Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Veseli: Ramiz Kelmendi la shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Veseli: Ramiz Kelmendi la shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Veseli: Ramiz Kelmendi la shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës

Posted: 11 Jan 2017 02:49 PM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

Veseli përmes një statusi në Facebook ka thënë se nuk do t'i harrojë takimet që kishte me Kelmendit në kohë dhe rrethana të ndryshme.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit. Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës. Do t'i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme. Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/

The post Veseli: Ramiz Kelmendi la shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Këta janë dy kosovarët e vetëm të zhdukur që i kërkon Interpoli (Foto)

Posted: 11 Jan 2017 02:41 PM PST

Etem Hajdini, 74-vjeç nga Drenasi dhe Xhemshit Jashari, 42-vjeç nga Gjakova, janë të vetmit persona nga Kosova të zhdukur e të cilët i kërkon Interpol nëpërmjet faqes zyrtare të saj në internet.

Ndonëse Hajdini figuron qysh moti në faqen e Interpoolit, të dhënat dhe fotografia e Jasharit është vendosur së fundmi, raporton Indeksonline.

Më herët person i zhdukur në faqen e Interpoolit ka qenë edhe një nënë me vajzën e saj, por që ajo është larguar së fundmi, por që nuk dihet për fatin e saj.

The post Këta janë dy kosovarët e vetëm të zhdukur që i kërkon Interpoli (Foto) appeared first on Telegrafi.

Shqiptarët në Skandinavi kërkojnë lirimin e Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 02:34 PM PST

Shoqatat shqiptare në Skandinavi, përmes një shkrese dërguar Ministrisë së Drejtësisë të Francës, kanë kërkuar nga kjo ministri lirimin e ish kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj për popullin shqiptarë të Kosovës konsiderohet si hero. Ai ka qenë udhëheqës eminent i forcave çlirimtare të popullit shqiptar gjatë periudhës kur Millosheviçi bënte gjenocid mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës. Gjatë vitit 1998-1999, Ramush Haradinaj ishte një nga komandantët kryesor të gueriles shqiptare në Kosovë”, thuhet në shkresë.

Shkresa e plotë shoqatave shqiptare:

Ministrisë së Drejtësisë në Francë,

Nga kryeqytetet skandinave: Stokholm, Kopenhage, Helsingfors dhe Oslo.

Kërkesë

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm nga arresti zotin Ramush Haradinaj, që mbahet që nga data 4 janar në bazë të një fletëarresti nga interpoli i Serbisë të datuar nga viti 2004.

Zotëri Ramush Haradinaj për popullin shqiptarë të Kosovës konsiderohet si hero. Ai ka qenë udhëheqës eminent i forcave çlirimtare të popullit shqiptar gjatë periudhës kur Millosheviçi bënte gjenocid mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës. Gjatë vitit 1998-1999, Ramush Haradinaj ishte një nga komandantët kryesor të gueriles shqiptare në Kosovë.

Në fund të vitit 2004 dhe në fillim të vitit 2005, zoti Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.

Ramush Haradinaj, la postin e kryeministrit dhe shkoi në Hagë për tu ballafaquar me akuzat që kishte bërë Tribunali i Hagës. Në vitin 2008 dhe në vitin 2012, u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat që ngarkohej nga prokurori i Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë.

Në vitin 2004 është lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar po nga vet regjimi i Serbisë, atëherë e quajtur Shteti i Serbisë dhe Malit të Zi. Ky shtet juridikisht nuk ekziston më. Edhe nga të gjitha Konventat ndërkombëtare, Kosova njihet si juridiksion jashtë Serbisë dhe si e tillë tani është shtet i Pavarur me 112 njohje ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh, rolin dhe ndjeshmërinë që ka për popullin shqiptar të Kosovës si dhe faktin juridik se Ramush Haradinaj është shtetas i Kosovës, që shteti i juaj Franca e ka njohur Pavarësinë vetëm disa orë pas shpalljes së Pavarësisë; lusim organet gjyqësore të kenë parasysh të gjithë këto çështje juridike-ndërkombëtare dhe ta lirojë menjëherë tribunin tonë nga arresti!

Me shumë respekt dhe mirënjohje për shtetin liridashës të Francës dhe organeve gjyqësore të Francës.

Të nënshkruar nga më shumë se 13.000 anëtarë të shoqatave kulturore e sportive nga shqiptar me banim në Suedi.

The post Shqiptarët në Skandinavi kërkojnë lirimin e Haradinajt appeared first on Telegrafi.

Zeka thotë se dikush nga Prishtina ka gisht në arrestimin e Haradinajt (Video)

Posted: 11 Jan 2017 02:19 PM PST

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon, dikush nga Prishtina kishte telefonuar Aeroportin e Baselit se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me familjen e tij ishte duke zbritur në territorin e tyre.

“Para se me ateru aeroplani, sipas shërbimeve dhe informacioneve që i kemi nga Brukseli, dikush nga Prishtina ka telefonuar në Aeroportin e Baselit ku thuhet se një njeri tepër i rrezikshëm është duke zbritur në territorin tuaj”, ka deklaruar Zeka në emisionin Parrotlla.

Sipas Zekës, kjo telefonatë ka ndikuar deri tek devijimi i aeroplanit siç e ka quajtur ai, pasi Haradinaj me familje kanë pritur që të zbrisnin në territorin e Zvicrës.

Haradinaj ishte arrestuar të mërkurën e javës së kaluar, sipas një urdhër-arresti të Serbisë. /Parrotlla.net/

The post Zeka thotë se dikush nga Prishtina ka gisht në arrestimin e Haradinajt (Video) appeared first on Telegrafi.

Shala: Nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi, ne nuk jemi shtet (Video)

Posted: 11 Jan 2017 02:08 PM PST

Deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh kryetar i Komisionit për Siguri, Haxhi Shala, ka theksuar se nuk beson se Franca mund ta pranonjë ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Ai ka theksuar në emisioin "Info Box" të RTV Dukagjini, se beson se procedurat ligjore nuk ia mundësojnë Beogradit që ta ekstradojë Haradinajn në Serbi.

"Në qoftë se edhe kjo na ndodh, ne si vend duhet ta shiqojmë pozicionin tonë si shtet. Nëse ndodhë me të vërtetë kjo, ne duhtt të shiqojmë se çka po ndodhë, jemi apo nuk jemi shtet. Nëse Haradinajn ekstradohet, ne nuk jemi shtet", ka shtuar ai./Telegrafi/

The post Shala: Nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi, ne nuk jemi shtet (Video) appeared first on Telegrafi.

Të dyshuarit për terrorizëm u paraburgosën pa prova

Posted: 11 Jan 2017 01:59 PM PST

Masa e paraburgimit që u caktua ndaj 14 personave të arrestuar nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë dhe rajon, sipas vendimit të Gjykatës Supreme nuk i ka plotësuar kushtet ligjore të kërkuara me procedurë penale.

Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit lidhur me paraburgimin ndaj 14 të dyshuarve për terrorizëm, duke kërkuar prova të reja nga Prokuroria.

Masa e paraburgimit që u caktua ndaj 14 personave nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë dhe rajon, sipas vendimit të Gjykatës Supreme nuk i ka plotësuar kushtet ligjore të kërkuara me procedurë penale.

"Nga shkresat e lëndës rezulton se absolutisht nuk ekziston asnjë provë që kërkohet në këtë fazë të procedurës për ta bërë dyshimin e bazuar dhe asnjë provë që do e bënte frikën të bazuar se nëse ndodhen në liri të pandehurit do të pengonin procesin hetimor", thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Më tej, vendimi i Supremes thotë se aktvendimi me të cilin iu caktua paraburgimi nga Gjykata Themelore është thjeshtë narrativ dhe pa asnjë provë.

"Gjetja e laptopëve, e literaturës islame, e ndonjë përmbajtjeje në gjuhë arabe, nuk janë prova se këta persona i përkasin grupit terrorist", thuhet në vendim.

Duke përdorur një gjuhë shumë kritike ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se caktimi i paraburgimit pa prova mund të cenojë sigurinë juridike të qytetarëve.

"Në të drejtën penale përpos që vlen prezumimi i pafajësisë, vlen edhe standardi se ndaj askujt nuk mund të fillohet procedura penale pa ekzistuar dyshimi i bazuar i cili mund të faktohet nga paditësi dhe të arsyetohet nga gjykata. Pa këto kushte ligjore, procesi penal – paraburgimi, del të jetë arbitrar, njëkohësisht cenon sigurinë juridike të qytetarëve, ndërsa në rastin konkret as prokuroria as gjykata nuk kanë theksuar asnjë provë që të vërtetojnë faktin relevant për caktimin e paraburgimit, "dyshimin e bazuar", pa të cilin askujt nuk mund t'i caktohet paraburgimi", thuhet në vendim.

Vendimi i Gjykatës Supreme, të cilin KALLXO.com e ka siguruar, është po kaq kritik edhe ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit.

"Gjykata e Apelit pa asnjë analizë kritike dhe pa asnjë përgjigje në pretendimet e parashtruara ka konfirmuar aktvendimin e paligjshëm të gjykatës së shkallës së parë, me arsyetimin "gjeneroz dhe sterotipe të zakonshme në stilin "nuk qëndrojnë pretendimet nga ankesa", pa dhënë asnjë arsye se në cilat dimensione vendimi qenka i ligjshëm", thuhet në vendimin e Supremes.

Duke u bazuar në të gjitha këto të gjetura Gjykata Supreme ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit për caktimin të paraburgimit, duke e kthyer këtë në rivendosje ndërsa u ka vazhduar paraburgimin të dyshuarve deri në vendimin e ri të Gjykatës Themelore.

Seanca do të mbahet ditën e premte.

Avokati i njërit nga të dyshuarit e këtij rasti, Mahmut Halimi, thotë se tani Prokuroria obligohet që me prova të artikulueshme të arsyetojë pretendimin e saj.

"Prokuroria duhet me prova të artikulueshme të dëshmojë nivelin e dyshimit të bazuar dhe jo të kapen njerëzit në rrugë dhe t'u vihet ndonjë atribut që ndoshta nuk e kanë sepse të gjitha dispozitat penale e kanë parimin e prezumimit të pafajësisë. Askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim të formës së prerë", tha Halimi.

Nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste në Kosovë dhe se kishin kontakte me Lavdrim Muhaxherin, Policia e Kosovës arrestoi 17 persona ndërsa ndaj tyre prokurorja Merita Bina-Rugova kërkoi caktimin e paraburgimit.

The post Të dyshuarit për terrorizëm u paraburgosën pa prova appeared first on Telegrafi.

Vdes gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi

Posted: 11 Jan 2017 01:44 PM PST

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi.

Lajmin e ka bërë të ditur Adriatik Kelmendi i cili e kishte axhë tashmë të ndjerin.

"Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare. Për detaje të ceremonive mortore ju njoftojmë ndërkohë", ka shkruar Adriatik Kelmendi në Facebook.

Kelmendi ishte njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të Kosovës, i cili njihet për vlerat artistike që solli në letrat shqipe. Po ashtu, Kelmendi hapi shkollën e parë private të gazetarisë në Kosovë./Telegrafi/

The post Vdes gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi appeared first on Telegrafi.

Kuburoviq: Nesër dëshmitë shtesë në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 01:39 PM PST

Serbia gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë plotësimin e kërkesës për ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca në Serbi.
Kështu ka bërë të ditur ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, e cila ka theksuar se Serbia akuzon Haradinajn për krimet kundër popullatës civile gjatë vitit 1999, për të cilat, sipas saj, Haradinaj nuk është gjykuar në Hagë, shkruan Tanjug, përcjell Telegrafi.
“Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, të cilën të martën Serbia e ka dorëzuar në Francë, ishte paralajmëruar se do të bashkangjiteshin edhe prova shtesë të cilat kanë të bëjnë me urdhrin për zgjerimin e hetimeve ndaj Haradinajt me dëshmi të cilat e mbështesin, ka precizuar ministrja Kuburoviq./Telegrafi/

The post Kuburoviq: Nesër dëshmitë shtesë në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt appeared first on Telegrafi.

Zogaj për rastin Haradinaj: Më seriozisht e ka Vuçiqi se sa Mustafa

Posted: 11 Jan 2017 01:13 PM PST

Analisti politik, Petrit Zogaj duke komentuar lirimin e mundshëm me kush të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse kjo është kërkesë e Haradinaj është e gabuar.

"Mund të jetë procedurë e Interpolit por besoj se ekipi i avokatëve është dashur të ketë vullnetin e Haradinaj në letër. Nëse kjo ka qenë kërkesa e Haradinaj, është gabim sepse po u jep mundësië autoriteteve franceze për hetime".

Zogaj që ishte i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se "Serbia në aspektin juridik mund të ketë më shumë të drejta se sa ne mendojmë, edhe në raport me Kosovën".

"Mund ta kuptoj show-un politik në Kosovë por nuk besoj se është njejtë edhe në Serbi".

"Unë nuk besoj se ata e kanë vetëm për show politik, nëse do të kishte mundësi që Haradinaj të dërgohet në Beograd ata do ta arrestonin dhe do të nisnin proces gjyqësor".

"Vuçiqi nuk e thotë me hipokrizi se Haradinaj duhet të arresohet nëse shkon në Serbi. Më seriozisht e ka Vuçiqi se sa Mustafa".

Zogaj poashtu ka komentuar edhe një deklaratë të njërit nga avokatët e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë se nuk ishte profesionale.

"Një avokat në ekipin e avokatëve të Haradinaj tha se Haradinaj është hero i gjallë, por me këtë logjikë nuk shkohet në Gjykatë".

The post Zogaj për rastin Haradinaj: Më seriozisht e ka Vuçiqi se sa Mustafa appeared first on Telegrafi.

Gjini: Në rastin Haradinaj asnjë dëshmitar nuk është vrarë

Posted: 11 Jan 2017 01:11 PM PST

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se nuk guxon të thotë që ka konspiracion prej Kosovës për ta mbajtur Ramush Haradinaj në paraburgim.

"Mundem të them, megjithatë se kryeministri Mustafa ka provuar të inkriminojë Ramushin për çështjen e Radoniqit, për të cilin është gjykuar në Hagë. Nuk i takon të sillet në këtë mënyrë një lider shtetëror", tha Gjininë emisionin ‘Rrokum Roll’ në TV Rrokum.

Ai gjithashtu theksoi se nuk i takon as presidentit Thaçi t'i përmend rastet e vrasjeve të dëshmitarëve, duke thënë se për këtë e kemi Gjykatën Speciale.

"Në rastin Haradinaj asnjë dëshmitar nuk është vrarë, kështu thuhet në deklaratën e kryetarit të trupit gjykues në Hagë", theksoi Gjini.

"Edhe nëse nuk kanë pasur ndikim këto deklarata në këtë rast, munden me pas ndikim në shoqëri, që dikush të fillojë të mendojë se mos ndoshta ka diçka të vërtetë në këto deklarata",përfundoi Gjini. /Telegrafi/

The post Gjini: Në rastin Haradinaj asnjë dëshmitar nuk është vrarë appeared first on Telegrafi.

Related Posts :