Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Xhemi Shehu heq dorë nga prezantimi” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Xhemi Shehu heq dorë nga prezantimi” plus 9 more Ekonomia Online


Xhemi Shehu heq dorë nga prezantimi

Posted: 04 Jan 2017 10:46 AM PST

Bukuroshja e ekranit ka bërë një deklaratë që fansave të saj nuk do t'u pëlqejë aspak.

Xhemi Shehu e ftuar në emisonin 'Pasdite në Top Channel', është shprehur se nuk i pëlqen aspak vëmendja dhe kjo është dhe arsyeja që edhe në rrjetet sociale është shumë pak prezente.

Madje ajo ka vijuar më tej, duke pranuar se sa herë që bën një program thotë se ky do të jetë i fundit. Pyetjes së moderatores Jonida Shehut nëse Portokalli do të jetë programi I fundit që bën Xhemi i është përgjigjur:

"Po unë gjithmonë kështu them, që ky do të jetë programi i fundit që bëj.

Edhe për portokallinë kështu them, që ky do të jetë sezoni i fundit". Nuk e dimë sa e vërtetë do të jetë kësaj here kjo deklaratë e Xhemit, por sigurisht që ne do të na pëlqente ta shihnim sa më gjatë në ekran

The post Xhemi Shehu heq dorë nga prezantimi appeared first on Ekonomia Online.

INSTAT: Në 2016 u shtrenjtuan ushqimet

Posted: 04 Jan 2017 10:39 AM PST

INSTAT deklaron se viti 2016 u karakterizua nga inflacioni i ulët, ndërsa grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënoi rritje të çmimeve.

Çmimet e produkteve ushqimore si frutat, perimet, bulmeti dhe ëmbëlsirat u rritën, ndërsa produktet e detit shënuan ulje të çmimeve. Grupi me rritjen më të madhe ka qenë ai i frutave, indeksi vjetor i të cilit në muajin nëntor arriti 10.1%, i pasuar nga ëmbëlsirat, çmimet e të cilave u rritën me normën 5.9%.

Po ashtu edhe lëndët djegëse kanë shënuar rritje të dukshme çmimesh gjatë 2016, me indeksin që në nëntor arriti normën 5.3%.

Sipas INSTAT trajtimet estetike ishin grupi me uljen më të dukshme të çmimeve, indeksi vjetor i këtij grupi ishte 0.6%. Rënie ka shënuar edhe grupi bukë e drithëra, ndërkohë që indeksi i çmimeve të mishit paraqitet me vlerën negative ­0.9% në nëntor. Me tregues negativ kanë qenë edhe çmimet e qirave e mirëmbajtjes së banesave, përkatësisht ­0.2 dhe ­0.4%.

The post INSTAT: Në 2016 u shtrenjtuan ushqimet appeared first on Ekonomia Online.

Abdixhiku: A kanë marre këta deputetë?

Posted: 04 Jan 2017 10:29 AM PST

Ekonomisti Lumir Abdixhiku ka ironizuar pas lajmit se deputetët do t’ia rrisin edhe më mëditjet e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, Abdixhiku, ka pyetur se a kanë marre deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët po kërkojnë rritje të mëditjeve.

Lexoni postimin e plotë:

Meqë,
– Pleqtë tanë po marrin pensione të dinjitetshme;
– Familjet tona po shërohen në spitale moderne;
– Të rinjtë tanë po udhëtojnë pa viza;
– Nxënësit i kemi ndër më të diturit në botë;
– Të diplomuarit po gjejnë punë;
– Ushtarët tanë na i ruajnë kufijtë;
– Hajnat i kemi lidhë në burg;
– Fëmijëve po u lëmë një shtet të sigurt;
– E ne s’kemi më gajle tjera…
Ja vlen t’i rrisim – menjëherë – mëditjet e deputetëve të Kosovës. Haku, hak.
A kanë fije marre këta?

The post Abdixhiku: A kanë marre këta deputetë? appeared first on Ekonomia Online.

Havolli: FMN-ja konfirmon se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike

Posted: 04 Jan 2017 10:21 AM PST

Këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, thotë se raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) konfirmon se Kosova ka shënuar rritjen me të lartë ekonomike në rajon krahasuar me vendet si Maqedonia, Serbia, Shqipëria e madje edhe me shume se sa Kroacia.

Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2015 është 3.966% (rrumbullaksoje në 4%). Asnjë vend në rajon nuk e ka rritjen më të lartë se Kosova në vitin 2015. (e thënë nga Kryeministri Mustafa, e konfirmuar nga FMN-ja), ka shkruar Havolli, në faqen e tij në Facebook

“Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2016 pritet të jetë 4.050% (rrumbullaksoje në 4%). Edhe në vitin 2016, mbetet ndër më të lartat në rajon. (e thënë nga Kryeministri Mustafa, e konfirmuar nga FMN-ja)”.

