Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Viti 2016, vit i sfidave për veteranët (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Viti 2016, vit i sfidave për veteranët (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Viti 2016, vit i sfidave për veteranët (Video)

Posted: 03 Jan 2017 01:53 PM PST

Kush me meritë dhe kush pa meritë, një numër i madh i qytetarëve u futen në skemën pensionale për përfitimin e veteranit të UÇK-së. Ndërkaq, fillimi i hetimeve për keqpërdorimin e mundshëm të këtyre listave, erdhi pas publikimit të tyre nga ana e Qeverisë.

Qeveria miratoi raportin përfundimtar të këtij komisioni ku edhe zyrtarisht statusin e veteranit e kanë fituar 46 mijë e 230 persona.

Por, këtë e kundërshtuan veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një komision ad hoc që do të kontrollonte çdo aplikacion në mënyrë që të vërtetohet numri i veteranëve, ishte kërkesë e këtyre të fundit ngase konsideronin se Prokuroria nuk mund të ndikojë në zvogëlimin e listave. /Tribuna Channel/

The post Viti 2016, vit i sfidave për veteranët (Video) appeared first on Telegrafi.

Le Pen: Shqiptarëve nuk duhet t’ju jepet azili (Video)

Posted: 03 Jan 2017 01:27 PM PST

Marine Le Pen, një nga pretendentet kryesore për t'u bërë presidente e Francës në zgjedhjet e këtij viti, ka cilësuar shqiptarët si kërkuesit në numrin më të madh të azilkërkuesve në vendin e saj.

Udhëheqëse e Frontit Nacional, një partie të skajit të djathtë, ajo është një nga zërat kryesorë kundër emigracionit të huaj në Francë.

"Kërkuesit më të mëdhenj të azilit janë shqiptarë; as që duhet t'i pranojmë kërkesat e tyre", tha ajo gjatë një interviste në emisionin "Bourdin Direct", me gazetarin francez Zhan Zak Burden, transmeton illyriapress.com.

Le Pen ka shqetësuar shumë vëzhgues të politikës për shkak të lidhjeve të saj të pazakonta me Vladimir Putinin e Rusisë, armiqësisë së saj ndaj Bashkimit Evropian, e paragjykimeve të forta ndaj myslimanëve pa asnjë kriter.

Mirëpo, në një epokë dyndjesh emigracioni nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika si dhe pas një numër sulmesh terroriste në tokën franceze, e gërshetuar me krizat greke e britanike në BE, Fronti Nacional po kthehet nga një parti e parëndësishme në një konkurrente serioze për postin më të lartë të vendit.

The post Le Pen: Shqiptarëve nuk duhet t'ju jepet azili (Video) appeared first on Telegrafi.

Territori i Arbërisë në vitin 1455? (Foto)

Posted: 03 Jan 2017 12:32 PM PST

Studiuesi Gjon Keka, në redaksinë e Telegrafit ka dërguar një kopje të një harte.

Harta, sipas tij, është marrë nga një atlas i vitit 1846, por që thotë se aty përshkruhet harta e Arbërisë sipas rrethanave të vitit 1455. /Telegrafi/

The post Territori i Arbërisë në vitin 1455? (Foto) appeared first on Telegrafi.

Salihaj: Specialja mund ta lë pa lidership PDK-në (Video)

Posted: 03 Jan 2017 11:26 AM PST

Gjykata Speciale mund ta lë pa lidership PDK-në, është shprehur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj në emisionin "Fakt Plus".

"Unë mendoj se kjo pjesa e lartë është e futur në krim dhe korrupsion, këta janë përgjegjësit. PDK-ja, mund të mbetet pa lidershipin që e ka tash", ka thënë ai.

Salihaj u shpreh se Asociacioni nuk është gjë e mirë, por mund të jetë një OJQ, që nuk merr vendime edhe që mund të jetë i përballueshëm për Kosovën.

The post Salihaj: Specialja mund ta lë pa lidership PDK-në (Video) appeared first on Telegrafi.

Hoxhaj: Presheva të jetë pjesë e dialogut

Posted: 03 Jan 2017 11:20 AM PST

Lugina e Preshevës do duhej të përdoret nga Kosova në dialogun me Serbinë dhe të shpalos një qëndrim të qartë me të drejtat e shqiptarëve të Luginës.

Ministri i punëve te jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova në dialogun me palën serbe duhet të ndërtojë një pozicion të qartë dhe të fuqishëm në raport me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Hoxhaj, në emisionin "Politikë" në Tribuna Channel, ka thënë se në vitin 2017 duhet të kemi një qartësi përsa i përket kësaj teme.

The post Hoxhaj: Presheva të jetë pjesë e dialogut appeared first on Telegrafi.

Veseli: Kuvendi ka realizuar 98 për qind të agjendës

Posted: 03 Jan 2017 10:20 AM PST

Pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme me të cilat është ballafaquar Kuvendi i Kosovës, gjatë këtij viti ai ka përmbushur, si asnjë institucion tjetër shtetëror, agjendën e vet, duke nxjerr ligje të rëndësishme për jetën e qytetarit, sikurse janë Ligji për Trepçën, ose Ligji për Obiliqin, ka thënë në një intervistën për Telegrafin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Sipas tij, mosmarrëveshjet janë të natyrshme në sistemin politik demokratik, mirëpo këto te ne janë shoqëruar me kundërshtime të dhunshme. Veseli po ashtu tha se opozita është vetëdijesuar se nuk do të arrijë asgjë me dhunë e agresivitet, ndaj i janë kthyer rrugës institucionale.

Ai gjithashtu tha se me rëndësi për këtë vit është miratimi i Ligjit për Demarkacionin, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik të Kosovës. Ndërsa, sa i përket polemikave për këtë vit, se a do ketë zgjedhje apo jo, ai tha se si drejtuesi i partisë më të madhe në vend, opozita nuk do t'ia dalë t'i detyrojë të heqin dorë nga mandati që i është dhënë nga populli, me një shumicë dërrmuese votash.

Telegrafi: Viti 2016 është shoqëruar me shumë mosmarrëveshje. Si i vlerësoni zhvillimet në Kuvend, gjatë këtij viti?

NUK KAM RËNË VIKTIMË E PROVOKIMEVE TË OPOZITËS

Veseli: Mosmarrëveshjet janë të natyrshme në sistemin politik pluralist demokratik dhe madje është e shëndetshme që të ketë sa më shumë konkurrencë. Problemi ka qenë se, në pjesën e parë të këtij viti, këto kundërshti kanë qenë të dhunshme me gaz lotsjellës e molotov, me sulme të drejtpërdrejta ndaj institucioneve demokratike të shtetit. Kjo nuk është mënyra se si zgjidhen mosmarrëveshjet. Unë që në fillim të sulmeve të dhunshme të opozitës kam ndjekur rrugën e durimit dhe të vetëpërmbajtjes, duke mos lejuar që të binim pre e provokimeve të rënda që bëheshin. Besoj se kjo strategji u shpërblye. Fatmirësisht, opozita u vetëdijesua që nuk do të sigurojë asgjë me dhunë e agresivitet, sepse ky është sistemi demokratik i institucioneve dhe procedurave demokratike. Tanimë ata i janë rrugës institucionale.

Fakti që institucionet shtetërore i përballën dhe i rezistuan sulmeve të dhunshme dhe procedurave demokratike, dëshmon për konsolidimin e tyre. Ky është një lajm i mirë për Kosovën. Vende të tjera fqinje, që janë përballur me përplasje të dhunshme, kanë shkuar në situata më të rënda dhe dhuna është përshkallëzuar. Por, ne i jemi rikthyer jetës institucionale.

Telegrafi: Sa është përmbushur agjenda e vitit 2016? Cilat ligje me rëndësi kanë mbetur për 2017-në?
Veseli: Pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme me të cilat është ballafaquar Kuvendi i Kosovës, mund të them me kënaqësi se kemi përmbushur në mënyrë shumë të suksesshme detyrën. Pra, përkundrejt protestave e gazit lotsjellës, kemi shqyrtuar nëpër komisione dhe kemi aprovuar në kohë 98 për qind të projektligjeve që kanë ardhur në Kuvend. Kuvendi ka përmbushur, si asnjë institucion tjetër shtetëror, agjendën e vet, duke nxjerr ligje të rëndësishme për jetën e qytetarit, sikurse janë: Ligji për Trepçën, ose Ligji për Obiliqin. Nga ky vit po transferohet miratimi i Ligjit për Demarkacionin i cili ka qenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik të Kosovës.

Telegrafi: Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave, a do të rikthehen në Kuvend?

VITI 2017 DO TË JETË NJË VIT ELEKTORAL, POR PËR PUSHTETIN LOKAL

Veseli: Ratifikimi i Demarkacionit është i një rëndësie të veçantë dhe me rol të shumëfishtë për Kosovën. Bëhet fjalë për konsolidimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, duke konfirmuar në mënyrë bilaterale kufijtë tanë ndërshtetëror me shtetin fqinj. Po ashtu, bëhet fjalë për të zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave, si pengesa e vetme që qytetarëve tanë t'u hiqen vizat për Zonën Schengen. Gjithashtu, çka është po aq e rëndësishme, bëhet fjalë për nevojën që ka Kosova për t'u treguar si shtet dinjitoz e i përgjegjshëm para aleatëve dhe mbarë arenës ndërkombëtare, duke iu përmbajtur marrëveshjeve dhe obligimeve ndërkombëtare që merr përsipër.

Telegrafi: Duke marrë parasysh polarizimin e skajshëm të skenës politike në vend, sa ka mundësi që të eskalojë situata më 2017?
Veseli: Unë nuk shoh arsye përse situata duhet të eskalojë, kur ne sivjet kemi parë që nga një situatë e ndezur e kemi zbutur atë me durim në një normalitet institucional. Viti 2017 do të jetë një vit elektoral, sepse po i afrohemi përmbushjes së mandatit të pushtetit lokal, kështu që mendoj se debati i brendshëm gradualisht do të përqendrohet te gara e ardhshme elektorale.

Telegrafi: Kush është fajtori kryesor për mos-liberalizimin e vizave?
Veseli: Unë besoj se përgjigja për këtë pyetje është më se e qartë dhe është bërë shumë herë e ditur nga të gjitha personalitetet e shquara të Bashkimit Evropian që janë shprehur për këtë çështje. Janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, përveç Demarkacionit. Sabotimi që i ka bërë opozita përmbushjes së kriterit të fundit të mbetur ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë bllokimin e liberalizimit.

Telegrafi: Ju jeni edhe kryetar i PDK-së. Cilat janë raportet në koalicionin qeverisës? A ka mosmarrëveshje dhe rrezik për prishjen e koalicionit?
Veseli: Sfidat e mëdha që kemi përpara, sikurse janë integrimi euroatlantik, Demarkacioni, dialogu, formimi i Ushtrisë, e bëjnë shumë të nevojshëm bashkëpunimin – jo vetëm brenda koalicionit qeverisës, por të të gjithë faktorëve politikë në vend. Unë besoj se nevojat shtetërore që na bashkojnë si partnerë të koalicionit janë më të mëdha dhe më të rëndësishme se ndasitë tona. Prandaj, nuk shoh ndonjë kërcënim konkret për prishje të koalicionit.

Telegrafi: Mendimi juaj për opozitën?

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME, VEÇ ME MARRËVESHJE POLITIKE POZITË-OPOZITË

Veseli: Ritheksoj vlerësimin tim për kthimin e opozitës në rrugën institucionale, që pakënaqësitë e saj t'i shprehë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë shpresoj që partitë opozitare të vazhdojnë me këtë frymë, në mënyrë që të konsolidojmë më tutje institucionet dhe procedurat demokratike në këtë vend. Rruga e dhunës dhe gjuha e urrejtjes dëshmuan se populli ynë nuk i pranon ato në realitetin politik të sotshëm, prandaj besoj është në interesin e popullaritetit të opozitës që të vazhdojë me gjuhën e dialogut dhe debatit parlamentar.

Telegrafi: Sa mendoni që është i nevojshëm riformatimi i Qeverisë?
Veseli: Për sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, ne e kemi parë të arsyeshme dhe e kemi ndërmarrë tashmë një proces të riformatimit të Qeverisë, duke ndryshuar zëvendëskryeministrin, ministrin e Jashtëm, ministrin e Drejtësisë, ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe së shpejti edhe atë të Integrimit Evropian.

Telegrafi: A jeni ju pro mbajtjes së zgjedhjeve dhe si i komentoni pretendimet se ato do ta mbahen më 2017?
Veseli: Është detyra normale në kushtet e garës demokratike që opozita t'ia shkurtojë jetën shumicës qeverisëse sa më shpejtë që të mundet, ashtu sikurse është interesi i kuptueshëm i shumicës që të përmbushë mandatin. Prandaj, si drejtuesi i partisë kryesore në vend, mund t'ju them se opozita nuk do ia dalë që të na detyrojë ne që të heqim dorë nga mandati që na ka dhënë populli me një shumicë dërrmuese votash. Zgjedhjet mund të bëhen para kohe vetëm në momentin kur ka një marrëveshje politike pozitë-opozitë.

Telegrafi: Cilat janë synimet e juaja dhe të Kuvendit për 2017-në?
Veseli: Unë shpresoj që viti i ardhshëm të jetë një vit i integrimit euroatlantik, ku ne të kemi zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave dhe të kemi ndërmarrë hapa konkretë për t'u bërë pjesë e procesit të integrimit në NATO. Po ashtu, objektivi im personal është që të dominojë agjenda zhvillimore te Kosovës. Kemi harxhuar shumë kohë me sulme e debate personale, ndërkohë që është neglizhuar e ardhmja. Ne nuk duhet të lejojmë të mbesim peng të së kaluarës, por si vendimmarrës të bëjmë më të mirën për ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe për të hapur vende të reja pune. Prandaj, unë do bëj aq sa kam mundësi që veprimtaria e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e Kuvendit të Kosovës të fokusohet sa më shumë në rritjen ekonomike dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve. /Telegrafi/

The post Veseli: Kuvendi ka realizuar 98 për qind të agjendës appeared first on Telegrafi.

Dialogu Kosovë-Serbi, një proces në udhëkryq

Posted: 03 Jan 2017 09:04 AM PST

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, edhe gjatë vitit 2016 ishte një nga temat që ka dominuar skenën politike. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë se pavarësisht disa pengesave dhe vështirësive, dialogu ka dhënë rezultate.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se në kuadër të vizionit euroatlantik për shtetin e Kosovës dhe të politikave të fqinjësisë së mirë, si njëri prej kushteve themelore për integrimin evropian dhe euroatlantik, Kosova ka vazhduar angazhimet në dialogun ndërshtetëror me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga SHBA-ja.

Ajo thotë se marrëveshjet e Brukselit dhe zbatimi i tyre kanë bërë të mundur vendosjen e kufirit ndërshtetëror me Serbinë, zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës si dhe, siç thotë Tahiri, ka ndikuar në rritjen e integrimit të pjesëtarëve të komunitetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës.

Si rezultat i dialogut të Brukselit, Tahiri pos tjerash përmend kodin telefonik që Kosova ka fituar në fund të vitit 2016.

Ajo shprehet se nga dialogu i Brukselit dhe i plotësimit të standardeve të kërkuara evropiane, Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me BE-në vitin 2016 dhe ka nisur dialogun zyrtar me BE-në për reformat evropiane që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA).

Tahiri rikujton po ashtu se gjatë viti që lamë pas ishte arritur edhe marrëveshja për reciprocitet në tabelat e automjeteve si dhe ajo njohjen e certifikatave për mallra të rrezikshme.

Dialogu, gjatë vitit 2016, sipas saj, ndihmoi që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta mbështesin Kosovën në proceset integruese euroatlantike.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka mirëpritur përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, edhe gjatë vitit 2016. Ajo ka përshëndetur sidomos marrëveshjen për Telekomunikacionin. Kurse, analistët politik vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2016 ka qenë mjaftë problematik.

Imer Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dy palët më shumë janë marrë me arritjen e marrëveshjeve për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, sesa që kanë arritur ujdi të tjera në të mirë të qytetarëve. Ndaj, shprehet se përfaqësuesit e institucioneve duhet të mendojnë në ndryshimin e formatit të dialogut me Serbinë.

Në Qeverinë e Kosovës mendojnë se dialogu i Brukselit duhet të përfundoj me njohjen reciproke mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë, para pranimit të tyre në Bashkimin Evropian. Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2017, dialogu do të ketë dy drejtime: një zbatimi i marrëveshjeve të pazbatuara dhe drejtimi i dytë siç thotë ajo 'dialogu do të kaloj në fazën përmbyllëse'.

"Temat e tjera do të jenë njohja reciproke mes dy shteteve, demarkacioni i kufirit mes dy shteteve, kompensimi i dëmeve të luftës, reparacionit. Ndër temat e tjera do të jetë edhe çështja e të zhdukurve, kthimi i pensioneve, dëmshpërblime për luftën dhe gjenocidin që Serbia ka bërë në Kosovës e të tjera", tha Tahiri.

The post Dialogu Kosovë-Serbi, një proces në udhëkryq appeared first on Telegrafi.

“Komisioni Evropian ka kërkuar rishikimin e demarkacionit”

Posted: 03 Jan 2017 08:36 AM PST

Koalicioni qeverisës PDK-LDK, pos mospajtimeve e partitë opozitare për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, kanë hasur në kundërshtime edhe nga deputetë të subjekteve të tyre.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani është shprehur kundër kësaj marrëveshje duke thënë se për deri sa ajo nuk ndryshohet, ai nuk do të lëvizë nga qëndrimi i tij.

Në një prononcim për "Indeksonline", Hasani ka thënë se sipas Komisionit Evropian, marrëveshja e demarkacionit mund të ndryshohet që të kalohet si proces, andaj Qeveria mund ta zgjidhë këtë çështje dhe të ecet përpara.

Hasani është shprehur se vendi ka nevojë për zgjidhje, andaj Qeveria duhet ta bëjë ndryshimin në vitin 2017.

The post "Komisioni Evropian ka kërkuar rishikimin e demarkacionit" appeared first on Telegrafi.

Atllasi që ngriti në këmbë Serbinë, ku Kosova figuron si shtet i pavarur (Foto)

Posted: 03 Jan 2017 08:33 AM PST

Në librin për fëmijë të titulluar “Atllasi im i parë me fotografi ngjitëse” i shtëpisë botuese “Laguna”, Kosova figuron si shtet i pavarur dhe plotësisht i ndarë nga Serbia. Në hartën e botuar të botës, kufijtë e Kosovës janë të shënjuar njësoj si çdo shtet tjetër, dhe ky fakt ka nervozuar tej mase opinionin në Serbi.

Një libër tjetër për fëmijë sërish ka shokuar opinionin në Serbi, por kësaj radhe sipas mediave serbe kjo ka ndodhur për shkaqe politike, transmeton Telegrafi.

Në librin për nxënësit parashkollor “Atllasi im i parë”, brenda kufijve të Serbisë nuk figuron Kosova. Në të Kosova është shënjuar si çdo vend tjetër i rajonit.

Ndërkaq në shtëpinë botuese “Laguna” janë munduar të arsyetohen, duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë atllas politik, dhe se Kosova nuk përmendet askund si shtet.

“Nuk është e vërtetë që në atllasin për fëmijë Kosova figuron e ndarë nga Serbia. Çdo shtet në mënyrë të qartë është prezantuar me emrin e plotë të shtetit dhe të kryeqytetit të. Aty shkruan Serbia dhe Beogradi, askund nuk shkruan Kosova. Ju siguroj se “Atllasi im i parë i botës”, nuk është një atllas politik”, ka deklaruar Tanja Vuçkoviq nga shtëpia botuese “Laguna”. /Telegrafi/

 

 

 

The post Atllasi që ngriti në këmbë Serbinë, ku Kosova figuron si shtet i pavarur (Foto) appeared first on Telegrafi.

A i frikësohet Rexhep Selimi Gjykatës Speciale. Ja çfarë thotë ai

Posted: 03 Jan 2017 07:19 AM PST

Gjykata Speciale është produkt i keq i parlamentit të Kosovës, mazhoranca e së cilit parlament e ka votuar. Padrejtësia në emër të drejtësisë është shumë e rrezikshme. Kështu thotë ish kreu i UÇK-së njëhersh edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i cili ka qenë një kundërshtues i fuqishëm i kësaj Gjykate.

Duke i komentuar dëmet që siç vlerëson Selimi, i ka bërë Qeveria e Kosovës, ai në një intervistë për lajmi.net flet edhe për sigurinë në vend. Ndër tjerash ai tregon edhe për humbjet që po i shkaktohen Kosovës për shkak të mosformimit të FAK-ut.

Intervista e plotë:

Z. Selimi, në vitin 2016 Kosova është përballur me shumë sfida politike. Sa është punuar ose jo, në vitin që e lamë pas dhe cilat janë pritshmëritë për vitin 2017?

Selimi: Viti 2016 ishte një vit i rëndë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ishte me plotë sfida, madje të rënda si kurrë më parë. Por, në të një njëjtën kohë edhe me përballje me këto sfida si kurrë më parë. Qeveria e Kosovës, në vend që të punonte për interesat e qytetarëve të Kosovës, e bëri të kundërtën. Me projektin për Zajednicë në dhe për Demarkacionin me Malin e Zi në veçanti, por edhe me procesin e negociatave dhe marrëveshjeve me Serbinë në përgjithësi, Qeveria e Kosovës u kthye në bartëse të interesave të Serbisë dhe të tjerëve kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Prandaj, në këtë aspekt, viti 2016 ishte një vit i rëndë për Kosovën.

Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në Kosovë gjatë vitit 2016 dhe punën e institucioneve përkatëse të kësaj fushe?

Selimi: Në vend që të shkonte drejtë përmirësimit, gjendja e sigurisë në Kosovë ka shkuar drejtë përkeqësimit, sidomos në ato mjedise ku ende Serbia është prezente me institucionet e saj të sigurisë. Pjesa veriore e Kosovës dhe komunat me shumicë serbe në Kosovë,po vazhdon të mbetet, jo vetëm e pasigurt por edhe me rrezikshmëri që të prodhojë destabilitet edhe më gjerë.

Në janar është paralajmëruar se do të fillojë së funksionuari Gjykata Speciale për themelimin e së cilës ju keni qenë një kundërshtues i fuqishëm. Çfarë prisni realisht nga ky proces?

Selimi: Gjykata Speciale është produkt i keq edhe i parlamentit të Kosovës, mazhoranca e së cilit parlament e ka votuar. Ne si Grup Parlamentar kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi kundër kësaj gjykate për faktin se kjo gjykatë është e padrejtë si ndaj shqiptarëve dhe luftës çlirimtare të Kosovës. Duke qenë kundër themelimit të një gjykate të tillë, ne jemi kundër padrejtësisë, jo kundër drejtësisë. Prandaj kjo gjykatë qysh në thelb është e padrejtë dhe paragjykuese kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës.

A keni frikë se ju do të jeni njëri nga ata që do të gjykohen nga kjo Gjykatë?

Selimi: Unë personalisht nuk kam frikë nga drejtësia, as nga kjo gjykatë. Kurse nga padrejtësia duhet të kemi frikë dhe të mbrohemi gjithmonë. Padrejtësia në emër të drejtësisë është shumë e rrezikshme.

Konsideroni se me mosformimin e FAK-ut, sovraniteti i Kosovës është i kërcënuar nga Serbia dhe akterë të tjerë? Keni pritshmëri që ushtria e Kosovës të formohet në vitin 2017?

Selimi: Kosova, duke mos patur Forcat e saj të Armatosura, po vazhdon ta ketë një të ardhme të pasigurt për sovranitetin e saj. Gjithashtu, Kosova duke mos i pasur Forcat e Armatosura po e humb shansin edhe të një partneriteti ushtarak me vendet aleate dhe të NATO-s.

Cilat janë të arriturat e kësaj qeverie qoftë politike ose ekonomike?

Selimi: Kjo qeveri nuk e ka asnjë të arritur pozitive, as politike e as ekonomike.

Nëse ndodh ratifikimi i Demarkacionit në Kuvend, konsideroni se opozita në këtë rast do të tregohet e pafuqishme karshi Qeverisë?

Selimi: Lëvizja Vetëvendosje, herë bashkë me gjithë opozitën e herë veç e veç, ia ka arritur diçka që shumë kush e ka parë si të pamundshme t'i ndalë dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, siç janë Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Me Protesta në Kuvend e nëpër sheshe, me debate e me rezistencë politike, ia kemi arriturqë ta bëjmë qeverinë e Kosovës të dorëzohet para rezistencës sonë politike. Prandaj ne nuk ndalemi as nuk dorëzohemi në qëllimin tonë. E në ndërkohë, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin nuk ka pse të ringjallet pasi që e kemi shpallur të zhbërë tashmë.

The post A i frikësohet Rexhep Selimi Gjykatës Speciale. Ja çfarë thotë ai appeared first on Telegrafi.

Related Posts :