Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vegeta, ja cila nga llojet në market është më e mira” plus 1 more Kuzhina Shqiptare

loading...

“Vegeta, ja cila nga llojet në market është më e mira” plus 1 more Kuzhina Shqiptare


Vegeta, ja cila nga llojet në market është më e mira

Posted: 10 Jan 2017 09:07 PM PST

Erëzat  e përziera, ose vegeta, siç e njohim më së shumti gjendet në variante të ndryshme në supermarkete, me emërtime dhe etiketa nga më të bukurat. Por, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurtë, që përmbajtja është e shëndetshme, që erëzat janë të freskëta dhe që nuk kanë kimikate.

E vetmja garanci është data e skadencës. Në fakt, nëse ju e bëni vetë këtë përzierje, mund ta përdorni brenda gjashtë muajve. Kështu, do të jeni më të sigurtë për atë që konsumoni.

Kjo mund të jetë një përzierje me hudhër pluhur, borzilok, rigon, kanellë dhe piper të zi, në kombinim me majdanoz, kopër, borzilok, rozmarinë dhe trumzë. Piperi i kuq, nenexhiku, arrëmyshk dhe qepë pluhur mund të përfshihen gjithashtu.

Erëzat mund të përzihen të gjitha në një pajisje grirëse, ose të përzihen mirë me anën e një luge. Shumica e recetave për erëzat përfshijnë edhe kripë, por duke shtuar se kjo është një çështje e preferencave personale.

Mielli i misrit është gjithashtu një përbërës që shtohet në përzierje, e cila funksionon shumë mirë me mishin e viçit, mishin e derrit, mishin e pulës ose peshkun.

Është gjithashtu një shtesë e mirë për salcat e kuqe dhe salcat e bardha.

Përzierja me erëza mund të ruhet në një enë hermetike në një vend të freskët, të thatë deri në gjashtë muaj./shije

The post Vegeta, ja cila nga llojet në market është më e mira appeared first on Kuzhina Shqiptare.

A të shëndoshin ullinjtë? Sasia ideale që duhet të hani çdo ditë…

Posted: 10 Jan 2017 09:07 PM PST

Ullinjtë janë të pasur me yndyrë, por është konsideruar si një  yndyrë "e mirë". Lloji i yndyrës që përmbajnë ullinjtë, megjithatë, nuk është i keq, apo i rrezikshëm.

Rreth 135 gram ullinj, të barabarta me një filxhan, ofrojnë rreth 155 kalori. Nga këto 155 kalori, afërsisht 130 janë nga yndyra. Ndërsa, yndyrnat e ngopura ofrojnë rreth 17 kalori të totalit.

Yndyrnat e tjera përbëjnë shumicën e përmbajtjes së yndyrës në ullinj. Pavarësisht përmbajtjes së tyre relativisht të lartë yndyrore, ullinjtë janë konsideruar ende si një ushqim i shëndetshëm për t'u konsumuar.

Këto yndyrna ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq në trup. Ato janë të dobishme, gjithashtu, për zemrën dhe mund të ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe për të siguruar një ndjesi të ngopjes, në mënyrë që njerëzit të hanë më pak dhe të ndihen të ngopur më të gjatë.

Por, si çdo gjë tjetër që hahet me tepri, kur e teproni me ullinjtë, ata janë më pak të shëndetshëm; ata përmbajnë sasi të larta të natriumit.

Ullinjtë janë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë E.

Ullinjtë sigurojnë një sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe janë një burim i rëndësishëm i hekurit, bakrit dhe fibrave./shije

The post A të shëndoshin ullinjtë? Sasia ideale që duhet të hani çdo ditë… appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Related Posts :