Kliko për Raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar:

 

No automatic alt text available.

The post Havolli: FMN-ja konfirmon se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike appeared first on Ekonomia Online.

Fobitë e fshehta sipas shenjës së horoskopit

Posted: 04 Jan 2017 09:30 AM PST

Çdo shenjë ka një frikë të fshehtë që nuk e shpreh…

Dashi

Ka frikë nga humbja e njerëzve dhe prishja e marrëdhënieve. Janë një shenjë shumë kokëfortë që kërkon gjithmonë të bëhet ashtu siç thonë dhe shpesh i ofendojnë të tjerët me sjelljet e tyre. por, vetëm pasi personat e afërt i braktisin, e kuptojnë gabimin e tyre.

Demi

Mund të quhet si një shenjë letargjike, pasi adhuron rehatinë dhe luksin aq shumë sa shpesh herë tregohet dembel për çdo gjë. Një nga fobitë e fshehta të kësaj shenjë është Kinetofobia, frika për të qenë aktivë dhe për të lëvizur më shumë seç duhet.

Binjakët

Të njohur si shenja më flirtuese, ata mund ta gjejnë veten shpesh në situata të pazakonta. Ata janë shumë spontanë dhe bëjnë shumë premtime. Frika e tyre është të marrin vendime rreth diçkaje, pasi nuk janë të sigurt nëse marrin vendimin e duhur apo nëse mund t'i qëndrojnë besnikë asaj që kanë vendosur apo premtuar.

Gaforrja

Personat e kësaj shenje kujdesen gjithmonë për sigurinë e tyre dhe rehatinë. Agorafobia është frika e të qenit në një vend të rrezikshëm dhe është pikërisht fobia e fshehtë e kësaj shenje. Gaforrja nuk do të largohet asnjëherë nga zona e sigurt dhe nuk është shenja e përshtatshme për të bërë një aventurë.

Luani

Shenja që do gjithmonë të jetë lider dhe në qendër të vëmendjes, i trembet pikërisht dështimit në një fushë të caktuar. Luani është shumë ambicioz dhe kërkon gjithmonë të jetë në krye të çdo gjëje që bëhet, prandaj frika e tyre është të harrohen nga njerëzit apo të injorohen.

Virgjëresha

Njihet si një shenjë që kërkon përsosmërinë në çdo gjë që bën dhe çdo gjë që e rrethon. Çdo rrëmujë që mund të bëhet e tremb virgjëreshën dhe e bën t'i ikë situata nga kontrolli. Në fakt e gjitha kjo sjellje vjen si pasojë e pasigurisë në vete dhe në fshehjen e të metave të veta.

Peshorja

Fobia e fshehtë e kësaj shenjë është Isolofobia, e cila ka të bëjë me të qëndruarin vetë. Peshorja do gjithmonë të jetë me dikë dhe t'i përkushtohet vetëm një personi. Nëse një person i kësaj shenje mbetet vetë pa një partner atëherë ka shumë mundësi që të kalojë edhe në fazë depresive.

Akrepi

Personat e kësaj shenje janë emocionalë dhe shohin gjithmonë botën shpirtërore të të tjerëve. Është një nga shenjat më të ndjeshme, e cila gjithashtu ka një nivel të lartë ankthi dhe probleme kontrolli. Akrepi ka frikë të paragjykohet apo të vihet në lojë për mënyrën sesi mendon dhe prandaj shumë herë tregohet i rezervuar.

Shigjetari

Një nga shenjat më aventuriere dhe më entuziaste për jetën në përgjithësi, i trembet faktit që duhet të ndjekë rregullat e të tjerëve. Shigjetari gjithmonë i zgjidh problemet duke u larguar, prandaj frika e tyre është të mbajnë përgjegjësi për diçka deri në fund, pa patur mundësinë të "arratisen".

Bricjapi

Nuk njihet si një shenjë shumë sociale. Bricjapi është i dhënë pas punës dhe ndërtimit të karrierës profesionale. Një nga shenjat më me ambicie që gjithmonë do e arrijë qëllimin e tij. Nga ana tjetër, frika e kësaj shenje është që jo të gjithë do të arrijnë të kuptojnë vizionin e tyre.

Ujori

Është një nga shenjat që adhuron qetësinë dhe çdo gjë e zgjidh nëpërmjet ndjesisë së paqes që ka përbrenda, citon Anabel. Por, kjo ndjesi që ata kanë kthehet në një frikë të madhe nëse askush nuk tregon dashuri apo të kërkojë ndihmën e tyre.

Peshqit

Personat e kësaj shenje janë shumë ëndërrimtarë dhe të apasionuar pas gjërave të bëjnë. Por ata gjithashtu mund të tregohen shumë të rezervuar. Glossofobia është frika e fshehtë e tyre e cila ka të bëjë me të folurin në publik apo mbajtjen e përgjegjësisë për punën e bërë në grup.

The post Fobitë e fshehta sipas shenjës së horoskopit appeared first on Ekonomia Online.

Si ndryshon koncepti i tradhtisë te femrat dhe meshkujt?

Posted: 04 Jan 2017 08:15 AM PST

Çfarë do të thotë në të vërtetë tradhti dhe çfarë konsiderohet e tillë? Mesazhet me përmbajtje seksuale? Të puthurat? A është të ndjerit për dikë më shumë tradhti sesa seksi për një natë? Sipas një studimi të quajtur "Terapia e seksit dhe lidhjes" thuhet se këto pyetje duhet t'i diskutoni me partneren/in sepse përgjigjet janë të ndryshme në bazë të gjinisë.

"Nëse ju e dini mirë se çfarë partneri juaj konsideron tradhti, kjo do të shpëtojë marrëdhënien tuaj sepse kur njihni perspektivën e njëri -jetrit nuk mund të gaboni", – kanë thënë studiuesit. Të 350 pjesëmarrësit në eksperiment u pyetën se çfarë quanin tradhti dhe çfarë jo. Më poshtë ndiqni 2 rezultatet kryesore që kanë dalë nga ky studim:

Femrat tradhtojnë prej komunikimit

Ndërkohë që studiuesit nuk vunë re ndonjë ndryshim midis meshkujve dhe femrave kur vjen fjala për një frikë ndaj tradhtisë, ata vunë re se femrat janë më të prira të hyjnë në biseda që mund të përfundojnë në tradhti. Komunikimi është i rëndësishëm për to ndaj dhe te lidhjet femrat inkurajojnë meshkujt të cilët janë më mbështetës dhe kanë botë shpirtërore të mjaftueshme sa për të shprehur ndjesitë e tyre lirshëm.

Edhe ndjenjat, edhe seksi konsiderohen tradhti për femrat

Shumica e meshkujve thanë se marrëdhënia seksuale konsiderohet tradhti, ndërkohë që flirtet e vogla në komunikim jo. Ndërkohë femrat janë më të ndjeshme ndaj kësaj teme duke e konceptuar çdo lloj komunikimi flirtues si tradhti.

Ndërkohë që veprimet që femrat dhe meshkujt nuk i konsiderojnë si tradhti janë:

Ndjekja e videove porno.

Nëse pëlqejnë kalimtarët e rastit nga pamja e jashtme.

Shoqëritë e ngushta.

Sigurisht, studiuesit kanë përfunduar këtë projekt duke këshilluar të gjithë; si femrat ashtu edhe meshkujt të jenë të hapur me njëri-tjetrin dhe t'i shprehin po hapur pëlqimet apo mospëlqimet e tyre sepse kjo do të minimizonte tradhtinë.

The post Si ndryshon koncepti i tradhtisë te femrat dhe meshkujt? appeared first on Ekonomia Online.

Elita Rudi s’e fsheh lidhjen me Gjikon

Posted: 04 Jan 2017 08:00 AM PST

Prezantuesja seksi, Elita Rudi, ka festuar mbrëmë ditëlindjen me të dashurin e saj, reperin Gjiko.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë të zezë e që duket mjaft bukur.

Elita për ta konfirmuar këtë kishte treguar edhe lokacionin vendin ku Gjiko është rritur.

Padyshim që bien në sy edhe linjat seksi të bukuroshes Rudi.

Image result for elita rudi gjiko

The post Elita Rudi s’e fsheh lidhjen me Gjikon appeared first on Ekonomia Online.

Kulmi i epidemisë së gripit, çdo javë 16 mijë të sëmurë

Posted: 04 Jan 2017 07:56 AM PST

Virusi i gripit që qarkullon në Shqipëri është ai AH3N2, i cili ka disa vite që nuk kishte prekur Shqipërinë, ndaj dhe popullata është fare e pambrojtur nga ana imunitare, çka sipas mjekëve infektologë shpjegon përhapjen e menjëhershme të tij.

"Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Evropën që në javën e parë të dhjetorit u vu re një tendencë rritëse goxha e shpejtë. Aktualisht jemi mbi pragun e epidemisë, por nuk kemi të dhëna që të mund të ngremë alarme, sepse nuk ka arritur intensitetin e madh siç ishte para dy vjetësh. Ndërkohë, qendrat shëndetësore të Tiranës, që prej datës 20 dhjetor punojnë edhe ditë të diel", deklaron ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa raporton TCh.

Poliklinika e spitale shënojnë fluks të madh pacientësh, por mbingarkesë ka në shërbimet e urgjencave, si në ato pediatrike ashtu edhe në Spitalin Infektiv.

"Llogariten rreth 850 raste çdo ditë, kryesisht të sëmurë kronikë me probleme kardiake, polmonare, tek veshkat dhe imuniteti. Tek këta persona, gripi nga një formë e zakonshme mund të kthehet në forma që sjellin probleme të rënda si vështirësi polmonare, në frymëmarrje, apo mbivendosje të infeksioneve bakteriale", thotë Arjan Harxhi, shef i Departamentit të sëmundjeve infektive.

Mjekët i bëjnë thrrije qytetarëve që të bëjnë kujdes që në shfaqjen e simptomave dhe që të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes pasi fluksi është i papërballueshëm.

"Urgjenca e spitalit, qoftë QSUT, pediatria, apo tek të rriturit duhet të menaxhojnë rastet urgjente. Por njerëzit kanë tendencën të paraqiten për çdo lloj simptomatologjie", thotë Harxhi.

Ndërkohë, në 10 qendrat shëndetësore të Tiranës, vetëm në një dite kryhen rreth 570 vizita. Harxhi thekson se duhet vënë në zbatim plani i epidemive dhe pandemive për shtim të personelit mjekësor.

"Ekzistojnë mundësitë që të shtohet personeli, sidomos në orët e pikut, të shtohet numri i shtretërve dhe për të rritur gamën e preparateve, si atyre antivirale edhe antibakteriale", shton Harxhi.

The post Kulmi i epidemisë së gripit, çdo javë 16 mijë të sëmurë appeared first on Ekonomia Online.

Kinezët ofrojnë 150 milionë euro për Aubameyangun

Posted: 04 Jan 2017 07:52 AM PST

Klubi i Superligës kineze Shanghai SIPG raportohet se ka ofruar shifër rekorde prej 150 milionë eurosh për sulmuesin e Borussia Dortmundit Pierre-Emerick Aubameyang.

27-vjeçari, që ka shënuar 22 gola në 21 paraqitje sivjet, po kërkohet nga shumë klube evropiane.

Sipas "Gazzetta dello Sport", SIPG po dëshiron të ofrojë shifër rekorde duke i ofruar futbollistit kontratë që do ta bënte atë më të paguarin në botë.

Aubemayangut i është ofruar pagë rreth 800 mijë euro në javë.

The post Kinezët ofrojnë 150 milionë euro për Aubameyangun appeared first on Ekonomia Online.

FMN: Ekonomia e Shqipërisë në krye të rajonit

Posted: 04 Jan 2017 07:48 AM PST

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia shqiptare renditet e 75-ta ndër 190 ekonomi të botës për nga rritja ekonomike.

Fondi parashikon se Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri do të zgjerohet me 3.7 për qind këtë vit, duke lënë mbrapa vendet e tjera të rajonit.

Ndërkohë, dy ekonomitë që pritet të kenë rritjen më të shpejtë në botë gjatë këtij viti janë ato të dy vendeve që vijnë nga konflikte të armatosura.

Libia me 13.7 për qind dhe Jemeni me 12.6 për qind do të kryesojnë listën botërore të rritjes ekonomike.

Të dy vendet kanë përjetuar humbje të mëdha ekonomike gjatë viteve të fundit, si pasojë e luftërave dhe në 2017-n shpresojnë të rikuperojnë një pjesë të tyre.

Në vendin e tretë vjen një tjetër ekonomi afrikane, Bregu i Fildishtë, që do të rritet me rreth 7.9 për qind, ndërsa Mianmari dhe India vijnë në vendin e katërt dhe të pestë, me rritje ekonomike respektivisht 7.7 dhe 7.6 për qind.

Kina, dikur një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, ka zbritur në vendin e 15. Ekonomia kineze vazhdon të ngadalësojë ritmet dhe këtë vit pritet të rritet me rreth 6.1 për qind.

Por, kush janë ekonomitë që do të kenë një vit të vështirë? Sipas FMN-së, vendi me bilancin më negativ pritet të jetë Sudani Jugor, ku ekonomia do të rrudhet me 6 për qind, ndërsa më pas vijnë Guinea Ekuatoriale me -5.8 për qind dhe Venezuala, ku ekonomia do të humbasë këtë vit 4.5 për qind të prodhimit.

The post FMN: Ekonomia e Shqipërisë në krye të rajonit appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :