Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Turqi: Përkushtim për vazhdim të sulmeve kundër IS-it në Siri” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Turqi: Përkushtim për vazhdim të sulmeve kundër IS-it në Siri” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Turqi: Përkushtim për vazhdim të sulmeve kundër IS-it në Siri

Posted: 03 Jan 2017 07:56 AM PST

Turqia ka shprehur përkushtim për vazhdimin e sulmeve ushtarake kundër caqeve të kurdëve dhe të Shtetit Islamik (IS) në Siri, përkundër sulmit në funjavën e kaluar në një klub nate në Stamboll. "Ne do t'i vazhdojmë me përkushtim operacionet tona matanë kufirit", tha mbrëmë zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, derisa ka theksuar se sulmi në klubin e natës në Stamboll, nga i cili u vranë 39 vetë, ishte meazh nga grupi ekstremist, Shteti Islamik. "Ne do t'i vazhdojmë këto operacione derisa këto organizata terroriste të mos jenë më kërcënim për Turqinë", u tha gazetarëve në Ankara, zëvendëskryeministri Kurtulmus. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për vrasjet në klubin e natës, nga një sulmues i vetëm. Ky ishte i fundit në valën e sulmeve vdekjeprurëse në Turqi, dhe u tha se ishte përgjigjje ndaj ndërhyrjes së Ankarasë në Siri. "Le ta dijë Turqia e pafe, se gjaku i myslimanëve që po derdhet nga sulmet e saj ajrore dhe të shtënat artilerike, do të kthehet në zjarr në territoret e saj", ka thënë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Kurtulmus tha se grupi militant, po ashtu, dëshiron t'i shkatërroj përpjekjet e Ankarasë me Rusinë, për ta krijuar bazën për paqe në Siri, duke e ndërmjetësuar një armëpushim në gjithë vendin, pa përfshirjen e Shtetit Islamik. Por, ky zyrtar i lartë i Turqisë theksoi se Ankaraja nuk do të zmbrapset nga arritja e këtij qëllimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dialogu Kosovë - Serbi, në udhëkryq

Posted: 03 Jan 2017 07:28 AM PST

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, edhe gjatë vitit 2016 ishte një nga temat që ka dominuar skenën politike. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë se pavarësisht disa pengesave dhe vështirësive, dialogu ka dhënë rezultate. Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë se në kuadër të vizionit euroatlantik për shtetin e Kosovës dhe të politikave të fqinjësisë së mirë, si njëri prej kushteve themelore për integrimin evropian dhe euroatlantik, Kosova ka vazhduar angazhimet në dialogun ndërshtetëror me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga SHBA-ja. Ajo thotë se marrëveshjet e Brukselit dhe zbatimi i tyre kanë bërë të mundur vendosjen e kufirit ndërshtetëror me Serbinë, zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës si dhe, siç thotë Tahiri, ka ndikuar në rritjen e integrimit të pjesëtarëve të komunitetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës. Si rezultat i dialogut të Brukselit, Tahiri pos tjerash përmend kodin telefonik që Kosova ka fituar në fund të vitit 2016. "Kosova është bërë me kodin shtetërorë telefonik 383 të cilën ia ndau ITU-ja me aplikimin e Austrisë. Ne e konsiderojmë si një të arritur madhore, madje edhe historike, sepse për herë të parë shteti ynë është bërë më kodin e vet telefonik", tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë. Ministrja ka thënë se si rezultat i dialogut të Brukselit dhe i plotësimit të standardeve të kërkuara evropiane, Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me BE-në vitin 2016 dhe ka nisur dialogun zyrtar me BE-në për reformat evropiane që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). "Kjo çështje ka rëndësi të madhe sepse Kosova edhe zyrtarisht është në procesin e integrimit evropian", tha ajo. Tahiri rikujton po ashtu se gjatë viti që lamë pas ishte arritur edhe marrëveshja për reciprocitet në tabelat e automjeteve si dhe ajo njohjen e certifikatave për mallra të rrezikshme. Dialogu gjatë vitit 2016, sipas Tahirit, ndihmoi që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta mbështesin Kosovën në proceset integruese euroatlantike. "Ato kanë mbështetur MSA-në për Kosovën, kanë mbështetur lidhjet zyrtare të Kosovës me NATO-n, si dhe mbështetën edhe kodin telefonik shtetëror për Kosovën", theksoi Tahiri duke shtuar se Kosova gjatë këtij 2016 ka arritur të bëhet anëtare me të drejta të plota në disa organizata ndërkombëtare. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka mirëpritur përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, edhe gjatë vitit 2016. Ajo ka përshëndetur sidomos marrëveshjen për Telekomunikacionin. "Dialogu është mënyra me të cilën i afrohemi procesit të normalizimit", ka thënë Mogherini. Kurse, analistët politik vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2016 ka qenë mjaftë problematik. Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dy palët më shumë janë marrë me arritjen e marrëveshjeve për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, sesa që kanë arritur ujdi të tjera në të mirë të qytetarëve. "Këtë vit të dialogut e ka shënuar marrëveshja për telekomunikacionin. Mbetet të shihet si do të zbatohet në praktikë ajo dhe a është e dëmshme për vendin, siç po pretendojnë ekspertë të fushës. Por, ende ka ngecje në marrëveshjen për lëvizje të lirë ndërmjet dy shteteve dhe në atë për njohjen e diplomave. Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është temë më vete, ndërkaq ajo e urës së Mitrovicës, pas ndërtimit të murit, po kthehet në çështje të ndjeshme dhe problematike", tha Mushkolaj. Analisti Mushkolaj thotë së në viti 2017, përfaqësuesit e institucioneve duhet të mendojnë në ndryshimin e formatit të dialogut me Serbinë. "Duke pasur parasysh se Beogradi në të shumtën e rasteve pengon zbatimin e marrëveshjeve dhe, ndryshe nga ideja për normalizim marrëdhëniesh, saboton shtetin e Kosovës, Prishtina duhet të mendojë ndryshimin e kursit, respektivisht modifikimin e dialogut. Po ashtu, Prishtina duhet të vendos reciprocitet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve", tha Mushkolaj. Në Qeverinë e Kosovës mendojnë se dialogu i Brukselit duhet të përfundoj me njohjen reciproke mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë, para pranimit të tyre në Bashkimin Evropian. Ministrja Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se në viti 2017, dialogu do të ketë dy drejtime; një zbatimi i marrëveshjeve të pazbatuara dhe drejtimi i dytë siç thotë ajo 'dialogu do të kaloj në fazën përmbyllëse'. "Temat e tjera do të jenë njohja reciproke mes dy shteteve, demarkacioni i kufirit mes dy shteteve, kompensimi i dëmeve të luftës, reparacionit. Ndër temat e tjera do të jetë edhe çështja e të zhdukurve, kthimi i pensioneve, dëmshpërblime për luftën dhe gjenocidin që Serbia ka bërë në Kosovës e të tjera", tha Tahiri. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sipas Bashkimit Evropian, ka si qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Ndërkaq, zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve nga ky dialog, Kosovës dhe Serbisë, u është vënë si kusht në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me lehtësim të Bashkimit Evropian që prej vitit 2011. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Shkollat e vazhdojnë pushimin për shkak të motit të ftohtë

Posted: 03 Jan 2017 06:42 AM PST

Shkollat në Shqipëri do të mbeten të mbyllura edhe pas pushimit me rastin e Vitit të Ri, për shkak të motit të ftohtë dhe shqetësimeve për përhapjen e gripit. Ministria e shëndetësisë nëpërmjet një kumtese të sotme ka tërhequr vërejtjen se temperaturat tejet të ulëta do të mbretërojnë në gjithë Shqipërinë për disa ditë, "duke krijuar kushte të favorshme për përhapje të mëtejshme të virusit të gripit". Ministria ka urdhëruar kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme, që është dashur ta vazhdojnë mësimin gjatë ditës së nesërme, që të mbeten të mbylluara edhe për një javë, raporton agjencia AP nga Tirana. Ministria e shëndetësisë e Shqipërisë, po ashtu, u ka tërhequr vërejtjen njerëzve që tu shmangen tubimeve të mëdha, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos kenë kontakt me njerëzit me flamë. Sipas parashikimeve të motit, pritet që temepreatuarat do të arrijnë deri në -15 gradë Celsius këtë fundjavë, ndërsa borë do të ketë në të gjitha rajonet e Shqipërisë, përfshirë kryeqytetin Tiranë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë dhe presidenti taktizojnë për qeverinë e re

Posted: 03 Jan 2017 06:16 AM PST

Pas konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë, presidenti Gjorgje Ivanov, më së voni deri më 9 janar duhet t'i dorëzoj mandatin për formimin e qeverisë së re, partisë fituese të zgjedhjeve, që në këtë rast është VMRO-DPMNE-ja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski. Presidenti Ivanov, në paraqitjen e parë pas Vitit të Ri tha se do të respektoj afatet dhe brenda 10 ditëve do ti jep partisë fituese mandatin për bërjen e qeverisë së re, e cila po ashtu duhet të formohet në bazë të afateve të përcakuara me kushtetutë. Njohësit e çështjeve juridike thonë se presidenti do të pres deri në ditën e fundit për ti dhënë mandatin partisë fituese me qëllim që t'i jep kohë për bisedime eventuale apo për arritjen e shumicës së re parlamentare e cila është bërë e vështirë për shkak të rezultatit të ngushtë në zgjedhje. "Në rastin konkret asnjëra parti nuk e ka shumicën dhe supozoj se presidenti po pret epilogun e negociatave eventuale të cilat ende nuk kanë filluar. Partitë do të merren vesh se më do të bëjnë koalicion që të mund të arrijnë shumicën e duhur parlamentare", thotë Temelko Ristevski, profesor i sistemit juridik në Universitetin Fon të Shkupit. Rezultati i ngushtë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, nuk i jep mundësinë VMRO-së që e vetme të formoj kabinetin e ri qeveritar andaj edhe në paraqitjet para opinionit ajo tregohet e përmbajtur lidhur me kombinimet e mundshme. "Menjëherë pasi të marrim mandatin do të fillojmë me negociatat dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për formimin e qeverisë, pasi e kemi për obligim të bëjmë gjithçka të mundur për të realizuar programin të cilin e kanë votuar qytetarët", ka deklaruar në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i VMRO-së, Ivo Kotevski. Në zgjedhje VMRO-ja fitoi 51 deputetë, por për të formuar qeverinë i duhet të ketë mbështetjen e së paku 61 deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi. Ofertën e parë ajo duhet t'i bëj BDI-së së Ali Ahmetit që në zgjedhje fitoi 10 mandate, por koalicioni i tillë do të ishte i pasigurt andaj për të pasur një qeverisje më stabile asaj i duhen edhe votat e partive tjera shqiptare, që në zgjedhje fituan deputetë, si lëvizja BESA 5 pastaj Aleanca për Shqiptarët 3 mandate dhe 2 PDSH-ja. Por, përveç BDI-së e cila ende qartë nuk është deklaruar, të gjitha partitë tjera shqiptare janë deklaruar kundër koalicionimit me VMRO-DPMNE-në për shkak të retorikës së saj të ashpër që ka mbajtur kundër çështjeve të pazgjidhur shqiptare, jo vetëm gjatë fushatës elektorale, por edhe më parë gjatë qeverisjes me BDI-në. Ismet Ramadani, ish deputet dhe njohës i çështjeve politike, thotë se BDI-ja e ka të qartë se shqiptarët në zgjedhje me votat që i dhanë LSDM-së, por edhe me përgjysmimin e mandateve të saj, kanë votuar kundër një koalicionimi me VMRO-në. "Unë vlerësoj se në rast se BDI-ja do të shkonte në koalicion me VMRO DPMNE-në ajo do të bënte një vetëvrasje që do të kishte pasoja në zgjedhjet e ardhshme. Ajo definitivisht mund të ekzistoj si parti, por edhe si parti parlamentare", thotë Ramadani. Në rast se VMRO-ja nuk arrin që brenda 20 ditëve nga marrja e mandatit të formoj qeverinë, atëherë në bazë të kushtetutës, mandati i jepet partisë së dytë, LSDM-së me 49 deputetë. Kjo parti edhe më parë ka bërë të ditur se pavarësisht dallimit në vetëm dy deputet me VMRO-në, do të jetë ajo që do të formojë qeverinë. Analisti Ismet Ramadani thotë se koalicioni më i realt në një situatë të tillë, do të ishte ai mes LSDM-së dhe partive shqiptare. Këtë qëndrim ai e mbështet edhe në programin dhe deklarimet e vazhdueshme të liderit të saj, Zoran Zaev, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura etnike, përfshirë edhe të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. "Kam përshtypjen në bazë të paraqitjeve të tija dhe qëndrimeve konceptuale se pika të cilat dolën në opinion nga partitë shqiptare pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, mund të realizohen nga Zoran Zaevi. Mendoj se gjasat më reale janë që ai me partitë shqiptare do të formojnë qeverinë e re", thotë Ramadani. Në rast se asnjëra parti qoftë VMRO-ja apo LSDM-ja nuk arrijnë të formojnë qeverinë e re, atëherë janë të pashmangshme zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët humbin besimin në sistemin e shëndetësisë

Posted: 03 Jan 2017 06:02 AM PST

Sfidat e shumta me të cilat është përballur sistemi shëndetësor gjatë viteve, ka bërë që qytetarët e Kosovës ta humbin besimin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brazili transferon liderët e bandave pas masakrës në burg 

Posted: 03 Jan 2017 05:45 AM PST

Qeveria braziliane do të dërgojë nëpër burgje të ndryshme liderët e bandave të një burgu pas një masakre të djeshme gjatë të cilës u vranë 56 të burgosur.  Vrasjet u kryen si pasojë e përleshjeve brenda burgut që gjendet në shtetin federal të Amazonës. Një bandë e njohur si "Familja Veriore" e cila siç raporton Reuters, e kontrollon kompleksin e burgjeve në qytetin e Manaus, ku ndodhi masakra, ka sulmuar të burgosurit që janë pjesë e një grupi rival. Të burgosurit që janë pjesë e kësaj bande iu kanë hequr kokat të burgosurve të tjerë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur përtej murit të burgut "Anisio Jobim" i cili ka tre herë më shumë të burgosur se sa janë kapacitetet e tij.  Ky është rebelimi më i rëndë në burgjet e Brazilit prej vitit 1992, kur u vranë 111 të burgosur në Carandiru të Sao Paolos. Burgjet e ngarkuara të Brazilit kanë probleme të mëdha për shkak të rivalitetit në mes të bandave që merren me tregtinë e drogës.  Brazili me 600 mijë të burgosur, konsiderohet si vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kirgizia po mundohet të identifikojë të dyshuarin e sulmit të Stambollit

Posted: 03 Jan 2017 05:04 AM PST

Zyrtarët e Krigizisë kanë thënë se janë duke bashkëpunuar me Turqinë derisa po e hetojnë identitetin e të dyshuarit kryesor si autor i sulmit në Stamboll gjatë Festës së Vitit të Ri, ku u vranë 39 njerëz.  Rakhat Suleymanov, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Kirgizisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 3 janar se zyrtarët e këtij shtetit janë duke bashkëpunuar derisa po bëhen përpjekje të gjejnë pasaporten e personit që shihet në fotografinë e publikuar nëpër rrjete sociale.  Sulmuesi që është ende në arrati, ka hyrë në lokalin e natës, Reina të Stambollit me një pushkë automatike dhe ka filluar të gjuajë klientët, orët e para të 1 janarit.  Ai vrau 39 persona dhe lëndoi dhjetëra të tjerë.  Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për incidentin duke thënë se ka qenë sulm ndaj "festës së atyre që e mohojnë fenë" dhe si hakmarrje për përfshirjen e ushtrisë së Turqisë në Siri. Fotografia e pasaportës së publikuar ka ngjajshmëri me një video "selfie" të një burri që shihet në sheshin Taksim, që gjithashtu sot është publikuar nëpër rrjete sociale. Mediat turke kanë raportuar se sulmuesi mund të jetë nga Azia Qëndrore.  Disa ekspertë kanë thënë se video e sulmit tregon se ai mund të ketë pasur trajnime ushtarake.  Zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtulmus, ka thënë se zyrtarët janë gati të identifikojnë autorin e sulmit ndërsa tashmë kanë shenjat e gishtërinjëve të sulmuesit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Koreja Veriore nuk do lejohet të ketë armë bërthamore 

Posted: 03 Jan 2017 04:30 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, përmes profilit të tij në Twitter ka thënë se Koreja e Veriut nuk do të ketë mundësi të ndërtojë armë bërthamore që do të mund të arrinin disa pjesë të territorit të Shteteve të Bashkuara. Mirëpo, Reuters shkruan se ka mundësi që Koreja komuniste tashmë vetëm e ka këtë armë.  Disa prej ekspertëve që e kanë përcjellë programin bërthamor dhe atë raketor të Koresë së Veriut, thonë se pas disa testeve të kryera gjatë vitit 2016, ky shtet mund të ketë raketa me rreze të shkurtëra dhe të mesme që përmbajnë koka bërthamore.  Kjo së paku mund t'ia jap mundësinë Koresë komuniste të kërcënojë forcat amerikane të stacionuara në Azi.  Cicërima e Trumpit e publikuar të hënën merret si përgjigje ndaj pretendimit të liderit koreano verior, Kim Jong Un i cili gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi ka arritur fazën finale të ndërtimit të raketave inter-kontinentale balistike.  Reagimi i presidentit të zgjedhur amerikan ishte kështu: "Koreja Veriore thotë se është në fazën finale të zhvillimit të armëve bërthamore që mund të arrijnë disa pjesë të SHBA-së. Kjo nuk do të ndodhë!"

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Media turke publikon të dyshuarin e sulmit në Stamboll

Posted: 03 Jan 2017 03:37 AM PST

Një media turke ka publikuar një video ku shihet i dyshuari i sulmit në Stamboll, më 31 dhjetor, ku mbetën të vrarë 39 persona. Pamjet janë të ngjashme me një fotografi të turbullt të publikuar më herët lidhur me të dyshuarin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat turke publikojnë “selfie” të dyshuarit si autor i sulmit të Stambollit

Posted: 03 Jan 2017 02:23 AM PST

Mediat turke kanë publikuar një "selfie" me video të personit që thonë se është autori i sulmit në klubin e natës në Stamboll, ku vranë 39 njerëz, transmeton Reuters. Transmetimi i kësaj video në televizionet turke të martën e tregon personin e dyshuar të sulmit që e filmon vetën në sheshin Taksim. Nuk është e qartë ende nëse kjo video është filmuar para apo pas sulmit të natës së Vitit të Ri, në klubin e natës, Reina. Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përsipër sulmin, ndërsa autori i dyshuar i sulmit që është ende në arrati, ende nuk është identifikuar.  Disa raportime mediale thonë se personi besohet se vjen nga një prej vendeve të Azisë Qëndrore.  Gazeta "Haber" shkruan se personi me gjasë është pjesë e minoritetit mysliman ujgur të Kinës.  Ai besohet të ketë shkruar në qytetin Konya të Turqisë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Familja e tij është arrestuar nga policia turke.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazprom: Kërkesa evropiane për gaz ka arritur shifra rekorde

Posted: 03 Jan 2017 12:45 AM PST

Kompania shtetërore ruse, "Gazprom" ka thënë se ka dërguar sasi rekorde të gazit përmes tubacionit "Rrjedhja Veriore", për festën e Vitit të Ri. Në tërësi 160.75 milionë kubik metër gaz janë dërguar përmes këtij tubacioni më 1 janar, duke tejkaluar kapacitetet e tij, diçka që sipas zyrtarëve rusë demonstron se një tubacion tjetër është i nevojshëm.  "Rruga veriore e furnizimit me gazin rus ka kërkesa të mëdha nga tregu evropian", ka thënë shefi i "Gazpromit", Alexei Miller dhe ka shtuar se "ky fakt verifikon sërish se ndërtimi i 'Rrjedhës Veriore 2' është i rëndësishëm. Konsumatorët po votojnë në favor të kësaj rruge". Miller ka thënë se kapaciteti i tubacionit aktual është përdorur mbi 100 % në fund të vitit të kaluar si rezultat i vendimit të Komisionit Evropian për t'i lejuar Gazpromit që të përdorë 90% të tubacionit Opal, që e dërgon gazin e Rrjedhjes Veriore te konsumatorët. Më parë Gazpromit i lejohej të përdor vetëm gjysmën e kapacitetit të Opalit.  Gjatë vitit 2015, tubacioni aktual i transportimit të gazit është përdorur deri në 70 %.  Tubacioni "Rrjedhja Veriore 2" që do kalojë nga Rusia deri në Gjermani, përmes Detit Baltik, pritet të verifikohet nëse funksionon si duhet më 2019, por projekti është kundërshtuar nga Ukraina dhe vendet evropiane që e vënë në dyshim varësinë nga gazi rus. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Progresi dhe regresi ekonomik gjatë vitit 2016

Posted: 03 Jan 2017 12:10 AM PST

Në aspektin ekonomik, viti 2016 është karakterizuar me disa përmirësime në aspektin legjislativ dhe sa i përket marrëveshjeve ekonomike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë kritikat ndaj Mariah Carey për debaklin gjatë Natës së Vitit të Ri 

Posted: 02 Jan 2017 11:51 PM PST

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey vazhdon të kritikohet ashpër për dështimin që të përfundojë paraqitjen e saj në skenën e koncertit për Vitin e Ri, në "Times Square" të New Yorkut.  Në media amerikane, si CNN dhe Fox mbahen debate nëse Carey e ka humbur vokalin e fuqishëm që e karakterizonte karrierën e saj muzikore.  Mirëpo, Carey ka reaguar në "Twitter" duke iu thënë kritikëve se "jeta nuk shkon gjithmonë sipas planit", raporton Reuters.  Gjatë paraqitjes në koncertin e Vitit të Ri në New York, ajo disa herë e ka ndërprerë performancën e këngës së saj, "Emotions" ndërsa menaxherja e Carey ka fajësuar organizatorët se nuk kanë pasur pajisjet e zërimit si duhet.  Gjatë paraqitjes është kuptuar se ajo ka bërë përpjekje të këndojë edhe "playback", ndonëse edhe kësaj radhe ajo nuk ia ka dalë ta përfundojë paraqitjen deri në fund.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zëdhënësi i Trump: Nuk ka dëshmi se Rusia ndërhyri në zgjedhje

Posted: 02 Jan 2017 11:30 PM PST

Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi që tregon se hakerët rusë kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.  "Mënyra se si mediat kryesore po raportojnë është rritja e idesë se (Rusia) ka ndikuar në zgjedhje. Nuk ka fare dëshmi se ata kanë ndikuar në zgjedhje", ka thënë Sean Spicer për Fox News më 2 janar.  Spicer, i cili do të bëhet Sekretari për Media i Shtëpisë së Bardhë kur Trump të nis detyrën më 20 janar ka thënë se "hakimi është i gabuar" dhe se "njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë". Por, ai i ka dhënë jehonë paralajmërimit të Trumpit gjatë fundjavës kundër ngutjes së bërjes së Rusisë fajtore për sulmet kibernetike.  Presidenti Barack Obama ka thënë se dëshmitë e përfshirjes ruse janë të mëdha dhe për këtë ai ka dëbuar 35 diplomatë rusë derisa ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë gjatë javës së kaluar. Ligjëvënësit e të dy partive amerikane i kanë përpkrahur këto vendime.  Por, Trump rregullisht ka hedhur dyshime mbi akuzat për përfshirjen ruse në këto sulme.  Përgjatë fundjavës, Trump, i cili tash merr informacione të njëjta sekrete me Obamën, ka thënë se ai "din gjëra që të tjerët nuk i dijnë" dhe se ai do i zbulojë këto informacione më 3 apo 4 janar.  "Ai do të flasë rreth konkludimeve të tij dhe për atë se si mendon ai se qëndrojnë gjërat", i ka thënë Spicer CNN-së më 2 janar dhe ka shtuar: "Ai nuk do të zbulojë asgjë që është sekrete apo që është ndarë në mënyrë sekrete me të". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Paraburgoset siriani që dyshohet se planifikonte sulm terrorist 

Posted: 02 Jan 2017 10:39 PM PST

Autoritetet gjermane thonë se e kanë arrestuar një refugjat sirian me dyshimin se po mblidhte fonde nga grupi militant, Shteti Islamik që më pas t'iu jap disa kamionëve me bomba në turma njerëzish.  Arrestimi i kryer sot ndodh dy javë pasi një tunizian ka vrarë 12 persona derisa i ka shtypur ata me kamionin që e ka drejtuar në turmën që festonte Krishtlindjet në Berlin.  Në rastin e fundit, prokurori i qytetit perëndimor Saarbruecken ka thënë se një 38 vjeçar i papunë nga Siria është paraburgosur më 31 dhjetor me dyshimin se bënte përpjekje të mblidhte deri në 180 mijë euro për të kryer sulmin.  Prokurori, Christoph Rebman, ka thënë se personi në fjalë, emrin e të cilit nuk e ka treguar, ka migruar nga Raka e Sirisë në Gjermani, para dy vjetësh, dhe të njëjtit i është dhënë statusi i refugjatit. Ai dyshohet se kërkonte para nga Shteti Islamik në Siri për të blerë kamionë të cilët më pas do i mbushte me 400 deri në 500 kg eksploziv, secilin.  Rebman ka thënë se i dyshuari e ka pranuar se e ka kontaktuar IS-in, por e ka hedhur poshtë se planifikonte që të kryente sulmin, pasi qëllimi i tij ishte të përdorte paratë për të përkrahur familjen e tij në Siri.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Rebelët e kanë ngrirë pjesëmarrjen në diskutimet për paqe 

Posted: 02 Jan 2017 10:01 PM PST

Grupet rebele siriane kanë njoftuar sot se kanë ngrirë diskutimet për paqe të garantuara nga Rusia dhe Turqia për shkak të "shkeljeve" të armëpushimit nga forcat qeveritare.  Qeveria ka intensifikuar sulmet përreth Damaskut dhe Alepos më 2 janar derisa ata kanë bërë përpjekje të sigurojnë furnizuesit me ujë të këtyre qyteteve.  Në një komunikatë të dërguar mediave, grupet rebele kanë thënë se çdo avansim territorial nga ushtria dhe milicitë e përkrahura nga Irani do t'i jepnin fund përpjekjeve për rifillim të bisedimeve për paqe, por edhe vet armëpushimit që garantohet nga Rusia dhe Turqia, i cili ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor.  Rusia dhe Turqia, që përkrahin dy palë të ndryshme në këtë luftë, kane qenë duke punuar në organizimin e bisedimeve për paqe në kryeqytetin kazak, Astana, përpjekje këto që së fundi e kanë marrë përkrahjen edhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Por, armëpushimi i fundit është shkelur, njejtë sikur marrëveshjet tjera për ndalimin e luftimeve. Komunikata e rebelëve thotë se shkeljet kryesore janë bërë në një rajon veriperëndimor të Damaskut, në zonën e kontrolluar nga rebelër, Wadi Barada. Qeveria siriane në anën tjetër ka thënë se rebelët kanë pasur cak infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke shkaktuar rrjedhje të naftës me qëllim helmimin e ujit dhe më pas ndërprerjen e furnizimit me ujë.    OKB thotë se katër milionë njerëz në kryeqytetin sirian kanë mbetur pa ujë prej 22 dhjetorit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku: Zero tolerancë ndaj priftërinjëve abuzues të fëmijëve 

Posted: 02 Jan 2017 10:44 AM PST

Papa Françesku iu ka thënë peshkopëve në të gjithë botën të kenë zero tolerancë për klerin që abuzojnë seksualisht fëmijët, shkruan Reuters.  Ai gjithashtu ka kërkuar falje për "një mëkat që na turpëron".  Në një letër dërguar peshkopëve më 28 dhjetor, por që vetëm sot është publikuar nga Vatikani, Françesku shkruan: "Unë do të doja që ne të ripërtrijmë përkushtimin tonë për tu siguruar që këto krime të mos ndodhin më në mesin tonë".  Prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, Papa Françesku ka ndërmarrë hapa për të hequr me rrënjë abuzimin seksual brenda Kishës dhe të vë në zbatim masa që mbrojnë fëmijët.  Por, siç shkruan më tej Reuters, grupet që mbrojnë viktimat thonë ai nuk ka bërë mjaft, veçanërisht në mbajtjen përgjegjës të peshkopëve që kanë toleruar fshehjen e abuzimeve seksuale. "(Kisha) pranon mëkatet e disa prej pjesëtarëve të saj: vuajtjet, përvojat dhe dhimbjet e të miturve që janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë. Ky është një mëkat që na turpëron neve", shkruan në këtë letër Françesku.  Në vitin 2014, ai e ka krijuar një komision të Vatikanit, pjesë e të cilit ishin disa prej viktimave që të këshillojnë Kishat se si t'i parandalojnë abuzimet. Por, disa pjesëtarë të komisionit janë ankuar rreth hapave të ngadaltë të ndryshimit në Vatikan.  Françesku e ka miratuar edhe themelimin e një tribunali të Vatikanit për të gjykuar peshkopët që akuzohen se kanë fshehur abuzimet seksuale apo që nuk kanë arritur t'i parandalojnë ato.  Por, siç shkruan Reuters, ky propozim ka ngecur. Abuzimet seksuale brenda Kishës janë përmendur për herë të parë në vitin 2002, kur është zbuluar se peshkopët në SHBA kanë dërguar abuzuesit nga njëra famulli tek tjetra, në vend se t'i ata zhvesh nga petku fetar fare.  Skandale të ngjajshme më pas kanë filluar të zbulohen në tërë botën, ndërsa deri më tash Kisha ka paguar dhjetëra miliona dollarë si kompensim për viktimat. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :