Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Viti i pranimit në UEFA e FIFA” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Viti i pranimit në UEFA e FIFA” plus 9 more Telegrafi Futboll


Viti i pranimit në UEFA e FIFA

Posted: 01 Jan 2017 02:01 PM PST

Viti 2016 pa diskutim që është viti më i suksesshëm në historinë e futbollit kosovar.

Pas shumë përpjekjeve më në fund shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA e pranuan Federatën e Futbollit të Kosovës si pjesë të saj me të drejta të plota.

Lajmi për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA jo që ishte ndër më të rëndësishmit në vendin tonë, por bëri bujë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare.

Pas kësaj, Kosova arriti të luaj në kualifikimet për në kampionatin botëror 'Rusi 2018', ku e nisi me një barazim në udhëtim te Finlanda 1-1.

Sa i përket futbollit vendor, vazhdoi dominimi i Feronikelit në kampionat duke u shpallur kampion, ndërsa Kupën e Kosovës e fitoi Prishtina pasi mposhti Dritën në finale 2-1.

Pjesa pranverore e kampionatit filloi me dominimin e Feronikelit, por mendja ishte tek muaji maj, muaj i cili ishte më i dashuri për Kosovën.

Ishte data 3 maj, kur në kongresin e UEFA-së, Kosova u bë anëtarja e 55-të e kësaj organizate të madhe me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy shtete tjera abstenuan.

Vetëm 10 ditë më vonë, Kosova mori edhe një lajm tjetër të jashtëzakonshëm pasi mori pjesë në kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt në Meksikë.

Ashtu edhe siç pritej, Kosova u pranua edhe në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror FIFA me të drejta të plota.

Kosova me shumicë të votave prej 86% u pranua me të drejta të plota në FIFA, ku të pranishëm ishin presidenti i FFK, Fadil Vokrri dhe anëtari i komitetit ekzekutiv, Flamur Bunjaku.

Më 14 maj përfundoi edhe elita e futbollit kosovar, me kampionin në fuqi Feronikelin që titullin e kishte siguruar tri xhiro para përfundimit.

Skuadra nga Drenasi pritej të përfaqësonte Kosovën në Ligën e Kampionëve, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi për shkak të një vendimi nga UEFA, pasi klubet nuk përmbushnin kriteret për të marrë pjesë në garat evropiane.

Dy javë më vonë, u zhvillua edhe finalja e Kupës së Kosovës, ku përballë njëra tjetrës ishin Drita dhe Prishtina.

Në një ndeshje fantastike të zhvilluar në kryeqytet, me stadiumin e stërmbushur, triumfoi Prishtina me rikthim 2-1 përballë Dritës.

Ashtu si Feronikeli, edhe Prishtina pritej të marrë pjesë në garat evropiane por që u refuzua nga UEFA.

Më 3 qershor, në qytetin e Frankfurtit të Gjermanisë, Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë miqësore pas pranimit me të drejta të plota në UEFA e FIFA.

Kosova kishte përballë Ishujt Faroe që i mposhti pa problem 2-0, me një ndeshje fantastike nga djelmoshat e Albert Bunjakut.

Ishte sulmuesi Albert Bunjaku që shënoi golin e parë ndërsa të dytin e realizoi Elbasan Rashani.

Dy skuadrat 'Nikli' dhe Prishtina morën edhe para nga UEFA pasi nuk morën pjesë në garat evropiane.

Kampionit të Kosovës i takuan 220 mijë euro, ndërsa Prishtina fitoi pesë mijë më pak.

Superkupa e Kosovës u zhvillua në stadiumin 'Shahinhaxhi Islami' në Pejë mes fituesit të Kupës që ishte Prishtina dhe kampionit në fuqi Feronikelit.

Në këtë finale të Superkupës, ishin kryeqytetasit që triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1.

Më 19 gusht filloi edhe kampionati i ri në elitën e futbollit kosovar, ku në ndeshjen hapëse u takuan Prishtina dhe Llapi me kryeqytetasit që triumfuan pa problem me rezultat 3-1.

Muaji shtator u prit gjatë nga kosovarët, pasi Përfaqësuesja jonë do ta luante ndeshjen e parë në kualifikime.

Kosova u përballë me Finlandën në Turku, duke befasuar gjithë botën ku barazoi 1-1.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi mesfushori Valon Berisha nga penalltia.

Me 30 nëntor përfundoi edhe gjysma e kampionatit në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra mitrovicase, Trepça ’89 befasoi të gjithë duke u shpallur kampione vjeshtore pas një gjysmësezoni fantastik.

The post Viti i pranimit në UEFA e FIFA appeared first on Telegrafi.

Muriqi kujton luftën e Kosovës: Nuk kishim ushqim, flinin 50 persona në një dhomë

Posted: 01 Jan 2017 01:00 PM PST

Vedat Muriqi, i cili luan për skuadrën turke të Genclerbirligit, kujton momentet e hidhura të fëmijërisë gjatë luftës së Kosovës.

Përjetimet e fëmijërisë së luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 thotë se kanë ngjashmëri me tragjedinë në Siri.

Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit

“Unë jam personi që mund ta kuptojë më së miri se çfarë po ndodh në Siri. Ata janë në një situatë shumë të tmerrshme", ka thënë Muriqi gjatë një interviste për agjencinë Anadolu, transmeton Telegrafi.

Ai ka kujtuar kohën kur së bashku me prindërit kishte lënë shtëpinë dhe kanë migruar në një vend tjetër.

“Ne kemi qëndruar në një shtëpi 50-55 persona, por pastaj kemi emigruar. Kemi filluar të jetojmë në një dhomë të vetme së bashku mbi 50 njerëz. Kemi fjetur në beton në një bodrum për dy ditë”, ka thënë 22-vjeçari.

Gjatë sulmeve barbare serbe në Kosovë në mes të 28 shkurtit 1998 dhe 11 qershor 1999 janë vrarë rreth dhjetëmijë shqiptarë, ku 1700 mbeten të zhdukur.

“Kemi pasur në dispozicion vetëm dy litra qumësht në ditë për 50 persona. Ne ishim fëmijë dhe kur kërkonim ushqim, nënat tona na thoshin se nuk kishin asgjë për të na dhënë”, shtoi ai.

Siria gjendet në një luftë civile shkatërrimtare që prej fillim të vitit 2011, ku regjimi i presidentit Bashar al-Assad konsiderohet se ka vrarë rreth 500 mijë njerëz dhe më shumë se 10 milionë persona janë zhvendosur. /Telegrafi/

The post Muriqi kujton luftën e Kosovës: Nuk kishim ushqim, flinin 50 persona në një dhomë appeared first on Telegrafi.

Xhaka pas fitores: Viti 2017 filloi më së miri (Foto)

Posted: 01 Jan 2017 11:59 AM PST

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0. 

Gjatë gjithë ndeshjes për Arsenalin është paraqitur edhe Granit Xhaka, i cili ka thënë se viti 2017 ka startuar në mënyrën më të mirë mundshme për londinezët.

Notat e lojtarëve, Arsenal 2-0 Crystal Palace Notat e lojtarëve, Arsenal 2-0 Crystal Palace

"Viti 2017 filloi në mënyrën më të mirë të mundshme. Uroj që të garojmë deri në fund. Tre pikë si dhuratë për ju. Gëzuar", ka shkruar Xhaka në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar pas ndeshjes u vlerësuar me notën 7.2

Pas kësaj, Gunners renditen në vendin e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 40 pikë, përkatësisht ka nëntë pikë më pak se lideri Chelsea. /Telegrafi/

Arsenali e nis me fitore vitin 2017 (Video) Arsenali e nis me fitore vitin 2017 (Video)

The post Xhaka pas fitores: Viti 2017 filloi më së miri (Foto) appeared first on Telegrafi.

Turan përlotë botën me mesazhin pas sulmit në Stamboll (Foto)

Posted: 01 Jan 2017 11:09 AM PST

Pas sulmit të përgjakshëm në Stamboll, ka reaguar edhe ylli I Barcelonës, Arda Turan.

Ai në llogarinë e tij në Twitter ka kërkuar nga bashkëkombasit që të qëndrojnë të bashkuar edhe pas kësaj goditje.

Gjithçka rreth sulmit në Stamboll: Prej momentit festiv deri tek krimi në lokalin e natës (Video) Gjithçka rreth sulmit në Stamboll: Prej momentit festiv deri tek krimi në lokalin e natës (Video)

"Po na digjet shpirti, por ne do të bashkohemi. Ne do të bëhemi një trup dhe nuk do t’i japim hapësirë terrorizmit. Ngushëllime, Turqia ime", ka shkruar Turan në llogarinë personale në Twitter.

Deri tani raportohet për 39 të vdekur dhe mbi 69 të lënduar. /Telegrafi/

The post Turan përlotë botën me mesazhin pas sulmit në Stamboll (Foto) appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Arsenal 2-0 Crystal Palace

Posted: 01 Jan 2017 10:15 AM PST

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 përballë Crystal Palaces.

Lojtari më i mirë i ndeshjes është Alexis Sanchez që u notua me 8.5, ndërsa edhe Iwobi (8.4) dhe Giroud (8.3) kishin nota të mira.

Granit Xhaka që luajti gjithë ndeshje mori notën 7.2.

Në anën tjetër në fushë më i mirë për Cristal Palace ishte portieri Hanesey.

Arsenali ka mbetur në hap me kreun pas kësaj fitoreje. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Arsenal 2-0 Crystal Palace appeared first on Telegrafi.

Arsenali e nis me fitore vitin 2017 (Video)

Posted: 01 Jan 2017 09:49 AM PST

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0.

Skuadra e Arsene Wenger ka treguar formë të mirë në ndeshjen e parë të vitit të ri, duke arritur një fitore e cila e dërgon në vendin e tretë të Ligës Premier.

Pjesa e parë i takoi në tërësi vendasve, të cilët arritën të gjejnë edhe golin me anë të sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Goli i Giroud në stilin ‘Scorpion’

Giroud shënoi një supergol në stilin 'Scorpion' në minutën e 17-të, duke kaluar Arsenalin në epërsi dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shfaq lojën e vet, teksa gjeti edhe një gol me Alex Iwobin, gol ky që ishte i qetësisë.

Festa e Iwobi së bashku me Montreal

Iwobi arriti të shënoj në minutën e 56-të, me kokë, pas një topi të asistuar nga një mbrojtës kundërshtar.

Deri në fund të takimit pati edhe shumë raste për skuadrën e Wenger, por pa arritur të konkretizojnë ndonjërën dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-0.

Në këtë ndeshje për 90-të minuta luajti Granit Xhaka, teksa Shkodran Mustafi e shikoi gjithë ndeshjen nga banka e rezervistëve. /Telegrafi/

The post Arsenali e nis me fitore vitin 2017 (Video) appeared first on Telegrafi.

Kane barazon rekordin e Henryt

Posted: 01 Jan 2017 09:33 AM PST

Harry Kane ka arritur të barazoj një rekord të madh të legjendës së Arsenalit, Thierry Henry.

Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur e ka nisur më së miri vitin 2017, pasi ka shënuar dy gola në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi në udhëtim 4-1 ndaj Ëatfordit.

Me këto dy gola, Kane ka arritur në total në 59 gola të shënuara në 100 paraqitje të tij në Ligën Premier, përcjell Telegrafi.

Futbollistët me më shumë gola në histori të Ligës Premier (Foto) Futbollistët me më shumë gola në histori të Ligës Premier (Foto)

Këto gola e bëjnë anglezin si njërin nga talentet më premtues në kampionatin anglez, teksa çdo ditë e më shumë po bëhet lider i 'Spursave'.

Ndryshe, Kane nuk duhet të ndalet me këto 59 gola, pasi ka rrugë të gjatë drejt rekordeve tjera, pasi Henry gjatë gjithë karrierës së tij në Premier Ligë ka shënuar 175 gola, ndërsa listës si golashënuesi më i mirë në histori i takon Alan Shearerit me 260 gola. /Telegrafi/

The post Kane barazon rekordin e Henryt appeared first on Telegrafi.

Iwobi dyfishon epërsinë e Arsenalit (Video)

Posted: 01 Jan 2017 09:16 AM PST

Arsenali ka dyfishuar epërsinë ndaj Crystal Palace.

Skuadra e Arsene Wenger po duket në formë të mirë në këtë fillim të vitit 2016.

Kjo pasi në fillim të pjesës së parë ka gjetur edhe golin e epërsisë 2-0 ndaj Crystal Palace, i cili u shënua më kokë nga Alex Iwobi.

Goli i Iwobit erdhi në minutën e 56-të  të ndeshjes. /Telegrafi/

 

The post Iwobi dyfishon epërsinë e Arsenalit (Video) appeared first on Telegrafi.

Barcelona dhe Milan në ‘luftë’ për mbrojtësin e PSG-së

Posted: 01 Jan 2017 08:54 AM PST

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, Milani dhe Barcelona janë të interesuar në shërbimet e mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Serge Aurier.

Rossonerët mendojnë për një ofertë vetëm për sezonin e ardhshëm dhe për atë janë të shqetësuar, pasi janë ende në pritje të ardhjes së pronarëve kinezë.

Në anën tjetër, Barcelona janë të përgatitur për të bërë ofertë për shërbimet e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, përcjell Telegrafi.

Të gjitha lajmet rreth Transferimeve Të gjitha lajmet rreth Transferimeve

Reprezentuesi nga Bregu i Fildishtë është njëri nga më të dalluarit te kampionat e shumëfishtë francez që nga transferimi i tij në korrik të vitit 2014 nga Toulouse për 10 milionë euro.

Në këtë sezon, Aurier ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me katër asistime, ndërsa çmimi i tij besohet të jetë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

The post Barcelona dhe Milan në 'luftë' për mbrojtësin e PSG-së appeared first on Telegrafi.

Giroud shënon me stilin ‘Scorpion’ golin e parë për Arsenalin (Video)

Posted: 01 Jan 2017 08:24 AM PST

Arsenali ka shënuar golin e parë për vitin 2017.

Skuadra e Arsene Wenger e ka nisur si është më së miri vitin e ri, pasi ka kaluar në epërsi ndaj Crystal Palace.

Është sulmuesi francez, Olivier Giroud, i cili ka shënuar një supergol në stilin e njohur si 'Scorpion'.

Goli i Giroud u shënua në minutën e 19-të pas asistimit të Alexis Sanchez. /Telegrafi/

The post Giroud shënon me stilin 'Scorpion' golin e parë për Arsenalin (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :