Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Zhvillimet teknologjike gjatë vitit 2016” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Zhvillimet teknologjike gjatë vitit 2016” plus 9 more Ekonomia Online


Zhvillimet teknologjike gjatë vitit 2016

Posted: 02 Jan 2017 06:14 AM PST

Gjatë vitit 2016, teknologjia njohu disa përparime të rëndësishme por edhe pengesa. Makinat me vet-ngarje filluan të shfaqen nëpër rrugë, ndërsa disa firma private për eksplorimin e hapësirës panë raketat e tyre të shpërthenin në platformat e lëshimit. Megjithatë, teknologjia vazhdon të premtojë një të ardhme më të mirë.

Makinat elektrike nuk janë më një risi, sepse kompanitë po shpejtojnë drejt teknologjisë së vet-ngarjes.

Pavarësisht disa aksidenteve, njëra fatale, auto-industria po nxit shtytjen për automjete me nivele të ndryshme pavarësie nga shoferi gjatë ngarjes – nga ato kur shoferi mund të marrë drejtimin kur të dojë e deri tek ato që mësojnë nga eksperienca në rrugë.

"Kur një makinë vet-ngarëse ndeshet me këtë situatë në të ardhmen, ne mund të studiojmë se si miliona njerëz reaguan në atë rast dhe të përzgjedhim variantin e duhur", thotë Sravan Pattanguna me kompaninë "Civil Maps"

2016 po ashtu shënoi përhapjen e shumë lloje robotësh, të vegjë e të mëdhenj, në dukje si njerëzit apo si kafshët. Disa prej tyre ndihmojnë njerëzit e zakonshëm.

"Ndihmoj njerëzit të gjejnë me shpejtësi portën nga ku niset avioni i tyre dhe të mos vonohen."

Por shumica janë ende platforma eksperimentale që ndihmojnë shkencëtarët në ndërtimin e pjesëve dhe programeve kompjuterike. Disa përdoren në industri dhe shkencë e madje edhe në sipërfaqen e planetit Mars.

Ndërsa dronët do të fillojnë të përdoren në dërgesat e mallrave.

Teknologjia mjekësore po ashtu njohu përparime. Nga rritja e indeve më pak të komplikuara, si kërci, deri tek eksoskeletë të kontrolluar nga truri që ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara të lëvizin.

"Përshembull, nëse dora po lëviz pa synimin tënd për ta lëvizur, ju mund ta bllokoni këtë veprim me lëvizjet e syrit", thotë Surjo Soekadar me Universitetin Tubungen.

Printerat tre dimensional tani mund të prodhojnë pjesë të sofistikuara makinerishë.

"Po të shikosh është një stukturë si hojet e bletës që nuk mund të prodhohet me makineri si dikur. Fizikisht kjo është e pamundur."

Një prej problemeve më të mëdha në teknologjinë e konsumit ishte nxjerrja e telefonit Galaxy 7 nga Samsung me një bateri shpërthyese. Samsung ofroi zëvendësimin që nuk e zgjodhi problemin dhe kështu u detyrua të braktisë këtë linjë.

Raketa pa njeri e kompanisë Space X shpërtheu në platformën e lëshimit duke shkatërruar ngarkesën me satelitë komercialë dhe ngadalësuar planet e kompanisë për udhëtime të rregullta komerciale në orbitën e ulët dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Edhe asistentët shtëpiakë, paisjet audiofonike që kuptojnë komandat me zë dhe kryejnë shumë detyra, u përhapën gjerësisht gjatë vitit 2016. Këta asistentë bëjnë kërkime në internet, mbajnë kalendarin apo luajnë muzikën tënde të preferuar.

Superkompjuteri Watson nga IBM kreu shumë punë në ndihmë të projekteve të mjekëve në mbarë botën. Një prej tyre po grumbullon dhe analizon të dhëna rreth sëmundjeve të rralla.

"Do të dyfishohen njohuritë në mjekësi. Për të shfrytëzuar gjithë këtë përmirësim të madh të dijeve mjekësore ne duhet të kemi sisteme asistentësh dhe programe kompjuterike."

2016 po ashtu shënoi dobësi të konsiderueshme të rrjeteve kompjuterike, me grabitje të mëdha të informacioneve private duke bërë që ekspertët të jepnin alarmin se siguria kibernetike do të jetë një prej tendencave më të rëndësishme teknologjike të vitit 2017.

The post Zhvillimet teknologjike gjatë vitit 2016 appeared first on Ekonomia Online.

Tahiri: Daçiq ndjek Putinin me nostalgjitë dëshpëruese

Posted: 02 Jan 2017 06:03 AM PST

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së Daçiqit i cili ka thënë se "Serbia do t'i "hakmerret" Malit të Zi e Maqedonisë pse e njohën Kosovën".
Ajo ka thënë për lajmi.net se Daçiq po ndjek Putinin me nostalgjitë dëshpëruese për dominimet ruse apo serbe që tashmë i takojnë të kaluarës dhe nga e cila Serbia doli me vulën e gjenocidbërësit ndaj kombeve tjera si në Kosovë, Bosnie dhe Kroaci.

"Ne triumfuam, të gjithë dolëm fitues kundër Serbisë, dhe me vizion të qartë euro-atlantik,në rrugëtim të sigurtë për BE dhe NATO përfshirë këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndërsa Serbisë i mbetet të ndjek rrugën e dëshpërimit ose të këndelljes", tha Tahiri.

The post Tahiri: Daçiq ndjek Putinin me nostalgjitë dëshpëruese appeared first on Ekonomia Online.

Mustafa: Serbia i ka borxhe Kosovës më shumë se 20 miliardë €

Posted: 02 Jan 2017 05:38 AM PST

Çdo pretendim i Serbisë ndaj pronësisë së ndërmarrjes "Trepça" ka marrë fund me nxjerrjen e Ligjit për Trepçën. Por, lidhja e Begradit me "Trepçën" është kompensimi i dëmeve të shkaktuara ndaj saj. Vetëm paga të punëtorëve të kësaj ndërmarrje kapin shumën prej 1.2 miliardë euro. Ndërkaq në total Serbia i ka borxhe Kosovës më shumë se 20 miliardë euro.

Kështu thotë për Ekonomia Online, Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

"Qeveria e Serbisë ka bërë dëme në Kosovë në mënyrë institucionale, ajo ka barrë mbi vete një dëm shumë të madh që përfshinë mbi 20 miliardë euro, paga të humbura, kursime devizore, shkatërrimi i buxhetit, dezinvestimi, dëmet e luftës, pronën private dhe pronën publike, e shumë çështje tjera të cilat janë prezantuar dhe janë dokumentuar në bisedimet e Vjenës", ka thënë Mustafa.

"Ajo fakturë po i faturohet gabimisht Qeverisë së Kosovës, ose 'Trepçës', ajo faturë duhet t'i faturohet Serbisë, për arsye se regjimi i tyre i ka hedhur punëtort jashtë pune në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme dhe duhet t'i kompensojë ato paga", thotë ai.

Mustafa ka treguar se në "Trepçë" ka filluar studimi i fizibilitetit dhe beson që në muajin shkurt të këtij viti do të jetë i gatshëm dhe se mbi bazë të tij do të ndërtohet Strategjia për zhvillimin e ardhshëm të "Trepçës".

Sa i përket vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit e cila vendosi në favor të kompanisë "Z Mobile", me çka Telekomi i Kosovës do të duhej të paguaj 26 milionë euro ndaj kësaj kompanie, Mustafa ka thënë se ky është një zhvillim shumë i keq, ku duhet të tejkalohet aktivizimi i kësj kontrate dhe këtij dëmshpërblimi përmes rrugëve ligjore.

Ndërkaq duke folur për dështimin e privatizimit të Brezovicës, Mustafa ka thënë se Minitria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet Agjencisë të Promovimit të Investimeve është duke munduar të gjej investitorë të rinj dhe të kanalizohet përmes Ligjit për Investime Strategjike.

Mustafa ka folur edhe për zhvillimin ekonomik gjatë vitit që lampas, duke thënë se kanë pasur disa ecuri pozitive, të cilat nganjëher neglizhohen dhe harrohen.

"Së pari kemi stabilizuar rritjen ekonomike me mbi 4 për qind, që është një lajm i mirë. E dyta, kemi një Pako të mirë Fiskale, të volitshme për investitorët. E treta, e kemi stabilizuar dhe konsoliduar buxhetin i cili ka mbërri një vëllim të caktuar dhe kemi diversifikuar protoflion e burimeve financiare për të investuar investimet publike apo kapitale me interes publik", ka thënë ai.

Megjithatë faktori kryesor kufizues, sipas tij, është situata politike jostabile, lufta primitive politike që konsumon shumë energji dhe gjyqësori joefikas. Forcat politike, sipas tij, duhet ta evitojnë antagonizmin e tepruar të luftës për pushtet, por të përqendorohen në alternativa, programe dhe kritika konstruktive.

Sa i përket shkallës së lartë të papunësisë në vend, Mustafa ka thënë se derisa nuk kalohet rritja ekonomike mbi 5-6 për qind, nuk do të bëhet një kthesë radikale në zvogëlimin e papunësisë. Rritja ekonomike prej 5 apo 6 për qind, sipas tij nuk mund të arrihet para vitit 2018.

"Sa i përket politikave ekonomike po krijohet një mjedis i mirë për invetsime. Por për t'u kompletuar kjo, duhet të përmiresohet situata politike, të evitohet dhuna si mjet politik dhe të përmirësohet puna e gjyqësorit dhe mbrojtjes së kontratave dhe sigurië biznesore në Kosovë", ka thënë Mustafa.

INTERVISTA E PLOTË:

mustafa

OE: Z. Mustafa ndërmarrja "Trepça" që nga paslufta ka përjetuar një fat të "hidhur", ndërkaq sivjet është miratuar Ligji për Trepçën. Çka pas këtij ligji, a e zgjidh problemin e kësaj ndërmarrje?

Mustafa: Ligji ka krijuar një situatë të re dhe ka krijuar të gjitha parakushtet që të largohemi, siç thatë edhe ju, prej një statuskuoje shumë të dhimbshme për "Trepçën" gjatë të cilës ka pësuar një degradim në të gjitha aspektet. Ligji tash e ndërpret atë, tërheq nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe krijon kushtet që të krijohet një korporate modern, një shoqëri aksionare oderne, e cila i ka të gjitha mundësitë që të tërheq investimet investimet e nevojshme dhe që të nxitë zhvillimin e saj, jo vetëm në fushën e minierave, nxjerrjen e mineraleve, pasurimit të saj në flotacion, por edhe aktivizimin e shkrijëtoreve, ku pasuria e mieralet bëhet 99.99 për qind, por gjithashtu edhe mbi bazë e këtyre metaleve të “Trepçës" të ndërtohet një industri përpunuese, e cila do të ishte vetëm në ato kushte për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për gjenerimin e vendeve të punës. Pra, synimi me "Trepçën" është në këtë drejtim që të rikthej përpunimet, të krijojë produkte dhe shërbime me vlerë të lartë shtuese dhe për këtë po bëhet edhe studimi i fizibilitetit. Tash në bazë të ligjit duhet të krijohen strukturat e korporatës, bordi menaxhues, bordi mbikëqyrës, në bazë të studimit të fizibiliteti do të shihet drejtimi i zhvillimit të "Trepçës" në aspektin teknologjik, në aspektin e tregut dhe në aspektin e financave.

EO: Studimi i fizibilitetit a ka filluar, si po shkon procesi?

Mustafa: Po, studimi i fizibilitetit ka filluar në nëntor dhe besoj që në shkurt do të jetë i gatshëm dhe mbi bazë të tij do të ndërtohet Strategjia për zhvillimin e ardhshëm të "Trepçës", sepse ka shumë zhvillime në teknologji të reja të përpunimit të metaleve edhe të krijimit me vleër të lartë shtuese, sidomos në shfrytëzimin e metaee të rralla dhe të çmueshme, të cilat deri tani janë ato mbeturinat për rreth "Trepçës". Pra, se sa do të zhvillohet kjo, sa do të kemi sukses, në të rësi varet nga fakti se sa do të krijohet një strukturë eficiente menaxheriale efektive. Kjo tash është çështja më me rëndësi dhe besoj që Qeveria dh epunëtorët që janë aksionarë të "Trepçës" do të kenë kujdesin maksimal në këto pozita që të bien njerëz që kanë kompetenca profesionale, një integritet etik dhe moral, në mënyrë që rruga e zhvillimit të "Trepçës" të jetë sa më e suksesshme.

EO: Në studimin e fizibilitetit a janë të përfshirë njerës profesionistë të kësaj fushe?

