Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Tiranë, grabitet me armë një farmaci” plus 9 more Lajmet

loading...

“Tiranë, grabitet me armë një farmaci” plus 9 more Lajmet


Tiranë, grabitet me armë një farmaci

Posted: 10 Jan 2017 12:26 PM PST

Një grabitje me armë ka ndodhu pasditen e sotme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 18:18, në rrugën "Siri Kodra", tek një farmaci, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë me armë zjarri, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh. Grupi hetimor në vendin e ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tiranë, grabitet me armë një farmaci appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Pengmarrje në një bankë në SHBA, evakuohet zona

Posted: 10 Jan 2017 11:37 AM PST

FBI

Një person ka hyrë në selinë e një banke në Tuscalosa, panë Universitetit të Alabamës, para hapjes së sportelit dhe ka marrë disa persona peng, sipas asaj që raporton media amerikane.

Mësohet se ai është rrethuar në brendësi të zyrës dhe forcat e rendit po tentojnë të kontaktojnë me të. Në zonë është bllokuar trafiku dhe dyqanet janë mbyllur, ndërkohë që njerëzit janë evakuuar.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Pengmarrje në një bankë në SHBA, evakuohet zona appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Dhelpra ngrin në lumin Drin

Posted: 10 Jan 2017 11:32 AM PST

Gjatë ditës së sotme është gjetur një dhelpër e ngrirë nga banorët e zonës.

Ata janë habitur nga gjetja e tyre por nuk nguruan që ta fotografojnë dhelprën e pajetë.

Kafsha është gjetur në ujërat e lumit Drin në Krushë të vogël.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Dhelpra ngrin në lumin Drin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Peqin, 69-vjeçari i zhdukur prej 2 ditësh; policia nis kërkimet

Posted: 10 Jan 2017 11:26 AM PST

Një person rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Peqin. Bëhet fjalë për shtetasin Nexhip Tabaku, 69 vjeç.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë denoncuar mungesën e njeriut të tyre në polici, e cila ka nisur kërkimet.

Familjarët kanë deklaruar se 69-vjeçari kishte dalë të dielën në mëngjes për të ushqyer bagëtitë dhe që atëherë nuk është kthyer.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Peqin, 69-vjeçari i zhdukur prej 2 ditësh; policia nis kërkimet appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Majko replikon në ‘Fb’ ndaj deklaratave të Ivica Daçiç

Posted: 10 Jan 2017 11:05 AM PST

Ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili drejtonte vendin në kohën e luftës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Iviça Daçic sa i takon një sulmi të mundshëm që kanë organizuar sipas këtij të fundit shqiptarët në një ambasadë të Serbisë.

Me anë të një statusi në rrjetin social 'Facebook' Majko nuk ka kursyer ironitë në drejtim të diplomatit, duke i kujtuar një gjeneral të ushtrisë Austro-Hungareze. Deputeti i PS-së ndër të tjera shton se 'Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë'.

Postimi i Majkos

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë "të mos luajnë me zjarrin"… Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro – Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: "Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…" Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin. Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Majko replikon në 'Fb' ndaj deklaratave të Ivica Daçiç appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Daçiç: Diaspora shqiptare ka përgatitur marrjen e një misioni diplomatik të Serbisë

Posted: 10 Jan 2017 11:05 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sse diaspora shqiptare po përgatitet për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt, Serbia i ka marrë nga agjencitë perëndimore të sigurisë".

"Kjo informatë ka ardhur nga një shtet i madh dhe një bashkësi e madhe e sigurisë, me emra dhe mbiemra të njerëzve, me vendin për të cilin është folur si shtetin e mundshëm ku objektiv ndoshta do të mund të ishte ambasada ose konsullata jonë", tha Daçiç në një emision të Radiot Televizionit shtetëror të Serbisë.

Daçiç përsëriti se Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt, ndërkohë që në përgjigjen se "Haradinaj njëherë është ndaluar dhe liruar në Lubljanë", Daçiç tha për RTS-në se "Serbia nuk mund të ndikojë në këto vende që të bëjnë atë që ajo mendon se duhet ta bëjnë".

"Një nga opsionet që është shqyrtuar është që Serbia të detyrohet të heq dorë nga ndjekja përmes marrjes së një prej përfaqësive diplomatiko-konsullore ose objektit që i takon Serbisë dhe marrjes së pengjeve. Saktë dihet se kush i ka paraqitur këto sugjerime, me emër dhe mbiemër, ku jeton", tha Daçiç. Bëhet fjalë për shtetet që kanë një diasporë më të madhe shqiptare, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë.

11 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Daçiç: Diaspora shqiptare ka përgatitur marrjen e një misioni diplomatik të Serbisë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Djali me mjekër të madhe ndryshon pamjen falë operacionit plastik

Posted: 10 Jan 2017 10:30 AM PST

Një student 20 vjeç, iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shkurtuar mjekrën e tij shumë të gjatë. George Rymer, nga Skelton, York, ka qenë i vetëdijshëm për mjekrën e tij anormale që kur ishte 13 vjeç.

Por që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai iu nënshtruar operacionit plastik ku iu deshën 7 orë operacion që të ndryshonte totalisht pamjen e fytyrës. Mjekët e kanë këshilluar djalin që të bëjë një pasaportë të re përpara se të tentojë të dalë jashtë shtetit për të shmangur problemet.

Zoti Rymer, që ka studiuar gjeografi në Newcastle University, THA:-"Isha rreth 13 vjeç kur unë e vura re problemin tim. Nuk e dija se pse kisha një mjekër aq të madhe dhe nuk më pëlqente mënyra se si të tjetrit më shikonin. Nisa që të shkoja tek një dentist, por kurrë nuk munda që të ndryshoj. Kurrë nuk më pëlqente pamja ime, kështu që vendosa të bëjë një operacion plastik", tha ai.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Djali me mjekër të madhe ndryshon pamjen falë operacionit plastik appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Treni i linjës Tiranë-Durrës përplas automjetin, plagoset drejtuesi

Posted: 10 Jan 2017 10:25 AM PST

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotmes pasi automjeti i tij u përplas nga treni i linjës Tiranë-Durrës.

Aksidenti u shënua në fshatin Domje të Tiranës. Në aksident u përfshi një automjet tip Mercedez, i cili u godit nga treni teksa kalonte mbi shina duke u marrë zvarrë për disa metra.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Treni i linjës Tiranë-Durrës përplas automjetin, plagoset drejtuesi appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Indi, burri me mjekrën më të gjatë në botë

Posted: 10 Jan 2017 10:00 AM PST

'Rapunzel', nuk i priste kurrë flokët dhe të njëjtën gjë bën edhe me mjekrën, që nuk e ka prekur prej 20 vjetësh.

Ramesh Chand Kushawh është burri me mjekrën rekord. Jeton në Indi, në shtetin Uttar Pradesh.

Është 78 vjeç dhe mjekra e tij tashmë është bërë 3 metra e gjatë.

Ramesh kujdesesh shumë për të dhe bën gjithçka që të duket ashtu siç duhet. Ai çdo ditë ndryshon modelin e mjekrës dhe fantazia nuk i mungon.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Indi, burri me mjekrën më të gjatë në botë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Përgjuan Renzin dhe Draghin, në pranga piratët kompjuterikë

Posted: 10 Jan 2017 09:36 AM PST

Policia italiane arrestoi dy persona që përgjuan në mënyrë kibernetike "e-mail"-et e mijëra personave, mes të cilëve kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ish-kryeministrin Matteo Renzi, si dhe disa kardinalëve në Vatikan.

Giulio Occhionero, 45 vjeç, dhe motra e tij Francesca Maria Occhionero, 48 vjeç, akuzohen se kanë vjedhur sekrete shtetërore dhe për pirateri kibernetike. Zyrtarë të policisë italiane thanë se, mes "e-mail"-eve të piratuara ishin ato që bankierëve dhe biznesmenëve.

Hetuesit thonë se Gulio Occhionero zotëron një kompani investimesh ndërsa informacionet që vidhte prej vitesh nga komunikimet elektronike dhe "e-mail"-et, i përdorte për të bërë investime duke u bazuar te këto informacione të rezervuara, një avantazh i jashtëzakonshëm në botën e financës, ku Occhionero dhe motra e tij ishin të njohur.

45-vjeçari përdori një program që quhet "Eye Piramid", në referencë të syrit të Zotit që sheh gjithçka, për të pasur akses tek "e-mail"-et e personave që kishte në objektiv. Hetuesit italianë thanë se Occhionero ndërhyri në mbi 18 mije "e-mail"-e dhe të dhënat që merrte i ruante në servera në SHBA, që tashmë janë sekuestruar nga FBI-ja dhe pritet të dërgohen në Itali.

Ekspertët e informatikës kanë nisur ndërkohë të ngrenë dyshime se Gulio Occhionero, me profesion inxhinier bërthamor, dhe motra e tij Franceska janë thjesht fasada e këtij sulmi kibernetik. Ata thonë se një operacion kaq i komplikuar në shkallë industriale, që zgjat prej vitesh, duket të ketë pas një ekip të tërë piratësh kompjuterikë, pa llogaritur faktin se mbajtja sekrete e virusit për kaq kohë kërkon kapacitete të një niveli tejet të lartë, që nuk është në mundësitë e dy të arrestuarve.

Ekspertët thonë se dy të arrestuarit nuk janë fare të njohur në botën e piratëve informatikë dhe nuk mund të bëhesh kaq i zoti befas, pa e kuptuar askush.

10 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Përgjuan Renzin dhe Draghin, në pranga piratët kompjuterikë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Related Posts :