Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“VIDEO/ Mediat serbe: Lavdrim Muhaxheri “duke pirë kafe në Kosovë”” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“VIDEO/ Mediat serbe: Lavdrim Muhaxheri “duke pirë kafe në Kosovë”” plus 9 more - Gazeta Dita


VIDEO/ Mediat serbe: Lavdrim Muhaxheri “duke pirë kafe në Kosovë”

Posted: 06 Jan 2017 02:03 AM PST

 

Revista italiane "L'Espresso" në një shkrim të publikuar ditë më parë kishte shkruar se Lavdrim Muhaxheri, apo siç po quhet "Kasapi i Kaçanikut", është rikthyer në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Së fundmi, siç edhe pritej, raporton Telegrafi, janë edhe mediat serbe ato që i kanë dhënë hapësirë një lajmi të tillë. Madje, media serb Blic.rs, nuk është ndalur me kaq. Sipas kësaj mediaje, duke u bazuar në burimet e veta, Lavdrim Muhaxheri shëtitët lirshëm rrugëve të Kosovës – madje as nuk i shmanget shfaqjeve në publik.

Muhaxheri, ndryshe i njohur si Abu Abdullah al Kosova, nuk është vetëm lider shqiptar i ISIS-it, por edhe një ndër figurat më publike, i njohur si rekrutues i një numri të madh të xhihadistëve të huaj.

Siç kanë raportuar mediat më herët, ai kishte shkuar në Siri në vitin 2012, dhe qysh atëherë është shfaqur në shumë video propagandistike, duke u bërë thirrje shqiptarëve t'i bashkohen xhihadit, e gjithashtu ka publikuar fotografi duke ia hequr kokën një mashkulli.

Gjithashtu ishte raportuar se ai ka publikuar edhe një video ku shihet duke e vrarë me granatahedhës një të burgosur.

Më 24 shtator të vitit 2014, Departamenti i SHBA-së e kishte kategorizuar Muhaxherin si terrorist global.

Trump urdhëron ambasadorët e emëruar nga Obama të largohen nga posti

Posted: 06 Jan 2017 01:40 AM PST

 

Ekipi i presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump ka kërkuar që ambasadorët e vendosur politikisht në periudhën e Obamës të largohen nga posti i tyre pas ditës së inaugurimit të Trumpit si president, shkruan New York Times.

Në bazë të këtij urdhri, SHBA-ja mund të mbetet pa përfaqësues të konfirmuar nga senati për muaj me radhë në vende si Gjermania dhe Britania.

Ky urdhër cilësohet si i paprecedentë.

Në të kaluarën, administratat kanë dhënë më shumë kohë në bazë të rasteve.

Sipas New York Times, shumë ambasadorë po mendojnë të apelojnë vendimin.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka informuar se të gjithë ambasadorët e vendosur politikisht duhet të kishin dorëzuar një letër dorëheqjeje ditën pas zgjedhjeve që hynte në fuqi në 20 janar dhe bëri të ditur se ata që kërkojnë zgjatje të mandatit duhet të bëjnë kërkesa zyrtare.

Shumë ambasadorë, shumica e të cilëve kanë familje, tashmë mbeten për të gjetur një vend për të jetuar në SHBA ose në vendet e tyre përkatëse.

Deri më tani Trump ka caktuar dy ambasadorë në dy vend, David Fiedman në Izrael dhe Terry Bandstad në Kinë.

Hillary Clinton mund të kandidojë për kryetare bashkie në New York

Posted: 06 Jan 2017 01:28 AM PST

 

Ndoshta është thjesht thashethemi i fundit politik, mirëpo Hillary Clinton po përmendet në mbarë median amerikane si kandidate e mundshme për postin e kryetares së Bashkisë në New York City.

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale ish-Sekretarja e Shtetit ka rralluar jashtëzakonisht daljet e saj në publik dhe të shumtë janë ata që kanë menduar se e ka lënë përfundimisht politikën.

Mirëpo, shumë miq e donatorë të saj në vite kanë filluar që t'i kërkojnë që të kandidojë për kreun e Bashkisë së Qytetit më të famshëm të Shteteve të Bashkuara.

Shumë kryetarë bashkish në vite e kanë quajtur postin e tyre, si i "dyti në botë pas atij të Presidentit të Amerikës", pra Hillary Clinton do të "zbriste" nga gara për postin më të lartë, në garë për të dytin.

Një arsye pse kjo është e vështirë që të ndodhë është se ajo do të detyrohej të përplasej me aleatin e saj Bill de Blasio, i cili është aktualisht kryetar bashkie në New York dhe i cili po përgatitet për të kandiduar për së dyti.

Hillary Clinton nuk do ta kishte vështirë të fitonte kundër një republikani për kreun e Bashkisë, mirëpo më parë do të duhej të mundte de Blasion brenda Partisë Demokrate. Në New York, ka shumë liberalë të majtë që mbështesnin Bernie Sanders, do të ishte një riinskenim i betejës parapresidenciale që i kushtoi aq shumë ish-senatores amerikane.

Nga ana tjetër përkrahja për de Blasion ka rënë në qytet dhe disa demokratë të njohur po vrasin mendjen nëse duhet të futen në garë. Ata nxiten edhe nga guvernatori Andreë Cuomo, marëdhëniet e të cilit me de Blasion nuk kanë qenë asnjëherë të mira.

Nuk dihet nëse Hillary Clinton është gati të rifutet në politikë pas humbjes traumatike të zgjedhjeve presidenciale në 8 nëntor. Mirëpo, është edhe fakt, që as ajo e as ndonjë ndihmës i afërt i saj nuk ka nxituar të përgënjeshtrojë lajmin se demokratja e njohur mund të kandidojë për kryetare bashkie në New York City.

(Ruben Avxhiu/Illyria)

Pas vdekjes së aktores Elida Cangonji, ndahet nga jeta edhe babai i saj

Posted: 06 Jan 2017 01:24 AM PST

Ndahet nga jeta babai i mjekes psikiatre, por që të gjithë e kujtojnë si aktorja e filmave, Elida Cangonji.

Lajmin për largimin nga jeta të Musa Cangonjit e ka dhënë familjari i tij, fotografi Feliks Bilani.

"Te shtunën bëheshin të 40 e të bijës Elida Cangonjit, por nuk priti dot, nuk rrinte dot pa Lidën…", shkruan ai në një postim në profilin e tij në Facebook.

bilani

Aktorja u nda nga jeta në Mont Elimar të Francës, pas një sëmundjeje nga e cila vuante.

Elida ndërroi jetë nga leucemia akute. Ajo ka luajtur disa role në filmat shqiptarë si Zana te filmi "Rrugë të Bardha" Eleni te "Në kufi të dy legjendave"; mësuesja te "Shtigje lufte".

A do të jetë Meta President? Flet këshilltari i kreut të Kuvendit

Posted: 06 Jan 2017 01:19 AM PST

 

Emisioni "Arena" në Ora News diskutoi mbrëmë garën presidenciale.

Drejtuesi i emisionit Dritan Hila së bashku me panelin e analistëve të ftuar prekën çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke komentuar dhe mbi kandidaturat e përfolura deri tani në media.

Këshilltari i kreut të Kuvendit, Lorenc Vangjeli tha se Meta do të jetë president, por jo kësaj radhe.

Më tej, Vangjeli theksoi se Presidentin do ta përcaktojë LSI-ja.

I pyetur nga Dritan Hila se a e jep Rama votën për Metën apo Vasilin për Presidencën, Vangjeli u përgjigj se "për këtë përgjigjen e ka vetëm Rama, por në këtë moment as ai nuk e ka për ta dhënë. Të hedhësh fall apo bësh horoskop në këto viset tona është sport kombëtar, ballkanik.

Por kemi mësuar në të paktën dy raste, në perëndim dhe përtej oqeanit se sondazhet dështojnë. Kështu ka ndodhur me Trump dhe Britaninë me brexit.

Ilir Meta e ka shprehur qartë se nuk e ka këtë ambicie, do të jetë President, por jo kësaj rradhe. Është një fall që unë e hedh, por jo për 2017. Në pushtet njerëzit janë emëruar, në opozitë njerëzit janë bërë vetë. Të gjithë ata që çalojnë në politikë janë të gjithë ata që kanë hyrë nga dera e pushtetit dhe janë emëruar prej pushtetit. Janë njerëz të cilët kanë pasur shkëlqim për aq kohë sa kanë pasur karrigen poshtë vetes dhe pastaj janë harruar. Dhe ka një tjetër racë politikanësh që janë vetëbërë dhe kanë kaluar në opozitë. Rasti i Ilir Metës është një krijesë e vetvetes, por dhe rrethanave dhe është krijuar fillimisht në opozitë".

Bora në Kukës arrin në 1 metër, bllokohen dhjetëra njësi administrative

Posted: 06 Jan 2017 01:10 AM PST

 

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të shumta dëbore me intensitet të lartë e ulje temperature.

Lartësia e borës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale deri në 1 metër në Valbonë pritet vazhdimi i reshjeve të dëborës e ulje temperaturë njofton Shtabi i Emergjencave i Kukësit.

Në qytete lartësia e dëborës varion nga deri në 25-35 cm. Të bllokuara janë Njësitë Administrative  Grykë-Çaj, Kalise, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi.

Shumë fshatra në Bashkitë Has e Tropojë.  Shtabi i emergjencave njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë energji elektrike vetëm qytetet B.Curri e Krumë,pjesa tjetër është pa energji, ndërkohë OSHEE raporton se prej mëngjesit të sotëm Bujani, Rragami, Tropoja dhe Kruma janë pa energji elektrike.

Akset nacionale:

Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.

Kukës –Zapod e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35cm.   Punojnë 2 borëpastruese,1 fadromë.

F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme me zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Q.Shlak e Q.Mali është e bllokuar . Lartësia e dëborës 90 cm.Po punojë 2 borëpastruese e 1 eskavator.

Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm në Q.Tobli. Punojnë 4 borëpastruese.

Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 60 cm.

Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë e qarkullueshme me zinxhirë.  Lartësia e dëborës deri në 1m në Valbonë.  Punojnë 2 fadroma e 1 borëpastruese.

B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Luzhë.Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 2 borëpastruese

Qeveria lëshon dorën: Legalizim shtesave pa leje. Ministri i LSI kundër

Posted: 06 Jan 2017 01:08 AM PST

Ky draft që pritet të gëzojë shumë ndërtues pallatesh pa leje, apo individësh që kanë blerë apartamente pa leje, së shpejti miratohet në qeveri. Ai përcakton procedurat e detajuara se si duhet të veprojë ndërtuesi apo pronari i pallateve apo apartamenteve pa leje.

Teksa i është përgjigjur zyrtarisht koleges së tij Eglantina Gjermeni për këtë projektvendim, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur kundër. Ai rendit disa arsye: nga përplasja e kompetencave të ALUIZNI-t me pushtetin vendor e deri tek mbartja e borxheve nga ndërtuesi tek blerësi.

"Saktësimi i kompetencave mes ALUIZNI-t dhe pushtetit vendor duhet të saktësohet me ligj, ndërkohe që projektvendimi shkakton ngatërresë të këtyre kompetencave. Duhet disiplinuar një herë e mirë dhe në mënyrë shteruese çështja e detyrimeve që shoqëritë tregtare krijojnë në fushën e ndërtimit. Logjika e përdorur në projektvendim është që borxhet mbarten në disa raste tek qytetarët.

Një normim i tillë është i papranueshëm. Çmoj që projektvendimi i iniciuar nga ana juaj është prematur, shkakton konflikt të kompetencave dhe nuk garanton kontrollin mbi territorin",-thuhet në shkresën e Manjanit për Eglantina Gjermenin.

Dokumenti i plotë

I.   LEGALIZIMI NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE ME SHKELJE  TË LEJES SË NDËRTIMIT

1.Procedurat e legalizimit të objektit me shkelje të lejes së ndërtimit kryhen në favor të poseduesve (si porositës, apo pronarë trualli, sipas kontratave të porosisë/ sipërmarrjes, ose aktmarrëveshjes) në rastet e mëposhtme:
a)Subjekti ndërtues/investitori është në kushtet e nenit 99 (ose 187) të ligjit nr.9901 datë 14.04.2008 "Për shoqëritë tregtare" të ndryshuar; ose
b)Subjekti ndërtues/investitori nuk dorëzon brenda 30 ditësh nga data e njoftimit, dokumentacionin e kërkuar zyrtarisht nga ALUIZNI sipas ligjit nr.9482 date 03.04.2006. Këtu përfshihet dhe rasti kur subjekti rezulton me  veprimtari  të pezulluar prej të paktën 1 viti, sipas informacionit të administruar nga Qendra  Kombëtare  e Biznesit.
2.Kur plotësohen kushtet e pikës 1 të këtij vendimi, drejtoritë e ALUIZNI-t vijojnë legalizimin në favor të    poseduesve të apartamenteve, ose ambienteve me funksion social-ekonomik, në vijim të quajtura "njësi individuale", sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në këtë vendim.
3.Drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t, pas kryerjes së  procedurave  të evidentimit në terren, hartojnë  listat  e  ndërtimeve  të  ngritura  nga  subjektet  që  gjenden  në  kushtet  e  pikës  1 të  këtij  vendimi,  si dhe  listën  e  poseduesve të njësive individuale dhe i afishojnë ato në faqen zyrtare të ALUIZNI-t, në ambientet  e  drejtorive  dhe  të objekteve që do t'i  nënshtrohen procesit të legalizimit, si dhe pranë njësive të qeverisjes  vendore.
4.Legalizimi dhe regjistrimi për objektet që trajtohen sipas këtij kreu, në varësi të gjendjes ligjore, kryhet në dy faza:
a)Miratimi i lejes së legalizimit për objektin kryesor (sipas projektit të  miratuar nga  organi  kompetent)  së  bashku  me  shtesat anësore dhe/ose në lartësi të realizuara dhe të deklaruara nga subjekti ndërtues dhe regjistrimi i tyre në ZVRPP në emër të  ALUIZNI-t, duke u përjashtuar nga taksat  dhe  tarifat e shërbimit.
b)   Miratimi i lejes së legalizimit për shtesat anësore dhe/ose në lartësi të realizuara dhe të deklaruara  nga vetë subjektet poseduese.
5.U nënshtrohen kritereve kualifikuese të parashikuara në VKM nr.280, date 01.04.2015 "Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje", vetëm shtesat në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nëse shtesa gjendet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, legalizohet dhe regjistrohet vetëm objekti  kryesor.
6.   Poseduesit e njësive individuale duhet të dorëzojnë dokumentacionin që provon marrëdhënien juridiko-civile me subjektin ndërtues/investitor. Pas procedurave sipas pikës 4, germa a), e këtij vendimi, drejtoria e ALUIZNI-t miraton lejet e legalizimit për njësitë individuale, në favor të poseduesve, sipas dokumentacionit të sipërpërmendur.
7.   Kur për të njëjtën njësi individuale ka pretendime  nga  dy  apo  më  shumë persona, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata. Procedurat  e  legalizimit  në këtë  rast  pezullohen, me paraqitjen e vërtetimit gjyqësor nga pala e interesuar, apo me vendim gjyqësor për vendosjen e masës së sigurimit  të  padisë. Këto procedura rinisin  në  përputhje  me  dispozitivin  e  vendimit gjyqësor të  formës së  prerë,  të dorëzuar  nga  subjekti  i interesuar.

11. Penalitetet  sipas  nenit  43  të  ligjit  nr.9482, datë  3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" i ndryshuar, mbarten nga subjekti  ndërtues/investitor  dhe   nuk   pengojnë  legalizimin në favor të poseduesve, sipas këtij kreu. Ato llogariten nga drejtoria e ALUIZNI-t dhe i njoftohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëse subjekti është duke iu  nënshtruar  procedurave  të  falimentit,  ato  i njoftohen edhe personit të ngarkuar me likuidimin e shoqërisë tregtare dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit.

II.  LEGALIZIMI NË EMËR TË SUBJEKTIT NDËRTUES/INVESTITOR
13.  Për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, që nuk trajtohen sipas kreut i të këtij vendimi, leja e  legalizimit  miratohet  për  subjektin ndërtues/investitor që rezulton  i tillë nga leja e ndërtimit, apo për subjektin  të cilit i janë njohur të drejta mbi  ndërtimin, nëpërmjet:

a)   veprimeve juridiko-civile (kontrata, akte noteriale) për kalimin e të drejtave mbi investimin/ndërtesën, nga investitori/ndërtuesi tek një subjekt tjetër;
b)   vendimit gjyqësor të formës së prerë.
14.  Legalizimi nuk pengohet nga detyrimet tatimore që kanë palët si rezultat i veprimeve të kryera më parë për kalimin e të drejtave mbi  objektin,  dhe as nuk i shuan  këto detyrime. Në zbatim të kësaj pike ALUIZNI, në momentin e dërgimit të lejes së legalizimit për regjistrim  pranë ZVRPP, përcjell kopje të dokumentacionit të praktikës, pranë drejtorisë rajonale tatimore, për vlerësimin e detyrimeve përkatëse.
15.  Rregullat e përcaktuara në pikat 4 dhe 5 të këtij vendimi, zbatohen edhe për objektet që legalizohen sipas këtij kreu.
Ill. LEGALIZIMI I OBJEKTEVE SHUMËKATËSHE PA LEJE NDËRTIMI, TË DESTINUARA PËR KALIM PRONËSIE APO QERADHËNIE
16.  Evidentimi i objekteve shumëkatëshe (mbi 5 kate), të ngritura pa leje ndërtimi të organeve kompetente, për qëllim shitblerje apo qiradhënie të njësive individuale të banimit apo shërbimit, kryhet nga drejtoritë e ALUIZNI-t, nëpërmjet bashkërendimit dhe shkëmbimit të informacionit me njësitë e qeverisjes vendore si dhe nëpërmjet procedurave të evidentimit në terren.
17.  Subjekti ndërtues/investitori që ka ngritur objektin shumëkatësh pa leje të organeve kompetente, me qëllim shitblerjen dhe/ose qiradhënien, paguan pranë njësisë së qeverisjes vendore, taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas pikës 2 të nenit 27 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" i ndryshuar.
18.  Kur aplikues për legalizim janë banorët/poseduesit e njësive individuale të ndërtimit shumëkatësh, procedurat administrative ndiqen nga ALUIZNI në favor të tyre. Në këtë rast, taksa e ndikimit në infrastrukturë paguhet sipas pikës 2/1 të nenit 27 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" i ndryshuar.

Relacioni
"Ky projektvendim rregullon aspekte të veçanta që lidhen me objektet shumëkatëshe pa leje, të ndërtuara për qëllime shitblerje apo qeradhënie të njësive individuale, në mënyrë që të ketë një trajtim të drejtë, të unifikuar dhe qartë të tyre".

Manjani
"Logjika e përdorur në projektvendim është që borxhet mbarten në disa raste tek qytetarët. Një normim i tillë është i papranueshëm. Çmoj që projektvendimi i iniciuar nga ana juaj është prematur, shkakton konflikt të kompetencave dhe nuk garanton kontrollin mbi territorin".

Makinat para vitit 2000, flet eksperti i Ministrisë së Transporteve: Si do bëhet kolaudimi

Posted: 06 Jan 2017 01:06 AM PST

Automjetet janë ndotësit kryesorë të ajrit në vendin tonë; për këtë arsye është duke u diskutuar mundësia për të përmirësuar flotën e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë. Ndryshimet e reja ligjore që po diskutohen, sipas Ministrisë së Mjedisit pritet të miratohen në 2018-ën. Shkaktare të ndotjes së ajrit janë kryesisht makinat e vjetra para vitit 2000, të cilat përbëjnë mbi 60% të automjeteve në vendin tonë. Vjetërsia e makinave del në dukje edhe në të dhënat e Ministrisë së Transporteve për kontrollin teknik të mjeteve, ku rezulton se për vitin 2016 kanë ngelur në testin e shkarkimit të gazeve mbi 30 mijë automjete. Eksperti Maksim Tashi thekson për "Gazeta Shqiptare" se numrin më të lartë të makinave që nuk kanë kaluar kontrollin teknik e kanë mjetet me benzinë, pasi në periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016 kanë ngelur 18.989 makina me benzinë.

KOLAUDIMI
Shkarkimi i gazeve të automjeteve mbetet një problem në vendin tonë. Sipas të dhënave, për periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016 kanë ngelur në testin e gazeve 30.827 automjete, pasi nuk kanë plotësuar normat e nivelit të shkarkimit të gazit. Në lidhje me diskutimet për mjetet e vjetra dhe standardet e shkarkimit të gazit që duhet të kenë automjetet, eksperti Tashi konfirmon se nuk ka ndryshime në lidhje me vitin e prodhimit të automjetit, por ato duhet të plotësojnë normat e legjislacionit në fuqi.

"Për kontrollin teknik të automjeteve vazhdojmë me udhëzimet dhe legjislacionin në fuqi. Nuk ka drafte apo projektvendime të reja, ka diskutime për të përmirësuar situatën e shkarkimit të gazit, pasi secili prej nesh do të jetojë në një ajër më të pastër. Por deri më tani nuk ka asnjë vendimmarrje. Automjetet që plotësojnë normat në kontrollin teknik, pavarësisht moshës së mjetit, janë në qarkullim. Nëse nuk plotësojnë normat që janë në fuqi, duhet të bëjnë modifikime, ose me dëshirën e personit që e disponon nmjeti del jashtë qarkullimit", – sqaron Maksim Tashi, ekspert në Ministrinë e Transporteve. Sipas ekspertit, edhe nëse do merret një vendim në lidhje me makinat e vjetra para vitit 2000, qytetarëve do t'u lihet koha e nevojshme. "Çdo lloj pakti ligjor që do arrihet, do ketë periudhë tranzitore, që qytetarët të marrin masa, pasi ka një numër shumë të lartë automjetesh që janë Euro 1 dhe Euro 2. Asnjëherë nuk mund të merren masa drastike; do u jepet qytetarëve koha e nevojshme edhe për përshtatjen e mjeteve. Por, nuk mund të thuhet asgjë konkrete në kohën që nuk kemi në dorë një draft final", – sqaron eksperti Tashi. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2016 i janë nënshtruar kontrollit teknik të automjeteve 337.139 automjete, prej të cilave 30.827 automjete nuk kanë kaluar, pasi kanë pasur shkarkim të gazit mbi normë. Prej makinave që nuk kanë kaluar testin e gazit, 16.182 janë automjete me benzinë me moshë 14-23 vjet.

Ndërsa, 11.466 automjete që kanë ngelur janë me naftë (gazoil) dhe janë me moshë 8-36 vjet, pra me vit prodhimi deri në 01.07.2008. MJEDISI Projekt-akti i cili po diskutohet nga dy institucione, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit, parashikon që pas hyrjes në fuqi, të lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 4 dhe Euro 5 të shkarkimeve në ajër. Makinat e importit të përdorura që do të hyjnë në Shqipëri do të duhet të jenë të paktën me standard Euro 4. Makinat e importit të reja do të duhen të jenë me standard të paktën Euro 5. Në lidhje me fatin e automjeteve të vjetra, të cilat përbëjnë edhe përqindjen kryesore të mjeteve në vendin tonë, Ana Kekezi, Këshilltare për Mediat dhe Komunikimin pranë Ministrisë së Mjedisit, sqaron se asnjë makinë nuk del nga qarkullimi, por do t'u lihet kohë që të përshtaten.

"Mjetet motorike që qarkullojnë aktualisht në vend, Euro 1 dhe Euro 2, nuk do të dalin nga qarkullimi. Sot në vendet perëndimore lëvizin lirisht makina të viteve 1940- 1950. Çdo makinë, nëse përshtatet me standardin euro që synojmë të miratojmë në kuadër të Planit Kombëtar të Cilësisë së Ajrit, do të lëvizë lirisht". Sipas saj, kategoria e automjeteve, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit para 1993) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1993- 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3 në makinat e tyre. Por kalimi nga Euro 1 dhe Euro 2 në Euro 3 për flotën ekzistuese do të bëhet në mënyrë graduale; kjo gjë nuk pritet që të ndodhë në 2017-ën, pasi është ende në fazë diskutimesh. "Ky draft do të kalojë në një fazë të re konsultimi me grupet e interesit. Pas kësaj do të kalojë për mendim në ministritë e linjës. Pasi gjithë institucionet të dakordësojnë sa është propozuar, kalon në Këshill të Ministrave për miratim. Parashikojmë që kjo fazë të zgjasë nga 6 muaj deri në 12 muaj. Pra VKM-ja hyn në fuqi me shumë gjasa në fillim të 2018- ës", – saktëson Kekezi.

Makinat para vitit 2000, flet eksperti i Ministrisë së Transporteve: Si do bëhet kolaudimi

Posted: 06 Jan 2017 01:02 AM PST

 

Automjetet janë ndotësit kryesorë të ajrit në vendin tonë; për këtë arsye është duke u diskutuar mundësia për të përmirësuar flotën e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë.

Ndryshimet e reja ligjore që po diskutohen, sipas Ministrisë së Mjedisit pritet të miratohen në 2018-ën.

Shkaktare të ndotjes së ajrit janë kryesisht makinat e vjetra para vitit 2000, të cilat përbëjnë mbi 60% të automjeteve në vendin tonë. Vjetërsia e makinave del në dukje edhe në të dhënat e Ministrisë së Transporteve për kontrollin teknik të mjeteve, ku rezulton se për vitin 2016 kanë ngelur në testin e shkarkimit të gazeve mbi 30 mijë automjete.

Eksperti Maksim Tashi thekson për "Gazeta Shqiptare" se numrin më të lartë të makinave që nuk kanë kaluar kontrollin teknik e kanë mjetet me benzinë, pasi në periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016 kanë ngelur 18.989 makina me benzinë.

KOLAUDIMI

Shkarkimi i gazeve të automjeteve mbetet një problem në vendin tonë. Sipas të dhënave, për periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016 kanë ngelur në testin e gazeve 30.827 automjete, pasi nuk kanë plotësuar normat e nivelit të shkarkimit të gazit.

Në lidhje me diskutimet për mjetet e vjetra dhe standardet e shkarkimit të gazit që duhet të kenë automjetet, eksperti Tashi konfirmon se nuk ka ndryshime në lidhje me vitin e prodhimit të automjetit, por ato duhet të plotësojnë normat e legjislacionit në fuqi.

"Për kontrollin teknik të automjeteve vazhdojmë me udhëzimet dhe legjislacionin në fuqi. Nuk ka drafte apo projektvendime të reja, ka diskutime për të përmirësuar situatën e shkarkimit të gazit, pasi secili prej nesh do të jetojë në një ajër më të pastër. Por deri më tani nuk ka asnjë vendimmarrje. Automjetet që plotësojnë normat në kontrollin teknik, pavarësisht moshës së mjetit, janë në qarkullim. Nëse nuk plotësojnë normat që janë në fuqi, duhet të bëjnë modifikime, ose me dëshirën e personit që e disponon mjeti del jashtë qarkullimit", – sqaron Maksim Tashi, ekspert në Ministrinë e Transporteve. Sipas ekspertit, edhe nëse do merret një vendim në lidhje me makinat e vjetra para vitit 2000, qytetarëve do t'u lihet koha e nevojshme. "Çdo lloj pakti ligjor që do arrihet, do ketë periudhë tranzitore, që qytetarët të marrin masa, pasi ka një numër shumë të lartë automjetesh që janë Euro 1 dhe Euro 2. Asnjëherë nuk mund të merren masa drastike; do u jepet qytetarëve koha e nevojshme edhe për përshtatjen e mjeteve. Por, nuk mund të thuhet asgjë konkrete në kohën që nuk kemi në dorë një draft final", – sqaron eksperti Tashi. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2016 i janë nënshtruar kontrollit teknik të automjeteve 337.139 automjete, prej të cilave 30.827 automjete nuk kanë kaluar, pasi kanë pasur shkarkim të gazit mbi normë. Prej makinave që nuk kanë kaluar testin e gazit, 16.182 janë automjete me benzinë me moshë 14-23 vjet.

Ndërsa, 11.466 automjete që kanë ngelur janë me naftë (gazoil) dhe janë me moshë 8-36 vjet, pra me vit prodhimi deri në 01.07.2008. MJEDISI Projekt-akti i cili po diskutohet nga dy institucione, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit, parashikon që pas hyrjes në fuqi, të lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 4 dhe Euro 5 të shkarkimeve në ajër.

Makinat e importit të përdorura që do të hyjnë në Shqipëri do të duhet të jenë të paktën me standard Euro 4. Makinat e importit të reja do të duhen të jenë me standard të paktën Euro 5.

Në lidhje me fatin e automjeteve të vjetra, të cilat përbëjnë edhe përqindjen kryesore të mjeteve në vendin tonë, Ana Kekezi, Këshilltare për Mediat dhe Komunikimin pranë Ministrisë së Mjedisit, sqaron se asnjë makinë nuk del nga qarkullimi, por do t'u lihet kohë që të përshtaten

"Mjetet motorike që qarkullojnë aktualisht në vend, Euro 1 dhe Euro 2, nuk do të dalin nga qarkullimi. Sot në vendet perëndimore lëvizin lirisht makina të viteve 1940- 1950. Çdo makinë, nëse përshtatet me standardin euro që synojmë të miratojmë në kuadër të Planit Kombëtar të Cilësisë së Ajrit, do të lëvizë lirisht". Sipas saj, kategoria e automjeteve, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit para 1993) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1993- 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3 në makinat e tyre. Por kalimi nga Euro 1 dhe Euro 2 në Euro 3 për flotën ekzistuese do të bëhet në mënyrë graduale; kjo gjë nuk pritet që të ndodhë në 2017-ën, pasi është ende në fazë diskutimesh. "Ky draft do të kalojë në një fazë të re konsultimi me grupet e interesit. Pas kësaj do të kalojë për mendim në ministritë e linjës. Pasi gjithë institucionet të dakordësojnë sa është propozuar, kalon në Këshill të Ministrave për miratim. Parashikojmë që kjo fazë të zgjasë nga 6 muaj deri në 12 muaj. Pra VKM-ja hyn në fuqi me shumë gjasa në fillim të 2018- ës", – saktëson Kekezi.

 

 

Tiranë, vret veten me automatik brenda shtëpisë

Posted: 06 Jan 2017 01:00 AM PST

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Tiranës. Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri automatik në banesë.

Sipas policisë, më datë 05.01.2017, rreth orës 09:30, në rrugën Ibrahim Brahja në banesë, shtetasi E. B., 74 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri Automatik model 56, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. Parashikuar nga Nenet 99 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Related Posts :