Mustafa:  Studimi i fizibilitetit bëhet nga një prej kompanive më të njohura të konsulencës botërore, nga kompania "Ersten Yang" dhe ata kanë angazhuar edhe ekspert të tjerë, kështu që aty e kemi një nivel profesional të domosdoshëm dhe presim që studimi i fizibilitetit të tregoj se cilat nga pjesët e "Trepçës" kanë mbetur jashtë shoqërisë aksionare, sepse fillimisht në shoqëri aksionare vetëm këto tri njësi biznesore, d.m.th njësotë biznesore që janë rreth Leposaviqit – minierat dhe flotacionet, njësitë biznesore që janë rreth Stantërgut – minierat dhe flotacionet dhe njësitë biznesorë të Artanës  dhe Kishnicës me flotacion. Por, patjetër që pas ligjit brenda "Trepçës" duhet të jenë shkrijëtoret dhe industria kimike. A do të shfrytëzohen shkrijëtoret e tashme, apo do të ndërtohen shkrijëtoret e reja do të na tregojë studimi i fizibilitetit. Ku do të ndërtohet lokacioni, sa është investimi, sa është kthimi, do të thotë mbi bazën e interesit ekonomik do të bhet e mundur që "Trepça" të rrumbullakësojë strukturën e vet, sepse tash "Trepcça" eksporton mineral të papërpunuar që ka vetëm 13 për qind metal. Me shkrijëtore do të eksportojmë metalin e përpunuar deri në 99 për qind, por synimi më tutje është që prej këtyre metaleve të ndërtohen produkte dhe shërbime që përdoren në industritë moderne të teknologjisë së informacionit që janë shumë të shtrenjta dh emund të rriten përfitime të mëdha për publikun dhe për aksionarë tjerë dhe të jenë atraktive për investitorët vendorë dhe të jashtëm.

EO: A do të ketë rritje të numrit të punësuarëve në "Trepçë"?

Mustafa: Unë besoj që do t ëketë rritje të numrit të punësarëve vetëm në investimet e mëtutjeshme, sepse momentalisht edhe në miniera dhe në flotacion ka një numër të punësuarëve, ndoshat ka tepër të punësuar. Por në ndërlidhje të metarlugjisë së "Trepçës" dhe në përpunimet e pastajme do të rirtet numri i të punësuarëve shumë më tepër.

EO:  Me Ligjin për Trepçën përcaktohen edhe investimet, si do të bëhen investimet?

Mustafa: Më tepër përcaktohen format e investimeve. Tash qeveria është aksionare, por i ka hapur mundësitë që të krijojë partneritet publiko privat, ligji i krijon mundësitë. Qeveria në qoftë se ka llogari mund të investojë vet, por në qoftë se ka llogari më shumë që buxhertin që e ka ta qojë në shëndetësi, arsim apo fusha tjera, atëherë për investimet në "Trepçë" do të sjellë investitorin privat vendor apo t ëjashtëm, por gjithmnë duke i ruajur ato interesat kyçe pubike breda "Trepçës" si një aset i rëndësishëm kombëtar.

EO: Z. Mustafa siç jeni në dijeni Beogradi po e kundershton fuqishëm miratimin e Ligjit për "Trepçën", për cka ka marrë një vendim për shfuqizim, duke thënë se nuk e njeh vendimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës. A ka rrezik që kjo cështje të përfudojë si temë e bisedimeve në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe?

Mustafa: Çështja e "Trepçës" ka marrë fund me Ligjin për Trepçën. Ka marrë fund edhe me parë. Ajo që ka lidhje Begradi me "Trepçën" ëshë që t'i kompensojë dëmet e mëdha që i ka bë në "Trepçë" kur te zhvillohen bisedimet si shteti me shtet për pastrimin e llogarive ekonomike. D.m.th Serbia nuk ka asnjë mënyrë që të interferohet në aspektet pronësore të "Trepçës". Por, Serbia ka bërë shumë dëme në "Trepçë" qysh janë pagat e humbura për dhjetë vite të pjesës më të madhe të punëtorëve shqiptarë që i ka përjashtuar nga puna për shkak të përkatësisë kombëtare dhe ato janë konstatuar nga organizata ndërkombëtare të punës. Ajo mund të përballet me këto bisedime për kompensim, sepse borxhet e llogaritura në "Trepçë" janë 1.2 miliardë euro kërkesa të punëtorëve që i kanë humbur pagat për dhjetë vjetë, në kohën kur ka qeverisë Millosheviqi. Ajo fakturë po i faturohet gabimisht qeverisë së Kosovës, ose "Trepçës", ajo faturë duhet t'i faturohet Serbisë, për arsye se regjimi i tyre i ka hedhur jashtë punë në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme dhe duhet t'i kompensojë ato paga. Por, kurrsesi nuk do të bisedohet për  statusin e "Trepçës", për pronësinë e saj, për çështhe të zhvillimit të "Trepçës". Ato çështje janë jashtë çdo diskutimi dhe Serbia vetëm luan bllof dhe tenton që të krijojë një alibi, qoftë për çështje të jashtme, qoftë për çështje të brendshme. Por, mendoj që edhe Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës janë shumë të qartë që çështja e "Trepçës" nuk do të bisedohet në Bruksel, prona e Kosovës nuk bisedohet në Bruksel, dhe të gjitha aspiratat dhe prtendimet e Serbisë janë false dhe të pabazuara.

EO: Përveç dëmeve në paga, a ka shkaktuar edhe dëme tjera?

Mustafa: Ka sigurisht. Ka edhe dëme që ka shkaktuar dezinvestimi, gjatë dhjetë vjetëve kur e ka qeverisë Serbia kapacitetet e "Trepçës" janë shuar 10-20 për qind, plus nuk i ka paguar borxhet që është dashur t'i paguaj. E ka menaxhuar "Trepçën" por borxhet e jashtme si ka kthyer, kanë mbetur borxhe të pakthyera. Të gjitha ato iu kanë llogaritur edhe dëmet në "Trepçë" dhe dëmet që i ka bërë gjetiu gjatë qeverisjes për dhjetë vjet, në dekadën e 90-të, dëmet ekonomike që i ka bërë Millosheviqi përfshijnë shumën prej 20 miliardë euro dhe ato dëme iu kanë prezantuar në bisedime për statusin e Kosovës në Vjenë. Pas Planit të Ahtisarit është dashur që Kosova dhe Serbia të ulen dhe të pastrojnë dëmet ekonomike, por natyrisht Serbia nuk e ka pranuar Planin e Ahtisarit dhe nuk ka pranuar të ulen dhe të bisedojë për spatrimin e llogarive ekonomike të dy shteteve, jo të ndërmarrjeve, sepse shtet nuk mund të flasin për ndërmarrje. Ndërmarrjet i kanë rrugët gjyqësore me i zgjedh problemet. Por, pasi që Qeveria e Serbisë ka bërë dëme në Kosovë në mënyrë institucionale, ajo ka barrë mbi vete një dëm shumë të madh që përfshinë mbi 20 miliardë euro, paga të humbura, kursime devizore, shkatërrimi i buxhetit, dezinvestimi, dëmet e luftës, pronën private dhe pronën publike, e shumë çështje tjera të cilat janëprezantuar dhe janë dokumentuar në bisedimet e Vjenës.

EO: Do të thotë janë mbi 20 miliardë janë dëme që Serbia i ka shkaktuar ndaj "Trepçës"?

Mustafa: Ndaj Kosovës në përgjithësi, ku natyrisht bënë pjesë edhe "Trepça".

EO: A do të futet në tërësi në menaxhim "Trepça" që është në pjesën veriore të Mitrovicës?

Mustafa: Patjetër. Është një strukturë, është një "Trepçë" dhe mua më pengon shumë kur përmendet "Trepça" veriore dhe "Trepça" jugore. Nuk ka "Trepçë" veriore dhe jugore, ëstë vetëm një. Ka miniera të "Trepçës" në rrethinën e Leposaviqit. Prandaj duhet ta heqim këtë nga fjalori dhe mua po me pengon që po përdoret "Trepça" veriore dhe jugore, nuk ka asnjë dokument që janë të regjistruara dy "Trepça". Kemi një "Trepçë" dhe ligji e konsideron një dhe ka njësinë biznesore në rrethinën e Leposaviqit, ka njësinë biznesore në Stantërg dhe në Aratnë dhe Kishnicë. Ne duhet ta heqim nga vokabolari, sepse po i legjitimojmë këto pretendime të fragmentimit të "Trepçës" dhe me formulime që i kemi të pakujdesshme.

EO: z. Mustafa flasim pak përv vendimin e Arbitrazhit e cila vendosi në favor të kompanisë "Z Mobile", me çka telekomi i Kosovës do të duhej të paguaj 26 milionë euro ndaj kësaj kompanie? A ka qenë kjo kontratë fillimisht e gabuar?

Mustafa: Unë nuk e kam parë këtë kontratë, por prej asaj që është diskutuar mendoj që ky është një zhvillim shumë i keq dhe duhet të tejkalohet aktivizimi i kësj kontrate dhe këtij dëmshpërblimi dhe duhet t'i gjendet zgjidhja në aspektin ligjor, si në aspektin e kontratës, në aspektin e zbatimit të kontratës. Por këtu kemi edhe një përgjegjësi sociale të një korporate, e cila nuk duhet të përfitojë në dëm të interesit publik. Çdo korporatë që tenton të fitojë në forma të ndryshme në dëm të interesit publik nuk e ka perspektivën e mirë. Secila korporatë duhet të mendoj mirë që strategjinë e zhvillimit të vet ta bëjë në funskion të zhvilliimit të shoqërisë pa e lënduar interesin publik. Në këtë drejtim edhe korporata "Z Moblie" apo çdo korporatë duhet të jetë shumë kujdes se si sillet në aspektin e përgjegjësisë sociale.

EO: A do të duhej që kjo kontratë mos të kalojë në Gjykatën e Arbitrazhit?

Mustafa: Këtu duhet t'i shohin juristat të gjitha spektet edhe kontratën fillestare dhe zbatimin e saj edhe arsyeshmërinë e pretendimeve të "Z Mobile", por siç thash më shumë duhet të shihet interesi publik dhe përgjegjësia socile e korporatës.  Këtë duhet ta sheh vet organizata. Unë i sugjeroj organizatës të mendoj për hapat e saj, duhet ta analizoj vet, por pavarësisht kësaj shërbimet jurdike të qeverisë dhe shërbimet juridike të PTK-së duhet ti shohin të gjitha mundësitë që të apelojnë këtë vendim dhe ta pamundësojnë zbatimin e këtij vendimi.

EO: Fati i njëjtë mund ta pret edhe Telekomin e Kosovës me kompaninë gjermane "Axos"…?

Mustafa: Arbitrazhi për kompaninë austriake u pa që është kontestuar. "Axosi" do të pretendojë, por besoj që nuk ka asnjë bazë që të pretendojë në aspektin e privatizimit të PTK-së, sepse "Axosi" ka dështuar që të dokumentojë aftësinë finanicare për privatizim dhe në tërësi mendoj se më vonë duhet të shihen dokumentet atje. Sa jam i informuar është e mbrojtur ajo sepse ekziston një klauzolë që qeveria mund ta ndërpret privatizimin në cfarëdo momenti. Por duhet të organizohet mirë mbrojtja dhe prezantimi i argumenteve.

EO: Z. Mustafa, flasim pak për Brezovicën e cila dështoi, farë po ndodhë me këtë proces?

Mustafa: Ka dështuar ai projekt, tash ministria nëpërmjet Agjencisë të Promovimit të Investimeve është duke munduar të gjej investitorë të rinj dhe të kanalizohet nga Ligji për Investime Strategjike. Por të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje. Projekti duhet të shihet dhe të kemi investitorë të rinj atje.

EO: Kur pritet të ndodhë kjo?

Mustafa: Me këtë çështje më aktivisht merret Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ne nuk e kemi në mënyrë operative një përcjellje për aktivitete lidhur me këtë projekt.

EO: Si e vlerësoni zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë këtij viti?

Mustafa: Mendoj se kemi pasur disa ecuri pozitive, të cilat nganjëher neglizhohen dhe harrohen. Së pari kemi stabilizuar rritjen ekonomike me mbi 4 për qind, që është një lajm i mirë. E dyta, kemi një Pako të mirë Fiskale, të volitshme për investitorët. E treta, e kemi stabilizuar dhe konsoliduar buxhetin i cili ka mbërri një vëllim të caktuar dhe kemi diversifikuar protoflion e burimeve financiare për të investuar investimet publike apo kapitale me interes publik. Këto janë çështje të rëndësishme dhe mendoj se këto masa janë të dobishme për investiorët, do të mund të pritet rritja e investimeve edhe mbi bazë të Pakos Fiskale dhe mbi bazë të Ligjit për Investime Strategjike. Megjithatë faktori kryesor kufizues është situata politike jostabile, lufta primitive politike që konsumon shumë energji dhe forcimi i gjyqësorit për zbatim të kontratave, për luftim të korrupsionit, për zbatimin e ligjit. Mendoj se përqendrimi i forcave politike është që ta evitojnë luftën primitive politike për pushtet, të përqendrohen në luftën për alternativa, programe dhe kritika konstruktive në monitorim të qeverisë në aspektin e performancës së saj në shumë pika. Por të evitojnë antagonizmin e tepruar të luftës për pushtet. Dhe e dyta, duhet të përqendrohet Qeveria dhe Kuvendi që të krijojnë kushte që gjyqësori të jep rezultate më të mëdh në luftën kundër korrupsionit, të zvogëlojë numrin e lendëve të kontesteve biznesore dhe të krijojë një situatë ku investitorët dhe bizneset të ndjehen të sigurt sa i përket kontratave dhe mbrojtjes së interesve të tyre ekonomike.

EO: Kosova shënon një shkallë të partë të papunësisë, çfarë duhet të bëjmë që të ndryshijnë shifrat?

Mustafa: Shikoni, derisa nuk kalojmë një rritje ekonomike mbi 5-6 për qind ne nuk do të bëjmë një kthesë radikale në zvogëlimin e papunësisë. Natyrisht që këto të dhënat statistikore  kanë treguar një tendencë të zvogëlimit të numrit të papunësisë. Megjithatë këto duhet të shihen edhe në aspektin e emigrimit të fundit. Ne nuk kemi statistika lidhur me punësimin se sa njerëz hyjnë në punë, kemi statistika sa është shkalla e papunësisë, por duhet të shohim se sa vende të reja punë hapen, të përmirësohen statistikat. Por, ajo që duhet janë investimet. Ne duhet t'i rrisim investimet, me këtë buxhet, me parashikimet që i kemi sivjet investimet mund të mbërrijnë diku 30 për qind të GDP-së, dhe kjo është për herë të parë. Sa i përket politikave ekonomike po krijohet një mjedis i mirë për invetsime. Por për t'u kompletuar kjo, duhet të përmiresohet situata politike, të evitohet dhuna si mjet politik dhe të përmirësohet puna e gjyqësorit dhe mbrojtjes së kontratave dhe sigurië biznesore në Kosovë.

EO: Situata politike që e karaterizoj vitin që shkoi ka ndikuar negatvisht në zhvillimin ekonmik?

Mustafa: Patjetër që ka ndikuar. Ka pasur një ndikim në investime, rritjen ekonomike e kemi pasur relativisht të volitshme, por në qoftëse sivjet kemi investime atëherë do të presim që rritja ekonomike t'i afrohet asaj që kemi synuar. Por, ne jemi duke prodhuar shumë energji negative në shoqëri dhe ajo ndikon te optimizmi ekonomik, te bizneset dhe te familjet. Optimizmi ekonomik dhe pritjet e bizneseve dhe famijeve janë një faktor shumë i rëndësihëm në teorinë ekonomike sa i përket rritjes ekonomike. Në qoftë se prodhohet një energji e tepruar dhe rrënuese negative, atëherë ajo ndikon në rritjen ekonomike.

EO: Rritja ekonomike prej 5-6 për qind nuk mund të arrihet së paku edhe tri-katër vjet?

Mustafa: Ndoshta mund të arrihet prej vitit 2018 e andej. Edhe vitin e ardhsëm në qoftë se fillohet me ndonjë investim të rëndësihëm mund të arrijmë 5 për qind. Por ne duhet të kthejmë trendin, të hapet perspektiva, të luftohet korrupsioni, të jemi më efikas, t'i aktivizojmë ligjet e të punojmë më shumë, por jo të prodhijmë energji negative.

EO: Buxheti i vitit 2017 po konsiderohet për ndërtimin e rrugëve, a premton zhvillim ekonomik?

Mustafa: Mendoj se po krijohet një shabllon i kritikave. Nuk është buxheti i ndërtimit të rrugëve, ka shumë masa breda që ka shumë projekte, është buxhet edhe i hekurudhës, i sistemit të ujistjes, i trajtimit të mbeturinave, i mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe shume sektorëve tjerë. Natyrisht që ende mbesin disa rrugë për t'u ndërtuar. Ndoshta kemi pasur një s'forcim të tepruar të rrugëve. Konkretisht ndoshta njëher ka mjaftuar të kryhet autostrada deri në Ferizaj dhe kjo të lidhet me gjilan dhe ne të pushojmë një kohë me autostrada. Ndoshta e kemi pak të s'forcuar këtë, por mos të harrojmë se infrastruktura edhe e rrugëve dhe hekurudhave dhe enegjisë është kusht për investime. Mandej vjen edukimi e shumë çështje, të gjitha këto ndërlidhen në mes veti. Ajo që është pozitive e ka zgjeruar portfolion e burimeve të financimit, e jo vetëm me burime të buxhetit. Mbrapa kanë mbetur investmet në shëndetësi dhe arsim të cilat duhen të korrigjohen dhe me buxhetet e ardhshme të bëhet një kthesë më serioze në këto dy fusha.

EO: Ditë më parë keni promovuar librin "Kapërcimi i Vetmisë", ky libër a flet për jetën e juaj?

Mustafa: Ky libër flet për sfidat që i ka përballuar gjenerata ime në aspektin politik, ekonomik dhe social. Është një rrëfim i cili përfhsin situata të vështira në ndërtimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës edhe në kohën e ashtuquajtur "Renesanca" apo Autonomi në vitet e 70-ta deri në gjysmën e viteve të 80-ta dhe në ballafaqimet e rënda me politiken serbe, të cilat fatkeqësisht po vazhdojnë ende, por edhe në problemet e zhvillimit që i kemi pasur. Kjo është e qëllim që të rinjt ta kuptojnë atë periudhë që e njohin fare pak, ose ajo periudhë trajtohet bardh e zi. Besoj që ështe e dobishme që të rinjtë të njihen me situatën cfarë e kemi pasur atëherë, por është e dobishme edhe për historianët që në bazë të asaj cfarë kam shkruar të kërkojnë dokumentet, sepse ekzistojnë, që të shkruajnë një histori reale për atë periudhë që përfshinë një periudhë gati 50-vjeçare.

muhamet-mustafa1

The post Mustafa: Serbia i ka borxhe Kosovës më shumë se 20 miliardë € appeared first on Ekonomia Online.

Eleonora Berisha, në mision paqësor me uniformën ushtarake zvicerane

Posted: 02 Jan 2017 05:36 AM PST

Në një intervistë për albinfo.ch Eleonora sjell përvojat nga misioni me Swisscoy në Kosovë, në vendin ku i bën pushimet me prindërit e saj. Ajo është e angazhuar në spitalin ushtarak të Bundesverit gjerman

Janë me qindra shqiptaro-zviceranë që sot mbajnë uniformën ushtarake të Zvicrës.

Ata janë të avancuar edhe në detyra dhe hierarki të larta, ku kemi edhe oficerë dhe ushtarakë me përgjegjësi të larta ushtarake.

Një pjesë e mirë e ushtarëve me origjinë nga Kosova në radhët e kësaj ushtrie janë edhe pjesë e misioneve ndërkombëtare paqësore, të cilët kryejnë detyra të rëndësishme dhe udhëheqëse.
Në mesin e tyre është edhe Eleonora Berisha, e cila kishte fatin të shërbente në një mision ushtarak në vendin e prindërve të saj, në kontingjentin e Swisscoy që vepron në kuadrin e KFOR-it në Kosovë.

Në një intervistë për albinfo.ch Eleonora sjell përvojat nga misioni me Swisscoy në vendin ku i bën pushimet me prindërit e saj, por jo në Mitrovicë, por në Prizren, në spitalin ushtarak të Bundesverit gjerman.

Eleonora, si infermiere ushtarake, thotë të mos jetë edhe lehtë për një femër të marrë pjesë me ushtrinë zvicerane në një mision jashtë vendit.

Albinfo.ch: Çka do të thotë për ju si vajzë me rrënjë shqiptare nga Kosova të shërbeni në Swisscoy me ushtrinë zvicerane?

Eleonora Berisha: Çdo pjesëtar i SWISSCOY është shtetas zviceran dhe nuk ka dallime në bazë të origjinës apo kulturës. Unë me misionin tim dua t'i jap diçka Zvicrës. Zvicra më ka mundësuar të jem ajo që jam sot.

A jeni ushtarja e parë me origjinë nga Kosova që shërbeni në mision ushtarak të Zvicrës në Swisscoy?

Jo, ka pasur edhe të tjerë para meje në SWISSCOY që kishin lidhje familjare me Kosovën.

Cili është funksioni juaj në SWISSCOY dhe çfarë grade ushtarake keni?

Grada ushtarake varet nga funksioni që keni në misionin ushtarak. Jam infermiere e diplomuar dhe punoj si infermiere në spitalin ushtarak të Bundesverit gjerman në rangun e rreshterit në kampin në Prizren.

Pse ky interesim i Eleonorës për uniformën ushtarake?

Si e vogël jam veshur dhe kam qenë e interesuar për jetën ushtarake. Nuk kam dashur ta humb mundësinë për të shërbyer në një mision miqësor jashtë vendit në Kosovë ose në një vend tjetër.

Çfarë bën SWISSCOY dhe sa i keni përmbushur detyrat tuaja në një mision ushtarak paqësor jashtë vendit?

Nëse merrni një funksion në një mision duhet të trajnoheni dhe të rekrutoheni mirë në Zvicër, unë i di mirë këto sfida. Si Infermiere kam marrë përgjegjësinë për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve të mi, qoftë me veshje civile ose këtu në Kosovë në mesin e ushtarëve. Tipike zvicerane, pikat e forta, si barazia, disiplina dhe saktësia, që më ndihmojnë të bëj mirë punën time dhe e karakterizojnë në përgjithësi punën e SWISSOY në Kosovë.

Çfarë e bën të veçantë misionin tuaj me SWISSCOY në Kosovë?

Po, është diçka e veçantë për një zvicerane me uniformë ushtarake të shërbejë jashtë vendit për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin. Ngase prindërit e mi janë nga Kosova, kjo e bën edhe më specifike. Prandaj unë jam shumë krenare për të vënë aftësitë e mia personale dhe profesionale të shërbim të SWISSCOY.

Çfarë përvojash keni pasur me punën tuaj në Kosovë?

Kam pasur shumë përvoja të vlefshme profesionale dhe kam arritur të lidh kontakte personale. Më emocionues për mua ishte bashkëpunimi në kuadër të KFOR-it në një mjedis ndërkombëtar. Të papërshkrueshme ishin stërvitjet e kërkim-shpëtimit me Forcat e Armatosura Federale Gjermane ose stërvitjet e transportit ajror me Forcat Ajrore Amerikane. Gjithashtu kam takuar shumë përfaqësues institucionesh lokale mjekësore dhe profesionistëve në Kosovë. Si zëvendëse e infermieres së lartë unë kam pasur mundësi t'i zgjeroja njohuritë e mia profesionale dhe të trajnohesha më tutje.

Si jeni pritur në kampin ku keni shërbyer në Kosovë?

Jam pritur ngrohtësisht në kampin fushor të KFOR-it gjerman në Prizren. Kolegët dhe koleget e mia gjermane bëjnë punë të shkëlqyeshme dhe mbretëron një atmosferë e hapur profesionale.

A është jeta ushtarake jashtë vendit më e vështirë se në Zvicër?

Ndonjëherë është e vështirë, ngase je larg nga shtëpia. Por, është edhe aq interesante: Mund të mësoni të jeni më të pavarur dhe të qëndroni në këmbët tuaja. Për shkak të punës së larmishme që kam, unë nuk kam kohë për t`u marrë shumë me gjëra të ndryshme. Por nëse megjithatë më preokupon diçka, atëherë unë kam mjaft njerëz përreth me të cilët mund të zhvilloj ndonjë bashkëbisedim të mirë dhe motivues. Mund t'ua sugjeroja të gjithë zviceranëve të shëndetshëm dhe të motivuar një mision ushtarak zviceran jashtë vendit "SWISSCOY", për të mësuar diçka të re në një mjedis ushtarak.

Swisscoy në Kosovë nga viti 1999

Misioni Swisscoy ndodhet në Kosovë që nga tetori i vitit 1999, si pjesë e KFOR-it. Që nga fillimi e deri më tash në këtë mision kanë marrë pjesë 5400 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Zvicrës. Duke filluar nga viti 2002, pjesëtarët në mision janë të armatosur, ndërsa mandati i misionit aktual përfundon në fund të vitit 2017.

eleonora-swissscoy

The post Eleonora Berisha, në mision paqësor me uniformën ushtarake zvicerane appeared first on Ekonomia Online.

Të rinjtë gjermano-shqiptarë me synime të mëdha

Posted: 02 Jan 2017 05:22 AM PST

Familja Avdimetaj emigroi 45 vjet më parë nga Kosova për në Gjermani. Gjyshi erdhi si mysafir i huaj në Gjermani dhe familja e ndërtuar ka pasur një histori në Waldkraiburger, me dy boksierë shumë të suksesshëm, si dhe një i cili po ndjek studimet me sukses, shkruan 'ovb-online.de'.

Edhe pse në thelb rrugët e tyre ndryshojnë, ata kanë një gjë të përbashkët: kanë vullnet për të mirë. James dhe Toni Kraft, si dhe kushëriri i tyre, Philip, kanë një qëllim të përbashkët, përcjell albinfo.ch.

"Ne të gjithë kemi lindur këtu, edhe pse mund të themi se jemi shqiptarë, por Gjermania është shtëpia jonë, është vendi ku jemi rritur ne", thotë 24-vjeçari Toni Kraft. Kushëriri i tij, Philipi tund kokën. "Unë nuk mund të them se jam nga Shqipëria, unë kurrë nuk kam qenë atje. Nëna ime është gjermane, babai im është shqiptar i Kosovës", thotë ai.

Derisa kushërinjtë e tij kryesisht merren me sport, Philip ka ndjekur shkollën dhe ka arritur atë që donte gjithmonë. Sot ai është duke studiuar në verifikimin e automjeteve me kompjuterë në BMW, sigurisht me bursë.

"Kur unë isha fëmijë, kam festuar disa javë me Philipin, pasi prindërit kishin për të organizuar në funeral në Kosovë. Unë isha në klasën e katërt, kurse ai në klasën e parë dhe ai i bënte detyrat e shtëpisë për mua", qesh James, derisa Toni shtoi: "Ne ndjehemi aq krenar. Ai ka bërë një punë të përsosur".

Ajo çka ishte shkolla për Philipin, për të dy vëllezërit ishte sporti. Si fëmijë, axha i tyre, Behari i mori me vete në ndeshjet e boksit dhe aty pa interesimin e nipërve të tij. Më pas ata filluan të merren me këtë sport, duke pasur suksese.

Prindërit kanë mbështetur gjithmonë fëmijët, duke i përcjellur edhe në meçet e tyre. "Ne iu jemi shumë mirënjohës, pasi pa përkrahjen e tyre nuk do të ishim, ku jemi sot", thotë Toni.

"Kushtet e trajnimit nuk ishin më të mirat dhe nuk ne kurrë nuk kemi mundur të gjejmë përkrahje maksimale të qytetit edhe pse kemi dhënë shumë për Waldkraiburg", shton James.

Jeta për të tre nuk ka qenë e lehtë dhe sukseset nuk ishin të lehta. Të rinjtë tejkaluan të gjitha pengesat dhe të gjitha vështirësitë, vetëm për t'ia arritur qëllimit.

Synimet i kanë të qarta. Pasi ata janë kampionë të grupmoshave në klasat e tyre, ata synojnë që të jenë edhe kampionë në peshat e rënda dhe të fitojnë Kupën e Botës. Edhe Philipi synon sukses në BMW. Të rinjtë me prejardhje shqiptare kanë synime të qarta dhe të mëdha

The post Të rinjtë gjermano-shqiptarë me synime të mëdha appeared first on Ekonomia Online.

Këshilla e Stephen Hawking mund t’jua ndryshojë jetën brenda minute

Posted: 02 Jan 2017 05:15 AM PST

Stephen Hawking, fizikan i famshëm, ka jap një ligjëratë rreth vrimave të zeza në Royal Institution, Londër, për të festuar datëlindjen e tij të 74'të.

Një pikë interesante që e kishte thënë shkencëtari, ishte rreth teorisë të vrimave të zeza që nuk janë "rrugë qorre", por portë e mundshme drejt universeve tjera.

Gjatë ligjëratës së tij, profesori Hawking nuk i ishte përgjigjur vetëm pyetjeve shkencore, por edhe atyre personale. Ai kishte jap një përgjigje shumë poetike rreth asaj se si i kishte tejkaluar vështirësitë dhe sfidat në jetën e tij, e gjithashtu e kishte krahasuar depresionin me vrimën e zezë.

"Mesazhi i kësaj ligjërate nuk është që vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa pikturohen. Ato nuk janë burgje të përjetshme siç mendonim dikur. Gjërat mund të dalin nga një vrimë e zezë nga jashtë dhe ka mundësi të shkojnë drejt një universi tjetër. Prandaj, nëse ndjeheni sikurse jeni në një vrimë të zezë, mos hiqni dorë – ka rrugë për të dalë nga ajo.", ka treguar ai.

Duhet të rikujtojmë se Stephen Hawking jo vetëm që është shkencëtarë brilant, zbulimet e të cilit e kanë "çuar peshë" shkencën, por edhe një person me vullnet jashtëzakonisht të fortë. Ai ishte diagnostikuar me sëmundjen ALS në vitin 1963 dhe doktorët nuk i kishin dhënë më shumë se dy vite jetë.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, profesori Hawking jo vetëm që është duke jetuar shumë më shumë se dy vite, por ka bërë shumë zbulime, ka shkruar libra, ka dhuruar ligjërata dhe kësisoj vazhdon t'i inspiroj personat me aftësi të kufizuara.

Fjalët e njerëzve të tillë me të vërtetë që vlejnë shumë. Prandaj, edhe në orët më të errëta të jetës, gjithmonë mbani mend: ka rrugë për të dalë nga ajo. Ndoshta në një univers tjetër!

The post Këshilla e Stephen Hawking mund t'jua ndryshojë jetën brenda minute appeared first on Ekonomia Online.

Njerëzit e famshëm që ndërruan jetë në 2016-ën

Posted: 02 Jan 2017 05:10 AM PST

Bota humbi disa njerëz të famshëm gjatë këtij viti: këngëtarë, aktorë, një diktator dhe personin më të moshuar që ka shkuar në hapësirë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi ka përgatitur një material në mënyrë kronologjike rreth njerëzve të famshëm që humbën jetën në vitin 2016.

Ikona e muzikës pop, këngëtari David Bowie vdiq nga kanceri në janar në moshën 69 vjeçare. Kujtimi i tij u nderua kudo në botë…dhe mbi të.

Astronauti kanadez Chris Hadfield, këndoi këngën e Bowie-t "Space Oddity" kur po nisej nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Gjykatësi Antonin Scalia, anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara vdiq në shkurt.

I emëruar nga presidenti Ronald Reagan në vitin 1986, zoti Scalia ishte një gjykatës konservator, i cili e interpretonte kushtetutën siç kuptohej në kohën e miratimit të saj.

Po në shkurt, vdiq Boutros Boutros-Ghali.

Ai ishte i gjashti Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i pari nga Afrika dhe i pari Arab në atë detyrë.

Ish-zonja e parë Nancy Reagan vdiq në mars në moshën 94 vjeçare. Zonja Reagan ishte aktore si burri i saj, dhe pati qenë përkrahëse e fushatës anti-drogë "Vetëm Thuaj Jo".

Këngëtari i njohur Prince, i cili konsiderohej si një nga muzikantët më të talentuar në botë – vdiq në prill nga një mbidozë droge në moshën 57 vjeçare. Shumë u trishtuan dhe e kujtuan atë me muzikën e tij.

Boksieri legjendar Muhammad Ali vdiq në qershor nga probleme të frymëmarrjes pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Muhammad Ali ishte një hero i të drejtave civile, i cili ndryshoi emrin e tij nga Cassius Clay, kur u konvertua në fenë islame. Qeveria e Shteteve të Bashkuara e burgosi atë kur refuzoi të luftonte në Luftën e Vietnamit.

Fituesi i çmimit Nobel dhe i mbijetuari i Holokaustit, Elie Wiesel, vdiq në moshën 87 vjeçare në korrik.

Ai ishte profesor dhe autor i rreth 60 librave, ndihmoi në krijimin e Muzeut të Holokaustit në Uashington.

Ish-presidenti izraelit Shimon Peres, vdiq nga një goditje në tru në korrik.

Zoti Peres, Yitzhak Rabin dhe udhëheqësi palestinez Jaser Arafat fituan Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1994 për bisedimet e paqes arabo-izraelite që rezultuan në nënshkrimin e marrëveshjes së Oslos.

Udhëheqësi komunist kuban Fidel Castro vdiq në nëntor. I njohur për cigaret puro dhe veshjet ushtarake, zoti Castro ishte një figurë polarizuese, i admiruar për mospërfilljen e kapitalizmit perëndimor, por i kritikuar për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përkeqësimin e ekonomisë së Kubës.

John Glenn, amerikani i parë që doli në orbitën e Tokës, vdiq në dhjetor në moshën 95 vjeçare.

Ai shërbeu për katër mandate si senator i shtetit të Ohajos. Në vitin 1998, kur ishte 77 vjeç, ai u bë njeriu më i moshuar të ketë shkuar në hapësirë.

Ditën e Krishtlindjeve, ikona e muzikës së viteve '80, George Michael, vdiq në moshën 53 vjeçare. Ai u bë i famshëm si anëtar i grupit-duet Wham!. Këngëtari kishte bërë donacione në heshtje gjatë jetës së tij për miliona fëmijë, për viktima të kancerit dhe ata që jetojnë me SIDË.

Dhe më 27 dhjetor, vdiq aktorja Carrie Fisher. Zonja Fisher u bë e famshme si princesha Leia në filmat "Star Wars". Kohët e fundit, ajo kishte pësuar një goditje në zemër gjatë një fluturimi nga Londra në Los Anxhelos.

The post Njerëzit e famshëm që ndërruan jetë në 2016-ën appeared first on Ekonomia Online.

Rrëfimi i Shaqirit për vitin 2016

Posted: 02 Jan 2017 05:03 AM PST

Viti 2016 ka qenë shumë i rëndësishëm, por edhe i suksesshëm për futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri. Ai në një intervistë për 'Blick.ch' ka folur për vitin që lamë pas, si dhe dëshirat për vitin 2017, përcjell albinfo.ch.

Sigurisht se goli ndaj Polonisë do të mbahet mend për një kohë të gjatë. "Çfarë të them. Ishte një instinkt i vërtetë dhe nuk kam menduar shumë. Emocionet ishin të mëdha kur topi përfundoi në rrjetë. Edhe tifozët ishin të gjithë në këmbë si asnjëherë më parë. Jam krenar për atë gol, por edhe pasi ishte ndeshje e rëndësishme", ka thënë Shaqiri.

Edhe pse u vlerësua lart nga mediat botërore, kështu nuk e vlerësoi FIFA dhe UEFA që nuk e nominuan për golin e vitit. "Për mua ishte e pakuptueshme, megjithatë, nuk ka shumë rëndësi", shtoi mesfushori nga Zhegra e Gjilanit.

Ai më pas foli për vitin 2016. "Kishte disa gjëra të mira, si transferimi në Stoke, pastaj goli ndaj Evertonit që u zgjodh më i miri i sezonit, por goli ndaj Polonisë, gjithashtu ishte i mrekullueshëm. Ishte një vit i suksesshëm, kurse dëshirat e mia për vitin 2017 janë të kem shëndet dhe të mos kem lëndime", përfundoi Xherdan Shaqiri.

The post Rrëfimi i Shaqirit për vitin 2016 appeared first on Ekonomia Online.

Stojanoviq ka një porosi për Prishtinën rreth Asociacionit

Posted: 02 Jan 2017 04:45 AM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë sot se serbët së bashku do të vendosin nëse në Ditën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt do të fillojnë procesin e formimit të Asociacionit të komunave serbe dhe shtoi se në vitin 2017 në Kosovë do të vazhdohet një proces i komplikuar politik.

"Vendimin nëse në këtë ditë do të fillojmë me procesin e formimit të Asociacionit, ne do sjellim së bashku, ashtu siç kemi bërë deri më tani, por edhe tani unë po ua dërgoj një mesazh të gjithë atyre që duhet ta bëjnë pjesën e tyre të punës në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar, që durimi i serbëve është para fundit", tha ai raporton "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.

The post Stojanoviq ka një porosi për Prishtinën rreth Asociacionit appeared first on Ekonomia Online.

Guterres: Apel për paqe globale

Posted: 02 Jan 2017 04:41 AM PST

Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dëshiron të kthejë vitin 2017 në një vit të paqes. Në një apel të tij ai bën thirrje për paqe globale.

“Le ta bëjmë vitin 2017 një vit, ku të gjithë ne të përpiqemi për të tejkaluar diferencat në qëndrimet tona”, deklaroi Guterres në mesazhin e tij të Vitit të Ri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se “paqja duhet të jetë objektivi dhe vija jonë drejtuese.”

Guterres, i cili mori postin në 1 janar nga Ban Ki Moon shton se në ditët e parë të vitit një pyetje nuk e lë të qetë: “Si mund t’u ndihmojmë miliona vetëve, që janë prekur nga konfliktet dhe vuajnë nga lufta, që nuk duket se do të përfundojë?” “Gjithçka që synon familja njerëzore -dinjitet dhe shpresë, progres dhe mirëqenie – varet nga paqja.”

Në apelin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, thekson se “askush nuk i fiton këto luftëra. Të gjithë humbasin.” Trilione dollarësh janë shpenzuar duke shkatërruar shoqëri dhe ekonomi… Rajone të tëra janë shkatërruar dhe një kërcënim i ri i terrorizmit global na prek të gjithëve.” Prandaj Guterres kërkon “të vendosim paqen në vend të parë.”

The post Guterres: Apel për paqe globale appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :