Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Tortë me banane” plus 3 more Kuzhina Shqiptare

loading...

“Tortë me banane” plus 3 more Kuzhina Shqiptare


Tortë me banane

Posted: 12 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Tortë me banane appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Ja përse nuk duhet t’i hidhni gjethet e lulelakrës

Posted: 12 Jan 2017 09:07 PM PST

A e dini se sa herë që ju pastroni lulalakrën nga gjethet ju po hidhni poshtë burimin më të madh të kalciumit që mund të merrnit nga kjo perime?

Po flasim për gjethet jeshile të lulelakrës. Niti Desai një nutricionist shumë I njohur sugjeron se gjethet jeshile të lulelakrës janë burimi më I pasur I kalciumit nga të gjitha perimet.

Një studim I cili u ndërmor në Indinë Veriore tregoi se nivelet e hemoglobinës në gjak u rritën, fëmijët kishin një peshë dhe gjatësi më të madhe kur këto gjethe u përfshinë në vaktet e tyre të përditshme.

Gjethet e lulelakrës janë të pasura me calcium dhe hekur. Por nisur nga fakti se ato janë gjethe ato gjithashtu kanë fibra.
Ushqimet e pasura me calcium, hekur dhe fibra kanë një sërë përfitimesh shëndetësore në kockat e njeriut, imunitet më të fortë si dhe një tretje më të mirë. Gjethet e lulelakrës janë burimi më I mirë I kalciumit.
100g gjethe lulelakre kanë në brendësi të tyre 600mg calcium. Për të gjithë njerëzit që vuajnë nga intoleranca e laktozës dhe nuk mund të marrin qumësht apo nënprodukte të qumështit në dietën e tyre, gjethet e lulelakrës janë burimi më I mirë I kalciumit.

Përzgjedhja

Zgjidhni gjethet më jeshile dhe më të shndritshme të cilat nuk kanë shenja, gjethet e verdha ose të zbardhura nuk janë ushqyese si gjethet jeshile. Lajini në ujë mirë pëpara se t'I përdorni.

Përdorimi

Gjethet e lulelakrës janë të forta dhe kanë një shije të hidhur, por ato mund të përfshihen në shumë receta. E mira e tyre është se ato nuk e humbasin hekurin dhe kalciumin edhe nëse gatuhen.

Ju mund t'I shtoni në sallatat tuaja, supat ose në gjellrat e ndryshme me perime.

The post Ja përse nuk duhet t'i hidhni gjethet e lulelakrës appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë me biskota me kakao

Posted: 12 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Tortë me biskota me kakao appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Sa drithëra duhet të konsumojmë në ditë? Ja sasia sipas OBSH-së

Posted: 12 Jan 2017 09:07 PM PST

Drithërat japin energji. Gjithashtu ato përmbajnë proteina. Drithrat janë burime të varfëra në hekur, zink dhe kalcium. Ato përmbajnë fitate të cilat mund të ndërhyjnë me thithjen e hekurit, zinkut dhe kalciumit të ndodhur në drithëra dhe në ushqime të tjera.

Vetëm varieteti i verdhë i misrit mund të jetë një burim për vitaminën A. Konsumi i rregullt i drithërave është bazë për ushqyerjen e shëndetëshme.

Çdo person duhet të konsumojë 6 -11 njësi/unite, disa herë në ditë. 1 njësi e drithërave/unit = 1 fetë bukë (40 g), 1 pjesë (40 gr)

Drithërat që duhet të konsumohen tek fëmijët e vegjël janë: miell tërshëre, orizi dhe bukë thekre. Këto drithëra përmbajnë fibra dhe ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, ndërsa tek fëmija kontrollojnë dhe peshën e tij.

Janë ndryshe nga drithërat e përpunuara, të tilla si buka e bardhë, orizi bardhë, të cilët janë të përpunuar. Për fëmijët në rritje merret në kosideratë mosha, aktiviteti fizik dhe seksi. Për shembull, fëmijët të cilët merren për rreth 30 minuta me ushtrime në ditë rekomandohet:

  • Për djemtë dhe vajzat 4- 8 vjeç të konsumohet 140-190 gr;
  • Për vajzat 9-13 vjeç të konsumohet 165 gr;
  • Për djemtë 9-13 vjeç të konsumohet 175 gr.

Këto nevoja janë të barabarta me:

  • 1 fetë bukë
  • 1/2 tas me makarona ose oriz të gatuar

Rekomandim ditor për të rriturit

Konsumo drithëra disa herë në ditë. Drithërat integrale dhe legumet, drithërat e tjera dhe patatet – në çdo vakt kryesor.
Konsumoni një pjatë me përmbajtje drithërash në çdo vakt kryesor ushqimi, me fjalë të tjera 3 racione në ditë, ku 1 racion = 75-125 gr bukë ose 60-100 gr legume si thjerrëza, bishtaja, qiqra etj, ose 180-300 gr patate, ose 45-75 g.

The post Sa drithëra duhet të konsumojmë në ditë? Ja sasia sipas OBSH-së appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Related Posts :