Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Trump: Nëse Putinit i pëlqej, e konsideroj "pasuri"” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Trump: Nëse Putinit i pëlqej, e konsideroj "pasuri"” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Trump: Nëse Putinit i pëlqej, e konsideroj "pasuri"

Posted: 11 Jan 2017 09:47 AM PST

Nëse Putinit i pëlqen Donald Trump, e konsideroj si pasuri dhe jo detyrim, sepse ne kemi marrëdhënie të tmerrshme me Rusinë. Rusia mund të na ndihmojë të luftojmë Shtetin Islamik, për të cilin, meqë ra fjala, është mjaft i ndërlikuar. Mendoj se nëse shikoni, këtë administratë e ka krijuar IS-i duke u tërhekur në kohën e gabuar. Zbrazëtia u krijua, IS-i u formua. Nësë Putinit i pëlqen Donald Trump, kjo quhet pasuri, jo detyrim (përgjegjësi). Nuk e di nëse unë do të shoqërohem me Vladimir Putin. Shpresoj që po, por më shumë ka gjasa që jo. Dhe nëse jo, a mendoni sinqerisht se Hillary Clinton do të ishte më e ashpër ndaj Putinit se unë? A e beson ndokush në këtë dhomë me të vërtetë këtë? Më lërni të qetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Putini nuk duhet të sulmojë më institucionet amerikane

Posted: 11 Jan 2017 09:29 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se Rusia ka kryer sulme kibernetike në institucione, duke shtuar se Vladimir Putin është përgjegjës. Trump i ka bërë këto deklarata gjatë konferencës me gazetarë më 11 janar, të parën prej muajit korrik dhe me gjasë e fundit derisa të nis detyrën zyrtarisht si president, më 20 janar. Fitorja zgjedhore e Trumpit në nëntor është përcjellur me konkludimet e agjencive amerikane të inteligjencës që thonë se qeveria ruse ka përkrahur hakerët që kanë ndërhyrë në serverët e partive politike amerikane. Trump e ka pranuar se disa sulme kibernetike kanë ndodhur, por ai e ka hedhur poshtë mundësinë që kjo të ketë ndikuar në votim. Gjatë konferencës me gazetarë që është mbajtur në zyret e tij në Manhatan të qytetit të New Yorkut, Trump është munduar të zbusë rëndësinë e të gjeturave të inteligjencës, duke thënë se Rusia është vetëm një nga shumë shtetet që "na kanë hakuar". Mirëpo, ai gjithashtu i ka bërë jehonë konkludimeve të inteligjencës që thonë se Putini personalisht i ka urdhëruar hakerët që të ndërhyjnë në partitë politike amerikane dhe të vjedhin emailat e tyre. "Ai nuk duhet ta bëjë këtë. Ai nuk do e bëjë më. Rusia do të ketë më shumë respekt kur unë të udhëheqë se sa kur të tjerët e udhëheqin vendin", ka thënë ai.  Trump: Marrëdhëniet e mira me Putinin janë pasuri Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se ai nuk e di nëse do të ketë marrëdhënie të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por tha se një marrëdhënie e mirë do të ishte një "pasuri". Fitorja e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit ka rënë në hije nga konkludimet e agjencive amerikane të inteligjencës që thonë se qeveria ruse ka përkrahur hakerë të cilët kanë ndërhyrë në serverët e partive politike amerikane. Trump e ka pranuar se disa prej sulmeve kibernetike kanë ndodhur, por e ka hedhur poshtë mundësinë se kjo të ketë ndikuar në votim. Gjatë konferencës me gazetarë, ai ka shprehur besim se do të jetë në gjendje të përmirësojë marrëdhëniet e dëmtuara me Kremlinin. "Nuk e di nëse do t'ia kalojë mirë me Vladimir Putinin", ka thënë Trump. Ai ka shtuar: "Nëse Putini e pëlqen Donald Trumpin, unë këtë e konsiderojë si pasuri, jo pengesë sepse ne kemi marrëdhënie tejet të këqija me Rusinë".  Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, raportin që thuhet se përmbanë informacione komprometuese të mbledhura nga Rusia e ka quajtur "lajm të rremë" i hartuar nga "njerëz të sëmurë".  Trump e tha këtë gjatë konferencës me gazetarë në zyret e tij në Manhatan të qytetit të New Yorkut dhe pas raportimeve të shumta që fokusohen në rolin që Rusia mund ta ketë luajtur në përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.  Këto ngjarje kanë arritur kulmin më 10 janar kur media të ndryshime raportuan për një dosje me informacione sekrete që i është dorëzuar presidentit Barack Obama javën e kaluar në përmbajtjen e të cilës thuhet se ka material komprometues personal dhe financiar për Trumpin.  Trump, i cili është zotuar se do të punojë për marrëdhënie më të mira me Moskën, edhe para konferencës e ka hedhur poshtë raportin përmes disa postimeve në Tëitter.  "LAJME TË RREME – GJUETI TOTALE POLITIKE E SHTRIGAVE!", ka shkruar ai në njërin prej cicërimave.  "Rusia asnjëherë nuk bërë përpjekje të më shantazhojë. NUK KA FARE TË BËJË ME RUSINË – S'KA MARRËVESHJE, S'KA KREDI, NUK KA ASGJË!", ka thënë ai në postimin e dytë.  Konferenca e sotme me gazetarë është e para e Trumpit prej korrikut dhe me gjasë e fundit derisa ai formalisht të nis mandatin presidencial më 20 janar. (REL) Përgatiti: Artan Haraçia

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inteligjenca çeke: S’ka dëshmi se avokati i Trump ka udhëtuar në Pragë

Posted: 11 Jan 2017 08:45 AM PST

Një revistë hulutmuese çeke e ka cituar një oficer vendor të inteligjencës duke thënë se ata nuk kanë asnjë dëshmi se një nga avokatët e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump ka udhëtuar vjet në kryeqytetin çek, duke hedhur poshtë kështu një nga pretendimet e raportuara nga mediat sot se Rusia ka material komprometues për Trumpin. Avokati Michael Cohen, tashmë ka hedhur poshtë raportimet se ai në Pragë është takuar me agjentët rusë me dyshimin për të folur rreth ndikimit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka qenë në Pragë. Burimi brenda inteligjencës çeke i ka thënë revistes "Respekt" se ata nuk kanë asnjë të dhënë se Cohen ka arritur në Pragë me aeroplan. Revista megjithatë ka raportuar se ekziston mundësia që Cohen të ketë udhëtuar me tren apo veturë nga ndonjë prej vendeve të BE-së, duke evituar kështu kontrollimin e pasaportës në hyrje të Çekisë sipas rregullave të udhëtimit brenda zonës Shengen. "Nëse ka pasur një takim të tillë, ai (Cohen) nuk ka arritur në Republikën Çeke me aeroplan", ka thënë ky burim. Një tjetër burim i ka thënë revistes në fjalë se inteligjenca çeke nuk ka monitoruar një takim në mes të Cohen apo ndonjë zyrtari të afërt të Trumpit me oficerë të inteligjencës ruse. Trump, i ka përshkruar raportimet e mediave që thonë se Moska ka një dosje me materiale komprometuese personale dhe financiare për të si "lajme të rreme" ndërsa ka kritikuar agjencitë amerikane të inteligjencës që kanë "lejuar" rrjedhjen e këtij materiali në media. Trump i ka hedhur poshtë pretendimet duke i quajtur "gjueti politike e shtrigave". Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, iu ka thënë gazetarëve më 11 janar se "Kremlini nuk e ka një dosje komprometuese për Trumpin" dhe se çfarëdo pretendimi ndryshe është "fantazi absolute". Këto pretendime të shkruara në dy faqe kanë qenë pjesë e raportit për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit të kaluar. Ky dokument shtesë ka qenë aq i ndjeshëm sa ai i është dhënë vetëm Obamës, Trumpit dhe tetë liderëve të Kongresit përgjatë informimit. Dyshimet janë shkruar së pari nga një ish operativ i shërbimit serkret britanik MI6, puna e mëparshme e të cilët konsiderohet e besueshme nga zyrtarët e inteligjencës amerikane, raporton CNN, duke cituar "disa burime amerikane që kanë njohuri të drejtpërdrejt me këto të dhëna". Raportimet e mediave amerikane për këtë thonë se Oleg Solodukhin, përfaqësuesi i Qendrës Ruse për Shkencë dhe Kulturë në Pragë, dyshohet se ka shërbyer si"bashkëpjesëmarrës" në takimin në mes të inteligjencës ruse dhe ekipit të Trump që udhëhiqej nga Cohen. Solodkhin e ka mohuar se ka pasur takim, duke i thënë "Respekt" se ai nuk e njeh Cohenin. Cohen ka shkruar në Twitter se nga 23 deri më 29 gusht ai ka qenë në Los Angeles. Agjencia Kundër Inteligjencës e Çekisë nuk ka pranuar të komentojë publikisht për këtë temë, sipas "Respekt". (REL) Përgatiti: Artan Haraçia

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuvendi jofunksional, zgjedhjet opsion

Posted: 11 Jan 2017 08:00 AM PST

Gjatë vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ka pasur një aktivitet të dobët dhe përmbushje vetëm të një të tretës së plan-programit, të cilin vet legjislativi dhe komisionet parlamentare e kishin paraparë për zbatim, vlerësojnë përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit. Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e cilëson punën e Kuvendit si të dobët, gjë që sipas tij, detyrimisht çon në konkludimin se ky legjislativ është jofunksional për të marrë vendime, si dhe i paaftë politikisht për të përmbushur mandatin e vet. "Asnjë prej çështjeve kryesore të cilat do të duhej të trajtoheshin aty, nuk kanë arritur të përfundohen, siç janë: ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (në Forcë të Armatosur të Kosovës), miratimi i projektligjit për kryeqytetin dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme, të cilat nuk janë përmbyllur. Në këtë formë, çfarë është tani, Kuvendi nuk guxon të funksionojë më tutje, për shkak se ka rënie të performancës edhe në krahasim me vitin paraprak, do të thotë, vitin 2015". Imer Mushkolaj, njohës i zhvillimeve politike në vend, thotë për Radion Evropa e Lirë, se koalicioni qeveritar dhe shumica parlamentare janë krijuar pikërisht për të quar përpara disa procese të rëndësishme për vendin. Por, siç thotë ai, këto procese kanë ngecur për shkak se Kuvendi ka qenë i paaftë përball çështjeve që i janë parashtruar. "Fatkeqësisht, që prej themelimit, respektivisht prej fillimit të këtij mandati të Kuvendit dhe qeverisë, nuk është arritur që pikërisht këto çështje, për të cilat është pretenduar se do të çohen përpara duke krijuar një shumicë të tillë parlamentare, të kryej funksionin e tij". "Ne jemi në një situatë ku për çështjet më të rëndësishme kuvendi ka dështuar. Në një situatë normale, në një shtet normal, në një demokraci normale, në raste të tilla, Kuvendi do të duhej automatikisht të shpërbëhej dhe të shkohej në zgjedhje". Por, bazuar në situatën e përshkruar nga njohësit e zhvillimeve në Kuvend dhe atyre politike në përgjithësi, a janë zgjedhjet zgjidhja me optimale për vendin? Krasniqi vlerëson deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë para vetes opsionet që të kërkojnë nga kryeministri i vendit që të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar ose të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, gjë që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. "Kuvendi nuk është funksional. Këtë e themi me përgjegjësi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë një opsion, i cili besoj që duhet të konsiderohet me seriozitet. Mirëpo, nuk them që është opsioni i parë që do të duhej të ndërmerrej, për shkak se duhet të provohen edhe mekanizma të tjerë për të tentuar që të zhbllokohet kjo situatë". Analisti Mushkolaj nuk sheh opsion tjetër për të dalë nga situata e krijuar, siç e quan ai, bllokuese, përveç zgjedhjeve të parakohshme. "Kur nuk funksionon institucioni më i lartë legjislativ i një shteti, që është Kuvendi, dhe ku do të duhej të merreshin vendime të rëndësishme, atëherë zgjedhjet mbeten zgjidhja e vetme. Kështu që, konsideroj që vendimi më i rëndësishëm që do ta merrte Kuvendi, në këtë situatë, është që të vendoste për shpërbërje dhe shkuarje në zgjedhje". "Çdo zvarritje e mëtejme, në këtë gjendje ku Kuvendi nuk është i aftë të marrë vendime në të mirë të qytetarëve të Kosovës, vetëm sa do ta dëmtojë pikërisht qytetarin e Kosovës, do ta dëmtojë gjithë shoqërinë dhe shtetin e Kosovës". Sidoqoftë, para situatave bllokuese ishin gjetur edhe legjislaturat e mëhershme të vendit, por, sipas njohësve të zhvillimeve politike, situata bllokuese në të cilën gjendet legjislatura aktuale, është më e rënda deri më tash. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova e varfër sa i përket energjisë elektrike

Posted: 11 Jan 2017 07:17 AM PST

Njohës të fushës së energjetikës në Kosovë konsiderojnë se pavarësisht nevojës së madhe për burime alternative të energjisë, Kosova nuk ka kapacitete që të zëvendësojë prodhimin e energjisë nga thëngjilli në resurse të ripërtëritshme si era, rrezet e diellit, uji e të tjera. Energjia e ripërtërishme synon të jetë sa me e pastër dhe sa me pak e dëmshme për mjedisin jetësor, thonë njohësit e fushës. Por, Kosova vazhdon të jetë e varur nga thëngjilli, me të cilin është jashtëzakonisht e pasur, megjthëse ambientalistët kanë tërhequr shumë herë vërejtjen për dëmtimin jo vetëm të natyrës, por edhe të shëndetit të njeriut. Agron Dida, njohës i fushës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova nuk ka mundësi që të sigurojë kapacitete të mjaftueshme të energjisë nga uji dhe era, për shkak të pozitës gjeografike të vendit. E vetmja zgjidhja sipas tij, mund të jetë energjia e diellit, që mund të instalohet nëpër shtëpi në mënyrë individuale, por që ky investim është shumë i shtrenjtë. Madje, për këto burime energjetike, ai thotë se autoritetet kompetente nuk kanë krijuar bazë ligjore. "Në Kosovë ka disa hidrocentrale, por është sasi e vogël, është e neglizhueshme. Rreth 3-4 për qind e energjisë se prodhuar realizohet nga hidrocentralet. Kosova nuk ka ujë, pasi këtu vetëm burojnë lumenjtë dhe dalin jashtë. Energjia e prodhuar nga era, po ashtu nuk mund të llogaritet, sepse në Kosovë nuk ka erëra të fuqishme, në përjashtim në disa maje të larta, ku investimi është shumë i shtrenjtë". Por, ndryshe mendojnë përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre më një angazhim më të madh të institucioneve kompetente në këtë fushë, mund të sigurohet një përqindje e furnizimit të energjisë më burime të ri-përtritshme. Rinora Gojani, menaxhere e programit në Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë për Energji (KOSID), ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se konsumin final të energjisë Kosova duhet ta ketë 25 për qind prej burimeve të ripërtritshme. Kjo përqindje paraqitet në objektivat afatgjate që institucionet kompetente duhet të arrijnë deri në vitin 2020, si detyrim nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, ku Kosova është anëtare. "Tani kemi hapa shumë të ngadalshëm, mirëpo burimet dhe kapacitetet ekzistojnë. Zbatimi apo vënia në jetë po shkon më hapa shumë të ngadalshëm. Ky 25 për qindësh ende nuk është arritur dhe nëse shkojmë me këta hapa, vështirë se do të mund të arrijmë këto obligime që kemi marrë në kuadër të Traktatit të Komunitet të Energjisë. Vlerësohet se Kosova ka kapacitet për erë, për burime hidrike të energjisë elektrike", thotë ajo Aktualisht 85 për qind e konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike varet nga prodhimii thëngjillit. Kosova vlerësohet në një ndër vendet më të pasura në botë më linjit. Prodhimi mesatar i thëngjillit, në Korporatën Energjetike të Kosovës, është rreth 8 milion tonë në vit. Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, duke mos mohuar rëndësinë e energjisë alternative, thotë se Kosova në rend të parë duhet të sigurojë kapacitet për prodhim të energjisë nga linjiti, pastaj të shikohen mundësitë për energji alternative. Sipas tij, Kosova është e varfër të varet nga burimet e energjisë së ripërtëritshme. "Unë nuk njoh asnjë vend të botës që ndërton sektorin e energjisë me energji alternative. Kosova fatkeqësisht, në bazë të shumë studimeve që janë bërë deri më sot, është e varfër në këtë aspekt. Për arsye se ka mungesë të theksuar të ujit, nuk ka lumenj, nuk ka hapësira për të ndërtuar hidrocentrale, në përjashtim të disa pikave potenciale". "Sa i përket erës është një studim, dhe nuk ka ndonjë potencial të mundshëm. Kurse sa i përket energjisë diellore, ne jemi vend bujqësor dhe hapësira jonë është e pamjaftueshme që të ndërtojmë elektrana apo panele solare". Ndryshe, burimet e Ripërtëritshme të Energjisë përbëjnë një komponentë të rëndësishme të sektorit të energjisë në Kosovë. Ato trajtohen edhe me Strategjinë e Energjisë së Kosovës 2009-2018. Në këtë strategji thuhet se rritja e prodhimit të burimeve të ripërtëritshme bazohet në ndërtimin e kapaciteteve të vogla dhe të mëdha të ujit dhe furnizimit me erë. Ndërkaq, në bazë të një studimi të mëhershme të institucioneve vendore, janë identifikuar 77 lokacione ku mund të ndërtohen hidrocentrale, që mund të prodhojnë sasi të vogël të energjisë elektrike. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson: Reagimi i “dobët” amerikan e trimëroi Rusinë për konfliktin në Ukrainë

Posted: 11 Jan 2017 06:56 AM PST

Shtetet e Bashkuara duhej të reagonin më ashpër ndaj aneksimit që Rusia i bëri gadishullit ukrainas të Krimesë me qëllim të parandalimit të agresionit të mëtutjeshëm në Ukrainë.  Kështu ka deklaruar Rex Tillerson, i nominuari i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump para anëtarëve të Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë gjatë seancës dëgjimore duke thënë se reagimi i administratës së presidentit Obama ndaj aneksimit e ka trimëruar Kremlinin që të përkrahë separatistët në Ukrainën lindore me armatim dhe ushtarë.  Kur Obama vendosi sanksione ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë, Tillerson iu ka thënë ligjvënësve se Uashingtoni do të duhej të këshillonte Ukrainën që të lëviz të gjitha asetet ushtarake që i ka në dispozicion drejt kufirit lindor dhe këtyre aseteve t'iu ofrojë armatim për mbrojtje dhe vëzhgim ajror nga SHBA-ja, NATO-ja dhe informacione sekrete. Ai ka shtuar se lidershipi rus e ka parë reagimin e administratës së Obamës rreth Krimesë si të "dobët". Rusia e ka mohuar se ka dërguar trupa dhe armatim në përkrahje të separtistëve në Ukrainën lindore në konfliktin që deri më tash ka marrë jetën e mbi 9750 njerëzve prej prillit 2014, megjithëse ka mjaftueshëm dëshmi se ajo e ka bërë këtë. Dëshmia e Tillersonit po ndodhë në kohën kur po shqyrtohen me kujdes marrëdhëniet e tij me qeverinë ruse sidomos pjesa që përfshinë kohën sa ishte në krye të kompanisë ExxonMobil, e cila ka kryer shumë marrëveshje biznesi në Rusi.  I nominuari i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, për sekretar të shtetit, tha se Rusia "paraqet rrezik' dhe ka injoruar interesat e SHBA-së, deklarata këto që vijnë përkundër kritikave për lidhjet e tij me qeverinë ruse. Ish kryesuesi i ExxonMobil, Rex Tillerson tha në një seancë dëgjimore të konfirmimit përpara komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit se SHBA-ja përballet me "kërcënime të konsiderueshme" në mbarë botën, përfshirë edhe nga Rusia. "Derisa Rusia kërkon respekt dhe peshë në skenën ndërkombëtare, aktivitetet e saj të fundit kanë injoruar interesat e Amerikës" ju tha Tillerson ligjvënësve në një dëshmi të përgatitur. Ai tha se Moska "paraqet rrezik' dhe se aleatët e SHBA-së kanë të drejtë që të alarmohen për "Rusinë e ringjallur". Por ai la të kuptohet se të dyja vendet duhet të kërkojnë bashkëpunim kudo që është e mundur, përfshirë edhe përpjekjet në luftën kundër terrorizmit. Tillerson, ka udhëhequr më parë aktivitetet afariste të Exxon-it në Rusi, përfshirë edhe një marrëveshje zhvillimore në Arktik me gjigantin shtetëror të naftës Rosneft që u ndalua pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë më 2014. Tillerson, që publikisht ka kundërshtuar sanksionet, ka marrë një çmim miqësie nga Presidenti I Rusisë Vladimir Putin për aktivitetet e tij afariste në vend. Seanca dëgjimore e konfirmimit zhvillohet në kohën kur inteligjenca e SHBA-së ka akuzuar Putinin për urdhërimin e një fushatë ndikuese që përfshinte edhe sulmet kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit, të cilat i ka fituar Trump. Kremlini i ka kundërshtuar akuzat dhe Trump ka hedhur dyshime mbi vlerësimet. Tillerson përballet me pyetjet rreth Rusisë në Senatin amerikan Rex Tillerson, njeriu të cilin presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e do për diplomatin kryesor të tij pritet të përballet me pyetje të ashpra për lidhjet e tij me Vladimir Putinin dhe për qëndrimet e tij ndaj sanksioneve ndaj Rusisë në një seancë dëgjimore që ka nisur në Senat. Ish kryesuesit të ExxonMobil, Rex Tillerson-it, i duhet gjithashtu të bindë anëtarët e komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit amerikan se mund të tejkalojë mungesën e përvojës në qeverisje dhe të jetë një sekretar efektiv i shtetit. Seanca dëgjimore po bëhet në kohën kur janë shtuar shqetësimet e demokratëve dhe republikanëve për veprimet dhe qëllimete presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin agjencitë amerikane të inteligjencës thonë se ka urdhëruar një fushatë të hakerimit dhe rrjedhjes së informacioneve me qëllim të minimit të besimit në procesin demokratik në SHBA, ndihmojë Trumpin dhe të diskreditojë rivalen e tij në zgjedhje Hillary Clinton. Tillerson ka arritur marrëveshje me kompaninë ruse të naftës Rosneft dhe ka takuart disa herë Putinin, i cili e ka dekoruar me çmimin Urdhri i Miqësisë në vitin 2013. Ai ka kundërshtuar sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë. Por, Rex Tillerson, të cilin presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka propozuar për sekretar të shtetit, do të shpreh gjatë seancës dëgjimore në Senat shqetësimin për shkak të veprimeve të Rusisë në mbarë botën dhe do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s duhet të jenë të alarmuara për shkak të sjelljeve gjithnjë e më agresive të Rusisë. Kështu thuhet në një tekst të një fjalimi të Tillerson, që ekipi i presidentit të zgjedhur Trump iu ka dërguar mediave më 10 janar  Por komentet e tij që shprehin shqetësimet për Rusinë duket se bien ndesh me pikëpamjet e shprehura nga Trump mbi nevojën për lidhje më të mira me atë vend. "Aleatët tanë të NATO-s kanë të drejtë të jenë të shqetësuar me një Rusi të rigjallëruar" do të thotë Tillerson duke goditur edhe adminsitratën Obama. "Në mungesë të një lidershipi amerikan kjo derë ka mbetur e hapur dhe sinjale të gabueshme" "Derisa Rusia kërkon respekt dhe të tregohet e rëndësishme në skenën globale, aktivitetet e saj kanë treguar mospërfillje ndaj interesit amerikan" thuhet në këtë tekst. "Rusia duhet ta dijë se ne do të jemi përgjegjës për përkushtimet tona dhe ato të aleatëve tonë dhe se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri i drejtohet me letër BE-së pas sulmit me bombë ndaj zyrës në veri

Posted: 11 Jan 2017 06:11 AM PST

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, u ka drejtuar një letër autoriteteve të Bashkimit Evropian pas sulmit me bombë ndaj objektit të zyrave të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën veriore. Kjo Zyre ishte inauguruara më 28 dhjetor, 2016 nga ana e ministres Tahiri, në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ministrja Tahiri iu ka drejtuar autoriteteve të Bashkimit Evropian me një letër për të kërkuar nga BE-ja që të ndërhyjë për ndaljen e "destruksioneve të Serbisë ndaj Kosovës". "Të martën, pati një tjetër sulm me bombë kundër ndërtesës së Qeverisë në Mitrovicën veriore, ku ish-anëtarët e "mbrojtjes civile" janë të punësuar si shërbyes civil, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për shpërbërjen e "mbrojtjes civile" të datës 26 mars 2015 të nënshkruar nga të gjitha palët", thuhet në letrën e Tahirit. "Unë rregullisht ju kam informuar juve, BE-në, për një seri zhvillimesh negative në javët e fundit, të cilat kanë për qëllim provokimin e ndonjë destabilizimi të situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon", ka nënvizuar ajo. Tutje, Tahiri ka theksuar se "Serbia është duke u tërhequr nga dialogu dhe po i kthehet mendësisë së vjetër, ngase po shkon kundër marrëveshjeve që vet i ka nënshkruar, madje me bomba, mure, arrestime arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës". Andaj, ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të shikojë këtë gjendje me seriozitet dhe të ndërhyjë tek pala serbe që të qëndroj në linjë me frymën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në të kundërtën, ajo ka paralajmëruar se pasojat do të jenë të paparashikueshme. Krejt në fund, ministrja Edita Tahiri ka potencuar se përgjigja e BE-së ka qenë e menjëhershme dhe në të cilën ata kanë theksuar se "BE-ja është e përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet të ndalen".    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkupi në protestë për lirimin e Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 05:50 AM PST

Qindra qytetarë të Shkupit me pankarta në duar me mbishkrimet për lirimin e Ramush Haradinajt, nën organizimin studentëve, profesorëve, gazetarëve dhe ish ushtarëve të UÇK-së, kanë protestuar të mërkurën përpara Ambasadës së Francës në Shkup ndaj arrestimit të ish komandantit të UÇK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze. "Jemi sot këtu për të kërkuar lirimin e menjëhershëm nga autoritet franceze të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe të veprimtarit kombëtar Ramush Haradinajt. Njëherësh dënojmë aktin e arrestimit të tij si të padenjë të padrejtë dhe fyes", ka thënë Miranda Beqiri nga Këshilli Organizativ I protestës së sotme. Përderisa Egzon Zendeli, në emër të studentëve shqiptarë nga Maqedonia ka kërkuar që autoritetet franceze të mos bien pre e Serbisë dhe ta ekstradojnë Haradinajn, pasi që siç tha ai "do të ketë trazira". "Ftojmë autoritetet franceze që të mos bien pre e ndikimeve që t'i prish marrëdhëniet me Kosovën dhe të mos lejojë që të bëhet ekstradimi i zotit Hardinaj, ashtu siç kishte kërkuar shteti serb. Në të kundërtën nga vetë ky fakt, nënkuptojmë si inicim të trazirave të mëdha në vend, por edhe më gjerë", ka theksuar Egzon Zendeli student. Solisti i Grupit Elita 5, Arif Ziberi, në ëmer të artistëve nga Maqedonia tha se arrestimi i Ramush Haradinajt paraqet një goditje të rëndë për luftën çlirimtare të UÇK-së. "Jemi këtu për njeriun i cili bashkë me familjen e tij ka dhënë sakrifica shumë të mëdha për krijimin e shtetit të Kosovës, për çlirimin e Kosovës. Këtu jemi këtu në përkrahje të komandantit në emër të të gjithë artistëve duke kërkuar që Ramush Haradinaj të lirohet dhe ai të kthehet në shtëpi", ka thënë Arif Ziberi solist i grupit Elita 5. Në protestat e organizuara në Shkup ishin prezent dhe shumë bashkëluftëtarë të Ramush Haradinajt nga Maqedonia. Ata për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se tërë kohën kanë pasur besim dhe do të vazhdojnë të kenë besim në veprimet e Ramush Haradinajt. "Unë jam Shkodrane Zenuni Dardhishta ish luftëtare e brigadës 138 Agim Ramadani në Koshare në Rrafshin e Dukagjinit, nën komandën e Ramush Haradinajt. Jam këtu përpara ambasadës franceze për të shprehur indinjatën ndaj arrestimit të gjeneral Haradinajt nga autoritet franceze. Ramushi ka bërë shumë për Kosovën dhe çështjen shqiptare në rajon. Protesta e sotme është një gjest shumë i vogël krahasuar me veprën e Haradinajt", tha Shkodrane Zenuni Dardhishta për Radion Evropa e Lirë. Ndërkaq, Muharem Asani gjithashtu pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës thotë se Ramush Haradinaj nuk është kriminel, por luftëtar i lirisë. "Qëllimi protestës së sotme është lirimi i komandantit Ramush Haradinaj sepse ai është i pafajshëm. Ka luftuar për të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Kriminelët duhet kërkuar në Serbi, ata që bënë krime në Kosovë dhe jo shqiptarët e pafajshëm", tha Muharem Asani. Edhe Shaip Zeneli bashkëluftëtar i Ramush Haradinajt, thekson se Ramush Haradinaj duhet liruar sepse botërisht është e njohu që lufta e UCK-së ishte e drejtë. "UÇK ka zhvilluar një luftë liridashëse çlirimtare dhe e gjithë kjo që bëhet është një lojë politike që vazhdon ta luaj Sërbia", tha Shaip Zeneli. Duhet theksuar se protesta e të së mërkurës përpara Ambasadës në Shkup kundër arrestimit të Ramush Haradinajt, është e dyta me radhë, pas asaj që u mbajt më 6 janar kur dhjetëra qytetarë dolën për të protestuar me porosinë "liri për Ramush Haradinajn".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Keqtrajtimi i vajzës 10 vjeçare - shndërrohet në skandal

Posted: 11 Jan 2017 05:28 AM PST

Gjykata Supreme e Pakistanit ka kërkuar kujdestari për një vajzë 10 vjeçare, e cila është në qendër të abuzimit skandaloz, që e ka aktualizuar problemin e punës së fëmijëve. Kjo gjykatë sot ka urdhëruar testin e ADN-së për konfirmimin e prindërve të vajzës. Askush i përfshirë në këtë rast nuk është identifikuar me emër. Më herët këtë muaj, ky rast u bë i njohur kur në Internet janë postuar fotografitë e vajzës ku ajo shihej e lënduar dhe e djegur. Ka dyshime se prindërit e saj e kishin shitur atë për para te një gjyqtar lokal me ndikim dhe gruaja e tij, për të punuar dhe qëndruar në këtë familje. Babai i vajzës ka dëshmuar në gjykatë se ai ua kishte "falur" keqtrajtuesve të vajzës së saj në këmbim për kompenzim financiar. Raportohet se vajza ka dhënë shpjegime konfliktuoze për lëndimet e saj, duke pretenduar herë-herë se gruaja e gjyqtarit e kishte rrahur dhe djegur atë në shporet dhe se ajo vetë ishte rrëzuar në shkallë dhe aksidentalisht i kishte djegur të dy duart. Sipas organizatës Human Rights Watch, afro 13% e të gjthë fëmijëve në Pakistan, të moshës ndërmjet 10 e 14 vjeç, punojnë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta në Shkup për lirimin e Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 05:04 AM PST

Qindra qytetarë të Shkupit me pankarta ne duar "liri për Ramushin", "Haradinaj i pafajshëm", "kriminelët kërkoni në Serbi", nën organizimin e Këshillit Organizativ, të përbërë nga studentë, profesorë, gazetarë dhe ish ushtarë të UÇK-së, sot kanë protestuar përpara Ambasadës së Francës, për të shprehur revoltën ndaj arrestimit të ish komandantit të UÇK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova proteston për lirimin e Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 04:47 AM PST

Nën organizimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në disa qytete, përfshirë, Gjilanin, Mitrovicën Ferizajn, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin janë zhvilluar protesta me kërkesën kryesore për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkrimtarët e njohur largohen nga PEN qendra ruse

Posted: 11 Jan 2017 04:09 AM PST

Shkrimtari i mirënjohur rus, Boris Akunin, emri i vërtetë i të cilit është, Grigory Chkhartishvili, i ka ndërprerë lidhjet e tij me PEN qendrën ruse, pjesërisht duke e zgjeruar përçarjen brenda kësaj organizate. Në një postim të mbrëmshëm në rrjetin Facebook, Akuinin ka shkruar se PEN qendra ruse nuk i mbronë shkrimtarët e shtypur dhe "nuk ka asgjë të përbashkët" me lëvizjen globale PEN. Një ditë më parë, poeti Lev Rubinshtein, dhe shkrimtari, Aleksandr Ilichevsky, po ashtu u larguan nga ky grup, në shenjë proteste ndaj përjashtimit të gazetarit të njohur dhe aktivistit, Sergei Parkhomenko. Formalisht, Parkhomenko ishte përjashtuar nga PEN qendra për siç thuhej, "aktivitet provokues", por ai në faqen në Internet të radios Ekho Moskvy, ka shkruar se ishte ndëshkuar për shkak se e kishte kritikuar PEN qendrën, se kishte dështuar ta mbështes punonjësin filmik ukrainas, Oleh Sentsov, i cili po e vuan dënimin prej 20 vitesh në një burg në Rusi, pasi ishte dënuar për komplot për sulm terrorist. Sentsov i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, organizata Amnesty International, e të tjerë në perëndim, e kanë dënuar arrestimin e tij, procesin gjyqësor dhe burgosjen. Në deklaratën e tij për agjencinë ruse, Interfax, presidenti i PEN qendrës ruse, Yevgeny Popov, i ka hedhur poshtë pretendimet për ndarje të organizatës, duke thënë se në të janë më se 400 anëtarë të organizatës dhe vetëm "një Parkhomenko". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Masa e reciprocitetit me Serbinë si "krenari e qytetarëve të Kosovës"

Posted: 11 Jan 2017 03:56 AM PST

Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë kritike, vlerësojnë njohësit e rrethanave në vend, pas ndalimit të ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vendimit të autoriteteve të Kosovës që t'ia ndalojnë hyrjen në Kosovë zyrtarëve të lartë shtetëror serbë si kundërpërgjigje. Pas ndalimit të Haradinajt, zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se vendosja e masave të reciprocitetit është është e domosdoshme "deri sa Serbia të mos heq dorë nga përndjekja" e, siç thanë, "qytetarëve të Kosovës.  Analisti politik, Artan Muhaxhiri, tha për Radion Evropa e Lirë se çdo masë reciprociteti ndaj Serbisë do të ishe një fuqizim i shtetit të Kosovës dhe forcim i identitetit karshi Serbisë. "Do të ishte edhe një lloj krenarie e qytetarëve të Kosovës përballë shtetit të Serbisë. Kjo është vështirë që të behet. Duke marrë parasysh paaftësinë e politikanëve tanë kjo është shumë e vështirë që të realizohet, pasi nuk është realizuar deri tani. As tani nuk ka një ide të qartë, plan apo strategji se si të behet si në aspektin politika ashtu edhe në aspektin ekonomik", tha Muhaxhiri. Por, ndalimi i Haradinajt ngriti një varg çështjesh në raportet ndërmjet dy palëve që kanë akuzuar njëra tjetrën për, siç thonë, 'krime të kryera në Kosovë në kohë lufte'. Autoritetet serbe ndërkaq, prej fillimit të viteve 2000 kanë paraqitur pranë Interpolit urdhërarreste ndërkombëtare për një numër qytetarësh të Kosovës, të cilat janë zbatuar kohë pas kohe nga vende anëtare të BE-së. Urdhërarresti i autoriteteve të Serbisë për Ramush Haradinajn ndërkaq përfshinë, sic thuhet, krimet "e kryera në Kosovë ndaj civilëve jo shqiptarë" në fund të viteve 90-ta.  Aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se 'në vend të masës së reciprocitetit Kosova të vë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime lufte'. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova duhet të forcojë institucionet e veta dhe të mbrojë sovranitetin dhe integritetin. "Gjithashtu, Kosova duhet që të hulumtojë dhe të gjejë provat për krimet e luftës dhe të adresojë përgjegjësinë penale, dhe këtë jo si masë reciprocitetit por si obligim ligjor që të vihet drejtësia në vend", tha Blakaj për Radion Evropa e Lirë. Kërkesat për masa reciprociteti janë shtrirë përtej kërkesës për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe subjekti më i madh opozitar Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar edhe bojkotimin e produkteve ushqimore të Serbisë të cilat hyjnë në Kosovë. Mirëpo, reciprociteti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe të bashkëpunimit ekonomik, thonë njohës të mirë të rrethanave, është i pamundshëm. Sipas tyre vendimet për masa reciproke "nuk duhet të sillen në momentet kur ka eufori dhe tensione politike". Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi ekonomik në rajon nuk ka alternativë. Sipas tij madje edhe termi 'reciprocitet' nuk është aktual për shekullin e njëzetenjë. "Kur gjithë kësaj i shtohet edhe fakti që po pretendojmë në familjen evropiane dhe nuk mund te ketë integrim politik po integrim ekonomik. Nga vet fakti që Kosova është pjesë e barabartë e agjendës së Berlinit, atëherë na mbetet që vërtetë për ekonomi të bëjmë më tepër, por nëse mendojmë të bëjmë për ekonominë më tepër në Kosovë duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit, po në të njëjtën kohë ekspertizë shkencore dhe vetëdije të qytetarëve", tha Gërxhaliu. Pavarësisht tensioneve në fushën politike marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë në fushën ekonomike dhe në veçanti të shkëmbimit tregtar arrijnë në nivelin më të lartë. Aktualisht Serbia zë vendin e parë me praninë e mallrave të saj në tregun e Kosovës dhe vetëm gjatë vitit të kaluar thuhet se është rritur importi i mallrave serbe në Kosovë. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës gjatë vitit që lamë pas importi i mallrave nga Serbia në tregun e Kosovës, ka arritur në 389 milionë euro, ndërkohë që eksporti i prodhimeve të Kosovës në tregun e Serbisë gjatë 2016-tës ka kapur shifrat prej rreth 40 milionë euro. Masa reciprociteti ndaj Serbisë herën e fundit Kosova i vendosi në mars të vitit të kaluar në transportin e naftës dhe të gazit, pasi autoritetet serbe nuk pranuan certifikatat që lëshohen nga autoritetet e Kosovës për shoferët dhe automjetet që bartin materie të rrezikshme. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dhe Obama janë informuar për informacionet potencialisht “komprometuese” nga Rusia

Posted: 11 Jan 2017 03:51 AM PST

FBI e ka informuar javën e kaluar presidentin amerikan, Barack Obama dhe presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për pretendimet se agjencitë ruse të inteligjencës kanë informacione komprometuese personale dhe financiare rreth Trumpit, raportojnë mediat britanike dhe amerikane. FBI ka vendosur që pretendimet e paverifikuara janë mjaftueshëm të besueshme për t'i përfshirë në informim derisa raportohet që po heton validitetin e tyre, të dhëna këto të disa raportimeve mediale. Trump i ka hedhur poshtë këto raportime duke i quajtur si "gjueti politike e shtrigave". Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, iu ka thënë gazetarëve më 11 janar se "Kremlini nuk e ka një dosje komprometuese për Trumpin" dhe se çfarëdo pretendimi ndryshe është "fantazi absolute". Siç raporton CNN, këto pretendime të shkruara në dy faqe kanë qenë pjesë e raportit për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit të kaluar. Ky dokument shtesë ka qenë aq i ndjeshëm sa ai i është dhënë vetëm Obamës, Trumpit dhe tetë liderëve të Kongresit përgjatë informimit. Gazeta "The New York Times", agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press dhe organizata të tjera mediale kanë raportuar informacione të ngjajshme, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti. Trump ka reaguar në Twitter duke thënë: LAJM I RREMË – NJË GJUETI TOTALE POLITIKE E SHTRIGAVE!" Zëdhënësja e tij, Kellyanne Conway, i ka thënë televizionit NBC se ajo që është e shkruar në raport "nuk është konfirmuar". "Aty ka vetëm burime të paemëruara", ka thënë ajo. Dyshimet janë publikuar pak para se Donald Trump të mbajë konferencën e parë si presidenti i zgjedhur, gjatë të cilës ai pritet të sqarojë se si do e bëjë ndarjen nga interesat e bizneseve të tij pasi të nis detyrën më 20 janar. Dyshimet janë shkruar së pari nga një ish operativ i shërbimit serkret britanik MI6, puna e mëparshme e të cilët konsiderohet e besueshme nga zyrtarët e inteligjencës amerikane, raporton CNN, duke cituar "disa burime amerikane që kanë njohuri të drejtpërdrejt me këto të dhëna". Ish agjenti britanik ka qenë me detyrë në Rusi gjatë viteve të '90-ta, ndërsa tani e udhëheqë një kompani private që mbledh informacione sekrete. Hetimet e këtij operativi fillimisht janë financuar nga grupe dhe donatorë që përkrahnin kundërshtarët republikanë të Trumpit gjatë garës së brendshme partiake në vitin 2016, raporton më tej CNN. Ky medium shton se pasi Trump u bë zyrtarisht kandidati republikan për president, hetimet e mëtutjeshme janë financiar nga grupe dhe donatorë që e kanë përkrahur rivalen demokrate, Hillary Clinton. Raporti thotë se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) "e ka komprometuar Trumpin përmes aktiviteteve të tij në Moskë deri në atë pikë sa të jetë e mjaftueshme që ta shantazhojnë". Aty përshkruhen video eksplicite seksuale që përfshinë prostituta që dyshohet se janë filmuar gjatë udhëtimit të Trumpit në Moskë në vitin 2013. Në raport gjithashtu pretendohet se bashkëpunëtorët e Trumpit dhe zyrtarët e qeverisë ruse kanë komunikuar rregullisht përgjatë fushatës. Aty thuhet se qeveria e Putinit me vite të tëra ka kërkuar mënyra se si të ndikohet Trumpi, i cili ka udhëtuar disa herë në Moskë për të hulumtuar marrëveshje rreth patundshmërisë apo të mbikqyr garën e Miss Universit, e cila dikur ishte pronë e Trumpit. CNN raporton se ka mësuar se senatori republikan, John McCain ia ka dhënë shefit të FBI-së, James COmey, një kopje të memos që përmbanë raportin në muajin dhjetor. Deri më tash FSB nuk ka komentuar këto dyshime, që janë bërë katër ditë pasi agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se kanë arritur në përfundimin se Putini ka urdhëruar fushatën e sulmeve kibernetike që kanë pasur qëllim të ndihmojnë Trumpin dhe të ndikojnë në zgjedhjet amerikane. Deputeti i Dumës shtetërore ruse, Nikolai Kovalyov, ish drejtor i FSB-së, ka thënë se "nuk ka material komprometues" për Trumpin. "Kush është i interesuar në materialin komprometues për njeriun që erdhi këtu për të organizuar një garë bukurie?" ka thënë anëtari i dhomës së ulët të parlamentit, Kovalyov për agjencinë e lajmeve Interfax. "Nga përvoja ime profesionale mund t'iu them se Rusia nuk ka praktika të tilla", ka shtuar më tej ai. Në të kaluarën videot eksplicite seksuale kanë rrjedhur në media në Rusi në përpjekje për të komprometuar zyrtarët dhe politikanët. (REL) Përgatiti: Artan Haraçia

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni për lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 03:13 AM PST

Nën organizimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në disa qytete, përfshirë, Gjilanin, Mitrovicën Ferizajn, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin janë zhvilluar protesta me kërkesën kryesore për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Protestat u organizuan me moton: "Haradinaj është Kosovë" dhe "Kriminelët kërkoni në Serbi". Protesta në ngjashme janë mbajtur edhe në Tiranë dhe Shkup. Kurse javën e kaluar një e tillë është organizuar në Prishtinë. Në protestën e organizuar në Prizren, kryetari i degës së AAK-së, Lulëzim Kabashi tha se Serbia po përpiqet që të paraqes vetën nga agresori në viktime të luftës së fundit, çka sipas tij, u dëshmia edhe me rastin e fletë-arrestit dhe ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze. "Kjo ndalesë e ish-komandantit të UÇK-së, ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk ishte e rastësishme, ishte kryekëput politike për të fyer një njeri i cili i doli në ballë një procesi të dëmshëm siç ishte rasti me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, një njeriu i cili i dha grushtin vendimtar marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe", ka thënë Kabashi. Protestat u organizuan 5 minuta para orës 12:00. Një e ngjashme u organizua edhe në Tiranë me kërkesën e njëjtë për lirimin e Haradinajt. Ramush Haradinajt, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë. Ministria e Drejtësisë në Serbi ia ka dorëzuar të martën organeve të drejtësisë në Francë kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Me kërkesën për ekstradim organeve franceze të drejtësisë I është dorëzuar edhe dokumentacioni përcjellës i përkthyer në gjuhën frënge në bazë të të cilit "drejtësia franceze do të vendos nëse janë përmbushur të gjitha kërkesat për ekstradim të Haradinajt në Serbi". Në anën tjetër, pala mbrojtëse e Haradinajt ka kërkuar lirimin me kusht të tij, deri në përfundimin e procedurave. Pritet që Haradinaj të paraqitet të enjten para gjykatës ku do të shqyrtohet lënda ndaj tij. Po për rastin Haradinaj, ka debatuar edhe Kuvendi i Kosovës, por për shkak të mospajtimeve ndërmjet pushtetit dhe opozitës rreth dy pikave, ka dështuar miratimi i një rezolute, me të cilën ligjvënësit e Kosovës do të kërkonin lirimin e Haradinajt nga paraburgimi. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar arrestimin e Haradinajt "të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi" dhe u ka kërkuar autoriteteve franceze lirimin e menjëhershëm. Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhër-arrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë. Në vitin 2012, u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish Jugosllavi. Rigjykimi në vitin 2012, u bë katër vjet pas një vendimi të së njëjtës Gjykatë e cila më 2008 e nxori të pafajshëm nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për shkelje të ligjeve të luftës.   (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeprokurori i ardhshëm thotë se nuk pajtohet me ndalesën e hyrjes së myslimanëve

Posted: 11 Jan 2017 02:17 AM PST

Jeff Sessions, i nominuari i presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për prokuror të përgjithshëm, ka shprehur përkushtim që të qëndroj kundër zotit Trump, nëse është e nevojshme, duke thënë se ai do ta kundërshtoj ndalesën e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Këto komente ai i bëri mbrëmë, gjatë dëgjimit dhe pyetjeve në një komitet të Senatit amerikan për konfirmimin e emërimit të tij, që zgjati më se 10 orë. Zoti Sessions, që është senator republikan nga Alabama, tha se ai nuk do ta mbështes ndalesën me të cilën dikujt nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, në bazë të religjionit dhe se synimet e Trumpit ishin t'i kufizoj njerëzit nga vendet që i strehojnë terroristët, e jo të gjithë myslimanët. Zoti Trump në një pikë të fushatës së tij, ka folur për propozimin që myslimanëve përkohësisht tu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Në postin e prokurorit të përgjithshëm, Jeff Sessions, do të shërbej si zyrtari më i lartë i agjencive të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe është pëgjegjës për dhënie të këshillave të paanshme juridike për presidentin dhe agjencitë ekzekutive. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sharapova kthehet në gara pas ndalesës 15 muajshe për doping

Posted: 11 Jan 2017 01:56 AM PST

Ylli i tenisit, Maria Sharapova, tha mbrëmë vonë se ajo do të kthehet në garat e këtij sporti, duke marrë pjesë në një turne në Gjermani, që fillon më 26 prill të këtij viti. Kështu, ajo për të parën herë merr pjesë në një turne, pasi ishte dënuar me 15 muaj moslojë për shkak të dopingut. "Nuk mund të jem më e lumtur, pasi kthehem në njëren prej garave të mia favorite", tha Sharapova, 29 vjeçare, e cila në këtë turne kishte fituar në periudhën 2012-2014. Tenistja ruse, Maria Sharapova, për të parën herë merr pjesë në një garë zyrtare, prej se testet e saj për substancën meldonium dolën pozitive, në turneun e vitit të kaluar, Australian Open. Fillimisht, Sharapova ishte dënuar me dy vjet moslojë, por pas ankesës, ky dënim ishte zvogëluar. Ajo pat thënë se kishte përdorë meldonium për disa vite, për shkaqe shëndetësore, dhe nuk ishte e vëtëdijshme se ajo ishte substancë e ndaluar prej fillimit të vitit 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

John Kerry merr pjesë në konferencën për Lindjen e Mesme

Posted: 11 Jan 2017 01:13 AM PST

Në Konferencën për paqe në Lindjen e Mesme, e cila fillon më 15 janar në Paris të Francës, merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, për të cilin ky do të jetë udhëtimi i fundit i jashtëm në cilësinë e zyrtarit të lartë amerikan, pasi javën e ardhshme largohet nga zyra. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të afro 70 shteteve dhe pritet se ata do t'i mbështesin thirrjet për ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve nga ana e Izraelit dhe do të angazhohen për arritjen e paqes me negociata. Në këtë konferencë nuk marrin pjesë as përfaqësuesit izraelitë e as ata palestinezë. Kjo konferencë po organozohet disa javë, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për dënimin e ndërtimit të vendbanimeve, dhe pritet që të theksohet mbështetja për zgjidhjen paqësore me dy shtete. Gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara kanë abstenuar nga votimi, por nuk kanë paraqitur veto, që zakonisht ka ndodhur kur rezolutat janë konsideruar si anti-izraelite. Muajin e kaluar, zoti Kerry e mbajti një fjalim madhor, me ç'rast ka shprehur mbështetje për parametrat e propozimit për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, me dy shtete.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama numëron arritjet në fjalimin lamtumirës

Posted: 11 Jan 2017 01:08 AM PST

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në fjalimin e tij lamtumirës, më 10 Janar, tha se po e lë kombin më të fortë se sa më parë, por Amerikanët duhet të punojnë që të kapërcejnë ndarjet e thella që kërcënojnë të zhbëjnë unitetin e Amerikës së qëllimit dhe fuqisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qarkullimi nëpër rrugët e Kosovës, i lehtësuar

Posted: 11 Jan 2017 12:54 AM PST

Qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdon të zhvillohet me lehtësi, njofton Ministria e Infrastrukturës. Në një komunikatë për media të kësaj ministrie, thuhet se gjatë gjithë kohës, kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Tregtisë, po punojnë në largimin e borës dhe në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e tyre.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :