Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Tyga di ku ta përqafojë të dashurën e tij” plus 9 more Lajmet

loading...

“Tyga di ku ta përqafojë të dashurën e tij” plus 9 more Lajmet


Tyga di ku ta përqafojë të dashurën e tij

Posted: 05 Jan 2017 12:32 PM PST

I dashuri i Kylie Jenner, Tyga nuk mund t'i mbante asnjë moment duar larg të pasmeve të kolme të të dashurës së tij teksa shijonin pushimet në Meksikë.

Çifti i të famshmëve janë fotografuar teksa bënin banjë dielli pranë një pishine në Punta Mira, Meksikë.

Vajza e njohur e reality Show, 19 vjeçe dukej shumë seksi me një palë bikini të zeza që i nxirrnin në pah format bombastike.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tyga di ku ta përqafojë të dashurën e tij appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Pas dëborës vjen akulli, Emergjencat: 90 fshatra mund të bllokohen

Posted: 05 Jan 2017 12:04 PM PST

Për Emergjencat Civile problemi kryesore pas rreshjeve të dëborës sot dhe nesër është akulli, nga rënia e madhe e temperaturave.

Sipas Shemsi Prençit, shefit të Emergjencave, 90 fshatra në Kukës, Dibër dhe Korçë mund të bllokohen.

Shemsi Prençi: Deri nesër do të ketë reshje dëbore, nga nesër e tutje, për shkak të rënies së temperaturave, do të kalojnë në ngrica. Nuk do të ketë më reshje dëbore, por problem do të jetë akulli në rrugë, për të cilën ne kemi bërë apel të gjithë kompanive me detyrime kontraktore dhe bashkive, të sigurojnë depozita kripe për spërkatjen e rrugëve. Edhe në ato rajone ku nuk do të bjerë dëborë, por do të jetë shi, problemi më i madh është që pas shiut do të ketë ngrica.

Top Channel: Ka ndonjë aks, sipas informacioneve tuaja, që ka probleme?

Shemsi Prençi: Përgjithësisht kompanitë janë duke punuar, por e theksoi që duhet të rrisin prezencën e gjithë kapaciteteve teknike dhe njerëzore që kanë, për të spërkatur me kripe çdo segment rrugore, sepse kjo ngricë që do mbërthej gjithë territorin e Shqipërisë, sidomos rrjetin rrugor, nuk mund të përballohet, sepse nuk kryen efekt as fadroma, as traktori, as borëpastruesja. Në këto kushte kryen efekt vetëm spërkatja me kripe.

Top Channel: Duke marrë parasysh dhe reshjet e borës, sa mund të jenë zonat e bllokuara?

Shemsi Prençi: Janë parashikuar që do të jenë në të gjithë Shqipërinë rreth 90 fshatra.

Top Channel: Kryesisht në…

Shemsi Prençi: Kryesisht do të jenë në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës.

Top Channel: Dhe një apel për gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët?

Shemsi Prençi: Sa më pak lëvizje të panevojshme. Të përdorin zinxhirë në të gjithë segmentin me ngricë dhe atje ku ata shikojnë që nuk është hedhur skorje dhe kripë, është më mirë të ndalojnë.

5 janar 2017 (Stilografi.com)/TCH

The post Pas dëborës vjen akulli, Emergjencat: 90 fshatra mund të bllokohen appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tajvan, 50 striptiste në funeralin e babait (Video)

Posted: 05 Jan 2017 11:23 AM PST

Një burrë në Tajvan pagoi 50 striptiste që të performonin gjatë funeralit të babit të tij, duke e konsideruar si një dhuratë të fundit për të.

Momentet nga funerali aspak i zakontë, i mbajtur më 3 janar në kontenë Chiayi, janë shpërndarë online.

Sipas djalit të të ndjerit, i cili kishte qenë zyrtar i rëndësishëm i qytetit, babai i tij ishte një njëri që e donte jetën, kështu që ai ishte kujdesur që edhe funerali i tij të ishte më i miri i mundshëm.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tajvan, 50 striptiste në funeralin e babait (Video) appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Aksident në Tiranë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 40-vjeçarin

Posted: 05 Jan 2017 11:03 AM PST

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Fushë-Krujë.

Një automjet tip 'Benz' që drejtohej nga shtetasi me inicialet Gj.Gj ka përplasur për vdekje një këmbësor, rreth 40 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Aksident në Tiranë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 40-vjeçarin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Izmir, autobombë dhe sulm me armë, 4 të vrarë, 10 të plagosur

Posted: 05 Jan 2017 10:51 AM PST

Një polic turk dhe një punonjës i gjykatës në qytetin bregdetar turk, Izmir janë vrarë gjatë sulmit me veturë bombë, raporton Reuters, duke u mbështetur në burime policore.

Policia raportohet se ka vrarë dy persona që dyshohet se kanë kryer sulmin, prej të cilit edhe së paku 10 persona janë lënduar.

Policia po e kërkon një person të tretë si të dyshuar se ka marrë pjesë në organizimin e këtij sulmi.

Shpërthimi në qytetin e tretë më të madh të Turqisë pason vrasjen e 39 njerëzve në një lokal nate të Stambollit pak pas Vitit të Ri.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Izmir, autobombë dhe sulm me armë, 4 të vrarë, 10 të plagosur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Kosovë, qeveria refuzon vizitën e presidentit të Serbisë, Nikoliç

Posted: 05 Jan 2017 10:44 AM PST

Qeveria e Kosovës i ka refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë të Serbisë që do të shoqëronin atë në vizitë në Kosovë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme e Kosovës thuhet se refuzimi i kërkesës për Nikoliç vjen pas "mosparaqitjes në kohë të kërkesës".

"Refuzimi vjen pas vonesës për të dorëzuaer me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashikohet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.

Qeveria e Kosovës shprehet se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe arritjeve të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka paralajmëruar vizitën në Kosovë në prag të Krishtlindjeve Ortodokse dhe pjesëmarrjen e tij në liturgjinë në një Kishë Ortodokse në Shtërpce, 60 kilometra në jug të Prishtinës.

Nikoliç ka paralajmëruar edhe takimin me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Vendimi i qeverisë së Kosovës vjen në kohën kur në Francë autoritetet e atjeshme kanë ndaluar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në bazë të një flet arresti ndërkombëtar të autoriteteve të Serbisë.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Kosovë, qeveria refuzon vizitën e presidentit të Serbisë, Nikoliç appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Haradinaj mbetet në paraburgim. Gjykata do të presë kërkesën për ekstradim

Posted: 05 Jan 2017 10:44 AM PST

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë, bën të ditur Reuters.

Nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm në Kosovë, ndërkohë që zyrtarët e AAK-së thonë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar për vendimin e Gjykatës.

Autoritetet franceze me procedura ligjore për rastin Haradinaj

Autoritetet franceze kanë nisur procedurat ligjore në rastin Haradinaj, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës duke theksuar se janë disa faza ligjore nëpër të cilat duhet të kalohet.

Më herët gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Haradinaj mbetet në paraburgim. Gjykata do të presë kërkesën për ekstradim appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

50 striptiste në funeralin e babait (Video)

Posted: 05 Jan 2017 10:22 AM PST

Një burrë në Tajvan pagoi 50 striptiste që të performonin gjatë funeralit të babit të tij, duke e konsideruar si një dhuratë të fundit për të.

Momentet nga funerali aspak i zakontë, i mbajtur më 3 janar në kontenë Chiayi, janë shpërndarë online.

Sipas djalit të të ndjerit, i cili kishte qenë zyrtar i rëndësishëm i qytetit, babai i tij ishte një njëri që e donte jetën, kështu që ai ishte kujdesur që edhe funerali i tij të ishte më i miri i mundshëm.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post 50 striptiste në funeralin e babait (Video) appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Dashuria me shikim të parë e një refugjateje dhe një polici kufiri

Posted: 05 Jan 2017 09:51 AM PST

Kjo është një histori dashurie e pazakontë; ajo është një refugjate myslimane nga Iraku, ai një polic kufiri i krishterë nga Maqedonia. Por ata thonë se ishte dashuri me shikim të parë.

Një ditë, marsin e shkuar, 20-vjeçarja Noora Arkavazi dhe familja e saj; prindërit, vëllai më i vogël dhe motra, arritën kufirin serb. Ata ishin larguar nga shtëpia e tyre në Diyala, Irak, muaj më parë, me shpresën për të mbërritur në Europë e për t'i shpëtuar konfliktit të përgjakshëm mes militantëve të ISIS dhe koalicionit qeveritar në Irak.

"Po udhëtonim si mijëra refugjat të tjerë", rrëfen ajo. Bobi Dodevski ishte i vetmi oficer policie në detyrë që fliste anglisht atë ditë. Noora dhe Bobi thanë për CNN se ranë në dashuri me njëri-tjetrin menjëherë dhe në qershor u martuan. Çifti tani jeton në Kumanovë, Maqedoni.

Në muajt që pasuan takimin fatlum mes Bobi dhe Noora, familja e saj vazhdoi rrugëtimin për në Gjermani, ku kërkuan azil.

Ajo vendosi të qëndronte në Maqedoni me Bobin. Noora flet disa gjuhë, kështu që tani i kalon ditët duke punuar për Kryqin e Kuq.

Bobi, i cili ka punuar si oficer policie për 15 vjet, është zhvendosur në kufi vitin e shkuar për shkak të krizës së refugjatëve.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Dashuria me shikim të parë e një refugjateje dhe një polici kufiri appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

9,4 mln euro dëm në bypass-in e Fierit e të Vlorës, KLSH padit përgjegjësin e ARRSH

Posted: 05 Jan 2017 09:01 AM PST

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar një kallëzim penal për Përgjegjësin e Sektorit të Projekteve të Huaja dhe të Brendshme në ARRSH, shtetasin me inicialet E.N me akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkelje të rënda financiare në projektet e bypas-it të Fierit dhe atij të Vlorës.

Sipas KLSH, dënimi i shkaktuar shtetit nga abuzimet në këto projekte është mbvi 90,4 mln euro.

Po ashtu KLSH ka konstatuar shpenzime që nuk përputhen me eficencën të 8 mln eurove, pagesa ndaj kontraktorëve privatë të dhëna në kundërshtim me kontratën e punimeve civile dhe keqmenaxhim të fondeve.

ARRSH ka lidhur dy kontrata për ndërtimin e bypassit të Fierit me vlerë 39,866,012 Euro pa TVSH dhe për atë të Vlorës një kontratë me vlerë 35,289,872 Euro pa TVSH. Ndërsa KLSH konstatoi në auditim se afati i punimeve nuk është përmbushur për të dyja kontratat.

5 janar 2017 (Stilografi.com)

The post 9,4 mln euro dëm në bypass-in e Fierit e të Vlorës, KLSH padit përgjegjësin e ARRSH appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Related Posts :