Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Veprat e piktorit të njohur francez, me pushtetarët shqiptarë të Orientit (Foto)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Veprat e piktorit të njohur francez, me pushtetarët shqiptarë të Orientit (Foto)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Veprat e piktorit të njohur francez, me pushtetarët shqiptarë të Orientit (Foto)

Posted: 10 Jan 2017 02:37 PM PST

Jean-Léon Gérôme, lindi në Vesulë [Vesoul] dhe studioi në Paris. Në vitin 1856 ai udhëtoi për në Egjipt me mikun e tij, skulptorin Ogyst Bartoldi [Auguste Bartholdi] (1834-1904) – i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i Statujës së Lirisë në New York – dhe u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të tij si piktor orientalist.

Në veprat e tij. zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij. Në shekullin e XIX, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit.

Gerome ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin.

Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. /Robert Elsie/Telegrafi/

Jean-Léon Gérôme (majtas) dhe August Bartholdi në Egjipt më 1856 (foto: Musée Bartholdi).

Oficeri shqiptar, 1894

Rekrutët kalojnë shkretëtirën, 1857

I burgosuri, 1861

Besimtarët në shtëpinë e një prijësi shqiptar

Shqiptari me nargjile, 1868

Shqiptari dhe qeni i tij, 1865

Shqiptari në Kajro

Shqiptari në Siri, 1867

Garda shqiptare në Kajro

Shqiptarët duke luajtur shah, 1859.

Shqiptarët duke luajtur shah (skica), 1859.

Shqiptari hedh tymin te hunda e qenit, 1882

Bashibozuku shqiptar duke kënduar, 1868

Besimtarët në shkretëtirë, 1864

Prijësi i bashibozukëve, 1881

Patrulla shqiptare në Kajro, 1870

Marko Boçari, 1874

Tregtari i stofave në Kajro, 1866

Një kafe në Kajro, 1881

Faljet në Xhami, 1887

Besimtarët shqiptarë, 1865

Shqiptari pran murit

The post Veprat e piktorit të njohur francez, me pushtetarët shqiptarë të Orientit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Artistët e Pejës, në protestë për Haradinajn

Posted: 10 Jan 2017 01:48 PM PST

Për nesër është paralajmëruar një protestë paqësore, në kërkim të lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që po mbahet në arrest nga autoritetet franceze.

Pjesëmarrjen në këtë protestë, e kanë paralajmëruar edhe shoqëritë kulturo-artistike të Pejës. Deri tash, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar: Okteti "Peja", SHKA "Përparimi", "Sofra pejane" dhe SHKA "Marigona".

Protesta fillon në ora 11:55, në qendër të qytetit të Pejës. /Telegrafi/

The post Artistët e Pejës, në protestë për Haradinajn appeared first on Telegrafi.

Thaçi takon Talbottin, kujton thënien e tij: Asnjë ushtar serb nuk do të mbetet në Kosovë

Posted: 10 Jan 2017 01:35 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën e tij në SHBA, pas takimit me ish-sekretarin e shtetit Madeleine Albright, është takuar edhe me zyrtarin Strobe Talbott.

"Pata kënaqësinë ta takoj mikun tim të vjetër, zotin Strobe Talbott, Presidentin e Brookings Institute, institut kërkimor i themeluar qysh më 1916, me seli në Washington, D.C. Gjate ditëve tona më të vështira si popull, në pranverë të vitit 1999, Talbott më kishte dhënë një prej lajmeve më të mira: 'Asnjë ushtar serb nuk do të mbetet në Kosovë! Ju siguroj se nuk do t’ju lëmë në mëshirë të askujt!' Sot kujtuam kohërat e shkuara, por biseduam edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe më gjerë. E ftova z. Talbott ta vizitojë Kosovën. Besoj të shihemi së shpejti edhe në Prishtinë", ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

The post Thaçi takon Talbottin, kujton thënien e tij: Asnjë ushtar serb nuk do të mbetet në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Serbia e sotme si ajo e Millosheviqit!

Posted: 10 Jan 2017 01:32 PM PST

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një shkrim të postuar në Facebook, ka vlerësuar se sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët njëzëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit!

"Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit! Me ketë konstatim nuk kam si mos të pajtohem!

Por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia nuk kishte sesi mos te dilte e fituar. Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t'i ndjekë vetëm krimet e pretenduara te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryera në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?!

Pse Kuvendi i Kosovës, nuk e merr iniciativën për të plotësuar Ligjin e miratuar kohë më parë e i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë?!

Për ketë çështje, ne Kuvend ka edhe një kërkesë nga Shoqata e familjarëve te Klinës, të cilët kërkojnë plotësimin e ligjit në fjalë.

Ata kërkojnë që Gjykata Speciale duhet t'i ndjekë edhe kriminelët serbë. Kjo iniciativë, do të dëshmonte se diskutimet e sotme te deputetëve në Kuvendin e Kosovës për rastin Haradinaj ishin te sinqerta! Përndryshe, ato diskutime do të mbesin vetëm sa për sy e faqe!" (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

The post Krasniqi: Serbia e sotme si ajo e Millosheviqit! appeared first on Telegrafi.

Nuk ka rezolutë për Haradinajn

Posted: 10 Jan 2017 01:16 PM PST

Pas 11 orë diskutimesh në seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë rezolutën për ndalimin në Francë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Dy rezolutat e prezantuara, një e sponsorizuar nga AAK dhe e mbështetur nga Vetëvendosje dhe Nisma, dhe tjetra e prezantuar nga grupet parlamentare PDK-LDK, nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme.

Pas pauzës së dytë që u mbajt, për harmonizimin e tekstit të rezolutës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se nuk është arritur pajtueshmëri për një rezolutë të përbashkët. Ai njoftoi se do të hidhen në votim tekstet e dy projektrezolutave.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, theksoi se rezoluta e dytë është plagjiaturë e rezolutës së tyre, pasi të tri pikat e para janë marrë nga teksti i tyre ndërsa është shtuar vetëm teksti për raporte të mira me Francën.

E para në votim u hodh rezoluta e prezantuar nga AAK, në të cilin votim nuk mori pjesë pozita. Për të votuan 36 deputetë, pro së cilës ishin 28, tre kundër dhe pesë abstenuan.

Kurse, për tekstin e prezantuar nga PDK-LDK, votuan 47 deputetë, pasi opozita e lëshoi sallën. 38 ishin për, gjashtë kundër dhe tre abstenime.

The post Nuk ka rezolutë për Haradinajn appeared first on Telegrafi.

S’ka pajtim për dy pika të Rezolutës për Haradinajn

Posted: 10 Jan 2017 11:56 AM PST

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, theksoi se nuk është arritur konsensus që të kenë një rezolutë të përbashkët në lidhje me ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lekaj – i cili lexoi rezolutën e paraqitur nga AAK, mbështetur nga Vetëvendosje dhe Nisma – theksoi se konsensusi nuk u arrit për dy pika

Deputeti i pavarur, Ilir Deta, propozues i rezolutës së dytë ka theksuar se me Vjosa Osmanin kanë vendosur që ta ndihmojnë këtë diskutim të partive politike.

"Për fat të keq nuk pat gatishmëri për një qëndrim të përbashkët. Pas konsultimit me deputeten Osmani e tërheqim rezolutën e propozuar", tha Deda, raporton KosovaPress.

Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së theksuan se nuk janë pajtuar për dy pikat e fundit, ndërsa i kanë dhënë mbështetjeje tri pikave të para.

Rezoluta e prezantuar nga AAK:

1. Lirimi pa kushte i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, të ndodh sa ma shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore.

2. Qeveria e Kosovës të kërkojë me ngulm përfshirjen direkte të Bashkimit Evropian, përmes përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme, znj. Frederica Mogherini, që të përshpejtohet lirimi, nga shteti francez, i ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

3. Qeveria e Kosovës obligohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që të informojë të gjitha instancat ndërkombëtare se, refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë dhe konform kësaj të kërkojë lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

4. Të ndërpriten bisedimet me Serbinë, deri në anulimin e të gjitha fletë-arresteve të lëshuar nga Serbia, kundër ish-udhëheqësve dhe ushtarëve të UÇK-së në Interpol.

5. Kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i të gjithë përgjegjësve kryesorë të negociatave me Serbinë, për shkak se janë të vetmit që kanë mundur të jenë të informuar se cilët persona kanë urdhër-arreste nga Serbia në Interpol, meqë Kosova nuk është anëtare e Interpolit, nga ku do të mund të merreshin informata zyrtare për emrat që kanë fletë-arreste të tilla.

The post S'ka pajtim për dy pika të Rezolutës për Haradinajn appeared first on Telegrafi.

Gaxherri: Veseli është kryetari më i dobët i Kuvendit deri sot (Video)

Posted: 10 Jan 2017 11:19 AM PST

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum, ka thënë se arrestimi në Francë i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, është shkelje ndaj sovranitetit të vendit, porse ky rast nuk duhet të përdoret për politika ditore.

Duke folur për Serbinë dhe politikat e saj ndaj Kosovës, Gaxherri vlerëson se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Sllobodan Millosheviqit.

"Ata nuk pajtohen kurrë që jemi të pavarur, por ne duhet të punojmë e të dëshmojmë se e kemi seriozisht këtë punë", shprehet Gaxherri.

Për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ajo thotë se e ka përgjegjësinë për mënyrën se si po funksionon Kuvendi.

"Unë s'e njoh asnjë kryetar ma të dobët deri tash. Ai vet mungon ne seanca", thotë Gaxherri. /Telegrafi/

The post Gaxherri: Veseli është kryetari më i dobët i Kuvendit deri sot (Video) appeared first on Telegrafi.

Ujëvara e ngrirë e Mirushës, tërheq vëmendjen e mediave të huaja (Video)

Posted: 10 Jan 2017 10:57 AM PST

Temperaturat e ulëta që kanë kapluar vendin këto ditë, kanë bërë që të ngrihen Liqeni i Badovcit dhe Drini i Bardhë.

Po ashtu, ka ngrirë një nga atraksionet më të veçanta turistike të Kosovës, Ujëvara e Mirushës, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. AFP ka publikuar foton e Armend Nimanit, ndërkaq pamje ka transmetuar edhe CTV News. /Telegrafi/

The post Ujëvara e ngrirë e Mirushës, tërheq vëmendjen e mediave të huaja (Video) appeared first on Telegrafi.

Këta janë zyrtarët që ka suspenduar Ramiz Lladrovci

Posted: 10 Jan 2017 10:40 AM PST

Në muajin e parë të punës, kreu i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, pezulloi nga puna katër zyrtarë komunalë.

Express ka mësuar se këtyre zytarëve i është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ndërtim në pronë publike e banesa të uzurpuara.

Të suspenduarit janë: Halim Vrellaku – shef i Inspekcionit, Drejtoria e Inspekcionit; Shyqeri Bublaku – shef thesarit, Drejtoria e Financave; Vehbi Jashari – zyrtar, Drejtoria e Shërbimeve Publike; dhe, Mehdi Kurrumeli – shef i Sektorit të Arkivit, Drejtoria e Administratës.

Edhe dy drejtorë të Komunës kanë aktakuzë, por për ta vendimi merret në ditët në vijim.

The post Këta janë zyrtarët që ka suspenduar Ramiz Lladrovci appeared first on Telegrafi.

Hamiti, komandantëve: Kishin pushtet, s’bëtë asgjë për pastrimin e listave të të kërkuarve nga Serbia

Posted: 10 Jan 2017 10:20 AM PST

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Sabri Hamiti, në fjalën e mbajtur në seancën e jashtëzakonshme Kuvendin e Kosovës, për ndalimin në Francë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinjat, ka numëruar ish-komandantët ë UÇK-së që kanë pasur postet më të larta udhëheqëse në vend.

Ai ka theksuar me emra ish-komandantët me poste udhëheqëse, duke filluar nga posti i kryeministrit, që siç tha ai ishin katër, dy ishin kryetar të Kuvendit dhe presidenti i tanishëm i Kosovës.

Hamiti nxori këto statistike për të dëshmuar se të gjithë këta nuk kanë bërë asgjë për pastrimin e listave të të kërkuarve nga Serbia.

The post Hamiti, komandantëve: Kishin pushtet, s'bëtë asgjë për pastrimin e listave të të kërkuarve nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Related Posts :