëri dhe punë për ti sjellë ato në ekuilibrin e duhur. Në fillim kjo u lexua nga ekstremistët e djathtë, si një tradhti apo si një kthim majtas të Mapo-s, por në të vërtetë, ato u ekuilibruan në qendër, që do të thotë më shumë objektivitet dhe më pak militantizëm.

Mirëpo presioni i kryeministrit, me telefonata të drejtpërdrejta dhe me të dërguar të specializuar, rritej proporcionalisht me të ashtuquajturën Reformë në Arsim…

Dhe atëherë në mënyrë eksplicite, botuesi, pronari, miku dhe gazetari Çili doli drejtpërdrejtë në temë me kërkesa të qarta: "Reformatori Rama, është zgjidhja dhe zgjedhja e vetme editoriale e mediave Mapo! Berisha, Basha apo Meta, janë apo duhet të trajtohen editorialisht, si dukuri të dorës së dytë apo të tretë…"

Duhej pra, që gazeta dhe revistat dhe Portali Mapo, të shndërroheshin në amplifikatorë dhe në suporte direkte të qeverisjes së Ramës. Por nuk mjaftohej me kaq, duhej që të sendërtohej edhe një qëndrim kritik ndaj të tjerëve, si pengesa regresive të kryeministrit progresist.

Kjo linjë editoriale kaq e angazhuar proqeveritare që kërkohej, ishte pak të themi gati e një natyre militante dhe kërkesat që vinin në këtë drejtim hasën në rezistencën time të cilat sollën si përfundim dorëheqjen time.

Dorëheqje që u prit me gëzim të pafshehur nga miku, gazetari dhe pronari Çili, si edhe nga të dërguarit e kryeministrit apo edhe vetë nga ai, që asokohe e telefononte disa herë në ditë, për të dëgjuar gurgullimat e gëzuara, adhuruese dhe mbështetëse të Henrit në drejtim të naltmadhërisë së tij kryeministrore.

Alfred bëre mirë që u largove, duke shpresuar që të të mos kenë larguar nga ajo detyrë drejtuese, që e more në një kohë krejt të papërshtatshme. Sepse ajo barkë mediatike, për të cilën kam punuar disa vite me përkushtim, ka hyrë në një mjegull dhe në vorbulla që të marrin emrin përgjithmonë.

Kur tanimë u largova nën presion 1 vit më parë nga Mapo, mendova se po e teproja kur mendoja me argumente, se pas këtij presioni të pronarit, qëndronte në të vërtetë, presioni i Kryeministrit, që gënjen kur deklaron si në faj, edhe pa e pyetur kush, se nuk lexon mediat prej vitesh. Duke bërë alibinë e kotë, se nuk është një lexues maniak i tyre. Por ne gazetarët e dimë, që kjo është një nga gënjeshtrat e tij më të trasha, ndërkohë që ai, ka aftësinë të gënjejë mjaft më hollë dhe mjaft më mjeshtërisht, falë një trajnimi të gjatë me aftësinë e të gënjyerit të të gjithëve dhe për të gjitha.

Iku dhe Shkullaku nga Abc. Iku apo e larguan, është një pyetje e kotë. Jemi përpara Zgjedhjeve të Përgjithshme dhe Kryeshefi po merr masat e veta 360 gradë, për të spastruar të gjitha mediat, përfshirë dhe Abc.

Dukej sikur Frangaj do të kishte mundësi të mbante një Media kritike dhe një Media mbështetëse të qeverisë njëkohësisht, Abc dhe Tv Klan, por ja që tash në prag të zgjedhjeve dhe as për Frangajn e "madh", ky dyzim nuk ishte dot i mundur. Dhe duket se u detyrua taktikisht, të lëshojë edhe mikun e vet të vjetër Shkullakun, duke bërë një "katharsis", e pra një "vetëpastrim" nga çdo kleçkë apo nga çdo gazetar me rezistencë në mediat e tij, si edhe ishte rasti Shkullaku. Ka mbetur vetëm Fevziu pra, nga garda e vjetër e "nismëtarëve"…

Këto janë kambana të zymta, që të kujtojnë periudhën primitive post-komuniste '92-'97, në trajtimin e mediave, sigurisht me një përmirësim. Me mediat nuk merret më Shik-u, por dora vetë kryeministri dhe Zyra e tij e posaçme e Censurës së mediave, nëpërmjet marrëveshjeve mikluese dhe shpërblyese me pronarët e tyre.

Është ky, profili i një kryeministri Reformator?

Është e mjerueshme për ata që e besojnë, ose për ata që u lypset të artikulojnë, pallavra të tilla të turpshme dhe qesharake në publik.

Sigurisht është ky rasti të themi një: "Bravo!" për kryeministrin! Ai është në rrugën e tij drejt fitores me çdo çmim të zgjedhjeve të ardhshme, nga skuadronet e të fortëve e deri politikën editoriale të shumicës së mediave shqiptare. Një "Bravo!" për këtë spastrues kaq punëtor të mediave, në prag të Zgjedhjeve te Përgjithshme, ndërkohë që rivalët e vet politikë, do të jenë detyrimisht të censuruar mjeshtërisht dhe në dritën e diellit.

/360gradë.al

Sekretet e mendjeve gjeniale: Çfarë i dallon njerëzit kreativë nga të tjerët

Posted: 12 Jan 2017 09:02 AM PST

Gjenitë e kreativitetet ia dalin me lehtësi që të kalojnë nga thellimi i brendshëm te realiteti.

Kur shkëputen nga natyralja, mendimet pozitive për të ardhmen dhe imagjinata prodhohen shumë më me bollëk se në mendjet e zakonshme. Kurse sistemi tjetër përqendrohet te bota normale. Krijuesit kanë tru më të përgjegjshëm dhe më të përqendruar.

Kërkime të reja tregojnë se njerëz si Steve Jobs, Beethoven dhe Van Gogh kishin shumë të përbashkëta kur vjen puna për mendjen kreative. Sipas psikologut dhe bashkautorit "Plot energji për të krijuar", Scott Barry Kaufman, njerëzit kreativë janë shumë të aftë në aktivizimin e imagjinatës dhe prodhojnë mendime pozitive me bollëk dhe në momentin e duhur shkëputen nga thellimi tyre dhe përqendrohen plotësisht te bota e jashtme. Kur shkëputen nga natyralja, mendimet pozitive për të ardhmen dhe imagjinata prodhohen shumë më tepër në sasi se në mendjet e zakonshme. Krijuesit kanë tru më të përgjegjshëm dhe më të përqendruar.

Ja se si ndikojnë zakonet mendore të artistëve të mëdhenj dhe shpikësve për mirë në jetën tuaj.

"Ne kryem disa kërkime duke analizuar trurin e njerëzve kreativë, teksa përpiqeshin të krijonin shumë krijime imagjinare dhe ajo që zbuluam është se, ata janë shumë të aftë të aktivizojnë ose jo, dy rrjete kryesore të trurit", thotë Kaufman. "Njëri nxitet më nga brenda, siç është rrjeti i imagjinatës, ndërsa tjetri është disi më i jashtëm, pasi kërkon që njerëzit të përqendrohen te bota e jashtme, te të tjerët.

Shumë arritje të mëdha krijimtarie kanë lindur edhe si pasojë e ngjarjeve traumatike ose vështirësive. Ideja e një "artisti të torturuar" buron madje që prej kryeveprës më të errët të Beethoven-it si: "Sonata e Hënës". Por vuajtja nuk është e domosdoshme për kreativitetin, sipas Kaufman.

"Mendoj se është personi, ai që e krijon magjinë dhe ky person haset me vështirësi, si gjithë të tjerët, por ai ka aftësinë për të përdorur vështirësinë në jetë për t'u zhvilluar nga ana kreative", thotë Kaufman.

Sipas tij, njerëzit që janë në gjendje të përjetojnë këtë traumë dhe ta kthejnë atë në një lloj avantazhi, veçanërisht në avantazh krijimtarie janë ata që e përballojnë atë dhe e përfshijnë në punën dhe në artin e tyre.

Ideja e zhvillimit pas fatkeqësisë është studiuar prej vitesh dhe njihet shkencërisht si rritja post-traumatike. Kërkimet e publikuara në Revistën e Stresit Traumatik zbuluan se rreth 70 për qind e të mbijetuarve të traumës raportojnë një lloj zhvillimi psikologjik pozitiv.

Lidhje janë bërë gjithashtu duke studiuar "efektin jetim" që tregon se njerëzit me arritje shumë të mëdha në jetë hasen me norma të larta të humbjes së prindërve krahasuar me publikun e gjerë.

Fëmijët gjithashtu shihen si krijues të lindur natyralistë, por është aftësia e tyre për t'u përfshirë në lojë imagjinare që e mban krijimtarinë e tyre gjallë.

"Shumë krijues të njohur në arte dhe shkenca të përfshirë në lojën e imagjinatës si fëmijë kanë arritur të ruajnë sensin rinor të lojës edhe në punën e tyre si të rritur", thotë psikologu.

Marrim për shembull Shigeru Miyamoto, krijues i një loje ikonë. Kujtimet e tij të fëmijërisë duke eksploruar pyje dhe madje shpella të fshehta jashtë fshatit të tij në Kioto të Japonisë e kanë frymëzuar atë të bëjë lojën "Super Mario".

"Për shumë artistë, veçanërisht shkrimtarë, kjo lloj eksperience vjen nga rinia dhe është një aftësi për të përdorur kujtimet e hershme dhe emocionet që lehtësojnë punën e tyre kreative", shpjegoi Kaufman në librin e tij.

Çfarë i dallon njerëzit kreativë nga të tjerët

Imagjinata

Kërkimet tregojnë se njerëzit kanë nevojë të krijojnë lidhje me rrjedhën e brendshme të vetëdijes. Ju duhet të mendoni rreth dëshirave të së ardhmes, të imagjinoni veten në të ardhmen, si dhe të mendoni për çështjet e pazgjidhura që kanë nevojë për vendimet tuaja. Nëse nuk krijojmë kontakt me mendimet tona të thella, atëherë nuk arrijmë të kuptojmë shkaqet e sjelljes aktuale dhe nuk mendojmë se si duhet ta përdorim eksperiencën e të tashmes për më mirë.

mendjet-kreative-1

Shkencëtarët kanë treguar se "ëndrrat me sy hapur" ose endja e mendjes, mund të ofrojë kushte të duhura për rritje të kreativitetit, vigjilencë, planifikim të së ardhmes, reflektim dhe madje edhe dhembshuri.

Herën tjetër që do të punoni mbi një projekt kreativ ose në një detyrë, çdo pesë minuta të një ore punë bëni pushim për të hamendësuar dhe për të parë se si i prek kjo idetë dhe mendimin tuaj. Gjatë pushimit, bëni diçka që e lejon mendjen tuaj të funksionojë lirshëm, si për shembull ecni, pastroni ose shkarravisni më kot.

Vetmia

Përqendrimi total mbi një çështje në vetmi është një nga mënyrat më të mira që na ndihmon të nxjerrim në pah anën tonë më kreative, sepse sa herë që dikush na ndërpret, na duhen disa minuta për t'u kthyer në gjendjen e mëparshme.

Por vetmia nuk lidhet vetëm me shmangien e shpërqendrimeve. Ajo i jep kohë dhe hapësirë mendjes të reflektojë mbi ide të reja. Njerëzit kreativë vazhdimisht kërkojnë të rrinë vetëm për të prodhuar ide interesante dhe pastaj kërkojnë bashkëpunim për t'i bërë këto ide një koncept solid ose një produkt.

Përqendrimi

Nëse jeni të përqendruar dhe vigjilentë në atë që bëni çdo ditë, kjo do t'ju pajisë me një fuqi të re mendore që do t'jua bëjë më të bukur jetën. Shkrimtarët e mëdhenj vëzhgonin gjithçka dhe ishin në gjendje t'i përshkruanin ato në librat e tyre.

Përveç të jetuarit të çdo momenti, krijimtaria optimale vjen si nga vëzhgimi dhe përqendrimi ashtu edhe nga zhytja në mendime dhe aftësia për të kaluar nga njëra në tjetrën.

Haradinaj reagon pas lirimit nga burgu: Kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd

Posted: 12 Jan 2017 08:37 AM PST

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimi të gjykatës franceze për ta lënë të lirë.

Haradinaj thotë se gjatë ditëve nën masën e arrestit në Francë, është bindur nga reagimi i shqiptarëve se "kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd".

Reagimi i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!

Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!

Juaji Ramush Haradinaj

10 sinjalet që lidhjes suaj po i vjen fund

Posted: 12 Jan 2017 07:56 AM PST

Dashuria – Dashuria mes dy njerëzve mund të lindë shumë papritur, por ndarjet nuk janë edhe aq të paparalajmëruara. Disa shenja të caktuara tregojnë se lidhja po shkon drejt fundit dhe se ndarja është e afërt

Fundi i një lidhjeje dashurie nuk është gjithnjë i papritur, por në shumë raste ai paralajmërohet nga shenja të caktuara, të cilat nëse kapen në kohë mund t'jua shpëtojnë lidhjen.

Ja se cilat janë paralajmërimet se lidhja juaj po merr rrugën e ndarjes dhe se duhet të veproni ose të pranoni ndarjen.

  1. Komunikimi është rralluar

Komunikimi është baza e çdo marrëdhënieje njerëzore. Nëse vini re se në lidhjen tuaj në çift gjërat po shkojnë drejt zbehjes dhe se nuk e pyesni më njëri-tjetrin se si e kaluat ditën, atëherë e ardhmja nuk do të jetë e mirë për lidhjen.

Mungesa e komunikimit mund të vijë, sepse nuk ju intereson të dini më gjërat e personit tjetër ose ngaqë nuk keni më se çfarë të diskutoni. Në të dyja rastet, përfundimi do të jetë një ndarje e hidhur. Megjithatë mos u trishtoni, jeta ka plot surpriza të tjera.

  1. Acaroheni me njëri-tjetrin

Nuk ka problem se për çfarë arsyeje ju acaroheni gjithnjë nga personi tjetër, ajo që fshihet pas kësaj është fakti se lidhja juaj nuk përmban më dashurinë e dëshiruar.

Acarimi mund të shkaktohet nga mënyra se si gjërat po shkojnë mes jush dhe pikërisht ky padurim ndaj njëri-tjetrit tregon se truri juaj nuk po prodhon më substancën "magjike" të dashurisë që ju verbon ndaj gabimeve të tjetrit. Është çasti të ndalni marrëdhënien dhe të mendoni për një ndarje paqësore.

  1. Nuk keni më kohë për njëri-tjetrin

Sado të zënë që të jeni përgjatë ditës, nëse ekziston dëshira mund të gjeni kohë për njëri-tjetrin. Nëse papritur nuk përpiqeni të krijoni hapësira për t'u takuar, për të ndenjur bashkë apo për aventura në çift, kjo është një shenjë se gjërat nuk janë si më parë.

Duke mos krijuar kohë, ju tregoni se nuk dëshironi të vazhdoni të jeni nën praninë e njëri-tjetrit. Në disa raste ju mund të jeni të vetëdijshëm për atë që duhet bërë, por e gjeni veten pa energji. Ky është sinjali se entuziazmi ka vdekur dhe se nuk doni të bëni më sakrifica për dashurinë tuaj.

  1. Distanca hyn mes jush

Ndieni se lidhja juaj po mbushet me një distancë, por nuk doni të bëni asgjë për ta rregulluar këtë problem? Atëherë edhe shumë pak kohë ju ka ngelur të jeni pjesë e çiftit aktual. Nëse ju mungon dëshira për të qëndruar me njëri-tjetrin apo nëse personi juaj i zemrës ka këtë ndjesi, mos e mundoni veten më gjatë, por kërkoni ndarjen.

  1. Zemëroheni për gjërat më të vogla

Në rast se jeni vazhdimisht në tension dhe zemëroheni edhe për gjërat më të parëndësishme që bëni ndaj njëri-tjetrit, mos e fajësoni më kot veten. Lidhja juaj është futur në fazën e errët kur janë shkaqet më madhore ato që ju nxisin zemërimin. Në këtë pikë, të dy ju e dini se marrëdhënies suaj po i vjen fundi dhe këto të meta janë zmadhuar në sytë tuaj.

  1. Intimiteti po vdes

Përveç faktit që nuk diskutoni më haptazi me njëri-tjetrin ju nuk kapeni më prej dore dhe nuk shprehni dashurinë në publik si dikur. Shuarja e intimitetit është një nga sinjalet më kryesore dhe njëkohësisht më vrastare të lidhjeve që po shkojnë drejt fundit. Merrni në dorë frenat e lidhjes suaj dhe diskutoni për një të mirë të përbashkët.

  1. Marrëdhënia ju lodh

Nëse ndiheni të lodhur nga të qenët në një marrëdhënie, kjo nuk ka lidhje me dëshirën tuaj për të qenë beqarë, por është diçka që nuk shkon në marrëdhënien e krijuar në çift. Mund të mos e kishit menduar kurrë që do të vinte kjo ditë, por e vërteta është se çasti ka mbërritur dhe duhet të 'burrëroheni' për të diskutuar haptazi për atë që dëshironi të bëni më tej.

  1. Grindeni më shpesh

Grindjet në çift janë shenjë e mospërputhjes së mendimeve. Kjo mospërputhje vjen kryesisht nga mungesa e dëshirës për të bërë kompromis dhe duke qenë se kompromisin e bëjnë vetëm të dashuruarit, juve po dilni ngadalë nga zona e dashurisë. Edhe pse ju duket se nuk po kërkoni të grindeni, është e pashmangshme të shprehni më shpejt irritimin kur dashuria nuk është më aty.

  1. Nuk thoni më "të dua"

Kjo nuk do të thotë se dashuria është zhdukur nga lidhja juaj, por me siguri që nuk arrini ta ndieni më aq fuqishëm. Mund të jeni duke pritur që ta thotë i pari personi tjetër fjalën "të dua", por edhe ai mund të jetë duke pritur për ju. Kjo lojë pritjeje nuk ju shërben aspak dhe në disa raste mund t'ju çojë drejt ndarjes.

  1. Filloni ta mendoni jetën pa njëri-tjetrin

Një nga tiparet e njerëzve të dashuruar është se ata bëjnë plane për të qenë përgjithmonë me njëri-tjetrin. Në rast se ju keni filluar të bëni planet e së ardhmes vetëm, ky është një sinjal se ndiheni më rehat pa njeriun që keni në krah. Mos e mendoni më gjatë, por jepini fund lidhjes suaj dhe kërkoni më të mirën për veten.

Programet verore të punësimit në SHBA, kur nisin aplikimet dhe kriteret

Posted: 12 Jan 2017 07:06 AM PST

Për të gjitha ata që janë të interesuar për të përfituar nga programet verore të punësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo gjë është e mundur.

Aplikimi për këtë program do të fillojë në 1 mars 2017, bën të ditur në faqen e saj zyrtare Ambasada Amerikanë në Tiranë.

Në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku ata përjetuan kulturën Amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit.

Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndër-kulturore në këmbim.

Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2017 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

-Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.

-Duhet të zotërojnë mirë gjuhën Angleze, dhe të kenë rezultate të mira shkollore.

-Çdo student, duhet të jetë i aftë të demostrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.

-Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.

-Studentët me kohë të pjesshme, me korrespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.

"Ne nuk mund të miratojmë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme." citohet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Vetëm studentë nga institucionet e mëposhtme mund të marrin pjesë në këtë program:

-New York University of Tirana

-SHLUP "Aldent"

-SHLUP "Wisdom University"

-Epoka University

-SHLUP "ISSAT"

-Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë

-SHLUP "Pavarësia"

-SHLUP "Logos"

-SHLUP "Tirana Business University"

-SHLUP "Hëna e Plotë" (BEDËR)

-Akademia Profesionale e Biznesit

-Akademia e Studimeve të Aplikuara "REALD"

-SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë Tiranë"

-SHLUP "Universiteti Metropolitan Tiranë"

-Polis University

"Nëse shkolla juaj nuk është e listuar këtu, ne nuk mund të miratojmë kërkesën tuaj për vizë SWT. Ambasada do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në sistemin arsimor dhe të rishikojë këtë udhëzim si të nevojshme", deklaroi ambasada amerikane.

Reali i gatshëm ta mbulojë me para, por Dybala kërkon të qëndrojë te Juventus

Posted: 12 Jan 2017 06:57 AM PST

Si sezonin e kaluar, ndaj Atalantas, Paulo Dybala shënoi. Një tjetër gol i bukur për sulmuesin e Juventusit, i cili dha edhe një asist për Manxhukiç.

Juve fitoi 3-2 duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë.

"Pas Doha-s kam jetuar një kohë të ndjeshme, – janë fjalët e argjentinasit, i intervistuar nga "Rai Sport". – Unë kurrë nuk kisha humbur një penallti me Juventusin. Por, tani, gjithçka është mirë." Kundër Atalanta, Dybala ka luajtur në rolin e tij natyral, si sulmues i dytë, por hipoteza e "trident"-it është ende e gjallë në mendjen e Allegrit: "Loja e tanishme është e përsosur, sepse trajneri më jep aq shumë liri. Po tregohet i afërt me mua."

Mediat thonë se Barcelona dhe Real Madrid janë të gatshëm për të paguar shuma të çmendura dhe marrë atë në Spanjë. Sidomos "Los Blancos" duken gati për ta "xhiruar" konkurrencën: 105 milionë euro, sipas zërave të fundit nga Spanja, do të jetë oferta që Real Madrid do t'i bëjë Juves.

Dybala, megjithatë, duket se nuk do të dëgjojë për interesimin e skuadrave spanjolle, teksa mendon vetëm për rinovimin me klubin e Juventusit: "Këto oferta që po përfliten nuk janë konkrete. Atëherë, çfarë të flasim për to? Po mendoj atë që do të vendos me Juventusin, rinovimin këtu, jo për gjëra të tjera".

Tre gjëra që duhet të dini para se të vendosni të kryeni lindje me operacion

Posted: 12 Jan 2017 06:48 AM PST

shtatzeni_1472170194-8601160Të bëhesh nënë nuk është asnjëherë një detyrë e lehtë; ka të bëjë me shumë përgjegjësi, përpjekje, por edhe shpërblime të mëdha. Ja pse duam të inkurajojmë ato nëna që i kanë sjellë në jetë fëmijët përmes ndërhyrjes cezariane që të jenë krenare për shenjën e tyre të lumturisë. Kjo lloj ndërhyrjeje kërkon kurajë dhe forcë të madhe, dhe vetëm një grua dhe një nënë mund të përballet me një zgjedhje të tillë. Ja te të vërteta të cilat vetëm nënat që i janë nënshtruar prerjes cezariane i dinë.

Ato përballojnë me guxim pasojat e ndërhyrjes kirurgjikale

Mund të mendoni se ndërhyrja cezariane është një procedurë e zakonshme, por ajo në fakt konsiderohet një operacion i vështirë. Dhe ashtu si ç'ndodh në çdo ndërhyrje kirurgjikale, prerja cezariane bart rreziqe si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Përveç kësaj, të afërmit apo bashkëshorti i nënës së ardhme e ka të pamundur të jetë në sallën e operacionit gjatë lindjes. Ato do të jenë vetëm, pa pasur mundësi të kenë mbështetje dhe të mbushura me pasiguri.

Nuk mund të ketë shembull më të mirë beteje se atëherë ku frika dhe vetmia luftojnë në brendësi kundër forcës, dëshirës, dhe dashurisë së pakushtëzuar që këto gra durojnë vetëm për të sjell në jetë atë fëmijë të bukur.

Ato nuk e dinë nëse gjithçka ka shkuar siç duhet deri sa dalin nga salla e operimit

Në këto raste rreziku nuk përfundon me lindjen e fëmijës. Si në çdo operacion, mjekët nuk mund të përcaktojnë menjëherë nëse ndërhyrja ka qenë e suksesshme derisa të dalë anestezia.

Përveç kësaj, ka një detaj që pak njerëz e dinë. Gjatë një ndërhyrjeje cezariane, nëna është e vetëdijshme – ajo nuk ndien dhimbje, por ndien të gjitha lëvizjet që ndodhin brenda saj. Është një ndjesi e pakëndshme, dhe në qoftë se nuk jeni vënë më parë në dijeni për këtë, ajo mund të jetë një përvojë traumatike. Pavarësisht kësaj, ato qëndrojnë më kokën lart, sepse ata e dinë se shpërblimi është i madh.

Ato përballen me rikuperimin post-cezarian si heroina të vërteta

Kur një fëmijë lind, bota e një nëne sillet rreth tij në mënyrë fare të pakushtëzuar. Kjo kërkon predispozitë dhe përkushtim që ndonjëherë është rraskapitës. Imagjino të bësh gjithë këtë ndërsa ke dhimbje. Po, me shumë dhimbje dhe siklet, që është pjesë e pashmangshme e procesit të rimëkëmbjes pas operacionit.

Kjo i bën ato edhe më të forta, duke kaluar pragun e dhimbjes dhe duke zhvilluar një forcë të brendshme që është e krahasuar vetëm me forcën e një nënë.

S'ka rëndësi sa e vështirë është kjo; ato e bëjnë me buzëqeshje dhe të gjithë dashurinë e botës. Sepse çdo minutë e kaluar pa gjumë, çdo pelenë që ndërrojnë, çdo buzëqeshje dhe mundësi për të mbajtur atë dorë të vogël, për të ndjerë frymëmarrjen e tyre dhe aroma e mrekullueshme e të porsalindurit i justifikon të gjitha. Kjo është arsyeja pse ato janë në këtë botë; për t'i bërë të lumtur ato 'zgjatime' të tyre të vogla.

Ndaj duhet vlerësuar çdo njëra prej këtyre nënave që janë të shënjuara me një shenjë që i bën ato të mos harrojnë kurrë. Pra, të dashura nëna, mbarteni atë shenjë të bukur me krenari. Mos e fshihni, mos kini turp prej saj, sepse jo çdo grua e ka atë privilegj.

Zbuloni se çfarë ju bën të lumtur sipas shenjës së horoskopit

Posted: 12 Jan 2017 06:42 AM PST

n-HAPPY-RELATIONSHIP-628x314Përveç karakteristikave që ju bëjnë të veçantë nga njëri-tjetri, kjo është ajo që ju bën të lumtur për atë që jeni.

Dashi: Sfidat

Nuk ka asgjë që Dashi pëlqen më shumë se sfidat. Kjo është shenja e parë që kërkon të vendosë baste, të ndërhyjë në një debat, të vrapojë në një maratonë ose të provojë diçka të re. Ata nuk i pranojnë sfidat vetëm për adrenalinë, por mbi të gjitha për ndjesinë e të qënit të çmuar nga të tjerët.

Demi: Qetësia

Demi ka nevojë të ketë një jetë të qetë. Kjo shenjë ka nevojë për ndjesinë e paqes dhe rehatisë. Ata kërkojnë t'i marrin gjërat shtruar dhe të kenë stabilitet në jetën e tyre. Nëse kanë gjetur dikë kujt t'i besojnë, ushqim të mirë dhe dashuri, i bën ata të lumtur.

Binjakët: Komunikimi

Nëse ata nuk përfshihen në një bisedë interesante, atëherë me siguri janë duke lexuar, shkruar, dërguar mesazhe etj. Binjakët kanë nevojë konstante të flasin dhe jo detyrimisht për veten. Ata shpërqëndrohen lehtë dhe shpeshherë janë të përfshirë në imagjinatën e tyre, kjo është një nga ato gjëra që i bën të lumtur.

Gaforrja: Përqafimet e ngrohta

Më shumë se çdo gjë në botë, Gaforret kanë nevojë të ndihen të vlerësuar dhe kërkojnë gjithmonë që dikush të kujdeset për ta. Nëse kanë rreth tyre njerëz të dashur që iu kuhstojnë atyre vëmendje dhe i trajtojnë mirë, atëhere kjo mjafton për të qënë të lumtur.

Luani: Komplimentat

Luanët njihen si persona me karakter të fortë dhe shpesh krenare. Nëse iu bën atyre një kompliment të sinqertë, është njësoj si të ushqesh një qen rruge. Nuk ka kënaqësi më të madhe për ta kur punae tyre dhe vetë ata janë të vlerësuar.

Virgjëresha: Mirënjohja

Në mënyrë që Virgjëreshat të jenë në shërbim të të tjerëve duhet të vlerësohen nga prej tyre si persona inteligjentë. Nëse iu thoni se janë të nevojshëm për të tjerët dhe puna e tyre vlen vërtet atëhere do i bëni të lumtur dhe gati të bëjnë gjiçka për ju.

Peshorja: Harmoni

Ata nuk janë fansa të sherreve dhe shpesh evitojnë debatet. Nëse në jetën e tyre ka paqe dhe harmoni me personat nga të cilët rrethohen atëhere për peshoret jeta është e bukur.

Akrepi: Privatësia

Nëse Akrepat nuk i pyesni për jetën e tyre private atëherë çdo gjë do të shkojë në rregull. Ata kanë natyrë misterioze dhe shpesh e zgjedhin vetë se kur dhe me kë të flasin hapur.

Shigjetari: Aventurat

Shigjetarët kanë nevojë të vazhdueshme për të eksploruar. Nëse ata përfshihen gjithë kohës nëpër udhëtime apo sporte ekstreme apo çdo gjë tjetër që iu duket interesante për t'u provuar është njësoj sikur të kenë gjetur kuptimin e jetës.

Bricjapi: Respekti

Ata kërkojnë respekt në çdo moment. Edhe brenda familjes ata kërkojnë të jenë gjithmonë personat tek të cilët mund të mbështetesh dhe e konsiderojnë veten si më të pjekurit, gjë që në fakt është mëse e vertetë.

Ujori: Personaliteti

Ujorët duan të njihen si shenja më unike dhe më veçantë e horoskopit. Ata e jetojnë jetën sipas standarteve të tyre dhe iu pëlqen të përfshihen në biseda të thella.

Peshqit: Vetmia

Peshqit kanë një imagjinatë të shfrenuar dhe shpeshherë kënaqen me vetminë e tyre, të cilën e shfrytëzojnë nëpërmjet gjërave artistike. Kështuqë faljuni atyre kohën që ju duhet për të menduar vetëm.

Rama s’i duron kritikat, sherr me komentuesit në Facebook

Posted: 12 Jan 2017 06:38 AM PST

Kryeministri Edi Rama nuk i pranon dot kritikat.

Përplasja e fundit është për një video të postuar nga kryeministri që tregon punonjësit e OSHEE që riparojnë defektet nga moti i keq. Një komentues i thotë se ata janë të keqpaguar, por kryeministri e kundështon, ndonëse nuk tregon se sa është paga reale e punonjësve të OSHEE për ta bërë kundërshtinë e tij të besueshme.

Komentuesi insiston te pagat e ulëta dhe i kujton se kur mori votën nuk ishte kaq shumë larg realitetit.

Debati:

Qytetari: Sa e kane rrogen keta te varfrt?19500 leke? me 4-5 vete ne shtepi dhe punon vetem njeri nga keta? Keto jane situatat ne Shqiperi. Cfar mund te permiresoni ju?

Rama: Mos pyet për rrogën e këtyre (që nuk është aq se rrogë aq sa thua ti nuk ka në shtetin tonë!), po merr shembull nga puna e tyre në shërbim të njerëzve e të vendit! Dhe hiqu kapelen me respekt përpara se të vazhdosh me komentet badjahava…

Qytetari: kur kerkove voten nuk ishe kaq large realitetit, sa te mos dish qe ka edhe njerez qe marrin me pak se ajo shifra aty. Une u sherbej njerezve sipas modelit tim duke te ftuar edhe ty ta ndjekesh. Une per ta e heq kapelen aq sa e ndjej se duhet tu qajme dhe hallet e jo ti bejme DED duke i nxjerre ne facebook.

Qytetari: Ky eshte si Deda ne shtylle hahahaha

Rama: Nuk e kuptoj ku eshte pjesa per te qeshur, po këta njerëz që punojnë kështu per njerezit e per shtetin, jane nje model per mua e uroj te jene edhe per ty!

FB Rama

 

Related Posts :